Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Reshat Sahitaj,analist politik

 :: politika

Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Perparimi Jeu 23 Juin - 12:41

HAXHI Kuçi
Botuar ne “Epoka e re” me 5shtator 2005
GENJESHTER NE KOMUNIKATEN E QEVERISE SE KOSOVES
Reshat Sahitaj

Absurde! Absurditet i pa skurpullt! Gënjeshtër e përditshmërisë së tyre! Qe komunikata e Qeverisë është gënjeshtër këtë e din çdo qytetar i Kosovës sepse një ditë më herët Radio Televizioni i Kosovës në lajmët kryesore njoftonte se Goran Paskesh do të jetë prezent në ndërrimin e komandës së KFOR-it.

Kohëve të fundit diplomacia e jashtme serbe ka aktivizuar çdo segment politik që Kosovës t’ia rrënon ëndrrën e pavarësisë. Për këtë gjë ata jo vetëm që reagojnë me shpejtësi,precizitet por, edhe me profesionalizëm aq sa të pa mundurën e bëjnë të mundur. Gënjeshtrën e shndërrojnë në të vertetë. Në mungesë të faktëve të pakontestueshme por të papregatitura nga Qeveria kosovare, “argumentet” falso të diplomacisë sërbe po gjejnë përkrahje tek disa diplomatë Evropian.
Aktualisht Qeveria e Kosovës është e preokupuar vetëm në deklarata pompoze permes të cilave refuzohet kategorikisht çdo gjë që vjen nga pala serbe. Në sy të opinionit kosovar këto deklarata refuzuese janë të mirëpritura ngase askush nga qytatarët tanë nuk kanë as njohurinë më të vogël se çka fshihet dhe çka veprohet pas perdeve diplomatike kosovare.
Qeveritarët tanë nuk i preokupon fakti se pala kundërshtare po shkon me hapa gjigant kundër interesave të popullit të Kosovës duke bërë lobingun e tyre çdo ditë më të sukseshëm e më të fortë, jo vetëm në Evropë por edhe në Amerikë.
Një ndër sukseset e shumta të diplomacisë sërbe është edhe prezenca e shefit të ushtrisë serbo-malazeze në ndërrimin e komandës së KFOR-it në Prishtinë. Prezenca e Goran Paskashit në Kosovë është një deshtim total i Qeverisë së Kosovës. Me prezencen e Goran Paskeshit në Kosovë, Serbia tek minoriteti serb në Kosovë ka sforcuar idenë se Kosova është dhe do të jetë pjesë integruese e Serbisë. Hyrja në Prishtinë e shefit të ushtrisë së krimit edhe në popullsinë shqiptare ka ngjallë dyshimin dhe ka zbehur ndjenjën e Pavarësisë së Kosovës.
Poshtëruese ishte kjo vizitë! Tejet fyese ishin pamjet e shefit të ushtrisë kriminele! Familjet e dëshmorëve me lotë në sy përcillnin imazhet që transmetonte televizioni! Nënat e të zhdukurëve me zemër të pikëlluar e të shtangura shikonin fytyrën e shefit të ushtrisë kriminele! Ish- ushtarët e lirisë shtërngonin dhëmbët të mllefosur e në heshtje kujtonin shokët dhe gjakun e tyre të derdhur. Në praninë time gjerësa po shikonim lajmët televizive një djalosh si i çmendur u ngrit dhe bërtiti: “Hej, a ka mbetur shkret ky vend?!. Nga britma e befasishme mendova se ai ishte i çmendur por, jo, ai ishte i revoltuar. I revoltuar nga lajmet që në televizion thuhej se si Fatmir Limajn e priste një denim drakonian në Hag, i revoltuar që gjeneralet serb edhe zyrtarisht shkelin Kosovën e askush nga qeveria nuk reagonte. Ai nuk revoltohej për gjendjen e tij të mjerueshme ekonomike por, e shqetësonte fakti se Kosova po rrëshqiste drejtë një të ardhme të pasigurt.
Për t’i gënjyer qytetarët Qeveria e jonë e lëshoi një komunikatë se gjoja ata veç pak minuta para se te fillonte ceremoniali e kishin kuptuar se në Kosovë ishte Goran paskeshi.
Për opinionin e gjërë është e mjaftueshme që Qeveria e Kosovës me 2 shtator 2005, lëshoi një komunikatë ku mes tjerash thuhet: “ Qeveria e Kosovës ka kuptuar për këtë vizitë vetëm dyzet e pesë minuta para fillimit të ceremonisë, duke u gjetur kështu para një akti të kryer”. Absurde! Absurditet i pa skurpullt! Gënjeshtër e përditshmërisë së tyre! Qe komunikata e Qeverisë është gënjeshtër këtë e din çdo qytetar i Kosovës sepse një ditë më herët Radio Televizioni i Kosovës në lajmët kryesore njoftonte se Goran Paskesh do të jetë prezent në ndërrimin e komandës së KFOR-it. Madje secili qytetar i Kosovës e din se pikërisht me një
shtator do të hapej edhe tregu në Prishtinë por me urdhër të një komunikate të KFOR-it, kjo hapje u shtye për një ditë tjetër ngase sipas asaj komunikate me një shtator do të ketë levizje të mëdha në atë perimetër. Natyrisht secili qytetar që ka dëgjuar lajmet televizive të një nate më parë e kanë kuptuar se KFOR-i do të ketë levizje përforcuese me rastin e vizitës së Goran Paskeshit. Pse gënjen Qeveria e kosovës ne komunikatën e tyre ku thuhet se ata paskan qenë në njohuri vetëm dyzet e pesë minuta para ceremonialit?! Nëse Qeverisë nuk i shkojnë komunikatatë e KFOR-it, pse ekziston ajo Qeveri?! Nëse Qeveria nuk i përcjellë lajmët televizive do të thotë se ata nuk meritojnë të jenë ne vende të punës që i zënë.
Qe komunikata e Qeverisë sonë lëshuar për opinionin kosovar është gënjeshtër shihet qartë ngase karrigat për zëvendkryeministrin, kryetarin e Parlamentit dhe servilëve tjerë nuk qendruan të zbrazta por pikërisht ato dukeshin që janë rezervuar shumë kohë më heret. Deklaratatë e mëpastajme të këtyre personalitetëve se gjoja kanë kundërshtuar prezencën e Goran Paskashit janë vetëm një arsyetim para opinionit tonë. Edhe kur deklarojnë ata gënjejnë ngase po të ishte ashtu siç deklarojnë shtrohet pyetja: Pse Nexhat daci dhe Adem Salihaj, qëndruan tërë kohën gjatë ceremonialit? Nëse ata nuk paskan qenë të njoftuar, pse në shenjë proteste nuk u terhoqën? Pasi ndjenjat e kosovarëve qenkan të lenduara siç deklaroi Daci, pse e ndoqi deri ne fund ceremonialin? Qeveritarët tanë ndryshe deklarojnë për opinionon kosovar e krejt ndryshe veprojnë në takimet zyrtare. Madje në takime me palën serbe personalitetët tona servilë, po kërkojnë paisjen e tyre dhe te familjes se tyre me pasaporta serbe! E për një Kosovë të pavarur as që bëjnë fjalë. Për qeveritarët tanë esenciale është të zhvatin sa më shumë para nga tenderet dhe të paisën me pasaporta të Serbisë se ndoshta më lehtë e sigurojnë kapitalin e tyre në bankat e Beogradit.


RESHAT SAHITAJ Botuar ne 24h/ me 26.06.2002
UNMIK-u ,ME ARRESTIMET ABSURDE SHPERBLEN BEOGRADIN

Arrestimët e kohë paskohshme të luftëtarëve të lirisë gjithnjë e më shumë po indinjojnë shtresën e gjërë popullore të Kosovës nga se haptas po shihët se këto nuk janë arrestime për ta denuar kriminelin dhe fajtorin e krimëve por arrestime që kanë për qëllim të zhvelrsojnë dhe të ulin prestigjin bijëve më të ndershëm të cilët në momentët më të vështira i dolën zot kësaj treve dhe këtij populli.
Këto burgosje të bijëve tanë me proçese të montuara si ajo e Sabit Gecit mbi të cilin shpifën akuzat më të rënda vetëm e vetëm ta shihnin të mbyllur që shërbëtorët e UDB-së të vepronin lirisht; pastaj procesi mbi Ruzhdi Saramatin që të denohët për një vepër juridikisht të plakur (1992), madje rasti i Merdarit dhe shumë raste tjera nuk janë gjë tjetër veç se burgosje absurde dhe dhurata e UNMIK-ut që e shpërblen Sërbinë e posaçërisht Koshtunicën për dërgimin e Millosheviqit në Hag. Që absurditeti i veprimëve të UNMIK-ut t’i kalon kufinjtë e të shëndërrohët në turp dhe të harrohët misioni tij në Kosovë sa që të nxitë revoltën e qytetarëve tanë qendron në faktin se ata arrestuan arbitrarisht tre pjesëtarët e UCK-së Nazif Mehmetin, Naim Kadriun dhe Latif Gashin.
Pretendimët e personelit përgjegjës të UNMIK-ut se vijnë nga shtetët demokratike për ta instauruar demokracinë në Kosovë nuk janë aspak reale po që se bazohemi në masat e tyre për të privuar nga liria jo vetëm tre të arrestuarit e fundit por edhe shumë raste tjera që ata ndërmorën kundër pjestarëve të UCK-së pa u bazuar në zbatimin e ligjeve demokratike. Në asnjë vend të botës demokratike nuk burgosët individi për shkak të disa dëshmitarëve të rrejshëm e aq më pak kur këta dëshmitarë nuk përballohën me të akuzuarin para truput gjukues. Nuk është aspak e mjaftueshme të tregohën vetëm inicialët e një apo më shumë dëshmitarëve dhe të mirrën parasysh deklaratatë e tyre pa ua ndriçuar biografinë e dëshmitarëve.
Nuk është asnjë sekret se shërbimi sekret serb në Kosovë është aktiv. Në momente të caktuara hafijët e UDB-së të paguar shtrenjtë ngrejnë kokën dhe dalin dëshmitarë për të dëshmuar kundër komandatëve të luftës heroike të cilët qenë boshti kryesor I çlirimit të Kosovës.Dosjet kundër luftëtarëve të lirisë filluan të thurreshin që në fillim të vitit 1999 nga disa individ që thirrëshin (dhe ende vazhdojnë të thirrën) anëtarë të devotshëm të LDK-së. Ma merrë mendja se këta hartues të dosjeve antishqiptare kanë arritur të përvidhën në mënyrë përfide në LDK por nuk e gëzojnë simpatinë në masën e madhe të kësaj partie dhe se një ditë do të demaskohën nga vetë anëtarsia e tyre e shëndosh. Cuditrisht këta hartues të dosjeve asnjëherë nuk u shkoi mëndja të tregonin realitetin për krimët që kriminelet serbë kryen mbi popullsinë shqiptare dhe të dëshmonin jo para tribunalit të Hagës sepse këta janë qyqarë por të kenë guximin e një humanistiu për të dëshmuar masakrat sërbe kundër motrave dhe bijëve të tyre para tribunalit kosovar.Nuk duhët të na hibis fakti se disa nga kriminelët serbë lirohën nga aktakuzat mbi krimët e luftës nga se për ta nuk dalin dëshmitarë që të faktojnë krimët e kryera.E kush mund të dëshmon më mirë se ai i cili nuk ka dalë në në luftë? Kush mund të dëshmon kundër kriminelëve serbë më mirë se ai që tërë ditën dhe natën e kanë kaluar në shoqëri me sërbë? Por këta nuk dëshmojnë kundër padronit të vjetër sepse ende shpresojnë se Sërbia do të rikthehët.Me dëshmitë e tyre dhe dosjet antishqiptare këta injorantë shpresojnë të justifikojnë të kaluarën e tyre të turbulltë dhe të rindërtojnë një sistem me themele të kalbura që nuk të shpie drejtë përparimit,demokracisë e aq më pak drejtë pavarsisë. Nuk dëshirojnë të krijojnë një shtet demokratik të pavarur por një provincë autonome në të cilën këto flliqtira mund të vazhdojnë karierën e tyre të dyshimtë
Më këtë shkrim nuk dëshiroj të marrë në mbrojtje asnjërin nga të arrestuarit nga se ata nuk kanë nevojë për mbrojtjën time por jam plotsisht i bindur se Latif Gashi asnjëherë nuk bëri krime mbi civil të pa armatosur.Gjatë disa bisedave që kisha me të ai ishte njeri konstruktiv dhe gjithnjë ishte aktiv dhe në shërbim të popullit që ta ndërtonte një Kosovë stabile dhe të pavarur.Asnjëherë nuk më fliste me urrejtje kundër popullit serbë e as kundër bashkëpunëtorëve të UDB-së por prokupim i tij ishte që Kosova të ecte drejtë integritetit evropian.Andaj çdo akuzë kundër Latës është akuz kundër demokracisë dhe pavarsisë së Kosovës.Cdo akuzë kundër çdo luftëtari të lirisë është akuzë kundër vetëvetës dhe demokracisë.
Nga kjo nuk duhët të nënkuptohët se kosovarët janë kundër administratës së UNMIK-ut ,nuk duhët të mirrët si pretekst se populli ynë këtë administratë e kosideron si armike.Cdo qytetar i Kosovës dëshiron që policia të burgos kriminelët e vrasjeve politike,të burgosën kidnapuesit e maskuar, të arrestohën bashkëpunëtorët e okupatorit ndihma e të cilëve kriminelëve serbë ua diktonte objektivin e krimit dhe ua lehtësonte veprimët kriminale,të burgosën kriminelët sërbë të cilët shetisin lirshëm jo vetëm rrugëve të Kosovës por edhe në administratën komunale të Prishtinës, që policia ndërkombëtare të mos shërbehët nga hafijët e djeshme të UDB-së.Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohët një Kosovë demokratike




AMERIKANET DHE LUFTA E SE ARDHMES
Shtetët e Bashkuara të Amerikës , krahas zhvillimëve tjera të vendit rëndësi të veçantë i kanë kushtuar forcave të tyre ushtarake gjithnjë duke u përpjekur që të krijojnë armatim të sofistikuar në radhë të parë të forcojnë mbrojtjën e pastaj poashtu ta përmirsojnë sulmin eventual. Në këtë garë të armatimit të sofistikuar Bashkimi Sovjetik i dikurshëm jo vetëm që e ka përcjellë këtë zhvillim por ka patur raste që edhe ia ka kaluar me tekonologji moderne luftarake. Me ardhjën në pushtet të zotit Ronald Regan i cili përkrah dhe mbështet fuqimisht

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Re: Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Perparimi Jeu 23 Juin - 12:43

buxhetin ushtarak amerikan duke i dhënë prioritet luftës së yjëve me të cilën amerikanët shumë shpejtë arrijnë të bëhën forca e parë e pakontestueshme e qiellit dhe tokës.
Gjërë më tani SHBA, janë përfeksionuar në luftën e teknologjisë së lartë (H.T.) , duke qenë të bindur se mund të dalin fitues të çdo luftës duke qëndruar pas ekraneve kompjuterike dhe duke lansuar misile në fushën e betejës të largët me mijëra kilometra. Këtë koncepcion strategjik Pentagoni ka filluar ta ndryshon rrënjësisht.
Akti terrorist i 11 shtatorit, ka ndikuar që amerika dhe shtetët tjera të përballohën me një luftë të re nga e cila është e pamundur që të sigurojnë qetësinë e qytetarëve sepse ajo mund të shpërthen në çdo kohë e në çdo vend publik për të cilën nuk duhën përgatitje profesionale luftarake. Sipas të gjitha gjasave është e mundur që terroristët, të cilët më parë kanë marrë instrukcione nga shefi i tyre Osama Bin ladeni, të rifillojnë një sulm të ri.
Pas aktit të 11 shtatorit, Forcat ushtarake amerikane kanë hapur debatin mbi mënyrën e luftës se ardhshme dhe se a janë amerikanët të gatshëm për llojin e luftës së re nga e cila po kërcnohët njerëzimi.
Lufta e llojit të gjirit Persik , është një luftë që do i mbetët të kaluarës nga se siç deklarojnë ekspertët amerikan në të ardhmën nuk do të ketë luftë klasike shteti kundër një shteti me tanks e ushtarë, sepse luftari i ardhshëm amerikan do të jetë një makin që vranë i armatosur me misil i cili dirigjohët nga kompjuteri i lidhur me rrjetin satelitor të sistemit elektronik dhe gjuejtja e këtij ushtari është më preciz se truri i njeriut. Një ushtar i tillë amerikanëve du ju kushton mbi 250 mijë dollarë ndërsa përgatitja e forcës amerikane me ushtarë të këtij lloji buxhetit amerikan do të i kushtin hiq më pak se disa qindra miliarda dollarë për të krijuar këtë lloji të ushtrisë efikase të cilën Pentagoni e planifikon që të realizohët pas disa vitësh.
Para 11 shtatorit, asnjëherë amerikanët e as shtetët tjera nuk i kanë kushtue rëndësi luftës terroriste të tipit kamikaz dhe një gjë e kësisojit ka qenë trajtue në mënyrë joserioze madje edhe qesharake.Pas kësaj date , ekspertët e luftës speciale terroriste amerikan dhe evropian janë duke i kushtuar rëndësi të veçantë. Këta ekspertë kanë ngrit disa hipoteza rreth asaj që mund të ndodhë në Amerikë dhe Evropë.Ndër tezat kryesore të kërcënimëve të reja që kanosën rreziku popullsisë së pafajshme , sipas CIA-së , ndër të tjera është edhe lansimi i misilëve me gjuajtje të largët, sulmi informatik, bakteriologjikë etj.
C’është , lansimi i misileve me gjuajtje të largët? Disa dhjetra shtete të botës aktualisht janë të pajisuara me armatim raketor të gjuajtjës së largët.Ndër këto vende ka mundësi reale që baza ushtarake e një shteti të padëgjueshëm të bie në dorë të ndonjë grupi terrorist ekstremist dhe i cili ka mundësi reale të lansoj prej një largësie me mijëra kilometra këtë tip të armës në një qyetet si Londra ,Parisi , Nju Jorku…dëmët do të jenë të pa parashikueshme. Kundër këtij misili Forcat ushtarake të mbrojtjës amerikane kanë arritë ta krijojnë një mbrojtje mbi qiellin e tyre dhe për këtë gjë kanë zhvilluar një test real. Amerikanët kanë lansuar një misil të llojit interkontinental dhe posa ai është ngrit në bazën amerikane të mbrojtjës në Vandenberg kundër ajrore vetëm disa sekonda më vonë është ngritur antimisili që ecë me një shpejtësi prej 30-40 mijë km në orë dhe nga ky antimisil ndahët një pjesë e cila quhët (“King vehcul “) dhe pasi e detekton raketën e armikut në ajër e shkatrron. Një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në filma të Holivudit mirëpo amerikanet këtë e merrin me seriozitet dhe Qeveria e Bushit përkrah këtë projekt për ta zhvilluar edhe më tutje nga se aktualisht amerikanët kanë kapacitet ta mbrojnë popullsinë e tyre vetëm nga misilet e Koresë Veriore, Iranit , Irakut dhe disa shtetëve tjera por nuk janë në gjendje të përballojnë sulmet eventuale Ruse e as Kineze të cilët këtë lloji të gjuajtjës e kanë më të perfeksionuar. Ky sistem i mbrojtjës NMD (National Missil Defence), amerikës i kushton mbi 100 miliardë dollar në vit.
Lufta informatike dhe modeli “Topi i mikro valëve”
Veç kërcnimit nga misilët atomike të gjuajtës së largët për amerikanët qeshjte serioze është edhe lufta informatike e cila konsiderohët të jetë shumë më e rrezikshme se bomba atomike për të cilën specialistët amerikan thonë se bomba atomike i takon së kaluarës.
Ekspertët amerikan mendojnë se për të siguruar paqjen dhe për të ruajtur ndikim në sferat e interesit të tyre lufta e ardhshme nuk do të zhvillohët në tokë por nga qielli dhe ne qiell.
“ National Imagry & Cartograpphy Agency” , është një qendër e vendosur në Washington e cila punëson mbi dhjetë mijë punëtor bashkëpunon ngusht me Pentagonin , është në gjendje të fotografon çdo centimetër të tokës Qëllimi i tyre është që të detekton çdo levizje të armikut dhe të transmeton në Pentagon në kohen reale. Përmes këtyre satelitëve amerikanët janë gjendje që të sulmojnë pikën strategjike të kundërshtarit madje edhe individin siç është rasti i Bin Ladenit mirëpo kjo nuk mund të arrihët nëse Bin Ladeni nuk e pprdor rrejtin telefonik që do t’i jipte rast satelitit amerikan për të operuar individin.
Mbrojtjës së qiellit nga sulmi eventual informatik amerikanët I kushtojnë rëndësi .Lidhur më përgatitjët e këtij sulmi amerikanët kanë bërë një test duke lansuar 38mijë sulme informatike në rrjetin informatik amerikan dhe poqe se këto do të ishin sulme tërroriste një pjesë e madhe e Amerikës do të paralizohej.Me sulme informatike terroristët mund të bllokojnë sistemin bankar, të spitalëve , të aeroportëve dhe shumë institucionevbe tjera që do të kenë pasoja katastrofale dhe kundër të cilave amerikanet edne nuk kanë zbuluar mbrojtjen. Natën e Kërshendellave një suedez arrin të depërton në bazën antiajrore amerikane përmes internetit dhe arrin të dekodon kodin top sekret të sistemit GPS i cili sistem përdorët për drejtimin e satelitëve.Suedezi ka patur mundësi që për një kohë të dirigjon satelitët amerikan aty ku do të kishte dëshiruar. Për këtë arësye amerikanët janë duke punuar ngritjën e një sistemi global në mbrojtjën e qiellit të mbi 4000 rrjeteve informatike amerikane.Ky projekt do kushton 30 miliard dollarë..Ekspertët amerikan deklarojnë se janë gjendje të krijojnë sisteme të mbrojtjës që vijnë prej së largut mirëpo nuk mund të mbrohën nga ndonjë sulm që vjen nga brenda.do të mjaftonte që një disket e kompjuterit të sillët nga jasht e të futët në cilindo ardinator amerikan ai do të shkakton dëme të katastrofike. Një mjet i vogël që quhët “Topi i mikro valëve “ është aq I rrezikshëm sa qe për një kohë të shkurtër është në gjendje të lëshon mikro valë në tërë rrjetin informatik me ç’rast ka mundësi të krijon konfuzitet dhe çrregullim total në sistemin informatik shembull të një aeroporti. Ky mjet është aq i vogël sa udhëtari mund ta maban në një valixhe të dorës pa u hetuar.
Lufta e së ardhmës është një luftë tepër e rrezikshme dhe që mund të përgatitët nga një grup I vogël individësh ekstremist kundër të cilës asnjë shtet në botë sa do i industrializuar që të jetë nuk do të jetë në gjendje t’i përballon.

RESHAT SAHITAJ

KUR PROFESORI NUK DIN TE SHKRUAN
“Arrestimi i Gjeneral Remit “ nga Femi Pushkolli

Me ëndje mora ta lexoja librin më të ri të Mr.dr. Fehmi Pushkollit që sipas titullit i dedikohej arrestimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Gjeneral Rrustem Mustafës i njohur me nofkën Remi. Nga simpatia që kam për këtë luftëtar të pakontestueshëm që kontriboi për çlirimin e Kosovës librin e lexova pa asnjë ndërprerëjeje.
Duke parë se libri ishte shkruar nga magjistër doktor Fehmi Pushkolli që është edhe punëtor shkencor kisha bindjën se libri do të jetë shkruar me një përkushtim së pari profesional e mandej shkencor e letrar. I bindur nga titulli i lartë shkencor i Fehmi Pushkollit poashtu kisha bindjën se libri që mban një titull provokativ në kuptimin pozitiv me siguri që do të ndihmon lexuesin e painformuar drejtë që së pakut të ngritët figura e Remit dhe e bijëve më të devetshëm të popullit tonë.
Qe në fillim Mr Dr Fehmi Pushkolli lenë përshtypjën se librin nuk e ka shkrue për ta ngritur aktivitetin luftarako-patriotik të gjeneral Remit por duket qartë se zoti doktor i nderuar Fehmi Pushkolli librin e ka shkruar për ta ngritur vetën e tij. Duke e lexuar këtë libër lexuesit i
lejohet të kupton në imagjinatën e tij se Fehmi Pushkolli ishte ai që organozoi ilegalisht luftën dhe luftëtarët tanë qenkan betuar para tij. Të lenë përshtypjen se pa këshillat e Fehmi Pushkollit luftëtarët tanë nuk paskan ditur të luftojnë madje siç shifët në letrën e tij kah fundi i librit ky doltor i këshillon edhe si duhët mbrojtur në burg. Këshillat që doktori ynë fortë i nderuar ia jep përmes letrës së botuar jo vetëm që janë këshilla të dobëta por edhe çoroditëse.
Se libri nuk është shkruar për të rrëfyer vetëm për veprimtarinë e guximshme të gjeneral Remit por për të dal mbi siperfaqe edhe Fehmi Pushkolli shihet menjëherë posa ta shfletosh kopertinën që si nëntitull shkruhët: “ Prof.dr.Fehmi Pushkolli: GJENERAL –KOMANDANT REMI” Nga ky nentitull lexuesit i jep të kupton se ky libër është shkruar pak për Gjeneral Remin e më shumë për Fehmi Pushkollin.
Në fillim zoti Pushkolli shkurtimisht shkruan biografinë e Gjeneralmajor Rrustem Mustafës-Remit dhe që në faqën 15 autori e perfundon duke shtruar një pyetje që secili pret nga autori ta gjej përgjigjëjen në vazhdim të librit por ajo nuk gjindet dhe nuk mund të kuptohët as në nënrreshta e as në fund të librit. Pse,Femi Pushkolli shtron pyetjen e nuk din të përgjigjët? Pse kërkon sqarim dhe nuk din të sqaron? Pse Fehmi Pushkolli dëshiron që letra e tij (që mbanë datën e 2 shtatorit 2002) të dallohët e të dominon librin si teknikisht poashtu edhe nga përmbajtja? Pse Fehmi Pushkolli vlerson indirekt aktivitetin e tij e nuk e çmon profesionalisht aktivitetin e aktivistëve të Luftës Çlirimtare? Pse Fehmi Pushkolli flet pak për komandant Remin dhe e mbivlerson indirekt vetën? Këtyre pyetjeve mund t’i përgjigjet autori më mirë se çdo kush tjetër.
Kapitulli tjetër që autori e titullon “ Lajme” është shkruar aq qobët sa që gjatë leximit lexuesi nuk e ka përshtypjen se ky libër është shkruar nga një punëtor shkencor.
Fehmi Pushkolli gjatë shkrimit të këtij libri nuk e ka pa të arësyeshme që t’i kushton kujdes strukturës së fjalisë,logjikës së fjalisë dhe kompozicionit të rrëfimit.
Stili që përdor Magjistër Fehmi Pushkolli është aq banal e aq i varfër sa që të lenë të dyshosh se ky punëtor shkencor me renomekosovare e ndoshta gjithëshqiptare a e meriton titullin e doktorit.
Tërë libri është i përshkruar me një patetizëm amatoresk që e varfëron gjuhën dhe luftën e famshme të Gjeneralmajor Komandant –Remit. Autori përdor një stil çoroditës që me siguri nuk do të ishte përdorur as nga një nxënës i shkollës fillore se lere më të asaj të mesme.
Doktori ynë i nderuari Fehmi Pushkolli nuk din se çfarë zhanri të letërsisë shkruan sepse në këtë libër ngatrron të gjitha zhanret pa e ditur se në këtë mënyrë në vend se libri të ketë mesazhin për çka edhe i ka hyrë punës ai na del një libër pa mesazh konkret.Nuk din nëse shkruan një monografi për luftën heroike të Komandant Remit, nëse shkruan roman,dramë apo skenar për film. Libri nuk është as poetik sepse përshkruhet me vargje që i përngjajnë vajtimeve të grave dhe poezive të disa amatorëve banal të këngëve popullore tejet të dobëta.Zoti Pushkolli fillon me monografi, del në sinopsis për film, vazhdon me dramë dhe përfundon me reportazh gazetareskë. Zoti Pushkolli nuk din se si shkruhet një monografi në mënyrë profesionale.Nuk din se edhe drama ka rregullat e veta e aq më pak din se si shkruhët një skenar për film.
Autori fehmi Pushkolli në këtë libër apo broshurë jo vetëm që përzien çdo gjë dhe nuk thotë asgjë por ai permend në mënyrë sipërfaqësore një mori emrash të heronjëve të gjallë e të ramë.Zhvillon një dialog mediokër e pa asnjë shije me figurat legjendare që sipas mendimit tim po të ishin ata në mesin tonë do t’ia ndalonin shkrimtarit ,punëtorit shkencor Fehmi Pushkollit të shkruan ashtu sepse ata meritojnë që emri tyre të permendet me respekt e jo në mënyrë sharlatane.
Fehmi Pushkolli luan me figura të ndritshme kombëtare ndoshta pa vetëdije ndoshta nga euforia apo ndoshta nga injoranca? Luftën heroike të UÇK-së e shëndërron në përrallë e përrallën në luftë.Trimërinë dhe guximin e luftëtarëve tanë e shëndërron në banalitet sa për ilustrim po e veçojmë tekstin që nuk përputhët aspak me ate se çka shkruan kur thotë
“Përralla në lesh,e mira prej nesh-më ka thënë gjyshja.Ose merre vesh nëse je Bektesh.Kështu kanë thënë…” Më këto zoti Pushkolli ka dëshiruar që shkrimit të tij t’ia fus një humor për të mos rënë monotonia mirëpo as më këto e as me tjera shembuj që mund të ilustrohet ky shkrim autori nuk ia arriti që të shkruan një vepër e cila do të çmohej nga kritika dhe lexuesi.Libri nuk dëmton aspak figurën e luftëtarit por e venë në dyshim titullin shkencor dhe diplomat e vulosura të Prof doktorit tonë të nderuar.
Për dashurinë që kemi ndaj bijvë tanë që luftuan kundër armikut për çlirimin e trojeve tona dhe për fotografitë e botuara libri vlen të lexohet.


KOSOVA E SUNDUAR NGA MARIONETAT KUISLINGE TË SERBISË
Shkruan : Reshat Sahitaj e hëne me 22 janar 2018
dyshohen për krime lufte?! Sikur të zhvillohej një anketë e pavarur me të gjithë veteranët, do të rezultojë që shumica e veteranëve do ta përkrahin Specialen e jo shfuqizimin e saj. Shumica e veteranëve janë lënë krejtësisht në mëshirën e fatit të tyre pa asnjë përkujdesje nga shteti ynë, e në të kundërtën e kësaj, ata që ishin bijtë e spiunëve apo spiunët janë të punë- suar kudo, në Qeveri, në Kuvend e në administratë publike, qendrore dhe lokale. Bijtë e veteranëve nuk kanë as kushtet minimale për të jetuar, e lëre që të studiojnë. Shoqatat e dala nga lufta duhet të kujdesën për gjendjen ekonomike e shëndetësore të luftë- tarëve të lirisë e jo për spiunët e Serbisë që i kanë futur në listën e veteranëve për interesa personale apo ndoshta të kushtëzuar nga padroni i tyre.
Deklaratat e pamatura të personaliteteve
Personalitetet politike vazhdimisht dhe pa dallim japin deklarata që e dëmtojnë imazhin e Kosovës. Madje, ata nuk logjikojnë se me fjalime të tilla e rrezikojnë ekzistencën e shtetit tonë. Të tilla deklarata ka shumë që nga Albin Kurti e deri të Nasim Haradinaj. Albin Kurti jo vetëm që i urdhëroi militantët e tij ta ofendonin ambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, zonjën Jacobson, por edhe e gjuajtën dhe e tërhiqnin me dhunë. Albin Kurti në një deklaratë urdhëronte Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë që të ngrenë zërin për ta mbrojtur Palestinën me një çmenduri histerike : "Situata e krijuar në Rripin e Gazës është tronditëse jo vetëm për popullin palestinez, por për mbarë botën. Lëvizja VETËVENDOSJE u bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë që ta ngrenë zërin për ta kundërshtuar e ndalur këtë masakër dhe për ta mbështetur të drejtën për vetëvendosje të popullit palestinez në të gjitha organizatat ndërkombëtare". Albin Kurtit nuk po i intereson varfëria e tmerrshme që e ka kapluar popullin tonë, e po
kërkon ta drejtojë botën! Kjo ishte një deklaratë absurde; së pari Kosova nuk ka kapacitet të ngrejë zërin për masakrat që serbët i bënë në Kosovë e po kërkon drejtësi për palestinezët që nuk e kanë njohur shtetin tonë! Në anën tjetër Hashim Thaçi, më 26 tetor 2017, deklaroi: "Unë jam pritur me flamurin e Kosovës në selitë e BE-së, ndërsa tash nuk pritet askush me flamur, ka regres, sikur kamuflohet realiteti i Kosovës së pavarur e sovrane, por sido që të jetë ne duhet të punojmë për liberalizimin e vizave, sepse s'kemi alternativë tjetër". Në deklaratën e tij Hashim Thaçi është më i matur dhe nuk e shpreh tërë pezmin kundër BE-së, për të ruajtur më vonë të shpërthejë në rast nevoje.
Nasim Haradinaj nuk i nderon luftëtarët
Nga këto e shumë të tjera të pacituara është deklarata e fundit e Nasim Haradinajt, më destruktive dhe kurrë më parë e thënë nga një shqiptar. Të quash ambasadorin amerikan "palaço" është jo çmenduri, por deklaratë qëllimkeqe dhe antishqiptare. Nasim Haradinaj është një individ normal dhe ai këtë deklaratë e konsideron normale. Mirëpo Nasim Haradinaj nuk do të kishte deklaruar në këtë mënyrë sikur atij të mos ia kishte pëshpëritur në veshët e tij ndonjë personalitet i qeverisë. Sikur Nasim Haradinaj të ishte i vetëdijshëm se më këtë deklaratë po e rrezikon shtetin e Kosovës, ai nuk do ta kishte thënë. Sikur Nasim Haradinaj të ishte koshient se deklarata e tij rëndë e ka dëmtuar shtetin e Kosovës, ai do të pendohej menjëherë. Mirëpo Nasim Haradinaj e ka mbështetjen e një padroni të cilit i beson verbërisht, duke menduar se padronit të tij amerikanët i kanë thënë të deklarojë ashtu. Sikur Nasim Haradinaj të mos e kishte mbështetjen morale dhe materiale të figurave kyçe të shtetit, ndaj tij do të merreshin masa ndëshkuese e do të ishte përjashtuar nga çdo funksion. Kryesia e veteranëve është dashur që urgjentisht ta largojnë këtë individ nga posti që e mban. Nasim Haradianj i ka bërë dy gabime të pafalshme: e para kur deklaroi kundër pjesës së dëshmorëve të LDK-së, më të cilën deklaratë nxiti urrejtje ndërshqiptare për luftë civile. E dyta, deklarata e tij kundër ambasadorit amerikan është destruktive që i shkon për shtati politikës së Rusisë dhe Serbisë. Qe nga paslufta e deri sot, askush publikisht nuk është shprehur kundër amerikanëve dhe evropianëve. Në anën tjetër, Kadri Veseli deklaroi se ushtria jonë do të shkojë deri në Nish. Këto janë pollavra! Ne e dimë kapacitetin e ushtrisë sonë dhe jo vetëm që nuk mund të shkojmë askund, por do i marrim rrugët e ikjes e nuk do të na ndalojnë as Shkupi e as Tirana. Nëse amerikanët e lëshojnë Kosovën, ne nuk
jemi në gjendje t'i qëndrojmë as dy ditë ushtrisë serbe. Po kujt po i shesim mend?! Ne jemi të aftë të vrasim njëri-tjetrin, këtë e kemi konfirmuar edhe gjatë luftës së fundit. Ne e dimë se gjatë luftës nuk janë vrarë spiunët shqiptarë, sepse spiunët si Vesel Krasniqi e të tjerë janë mbrojtur pikërisht nga shefat e luftës dhe ende mbrohen nga të gjitha qeveritë tona. Deklaratat e tilla u ndihmojnë Rusisë dhe Serbisë, siç do të lexoni në vijim se çka mendon eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips:"Rusia po përpiqet ta fusë Ballkanin brenda sferës së saj të influencës. Rusia, në mënyrë sistematike, është duke mbështetur regjime anti-perëndimore, duke u përpjekur të minojë ndikimin amerikan; synimi i Rusisë është t'i errësojë sytë e Perëndimit, për të penguar rrugën e integrimeve euroatlantike në vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më në fund për të kthyer mbrapsht statusin e Kosovës si një shtet sovran e i pavarur". Mendoj se është e tepërt të komentohen fjalët e ekspertëve perëndimorë mbi situatën në Kosovë. Nëse ne vazhdojmë siç jemi duke vazhduar, atëherë Kosovën e presin ditë të zeza për fajin e disa dhjetëra personalitetesh politike të rekrutuara nga Serbia, që Kosova kurrë të mos jetë stabile dhe vend i sigurt për qytetarët e saj.
(Kosova Sot


Dashuria e gjeneralëve tanë me kurtizane-KURVA
Publikuar “ KOSOVA SOT “E enjte 19 Gusht 2010,
RESHAT SAHITAJ

Të shkruash për dashurinë ilegale të disa personaliteteve të luftës është temë e nxehtë dhe tepër e rrezikshme. Sikur kurtizanet (që argëtojnë gjeneralët dhe personalitetet politike) të ishin femra normale si çdo bukuroshe tjetër e Kosovës, tema nuk do ishte e rrezikshme. E keqja qëndron në atë se këto bukuroshe janë të trajnuara dhe të specializuara nga Shërbimi Sekret i Serbisë, që të joshin gjeneralët tanë gjatë luftës dhe personaliteteve politike në poste kyçe në qeverinë tonë.
Profili i një kurtizane
Zakonisht një kurtizane duhet të jetë vajzë me bukuri fizike të rrallë. Është konstatuar nga psikologët se bukuroshet e tilla kanë një koeficient të inteligjencës nën normale. Që kurtizania mos të bjerë në grackën e saj, fillimisht trajnohen për mënyrën e veshjes, të ecjes dhe të paraqitjes në publik. Pasi t’i kenë përvetësuar këto, u mbetët të mësojnë intensivisht kulturë të përgjithshme si librat më në zë, filmat më të shikuar, e gjëra të tjera nga jeta kulturore dhe më në fund artin e dashurisë. Me një pajisje të tillë kurtizania kompletohet aq mirë sa asnjë mashkull nuk mund t’u rezistojë dhe të mbetët indiferent.
Kurtizanet janë shtresa më enigmatike e shoqërisë sonë aktuale. Këto janë të privilegjuara, ndonjëra bën karrierë artistike, ndonjërës i dhurohet veturë dhe ndonjë vilë në Shqipëri, ndonjëra e ka siguruar tregtinë e prindërve të saj, e kështu me radhë. Kurtizanet tona nuk janë bukuroshe anonime, por gjenden në mesin e këngëtareve, në mesin e spikereve të televizionit, në mesin e gazetareve, në mesin e aktoreve....

A ka pasur dhe a ka ende kurtizane për shqiptarë?

Aty ku atdhetarizmi nuk është shuar me gjak dhe dhunë, Serbia ka përdorur vajzat e bukura, në fillim serbe më vonë edhe shqiptare. Janë të njohura femrat të specializuara nga UDB-ja, të cilat u dërguan në Shqipëri e që arritën madje edhe të martohen me personalitete politike të rëndësishme, pasardhësit e të cilave sundojnë edhe në Shqipërinë e sotme. Atyre që mendojnë se kjo është e pamundur dhe janë skeptikë, të interesohen pak më tepër se faktet ekzistojnë dhe është lehtë për t’u bindur.
Në Kosovë, ai që martohej me vajza të tilla (si në kohën e Titos dhe në kohën e Milosheviqit), dhëndurët e tillë avancoheshin shumë shpejt në poste të rëndësishme . Të martuarit me serbe ishte klasa më e privilegjuar. Me paraqitjen e LDK-së dhe forcave të tjera politike në Kosovë rrënjësisht ndryshoi gjendja e sidomos marrëdhëniet ndërnacionale u keqësuan. Kosovën filluan ta vizitonin personalitete të huaja politike si dhe personalitetet kosovare filluan të vizitonin vendet e ndryshme të botës, për të alarmuar situatën dramatike në Kosovë. Situatë e tendosur! Në këtë gjendje të tendosur kurtizanet serbe qenë krejtësisht të padobishme. Asnjë shqiptar nuk do kishte marrë guximin të argëtohej me një bukuroshe serbe. Asnjë personalitet i huaj nuk do i besonte një vajze serbe. Pikërisht për këtë situatë të ndërlikuar Serbia kishte
përgatitur ekipin e kurtizaneve, të cilat ndonjëra do të hidhej në politikë pranë Ibrahim Rugovës, ndonjëra do të gjuante personalitetet politike të huaja, ndonjë tjetër do ngjitej pas gjeneralëve të cilët luftonin për çlirimin e Kosovës, ndërsa disa prej tyre do ta vazhdojnë karrierën deri ne ditët e sotme.
Gjatë luftës disa nga gjeneralët tanë u joshën pak nga bukuria e vashave e pak nga kompleksi i inferioritetit të tyre. Kujdes! Them disa, e jo të gjithë gjeneralët. Këta kapedanë e gjeneralë deri në luftë ishin figura anonimë dhe për një çast fama e tyre u rrit në tërë territorin e Kosovës. Me rritjen e famës rritej edhe mendja, e me rritjen e mendjes mendonin se kishin të drejtë të bënin çka të donin e të posedonin kë të donin. Në këtë situatë të ndërlikuar, Serbia kishte vënë në lëvizje kurtizanet e specializuara për t’u futur në gjirin e atyre që luftonin në atë mënyrë që këto të zbulonin sekretët e luftës. Këto femra ishin aq të afta, saqë gjeneralët bindeshin se tani këto po punonin për çështjen kombëtare. Ndonjëra prej tyre do të lirohej për të lëvizur nga një zonë në tjetrën me shpresë se ajo do t’u sjellë informata apo do t’ua mundësonte qitjen në pritë të ndonjë komandanti serb. Më kot, asnjë komandant e as shef i ndonjë policie serbe nuk u vra nga prita që ato femrat premtuan se do vepronin. Përkundrazi, ato u kanë dërguar informata atyre që i kanë specializuar.

Kurtizanet e pasluftës

Pas luftës situata ishte edhe më e komplikuar. Një numër i vogël bashkëpunëtorësh serbë filluan të vriten. Të vriteshin ose të burgoseshin bashkëpunëtorët e Serbisë ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte në Kosovën e pasluftës. Në çdo shtet të botës bashkëpunëtorët e armikut burgosën e ndonjëri ekzekutohet në bazë të veprës që ka kryer. Në shtetin belg ende nuk është bërë amnistia e bashkëpunëtorëve të Gjermanisë hitleriane. Këta të burgosur që tani janë vetëm dy-tre, ende trajtohen tradhtarë dhe nuk lirohen edhe pse janë në prag të vdekjes. Në Kosovën e pasluftës ekzekutimi i ndonjë spiuni të Serbisë u bë në formën e paorganizuar, e jo ashtu siç mundohen sot ta njollosin Azem Sylën e ndonjë tjetër. Ajo është bërë në formën stihike dhe nga njerëzit e revoltuar nga tërë ato maskara që përjetoi populli ynë. Që ekzekutimet e spiunëve të mos bëheshin në formën organizative, Serbia kishte vënë në qarkullim kurtizanet shqiptare. Detyra e tyre ishte dhe është të ngjitën pas kokave të larta të luftës dhe personaliteteve politike kosovare dhe natyrisht të atyre ndërkombëtarëve. Nëse ndonjëri është ende skeptik, le ta kujtojë rastin e kryeadministratorit të mëhershëm të Kosovës, që u fotografua në një hotel të Strasburgut me një kurtizane.
Viza për Gjyq të Hagës
Secila kishte dhe ka detyra specifike. Ato që arrin t’i ngjitën personaliteteve ndërkombëtare e kanë për detyrë të gjejnë vetitë më negative të shqiptarëve, e madje të gënjejnë se në Kosovë jeta është e rrezikshme për shqiptarët pro-serbë dhe për jo serbet. Ato që iu ngjitën gjeneralëve dhe personaliteteve politike kosovare e kanë për
detyrë të shpëtonin kokat e prindërve të tyre e të rrethit të njerëzve të Serbisë. Këto përhapin dezinformata dhe ia mbushin mendjen me “argumente” të “dashurit” të saj se kështu duhet vepruar e ashtu duhet bërë. Secili prej nesh jemi dëshmitarë të gjallë, se filan komandanti apo gjenerali nuk e lejoi të vritej apo të dënohej ose të denoncohej filan fisteku, që sot gjendet në listën e zezë për krime kundër popullsisë shqiptare të përpiluar nga ekipi i Nait Hasanit. Si mund të dënohej apo denoncohej njeriu i cili e kishte ofruar lakuriqësinë e vajzës së tij ndonjë komandanti të UÇK-së?! Jo, ai, në vend se të dënohej u privilegjua, u ngrit dhe ende shtetit lirshëm.
Pjesa tjetër bëjnë çmos që t’u afrohen personaliteteve të luftës, jo se ata kanë bukuri të jashtëzakonshme, por për të siguruar informata sekrete të luftës, që ato pastaj të dërgohen në Gjyqin e Hagës përmes lidhjeve të tyre sekrete.
Që këto të jenë më efikase e kanë për detyrë mundësisht të martohen me viktima e veta. Martesa jo vetëm që ju siguron informata të dorës së parë, por edhe siguron jetë të pasur.
Takimi, njohja dhe kontakti i parë në mes të një kurtizane dhe një komandanti apo gjenerali nuk fillon në mënyrën klasike. Gjenerali që vuan nga kompleksi i inferioritetit nuk ka guxim që një bukuroshe të tillë vetë ta ndalojë dhe t’ia shprehë dashurinë. Jo. Kurtizane po ashtu nuk do i vardiset një gjeneralit, sepse nuk ka shans, ngase ai është njeri publik dhe nuk është në gjendje t’i verën vardisjet e një kurtizane. Zakonisht kontaktet e para në mes kurtizanes dhe gjeneralit apo komandantit aranzhohen përmes ndonjë personaliteti të vogël apo të madh politik vendor. Ky personalitet po ashtu është në shërbim të Shërbimit Sekret të Serbisë, por askush nuk dyshon, apo edhe nëse dyshon ai ka gjithnjë mbulesë. Ky personalitet që të shumtën e rasteve janë bashkëpunëtorë të Stanishqit, dalin me këto kurtizane në vendet ku frekuentohen nga personalitetet politike të njohura. Kontaktet e para bëhen gjoja rastësisht, por në fakt çdo gjë është e planifikuar deri në detalin më të vogël. I njëjti personalitet do të futet në shoqëri me gjeneralin dhe pas një kohe do t’i tregojë se filania po çmendët për ty. Gjeneralin do ta lëshojnë këmbët dhe e pyet vetveten: “A është e mundur që filania të çmendët pas meje?!”. Këto pyetje do t’i sillen në kokë dhe do të bjerë në gjumë me bindjen se ajo e dashuron. Pikë. Këtu fillon aventura për Hagë, për burg në Kosovë, për ngecje të avancimit të Pavarësisë së Kosovës, të fillimit të korrupsionit, të punësimit të spiunëve në qeveri...

Botuar të shtunën 29 prill 2017, për shkak te festës 1maj dhe 2maj
DEKLARATAT E HASHIM THACIT E PRISHIN IMAZHIN E KOSOVËS
Shkruan: Reshat Sahitaj

Deklaratat pompoze për bashkimin kombëtar
Sikur Kosova të kishte forcën e SHBA-së ose të Rusisë, atëherë jo vetëm që do t'i kishim bashkuar pjesët tona të okupuara, por edhe vende të tjera që na rrethojnë. Duke u nisur nga fakti se ne nuk e kemi një forcë të tillë, është e domosdoshme që të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik, kulturor, diplomatik të shtetit tonë, në mënyrë që në forma evolutive të
arrijmë së pari bashkimin shpirtëror dhe ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare
Deklaratat, qëndrimet, veprimet dhe sjelljet e personaliteteve shqiptare janë të papërgjegjshme për postin që e kanë, madje disa i kalojnë kompetencat e përcaktuara me Kushtetutë. Personalitetet tona politike pozitë-opozitë jo vetëm përmes deklaratave, por edhe me sjelljet e tyre nuk tregojnë se kanë kulturë diplomatike. Prononcimet në medie si dhe qëndrimet e tyre gjatë takimeve me personalitete të huaja lënë përshtypje sikur Kosova të ishte superfuqi botërore.
Thaçi me deklarata të rrezikshme
Secili shqiptar e ka në shpirt bashkimin e trojeve tona të copë- tuara në disa shtete, përveç bashkëpunëtorëve të Serbisë. Mirëpo, aktualisht kushtet për krijimin e një shteti shqiptar që i bashkon të gjitha copat e atdheut ende nuk janë të kompletuara. Sikur Kosova të kishte forcën e SHBA-së ose të Rusisë, atëherë jo vetëm që do t'i kishim bashkuar pjesët tona të okupuara, por edhe vende të tjera që na rrethojnë. Duke u nisur nga fakti se ne nuk e kemi një forcë të tillë, është e domosdoshme që të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik, kulturor, diplomatik… të shtetit tonë, në mënyrë që në forma evolutive të arrijmë së pari te bashkimi shpirtëror dhe ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare. Nga tensionimi i situatës së brendshme dhe rrezikimi i humbjes së pushtetit në Shqipëri, Edi Rama tentoi ta frikësonte Evropën me bashkimin e shqiptarëve. Qëllimi i Edi Ramës nuk ishte bashkimi, por t'ia impononte Bashkimit Evropian të bënin trusni te Sali Berisha. Në anën tjetër, Hashim Thaçi, duke u nxënë ngushtë nga dështimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, iu bashkëngjit deklaratave të Edi Ramës, në mënyrë që të fitonte kredibilitetin tanimë të zbehur në popull. Dy liderët tanë, Rama dhe Thaçi, lëshuan kërcënime për ta detyruar Evropën të bënte lëshime ndaj kritereve që duhet plotësuar çdo shtet për të qenë pjesë e familjes evropiane. Disa analistë kosovarë e disa medie serbe, deklaratën e Hashim Thaçit e interpretojnë si ndikim i Turqisë e veçanërisht i Erdoganit që ka qëllime për kolonializimin ekonomik dhe kulturor të Kosovës. Kontaktet e ngushta me Erdoganin dhe investimet e shumta turke në Kosovë, lënë për të dyshuar se Hashim Thaçi dhe Edi Rama iu kërcënuan Evropës që ta përkrahnin Erdoganin i cili pak ditë më herët kishte përdorur fjalor kërcënues kundër Gjermanisë, Holandës e në tërësi kundër BE-së. Dy liderët tanë iu bënë argatë vullnetarë Turqisë, pa logjikuar se po i dëmtonin seriozisht interesat e shteteve tona. Turqia e Erdoganit ka mundësi praktike ta kundërshtojë Unionin Evropian duke u bazuar në forcën e tyre ushtarake dhe në rëndësinë gjeostrategjike. Madje, Turqia me dekada të tëra është duke bërë përpjekje të bëhet pjesë e familjes evropiane, mirëpo si mundet të pretendojnë që i plotësojnë kriteret kur minoriteti shqiptar (dy deri tre milionë shqiptarë) jo vetëm që nuk guxojnë t'i thonë vetës shqiptarë, por ua ndërrojnë edhe emrat, pa i cekur edhe lirinë e shprehjes së lirë etj.
Çka fiton Kosova, nëse presidenti ynë i kërcënohet Evropës?
Hashim Thaçi e di shumë mirë çështja e bashkimit kombëtar, aktualisht është vetëm një iluzion që duhet ende shumë punë e shumë vite për t'u konkretizuar. Presidenti ynë e di shumë mirë që bashkimi është i dëshirueshëm, por i papranueshëm në kushtet tona. Kryetari i shtetit tonë e di shumë mirë që një deklaratë e tillë ngjallë reagime në bashkësinë ndërkombëtare të
cilët po investojnë në të gjitha format në stabilizimin e Ballkanit e t'i shuajnë apetitet klasike të Shqipërisë së Madhe, Bullgarisë apo Serbisë së Madhe. SHBA dhe Unioni Evropian janë duke bërë çdo gjë që gjendja në Evropë të jetë stabile dhe një paqe të qëndrueshme për shumë dekada të ardhshme. Hashim Thaçi e di shumë mirë që deklaratën e tij, Serbia do ta përdorë si pretekst se populli shqiptar është luftënxitës dhe si kundërpërgjigje ata do kërkojnë po ashtu bashkimin e Republika Serpskës, "Zajednicës" në Kosovës, të serbëve në Mal të Zi dhe Maqedoni. Një bashkim i serbëve natyrisht me përkrahjen pa asnjë rezervë nga ana e Rusisë, është më i rrezikshëm sesa bashkimi i shqiptarëve pa asnjë aleat të asnjë superfuqie. SHBA nuk është aspak e interesuar që për qejfe të Hashim Thaçit të fillojnë luftën e tretë Botërore. Titujt në disa gazeta e portale se po frikë- sohet Vuçiqi, po frikësohet Serbia nga shqiptarët janë qesharakë dhe aspak seriozë. Pse të frikësohet Serbia kur pas tyre e kanë Rusinë, e cila tanimë nuk është ajo e vitit 1999. Këto dy vitet e fundit, Rusia është ajo e cila po provokon nxitjen e luftës së tretë, jo vetëm në Krime duke e aneksuar, por në Siri, në Ballkan, madje pa asnjë autorizim po dërgon aeroplanët luftarakë me pilotë e pa pilotë mbi hapësirën e vendeve perëndimore. SHBA dhe Unioni Evropian janë duke i analizuar këto veprimet agresive ruse, dhe nuk janë të rralla fjalimet shqetësuese të personaliteteve të NATO-s mbi provokimet e ndryshme ruse. Bota perëndimore nuk është duke shkuar nga nxitja e luftërave, por shuarja e tyre dhe gjetja e një paqe stabile e veçanërisht në Ballkan. Andaj, deklaratat e Hashim Thaçit janë të rrezikshme jo nga fakti se ne i kemi përfunduar të gjitha formalitetet e bashkimit dhe tash mund t'ia fillojmë edhe luftës, por këto i shërbejnë Serbisë si pretekst. Kjo tregon mospjekurinë politike të Hashim Thaçit, i cili duke deklaruar ashtu mendon se po fol më kundërshtarët politikë. Duke mos u kënaqur me reagimet që edhe SHBA ia drejtoi deklaratës së Presidentit tonë, ky shkruan kundër Komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn: " …. Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën. Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t'ia dijë fare ". Reagimi i Thaçit në këtë mënyrë nuk përputhet me realitetin, sepse BE-ja ishte aleate kryesore e SHBA-së për t'i bombarduar caqet ushtarake serbe si dhe pas luftës BE-ja ndihmoi Kosovën më miliarda, të cilat një pjesë u përdor për zhvillimin ekonomik e pjesa tjetër u keqpërdor nga vetë ata që e kritikojnë Evropën. Nga kjo nuk duhet të nënkuptohet shqiptarët të jenë servilë, por se pakut mirënjohës, po ashtu nuk duhet të mendoni se nuk jam për bashkimin e trojeve tona, por këtë nuk mund ta bëjë kjo garniturë politike e Kosovës e as e Shqipërisë. Si mendon Hashimi të bëjë bashkimin kombëtar, kur Kosovën e ka ndarë me "Zajednicë" ? Si mendon ta bëjë bashkimin kombëtar kur Mitrovica Veriore de fakto është e ndarë. Ne nuk jemi në gjendje të bashkojmë Mitrovicën, që e kemi në derë shtëpisë, e kërkojmë bashkim kombë- tar?! Kjo garniturë politike me dëshirë ka krijuar "Zajednicën", e tash kërkojnë bashkim?! A mendoni se BE-ja nuk ka njohuri për gjendjen e krijuar nga vetë qeveritarët tanë, se populli nuk ka faj. Duke menduar se po krijohet Shqipëria Etnike, e Jonuz Musliu si kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve po mbetet mbrapa, u solidarizua me Thaçin dhe Edi Ramën. Deklarata e Jonuz Musliut ia forcoi mendjen Serbisë se shqiptarët janë luftënxitësit e Ballkanit. Jonuz Musliu që i ka njëqind probleme të gjendjes së
shqiptarëve të pazgjidhura po do për ta drejtuar botën, se pak po i duken zbatimin e kërkesave të elektoratit të tij.
Hashim Thaçi pa këshilltarë
Kam bindje se Hashim Thaçi nuk këshillohet me këshilltarët e tij, për asgjë, ose me ata këshillohet vetëm sa për t'i pyetur në cilin restorant do të shkojnë, apo me përgatitjen teknike të makinave dhe përcjelljes nga eskorta. Dytre këshilltarë të presidentit i njoh mirë dhe kam respekt të konsiderueshëm për këta se janë të aftë për të menaxhuar dhe për të këshilluar shefin e tyre. Mendoj se po t'i kishte pyetur Hashimi këta dy këshilltarët, nuk do të kishte lëshuar deklarata absurde e nuk do kishte rënë në këtë gjendje që është sot. Mirëpo, presidenti i ynë, e quan nënçmim të veprojë sipas këshillave, ngase, sipas tij, presidenti di më shumë se ata e se krejt intelektualët e Kosovës, përndryshe nuk do ishte president, mendon ai në vete. Mendoj se nga gabimet e deritashme, Hashim Thaçi duhet të ketë mësuar se këshilltarët dhe opinionet e ndryshme edhe më kritike ndaj tij, nuk janë kundër tij, por janë për nderimin e shtetit të Kosovës. Gjatë luftës janë të tjera vendime dhe diskutime, ndërsa në kohën e paqes janë të tjera. Kjo është arsyeja që në SHBA dhe vende të tjera, luftëtarëve, komandantëve dhe gjeneralëve u ndalohet të jenë ministër i Mbrojtjes.


LUFTA PSIKOLOGJIKE E BEOGRADIT DHE SPIUNËT SHQIPTARË


Reshat Sahitaj
RESHAT SAHITAJ botuar ne KOSOVA SOT 3.XII.2007 e henë

Çuditërisht tema e hapjeve të dosjeve herë merrë përmasa të gjëra e herë harrohet. Ne fakt kjo temë aktualizohet sa herë që ndonjë zyrtar i Sherbimit Sekret nga Serbia deklaron rreth kësaj teme. Zyrtaret serbë që janë marrë direkt ose indirekt me Sherbimin Sekret, nuk ngurrojnë të deklarojnë në disfavor të shqiptarëve, e që këto deklarata të tyre nuk janë deklarata private, por thjeshtë deklarata nga kreu i sherbimëve të tyre sekrete.
Lufta psikologjike
Qe nga paslufta e këtej, Serbia është duke e zhvilluar një luftë psikologjike që po ka sukses në destabilizimin e shqiptarëve, sepse AKI-a e shtetit të Kosovës jo vetëm që nuk është efikase, por janë të pa përvojë dhe më shumë shërbehen me informata që marrin nga Beogradi, se sa merrën me ngritjen e një institucioni informativ shtetëror të nivelit të lartë. Detyra e AKI-së është që nëse dikush shkruan në gazeta apo në libër se filani ka qenë spiunë i UDB-së, zyrtarët e tanë automatikisht duhet ta marrin në pyetje atë që ka shkruar në gazetë, apo në libër, dhe pastaj të akuzuarin, që të vertetojnë burimet se nga i ka marrë ato fakte që haptas e akuzon tjetrin. Njëri prej tyre duhet të denohet ose ai që akuzon , ose ai që është i akuzuar. Jo, AKI-ia i lejon që të nëpërkëmbën qytetarët tanë, në vend se të pengojnë këtë fenomen. Këto
vitët e fundit në Kosovë shkruhet për secilin se ishte spiun duke filluar nga Adem Demaçi, Rugova, Qosja e deri në qytetarin i cili punon tokën. Detyra e AKI-së është që t’i marri ne pyetje të gjithë ata që shpifin dhe i njollosin përsonalitetët tona publike dhe jo publike.
Lufta psikologjike e Beogradit koinsiston në përhapjen e dezinformatave, për t’i plasuar si informata valide dhe konkrete, e që fakt ne shqiptarët i gëlltisim ashtu siç na servirohen. Përmes luftës psikologjike të tyre, ata kanë arritur që spiunët e tyre shqiptarë t’i plasojnë në popullin tonë si veprimtarë të denjë të çeshtjës kombëtare, dhe si të tillë këta të kenë poste poltike kyqe në poltikën shqiptare. Të tillët janë futur në partitë poltike me detyra të caktuara, dhe këta bëjnë filtrimin e shqiptarëve të vertetë, duke i penguar që atdhedashamirët të bëjnë karrierë poltike. Spiunët e tillë janë futur në gazeta e televizione shqiptare, që për analiza të ndryshme poltike t’i ftojnë në studio pikërisht ata që nuk kanë lidhje në poltikë, e nuk i ftojnë ata që janë për t’u ftuar dhe kanë çka të thonë. Dihet se mediet janë arma më e fuqishme e çdo qeverie, andaj ato janë të kontrolluara pjesërisht nga qeveria jonë e pjesërisht nga Serbia. Në këtë mënyrë analistët poltikë të medieve, disa me vetëdije e disa pa të, i kontribuojnë dëmtimit të imazhit të Kosovës duke i sherbyer Serbisë.
Këto ditë në shtypin dhe televizionet tona u përfolë deklarata e ish agjentit të Sherbimit Sekret Bozhidar Spasiqit, që nuk është asgjë tjetër veçse një luftë psikologjike, që edhe një herë ta trullosin popullin shqiptar me dezinformata. Bozhdiar Spasiqi deklaroi se Xhavit Haliti, Enver Hadri dhe Xhafer Shatri janë takuar diku në gjysëm të rrugës së Shtutgardit, dhe kanë bërë plane për ta vrarë Millosheviqin. Kjo deklaratë e tij është një gënjeshtër e kulluar, e përgatitur në kuzhinat e Beogradit. Enver Hadri kurrë në jetën e tij nuk është takuar me Xhavit Halitin, e aqë më pak kur aso kohe LPK-ëja Enver Hadrin dhe grupin tonë na kishte në sy të keq. Enver Hadri është takuar me Ibrahim Kelmendin, me Xhafer Shatrin, me Kadri Zekën, por asesi e kurrë me Xhavit Halitin. Bozhidar Spasiqi nuk jepë ditën e takimit e as vitin kur është zhvilluar ky takim. Bozhidar Spasiqi gënjen kur thotë se në varrimin e Enver Hadrit mori pjesë senatori amerikan Bob Dol, gjë që nuk është e vertetë sepse jam njëri prej tre organizatorëve kryesor të varrimit të Enver Hadrit dhe pjesëmarrës i Konferencës për medie me rastin e vrasjës së Enver Hadrit. Deklarata e Bozhidar Spasiqit është thikë me dy teha, por habitëm pse heshtë Xhafer Shatri dhe Xhavit Haliti?! Pse Xhafer Shatri dhe Xhavit Haliti nuk e demantojnë deklaratën e Bozhidar Spasiqit, kur e dinë se nuk është e vertetë?! Xhafer Shatri dhe Xhavit Haliti e dinë se Enver Hadri kurrë nuk ka shkue në takime pa qenë njëri prej këtyre emrave: Reshat Sahitaj, Gani Azemi ose Behare Rexhepi.
Deklarata për propagandën anti shqiptare bëjnë edhe disa ish spiunë të Serbisë, siç është Nafi Çegrani. Nafi Çegrani shkruan se ka punuar për Sherbimin Sekret Jugosllav, dhe tani më shpartallimin e Jugosllavisë ky farë spiuni në emër të “zhgënjimit “ të tij arsyetohet se po i zbardhë disa dosje të shqiptarëve që kanë punuar për Serbinë. Në shkrimet e tij mund t’i gjeni emrat e njohur të letersisë sonë, emra të njohur të poltikës dhe profesorë e gazetarë se si ata paskan punuar për Serbinë. Ndoshta është krejt ashtu siç shkruan Nafi Çegrani, por një gjë dihet se ky individ kurrë nuk do të guxonte të shkruante për bashkëpunëtorët e UDB-së pa lejen e Drejtorit të Sherbimit Sekret në Beograd. Me librin e tij, Nafi Çegrani edhe pse në pension ende është në sherbim të UDB-së dhe mund të “zbardhë” fakte vetëm për ata individë shqiptarë që Beogradi e lejon, në të kundërtën Nafi Çegranin do ta kishte vra Beogradi.
Në anën tjetër lufta psikologjike e Beogradit kundër shqiptarëve vazhdon me botime të ndryshme të librave, ku në ato libra mund të lexojmë për disa shqiptarë të cilët i kanë sherbyer UDB-së por na paraqitën si të rrezikshëm kundër sistemit të Beogradit.
Kreu i UDB-së ish-jugosllave kurrë nuk i permend veprimtarët që vertet kanë punuar për çeshtjen kombëtare. Unë nuk kam njohuri që emri im, emri i Beharës apo i Ganiut të është permendur në gazetat e Beogradit si aktivistë që kemi qenë në Parlamentin Europian, NATO dhe institucione tjera. Si është e mundur që diplomati i njohur Gert Ahrens në librin e tij “Diplomacia mbi tehun e thikës”, shkruan për luftën diplomatike që ka zhvilluar Behare

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Re: Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Perparimi Jeu 23 Juin - 12:59

Rexhepi e kurrë asnjë fjalë në shtypin e Beogradit ? Përgjigjëja është e thjeshtë, se Beogradi me shkrimet dhe deklaratat e tyre se gjoja filani apo fisteku ka vepruar kundër Jugosllavisë, i ngritë ata individë qe ne shqiptarët t’u besojmë se ata ishin veprimtarë të devotshëm. Kur Beogradi me leje speciale të Sherbimit Sekret, shkruan se filan apo fisteku ishin veprimtarët më të rrezikshëm kundër Serbisë, si ka mundësi qe ne shqiptarët t’i kritikojmë këta individë?!
Beogradi gjithnjë i ka fabrikuar patriotët tanë
Beogradi gjithnjë ka arritur që t’i fabrikojë patriotët shqiptarë. Ky fabrikim është bërë me mjete dhe metoda të sofistikuara, në atë mënyrë qe ne deshëm apo nuk deshëm është dashur t’i besojmë patriotëve të fabrikuar.
Ne si popull i pa arsimuar, dhe si shtet i posaformuar, u besojmë gazetave dhe zyrtarëve të Beogradit kur ata shkruajnë apo deklarojnë se filani është njeriu më i rrezikshëm dhe i padëshirueshëm për Serbinë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se të gjithë të burgosurit poltikë nuk ishin të burgosur poltikë. Të gjithë veprimtarët e diasporës nuk ishin veprimtarë të vertetë të çeshtjës kombëtare sikur që të gjithë anëtarët e Shtabit të Qendror të UÇK-së nuk ishin të gjithë anti poltikës së Beogradit. Duhet të jemi të vetëdijshëm se brenda Shtabit të UÇK-së ka pasur ndonjë informator Serbia, por kjo nuk e ka dëmtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe nese pretendojmë të kundërtën nuk jemi normal.
Rehabilitimi i udbashave legalë
Kohëve të fundit është duke u bërë një rehabiltim i zyrtarëve të S.U.P.-it ( shih UDB-së) se gjoja ata kanë qenë shqiptarë që i kanë ndihmuar Kosovës. Kjo është një rrenë! Për të punuar në S.U.P. është dashur të keshë një biografi pro-serbe dhe prova se je kundër idealëve të shqiptarëve. Zyrtarët e S.U.P.-it (UDB-së) janë betuar se do te jenë kundër shqiptarëve përndryshe ai nuk ka pasur as shansin më të vogël të punësohet në organin më të ndieshëm të shtetit. Shikojeni se çfarë anomalie po ndodh sot në Kosovë, ish zyrtarët e S.U.P.-it i akuzojnë ushtarët e UÇK-së?! Ne si primitiv që jemi, u besojmë policëve dhe zyrtarëve të UDB-së se filan ushtari i UÇK-së ka qenë spiun! Spiuni gjoja në emër të ngritjës se vetëdijës se tij kombëtare tani i akuzon ushtarët e UÇK-së dhe veprimtarët e ndryshëm. Ai që një herë ka punuar për Sherbimin Sekret të Serbisë, kurrë nuk ka të drejt të zbulojë veprimtarinë e tij deri ne vdekje. Ata të cilët kanë punuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshëm, shumica e tyre ishin më serb se vetë serbet. Po të kishin qenë serbët aqë naivë sa t’u besonin shqiptarëve ne nuk do kishim qenë të robëruar. Kush i torrturonte të burogsurit poltikë? Policët shqiptarë. Kush e torturoi deri ne vdekje Fazli Greiçevcin? Policet shqiptarë dhe me urdhëra të zyrtarëve të S.U.P.-it. Kush i zbulonte grupet ilegale shqiptare? Hafijet shqiptare te rekrutaur nga zyrtarët shqiptarë që punon në S.U.P. Kush i rrahte deri në alivanosje të burgosurit poltikë? Unë e di që këtë e bënin policet shqiptarë, por më mirë do të ishte që emrat e tyre t’i grumbullonte Shoqata e të Burgosurëve Poltikë. Pse kjo shoqatë nuk e bënë grumbullimin e emrave të policëve shqiptarë që i rrahën gjatë hetimëve? Këtë përgjigje nuk e di.
Hapja e dosjeve kusht nga B.E.
Hapja e dosjeve do të jetë një storje tepër e dhimbshme për shqiptarët, sepse janë dhjetra mijëra shqiptarë të implikuar në Sherbimin Sekret të Serbisë. Imagjinojeni 7500 shkolla në Kosovë e çdo shkollë e ka pasur minimum një spiunë në ndërrimin e paraditës, e një në atë të pasditës. Çdo institucion shtetëror ka pasur me dhjetëra spiunë, çdo ndërmarrje publike dhe çdo kafene e ka pasur nga një e më shumë bashkëpunëtorë të Serbisë.
Hapja e dosjeve është kusht nga B.E. pa të cilën Serbia nuk mundet të jetë anëtare me të gjitha të drejtat. Kushti tjetër është që Serbia është e detyruar të tregojë kush i ka bërë vrasjet aktivistëve shqiptarë dhe kroat në diasporë, dhe ata nëse janë gjallë të dalin para drejtësisë. Sipas ligjeve kroate dhe sllovene , por edhe të Gjermanisë, të gjithë ata që kanë punuar për Sherbimin Sekret, nuk kanë të drejtë të ushtrojnë asnjë post në institucione shtetërore, e për t’u zgjedhur deputetë as që guxojnë të venë emrat e tyre në listën zgjedhore.
Kjo është arsyeja që disa zyrtarë të Beogradit kanë filluar të deklarohen haptas, për spiunet e tyre në Kosovë, për t’i paralajmëruar bashkëpunëtoret e tyre që të përgatitën për mbrotje mediatike. Spiunët shqiptarë, kanë filluar të marrin masa mbrojtësese, duke deklaruar që Serbia mund të falsifikojë dosjet e shqiptarëve e veçmas të atyre që janë në institucione shtetërore. Serbia nuk ka mundësi të bëjë një falsifikim të dosjeve që t’i akuzojë patriotët, sepse secili që i ka shërbyer Serbisë është dashur të nënshkruaj një dokument, është dashur të informojë për shokun e tij apo të grupit të tij, e të gjitha këto janë të nënshkruara dhe me data e orë precize. Nëse ndodh që Serbia të jepë dosje falso, ne kemi të drejt të ankohemi në Gjyqin e Strasburgut dhe për ketë Serbia do të denohet të jepë dëmshpërblimin me miliona euro përsonave që janë dëmtuar. Andaj unë habitëm, pse Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Musa Xhaferi e shumë të tjerë deklarojnë se dosjet e Shkupit janë të rrejshme e nuk kanë guxim të ankohen në Strasburg?! Si Maqedonia poashtu edhe Serbia do t’i hap dosjet patjetër në një të ardhme të shkurtër, e shqiptarët tanë disa në poste kyqe do të mbrohen duke deklaruar se ato janë të rrejshme dhe të falsifikuara, dhe nuk do të guxojnë të ankohen në Strasburg, sepse janë nenshkruesë të marrëveshjeve që kanë bërë me UDB-ën. Atyre që vertetë u falsifikohen dosjet do të ankohen në Gjyqin e Strasburgut dhe do të fitojnë miliona euro që Serbia është e detyrueshme t’ua paguajë. Pra askush të mos ketë frikë nga hapja e dosjeve se ato mund te jenë falso.
PARADOKSI KOSOVAR
ME NJË DEPUTET PULLAZXHI E ME NJË PRESIDNETE POLICE
AMERIKA DHE EUROPA MË ”GËZIM PO NA I HAPIN” DYERTË
Reshat Sahitaj

Nga titulli i këtij shkrimi lexuesit dhe opninioni ynë e nënkupton se diçka nuk është duke shkuar mirë në vendin tonë. Ne fakt, opinioni ynë qe moti e ka kuptuar se gjërat nuk janë duke shkuar në frymën e atyre që luftuan dhe ranë heroikisht në altarin e lirisë.
Zhvlerësimi i vlerave të luftës
Qe në ditët e para të pasluftës, mbizotëroi idea që lufta e luftëtarëve të lirisë të zhvlerësohet dhe ideali i tyre të shuhët. Ato ditë, muaj e vite uniformën e UÇK-së e veshen edhe disa kolaboracionistë duke i lënë nën hije luftëtarët e lirisë, duke i injoruar ushtarët tanë të cilët kishin lënë gjymtyrët e tyre maleve duke luftuar me armikun. Sot e asaj dite u harruan bijtë dhe bijat e dëshmorëve të atdheut, u harruan të zhdukurit, u harruan veprimtarët e çeshtjës kombëtare dhe u kyçën në institucione komunale dhe qendrore një pjesë e madhe e atyre që deri dje e penguan pavarësinë e Kosovës. Nuk ishin të huajt që po i zhvlerësonin luftëtarët, por ne ishim ata që ua shtrinim dorën atyre që deklaronin dhe vepronin kundër interesave tona kombëtare.
Të padëshirueshëm shqiptarët me biografi kombëtare
Botërisht dihet se mbi 60% e popullsisë sonë janë të papunë, që automatikisht shteti ynë radhitët në vendet më të varfëra në Europë. Ekonominë e Kosovës e dirigjojnë një grup i vogël njerëzish të cilët janë të ndihmuar nga Fazlliqi, Mishkoviqi dhe nga djali i Millosheviqit i cili supozohet së është pronar i “Feronikëlit” të Kosovës. Përveç tregëtarëve Kosovën e kontrollon edhe një grup mafioz i OJQ-vë, të cilat marrin para të majme për të implementuar projekte të tyre të bashkëjetësës si të artistëve, gazetarisë, shkrimtarëve, filozofëve...
Ata që vepruan, luftuan,sakrifikuan jetën, dashurinë, familjën, u injoruan dhe ende skajshmërisht e paturpësisht po injorohen.
Qe në muajt e parë të çlirimit Kosovën e vërshoi një frymë e re e cila propagandonte të harroheshin masakrat që forcat sebe kishin kryer mbi shqiptarët e pafajshëm. Kjo frymë e re, kërkonte nga shqiptarët t’ia shtrinin dorën e pajtimit kriminelëve dhe çdo gjë ta shlyenim nga memorja jonë sikur çdo gjë po fillonte me ta dhe prej tyre. Derdheshin para të shumta në
shoqata reale dhe fantome (ende vazhdojnë të derdhen), që sa më parë t’i shlyenim nga kujtesa tragjeditë që me shekuj kishte përjetuar Kosova.
U hapën vende të reja të punës në UNMIK; EULEX, Zyre të ambasadave të huaja në Prishtinë, në qevrinë qendrore e lokale, në banka... Të papunët aplikonin për t’u punësuar dhe me krenari në biografinë e tyre shenonin se kishin kontribuar në çlrimin e vendit. Rregullë e përgjithshme ishte që përparësi të kishin vetëm ata që nënën apo babain e kishin serb. Pioriteti i dytë ishte që njëri nga prindërit të kishte karakteristika të mira nga Beogradi. Prioriteti i tretë ishte që të mos jesh shqiptar. Kështu në Kosovë u punësuan bijtë e të priviliegjuarve të dikurshëm e shtresa tjetër që ende qëndronte krenar për veprat e tyre kombëtare mbetën dhe do të mbesin të papunë edhe për shumë dekada.
Fryma e re në disa parti poltike
Partitë politike të cilat shquheshin dhe trajtoheshin si të dala nga lufta, shiheshin me sy të keq nga disa ndërkombëtar tinëzisht të paguar nga Serbia. Njëri prej këtyre ndërkombëtarëve që ishte edhe shef në Kosovë, i këshillonte personalitetët tona poltike të përpilonin ligje e projekte që nuk shkonin në favor të Kosovë, por shumë shpejt, në një Hotel në Strasburg, u zbulua me dashnorën e tij serbe. Pas tij u emërua shefi tjetër i cili e zbuloi dashnorën e tij shqiptare që punonte për interesa serbe.
Përsonalitetët poltike tona u besonin dhe u besojnë të gjithë atyre të huajve që lidhej për interesa përsonale dypalëshe dhe filluan të bëhëshin tolerantë dhe për internaciolizëm ia kaluan edhe Presidentit të dikurshëm të Shqipërisë Enver Hoxhës.
Secila parti poltike atëherë edhe sot, filluan të merrnin masa ndërpartiake që t’i pastronin partitë nga elementi turbullues kombëtar siç thonë në heshtje. Sa më pak aktivistë të çeshtjës kombëtare që kishte partia aq më shumë vlerësohej dhe vlerësohet në sytë disa ndërkombëtarëve.
Të gjithë shqiptarët e kanë të freskët njërin prej shumë rastëve sesi dikush ishte leçitur nga vendi që u kishte ndihmuar forcave serbe të masakronin sa më shumë shqiptarë, e ai sot lirshëm shetitë e djali i tij deputet i Kuvendit të Kosovës. Djali i tij i pafajshëm do të thonë lexuesit në heshtje, por ku janë djemtë e luftëtarëve të lirisë?! Ku janë vajzat dhe bijtë e atyre luftuan për Kosovën?! Ku janë luftëatër?! Mos vallë këta janë të fajshëm që luftaun kundër forcave serbe?!
As ndër varre nuk janë të qetë
Demarkacioni dhe kritikat e liderëve opozitarë
KOSOVA SOT 16/08/2015
Shkruan: Reshat Sahitaj
Kufiri i Kosovës ruhet dhe mbrohet nga NATO-ja
Shteti duhet t‘i ketë kufijtë e vet që të njihet ndërkombëtarisht
Çështja e demarkacionit të kufirit më Malin Zi nuk ka filluar këto ditë, por ka nisur shumë vjet më parë, e madje edhe në kohën kur kryetar i Pejës ishte Ali Berisha, nga AAK-ja, dhe kurrë nuk u bë zhurmë as nga Ramushi, as nga Ali Lajçi, e as nga të tjerët
Çuditërisht tema e demarkacionit të kufijve të shtetit të Kosovës gjithnjë po zgjon debate të ashpra në mes të liderëve opozitarë, e madje disa përfunduan me protesta (siç ishte rasti i demarkacionit me Maqedoninë), por pa ndryshuar asgjë në favor të Kosovës.
Zhurma më e madhe mediatike u zhvillua rreth demarkacionit të kufirit Kosovës-Maqedoni, me ç’rast Parlamenti i Kosovës aprovoi një rezolutë kundër faktit se 2500 hektarë tokë po mbesin nën Maqedoni që më vonë i njëjti Parlament u pajtua që Kosovës t’i rrudhën edhe 2500 hektarë tokë shqiptare.

Shumë zhurmë për asgjë
Nëntitull i huazuar dhe i gabuar, por objektiv. Personalitet politike në opozitë e kanë krijuar një shprehi shumë të keqe - të kundërshtojnë vendimet e pozitës vend e pa vend. Kritikat konstruktive nga kushdo që vinë janë të dobishme për shoqërinë, por kur ato kanë një prapavijë tjetër janë të dëmshme. Fatkeqësisht, personalitetet tona politike vetë vendosin dhe vetë vulosin, sepse ata nuk kanë këshilltarë ekspertë për fusha të ndryshme. Në fakt, shefat e partive politike pozitë/ opozitë, si dhe ministrat tanë këshilltarët i mbajnë sa për sy e faqe dhe për shkak se para opinionit duhet të kenë këshilltarë. Asnjëri prej tyre nuk konsultohet me këshilltarët tij, sepse për këshilltarë i kanë punësuar militantët e partisë që nuk dinë asgjë, dashnoret e tyre që nuk dinë hiç e më hiç, disa ish-spiunë të UDB-së, që ua kanë imponuar dikush nga errësira... Andaj, më kë të konsultohen shefat e politikës sonë?!
Duke u nisur nga fakti se shefi nuk ka nga kush të këshillohet, automatikisht ai e mbivlerëson vetveten dhe vendimet i merr sipas tekeve dhe politikës ditore, duke shpresuar se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është temë aktuale, e që në asnjë mënyrë nuk është dashur të jetë aktualitet që trondit opinionin tonë me tituj pompozë, si: Ramushi kërcënon Isa Mustafën e Hashim Thaçin etj, etj. Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin Zi nuk ka filluar këto ditë, por është nisur shumë vite më parë, e madje edhe në kohën kur kryetar i Pejës ishte Ali Berisha, nga AAK-ja, dhe kurrë nuk u bë zhurmë as nga Ramushi, as nga Ali Lajçi, e as nga të tjerët.

Demarkacioni, obligim për njohje ndërkombëtare të Republikës Kosovës
Pas çlirimit, në Kosovë funksiononte çdo gjë dhe asgjë. Jeta e qytetarëve tanë zhvillohej krejt normale, sikur të ishte shtet me qindra vite. Nuk kishte probleme në komunikacion, nuk kishte probleme gjyqësore, nuk kishte probleme madje as ekonomike që njerëzit të vdisnin nga varfëria. Më kalimin e kohës shtrohej domosdoshmëria e formimit të Policisë së Kosovës, organeve të drejtësisë, formimin e qeverisë (KPA), dhe ngadalë Kosova po shkonte drejt krijimit të shtetësisë.
Në ato kohë të vështira, në 2001, Maqedonia bëri një marrëveshje më Serbinë që t’i njihej një pjesë e territorit të Kosovës që Serbia u pajtua pa hezitim, mirëpo liderët tanë e kundërshtuan këtë marrëveshje. Më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Maqedonia e vuri si kusht që Kosova të pajtohej me aneksimin e 2500 hektarëve tokë.
Shpallja e pavarësisë vuri në lëvizje demarkacionin e kufijve tanë. Si mund të njihej një shtet ndërkombëtarisht pa i pasur kufijtë e saj?! Kufizimi i territorit të Kosovës ishte prioritet i institucioneve tona që duhej filluar dhe përfunduar domosdoshmërisht.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Re: Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Perparimi Jeu 23 Juin - 13:05

Cilat ishin kufizimet e territorit tonë që duhej të ngulnim pikën tonë?! Cili vit duhej që Kosova të kërkonte si pikënisje dhe bazë për kufizimin e territorit tonë? Duhej të fillonim nga 1878, nga 1912, 1932, 1945, 1974 apo 1999?

Sikur Kosova të ishte çliruar pa ndihmën e NATO-s, kufijtë ndoshta mund të ndryshonin
Formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte faktori kryesor që ndikoi dukshëm në çlirimin e Kosovës. Intervenimi i forcave të NATO-s ishte gjeneratori kryesor që i shporri forcat serbe nga Kosova. Në mediet tona është krijuar një konfuzion, ku disa analistë shkruajnë se pa NATO-n Kosova kurrë nuk do të ishte çliruar, duke e minimizuar skajshmërisht luftën e luftëtarëve të lirisë dhe gjakun e tyre të derdhur për Kosovë. Është më se e sigurt se pa intervenimin e NATO-s Kosova nuk do ishte çliruar, por edhe pa luftën e UÇK-së NATO-ja nuk do të kishte intervenuar, sepse aty ku nuk derdhet gjaku askush nuk intervenon. Pra, ndihma e forcave të NATO-s dhe lufta e UÇK-së janë të lidhura ngushtë dhe çdonjëri që pretendon të anashkalon njërën apo tjetrën gabon.
Po sikur UÇK-ja të kishte arritur ta çlironte Kosovën pa ndihmën e NATO-s ndoshta do ekzistonte mundësia për një ndryshim shumë të vogël të vijës kufitare. Në kushte të tilla me siguri që Maqedonia nuk do t’i kishte aneksuar 2500 hektarë tokë e as Mali i Zi nuk do kishte kërkesa të zbresë gati deri në Pejë. Në kushte të tilla do të kishte ekzistuar mundësia që të kërkonim edhe territorin e Luginës së Preshevës.


Vendimet e Fuqive Perëndimore para se të fillonte lufta në Kosovë
Ka shumë gjëra që janë të njohura për opinion publik e ka shumë të tjera që ruhen ende sekrete. Duke u bazuar në atë se personalisht kam qenë pjesëtar i shumë takimeve zyrtare, gjysmëzyrtare dhe sekrete me personalitete politike vendimmarrëse evropiane, mundem të shpalos disa vendime nga ato takime lidhur me kufijtë e Kosovës dhe të organizimit të sistemit politik në një Kosovë të pavarur.
Në të gjitha takimet me personalitete evropiane që kemi zhvilluar na është thënë qartë se Kosova duhet të ketë një sistem demokratik multiplurialist, ku duhet të respektohen shprehja e lirë dhe lëvizja e qytetarëve.
Kushtet kryesore për një intervenim ishin: 1. Kosova duhet t’i respektojë të drejtat e minoriteteve; 2. Kosova nuk duhet të lejojë krijimin e një shteti islamist dhe grupe islamiste radikale siç ishin aso kohe në Algjeri FIS (ISIS nuk ekzistonte ). 3. Kosova, respektivisht UÇK-ja, nuk do të guxonte të zgjeronte luftën në territorin e Maqedonisë e as me Malin e Zi, si dhe nuk duhej të kishte pretendime territoriale ndaj Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, por të respektoheshin kufijtë e vitit 1974.
Shumë më herët se Marrëveshja në Rambujes në Paris, Maqedonia kishte nënshkruar marrëveshje më Perëndimin që t’i lejohej hapësira ajrore aeroplanëve të NATO-s dhe të hapej një korridor për të shpërngulurit shqiptarë me rastin e keqësimit të situatës në Kosovë. Një gjë të tillë e kishin nënshkruar edhe Mali i Zi dhe Bullgaria, të cilat si kusht kërkuan mbrojtjen e kufijve të tyre nga ndonjë zgjerim eventual i luftës.

Pse Ramushi kërkon atë që nuk ka forcë ta përvetësojë?!
Fatkeqësi që Ramushi dhe liderët e tjerë nuk kanë këshilltarë, por kanë vetëm servilë. A mendon Ramushi se këshilltarët e Isa Mustafës, Atifete Jahjagës, apo të Hashim Thaçit dinë diçka?! Nesër me ra Hashimi në Tribunalin Special këshilltarët e tij shkojnë të Ramushi dhe e kundërta. Më këtë që shkruaj nuk jam në përkrahje të qeverisë e as të opozitës, por të një realiteti të pakontestueshëm.
Lehtë është ta nxisim popullatën e pafajshme rugovase në revoltë masive, e madje të nxiten vëllavrasje, por vështirë të qetësohen pastaj. Nëse pronat e rugovasëve ishin pronë e tyre dhe posedojnë listën poseduese, kufiri nuk guxon të ndryshohet, mirëpo nëse rugovasit i kanë paguar taksa Malit të Zi për shfrytëzimin e atyre pronave, ato nuk mund të shndërrohen në pronë të tyre.
Nëse mendon opozita që të organizojë protesta në Pejë dhe rreth kufirit më Malin e Zi, nuk do ketë asnjë rezultat përveçse ndërkombëtarët do t’i bëjë kundërshtarë edhe më shumë. Nëse opozita mendon të bllokojë rrugët për Mal të Zi, përsëri asgjë nuk do të fitohet, përveçse do të lodhen militantët duke dalë në protesta. Vetë e keni nënshkruar pakon e Ahtisarit dhe e bajshi me shnet, siç thotë populli.

Opsioni i vetëm, nxitja e rugovasve të protestojnë
Të derdhet gjak në kufi me Malin e Zi nuk kemi nevojë, sepse e kemi Mitrovicën që është në pozitë më të palakmueshme se bjeshkët e kufirit me Malin e Zi. Të kërcënohen shqiptarët nuk ka nevojë, se i kemi ende serbët mespërmes Kosovës e askush nuk bën zë.
Kufiri i Kosovës nuk mund të ndryshohet me forcë, siç paralajmëron Ramushi, sepse në bazë të Marrëveshjes së Rambujes, ku në pikën 7 thuhet: “Në rast të çdo ankese nga të dyja palët, shqiptarët e serbët, duhet të kërkojnë ndihmë nga NATO-ja dhe vetëm nga NATO-ja e nga askush tjetër”. Dhe, me Marrëveshjen Tekniko-ushtarako në Kumanovë kufiri i Kosovës ruhet dhe mbrohet nga NATO-ja.
Ramushit i mbetet opsioni i vetëm që t’i nxitë qytetarët rugovasë të protestojnë ditë e natë dhe të krijojnë barrikada, duke i mbrojtur me roje të maleve, siç bëri Serbia në Mitrovicë me roje të urës. Kjo mënyrë do të krijonte një gjendje jostabile në atë regjion dhe duke u bazuar së demarkacioni duhet t’i respektojë kufijtë e vitit 1974, përfaqësuesit e KFOR-it do të shpeshtojnë takimet me Ramushin për të gjetur një rrugë paqësore. Formimi i barrikadave në rrugën që shpie në Mal të Zi do ta pengojë qarkullimin e mallrave me këtë shtet, me ç’rast do të dëmtojë ekonominë kosovare dhe xhepin e qytetarëve tanë. Një thënie franceze thotë: “Para kohe nuk është koha dhe pas kohe kalon koha”.
Shumë vonë ju ka rënë ndërmend të kujdeseni për qytetarët rugovasë, sepse keni humbur kohë duke u kujdesur për pasuri personale.



(Kosova Sot)
Thaçi, Ramushi dhe Albini shikuar nga ndërkombëtarët 6 nentor 2017 K SOT
SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
Imazhi i Kosovës, në fund të pusit
Që nga pas lufta e gjer më sot, asnjë personalitet yni nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv që t'i joshim ndërkombëtarët, të cilët na ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përkundrazi çdo gjë kanë bërë për shkatërrimin e imazhit dhe stabilitetit që më shumë i kemi dhënë fakte Serbisë që ata t'i kritikojnë miqtë tanë se shqiptarët nuk e meritojnë të jetojnë të lirë e të pavarur
Aktualisht imazhi i Kosovës në botë është jo i këndshëm, pavarësisht që në mesin e personaliteteve politike ndërkombëtare ende kemi miq të cilët përpiqen në ruajtjen e imazhit tonë, për të justifikuar ndërhyrjen sulmeve kundër caqeve policore-ushtarake serbe gjatë vitit 1999, e që rezultoi më pavarësinë e Kosovës më 2008.
Asnjë hap pozitiv nga udhëheqësit tanë
Politika e Perëndimit ka qasje pozitive dhe shumë serioze për stabilizimin e Kosovës si shtet të sigurt dhe drejt zhvillimit ekonomik, ndërsa si kompensim për këtë qeveritë tona e kanë për detyrë që si kompensim të tregojnë gatishmëri për ndalimin e korrupsionit, ndalimin e krimit të organizuar politik dhe ekonomik dhe një sërë ligje dhe rregullore që do ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së popullit tonë e që automatikisht do të merrej si vullnet përmirësimin e imazhit të Kosovës. Shumica e liderëve tanë, për të mos thënë të gjithë, mendojnë se aleatët
tanë që na çliruan e kanë për detyrë edhe të na mbrojnë kundër çdo rreziku që i kanoset shtetit tonë, duke mos bërë asnjë përpjekje serioze vetjake, por duke pritur që të tjerët t'i rregullojnë punët tona, siç e mashtronim popullin tonë dikur se liria vjen nga qielli e jo më luftë. Që nga pas lufta e gjer më sot, asnjë personalitet yni nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv që t'i joshim ndërkombë- tarët, të cilët na ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përkundrazi çdo gjë kanë bërë për shkatërrimin e imazhit dhe stabilitetit që më shumë i kemi dhënë fakte Serbisë që ata t'i kritikojnë miqtë tanë se shqiptarët nuk e meritojnë të jetojnë të lirë e të pavarur. Në këtë drejtim propaganda politike serbe është shumë efikase që nga marsi i vitit 2004 dhe vazhdon të ushqehet me faktet që ne ua dhurojmë që ata t'i përdorin kundër Kosovës. Faktet që përdoren nga Serbia e që ne ua dhurojmë janë të shumta, por më kryesorët janë : a) vrasjet për bindje politike që filluan nga pas lufta e deri sot,b) mafiozët në krye të pushtetit, c) mosguximi për t'i dënuar të inkriminuarit për vrasje të civilëve dhe këputjen e zinxhirit të korrupsionit me dënime të rënda dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, d) personalitete qeveritare të nxjerra nga rruga pa kurrfarë përgatitjeje politike dhe intelektuale, g) sjelljet agresive në Kuvend, h) kontrolli mbi medie dhe ndalimi i shprehjes së lirë …. Të gjitha këto dhe të tjera të pacituara kanë ndikuar në prishjen e imazhit tonë e që i përshtaten shumë mirë politikës së Beogradit për të forcuar propagandën e tyre se ne kolektivisht nuk dimë, nuk duam dhe nuk kemi vetëdije shtetformuese. Qasja ndaj Hashim Thaçit Fillimisht, Hashim Thaçi është konsideruar si një i ri me perspektivë euro-amerikane, i cili ka vullnet për çuarjen e proceseve demokratike përpara dhe stabilizimin e gjendjes së faktorit shqiptar në rajon. Brenda pak viteve, Hashim Thaçi, i dehur nga euforia e lirisë dhe i veshur nga këshilltarët e tij besnikë, por debilë në imagjinatën e tij, e krijoi bindjen se është më lider se Klintoni dhe se politika botërore sillet rreth tij. Hashim Thaçi i harroi miqtë e Kosovës në Bruksel, Uashington, Londër, Paris e Berlin për ta përqafuar politikën ekspansioniste religjioze të Erdoganit dhe sheikëve arabë të Katarit dhe vendeve të tjera arabe. Me kalimin e kohës dhe me shtimin e pasurisë private të tij dhe sejmenëve përreth në saje të investimeve të shteteve islamike, Hashim Thaçi nuk do të ngurronte ta quante vëlla Erdoganin dhe t'i lejonte hapësirë të themelimit të çerdheve radikale terroriste islamike. Forcimi ekonomik i familjes së Hashim Thaçit dhe rrethit të tij, do të luajë rol të rëndësishëm në sjelljet dhe deklaratat e tij anti-evropiane. Hashim Thaçi përmes deklaratave të tij mendon të imitojë Erdoganin, mirëpo i fundit e ka një popullsi shumëmilionëshe dhe një ushtri që njihet si ndër forcat më të spikatura
në botë, plus duke ia shtuar edhe pozitën gjeostrategjike. Presidenti ynë nuk i ka këto premisa që euroamerikanët t'i kushtëzojë se nëse nuk na ndihmoni ju ne i kthehemi Rusisë. Kosova nuk e ka asnjë shans që të presim ndonjë të mirë nga Rusia, sepse lidhjet e gjakut të Serbisë dhe Rusisë janë lidhje shpirtërore, e në saje të këtyre lidhjeve është krijuar shteti serb, duke u zgjeruar në territoret tona. Andaj, deklaratat e Hashimit në anti-evropiane janë në disfavor të Kosovës duke ia shtuar këtë edhe nominimin e ambasadorëve tanë pa kurrfarë kriteri si dhe të ministrave më të rinj e më të papërgjegjshëm në botë.
Qasja ndaj Ramush Haradinajt
Në sy të ndërkombëtarëve Ramush Haradinaj deri para pak kohësh është konsideruar si njeri i rrezikshëm dhe kriminel që i ka shpëtuar Tribunalit të Hagës pa dënim të ashpër në mungesë të dëshmitarëve. Konsiderohet si personalitet proamerikan dhe anti-islamistëve radikalë që po e helmojnë stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën. Ramushi, sa ka veti pozitive ka edhe negative, ngase me fushëveprimet e tij në Dukagjin dhe në pjesë të tjera të Kosovës, që njerëzit e tij me dije apo të i mbledhin haraç popullsisë së pafajshme dhe biznesmenëve të ndryshëm, ia kanë dëmtuar imazhin Kosovës dhe veç- mas AAK-së. Nëse biznesmenët frikë- sohen të dëshmojnë pagesat për haraç, para shërbimeve të shumta ndërkombëtare ata dëshmojnë fshehtas me kërkesën që mos t'u përmenden emrat e tyre për çështje sigurie personale, mirëpo shënimet që merren janë të pashlyeshme. Haraç merret edhe nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli e grupi i tyre, por këta e bëjnë në mënyrë më diskrete, e të gjithë bashkë bëjnë që Kosova të mos jetë shtet ku biznesi mbrohet dhe i largon investitorët e huaj. Largimi i investitorëve të huaj e shndërron Kosovën në një anarki totale, ku nuk është i sigurt as biznesi e as jeta e biznesmenit. Që nga ardhja në postin e kryeministrit, Ramushi përmes punës dhe vendimeve, po përpiqet të ndërrojë imazhin e tij dhe të konsiderohet si personalitet i fortë, por folklorik. Ramushi premton se Kosova gjatë katër vjetëve të sundimit të tij do të jetë stabile në aspektin e revoltës masive nga nxitjet e ndonjë partie ekstremiste, e sidomos të VV-së, e cila me çdo kusht do të tentojë rrëzimin e Qeverisë. Ramush Haradinaj premton, mirëpo stafi i tij nuk gëzon kredibilitet ndërkombëtar dhe aftësi negociuese diplomatike. Refuzimi i Ramushit të takohej më personalitetet e paktit Veri-atlantik, e ka depozicionuar Ramushin nga kryeministri në njeri të thjeshtë folklorik, mirëpo ky gjest ia ka
shtuar pozicionin te pjesa naive e popullit. Refuzimi i Ramushit në këtë takim të rëndësishëm ishte vetëm një lojë në disfavorin tonë, sepse në takime diplomatike nuk është me rendësi si quhesh, por çka bisedohet; nuk është me rendësi forma, por esenca e bisedimeve. Ramushi i nxitur nga shpallja e pavarësisë së Katalonjës ka menduar se Evropa së shpejti do të shpërbëhet dhe Spanja nuk do të ketë rol të rëndësishëm në botë. Kjo është një ide infantile, sepse Kosova i ka hallet e veta e posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës duhet të punojmë edhe dyfish më tepër për ruajtjen e pavarësisë sonë. Katalonja u ka dhënë argumente Serbisë se Kosova padrejtësisht është shpallur e pavarur dhe ata janë duke bërë çmos, duke punuar kundër shtetit tonë. Kosova nuk e ka konforin e një shteti që të marrim kahe për njërin apo tjetrin shtet, për ne është me rendësi të mbajmë qëndrime neutrale dhe të vëzhgojmë në heshtje zhvillimet që ndodhin në Spanjë e në vende të tjera. Pavarësisht kanë të drejtë apo nuk kanë të drejtë katalonasit, pavarësia e tyre do të ketë pasoja të rënda në mbarë botën, ngase do të shkëputen nga Polonia miliona gjermanë, nga Franca, nga Anglia, Belgjika e me radhë do të preken të gjitha shtetet e botës, gjë që Fuqitë e Mëdha nuk do të lejojnë një shpartallim të tillë në dëm të tyre. Ramush Haradinaj do të ishte mirë ta pasurojë kabinetin e tij më këshilltarë inteligjentë, të arsyeshëm, me përvojë në fushën diplomatike, e para së gjithash të vetëdijëshëm për hapat e ardhshëm në diplomaci ndërkombëtare, në të kundërtën do të mbetet një kryeministër folklorik.
Qasja ndaj Albin Kurtit
Albin Kurti është personaliteti më i dëmshëm në sy të të gjithë ndërkombëtarëve perëndimorë. Pavarësisht që Albin Kurti dhe stafi i VV-së konsiderohen si më të rrezikshmit për destabilizimin e Kosovës dhe largimin tonë nga politika e Perëndimit dhe afrimin tonë nga Rusia, diplomacia ndërkombëtare nuk i ndërpret vizitat me Albin Kurtin dhe stafin e tij. Ndërprerjet e takimeve me këtë parti do të konsiderohet akt jo demokratik, gjë që asnjë shtet i botës nuk e praktikon këtë. Mirëpo, këto takime, Albin Kurti do t'i shfrytëzojë për konsumim të brendshëm, që opinionit tonë t'i thotë se VV-ja ka simpati te ndërkombëtarët. Në fakt, VV-ja është partia që urrehet nga politika ndërkombëtare, sepse kjo parti ka për qëllim instalimin e dhunës dhe sistemit policor në Kosovë, duke u përkrahur financiarisht nga shtetet arabe dhe ndoshta edhe nga Rusia e Serbia. Me aktet e dhunshme, si hedhja e gazit lotsjellës në Parlament, ka ndikuar që Albin të konsiderohet
personaliteti më i rrezikshëm, i cili nuk mendon për shtetin e tij , por për pozitën e tij. Hedhja e gazit lotsjellës e ka ndaluar votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, e që në fakt e ka penguar NATO-n të shtrihet në territorin malazez përderisa ky shtet u detyrua të votojë në Parlamentin e tyre që t'i lejohet NATOs shtrirjen e tyre në shtetin e vet, në mënyrë që të pengohet Rusia. Nga momenti kur rezoluta e parlamentit malazez u aprovua, ndikimi i Rusisë në këtë zonë është zvogëluar dhe është duke u zhdukur për t'u zëvendësuar me ndikimin perëndimor në të njëjtën mënyrë siç është zvogëluar edhe në shtetin e Maqedonisë. Hedhja e predhave dhe djegia e Parlamentit të Kosovës nga ana e Albin Kurtit, konsiderohet si akti më barbar dhe më anti-shqiptar në historinë tonë moderne. Nuk është me rëndësi ka apo nuk ka dëshmitarë, me rëndësi është që të gjithë shqiptarët e dimë se gjuajtja me predhë mbi ndërtesën e Parlamentit u bë nga aktivistët e VV-së dhe pikërisht si mirënjohje për këtë militantët e tillë VV i quan patriotë dhe i ka në listën e deputetëve. Si mund të quhet patriot një individ që gjuan dhe e djegin Parlamentin ? Si mund të jetë deputet njeriu, i cili fizikisht mendon se do të zgjidhen problemet e shtetit ?! Të tillët janë kriminelë dhe konsiderohen të rrezikshëm për stabilitetin e shtetit. Aty ku fjala nuk ka vend, të përdoret dhunë fizike dhe psikike është deviza e Albin Kurtit. Me këtë logjikë antishqiptare, Albin Kurti dhe VV-ja bënë përpjekje që edhe ambasadoren amerikane ta gjunjëzonin duke ia ndalur hyrjen në Kuvendin e Kosovës. Po e di Albin Kurti dhe militantët e manipuluar se Amerika dhe Evropa nuk gjunjëzohen para fuqive e superfuqive e po gjunjëzohen nga një lagje e Munihut, sa është krejt Kosova?! Në anën tjetër, të akuzosh eurodeputeten Doris Pack, me të cilën Albin Kurti ka biseduar mbi dy orë në kohën kur ishte ende student është akti më i poshtër, akti më anti -shqiptar që nuk i ndihmon aspak Kosovës, por përkundrazi e dëmton shtetin tonë. Albin Kurti konsiderohet si një personalitet i ngritur dhe i përkrahur materialisht nga një fuqi e huaj antishqiptare, që Kosovën e largon nga influenca e Perëndimit dhe e afron nga Rusia.
(Kosova Sot)

ANALIZA E JAVËS
HASHIM THACI NË DEPRESION POLITIK
Shkruan: Reshat Sahitaj
Ditët e ftohëta të marsit i bëri të nxehta Hashim Thaçi, duke i premtuar popullit tonë se Kosova do ta krijonte ushtrinë, që sipas tij nuk ka asnjë forcë që t'ia ndërpriste këtë iniciativë patriotike e më shumë historike dhe vitale për vendin tonë. Në këtë proces, Hashim Thaçi

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Re: Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Perparimi Jeu 23 Juin - 13:14

ishte i bindur se askush nga opozita e madje as vetë Albin Kurti nuk do të kishte guxim ta kundërshtonte krijimin e ushtrisë, sepse kushdo që do ta kundërshtonte do të etiketohej spiun i Rusisë (siç është bërë aktuale ky etiketim kohëve të fundit), ose tradhëtar i kombit dhe interesave të popullit.
I sigurt në iniciativën e tij që kundërshtarët poltikë i kishte vë në mat pozicion, Hashim Thaçi u ekzaltua dhe jepte deklarata pompoze: Ushtrinë time do ta bëjë, madje në këtë lojë qesharake e kishte futur edhe Suzana Tahirin, të dashurën e djalit te tij, të shkruante në statusin e saj në FB: «Ushtrin do ta bëj me Hashim Thaçin dhe pik», e gjora ende nuk ka mësuar të shkruaj shqip pa gabime.
Entuziazmit për themelimit e ushtrisë sonë, iu bashkangjitën militantët partiak dhe disa liderë servilë, pa logjikuar si bëhët dhe çka duhët bërë që kjo iniciativë të jetëzohej. Liderët servilë, si çdo herë edhe kësaj here, ishin të zëshëm dhe i dhanë përkrahje lidershipit te tyre që të vazhdonte në rrugën e tij, të bindur apo ndoshta të trullosur, menduan se ia kishin hedhur Isa Mustafës, Ramushit e Albinit, nga se historia do i hapte dyertë vetëm për këta, e do i lente pasdere të gjithë të tjerët.
Nuk shkojmë në NATO me shoqata gjuetarësh
Më 17 mars 2017, Hashim Thaçi tanimë i bindur se pas tij kishte servilët partiakë që ia rrihnin shpatullat, të cilët i konsideronte si ushtarë, por te veshur me kostume e kravatë e të gatshëm për të zhvatur buxhetin e varfër të Kosovës, e fitoi vetëbesimin se çdo gjë po i shkonte sipas dëshirës dhe pa pengesa, andaj ngriti zërin duke thënë: «Nuk shkojmë në NATO me shoqatën e gjuetarëve apo peshkatarëve, por me ushtri». Kjo ishte një deklaratë shumë qëlluar, që në fakt NATO nuk i grumbullon shoqatatë e peshkatarëve por ushtri të rregullta të shteteve. Më këtë potez Hashimi ua bëri me dije kundërshtarëve poltikë se ju mund te krijoni shoqata te peshkatarëve e gjuetarësh për të cilët po kerkoni subvencione nga qeveria , e unë po e krijoj ushtrinë time si dukur UCK-në pa e pyetur askë.
Kundërshtarët e Hashimit mbetën të mahnitur se si kryetari ynë i Kosovës po përdor fakte të pakontestueshme që askush nuk po guxonte t'ia kundërshtonte, sepse nuk mbetej hapësirë për t'iu kundërvë me argumente që deklarata e tij të hudhej. Jo. Fakt, në NATO nuk anëtarësohesheim më shoqata te peshkatarëve, andaj duhej patjetër të përkrahej kjo iniciativë kombëtare, pavarësisht se dikur tjetërkush ishte iniciator. Inate kishte sa duash, por kundërshtarët vendosën të heshtin para se t'u vehej etiketa spiun i Rusisë.
Në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, në lidhje me procesin e formimit të ushtrisë së Kosovës, presidenti Thaçi shtoi: “Unë si president e kam për detyrë që të sigurohem që Kosova të thellojë bashkëpunimin me NATO-n sepse anëtarësimi në këtë organizatë ushtarake është qëllimi thelbësor i yni, për më tepër e kam për detyrë që të thellojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara sepse vet ekzistenca dhe funksionimi i shtetit tonë është rezultat i përpjekjeve tona të përbashkët».
Cdo ditë që po kalonte, Hashim Thaçi po e forconte idenë e themelimit të ushtrisë sonë, dhe nga deklaratatë e tij lënte të nënkuptohej se ai ishte konsultue më SH.B.A. dhe puna ishte e përfunduar. Nëse Hashim Thaçi qenka konsultuar më partëneret tanë si SH.B.A. dhe B.E. ministrave e deputetëve tanë nuk u mbetej gjë tjetër veç se të nënshkruanin se pajtoheshin. Cili lider ka guxim ta kundërshtonte SH.B.A.?! Asnjëri preveç Albin Kurtit, i cili kur ka interes poltik dhe personal e gjuan ambasadorin e amerikës më vezë siç e bënte dikur, e kur përseri ia don interesi Albini e Visari thonë: «Qe edhe amerika është kundër Thaçit».
Pas «fitorës» së brendshme , Hashimi Thaçi për të qenë edhe më i bindur në opinionin tonë , permes televizionit «Alsat» filloi të ta kundërshtonte Vuqiqin dhe tha: «Vuçiq mund të bëjë
fushatë në Serbi edhe t’i fitoj zgjedhjet, por ushtria e Kosovës do të themelohet”. Madje i trimëruar nga heshtja e kundërshtarëve shkoi në Graçanicë dhe u tha gazetarëve të atjeshëm për vendosmërinë e tij mbi krijimin e ushtirsë.
Darkat dhe hareja në «Gizi» nuk kishin të sosur nga sejmenët dhe Presidenti, ku i komentonin thashethemet me të qeshurura të harlisura, derisa zëri i Stoltenbergut nga receptori i telefonit i tha: «Nuk ka ushtri pa ndryshimin e kushtetutës» , i cili zë ngriu të qeshurat e të pranishmëve në «Gizi» dhe kudoqë u ndodhën militantët, servilët dhe të padëgjueshmit e ligjeve kosovare.
Depresioni i Hashim Thaçit
Pas kundërshtimit të Stoltenbergut, dhe pas deklaratës publike të Ambasadës së SH.B.A. në Prishtinë, ëndrra për krijimin e ushtrisë u zbehë. Këto dy deklarata dhe dy kundërshtime se nuk mund të krijonim ushtri pa ndryshime të kushtetutës, e demoralizuan presidentin tonë, i cili kishte menduar dhe verpruar sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, ta krijonte ushtrinë dhe komunitetin ndërkombëtar ta vënte para aktit të kryer. Hashim Thaçi ka harruar se ka përfunduar koha e Kanunit dhe koha e themelimit të UCK-së që fillimisht ndërkombëtaret e quanin ushtri rebele e pastaj me takimet dhe ardhjen e Holbrukut u ndryshua koncepti mbi UCK-në, sepse ishte edhe në interes të shteteve perëndimore.
Hashim Thaçi kishte shkuar aq largë dhe tepër bindshëm se ushtria do bëhëj sipas propozimit të tij dhe dokumentit që solemnisht ia dorëzoi Kadri Veselit, por vizita në Kosovë Zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ishte fundi që Hashimit ia përmbysi krenarinë dhe e futi në depresion. Po të ishte çdo gjë në rregullë Hashim do të jepte dorëheqje siç kishte premtuar, por si mund të jepte dorëheqje nga posti që e kishte ëndërruar?!
Kthimi i Hashimit të Lista serbe
Brian Yee, ishte ai që Hashimit ia theu shpresat për krijimin e ushtrisë sipas dëshirave individuale. Premtimet boshe, sterile, të kota e të papërgjegjshme, në kushte normale do ta detyronin Hashimin të jepte dorqëhejqe nga posti i kryetarit, mirëpo Hashim Thaçi si pehlivan që është (siç e quan Adem Demaçi), do të shpërthejë menjëherë për të gjetur rrugë tjetër për të tentuar të mos e humbë dinjitetin. Në këtë ekspeditë, kryetari ynë do të deklarojë se partëneret tanë që na çliruan do të folin me serbët dhe ushtrinë do ta bëj dhe pikë. Në anën tjetër do të fillojë negociatat më Listën serbe, që të kthehehn në kuvend. Sërbët me konsulta paraprake më Beogradin, u kthyen në kuvend dhe natyrisht ata do të kërkojnë të realizohen kërkesat e tyre e veçmas «Zajednica».
Krijimi i Zjednicës dhe i ushtrisë me pajtim të Listës serbe është humbja e Kosovës
Në momentët vendimtare kur vendoset për fatin e tyre, serbët i kthehën institucioneve të Kosovës. Në rastin aktual, serbët janë kthyer për t'i krijuar kushte komode interesave të tyre permes kërkesave shpeshherë absurde por të pranueshme nga pala shqiptare e kastës poltike. Cdo qytetar i Kosovës e dinë se serbët në Kosovë gëzojnë të drejta më shumë se që kanë gëzuar në kohën e Millosheviqit. Kjo mund të ilustrohet me shumë raste por rasti më i freskët që po ndodhë këto ditë është gjykimi i një zyrtari të komunës së Gjakovës për të cilin kërkohet denim vetëm pse paska pyetur dhe është interesuar për fatin e të zhdukurëve e ne
mesin e tyre gjendet edhe babai i të akuzuarit. Këtë zyrtar njëlloj do ta kishte akuzuar edhe Millosheviqi më ligjet kur Kosovës ia hoqi autonominë në marsin e vitit 1989. Pra, çfarë dëshiron Hashim Thaçi tani nga deputetët e Listës serbe, që të pajtohen më krijimin e ushtrisë?!
Lista serbe do të pajtohen për themelimin e ushtrisë, por kushtet e tyre do të jenë aq katastrofike për të ardhmen tonë, sa që më mirë të qendrojmë pa ushtri se sa ushtri më kushtëzime nga Serbia. Kushtëzimi i parë i Listës serbe do të jetë: Ministri shqiptar por zevendes ministri serb, numri i ushtarëve serbë në ushtri, një gjeneral serb që merrë urdhëra nga Beogradi etj. Pastaj ata do kërkojnë të aplikohët marrëveshja e Brukselit për themelimin e Zajednicës e jo kundërshtimet në pika të vendosura nga Gjakata Kushtetuese. Krijimi i Zjednicës sipas marrëveshjes se Edita Tahirit në Bruksel, është e barabartë me krijimin e një mini Serbie në zemer të Kosovës.
Andaj ushtria jonë në pajtim më Listën serbe, do të ishte vetëvrasje, ose më mirë me u shpreh, kjo ushtri do të ishte e përdorshme për katastrofa natyrale si zjarri, uji, termeti dhe për asgjë tjetër. Mirëpo kjo gjë nuk i intereson Hashim Thaçit , se çfarë pasoja do kemi më vonë, për të më rëndësi është qe fjala e tij të zë vend dhe se iniciativa e tij të konkretizohët.
Do të ishte më efektive që tërë potenciali politik shqiptar të përqendrohej në krijimin e kushteve tê mira të popullit tonë dhe që çdo serb i Kosovës të njohë Republikën e Kosovës e jo që ata të marrin paga të majme nga buxheti ynë e direktivat t'i marrin nga Serbia. Eshtë e pamundur të krijohet njê shtet i Kosovës Kosovës stabil derisa serbët në Kosovë nuk e njohin shtetin e Kosovës, nuk e njohin flamurin, gjuhen e as ligjet e Kosovës. Serbët e Kosovës janë qytetarë tanë dhe si të tillë ata duhet të respektojnë ligjet tona njëlloj siç i respektojnë pakica shqiptare në Serbi, në Maqedoni e Mal të Zi. Nëse serbët e Kosovës vazhdojnë të jenë të përkdhelurit e Hashim Thaçit dhe nga klasës poltike shqiptare, Kosova kurrë nuk do të bëhët faktor i stabilitetit, por gjithnjë serbet do te gjejnë pretekst për çrregullime te reja. Andaj në këtë kontekst , Hashim Thaçi mund të krijojë ushtri, por kjo ushtri do të mbetët vetem si emër e jo për interesa madhore kombëtare.
Cdo shqiptar është për krijimin e ushtrisë sonë, por asnjë shqiptar nuk është që të krijohet një ushtri ku pa pëlqimin e gjeneralit serb, asgjë nuk guxohet të ndërmerret. Nëse ushtria këmbëhet më zajednicën , më mirë të mos kemi as ushtri e as zajednicë.

VV NXITË POPULLSINË PËR SHPËRNGULJE MASIVE
Shkruan Reshat Sahitaj Botuar 7 shtator 2017
SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
Strategjia e VV-së është që të krijojë sa më shumë panik në popull
Gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit janë punësuar qindra militantë, të cilët nuk janë qytetarë të Prishtinës, por anëtarë të devotshëm për përplasje të veturave, thyerje të vitrinave në sheshin 'Nenë Tereza', djegie e shkatërrim të pasurisë së shtetit tonë. Gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit, u ndaluan të gjitha ndërtimet dhe pa punë mbetën dhjetëramijëra punëtorë fizikë, të cilët të vetmin burim financiar e kishin punën në ndërtimtari Disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re, autoritetet relevante të sektorit të veçantë në VV, i ngarkuar për propagandë dhe antipropagandë, e lëshuan lajmin e rrejshëm se qytetarët e Kosovës po ikin nga atdheu ku u lindën, ngase, sipas tyre, Qeveria e re me Ramush Haradinajn kryeministër nuk ofron perspektivë për rininë tonë.
VV-ja ndjek politikën serbe për shpërnguljet
Shpërnguljet e popullit shqiptar u shkaktuan gjithnjë me plane të Çubrilloviqit dhe të Akademisë serbe, ku përveç presionit psikologjik ia shtonin presionin fizik, duke vrarë, djegur pasuritë tona, dhunimet, burgosjet, maltretimet, reforma agrare… në mënyrë që popullit tonë t'ia keqësonin dhe pamundësonin ekzistencën në trojet tona stërgjyshore. Kësaj propagande i kundërvihet deputeti i asaj kohe, Ramë Bllaca, në Parlamentin e Beogradit, duke e grisur konventën për shpërngulje të shqiptarëve dhe duke u thënë: "Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtira të Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak". Gjersa Ramë Bllaca po kthehej nga Beogradi, hafijet serbe e vranë para se të hynte në shtëpi, vetëm e vetëm se ai nuk e nënshkroi konventën për shpërngulje të shqiptarëve. Serbia e asaj kohe dhe e të gjitha kohërave, e deri sot, është e vetëdijshme se një popull i tërë nuk shpërngulet, mirëpo duke e shpërngulur pjesën më të madhe dhe duke instaluar kolonët serbë, pjesa e mbetur do të nënshtrohej më lehtë. Deputetja e VV-së, Shqipe Pantina, më 4 shtator 2017, pra disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re, do të deklarojë se si gjatë shpërnguljeve të vitit 2015 dhjetëra-mijëra qytetarë kanë marrë viza pune dhe kanë paga të mira. Sipas deklaratës së kësaj deputeteje, të dhënë më 4 shtator, precizohet se partitë që nënshkruan marrëveshjen as gjatë fushatës e as tani nuk kanë treguar se çfarë plani kanë për mëkëmbjen e vendit. Deklarata e kësaj deputeteje, se kanë filluar shpërnguljet ende pa u dukur asnjë shqiptar për t'u shpërngulur, është nxitje për shpërngulje, sepse kjo u paraprin qytetarëve tanë se
shpërnguljet filluan. Nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re për VVnë qenka tragjik, aq sa të bëhemi gati e të ikim nga ky vend i mallkuar. Madje, kjo deputete mendjelehtë dhe e programuar i joshë qytetarët, duke u dhënë shpresë se dhjetëra-mijëra të shpërngulur më herët u stabilizuan me letra dhe me rroga të majme. Po të kishte deklaruar ndonjë deputet serb se të shpërngulurit tanë ka shumë gjasa të punësohen, nuk do ta kishte faktin më të mirë dhe më nxitës për të ikur nga Kosova. Kur një deputete ose deputet shqiptar deklaron kështu, është konfirmim legal të ikim nga Kosova se paska punë në Evropë. Shqipe Pantina dihet se është mendjelehtë, sepse edhe gjatë lojërave në 'Facebook' ka besuar se u takon femrave më të pasura në planet, andaj deklaratën e saj opinioni ynë duhet ta pranojë vetëm si lojë për interesa të partisë që i takon. Shqipe Pantina deklaroi rrejshëm qëllimisht, sepse të njëjtën kohë Policia e Kosovës e demantoi këtë deklaratë antishqiptare dhe antikombëtare, por që me publikimin e kësaj deklarate në gazetë dhe portale të martën, më 5 shtator, ndikoi dukshëm që disa qytetarë t'ia mësynin stacionit të autobusëve. Në stacionin e autobusëve do të duken edhe disa militantë të VVsë, të cilët qëndrojnë se gjoja janë udhëtarë për t'u shpërngulur në mënyrë që popullit t'ia fusin psikozën e shpërnguljes masive.
VV-ja e gjuan gurin dhe e fsheh dorën
VV-ja luan lojë të dyfishtë, në atë mënyrë që të mos lërë gjurmë dhe fakte për t'i demantuar apo akuzuar si për akte fizike edhe për deklarata politike të bëra publike. Deklarata e deputetes së VV-së, Shqipe Pantina, për opinionin tonë do të duket normale dhe nuk mund të akuzohet për deklaratë antikombëtare, sepse ajo në të njëjtin tekst është kundër shpërnguljeve dhe i kërkon popullit të mos shpërngulet, ngase Kosova duhet të shndërrohet në një vend normal evropian. Në pjesën më të madhe të deklaratës së saj e nxit popullin për t'u shpërngulur, duke treguar se do të kenë rroga të majme dhe duke dhënë fakte të rrejshme se qeveria e re nuk ka shpresë që të mëkëmbë Kosovën, ndërsa vetëm me një fjali kërkon të mos ikin qytetarët tanë. Një tjetër militant i VV-së, menjëherë pas Shqipe Pantinës, i bën thirrje popullsisë sonë që t'i bashkohet VV-së, sepse sipas tij Albin Kurti qenka njeriu më i përshtatshëm për mirëqenien e qytetarëve, duke e marrë shembull Komunën e Prishtinës dhe Shpend Ahmetin. Thirrja e tij që populli masovikisht t'i bashkohet VV-së, me fakte të rrejshme, është e dëmshme dhe po ashtu antidemokratike. Në radhë të parë, Shpend Ahmeti nuk ka bërë asgjë në


përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune. Kultura gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit është nën zero, sepse ka financuar projekte pa vlera kulturore, duke i refuzuar projektet e mirëfillta për zhvillime kulturore. Gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit janë punësuar qindra militantë, të cilët nuk janë qytetarë të Prishtinës, por anëtarë të devotshëm për përplasje e veturave, thyerje të vitrinave në sheshin 'Nenë Tereza', djegie e shkatërrim të pasurisë së shtetit tonë. Gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit, u ndaluan të gjitha ndërtimet, ku pa punë mbetën dhjetëra-mijëra punëtorë fizikë, të cilët të vetmin burim financiar e kishin punën në ndërtimtari. Mund të krahasojmë se si Fushë-Kosova brenda këtyre viteve u shndërrua në një qytet modern e Prishtina ka mbetur si provincë, sepse lejet për ndërtim nuk lëshohen pa i paguar ilegalisht shefat e VV-së. Shpend Ahmeti krenohej që kishte blerë disa autobusë të rinj, e shumicën vetëm i kishte ngjyrosur për t'i sjellë në Prishtinë si të rinj.
VV-ja ngrihet me fatkeqësinë e popullit
Strategjia e VV-së është që të krijojë sa më shumë panik në popull, si për çështje të sigurisë, për çështje të standardit të ulët, për çështje të ndryshme, gjoja në interesin kombëtar, e për të gjitha këto paturpësisht të akuzojë qeverinë, cilado qoftë ajo. Duke ua hedhur fajin të tjerëve veten e quajnë shpëtimtarë, të cilët vetëm me VV-në në qeveri popullit do t'ia sjellin të gjitha të mirat. VV-ja i përdor të gjitha metodat e revolucioneve që kanë ndodhur në botë, e veçmas ato të vendeve komuniste, si me veprime, me veshje e me sjellje. Këto praktika dikur kanë ndikuar pozitivisht në marrjen e qeverive të shumta si Fidel Kastro, Lenini, Hitleri etj., por sot është kohë tjetër dhe për fat të mbarë të popullit shqiptar ekzistojnë KFOR-i dhe EULEX-i që Albin Kurti me militantët e tyre i rrokullisnin veturat e tyre që edhe ata të largoheshin nga Kosova. VV-ja edhe kur çdo gjë është në rregull, këta e provokojnë situatën që asgjë të mos jetë siç duhet, që pastaj të hiqen si shpëtimtarë. Të ngrihesh në fatkeqësinë dhe gjakun e derdhur të popullit (në këtë rast të katër militantëve të VV) është tradhti kombëtare. Madje këtë e pohon edhe vetë Shpend Ahmeti, i cili deklaroi se "VV-ja është parti e rezistencës". Në fakt rezistencë, sipas tij, qenka dëmtimi i pronës publike? Rezistencë sipas Shpend Ahmetit qenka të vriten katër militantë në shtetin më të ri në botë?! Rezistencë sipas Shpend Ahmetit qenka rrokullisja e veturave të EULEX-it?! Rezistencë sipas Shpend Ahmetit qenka gazi lotsjellës në Parlamentin tonë ?! Rezistencë sipas Shpend Ahmetit qenka të
përfitosh miliona euro nga DEVOLLI?! Cila është ajo rezistencë e Shpend Ahmetit?! Përleshjet më policinë tonë?! Shkoni bëni rezistencë atje ku është vendi dhe ku ka ende kriminelë serbë në qendër të Kosovës! Si nuk ka trup Shpend Ahmeti VV-në ta quajë partia e rezistencës, kur ende asnjë ministri serb nuk i gjuajtën vezë , ndërsa amerikanes Jacobson sa nuk ia shkoqën këmishën nga trupi!
Albin Kurti kundër DORIS PACK-ut
Eurodeputetja Doris Pack që nga viti 1989 ishte gati e para që mori hapa në favor të dramës kosovare. Në vitin 1989, pas aprovimit të rezolutës së parë nga Parlamenti Evropian më 12 prill, Doris Pack ishte përfaqësuese e njëzetë e pesë eurodeputetëve që e vizituan Kosovën dhe në raportin e saj shkruante se gjendja e shqiptarëve në Kosovë është alarmante. Eurodeputeja Doris Pack me dekada të tëra ishte zëri i shqiptarëve në Parlamentin Evropian bashkë më zonjën Linz, me princin e dinastisë së Habsburgëve, zotin Otto Van Habsburg, e shumë të tjerë. Mirëpo për Albin Kurtin zonja Doris Pack konsiderohej pro-serbe! Fjalët e Albin Kurtit thellësisht e shqetësuan zonjën Pack, sepse ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se një ditë në Kosovën e lirë, do të kishte shqiptar që do ta akuzonte si proserbe e në fakt ajo ishte zëdhënëse e dramës sonë më dekada të tëra. Kosova jo vetëm që nuk po ia jepte një mirënjohje kësaj mikeshe të devotshme, por edhe po e akuzonte. Absurde! E paimagjinueshme! Thellësisht tragjike! Të akuzosh miqtë tanë është akt tradhtie, sepse politika serbe e ka akuzuar zonjën në fjalë se është pro shqiptare dhe e dëmshme për politikën shoviniste të Serbisë. Mirëpo, akuza e Albin Kurtit i shkon përshtati Serbisë e jo shqiptarëve. Për t'ia zbutur mllefin Ekrem Krasniqi (gazetar i një reviste prestigjioze politike evropiane), do t'i thoshte zonjës Pack se Albini nuk është faktor i rëndësishëm politik në vendin tonë Ende pa u krijuar qeveria e re, VV-ja e kundërshton se kjo qeveri nuk ka asnjë plan të mirë për qytetarët. Duke kundërshtuar çdo gjë, VV-ja është ngritur në zgjedhjet e fundit, mirëpo pasi që opinioni ynë t'i kuptojë qëllimet e tyre, VVja do të zbresë më shpejt sesa që është ngritur.
(Kosova Sot)
E marte 27 qershor 2017 ALBIN KURTI I AKULLTË
SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
Mbi jetën dhe veprën e Albin Kurtit, historianët e ardhshëm do ta ndajnë në tri pjesë: a) veprimtaria në Unionin e Pavarur të Studentëve , b) pjesëmarrja në zyrën politike të UÇK-së të udhëhequr nga Adem Demaçi dhe burgosja e tij, c) themelimin e Lëvizjes 'Vetëvendosje', ndërsa pjesa tjetër varet nga aktiviteti i tij, por që përfundon me siguri të ndonjë post i rëndësishëm qeveritar.
Fillet e ngritjes së Albin Kurtit
Për opinionin tonë Albin Kurti njihet që nga protestat e Unionin të Pavarur Studentor, ku e shoqëronte Bujar Dugollin dhe Muhamet Mavrajn, të cilët dolën mbi sipërfaqe me një opsion politik ndryshe nga Ibrahim Rugova. Asokohe ky tresh konsideroheshin si përfaqësuesit e rinisë kosovare, ku Bujar Dugolli shquhej nga dy tjerët si i vendosur dhe i pjekur politikisht, ndërsa Albin Kurti dallohej me stilin e flokëve që ia kalonin dukshëm proporcionit të kokës se tij dhe që bëhej i veçantë nga tjerët. Më kalimin e kohës Unioni i Pavarur Studentor kishte kaluar kufijtë shqiptarë, e veçmas kontaktet e tyre me ambasadorë të shteteve të huaja në Beograd që në ndërkohë interesoheshin për ngjarjet në Kosovë. Që situate dramatike kosovare të internacionalizohej edhe më, Bujar Dugolli dhe Albin Kurti erdhën në shtëpinë time në Bruksel, ku gjatë qëndrimit të tyre do t'i shoqëronim unë Ekrem Krasniqi dhe Afrim Gjonbalaj. Pas shumë vizitave me ndërkombëtarë dhe një konferencë për medie në IPC (International Presse Centre) me zonjën Anne Marie-Lizin kryetare e politikës se Jashtme në Sentatin Belg, si dhe pas një interviste ekskluzive me gazetarin më të njohur Eduard Van Weltheim, i përcolla nga Brukseli. Natyrisht që asnjëri prej tyre nuk i kanë ruajtur as videokasetën e konferencës për medie e as kopjen e gazetës prestigjioze "Le Soir" , por ato gjendën në Arkivin e Byrosë Informative të R. Kosovës më seli në Bruksel, e një kopje ruhet edhe në Kosovë. Gjatë takimeve në Bruksel gjithnjë kisha kujdes që Bujar Dugolli të shprehej me të huajt, sepse ishte më serioz e fjala e tij dukej më peshë, ndërsa me Albinin bisedonim më shumë gjatë kohës së lirë se dukej më i shoqërueshëm, pavarësisht që qeshte vend e pa vend.


Ngritja e Albin Kurti

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Re: Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Perparimi Jeu 23 Juin - 13:45

Arrestimi i Albin Kurtit nga policia serbe, ndikoi dukshëm në opinionin tonë duke e karakterizuar atë si një patriot të denjë. Burgosja e Albin Kurtit më kishte prekur thellë në shpirt sepse, përveçse ishte një i burgosur, me të cilin kisha pasur kontakte dhe simpati ndaj punës së tij, por më të kisha përshtypjen që Serbia kishte burgosur tërë Kosovën. Burgosja e tij më shtyri që të veproja ende në internacionalizimin e krizës kosovare duke lobuar për lirimin e Albinit ( dhe të tjerëve). Pas shumë takimeve dhe letërkëmbimeve me personalitete evropiane mbi lirimin e Albinit, më në fund iu drejtuam edhe OKB-së në NjuJork, përmes kryetares së Senatit të Belgjikës zonjës Anne Marie-Lizin më 15 shtator 1999, ku më vonë arrestimi i Albinit u bë temë diskutimi në njërën nga seancat në OKB. Vuajtja e dënimit në burgjet serbe, Albin Kurtit po ia shtonte famën jo vetëm në opinionin tonë, por edhe atë ndërkombëtar. Ne, shokët që kishim pasur rastin të vepronim më Albinin , ndjeheshim krenarë më qëndresën e tij në burg, e veçanërisht kur ai dha intervistë për një televizion të Serbisë. Intervista e tij dhënë në televizionin serb, ndikoi negativisht te shqiptarët, sepse habiteshin se kurrë më pare asnjë i burgosur politik shqiptar, nuk ishte lejuar të shprehje lirshëm para kamerave serbe. Flitej se serbët e kishin lejuar qëllimisht në mënyrë që në popullin tone ta forconin e ta përgatisnin si figurë të ardhshme politike. Pas lirimit nga burgu Albin Kurti iu bashkëngjit Adem Demaçit, i cili ia ofroi një emision në RTK, por i harroi shokët e luftës Bujar Dugollin dhe Muhamet Mavrajn. Bujar Dugolli dhe Muhamet Mavraj ishin më pak të rëndësishëm për qëllimet enigmatike të Albin Kurtit e që mund t'i realizonte, duke e përdorur Demaçin dhe autoritetin e tij të pasluftës.
Karakteri i Albin Kurtit
Emisioni në RTK pyetje e përgjigje, filloi të shndërrohej në debate odash e pa kurrfarë interesi të gjerë kombëtar, mirëpo Albin po e lansonte në opinion. I pakë- naqur me emisionin televiziv, i pakënaqur më politiken ditore, Albini filloi të ndihej superior mbi të gjithë personalitetet politike tona e madje edhe mbi Demaçin, i cili po e përkrahte në çdo aspekt. Albin Kurti e lansoi Lëvizjen më një ideologji të re, e që më hapa të ngadalësuar, por të sigurt, po shpresonte të arrinte majat e pushtetit. Ideologjia edhe sot është temë e studimeve të shumta në botë. Të gjitha këto studime e kanë origjinën dhe temën mbi rolin e ideologjisë, që luan në shtetet e reja të pazhvilluar. Sipas sociologëve botërorë, ideologjia sqaron pse jemi të pazhvilluar ekonomikisht, pse duhet të ndërrohet qeveria dhe ideologjia nuk
është diçka abstrakte, por u referohet interesave individuale ose kolektive të menjëhershme. Sociologët e kanë konfirmuar se ideologjitë lindin nga ata me gjendje të fortë psikike e të cilët në të shumtën e rasteve janë të dyshimtë ose latentë. Nëse lideri është në gjendje të ankthit për ndryshime të mëdha në shoqëri gjendja e tij është më e dobët dhe kërkon zgjidhje politike shkallë-shkallë, por kur gjendja e ankthit ndodh pas ndryshimeve të mëdha atëherë lideri është agresiv dhe kërkon zgjidhje me mjete agresive dhe ky tip i ankthit janë liderët konservatorë ose reaksionarë, por jo revolucionarë. Se në cilën kategori bën pjesë lideri Albin Kurti, duhet analizuar vendimet dhe veprimet e tij dhe partisë që ai e udhëheq. Janë të njohura faktet se VV dhe lideri i saj, Albin Kurti, janë rritur duke e manipuluar masën tonë fillimisht gjatë protestave përmes akteve vandaliste, duke thyer vitrinat e dyqaneve dhe kafeneve shesheve të qyteteve tona, pastaj duke rrokullisur vetura e kamionë për të kaluar në përleshje fizike me mbrojtësit e rendit me ç'rast e humbën jetën dy militantët e VV në qendër të Prishtinës. Për familjet ishte një tragjedi dhe humbje e madhe, mirëpo për liderin e VV, Albin Kurtin, ishte një fitore e madhe, sepse nga pikat e gjakut të tyre po i rritej fama e Albinit si personalitet për të cilin mendonim se nuk pajtohet më padrejtësitë që i bëheshin Kosovës. Kudo në botë partitë kanë nevojë për gjakun e derdhur të militantëve, sepse një militant i vrarë ka vlerë sa mijëra anëtarë të gjallë. Albin Kurti dhe Lëvizja e tij kanë ditur që gjakun e derdhur të dy militantëve ta përdorin duke reklamuar formulën se nga një militant i vrarë lindin mijëra militantë të rinj. Më vonë u gjend i vdekur vëllai i Astrit Deharit në banesën e tij, duke e shpallur vrasjen e tij si vetëvrasje gjë që do të ndikonte thellë në shpirtin e Astrit, i cili pa fije dyshim verbërisht do t'i zbatonte urdhrat e shefit të tij Albin Kurtit me bindje se VV dhe shefi i tij janë faktori kryesor, pa të cilët Kosova nuk mund të ekzistojë. Këtë bindje ua ka futur Albin Kurti përmes akteve të tij personale, i cili fizikisht përballej me forcat e rendit tonë. Mirëpo, Albin Kurti e ka ditur vijën e kuqe deri ku duhet të shkojë agresiviteti i tij, dhe e ka keqpërdorur autoritetin e tij, sepse ka ditur që asnjë nga forcat e rendit nuk do ta vrisnin Albin Kurtin. Shkuarja në varrimin e patriotit Ali Aliut, ishte organizim i qëllimshëm, në mënyrë që forcat e rendit ta kapnin, e ikja e tij të bëhej e zhurmshme që t'i rritej fama. Nga aktet agresive të vetë Albinit do të shërbenin si nxitje dhe admirim tek militantët, të cilët në vete do të thoshin se lideri nuk ka frikë, e pse ne të kemi frikë. Këto akte personale të Albinit, edhe pse të menaxhuara shumë mirë nga ai, krijonin përshtypje të mira jo vetëm të militantët, por edhe në opinion sa që shumica prej nesh u bindëm se Albin Kurti ishte Skënderbeu i dytë.
Në këtë kontekst ngjarjesh e situatash të rrëmbyeshme e të pazakonta i kapte euforia edhe militantët e VV me ç'rast Astrit Dehari do të pësonte vrasjen në burgun e Prizrenit, e cila vrasje do të shfrytëzohej maksimalisht nga VV dhe liderët Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, i cili gjatë varrimit i shpëtuan lotët e krokodilit duke qenë shumë mire i vetëdijshëm se me lotët e tij do t'i nxiste dhe afronte mijëra militantë të tjerë. Madje, fjalimi i Shpend Ahmetit gjatë varrimit të Astrit Deharit ishte qesharak saqë publiku nuk dinte se a po varrosej Ismail Qemajli apo dikush nga shefat e VV. Më vjen shumë keq nga Avni Dehari me të cilin njihemi shumë e shumë vite më parë ( dhe e di që pas këtij shkrimi do ta përdorin kundër meje), më vjen shumë keq nga nëna e Astritit dhe mbarë familja e tyre, mirëpo Astriti u vra në kushte dhe rrethana enigmatike, andaj nëse nuk shkruaj unë dikush tjetër do të shkruajë, dikush tjetër do të merret seriozisht me ketë temë, sepse vrasja e Astritit u shfrytëzua më shumë për ngritje të VV-ë. Avni Dehari e di kohën tonë të dikurshme se kur u vra Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, ne brohorisnim rrugëve të Evropës: "Një u vra, miliona tjerë do të ngriten!". Asokohe Avni Dehari e di se ne ishim të bindur në atë qe thoshim dhe kemi mbetur të tillë, por Kosova e sotme nuk është sikur që ishte Kosova e djeshme nën okupimin serb. Në Kosovën e sotme nuk kemi nevojë të derdhim gjakun e bijve e bijave tona më të mira pavarësisht qeverive tona dobëta. Në Kosovën e sotme nuk kemi pasur e as nuk kemi nevojë t'i lëmë prindërit pa lulen e rinisë për ngritje të disa shefave te partisë. Madje, ku mbeti gjaku i katër militantëve të VV?! Si u trajtuan dhe po trajtohen prindërit e katër militantëve të vrarë të VV ?! Katër militantët e VV nuk mund të trajtohen si dëshmorë që ranë në altarin e lirisë, nga asnjë qeveri e sotme e as e nesërme, sepse Kosova ishte e çliruar. Nga gjaku i katër militantëve, Albin Kurti e ka vënë në praktikë teorinë e Makiavelit dhe filozofëve tjerë. Katër militantët e VV-së ranë për ngritjen e VV-së dhe shefave, e jo për çlirimin e Kosovës. Pse asnjëherë gjer më sot, Albin Kurti dhe VV-ja, nuk treguan interesim institucional për statusin e katër militantëve ?! Ç'po ndodh me familjet e katër militantëve ?! A asnjëri prej këtyre familjeve nuk paska një të mençur sa të bëhet deputet, apo ndoshta këto familje dhe të tjerat Albini po i rezervon që ende t'i sakrifikojnë bijtë e bijat e tyre për t'u vrarë në përleshje të radhës?! A mendon Albin Kurti se Avni Dehari nuk e meritonte të ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e qershorit ?! Avni Dehari e ka një biografi të pastër që nga fëmijëria e hershme e deri sot, dhe ka përveç aftësive profesionale edhe bagazh patriotik të ishte deputet i Kuvendit, mirëpo për VV, figura e tij është
më vlefshme të jetë prezent në tubime, sesa të jetë pjesë e strukturave vendimmarrëse e VV, siç u shfrytëzua dikur figura e vëllait të Ukshin Hotit.
Aftësia e Albinit Kurtit sipas fjalëve të Albinit
Albin Kurti është i bindur që ka aftësi hipnotizuese për ta bindur kë ka dëshirë, e pastaj të manipulojë me të sipas dëshirës. Ky është një fakt i pakontestueshëm, sepse me punën e tij para luftës, gjatë luftës dhe pas arrestimit, emri i tij është ngritur në piedestalin e patriotizmit. Ishte krejt normale që ne t'i kemi besuar Albinit pas tërë atyre që shkruhej në mediet tona për aktivitetin e tij. Ne shqiptarët gjithmonë u kemi besuar figurave tona të ngritur herë nga shtypi i Serbisë e herë nga aktet e tyre individuale. Të këto figura shqiptari ka besuar verbërisht dhe pa hezitim në çdo kohë ishim në gjendje edhe jetën ta japim. Duke i njohur këto rrethana dhe këtë mentalitet, Albin Kurti një ditë prej ditësh gjatë një bisede më një mik të tij të besueshëm (që dikur ishte kryetar i një OJQ e të cilin më vonë e keqpërdor, duke e futur në listë për deputet) i thotë: "Mua më besojnë shqiptarët dhe lehtë e kam të manipuloj me ta". Bisedën me filan ishkandidatin e VV e zhvilluam bashkë më Ekrem Krasniqin (aktualisht analist për një gazetë prestigjioze politike evropiane në Bruksel). Dyshimet mbi Albin Kurtin pastaj vazhduan gjatë një takimi të kërkuar nga Albini ku prezent isha unë dhe Behare Rexhepi. Gjatë këtij takimi Albin Kurti tha: "Qëllimi im është ta rrëzoj Hashim Thaçin, që ai pastaj t'i tregojë padronit të tij se unë e kam rrëzuar!" Beharja e pyeti Albinin se cili është padroni i Hashimit, e Albini nuk tha, por la të nënkuptonim se ishte Serbia. Beharja iu përgjigj: "Kam frikë se mos e paske edhe ti të njëjtin padron, sepse Serbia i përgatit personalitetet tona politike shumë vite më herët!". Pas fjalës së Behares , Albin Kurti e bëri një heshtje të gjatë dhe i shkonin djersët mbi ballë. Nuk dha përgjigje , por e lëshoi një qeshje artificiale siç e ka zakon. Pak vite më vonë, në shtëpinë time bashkë më Adem Demaçin, po e shikonim një seancë të Kuvendit, kur njëri nga foltorja (më dukët se ishte Hashim Thaçi) e akuzonte Albin Kurtin si bashkëpunëtor të Serbisë. Gjatë këtyre akuzave Albin Kurti fshihte kokën pas një deputeti të VV, më duket pas Florin K., e Baca Adem bërtiste: "Këqyre Reshat , këqyre Albinin qysh po struket! Nëse nuk është spiun qysh po e akuzojnë, qysh nuk po shpërthen me kundërshtime, por po struket!". Atë ditë, ishte një akt qyqar i Albin Kurtit, i cili për asnjë sekondë nuk guxoi ta ngriste kokën e ta thoshte fjalën! Jam i bindur që pamjet e asaj seance ende ruhen në arkiv,
ku duket fshehja e kokës se Albinit dhe balli i tij i djersitur. Çuditërisht, djersitja e ballit të Albin Kurtit në raste kur ai gjendet pa përgjigje dhe fajtor, ka ndodhur edhe gjatë një bisede në mes Albinit dhe Ekrem Krasniqit, kur Ekremi i tregon një fshehtësi të KFOR-it dhe raportin e tyre mbi Albinin e mbuluar më batanije për të dalë tinëzisht në takim më serbët. Më të dëgjuar këtë Albini djersitet dhe qeshet artificialisht, e disa ditë më vonë në protestën të Dheu i Bardhë, Albini hedh akuza kundër Ekremit, në mënyrë që militantët t'i vërsulën Ekremit, pa e ditur Albini se të gjithë militantët nuk janë besimtarë të verbër të sektit VV të udhëhequr nga Albini. Ekremi dhe unë qe atëherë i kemi kërkuar Albin Kurtit të përballemi në debat televiziv direkt, por ai ka refuzuar dhe ende refuzon.
Kur laperi bëhet pashë, e burgos babanë e tij
Të gjithë lexuesit e këtij shkrimi e dinë legjendën që ende tregohet se si Sulltani i Perandorisë Osmane kishte vendosur që një laper ta emëronte pasha. Ky në rastin e parë kthehet në Kosovë dhe gjëja e parë që bën e prangos babanë e tij. Unë kam bindje se nëse jo në këtë afat në një afat tjetër Albin Kurti do të bëhet kryeministër, e madje kryetar i Kosovës, dhe gjëja e parë që do të bëjë do të hakmerret kundër të gjithë atyre që kanë shkruar kundër tij e pastaj do t'u lëshohet kundërshtarëve politikë, e më vonë kundër shokëve me të cilët e ka themeluar Lëvizjen. Mirëpo, Albini harron se Kosova nuk është sa Turqia e madhe dhe me pozitë strategjike, dhe se Albini nuk është Erdogan, e aktet antidemokratike të liderëve të tanë nuk u shkojnë gjatë. Po të ishte ashtu siç mendon Albin Kurti, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi qysh moti do t'i kishte vrarë disa kundërshtarë, shumë moti do t'i kishte burgosur disa opinionistë që shkruajnë kundër tij. Për një Kosovë me sistem totalitar Albin Kurti mund ta imagjinojë, kurrë nuk do të guxojë ta ndërtojë një sistem të tillë, sepse do bie vetë në grackën e tij të ndërtuar për tjerët.
(Kosova Sot)


E HENE 17 korrik 2017
Shkruan: Reshat Sahitaj
Portreti i një politikani
Albin Kurti është figura politike shqiptare më kontroverse, i cili i gjen mënyrat dhe arsyetimet për ndryshimin e deklaratave dhe qëndrimit të tij ndaj kundërshtarëve. Për të arritur majat e politikës, Albin Kurti e ka përdorur ideologjinë duke u thirrur në padrejtësitë nacionale që qeveritë tona i bënin njëra pas tjetrës. Rritja e VV-së në zgjedhjet e 11 qershorit, Albin Kurtin e ka ngritur në shkallën e liderit rebel më të votuar. Rritja e Albinit, respektivisht e LVV-së, na tregon se në Kosovë vlerësohen aktet vandaliste e jo mençuria, intelektualizmi dhe diplomacia politike. Rritja e VV-së në një të ardhme të afërt do të krijojë pakënaqësi dhe separatizëm brendapërbrenda tyre. Sa më shumë që do të rritet partia, aty do të ketë forca edhe intelektuale progresiste, të cilët besojnë që VV-ja nuk do ta votojë demarkacionin, do t'i ndërpresin bisedimet me Serbinë dhe nuk do ta lejojnë formimin e Zajednicës
Albin Kurti, figurë emblematike
Albin Kurti aktualisht është një ndër figurat më emblematike shqiptare, i cili për t'ia arritur qëllimit të tij i ka përdorur të gjitha mjetet dhe format makiaveliste vetëm e vetëm të krijojë imazhin e një figure kryesore e të dalë nga hija e bashkëpunëtorëve, sepse në ndërdijen e tij veten e ka pozicionuar në plan të parë e jo të dytë. Që në fillim të karrierës së tij, Albini ishte nën hijen e Bujar Dugollit, Driton Lajçit dhe Muhamet Mavrajt. Ky ekip ishte solid, ku secili ishte më i guximshëm se tjetri, mirëpo Bujari e përfaqësonte trurin e këtij ekipi, ndërsa të tjerët gjymtyrët. Në çdo ekip, sado që ai të jetë solid, është krejt e natyrshme që ekzistojnë xhelozitë e brendshme të pashprehura ku zhvillohet një garë e fshehur për të treguar shkathtësitë individuale që kontribuojnë në afirmim të individit dhe ekipit. Më daljen e UÇK-së në skenë, Albini i bashkohet përfaqësuesit politik, z.Adem Demaçi, ku Albini u shndërrua në zëdhënës politik i UÇK-së, me ç'rast karriera politike e tij po forcohej dhe kompleksi i inferioritetit po i shndërrohej në kompleks të superioritetit. Gjatë kohës sa ishte në zyrën e UÇK-së e dinë Albini si e kaloi më Adem Demaçin. Arrestimi i Albinit po ia shtonte famën, e posaçërisht intervista e tij dhënë nga burgu diku në Serbi. Tani shokët e Unionit të Studentëve, Albini i kishte lënë nën hije të tij, sepse tanimë me çështjen e lirimit të tij merreshin Brukseli dhe Nju-Jorku. Menjëherë pas lirimit nga burgu, Albinin e përkrahu Adem Demaçi, sepse për partitë ekzistuese të asaj kohe Albini ishte i padëshirueshëm dhe
rrezik për karrierat e liderëve, përveç Ibrahim Rugovës, i cili nuk frikësohej për karrierën e tij. Deri në themelimin e Vetëvendosjes si parti politike, Albin Kurti i shfrytëzoi, i përdori dhe i manipulojë të gjithë figurat politike që më vonë i hidhte si limonin e shtrydhur.
Albin Kurti figura më kontroverse shqiptare
Albin Kurti është figura politike shqiptare më kontroverse, i cili i gjen mënyrat dhe arsyetimet për ndryshimin e deklaratave dhe qëndrimit të tij ndaj kundërshtarëve. Për të arritur majat e politikës, Albin Kurti e ka përdorur ideologjinë duke u thirrur në padrejtësitë nacionale që qeveritë tona i bënin njëra pas tjetrës. Çdo kolektivitet nacional apo etnik kërkojnë të dinë fatin dhe identitetin e tyre, e partia që thirret në ideologjinë nacionaliste shërben për të sqaruar identitetin kombëtar që në planin sociologjik implikon definicionin e një etnitetit kolektiv, ndërsa në planin psikologjikë është thirrje e individëve që identifikohen me NE. Albini ka vepruar me tri shpejtësi: e para, afrimin e figurave të njohura kombëtare të zhgënjyera nga politika e partive politike, e pastaj i ka gjuajtur si të padëshirueshëm nga frika e rrezikut të postit të tij; e dyta, afrimin e gjeneratës së re, duke dhënë shembullin e sakrificës gjatë përleshjeve me policinë tonë, të cilët po ashtu i ka hedhur vetëm para opinionit tonë si të padëshirueshëm, por në fakt një pjesë e tyre e madhe janë mercenarë që paguhen për akte vandaliste kurdo që paraqitet nevoja; shpejtësia e tretë është forca motorike për mbrojtje dhe sulme të nevojshme, ku Albini e ka afruar një pjesë të krahut të luftës, të cilët sigurojnë kutitë e votimeve, sigurojnë blerjen, vjedhjen dhe ruajtjen e votave nga të tjerët. Në këtë mënyrë, Albini e ka përvetësuar gjeneratën e re, të cilët në moshën që janë ata sot e ndjejnë nevojën e tyre për identitet dhe afirmim. Kjo gjeneratë tërë kohën e kalojnë duke u argëtuar me rrëfimet e tyre se si i kanë sfiduar forcat e rendit, si i kanë rrotulluar veturat e akte të tjera vandaliste, por që ata i konsiderojnë akte kombëtare dhe krenarie. Që rinia të nxitet edhe më me akte të tilla, VV-ja i organizon deputetët që të hedhin gaz lotsjellës, një akt që secili i ri do ta konsiderojë akt burrërie dhe madje për fatin më të keq edhe gratë deputete të VV-së, kryetari i tyre, Visar Ymeri publikisht Donika Kadën e quan Shota Galica. Turpi më i madh historik i VV-së ! Shota e ka vrarë komandantin serb në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e nënës së Azemit, kurse Donika deputete e ka fshehur gazin në ndonjë pjesë të trupit që rojat e Kuvendit nuk kanë të drejtë ta kontrollojnë dhe ky akt i saj quhet patriotizëm. Turp mbi turp!
Rritja e VV-së në zgjedhjet e 11 qershorit, Albin Kurtin e ka ngritur në shkallën e liderit rebel më të votuar. Rritja e Albinit respektivisht e LVV-së, na tregon se në Kosovë vlerësohen aktet vandaliste e jo mençuria, intelektualizmi dhe diplomacia politike. Rritja e VV-së në një të ardhme të afërt do të krijojë pakënaqësi dhe separatizëm brendapërbrenda tyre. Sa më shumë që do të rritet partia, aty do të ketë forca edhe intelektuale progresiste, të cilët besojnë që VV-ja nuk do ta votojë demarkacionin, do t'i ndërpresin bisedimet me Serbinë dhe nuk do ta lejojnë formimin e Zajednicës.
Nga dy të këqija zgjidhet e keqja më e vogël
Nëse Albini do ta krijojë qeverinë, do të sfidohet me të gjitha këto probleme të cilat i ka shkaktuar vetë dhe i ka shfrytëzuar për të krijuar panik që më vonë të dalë mbi sipërfaqe si shpëtimtar i moscopëtimit të tokave tona. Si do të veprojnë deputetët kur do të votohet demarkacioni ndoshta me një ndryshim të disa hektarëve e hiç më shumë? Si do të reagojnë deputetët kur të votohet aplikimi i Zajednicës me pak ndryshime, e cila përsëri do të jetë më qëndrime antishqiptare? Si do të arsyetohet Albini? Në fakt, Albini do të deklarohet se u detyruam nga presioni i ndërkombëtarëve siç thoshin të gjithë zyrtarët tanë. Albin Kurti e di shumë mire se populli ynë nuk ka pasur alternativë tjetër dhe nga dy të këqijat e ka zgjedhur një të keqe më të panjohur, ose për inati të resë më vdektë djali, thoshte populli dikur. Në mungesë të një force politike kombëtarisht të pastër, votuesit e kanë zgjedhur VV-në, siç shprehen të gjithë: " Të tjerët i provuam, tash t'i provojmë edhe këta". E njëjta thënie më kujtohet kur e kritikova Bujar Bukoshin (asokohe kryeministër në ekzil Edita Tahirin), se pse ai e paguante me para të qeverisë sonë një serb të quajtur Gorazhd Cvetiq, kur ne të tjerët ishim të përhershëm në Parlamentin Evropian pa u paguar nga askush. Bujar Bukoshi u përgjigj: "Ta provojmë një herë, bre Reshat". Unë reagova duke i thënë se me serbët e kishte provuar Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha, por nuk ua kemi pa hairin". Në këtë kontekst nuk duhet bërë krahasimin në mes Bujar Bukoshit, i cili ka paguar serb për të lobuar për çështjen e Kosovës e nuk ka bërë asgjë veç ka dëmtuar, ndërsa populli ynë e ka zgjedhur Albinin si shqiptar e duke besuar që është kundërshtar i Isa Mustafës, të cilin e akuzonte si hajn, si kundërshtar të Ramushit, të cilin e akuzonte po ashtu dhe si kundërshtar të pakontestueshëm të Hashim Thaçit e Kadri Veselit për të cilët hidhte akuza të rënda. Pra, populli ka dëshirë t'i ndërrojë dhe kanë bërë mirë, ngase shumë
shpejt populli do të zhgënjehet nga Albini, që gjer më tani VV-ja ka kundërshtuar e kurrë nuk ka qenë në pozitë për të vendosur dhe për t'u përballur me sfida ndërkombëtare.
Nga cili shtet u financua LVV?
Albini dhe ekipi i tij i pesëshes kanë krijuar rregulla strikte që të mbajnë qëndrueshëm vijën e tyre centraliste, në mënyrë që t'i ruajnë "donatorët " financuesit sekretë për ngritjen dhe zgjerimin e VV-së. Asnjë parti politike nuk mund të krijohet pa financues sekretë, të cilët japin buxhete të majme për t'i realizuar qëllimet e tyre ose për t'i mbrojtur bizneset e tyre. Zakonisht, partitë politike i themelojnë shtetet të cilat e kanë humbur pushtetin në kolonitë e tyre dhe për t'i mbrojtur interesat e veta në territorin e humbur krijojnë parti për destabilizim të situatës dhe vazhdueshmërisë së eksploatimit të pasurisë natyrore si dhe mbrojtjen e pakicës së mbeturinave të kolonizatorëve. Kolonizuesit e ndjejnë para kohe humbjen e pushtetit mbi koloninë e pushtuar dhe ata krijojnë dhe fabrikojnë figurat e reja politike e që në të gjitha rastet janë ish- të burgosur politikë, në të cilët populli ka besim. Kështu ka vepruar Franca në Algjeri dhe koloni të tjera, kështu ka vepruar Belgjika në koloninë e tyreKongo, kështu veprojnë amerikanët dhe çdo shtet tjetër. Biografia e liderëve të tillë është e pastër për opinionin e brendshëm i posaçliruar, ndërsa pjesa e marrëveshjeve sekrete të nënshkruara mbeten të mbyllura për dekada të tëra. Shtrohet pyetja, cili shtet është i interesuar për themelime të partive të reja në Kosovë? Mendoj se amerikanët dhe evropianët nuk kanë nevojë të financojnë asnjë forcë të re politike, sepse ata i përkrahin partitë ekzistuese në të cilat kanë qasje të lirshme dhe mundën që me pak përkrahje morale t'i orientojnë sipas nevojave të tyre. Për themelimin e partive të reja janë të interesuar në plan të parë Serbia me ndihmën e Rusisë dhe Greqisë, po ashtu tepër të interesuar janë Turqia dhe vendet arabe, të cilat dëshirojnë ta shtrijnë ekspansionizmin e tyre në emër të religjionit. Andaj, nga kjo rezulton se mund të krijojmë parti politike, por na duhet përkrahje materiale nga një shtet që ka qëllime të caktuara në Kosovë dhe automatikisht na lind dyshimi se cili nga këto shtete e financon Albinin. Natyrisht Albini dhe ekipi i tij kurrë nuk do pranojnë se janë të ndihmuar nga ndonjë vend i huaj, e para opinionit mund të dalin se varen nga buxheti i Kosovës, mirëpo partia fiton nga buxheti vetëm para se të kalojë pragun e 5% e jo më herët. Më kalimin e pragut dhe zgjerimin e partisë shtohen edhe
financuesit e firmave private, siç e kemi rastin e kompanisë "Devolli", e cila e ndihmon VV-në për realizimin e interesave të tyre.
Në mes elektoratit të VV-së dhe i partive të tjera
Këto ditë liderët e partive politike janë në fluksin e problemeve më të vështira, të cilët kurrë më parë nuk e kanë përjetuar një krizë të tillë, sepse tanimë nuk varet vetëm te fjala e liderit, por elektorati është më i vetëdijësuar dhe i kërkon llogari liderit. Elektorati i LDK-së është më i vetëdijshëm se i partive të tjera. Degët dhe nëndegët e LDK-së kanë mbajtur mbledhjet e tyre dhe në çdo kryesi të tyre është vendosur që mos të bëhet koalicion paszgjedhor më PDK-në. Pra, LDK-ja e ka një elektorat që marrin vendime demokratike dhe ia diktojnë shefit të tyre orientimin. Në anën tjetër, elektorati i VV-së nuk ka asnjë të drejtë të konsultohet e të marrin vendime, pavarësisht se në statusin e tyre thuhet se për çdo gjë vendimet merren nga poshtë- lart. Po të ishte kështu, atëherë votuesit e VV-së nuk do ta lejonin Albinin të bënte koalicion me Isa Mustafën, e as me Ramush Haradinaj, e as me Fatmir Limajn, pasi VV-ja me vite të tëra ka hedhur akuza nga më të paskrupullta kundër këtyre. Si ka mundësi të krijojnë qeveri me Isa Mustafën, kur vetë Albini e ka akuzuar si njeri të Serbisë? Si ka mundësi të bëjë koalicion me Ramushin, kur vetë Albini e ka akuzuar AAK-në për mbledhje të haraçit? Mirëpo, Albini nuk e pyet elektoratin e tij dhe ata nuk janë ende të pjekur politikisht për zhvillimet dhe vendime demokratike. Nëse dikush nga kryesia e ndonjë nëndege do të ngritët të kundërshtojë ai do të përjashtohet ose do të distancohet partia nga ai individ, siç ishte rasti i Sadri Ramabajës. Distancimi i partisë nga Sadri Ramabaja është shenjë se VV-ja financohet nga një shtet i huaj dhe Sadriu me deklaratën e tij i ka dëmtuar interesat e atij shteti, pa qenë i vetëdijshëm se me deklaratën e tij, shteti financues i kërkon Albinit të distancohet. Pse Albin Kurti nuk distancohet ndaj deklaratave të pista të Fisnik Ismailit?! Deklarata e Fisnik Isamilit kundër Ganimete Musliut është akt që partia duhet të marrë masa rigoroze, përveç distancimit, ndërsa Fisnik Ismaili duhet të ndiqet penalisht për fyerje publike, për njollosje të moralit … Sistemi i organizimit hermetik e ndihmon Albin Kurtin që vetë të vulosë e vetë të vendosë, ndërsa elektorati është i manipuluar e për këtë vite më vonë do ta kuptojnë.
Pse VV-ja u ka dhënë hapësirë bijve dhe bijave të spiunëve




Dihet që Kosova ishte koloni e Serbisë, dhe gjatë kohës së okupimit shumë individë kanë punuar në shërbim të pushtuesit. Shtresa e atyre që i kanë ndihmuar pushtuesit, kanë pasur mundësi t'i shkollojnë fëmijët e tyre, kurse shtresa e varfër pa asnjë rrugëdalje u detyruan të fillonin luftën kundër Serbisë. Me përfundimin e luftës, fëmijët e spiunëve, shumica të shkolluar, u futën në shërbim të UNMIK-ut, ndërsa fëmijët e luftëtarëve mbetën të papunë e pa kushte për të vazhduar shkollimin. Fillimisht, Albin Kurti e themelon partinë me figura të luftës dhe figura të njohura, të cilët me forcimin e tij do t'i largojë, për ta stërmbushur VV-në me bij e bija të spiunëve. Për të qenë më kredibilë në sy të popullit, Albini i ka ruajtur disa figura patriotike, si Salih Zybën, Alban Krasniqin, Albulenën e disa tëtjerë, mirëpo i ka sforcuar ata që nuk duhet të ishin as anëtarë të thjeshtë të partisë. Forcimi i bijve të spiunëve në VV është i detyrueshëm, sepse baballarët e tyre kanë informata të shumta mbi liderët, dhe nëse nuk i sigurojnë fëmijët e tyre ata mund të flasin për gjëra sekrete të panjohura për opinionin tonë. Duke e pozicionuar fëmijën e tyre liderët e sigurojnë pozitën e tyre, ndërsa baballarët e sigurojnë vazhdimësinë e pushtetit të tyre dhe i mbrojnë interesat e kolonizatorit të dikurshëm.
Albin i kërkon dëmshpërblim Adem Demaçit
Fushata për zgjedhjet e 11 qershorit ishte njëra nga fushatat më të qeta që u bënë nga paslufta e këtej. Koalicioni PAN ishin të sigurt që do ta fitonin shumicën dhe për këtë fjetën në rehatinë më të madhe. Liderët e tyre ishin të bindur që populli do t'i votonte, duke pasur parasysh se tani ishin bashkuar krahu i luftës, gjë që kurrë më parë nuk u bashkuan. PAN-i nuk e freskoi partinë me figura të reja dhe as që mendonte për këtë gjë, sepse me vete tani kishin elefantët e moçëm dhe emrat legjendarë. Në anën tjetër, plasaritjet e brendshme të LDK-së duke u identifikuar si krahu i Isës dhe krahu i Vjosës, u dobësua partia. LDK-ja kishte larguar nga lista për kandidatë, emra të shquar të partisë, e në mungesë të një lideri të pakontestueshëm e të pakomprometuar këta pësuan humbje. Krejt ndryshe qëndronte Albin Kurti dhe VV-ja e tij, të cilët bënin përpjekje të vazhdueshme për ta shtuar numrin e votuesve edhe në pjesën më të lënë të vendit. Albin Kurti dhe stafi i tij i shfrytëzuan të gjitha mundësitë, edhe ato më radikale vetëm e vetëm që të dalin fitues. Mobilizimi i tyre ishte i gjithanshëm plus në favorin e tyre shkonte edhe keqmenaxhimi i qeverisë së mëparshme, ku të gjitha figurat që akuzoheshin ishin bartës të listave. Albin Kurti nuk u mbështet vetëm në shpresa, por edhe
veproi që shpresat t'i realizonte, andaj për të mos ia lënë çdo gjë fatit, VV-ja kërkonte të depërtonte te çdo shtresë e popullsisë sonë. Pak ditë para qetësisë elektorale, Albin Kurti do ta angazhonte babanë e tij, që të bisedonte me simbolin e rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçin, që djali i tij të bënte një fotografi me të, që t'i prekte edhe masën popullore patriotike të zhgënjyer nga qeveria e kaluar. Babai i Albin Kurtit i thotë Adem Demaçit që gjatë kohës së luftës ta kam dhënë djalin e tash është koha që ti djalin tim ta shpërblesh duke e pranuar në shtëpi për të bërë foto. Takimi i Albinit me Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen bëri bujë në opinionin tonë, sepse publiku mendonte se Albini kujdesët për shëndetin e simbolit të rezistencës. Po të ishte se Albini kujdeset vërtet për figurat patriotike kombëtare, Adem Demaçin do ta kishte vënë në listë për deputet. Po të ishte se kujdeset për figura patriotike, Adem Demaçin do ta kishte propozuar për kryetar të shtetit e jo Atifete Jahjagën. Ka edhe shumë gjëra të tjera gjatë kohës kur Albini ka qenë zëdhënës i UÇK-së, por ato i di Albini dhe pakkush nga ne. Nëse babai i Albinit dhe Albini paskan të drejtë të kërkojnë të shpërblehen për kontributin e tyre gjatë luftës, atëherë unë personalisht po ia shtroj Albinit një pyetje: A kam të drejtë unë të kërkoj shpërblim nga Albin Kurti, për punën time që kam lobuar dhe kam vepruar për lirimin e tij? Lexuesve po ua përkujtoj se Albin Kurti u lirua nga burgu i Serbisë nga presioni i ndërkombëtarëve. Që të bëhet një presion nga ndërkombëtarët, unë, Reshat Sahitaj jam njëri në mesin e atyre që kam vepruar. Që shkrimi im të ketë peshë dhe të mos merret vetëm si fjalë, këtë po e dokumentoj përmes letrave dhe dokumenteve të asaj kohe. Në kohën kur Bujar Dugolli dhe Albin Kurti ishin liderë të Unionit Studentor, i ftova këta dy liderë për takime në institucionet evropiane dhe ua lehtësova marrjen e vizave në Ambasadën belge në Beograd dhe në qeverinë belge në Bruksel. Ja faksi dërguar Ambasadës belge në Beograd më 23.12.1997 Në këtë letër i kërkojmë ambasadorit belg, që ekipit të Unionit Studentor t'ia lëshojnë vizat, pasi ata do të vijnë për sensibilizimin e dramës kosovare në institucionet belge dhe evropiane. Më vonë, posa Albini të arrestohet, unë, Reshat Sahitaj dhe ekipi im, kemi kontaktuar një numër të madh deputetësh të Parlamentit Evropian dhe personalitete belge për lirimin e Albinit. Aktualisht, duke e parë situatën, po shkruaj pa asnjë modesti dhe po ia sqaroj Albinit, e veçmas lexuesve, se çështja e Albin Kurtit është ngritur edhe në OKB, në Nju- Jork, jo nga dikush tjetër, por falë intervenimeve dhe takimeve të mia me personalitete evropiane. Për ilustrim ja letra e dërguar nga Senati Belg për mbajtjen padrejtësisht të Albin Kurtit në burgun e Pozharevcit dhe për lirimin e tij të
menjëhershëm: Përpjekjet e mia dhe të ekipit tim në Bruksel për lirimin e Albin Kurtit janë të shumta ku kemi intervenuar edhe te administratori i asaj kohe, Bernard Kushneri. Ja letra dërguar Kushnerit nga i cili është kërkuar që të intervenojë për lirimin e Albinit nga burgu. Letrat janë dërguar nga mikja jonë Anne Marie Lizin që ishte kryetare e Senatit për një kohë të gjatë si dhe kryetare për politikë të Jashtme dhe kryetare për të drejtat e njeriut në OKB. Albin Kurti i di këto si dhe takimet në Bruksel e po ashtu konferencën për medie në Internacional Press Centre, ku në panel ishte Bujar Dugolli dhe Albin Kurti të shoqëruar nga zonja Anne Marie Lizin. Nëse i ka harruar, unë i posedoj vide -incizimet për t'i dokumentuar. Andaj, pse Albini kërkon të shpërblehet, e unë ende kurrë nuk jam shpërblyer nga Albin Kurti, i cili ka pasur mundësi të ma sigurojë një post të këshilltarit pa rrogë, por nuk jam shpërblyer nga asnjë qeveri e jonë e pasluftës, sepse të gjithë janë njëlloj-një brumë. Për vete dinë të kërkojnë shpërblime e për ata që kanë vepruar asgjë, kurse për bijtë e bijat e spiunëve ka shpërblime me medalje, me dekorata, me ngritje, me poste të rëndësishme…
SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
Në sistemin demokratik zgjedhjet konsiderohen si një lloj satisfaksioni për popullin, që shumica absolute mendojnë se pas shpalljeve të rezultateve jeta do të ndryshojë në të mirën e tyre. Në fakt, kushdo që do të vijë në pushtet, për qytetarët tanë jeta do të vazhdojë si më parë, pa asnjë ndryshim, përveçse disa militantë të papunësuar do të punësohen, disa zyrtarë do t'i ndërrojnë zyrat e disa tjerë do t'i zënë kolltukët e të parëve, disa deputetë nuk do të jenë kurrë më deputetë e disa të tjerë do t'ua zënë vendet e tyre. E jeta e qytetarëve vazhdon si më parë.
Fushatat iluzioniste të partive
Deklaratat shpresëmëdha të kandidatëve për Kuvend të Kosovës e për poste tjera se me ardhjen e tyre në pushtet çdo gjë do të ndryshojë në Kosovë, janë manipulime që do t'i dëgjojmë gjatë kësaj jave, me qëllim të përfitimit të elektoratit. Premtimet e tyre i tejkalojnë suazat e jetës reale, sepse ato janë të parealizueshme, mirëpo opinioni i gjerë ka dëshirë të besojë e të jetojë në iluzione së pakut për pak kohë. Nuk mundet të ketë fillim të ri me personalitete të njëjta, nuk mund të themi ka ardhur koha për ndryshime me shefa të njëjtë, nuk mund të themi në qershor do të jetë pavarësia e dytë, sepse me këtë thënie ne po e gjuajmë dhe injorojmë luftën për liri të shumë gjeneratave dhe pavarësia po filluaka prej qershorit, nuk mund të themi se filani apo fisteku i duhet Kosovës, sepse askush nuk është i pazëvendë- sueshëm, nuk mund t'i vëmë vetes nofka të personazheve të filmave hollivudianë, sepse me këtë botës i tregojmë se jemi popull primitiv, që besojmë në mite dhe votojmë për personazhe të imagjinuara nga skenaristët e njohur botërorë. Nga të gjitha këto premtime një gjë është e sigurt dhe e pakontestueshme- ndryshimi i jetës në të mirë të atyre që do të fitojnë numrin e mjaftueshëm të votave për t'u bërë deputet i ardhshëm. Jeta e deputetëve do të

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Re: Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Perparimi Jeu 23 Juin - 13:53

ndryshojë në shumë aspekte, por më qenësore është që nga rroga mesatare do të fitojnë rrogë të mirë, nga statuti i një individi të zakonshëm do të shndërrohet në VIP… Andaj, ne duhet të marrim si gjë normale kur këta çirren duke bërtitur se nga qershori çdo gjë do të ndryshojë, dhe vërtetë mënyra e jetesës së tyre do të pësojë ndryshime të mëdha, nga një veturë e vogël që kanë do të blejnë xhipa, nga drekat dhe darkat në shtëpi të tyre do t'i kalojnë ditët dhe netët në restorante luksoze, kurse ne do të mbesim ata që ishim dhe nga dreka me speca me gjizë do të kalojmë në gjizë me speca.
Pas këtyre zgjedhjeve, a do të jetojmë më mirë?
Dëshirojmë apo nuk dëshirojmë, zgjedhjet demokratike janë një proces që sjellin ndryshime si në rregullimin e sistemit shtetëror, edhe në atë të qytetarit, mirëpo në Kosovë ato ndryshime janë minimale. Ndryshimet që bëhen në sistemin shtetëror janë radikale dhe të dallueshme, sepse aty do kemi deputetë e ministra që standardi i jetës se tyre dallohet nga larg, ku nga një individ me pagë mesatare shndërrohet në milionerë brenda disa muajve, kurse ndryshimet në standardin e jetës sonë janë të padukshme e të paprekshme. Zgjedhjet e reja sjellin kandidatë ambiciozë të rinj, të cilët nga frika e konkurrencës nga pala kundërshtare do të detyrohen të ndikojnë pozitivisht duke shtruar asfalte të panevojshme, të subvencionojnë ndonjë OJQ të familjeve te tyre politike dhe t'u japin tenderë firmave të veta që nuk kanë përfituar nga qeveria e mëparshme. Këto do të jenë investime me të cilat do të krenohen ata që do fitojnë në zgjedhjet e qershorit. Shtrohet pyetja kush do të fitojë postin e kryeministrit? Nëse ua bëjmë këtë pyetje militantëve dhe kryesive të tri koalicioneve secili do përgjigjet në favor të partisë që i takon.
Me çka dallohet Ramush Haradinaj?
Militantët e koalicionit PDK/AAK/NISMA janë shumë të bindur se Ramushi do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, duke u arsyetuar se kandidati i tyre i ka dhënë dy vëllezër për çlirimin e vendit si dhe luftimet heroike të Ramushit kundër sunduesit serb. Glorifikimi më qesharak që Kadri Veseli ia bën Ramushit është kur i pyet qytetarët a doni kryeministër të fortë a të dobët. Kadri Veseli shquhet për thurjen dhe shtrirjen e rrjetit të SHIK-ut dhe po ashtu arritjes së tij në krye të PDK-së, mirëpo në pyetjen e tij publike, ai e konfirmon se Kosovës i nevojitet një njeri i fortë që ua fut tutën të gjithëve, e sipas tij, Ramushi është njëri prej tyre. Si ka guxim Kadri Veseli të mendojë se Kosovës i duhet një kryeministër i fortë që ia kanë frikën të gjithë ?! A do ta zgjedhim kryeministrin që të rrihet me deputetë e ministra? A po menduaka Kadri Veseli se në mbledhjet vendimtare të qeverisë së qershorit Ramushi do të ushtrojë forcën fizike për t'i bindur ministrat dhe deputetët të votojnë sipas qejfit te tij ?! Nëse Kosova paska nevojë për një njeri të fortë, atëherë mund ta bëjmë kryeministër një individ nga Gjilani, i cili këto ditë para kamerave televizive dhe në prani të publikut ngriti traktorin dhe katundarët e tij hipur mbi rimorkio që të gjithë bashkë peshonin 1600kg. Ne të gjithë e dimë se Ramushi është trim, i guximshëm, luftëtar e komandant i dalluar, por këto nuk janë veti që duhet t'i ketë një kryeministër. Nëse jemi në kërkim të një kryeministri të fortë fizikisht dhe që i ka të njëjtat tipare si të Ramushit do ta kemi vështirë të bëjmë seleksionimin, sepse për këtë post do të kishte konkurruar vëllai i gruas sime që ishte ndër
snajperët më të dalluar në UÇK, do kishte konkurruar një shok imi nga Luzhani, i cili mund të vritet, por kurrë të frikësohet, e shumë të tjerë. Mirëpo, Ramushi dallohet prej luftëtarëve të tjerë se është në krye të një partie politike dhe ka mundësi të jetë pretendent kryesor që për herë të dytë të marrë postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Herën e parë qëndroi vetëm 100 ditë dhe nga fondi i Qeverisë së Kosovës u zhdukën 100 milionë euro pa guxuar askush të kërkonte llogari. Tentativa e dytë e Ramushit për të qenë kryeministër me siguri që do t'i realizohet, por sa do qëndrojë në këtë post do varet nga rrethana të shumta ndërkombëtare, si dhe dallavere të tjera që do të thuren nga PDK-ja, e cila gjithnjë i ka tradhtuar fillimisht shokët e luftës, e pastaj aleatët me të cilët bënin koalicione. Ramush Haradinaj dallohet nga kandidatët e tjerë se ky është vërtet trim dhe njeri i fjalës dhe i besës. Kur Ramushi thotë "Po" duhet të jemi të sigurt se nuk të tradhton dhe e mban fjalën. Pra, Ramushi nuk tradhton, por nuk ka aftësi të nuhat tradhtinë që i vjen nga njerëzit e tij të afërt, të cilët ia rrisin mendjen me lëvdata e më lajka gjithfarësh.
Kush është Avdullah Hoti?
Kundërkandidat potencial për postin e kryeministrit e kemi edhe Avdullah Hotin nga lista LDK/AKR/ALTERNATIVA, për të cilin partia e tij e reklamon si ekonomist me aftësi të jashtëzakonshme. Kjo parti propagandojnë se Kosova ka nevojë për një kryeministër si Avdullah Hoti. Shtrohet pyetja, se a kemi nevojë që kryeministri ynë të ketë eksperiencën e Avdullah Hotit? Mendoj se partia e LDK-së ka bërë një gabim shumë të madh duke e zgjedhur Avdullah Hotin në krye të listës. Në fakt, Kosova nuk ka nevojë për një ekonomist të tipit Avdullah Hoti, sepse kemi ekonomistë me aftësi si të tij. Për të pasur njohur më të zgjeruar për kandidatin e LDKsë, për kryeministër opinioni ynë duhet të kërkojë informacione në Google, sepse ky është njeri i panjohur dhe pa asnjë veti që dallohet nga shumë profesorë të universiteteve tona. Informacionet në internet që mund t'i gjejmë mbi këtë kandidat janë disa faqe që asgjë nuk na ndihmojnë të na ndërrojnë mendjen se ky është njeriu që i duhet Kosovës për kryeministër. Sikur LDK-ja ta kishte propozuar Vjosa Osmanin, ose Donika Gërvallën do të kishte pasur më shumë sukses t'u kundërviheshin kundërkandidatëve të tjerë. Cilado prej këtyre dy femrave do të kishte fituar bindshëm, sepse opinioni ynë nuk ka nevojë të interesohet të gjejë informata mbi kandidatin përmes internetit, sepse këto ishin zëri i partisë për disa vjet me radhë. Partia dhe shefat e cilësdo parti duhet të mësohen t'i respektojnë kritikuesit dhe atyre që ua thonë parasysh të vërtetën qoftë ajo e hidhur, e jo t'i vlerësojnë ata që parasysh të lavdërojnë e pas sysh ta bëjnë varrin.
Albin Kurti me premtime iluzioniste
Kandidati tjetër që nuk ka asnjë shans praktike të fitojë pozitën e kryeministrit është Albin Kurti, i listës VV. Premtimet e VV-së së Albin Kurtit janë absurde, që nuk përputhen më realitetin objektiv jo vetëm për situatën e shtetit të Kosovës, por janë objektiva utopiste që nuk munden të realizohen në asnjë shtet demokratik të botës. Filozofia e VV-së së Albin Kurtit është iluzioniste, përmes së cilës dëshiron t'i përvetësojë rininë e Kosovës me iluzione se kur ta marrin pushtetin ata, do të bëhet më mirë. Albin Kurti po sillet sikur shteti ynë të ishte një superfuqi ekonomike dhe ushtarake, siç është Rusia, apo siç ishte dikur Gjermania e
Hitlerit dhe, sipas tij, Kosova duhet ta dirigjojë botën e jo Kosova t'i përshtatet politikës globale botërore. Në këto kushte të globalizmit botëror nuk ka më liri të pakufishme të asnjë shteti për të ndërtuar sistem totalitar, siç mendon Albin Kurti, që kushdo që është kundër VV-së t'i ngrehin zvarrë gazetarët dhe kundërshtarët, siç kishte deklaruar pak ditë më herët Dardan Molliqaj. Koha kur kanë mundur t'i vrasin kundërshtarët dhe gazetarët, si Bardhyl Ajetin dhe të tjerët, ka përfunduar, sepse sot secila familje ka guxim ta kërkojë vrasësin e birit të tyre. Koha kur kanë mundur t'i vrasin gazetarët dhe kundërshtarët politikë në emër të gjyqit të popullit si tradhtarë ka perënduar, siç ka përfunduar ndërtimi i sistemeve totalitare. Albini dhe çdo kush tjetër e di shumë mirë se posti i kryeministrit i takon partisë fituese dhe duhet të jetë i panegociueshëm. Sipas të gjitha parashikimeve, dy listat e partive të tjera janë në një garë me shanse gati të barabarta, dhe cilado që do të dalë fituese do kërkojnë aleancë me VV-në, mirëpo posti i kryeministrit mbetet i paprekshëm për fituesin. Pse pra VV-ja e Albin Kurtit e mashtron popullin, se Albini do të jetë kryeministër në qeverinë e qershorit?! Përgjigjja është e thjeshtë, sepse VV-ja do t'i vërë kushte specifike partisë më të madhe për krijimin e qeverisë, e cila po ashtu nuk ka për të pranuar t'ia falë këtë post, sepse do të zhgënjehet elektorati i tyre e do revoltohen personalitetet brenda partisë.
Cili është më i duhur për Kosovën?
Duke u bazuar në punën që kanë bërë gjatë këtyre viteve tre pretenduesit për postin e kryeministrit, do të shohim që secili prej tyre ka anët negative dhe pozitive. Duke u bazuar në faktin se shefat partiakë propozimet për këtë post i kanë emëruar jo në bazë demokratike, populli ynë nuk ka tjetër alternativë, përveç këtyre tre kandidatëve, njëri prej të cilëve do të jetë kryeministri ynë i ardhshëm. Nga tre kandidatë Ramushi është më i përshtatshëm për të marrë vendime për demarkacionin, për 'Zajednicën' dhe për gjëra të rëndësishme që i duhen Kosovës. Pra, aktualisht Kosova është kthyer në të njëjtën kohë kur duhej vendosur për flamurin, për himnin e Kosovës. Asokohe kishte shumë propozime që të ishte flamuri i punuar nga stafi i Ibrahim Rugovës, të cilin turpërisht e dogjën disa, dhe e pranuan flamurin të cilin e kemi aktualisht, kishte propozime të bëhej himni kombëtar, dhe në fund shefat e luftës e refuzuan himnin e punuar nga Ilir Shaqiri. Asokohe shefat e luftës u bashkuan për ta pranuar një himn që nuk është himn, dhe një flamur që as Azem Vllasi nuk do ta kishte lejuar. Ju kujtohet koha e AzemVllasit kur sistemi i Milosheviqit në marsin e vitit 1989, kërkonte ndryshime në Kushtetutë dhe ndryshim në flamur. Asokohe personalitetet politike u bashkuan dhe e ndryshuan flamurin duke ia vënë yllin në cep, por nuk ia hoqën shqiponjën. Shefat tanë të luftës e të pa luftës Kosovës ia lanë një flamur pa asnjë shenjë kombëtare dhe një himn që i ngjan më shumë një muzike klasike të Mozartit apo Betovenit pa asnjë tingull shqiptar.


KU ISHIN E KU JANË SHOKËT E KOMANDATIT LEGJENDAR-ADEM JASHARI ?
Shkruan: Reshat Sahitaj E hëne 21 gusht 2017
Shkruan: Reshat Sahitaj

T ë shkruash për figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe rezistencën si dhe sakrificën e kësaj familjeje është një barrë dhe përgjegjësi kombëtare, mirëpo në Kosovë kemi krijues si Veton Surroi, i cili në një vepër të tij figurën e Adem Jasharit dhe tragjedinë e kësaj familjeje e deformon dhe e minimizon këtë rezistencë historike, është një degradim që i bëhet jo vetëm kësaj familjeje, por edhe tërë luftëtarëve të lirisë.
Partia e Adem Jasharit ishte Kosova e jo LPK-ja , e as LDK-ja
Në këtë shkrim nuk do ta trajtoj figurën e Adem Jasharit, sepse objektivi im është të analizoj qëndrimin e bashkëluftëtarëve dhe "bashkëluftëtarëve" në momentet më kritike të jetës së kësaj familjeje, e cila vlerësohet nga të gjitha forcat politike e tentohet të përvetësohet nga disa bashkëluftëtarë të denjë e të padenjë. LDK-ja përmes disa analistëve dhe specialistëve të luftës përpiqen ta përvetësojnë duke shkruar se Adem Jasharin ishte ushtar i Ibrahim Rugovës. PDK-ja po ashtu përmes rrethit të ngushtë të Adem e Hamëz Jasharit tentojnë ta përvetësojnë. Mirëpo, sipas të gjitha dokumenteve ekzistuese Hamëz Jashari ishte anëtar i Partisë Republikane, kryetar i se cilës ishte Feti Grapci. Anëtarësimi në Partinë Republikane tregon qartë se Adem Jashari dhe Hamëz Jashari ishin pro-amerikanë dhe të gjitha shpresat për çlirimin e Kosovës i kishin në ndihmën e Amerikës e jo në ngritjen e dy gishtave, e as të grushtit siç vepronin disa komisarë politikë të nxitur nga shefat e partive. Adem Jashari nuk e ngriti as grushtin, e as dy gishtat, sepse luftonte për Kosovën, e jo për shefat e partive politike.
Ringjallja e Adem Jasharit
Menjëherë pas tragjedisë që forcat serbe shkaktuan mbi familjen Jashari, ku u vranë e u masakruan edhe fëmijë, grupi i dramës i përbërë nga: Dibran Fylli, Ramadan Kaçkini , Latif Zariqi… aktorë e luftëtarë e ngritën pjesën teatrale "Ai është gjallë". Regjinë e kësaj shfaqjeje e kishte bërë Dibran Fylli, e cila u dha për herë të parë para publikut në Prekaz më 6 mars 1999, ku morën pjesë ushtarë dhe një pjesë e popullsisë civile si dhe faktorë të luftës, si: Jakup Krasniqi, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj. Kjo dramë, pavarësisht se ishte përgatitur në flakën e luftës gjatë ofensivave të shumta serbe, në kushte shumë të vështira, e bëri efektin dhe e përçoi mesazhin patriotik të qëndresës dhe rezistencës ndër luftëtarët dhe popullatën që përballej më luftën. "Ai është gjallë " është e vetmja dramë e shkruar dhe e realizuar, e cila i dedikohet figurës së ndritur të Adem Jasharit dhe të vrarëve të tjerë gjatë asaj dite të kobshme. Kurrë më askush, përveç Milaim Zekës që e punoi një dokumentar, i cili është i vetmi film mbi Adem Jasharin deri më sot. Akademitë përkujtimore e ceremoni të tjera nuk e kanë forcën e ringjalljeve të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare sa e kanë librat dhe filmat artistikë, apo dokumentarë. Trajtimi i kësaj figure në poezi, po ashtu u realizua vetëm nga disa krijues, si: Musa Jupolli, Agim Vinca dhe Riza Graiçevci, Prend Buzhala, e ndonjë tjetër. Masakra në familjen Jashari të Prekazit dhe figura e Adem Jasharit nuk u vlerësuan nga pendat e krijuesve të letërsisë shqiptare, për shkaqe ende të panjohura për mua.
Keqtrajtimi i figurës së Adem Jasharit
Figura e komandantit legjendar në vend se të vlerësohej ajo gjithnjë e më shumë po shkon duke u zbehur në masën popullore, sepse imazhi i figurave kombëtare nuk është nën mbrojtjen e institucioneve tona dhe asnjë familje nuk e ka deponuar kërkesën për mbrojtje të imazhit të asnjë prej figurave kombëtare. Adem Jashari dhe veprimtaria e tij në rezistencën e armatosur, nga disa krijues e opinionistë ka filluar të degradohet. Shumica e këtyre krijuesve janë ish-bashkëpunëtorë të sistemit okupues ose baballarët e tyre i takonin atij sistemi, por të tillët gëzojnë privilegje edhe në sistemin aktual, e veçmas respektohen nga ish- eprorët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Afrimi i këtyre me eprorët e Shtabit të Përgjithshëm u shërben si licencë për t'i njollosur figurat që kontribuuan për çlirimin e vendit e për t'i rehabilituar disa personazhe negative të sistemit të kaluar. Nuk është e rastësishme se disa marrin iniciativa, si Veton Surroi për ngritjen e përmendores së Fadil Hoxhës dhe zbehjen e luftës së Shaban Polluzhës. Në fakt, Uran Butka për
këtë ngjarje ja se çka shkruan:" Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviq. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411). Pra, tentativat për rehabilitimin e bashkëpunëtorëve të armikut dhe zbehjen e luftërave të trimave shqiptarë e bëjnë pa ndonjë shtrëngim moral duke u krenuar se paskan zbuluar gjoja fakte kundër Azem Galicës apo Adem Jasharit. Nuk ka asgjë të rastësishme kur dëgjojmë disa të flasin e të shkruajnë hapur duke e përshkruar Adem Jasharin si bashkëpunëtor të armikut vetëm e vetëm pse ai e paska pasur shtëpinë afër deposë së municionit. Sipas analistëve të këtij rangu, ishbashkëpunëtorësh, Adem Jashari nuk ishte kurrë komandant i luftës, sepse u vra në shtëpi të tij më familje të ngushtë pa asnjë ushtar. Harrojnë ata, se Adem Jashari bëri luftime intensive disa net rresht natën e Vitit të Ri të vitit 1991 bashkë më disa bashkëfshatarë, si: Sahit Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra, Jakup Nura, Zymer Meha, ndërsa nga Llausha në ndihmë i shkuan: Osmani, Jetullahu, Hetemi e Sejdi Geci ,Gani Geci dhe fshatarë të tjerë. Në këtë përleshje më forcat serbe plagoset Vesel Selimi, i cili më vonë dërgohet në Krefeld (Gjermani) dhe më 1998/99 kthehet në luftë bashkë më nipin e tij 16-vjeçar. Nga kjo qëndresë më 31 dhjetor 1991/1992 si dhe aksione të tjera në Drenas e vende të tjera, mund të konkludohet se Adem Jashari ishte komandant dhe ishte i organizuar më burrat e asaj ane. Mirëpo, kjo dhe shumë aktivitete të tjera nuk u mjaftojnë krijuesve tanë për të shpifur kundër Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë të gjallë e të vdekur.
Ku ishin shokët e Adem Jasharit ditën kritike ?
Para se të rrethohej kulla e Jasharëve, Adem Jasharin e kishin vizituar disa që ende janë gjallë e disa nga të cilët më vonë ranë në altarin e lirisë, mirëpo në ditën kritike shumë pak prej tyre ia ofruan ndihmën. Kulla e Jasharëve ishte e rrethuar në disa rrathë nga forcat serbe të armatosur më teknikën bashkëkohore të luftës. Numri i forcave serbe dhe automjeteve të blinduara, helikopterë, tanke etj, ka qenë impresionuese, në mënyrë që pamjet e këtyre forcave të duket sa më spektakulare që popullsisë vendore t'ua fuste tmerrin. Para sulmit, lidhjet telefonike ishin ndërprerë që luftëtarët e lirisë të mos mund të komunikonin mes veti. Strategjia e
ushtrisë serbe ka qenë që të izolonte Llaushën e vendet të tjera që askush nga luftëtarët të mos kishin mundësi t'i shkonin në ndihmë Adem e Hamëz Jasharit. Në anën tjetër, pjesa e shokëve të Adem Jasharit nuk kishin armatim dhe municion të mjaftueshëm që t'i shkonin në ndihmë, siç kishin bërë natën e Vitit të Ri 1991-tës. Pavarësisht kërkesave të Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë, që ia bënin Fondit "Vendlindja Thërret" dhe atij të qeverisë së Bukoshit, pjesa e Drenicës veçanërisht Prekazi, Llausha etj. nuk e kishin furnizuar me armë këtë regjion, që sipas Ibrahim Kelmendit, siç shkruan në librin e tij, "Lëvizja e përgjakur" Hashim Thaçi, Azem Syla etj. kanë refuzuar kategorikisht furnizimin më armë të kësaj pjese, ndërsa nëse i referohemi shkrimeve të Gani Gecit është Rexhep Selimi, i cili ka penguar furnizimin me armë të Llaushës dhe regjionit. Madje, Gani Geci në shkrimet e tij shkon edhe më tutje duke e akuzuar rëndë Rexhep Selimin që, sipas tij, paska pasur detyrë t'i përçajë luftëtarët e lirisë. Gani Geci rrëfen se Rexhep Selimi paska dhënë urdhra të vritet Princi i poezisë shqiptare Gani Xhafolli dhe doajeni i letërsisë shqipe Ramiz Kelmendi, pse ata e botonin një revistë dashurie në kohë lufte. Hiç më pak se Gani Geci, edhe Ramiz Lladrovci në shkrimet e tij ka hedhur akuza tepër të rënda ndaj Rexhep Selimit që, sipas Ramiz Lladrovcit, Rexhep Selimi në prani të Adem Jasharit paska dhënë urdhër të vritet Fehmi Lladrovci në kufi me të gjithë vullnetarët, të cilët po iu bashkëngjiteshin luftëtarëve të lirisë në Kosovë, ndërsa Adem Jashari e ka kundërshtuar duke iu kërcënuar Rexhës, siç e quajnë të afërmit. Rexhep Selimi ende nuk e ka parë të arsyeshme t'u përgjigjët asnjërit për këto akuza të rënda. Të jepet urdhër të vritet poeti Gani Xhafolli, të cilit Serbia e asaj kohe ia ndaloi dhjetëra emisione në TV Prishtina, nuk është akt kombëtar. Të jepet urdhër të vritet Ramiz Kelmendi me veprat e të cilit jemi edukuar në frymë kombëtare, nuk është veprim patriotik. Të jepet urdhër të vritet Fehmi Ladrovci, i cili ka shkëlqyer në luftërat kundër ushtarëve serbë në Kroaci dhe të cilin e kam njohur personalisht, nuk është mision kombëtar. Mirëpo, akuzat ndaj Rexhep Selimit mund të merren me rezervë, pasi janë akuza të paverifikuara e ndoshta tendencioze, mirëpo realiteti një ditë do të ndriçohet për secilin. Adem e Hamëz Jashari të mbyllur në kullë, pas dy ditë e dy net rezistencë mbetën pa armatim dhe natyrisht që vriten.
Adem Jashari nuk ishte vetëm
Jemi në momentin kur forcat serbe kishin ndërprerë lidhjet telefonike dhe kishin izoluar Llaushën dhe fshatrat e tjera, që në asnjë mënyrë askush nga bashkëluftëtarët të mos kishte mundësi t'i ndihmonin komandantit të tyre dhe familjes së tij. Pavarësisht këtij rrethimi të hekurt ekzistonin trima të cilët do ta rrezikonin jetën që komandantit t'i ndihmonin duke mos e lënë të vetmuar. Mirëpo, në Kosovë ende kemi analistë, gazetarë e shumë profesionistë e manipulatorë të tjerë, të cilët shkruajnë qëllimisht për ta njollosur luftën dhe bashkëluftëtarët e lirisë, se Adem Jashari ishte vetëm. Është shumë poshtërsi të injorohet vullneti i atyre luftëtarëve të cilët e rrezikuan jetën për t'i shkuar në ndihmë komandantit legjendar e aq më keq të injorohet trimëria e Miftar Rrecit, një trim sypatrembur, i cili u plagos nga forcat serbe duke luftuar dhe vdes nga pamundësia për t'ia ndalur gjakderdhjen e mbi kokën e të cilit i qëndronte bashkëshortja e tij, vëllai i tij dhe Haxhi Geci, që i qëndruan pranë deri në frymën e fundit. Duke u bazuar në "Ditari i luftës" nga Dibran Fylli, ditën kritike në ndihmë Adem Jasharit i shkojnë: Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Shaban Hasani,Shaban Desku, Musli Hoxha dhe Metë Imer Salihu, duke u pozicionuar në Lagjen e Hajzer Imerëve. Në anën tjetër, Gani Geci ja si i përshkruan "Në lufta pa maska", ato dy ditë e net luftimesh për t'i ndihmuar komandantit legjendar, pasi që përmes telefonit e lajmëron Adem Jasharin se forcat serbe po e rrethonin: " I tërë fshati kishte dalë në pozicione, siç i kishim të paraparë, te xhamia e fshatit Llaushë dhe te Malet e Deviçit, në pjesën tjetër, në anën e djathtë të fshatit. Me vete e kishim të vetmin pushko-mitraloz, 12.7, armën më të fortë, të vetmen që posedonte e tërë Drenica. Mirëpo, kishim vetëm 370 copa fishekë. Kishim edhe dy murtaja 500 dhe një 150, me nga katër predha, dymbëdhjetë predha komplet, po ashtu edhe 35 apo 36 kallashnikovë secili me nga 50 apo 60 fishekë, njëqind më së shumti". Dibran Fylli në shënimet e tij përshkruan situatën në detale duke i shënuar edhe emrat e të gjithë pjesëmarrësve në ato luftime, ndërsa Gani Geci nuk i shënon detajet dhe emrat e të gjithëve. Pavarësisht nga kjo, këto shënime janë thesar i çmuar, përmes të cilave zhduken thashethemet se Adem Jashari ishte i vetmuar. Këto shënime i zhdukin mjegullat e konfuzitetit dhe manipuluesit e ndryshëm se luftëtarët e lirisë nuk ishin të organizuar. Mirëpo, edhe pse kishte luftëtarë që i ndihmuan, shtrohet pyetja se ku shkuan disa të tjerë, të cilët me javë ishin afër familjes Jashari, por pushka e tyre nuk shkrepi? Pyetja tjetër është se pse luftëtarët që i shkuan në ndihmë Adem Jasharit, në Kosovën e pasluftës nuk vlerësohen si bashkëluftëtarë, por ata që ikën dhe nuk u shkrepën armët sot i gëzojnë të gjitha privilegjet duke i injoruar bashkëluftëtarët e vërtetë. Vrasja e tyre
bëri bujë si në opinion tonë edhe në atë botëror. Ato ditë nuk u dëgjua zëri i asnjërit prej atyre që sot deklarohen bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Zëri i pushkës së tyre nuk dëgjohej. Ato ditë shokët e rrejshëm u fshehën, bashkëluftëtarët që tani krenohen se kishin qenë shokë të Adem Jasharit u zhdukën, sikur të mos kishin ekzistuar. Absurditet! E pabesueshme dhe e turpshme! Të gjithë të tjerët që ikën e tani na shiten bashkëluftëtarë janë rrenca dhe përfitues, të cilët që në fillim kanë pasur detyra të caktuara. Është traditë gjenetike e çdo luftëtarit të lirisë që kur t'i vritet shoku apo ndonjë i dashur, në shpirtin e tij shfaqet ndjenja e hakmarrjes për shokun e vrarë. Lexuesit me siguri e kanë parë filmin kur Akilit i vritet shoku në luftën e Trojës se si ai hakmerret. Raste të tilla kemi shumë në literaturën historike të luftërave të ndryshme ku ndjenja për hakmarrje është imediate. Mirëpo, kjo ndjenjë nuk u dallua te disa përfitues të luftës, të cilët sot janë shndërruar në milionerë. Kurrë asnjë gazetarit e as moderatorit të televizioneve në debate politike nuk guxojnë t'i pyesin këta bashkëluftëtarë se ç'bënin ato dy ditët kur Adem Jashari zhvillonte luftime dhe luftonte me vdekjen. Si kanë pasur rehati shpirtërore të qëndrojnë të heshtur e të mos ndërmarrin asnjë aksion kundër ndonjë stacioni policor, kundër ndonjë njësiti të policisë apo ushtrisë serbe? Gjer më sot kurrë nuk e kanë sqaruar se ku ishin dhe ç'bënin ato dy ditë kur shoku i tyre po e sfidonte vdekjen? Nëse Prekazi ka qenë i rrethuar, nuk ka qenë e rrethuar Klina, Gjakova, Prizreni, Prishtina etj. etj., ku shokët e tij është dashur t'i kundërpërgjigjeshin me armë forcave serbe. Ato dy ditë e dy net, kur Adem Jashari po luftonte i rrethuar në kullën e tij, këta bashkëluftëtarë që na shesin mend sot, është dashur t'i tregonin armikut se mund ta rrethoni një kullë, por jo krejt Kosovën. Nëse ishin bashkëluftëtarë, siç pretendojnë sot, a nuk paskan pasur mundësi ta rrethojnë dhe ta sulmojnë një stacion të vogël policor në Klinë, në Suharekë apo në ndonjë vend të vogël? Kanë pasur mundësi, por nuk kanë pasur guxim se jetën e kanë dashur më shumë se Kosovën. Këta mund të jenë luftëtarë, por kurrë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Këta mund të jenë luftëtarë, por janë gënjeshtarë, rrenca dhe para së gjithash janë frikacakë. Këta janë trima vetëm kur janë të rrethuar nga të tjerët dhe janë trima kundër shqiptarëve e jo kundër armikut. Është lehtë të kushtëzohet, kidnapohet, të vritet e të rrihet fizikisht një gazetar, një intelektual shqiptar, por kur është dashur të tregohet trimëria nuk ishit në sheshin e mejdanit. Lehtë të thuhet e të deklarohet para medieve tona kur disa deklarojnë se ishin komandantë e në fakt në Hag e mohonin luftën dhe e mohonin UÇK-në. Luftëtari i lirisë kurrë nuk pendohet për atë që ka bërë, sepse është i bindur në fitoren definitive. Luftëtari i
lirisë kurrë nuk pasurohet me djersën dhe gjakun e popullit, e disa e kanë konfirmuar se në luftë ishin për interesa të tjera e jo për çlirimin e atdheut. Këta ishin dhe janë zhvlerësuesit më të zëshëm kundër vlerave të luftës. Jemi gjallë ose jo, por dosjet do të hapën patjetër një ditë, dhe do të dihet kush ishte shqiponjë e kush ishte korb!
(Kosova Sot)

PSE ASKUSH NUK E KERKON ZBARDHJEN E DOSJEVE SEKRETE TË UDB-së ?!
Shkruan:Reshat Sahitaj 7 maj 2018
Pse askush nuk e kërkon zbardhjen e dosjeve sekrete të UDB-së?
Nëse nuk zbardhen dosjet sekrete, Kosova do të mbetet e varur nga Serbia
SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
Zbardhja e dosjeve sekrete të një sistemi të përmbysur është hapi i parë i çdo vendi në botë posa pushteti të merret nga çliruesit, ose nga format e tjera evolutive të ndryshimeve, të sistemeve të ndryshme, siç kemi raste të shumta në botë, të cilat vende u pavarësuan pa luftë, si Çekosllovakia, Polonia, Gjermania, e madje edhe ndryshimet në Shqipëri nga sistemi totalitar në sistemin pluralist. Pas çdo përmbysje të sistemeve të kaluara me luftë ose pa të, automatikisht kërkohen bashkëpunëtorët, të cilët i shërbyen sistemit tjetër për të mbijetuar, respektivisht sunduar. Shqipëria dhe Kosova janë vendet e vetme në botë që nuk e kanë bërë asnjë hap në këtë drejtim. Shtrohet pyetja pse? Përgjigjja është: janë sunduesit e njëjtë të sistemeve të kaluara, por të konvertuar në demokratë në Tiranë e patriotë në Kosovë.
Të robëruar nga vetvetja
Po mbushen gati dy dekada që Kosova nuk është e robëruar nga forcat policore-ushtarake serbe. Po mbushen gati dy dekada që Kosova u çlirua nga armiku shekullor serb e populli ynë ende nuk është duke e parë asnjë ndryshim: në ngritjen mirëqenies, në ngritjen e sigurisë ekonomike, në ngritjen e sigurisë individuale, në ngritjen e sigurisë mjekësore… Është një fakt i pakontestueshëm që sot jetojmë të lirë dhe nuk frikësohemi që policia serbe na troket në derë për të na bastisur, arrestuar e maltretuar. Kjo është formula që të gjithë veprimtarët e dikurshëm dhe tërë popullin tonë e mban si peng për ta mashtruar vetveten se jemi të lirë e në fakt jemi të robëruar nga vetvetja. Të thuash apo të shkruash se jemi të robëruar nga personalitetet politike konsiderohet si mendim dhe një shprehje e vrazhdë, sepse ata nuk janë të robëruar siç jemi ne - populli i Kosovës. Në jetën tonë të përditshme ekzistojnë një numër i madh faktorësh që tregojnë se ne jemi të robëruar, mirëpo klasa politike e djeshme dhe e sotme nuk i dallon ose nuk dëshirojnë t'i shohin. Ne nuk mund të lëvizim lirshëm në Evropë! I riu kosovar nuk e ka të sigurt punësimin edhe pasi të përfundojë studimet deri në doktoratë! Në vendin tonë vritet njeriu trembëdhjetë herë me thikë dhe mjekësia ligjore e klasifikon vetëvrasje! Në burgjet tona e mbysin të burgosurin e mjekësia ligjore bashkë me prokurorët e klasifikojnë - vetëvrasje! Qytetari ynë nuk e ka të sigurt jetën kur shtrihet në spital! Qytetarëve tanë u ndalet rryma dhe uji në çdo kohë pa dhënë llogari askush nga zyrtarët përgjegjës! Pa qenë vajzë e bukur dhe e lehtë, nuk mund të punësohesh në asnjë institucion të Kosovës! Institucionet tona shtetërore nga ato lokale deri në ato qendrore janë shndërruar në vend të grumbullimit të bukurosheve! Asnjë dokument zyrtar nuk mund të marrim pa korrupsion! Asnjë ndërtim me leje dhe pa leje nuk mund të bëjmë pa korrupsion! Në Kosovën tonë shitet mishi i kalbur e askush nuk dënohet asnjë ditë për dëmet që i shkakton në shëndetin e popullsisë! Ne jemi të lirë të marrim frymë, të ushqehemi me produkte kancerogjene që vijnë nga Serbia, të jetojmë me shpresa se një ditë do të bëhet më mirë e asgjë më shumë, pa guxuar të mendojmë ndryshe! A nuk jemi të robëruar?! Robëri nuk quhet vetëm kur një armik i huaj e pushton atdheun tonë. Revolucioni francez nuk u bë se Anglia e kishte pushtuar Francën, por për shkak të kushteve keqpërdorimit të pushtetit nga klasa politike. Në botë kemi shumë raste kur popullsia ngrihet për t'u çliruar nga pushtetarët e vet.
Pse asgjë nuk ka ndryshuar në Kosovë?
Menjëherë pas luftës shqiptarët shpërthyen nga vaji në gëzim, me shpresë se në të ardhmen çdo gjë do të përmirësohej në të mirën e qytetarëve. Gjatë kohës së sundimit të hershëm kudo në Kosovë thuhej se pasi të çlirohemi ne do të ushqehemi me lugë të arta, e varfëria nuk do të ekzistonte kurrë më për ne. Gjatë demonstratave të vitit 1981, vërshonin pllakatet: "Kosova radi, Beograd se gradi!". Ne ishim dhe ende jemi të bindur që Kosova ka pasuri nëntokësore për të mos jetuar në varfëri. Nga kush shfrytëzohen këto pasuri ne ende nuk kemi njohuri, sepse pjesa më e madhe e tyre u shitën për asgjë, u bënë pronë e firmave private pas të cilave qëndrojnë pronarët serbë. Si mund të mburren pushtetarët tanë se gjendja në Kosovë është rregulluar kur në kohën e robërisë qytetarët kanë lëvizur pa viza në tërë botën?! Si mund të thuhet se kemi avancuar kur në kohën e robërisë mjeku dhe barnat ishin falas?! Ka edhe shumë shembuj të tjerë të ceken, por secili jemi të vetëdijshëm si kemi qenë dikur, e si jemi sot. Nuk është duke u bërë një krahasim se më mirë ishte në robëri sesa që jemi tani në lirinë që e kemi sot. Këtë krahasim me të kaluarën e kam bërë qëllimisht në mënyrë që të shpalosim arsyen pse jemi në këtë gjendje siç ndodhen shumica e popullit tonë. Sistemet okupuese në prag të humbjes së tyre ndaj një vendi gjithnjë kujdesen që bashkëpunëtorët e tyre t'i përdorin edhe në sistemin e ardhshëm, kushdo që do ta fitojë. Një gjë të tillë me ne shqiptarët e ka bërë edhe Turqia, para se të dështonte definitivish nga Rusia dhe vendet e tjera. Ka kaluar një shekull të çliruar nga Turqia, e ne shqiptarët ende shpresojmë në armikun pesëshekullor! Kaluan 18 vite të çliruar nga Serbia, e ne mesin e shqiptarëve ende mund të gjejmë propagandues, të cilët thonë se Serbia do të kthehet sërish. Këta janë mbeturina të sistemeve të kaluara, mirëpo shqiptarët (Shqipëri-Kosovë) kurrë nuk jemi koncentruar në zhdukjen e këtyre mbeturinave nga skena politike. Është për t'u habitur se si tri vite pasi u çlirua Kosova, në skenë na dolën personalitetet e sistemit të kaluar, si: Mahmut Bakalli, Azem Vllasi Shkëlzen Maliqi, Baton Haxhiu e shumë e shumë personalitete që i ndihmuan Serbisë para luftës, gjatë luftës dhe tani pas luftës. Menjëherë pas luftës, Mahmut Bakalli ishte në takime të rëndësishme që organizoheshin nga KPA dhe UNMIK. Më vonë ishte këshilltar i disa personaliteteve siç ishte dhe ende është Azem Vllasi. Në muajt e parë të pasluftës, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci dhe të njëjtit emra të përmendur më lart do ta ftonin Ahmet Zherkën në një darkë solemne në hotel "Grand", nga i cili do të kërkonin që të fliste me djalin e vet, Ilir Zherkën, që ai t'i thoshte Bill Klintonit të mos bënte asgjë në favor të Kosovës. Të nesërmen Ahmet Zherka më thirr në telefon për ta dërguar në aeroport, sepse i nervozuar nga biseda

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj,analist politik  Empty Re: Reshat Sahitaj,analist politik

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum