Ish te burgosurit politik udbasha ishin
:: politika
Page 1 sur 1
Ish te burgosurit politik udbasha ishin
Publikuar më: 8 Shkurt, 2016
Debate |
[size=36]Të burgosurit politikë – spiunë të KGB-së?[/size]
Shkruan: Gani Mehmetaj
Debate |
[size=36]Të burgosurit politikë – spiunë të KGB-së?[/size]
Shkruan: Gani Mehmetaj
Vështirë shpjegohej pozicioni i të burgosurve politikë gjatë kthesave dramatike. Dolën nga burgu gati njëkohësisht. Adem Demaçit, mediat i dhanë hapësirë të madhe, njerëzit e pritën madje në kufi me Serbinë. Radhë të gjata u krijuan para shtëpisë së tij, kurse dhjetëra të burgosur të tjerë, fatkeqësisht, i pritën fare zbehtë pa asnjë mirëseardhje. U takonin brezave të ndryshëm, por edhe proceseve të ndryshme politike për të cilat i futën në burg.
Për dallim nga Kroacia e Bosnjë e Hercegovina, ku ish-të burgosurit politikë e bënë shtetin, apo i prinë shtetit (Franjo Tuxhman, Alia Izetbegoviq), duke u inkuadruar me shumë shkathtësi në rrjedhat demokratike dhe në ethet e shtetformimit, të ne kontributi i tyre në proceset demokratike ishte i papërfillshëm. Ku ishte arsyeja, është vështirë të thuhet. Fatkeqësisht nuk është bërë asnjë studim pa ngarkesa euforie, apo pa paragjykime. Të burgosurit politikë me të drejtë pritej të formonin parti politike, të afroheshin me njëri-tjetrin, por ata nuk e bënë një gjë të tillë. Shumica u futën në LDK, disa hynë në UNIKOMB, që s’pati jetë të gjatë dhe nuk u bë kurrë parti politike. Të tretët e kërkuan veten në Partinë Parlamentare, mirëpo dukej sikur asnjëri syresh nuk e ndiente veten mirë në asnjërën parti, sidomos në LDK, ndaj së cilës lideri i pashpallur i tyre, Demaçi, nuk kishte simpati. Në LDK, sikur e ndienin veten të huaj, të padobishëm, madje të humbur, megjithëse për arsye të pashpjegueshme i zgjodhën në kreun e LDK-së, i caktuan në pozita të lakmueshme nëpër degë e nëndegë, bënin punë terreni dhe merrnin pjesë në debate.
Demaçi kurrë nuk e afroi asnjërin prej tyre, më shumë pati afri me ish-zyrtarët e Komitetit Krahinor, me gazetarët e ish-regjimit sesa me bashkëvuajtësit e vet, apo me strukturën e re të LDK-së që nuk ishte e njollosur me poste në komitete dhe as me ish-sistemin. Askush s’ka arritur ta shpjegojë këtë fenomen të çuditshëm.
Ish të burgosurit politikë (nuk e pata të qartë pse duhej të cilësoheshin të burgosur politikë, kur më mirë do t’u flinte të burgosur për çështjen e të drejtave të shqiptarëve), dolën nga ilegaliteti, në dritën e diellit, por sikur nuk ishin vetja. Ishin tejet të pakënaqur dhe manifestonin nervozë, po ashtu të pashpjegueshme, sepse atë nervozë nuk e manifestonin kundër okupuesit sa e shprehnin kundër partisë në të cilën u futën me vullnetin e tyre. Të tjerët mund të bashkëjetonin me vuajtjet e tyre të dikurshme, por nuk ishin fajtorë pse ata vuajtën aq shumë.
Asnjëherë nuk e përqafuan me sinqeritet filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, nuk e pranuan sidomos përcaktimin e tij properëndimor, ndërsa në terren gjithë kohën përcillnin të falat e Rugovës. Asnjëherë nuk i përqafuan me zemër parimet politike të e LDK-së, megjithatë privilegjet e postet i pranonin dhe i ushtronin me kënaqësi. Gjithë kampi socialist ishte shkërmoqur, komunizmi binte në humnerë, kurse ata sikur e vajtonin këtë ideologji të së keqes, sidomos në heshtje vazhdonin ta adhuronin diktatorin Enver Hoxha, i cili të burgosurit politikë në Shqipëri i kishte dërmuar, ai e dërmoi një komb të tërë.
Në partinë ku militonin (LDK) nuk e kishin asnjë njeri që i kishte persekutuar dikur, që i kishte fyer apo sharë gjatë kohës që ata ishin në burg. Është e çuditshme se më shumë i kishin për zemër projugosllavët sesa shqiptarët e përcaktimit perëndimor dhe ithtarët e pavarësisë së Kosovës.
Adem Demaçi që do të duhej të ishte strumbullari i tyre, asnjërin prej tyre nuk e përfilli, as nuk e afroi, në pjesën më të madhe nuk iu afruan as ata. asnjëherë nuk i takuan një grupimi politik, s’patën strumbull hierarkie, ndërsa të përbashkët patën të njëjtën fatkeqësi, të vuanin burgun, por jo të militonin edhe më vonë për të njëjtën çështje. Ideologjia që po perëndonte i bashkonte, ku kapeshin si i mbyturi për fije kashte. Idhulli i tyre i dikurshëm nisi të luante rolin e “gurusë” indian. Në shtëpinë e tij hynin e dilnin njerëzit si në faltore, dëgjonin fjalët e tij dhe dilnin për t’ua lëshuar vendin të tjerëve. Ai ishte simbol i të burgosurit me kohëzgjatjen më të madhe, por sikur e zbehu këtë simbolikë. Sidomos nuk arriti kurrë të bëhet lider i shqiptarëve, as politikan, megjithëse provoi disa parti politike, paraqiti në opinion herë një opsion politik, herë një tjetër, por që as në aleanca, as në opsione politike nuk i preu sakica në një vend. Ishte proverbiale paqëndrueshmëria e tij politike.
Në vend se të afrohej, të mbështeste apo pse jo të pretendonte kreun e LDK-së, meqë kjo parti nuk vuante nga e kaluara e palavdishme, Demaçi e sulmoi gjatë gjithë kohës Rugovën e LDK-së, duke u përcaktuar për ish-njerëzit e Komitetit Krahinor, ish-bijtë e zyrtarëve të lartë dhe gazetarët me një kaluar të errët. Këtë sëmurje ua ngjiti edhe grupeve të tjera, ideologjikisht të afërt me të.
Megjithatë njëri nga ish-zyrtarët e lartë të Komitetit Krahinor, M. Bakalli, në një intervistë i shante rëndë të burgosurit politikë, duke i quajtur spiunë të KGB-së, përkatësisht të shërbimit të fshehtë bullgar. Akuza paraqitej drejtpërdrejt, pavarësisht se të burgosurit politikë përpiqeshin ta afronin. Bakalli i sulmoi edhe më 1981. Me kualifikimet e tij ata pastaj u dënuan me dhjetë vjet burg.
Kisha pasur fërkime disa herë me Bakallin në gazeta. Ai në pamundësi të më kundërvihej publikisht m’i ndërseu një grup lexuesish anonimë. Ata shpifnin e fshiheshin prapa emrave të rrejshëm, me një shkrim shpifës në “Rilindje”, botimin për Perëndim. Gjëra të tilla nuk më bënin përshtypje, por kur e lexova tekstin për të burgosurit politikë, sesi më zemëroi: i kishte fyer më 1981, derisa i torturonte policia e fshehtë në burg, sërish i fyente dhe askush nuk i përgjigjej.
Rastësisht e takova rrugës Ali Lajçin, ish i burgosur politik, me të cilin shkuam në selinë e LDK-së që të takonim Hidajet Hysenin, liderin e pashpallur të të burgosurve politikë. Me sinqeritetin tim mbështetës i tregova se Bakalli kishte një shkrim fyes kundër tyre, është mirë t’i përgjigjeni, i thashë, sepse mendoja se Bakalli po u hynte në hak. Edhe Lajçi shprehu mllefin për atë shkrim. Por Hidajeti me atë qëndrimin e tij të rrëshqitshëm si peshku më tha: “S’duam përçarje, nuk do t’i përgjigjemi!” Unë me Aliun e shikuam si ta shikonim ndonjë qenie jashtëtokësore. Pastaj, ai nisi kinse të arsyetonte se si edhe ai dikur mendonte t’ia hidhte bombën Bakallit, por tash rrethanat ndryshonin. Më la gojëhapur. Ku mund t’ia ketë zënë bishtin me derë Bakalli atij e të burgosurve të tjerë, derisa nuk guxonin t’i përgjigjeshin. Nuk e kuptoja si nuk do ta përgënjeshtronte një akuzë aq të rëndë, që ia zhvlerësonte burgun, sakrificën, patriotizmin, që e nxirrte në pah si spiun të KGB-së, agjencisë më të urryer antishqiptare. Ai sikur të mos kishte ndodhur asgjë më tha se s’kishte kush që fuste pyka në mes tyre, pra të burgosurve politikë dhe grupit të Bakallit. Lihej të kuptohej se unë isha ajo pyka e jo shkrimi i M. Bakallit.
Dola sepse nuk e duroja dot dyfytyrësinë e H. Hysenit. A. Lajçi na shihte herë mua, herë atë. Kisha krijuar miqësi me të pas daljes nga burgu, megjithëse asnjëherë nuk pajtoheshim në çështjet politike.
Të nesërmen në gazetën “Bujku”, që u bë zëvendësim i gazetës “Rilindja”, të cilën qeveria serbe e ndaloi, shkrova një koment kritik kundër M. Bakallit, që s’kishte konsiderata, por i fyente të burgosurit politikë, viktima të tyre. Natyrisht isha kritik edhe ndaj të burgosurve politikë që heshtnin si peshku, në vend se të përgënjeshtronin akuzat e rënda. Prandaj e shtroja pyetjen: janë a s’janë spiunë të KGB-së e të shërbimit të fshehtë bullgar të burgosurit politikë? H. Hyseni në vend se të më mbështeste, sepse unë në mbrojtje të të burgosurve politikë dola, më akuzoi sikur mua më ka paguar armiku që të bëj përçarje në mes të shqiptarëve! Ai nuk e thoshte asnjë fjalë për akuzat e ish-kreut të Komitetit Krahinor, i cili shkruante se sipas shërbimit të fshehtë të Kosovës, i cili i raportonte Bakallit, marksistët-leninistët e Kosovës punonin për Moskën e Beogradin, e që Bakalli, skilja e vjetër i zuri ngushtë, ai i pati në grusht, sepse citonte situata e veprime të caktuara. Ai tha se të gjithë këtë dokumentacion ua dërgoi me kohë amerikanëve.
Të burgosurit politikë dhe Adem Demaçi gjatë gjithë kohës mbanin lidhje me këtë kastë politike, por e luftonin nën rrogoz me egërsi Ibrahim Rugovën e LDK-në, megjithëse e pushtuan kështjellën nga brenda, sikurse flisnin në mbledhjet e fshehta.
Por pas ndonjë viti Rugova do t’i përjashtojë nga partia një nga një.
Pati edhe një paradoks tjetër. Ishte e çuditshme marrëdhënia e të majtëve shqiptarë (marksistë-leninistë) në Zvicër, emigrantë me të burgosurit politikë të të njëjtit përcaktim politik. Të parët pretendonin se janë njerëz të aksionit, rrjedhimisht të dobishëm për çështjen shqiptare, kurse të dytët rrihnin gjoks se kanë merita me vitet e burgut. Në debate majtistët e aksionit u përgjigjeshin: Kush u ka faj që e pranuat burgun e jo rezistencën, gjë që nënkuptonte sakrificën. Në vend se të luftonit deri në vdekje, u dorëzuat, shpëtuat kokën. Qëndrimi i tyre dukej mizor, ata nuk e vlerësonin jetën e njeriut, ndërsa synonin të udhëhiqnin frontin e rezistencës nga diaspora, ata i shihnin me përbuzje vuajtjet e tyre, meqë vetë ia mbathën kah sytë këmbët.
Mbi këtë logjikë të ashpër dalëngadalë i hoqën të burgosurit politik nga pushteti, megjithëse në fillim të veprimtarisë politike e shfrytëzuan përvojën e tyre më emrin që e gëzonin në opinion.
Krahinorizmi luajti rol vendimtar në shuarjen e ndikimit të të burgosurve politikë, sepse ata vinin kryesisht nga Anamorava, Rrafshi i Kosovës e Llapi. Majtistët e tjerë u rigrupuan nga rajoni i Drenicës.
http://www.shqiptari.eu/te-burgosurit-politike-spiune-te-kgb-se/
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum