Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo

 :: politika

Aller en bas

Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo Empty Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo

Message  Perparimi Mer 13 Aoû - 10:20

 Prej vitit 1963 kur filloi veprimtarinë LRBSH-ja në krye me idealistin, Adem Demaçi, i cili asokohe sapo ishte liruar nga burgu e deri te UÇK-ja, kreu i Lëvizjes në të gjitha etapat e rezistencës aktive ka qenë nga radhët e të burgosurve politikë. Po përmendim vetëm disa emra veprimtarësh të njohur, drejtues të organizatave atdhetare çlirimtare si:


 Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Ramadan Shala, Ahmet Haxhiu, Metush Krasniqi, Rexhep Abdullahu, Kadri Halimi, Ali Aliu,Hazir Shala, Azem Beqiri, Kadri Osmani, Selman Berisha, Hilmi Rakovica, Osman Dumoshi, Kadri Kusari, Sabri Novosella, Xhafer Shatri, Hydajet Hyseni, *Gani Syla, Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Nezir Myrtaj, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zijah Shemsiu, Shaban Shala, *Gani Koci, Ali Lajçi, Murat Musliu, Bajram Kosumi, Salih Lajçi, Selman Lajçi, Martin Çuni, Rexhep Maqedonci, Fehmi Lladrovci, Ismail Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu, Bajrush Xhemajli, Kadrie Gashi, Ajshe Gjonbalaj, Gjylë Krasniqi, Saime Isufi, Sahit Berisha, Isa Krasniqi, Zymer Gashi, Rifat Birinxhiku, Myrvete Dreshaj, Rifat Kafexholli, Halil Alidemaj, Remzi Ademaj,Behajdin Allaçi, Myslim Dobruna, Fadil Vata, Çerkin Peci, Abdullah Tahiri, Ali Ajeti, Emin Krasniqi, Nazmi Hoxha, Basri Musmurati, Xhemajl Fetahu, Ramadan Pllana, Jashar Salihu, Mustafë Shyti, Ruzhdi Hajdini, Muhamet Rugova, Njazi Kadriu, Halil Selimi, Isa Demaj, Zymer Neziri, Skënder Ibishi, Hysen Gega, Jashar Aliu, Behxhet Shala, **** Krasniqi, Bilall Kryeziu, Meriman Braha, Afrim Morina, Adem Salihaj e shumë të tjerë, që u dënuan si drejtues të grupeve militante me kërkesë për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo Empty Re: Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo

Message  Perparimi Mer 13 Aoû - 10:30

5. Të Burgosurit Politikë pjesëmarrës në aksionin e Pajtimit të Gjaqeve (2 shkurt 1990 - 17 maj 1992)



Jane: Sami Peja, Muhamet Pirraku, Zymer Neziri, Ramadan Shala, Afrim Morina, Sherif Konjufca, Avdi Kelmendi, Selatin Novosella, Ali Lajçi, Myrvete Dreshaj, Selman Lajçi, dëshmor, Sali Lajçi, Brahim Dreshaj, Hysen Dreshaj, Isë Nikçi, Adem Salihaj e shumë të tjerë. 



Bajram Kurtin,ne bishte te peles.Haxhi Kuçi,poashtu,Kajtaz Rrecaj poashtu,Hoxha Xhevat Kryeziu,poashtu,Cen Desku,Gani  Kastrati,Tefik Geci.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo Empty Re: Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo

Message  Perparimi Mer 13 Aoû - 10:38

6. Pjesëmarrja e të burgosurve Politikë në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 Adem Jashari janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga regjimi i Milosheviqit: Adem Jashari, Ilaz Kodra, Besim Rama, Avni Nura, Jakup Nura, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Rafet Rama, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Sahit Jashari, Zenun Kodra, Ali Januzi dhe Idriz Asllani, të gjithë të dënuar me burg në kohëzgjatje prej 10 deri në 20 vjet burg).( PP. nr. 139/96 nga data 4. 10.1996 me datën 6.10. 1996).

Në luftën e UÇK-së, në organizimin dhe konsolidimin e radhëve, nga mesi i të burgosurve politikë janë shquar: Azem Syla, Komandant i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Zëdhënës i SHP të UÇK-së, Adem Demaçi, zëdhënës i Përgjithshëm, zyra e UÇK-së, në Prishtinë, Ramë Buja, anëtar i SHP të UÇK-së, Idriz Hyseni, shef i Logjistikës në SHP të UÇK-së, Sokol Dobruna, sektori i Drejtësisë, SHP i UÇK-së, Fehmi Lladrovci, dëshmor, Komandant i Zonës Operative së Drenicës, Shukri Buja, komandant i Zonës Operative të Neredimes, Naim Maloku, anëtar i SHP të UÇK-së, Shaban Shala anëtar i Shtabit në Drenicë dhe shef i Drejtorisë së Informimit, Ferat Shala, komandant në njësitin Pëllumbat, në Drenicë, Remzi Ademi, dëshmor, i emëruar Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, Qamil Ilazi, (dëshmor), komandant i Brigadës 162, “Agim Bajrami”, Zona Operative e Neredimes, Salih Lajçi Komandant i Brigadës “Rugova”, Selman Lajçi, (dëshmor), Avdullah Tahiri (dëshmor), Ahmet Isufi, Shemsi Syla dhe Hilmi Ramadani në Zonën Operative të Karadakut, Isa Kastrati, Rrahman Dini, Nexhmi Llumnica, ( të tre dëshmorë) në Zonën Operative të Llapit, Sadik Halitjaha, në Zonën Operative të Pashtrikut, Mehë Uka (dëshmor) në Zonën Operative të Shalës, Fitim Selimi, mjek i luftës në Zonën e Pashtrikut. Et-hem Çeku, epror në Zonën Operative të Dukagjinit e të tjerë.

Kanë ndihmuar luftën me logjistikë dhe janë angazhuar prej shtabit mu për këtë qëllim: Basri Musmurati, Selatin Novosella, Skënder Kastrati, Isë Kastrati, (dëshmor) dhe disa të ish-burgosur të tjerë.

7. Të burgosurit politikë, gazetarë dhe reporterë të luftës:

Ahmet Qeriqi, përgjegjës i Radios Kosova e Lirë, Nezir Myrtaj, redaktor dhe komentues i zhvillimeve politike, Martin Çuni, redaktor dhe reporter në terren, Nusret Pllana, folës, zgjedhës i muzikës dhe fotoreporter, Berat Luzha, përgjegjës i Agjencisë Kosovapress, Ismet Sopi, reporter e TVSH-së dhe i agjencisë Kosovapress, Isa Krasniqi, përgjegjës i teknikës, Qemal Aliu, gazetar, Kosovapress.

Reporterë dhe gazetarë të luftës në 7 zonat operative nga radhët e të burgosurve politikë: Xhavit Bajraktari, (dëshmor), Hyrë Emini, (dëshmore), Sheqir Zeneli, Besim Baraliu, Ilaz Kadolli, Murat Musliu, **** Koci, Sabit Gashi, Salih Lajçi, Ismet Cakiqi, Shemsi Syla, e të tjerë.



Në Kampin e Goli Otokut - Korrik 1984:

Nga e djathta në këmbë: Muhamet Krasniqi, Ilaz Selmani, Fatmir Zekolli, Shemsi Leci, Naser Selimi, Fatmir Ahmetaj, Ibrahim Kryeziu dhe Skënder Hyseni. Nga e djathta ulur: Nazmi Shaqiri, Remzi Lushi, Afrim Bllacaku, ? Qafleshi, Ismail Kryeziu, Nexhmedin Kelmendi, Et’hem Çeku, dhe Xhavit Mustafa. Të shtrirë: Bedri Tupella dhe Sheradin Berisha.



Autori ëshët drejtor i Radio Kosova e Lirë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo Empty Re: Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo

Message  Perparimi Mar 8 Mar - 13:25

Komente
vëzhguesi-Sh.
[ Friday, 30.12.2011, 10:04 AM ]

Për Muasa P.
Eh, more Musa Prushi! Me të vërtet po më vjen rënd të shkruaj përsëri, sidomos kur kam të bëj me ty. Por çka të bëj, po më nxitë. Por, siç e kam thënë edhe në komentin e fundit, po e bëj edhe për ty, të mos lë të rreshqasësh edhe më tepër. Ti, zotëri, din t’u bishtnosh gjërave. Nuk paske gjetur fyerje që më ke bërë atëherë?! Nuk i kam llogaritur fyerje ato që më ke thëne lidhur me të dashurin tënd, Selim Brosha, e të cilat i paske përsëritur edhe këtu. Këto janë shpifje apo tendencë për të fshehur vetveten, asgjë më shumë. Më ke fyer, zotëri, por nuk më kanë shqetësuar atëherë, as nuk më shqetësojnë sot. E theksova atë rast, sepse më duket se për herë të parë aty jemi përballur. Siç e thash edhe më lart, nuk më shqetësojnë fare fyerjet tua, ti ke fyer dhe fyen edhe njerëz që dihet që kanë dhënë shumë për kombin, e pse të mos më fyesh mua ?!
Po i kthehemi të dashurit tënd, Selim Brosha. Zotëri i nderuar, unë Selim Broshën e kam njohur, kjo është e vertetë. Por unë atë e kam njohur, siç e kanë njohur edhe shumë shqiptarë të tjerë, ashtu siç njihej një UDB-ash në lokalet e UDB-ës. Dhe, mu për këtë, sot më vjen keq që kam filluar të shkruaj me pseudonim e jo me emër e mbiemër. Ndryshe, do të ishte çdo gjë e qartë. Megjithatë nuk më brengos fare ky problem. 
Ti mua më përkujton gjykimet e popullit, dhe mundohesh të më frikosh me ndonjë gjykim të ri në emër të popullit. Po, mund të më ndodhë kjo, nëse në pushtet vjen ti me selimbroshët tuj, për ndryshe jo. Por, më duket se titizmi ka vdekur bashkë me Titon tënd. Nuk do të arrini ta ringjallni, sado që e dëshironi.
Ti më paske permendur Çamërinë e Rankoviqin dhe unë nuk paskam reaguar ?! Të shkruash për këta dy probleme, do të duhej kohë e gjatë. Prandaj po të përgjigjem krejt shkurt. 
Unë kam reaguar kundër mbrojtësve të titizmit dhe atyre që bëjnë krahasime të pamundshme ndërmjet tij dhe enverizmit. Se çka është rankoviqizmi e din gjithkush. Këtu bëhet fjalë për titizmin. Ndërsa, pse Kosova nuk e pësoi si Çamëria, është një temë tjetër. Pos faktorëve të tjerë, ka ndikuar edhe fakti se Titoja yt, paraqitej si demokrat, si liridashës, prandaj ka përdorur tjetër taktikë. A nuk ishte Titoja ai që lidhi marrëveshje me Turqinë për pranimin e shqiptarëve që ai do t’i dëbonte nga trojet e tyre në ish-Jugosllavi ?! Madje, në masë të madhe këtë e bëri, arriti të dëbojë qindra mijëra shqiptarë. Për fat të mirë i dolën probleme të tjera dhe nuk arriti ta realizojë planin e tij dhe të rankoviqëve në tërësi.
Me kaq e përfundoj këtë debat, nëse mund ta quaj të tillë.
[size]
drini
[ Friday, 30.12.2011, 09:25 AM ]

Edhe nate kur i thot dite,ska bereqet...
[/size]
Musa Prushin e paskan leshu "sponat" sepse s'mun po i perballuka argumenteve dhe paska fillu me flliq.
Permbahu he burr mos u dorzo,me duket se diku e ceke se shkruan dhe je korrekt dhe distancohesh nga gnjeshtrat e banalitetet,por jo jo zanatin e moqem po e ushtroke.
Ne komentet tuaja ti identifikohesh ose perkrah:
*Titizmin,
*Selim Broshen (UDB-ën),
*Rendin shoqëror ne ish Jugosllavi,
*Pziten e shqiptarve ne at kohe etj.
Per perkrahjen e LDK-ës dhe dhe ideologjise pasive karshi okupatorit si dhe shprehjes se mllefit ndaj UCK-ës dhe atyre qe luftuan,keto jane bindjet tua qe jane rrjedhim i ketyre qe i ceka me larte.

Ndersa sa i perket nofkave qe i perdorin njerzit ne paraqitjet e tyre,kan te drejte deri sa nuke shajn dhe cenojn personin qe shkruajn.
Une kam mendimin tim dhe at e perdori me nje qellim te caktuar e te vetem sepse emri iim i vertete nuke i pranon e as nuke i duron sharjet e fyerjet.
[size]
Samir Shkodra
[ Friday, 30.12.2011, 08:14 AM ]

TITOJA KA QEN ARMIKU ME I RREZIKSHEM I SHQITAREVE
[/size]
TITOJA KA QEN ARMIKU ME I RREZIKSHEM I SHQIPTAREVE
Serbt, malazezet e maqedonet kane qen armiq te hapur brutal qe vet kanë ushtrua terror ndaj shqiptareve. Ndërsa Titoja ka qen një armik dinak i cili terrorin shtetëror për interesa te Beogradit, Shkupit e Podgorices e ka ushtrua përmes te një grushti tradhtaresh shqiptar te korruptuar me do privilegje. Shqiptaret i kanë spiunua shqiptaret, i kanë burgosur milicët shqiptar, i kanë terrorizuar udbashet shqiptar, i kanë gjykua gjykatësit shqiptar dhe i kanë denoncua gazetaret shqiptar te regjimit te titos për ti mbrojtur internat e sundimit serb, malazez e maqedon. Keta janë ata qe kanë jetua mire ne kohen e Titos, prandaj ata e mbrojnë titizmin. Sepse duke e mbrojt titizmin r mbrojnë tradhtinë e tyre ndaj popullit te vet. Viktimat e tyre qe kanë qe patriot edhe atëherë edhe tani i kanë akuzua për “enverizëm”!
[size]
Musa Prushi
[ Friday, 30.12.2011, 12:04 AM ]

PËR vëzhguesin-Sh.
[/size]
Anonimus pusi, ky vëshguesi-Sh. më provokon të kthehem e lexoi edhe komentet e para 8. muajve, kinse për të më bindë se e paskam ofenduar që atëherë. Dhe unë me vëmendje i lexova ato komentet e tina, në të cilat nuk ka thënë që atëher as gjë të re, dhe unë nuk e kisha ofenduar fare, sepse edhe sot mendoi njisoi si atëher se ai ka qenë BASHKPUNTOR ose së paku INFORMATOR i UDB-es Jugosllave, pikrisht i të ndjerit Selim Brosha. Dhe tani me këto komentet e fundit kam bindjen se i përket LPK-ës dhe se me doemos duhet edhe ma tutje të jetoi në ilengale-ANONIM, duke u fshehur nga shoket e vet, të cilet i ka TRADHTUAR në ato kohrat e vjetra. 
Mirpo duke i falenderuar të madhes Zemres Shqiptare, ky ende jeton, sepse i ipet rasti si ANONIM që është, edhe ma tutje të ndjehet i gjallë.
Jo, vëzhguas jo, nuk mund të fshihesh tërë jeten jo, do të vijë dita që ti dhe ata tjerët si ti do të zbuloheni dhe do tju gjykoi populli. Mirpo është për keq ardhje se nuk pendoheni për at që keni bërë dhe i gëzoheni faktit se dikush është vra dhe tani nuk mundë të dëshmoi kundër jush. Juve ju vret dhe iu qëllon e vërteta, të cilën unë me komentet e mia modeste, ose z. Idriz Zeqiraj me shkrimet e tina madhshtore po ju ngacmojm ndërgjegjën nganjiher, dhe për ate mua bile më quani TRADHTAR ose JO ATDHETAR. 
Mirpo, cka mendon ti more zotri nëse arrihet ndonji marrveshje e mirfillt me Serbinë dhe ata nji ditë i dorzojnë regjistrat e BASHKPUNTORËVE të UDB-es së tyre, organeve shtetrore të Dardanisë, por jo këtyre që janë sotë në pushtet, se bile gjysma e tyre kanë qenë dhe, edhe sot janë bashkpunëtor të Serbisë? 
Cka do të ndodh atëher me ty dhe pasardhsit e tu?
Për ate të kesh kujdesë se çka po shkruan, sepse ka ndër ne që të lexojnë edhe ndërmje rreshtave at që shkruan ti! Ka të atillë që edhe EMELIN, ta deshifrojnë e nji ditë të trokasin në derë. 
Dhe në fund po të pyes edhe njiher, pse nuk shkruan as gjë me argumente, si psh. të përmenda Qamërin dhe Rankoviqin, e ti fare nuk reagon, pse sta kona e vërteta ta thuash. Apo nuk ki lidhje me këto farë punësh, dhe vetëm shkruan për të kalua kohen. 
Sigurisht je i pa punë, me nji pension invalidor dhe ske tjetër çka bënë!
[size]
drini
[ Thursday, 29.12.2011, 11:12 PM ]

Po vetzbulohesh Musa..
[/size]
UDB-ashet Titist ne opinjon paraqiteshin pedanta,shume te kulturuar ,nuke shajshin e as ofendojshin.Mirpo kjo zgjatke derisa benin arrestmin apo kontrollimin,e kur te futshin mbrenda shajshin e flliqeshin si gabelet e qarshse.
Ti musa qe edhe vete qenke UNANIMUS edhe paske ofendue,por edhe je identifikue UDBA-sh-TITIST.
Korigjoje shkrimin tend te lutem,te gjitha rrymat i permend e TITIZMIN e kursen !
[size]
vëzhguesi-Sh.
[ Thursday, 29.12.2011, 11:03 PM ]

Sa për sqarim
[/size]
Zotëri Prushi, 

Më vjen shumë keq që po detyrohem të merrem me ju, por nuk po mund të mos reagoj.
Së pari, reagova për atë që keni thënë, për arsyen e vetme që të mos mendoni se ja e thash dhe të tjerët e morën si të vërtetë. Madje, do të më vinte keq nëse ju e mashtroni vetveten, duke menduar se vërtet ashtu është, siç mendoni ju. E dhe më keq do të më vinte sikur ju të arrinit të mashtronit dikë me atë që thuani. Lexues të kësaj faqeje janë edhe shumë të rinj, të cilët nuk e kanë përjetuar kohën e Titos, gjatë së cilës, sipas jush, shqiptarët paskan jetuar shumë mirë!! Dhe do të ishte dëm i madh nëse dikush, me apo pa qëllim, arrinë t'i mashtrojë ata.
Ju, zotëri Prushi, në këtë koment jeni munduar të tërhiqeni pak, kur thoni "Po ta përsërisë mendimin tim se Shqiptaret në kohen e Titos, sidomos 20. vitet e fundit të jetës së tijë kanë jetuar shumë ma mirë në ex-Jugosllavi se sa në Shqipri". Këtu, së pari, keni bërë një formulim të gabuar dhe, së dyti, jeni munduar të tërhiqeni, por nuk ia arrini, zotëri i nderuar. Në komentin e parë e keni thënë troç "Titoja nuk ka qenë kurrën e kurrës antishqiptar"!!! Në këtë koment thoni se jeni kundër "KOMUNIZMIT, STALINIZMIT, ENVERIZMIT, ISLAMIZMIT", por kundër titizmit, natyrisht se jo, nuk jua thotë as goja atë. Megjithatë, kjo është e drejtë juaja, sigurisht se juve titizmi ju ka sjellë shumë të mira, prandaj nuk ben atyre tu bihet me shqelm. Ju vlerësoj për korrektësinë.
Në fund, për ta bindur ju vetveten se fyeni të tjerët, ju preferoj të kërkoni në këtë faqe shkrimin e zotëri Idriz Zeqirajtme titull Presidenti Pacolli dhe lukunia komuniste" dhe do të shihni se, megjithatë, dini të fyeni. Por, megjithëse më keni fyer, komentin tim këtu, në asnjë momen, nuk e kam menduar si hakmarrje. Të jeni i bindur se hamarrjen e urrejë. Nuk më pëlqejnë qëndrimet tuaja, por replikat a kundërshtimet kurrë nuk i bëjë për hakmarrje.
[size]
Rrahman Sabiti
[ Thursday, 29.12.2011, 10:55 PM ]

Dardan, prej meje qofsh falë, por Zoti nuk ti fal padrejtësitë që ju banë tjerëve.
[/size]
Mos etiketo me etiketa te rreme te tjerët Dardan se kështu i ngjan me shumë diktaturës komuniste dhe fundamentalisteve për te cilit ti vet flet, se sa me botua komentin time ashtu si është. Unë marr vet përgjegjësi për fjalët e mija para Ligjit, para Kanunit dhe para Zotit. Nga regjimi titist i Gani Memhmetajt kam kalua vet neper burgjet e titos dhe di me mire se ti se kush është titizmi. Ti ndoshta s´ke qen ne moshe ne kohe e titizmit, por tani po sillesh si titist, sepse me këso akuzash te rreme e pa ju dhanë shans me u mbrojte viktimave, si ti mua, titistet kanë organizua gjykimet e tilla të montuara ndaj patriotëve shqiptar duke i akuzuar për enverist! Kështu kanë qen titistet. Andaj nëse nuk je titist botoje komentin tim dhe lej lexuesit ta gjykojnë mendimin tim. Kjo është demokratike Dardan! Ndoshta je i ri dhe po nxiton. Prandaj, merri gjerat shtruar dhe bëju burrë e mos ngjit etiketa njerëzve qe nuk i njeh! Prej meje qofsh falë, por Zoti nuk ti fal padrejtësitë që ju banë tjerëve. Unë po llogaris se urtesia ime nuk keqkuptohet si dobesi, sepse trimerin e ruaj per shkaun.
[size]
Musa Prushi
[ Thursday, 29.12.2011, 10:07 PM ]

PËR ANONIMUSAT...
[/size]
Shumë vështirë e kam të kundra-komentoi me ANONIMUSA, si këta dy që më apostrofuan, loni dhe vëzhguesi-Sh. Po më duket se po flasë me dikend e nuk po e shiqoi në sy.
Mirpo po mundohem të jam sa ma i shkurt e i kjartë. Unë admiroi njerzit që dialogojnë dhe shprehin mendimin e vetë për çdo temë, dhe askend për mendimin e tijë nuk e quaj JO ATDHETAR, e edhe ma pakë TRADHTAR, sidomos kur për temë është e kaluara e jonë e afërt që e kemi përjetuar vetë. 
Sikuer të gjithë të kemi ni mendje si ti z. loni e vëzhguesi-Sh, atëher do të jemi PAMENDJE, si në kohen e Stalinit e Enverit. Dhe ju do të thoshi se jamë atëdhetar.
Unë jamë në qdo koment kundër: KOMUNIZMIT, STALINIZMIT, ENVERIZMIT, ISLAMIZMIT, Lëvizjeve të lloj-llojshme që u bënë kinse për shtet e ato u bënë për pushtet, e për xhep të vetë.
Dhe z. vëzhgues kur të më apostrofosh, kishte me qenë korekte të kontra-argumentosh konstatimet e mia, e jo kutrum të thuash se e kam zbuluar vehten e tj. 
Po ta përsërisë mendimin tim se Shqiptaret në kohen e Titos, sidomos 20. vitet e fundit të jetës së tijë kanë jetuar shumë ma mirë në ex-Jugosllavi se sa në Shqipri. Për këtë qdo intelektual korekt mund të qetë me qindra fakte e krahasime.
Edhe nji bindje e imja sa i përket Titos, Dardania do të përjetonte fatin e Qamërisë sikur pas Luftës së II Botrore në krye të Jugoslavisë të vinte dikush tjetër, bie fjala Rankoviqi e jo Tito. 
Enver Hoxha me varfrinë që iu imponoi popullit, edhe fizikisht në mesatare i zvogloi për 3. cm. Deri atëherë Shqiptaret ishin të gjatë si Malazezët, e Enveri i "barazoi" me Kinezët. 
Dhe krejt në fund z. vëzhgues-Sh. nëse ke lexuar komentet e mia, ke mund të bindesh se as NUK SHAJ e as nuk OFENDOI, edhe atëher kur më shajnë e ofendojnë.
[size]
loni
[ Thursday, 29.12.2011, 09:40 PM ]

Fene e kan ushtruar tjeter kush,mos i ngatrro lamshat !
[/size]
Ha ha ha...efuti dikush armen e fundit-islamizmin ne perdorim.Po jo or njeri s'mund ti etiketosh islamist ato qe kan pas pune me te mencura.Nuke kan pas kohe me kthyer prapanicen nga dielli.
Me keto lojra te religjionit islamist e te krishter jane mar te papenguar te besuarit e Titos,ndersa te xhaxhi sun kan nxen vend as kryqalit e as shallmagjinjet.I lumt Enver Hoxhes.Shikoni tani ne Shqiperi greket shendrrojn edhe shtepit e kultures ne kisha !(rasti PERMET),permese ketyre kishave dhe varreve helene te sajuara,nje dite do te thote kjo toke eshte kreke.Keto veprime i lejon te zhvillohen para hundve te tyre vetem pushtetaret si keto qe jane aktualisht ne pushtet por edhe sahan lepirsit e me hershem si keta ne te dy anet e kufirit.Tradhtar te perbetuar ku do qofshin ,as toka arberore s'do i duroj.
[size]
Rrahman Sabiti
[ Thursday, 29.12.2011, 08:17 PM ]

DARDAN, LEJE CENSUREN TITISTE DHE LEJOI LEXUSIT TE E VLERSOJN KOMENTIN TIM
[/size]
Fshire!
Kosova e shkrete po mbytet nga islamo-sulltanizmi dhe per te mos mjaftuar kaq hidhet edhe enverizmi! Mekat!
Skam moshe une per te qene titist, maocedunist as enverist. Islamizmi dhe komunizmi kane vend por jo ne Zemra Shqiptare.

Iliri
[size]
vëzhguesi-Sh.
[ Thursday, 29.12.2011, 07:06 PM ]

Doli gjarpëri nga vrima
[/size]
Nuk pajtohem as me komentin e zotëri Dardanit, por ai i këtij M. Prushit është skadaloz. Ky zotëri paraqitet shpeshherë n këtë faqe, madje si një atdhetar i madh, por kësaj here, ndoshta pa dashje, e paska zbuluar vetveten. Titoja nuk paska qenë antishqiptar, madje kurrën e kurrës?!!!!!!!!
E vlen të lexohen komentet.
Do ta lusja redaksinë e "Zemra Shqiptare", që edhe nëse më shanë e fyen, le ta publikoj reagimin eventual të zotëri Musa P.
[size]
loni
[ Thursday, 29.12.2011, 06:51 PM ]

Fjalen kombesi vetem titistet e preferonin e tani t......
[/size]
Faleminderit z.prushi per kete urim.
Edhe ky rahmetlija TITO vepronte si ti, na shtronte dyshekun e trash e perfundi na futke milingonat.Ti zotri po iu permbaheshe amaneteve te Selim Broshes per ruajtjen e personalitetit te Titos.Normal qe per ty dhe bashkmendimtaret si ti ka qen i mire,por ju qe keni shikuar vetem grazhdin e juaj e per masat e gjera s'keni qar koken fare,bile edhe jeni tallur me ta . Te pa ditur,njerz te kanaleve e te nentokes i keni quajt.Kurse ata ishin revolucionar ashtu edhe mbeten per jete e mote,sikur te tjeret qe mbeten te nenshtruar,qyqar e te perkulur te okupatori e t.........te kombit.

Ofendime nuke kam ber z.Ilir,nese mendon se duhet ngritur bashkepuntoret e regjimit Titist ne heroj bene ,une jo.
[size]
loni
[ Thursday, 29.12.2011, 06:31 PM ]

Enver Hoxha ishte shume me i mire se regjimi i tanishem.
[/size]
Eh z.Ilir Dardani tani me kete koment je barazuar me te tjeret,po mendoj me te drejte te barabarte.Ke te drejte edhe te jepesh mendim se kush ishte Tito e kush Enveri.Ti sherbehesh me gjysem te verteta e te pa verteta.Shqiperia ishte vendi i par ne vitin 1974 me duket qe kishte perfunduar elektrifikimin,ajo kishte zhdukur papunsinë,skamjen,analfabetizmin,per vjedhje,prostitucion,migrim te paligjshem e gjera tjera as qe flitej.Te gjitha keto te kcija e disa edhe ma te mdhaja trdhti i ke sote nene regjimin e Sali Berishes.Ta perkujtoj vetem furnizimin me karburante te maqinerise luftarake te Millosheviqit,arrestimin e luftarve dhe dorzimin e tyre gjithashtu Millosheviqit e shume gjera te tmerrshme per te cilat Enver Hoxha nuke i kishte lejuar.Z.Ilir ,Shqiperia tani eshte e ndriquar e sidomos gjate stines se veres,te preferoj qe ta vizitoni at gjate dimrit,ne pranvere gjate vershimeve etj.Shqiperia shtrihet edhe ne lindje dhe ne veri ,atje ke cka shef dhe bindesh me te arriturat ,por ke kujdes se ushtrija e famshme e Enver Hoxhes nuke ben me roje ne kufi e ushtrit grke,maqedone mund te qellojn pa kurrfar hamendje.

Per Titon dhe Titistet tjer s'kam cka te tregoj.Me ta ne jemi bdesh dhe ne fund fituam.Me keqardhje te madhe i bera keto komente per Shqiperin e cila nuke e meriton kete mjerim pas ndrrimit te pushteteve.
[size]
Musa Prushi
[ Thursday, 29.12.2011, 05:37 PM ]

TEMË E GJËRË ËSHTË KJO...
[/size]
Z. Dardani, plotsisht pajtohem me komentin tëndë dhe krahasimin që i bëre Enverit dhe Titos. 
Unë personalisht mendoi se Titoja ka qenë diktator komunist, por kurren e kurres ANTI-SHQIPTAR. 
Ai ka qenë nji internacionalist i madh, dhe me gjakë KROATO-SLLOVEN, para prej të atit Kroat e nënës Sllovene. Mirpo edhe ai ka qenë NJERI e jo Zot, dhe nuk ka mundur të kontrollon çdo pjesë të ex-Jugosllavisë të përbërë prej mëse 40. kombeve dhe kombësive, dhe shumë feve të lloj-llojshme, sidomos në kohen e pasë luftës së II botërore, kur Jugosllavët kanë pasë primare eksistencen fizike nga shkatrrimet e mëdha që kishin pësuar. E pas 1948. kur u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik, pas Rezollucionit të Infrombyrosë Tito kishte barrë të madhe të shpëtonte prej Rusëve nga jashtë dhe Serbëve nga brenda. 
Pra, pasojat, vujtjet, shpërnguljet, vrasjet dhe burgjet që përjetuan Shqiptaret në ex-Jugosllavi në kohen e Titos i kanë pasur nga Serbet në pushtet e jo nga Titoja. 
Për Titon dhe në LETËR Shqiptaret kanë qenë të barabartë me të gjithë kombet dhe kombsitë e Jugosllavisë. 
Shqiptaret nga të gjitha trojet ku jetuan në kohen e Titos, jetuan në qdo pikëpamje më së miri në Jugosllavinë e Titos. U shkolluan, dulen në botën e jashtëme dhe u pasuruan materialisht dhe edhe sotë Diaspora është duke mbajtur Dardaninë me miliona e miliona Euro që dërgon për çdo vitë familjeve të veta. Shtrohet pyetja, si do të ishte sotë Shqipria sikur Enveri ti lejonte, sikur Titoja popullin me kohë, përkohsisht të punonin jasht Shqiprije? 
Eh, temë e gjërë është kjo...
Ju përshëndes të gjithë Stafin si dhe lexuesit e të madhes Zemres 
Shqiptare, duke iu URUA VITIN E RI 2012.
[size]
Ilir Dardani
[ Thursday, 29.12.2011, 05:07 PM ]

...
[/size]
Zonje apo Zoteri,
E kupton se kur flet per tjetrin duhet te kesh fakte dhe jo te llapesh poshte e lart per autorin dhe jo per shkrimin?!
Duke pare realitetin e shqiptareve ne Kosove dhe Shqiperi dal me konkluzionin se Diktatori Tito ka bere me shume per shqiptaret e Kosoves se ''huaj'' sesa Diktatori Enver Hoxha per shqiptaret e Shqiperise se ''tij''! 
Kur vinin shqiptaret e Kosoves ne Shqiperi ne fillim te viteve '90 tmerroheshin nga varferia edhe erresira ekstreme! Shikonin ate qe nuk e kishim pare kurre ne Kosove!
Diktatoret dhe Pushtuesit kane vetem nje emer, Djaj, por gjithmone ndeshemi me djaj me te vegjel dhe me pushtime me me pak pasoja.
Tito ka vrare shqiptare sepse kerkuan lirine.
Enver Hoxha ka vrare shqiptare sepse shkruan nje poezi.
A e kupton dot ndryshimin?!
[size]
Nora Gashi
[ Thursday, 29.12.2011, 04:50 PM ]

Kroniste
[/size]
Nëse e vërteta e ofendon dike ju Dardanë keni te drejtë të cenuroni! Komenti im nuk ka pas ofendime por vetëm te vërteta te argumentuara qe i demantojnë ofendimet e Gani Mehmetaj, qe ai bënte ter kombit te vet me detyre nga titistet e LDKJ. Ne kohen e Enver Hoxhës nuk ka pas demokraci, as liri shprehje e shtypi. por, ka pas çendur staliniste, si kjo tani. Unë nuk e mbrojta ideologjinë Enver Hoxhës as tiranin qe ka sjell ajo ne jetën e brendshme. Por vetëm kontributin e kombëtar te veprës se ti te pa mohueshme. Pra e mira dhe e keqa duhet than ashtu si janë, sepse historia nuk shkruhet me paragjykime por me gjykime te drejta shkencore e faktike.
[size]
Nora Hashi
[ Thursday, 29.12.2011, 09:22 AM ]

Kroniste
[/size]
Fshire sepse komenti eshte i mbushur me fyerje personale!
DARDANI
[size]
Rrustem Sabiti
[ Thursday, 29.12.2011, 01:20 AM ]

Vezhguesi
[/size]
Fshire sepse komenti eshte i mbushur me fyerje personale!
DARDANI
[size]
tina
[ Wednesday, 28.12.2011, 09:39 PM ]

Ata qe ishin me titon,mbeten te njejtit tani LDK-jca
[/size]
Po shi koni sa gjakpirsa jane Titistet,ti qajn hallet edhe tani kinse jane te mshirshem ndaj nesh,e ne te manipuluar si zakonisht.Keshtu sherbeheshin gjithnji,por tani habit fakti si bashkohen te gjithe kinse kunder atyre enveristave te padegjueshem,qe ua prishen strofullakun atyre te shiturve e tradhtarve qe bashkpunuan me Titon si komunista jugasllav,ballista e cka jo tjeter perveq shqiptar te ndershem e atdhetar qe nuke ishin kurr.
[size]
A.D.
[ Wednesday, 28.12.2011, 04:45 PM ]

Shkrim i pa arumentuar e me rrena.
[/size]
Nga te gjithe komentet te verteten e thote vetem komentuesi i fundit ,vëzhguesi-sh.Ky pra ia demanton te gjitha trillimet e bera autorit Gani Mehmetaj i cili krahason dhe barazon sotrapin Tito me Enver Hoxhen!

Nuke kam cka i shtoj ketij komenti i cili te gjithe te tjeret duke pefhi e shkrimi e pa vlere te Ganut i hedh ne mbeturina.Kete duhet ta dij edhe Kadri Mani i cili nje kohe ishte perkrahes i rruges se Enverit e tani si duket i ka humb rruget ne oborr.Na ishte nji kohe nje percaktim shume i qarte se kush ishte Enverist si po thon disa,e me mire dhe me drejte eshte te thuhet,kush ishte per bashkim me Shqiprine ai ishte kunder Titos e vellaznim bashkimit dhe anasjelltas.Ne baze te kesaj parulle regjimi Jugosllav i diferenconte njerzit per ti akuzuar me lehte dhe me rend.
[size]
vëzhguesi-Sh.
[ Wednesday, 28.12.2011, 11:50 AM ]

Përsëri me gënjeshtra
[/size]
Përsëri me gënjeshtra

Megjithëse këtë shkrim e lexova menjëherë pas publikimit të tij, madje e kam lexuar edhe diku tjetër, nuk desha të komentoj. Edhe tashti nuk do të merresha me të, sikur të mos më nxitnin komentuesit. Nga komentet këtu, shihet se lexuesi, madje edhe ai që këto gjëra i njeh shumë më mirë se autori i shkrimit, shumë leht po i gelltitë genjeshtrat. 
Jam i bindur se autori i artikullit i njeh mire titistët, sepse, sigurisht, edhe vet ka dalur nga ajo kuzhinë, por, sa u përket „envereistëve“, jam shumë i bindur se ai nuk i njeh ata apo, më mirë të them, i njeh shumë pak. I mësuar nga propaganda e kohës, megjithëse mosha nuk do të duhej t’ia lejonte, flet (këtu shkruan) përçartë. Nuk do të shkruaj për atë se kush është më tepër e kush më pak atdhetar, enveristët apo antienveristët (titistët), por këtu, sa për ta demantuar autorin e shkrimit, po e marrë vetëm një shembull nga shkrimi i tij: „Atyre që u vdiq ideali e më shumë grazhdi komunistë i Titos, atyre që iu shkërmoq komunizmi i Enverit dhe privilegjet- pa pagesa prej mercenarësh, mbetën si huti nën diellin verbues: pa ideologji, pa fe dhe pa atdhe. Kombin asnjëherë s’e patën për zemër, fenë ua prapsi ideologjia komuniste, ndërsa atdheun proletar ua “përdhosi” situata e re. Të mësuar me ideologji, që s’përfillte atdhe, të stimuluar nga paratë që i patën Zot, bënë turr drejtë ideologjisë së re: fundamentalizmit islamik që ua sollën grupet e beduinëve nga shkretëtira.“, shkruan zotëriu. Këtu, e them me plot gojë, autori gënjen. Sa u përket titistëve, nuk dyshoj as unë, sepse ata edhe në kohën e Titos kanë qenë fetarë. Tito nuk e pati ndaluar fenë, madje, në viset shqiptare, stimulohej ndërtimi i objekteve fetare, shkollat nuk lejoheshin. Por, kur shkruan për të ashtuquajturit « enveristë » të Kosovës, kjo nuk është fare e vërtetë. Nuk mund të them se nuk ka përjashtime, por si tërërsi, kjo kategori (unë nuk do t’i quaja enveristë, por luftëtarë për të drejtat kombëtare e liri) nuk ka të bëjë fare me islamizëm, sidomos me atë ekstrem aspak. Është shumë larg tij. Jam i bindur se të tillë kanë mbetur edhe « enveristët » e Shqipërisë. A nuk është e pakuptimt kur, në një anë, thuhet « fenë ua prapsi ideologjia komuniste… » e, në anën tjetër, megjithëse paskan mbetur të tillë, « enveristë », pra komunistët, e paskan përqafuar islamizmin, madje atë ekstrem. Islamizmi (feja në përgjithësi) dhe enverizmi, nënkupto komunizmi, janë në konflikt të thellë, nuk mund të bashkëjetojnë. Këtu, zotëri Mehmetaj bën edhe një gabim, sipas tij vetëm shqiptarët e besimit islam paskan qenë enveristë ?! Ndërsa të tjerë, ose i fshinë nga harta, ose na paskan qenë dhe paskan mbetur antienveristë ?!
[size]
Qarri
[ Tuesday, 27.12.2011, 07:54 PM ]

opinion
[/size]
I nderuar,
personalisht nuk junjoh, por konstatimi i juej per enveristet dhe titistet, eshte plotesisht i sakt.Pershendetje
[size]
Dilo
[ Tuesday, 27.12.2011, 05:42 PM ]

T lumte o Gani burri per kete shkrim-analize shume te sakt
[/size]
Shkrimi qenka i mbeshteur ne fakte te shumta. Kush mund te ju besonte platformave projktuese mga kuzhinat sllavo komunste?
Sllavet jane armiqt me te mdhenj gjate gjithe hisatorise tone.
Te jetosh nen okupimin e diktatit te dhunes nen forcen serbo-ruso-greket, ka nje kuptim, sepse dhuna eshte nje detyrim qe nuk pyet per deshiren, ketu eshte fjaka pr shqiptaret e mbetur nene okupimin e Jugosllavise rankoviqite-titiste Kurse te jetosh dhe bashkepunosh me armiqt shumeshekullor me deshir siq beri Enver Hoxha ne fillim me Titon e me vone me Stalinin, kjo nuk eshte gje tjeter vetem tradhti kombetare.
[size]
Atdhetari
[ Tuesday, 27.12.2011, 11:40 AM ]

Kuvendi i Kosoves ti shpall Okupimet Turke dhe Serbo Jugosllave Gjenocidale
[/size]
Faliminderes per kete shkrim shum te qelluar por une kisha shtuar se : Kuvendi i Shqiperis bile beri nji hap te mir ne vitin 1995 mori vendim dhe e quajti regjimin Enverian !! gjenocidal "E dijm tash fakt ma se regjimi i enver Hoxhes ishte nder ma te errtit ne historin moderne te njerezimit.Shkaterrues per shqiptaret dhe iden e shqiperis etnike.Shtrohet pyetja qka beri Kuvendi i Kosoves per Okupatoret Turq te Sulltanit dhe Serb te Titos . Dihet se shqiptaret nga Kosova per ne Turqi shkuan edhe nga dhuna por edhe pse ndiheshim Turq ne zemer dhe ne shpirt,pse nuk vajten ne vendet tjera ku jetohej ma mir dhe ma lire me te drejta ma te mdha njerezore.Pra i mbetet Kuvendit te Kosove si Kuvend qe perfaqeson edhe ineresat e Kombit shqiptare te mori Vendim mbi Pushtuesit TURQ dhe SERB (Jugosllav) ti shpalli si pushtues "GJENOCIDAL" te shqiptareve Gjat kohes se Okupimeve.
[size]
Mark H.
[ Tuesday, 27.12.2011, 04:02 AM ]

Dashnia e diktatorve.
[/size]
Z.Gani Mehmetaj ke gabue me pyetjen e ciditeshme:
Cili diktator është më i mirë?! 
deridiku po te pergjigjem vete.Keshtu po nisem me diten e ceremonise se vdekjes.
Diten qe vdiq i pari diktator,Tito, nuk mbeti udheheqes e burre shteti qe te mos merrte pjese ne ceremoni dhe kush nuk mujti me kene pjesmarres i dergoi telegrame ngushllimi qe keto i dini ma mire ju atje ne Jugosllavi se ne ketej ne Shqiperi.
Ne kendej nga Shqiperia duke u bazue nesa ma sipewr e qujtme apo e vlersume:Tito,Komunisti ma i dashtuni i kapitalizmit te madh botnore.
Kur vdiq diktatori i dyte Hoxha Kapitalizmi vetem jepte informacione dhe aspak ngushllime.Pra nuk kishta kurrfare dashnie per kete diktator.Po keshtu dhe e gjithe lindja.Ne fakt popullit i shkonin lotet perfaqe.Njashtu sic mund ti shkojne "latrgqofte "per Berishen neser.
[size]
Kadri Mani
[ Tuesday, 27.12.2011, 01:06 AM ]

Nga titistët dhe enveritlët- te hydajet hysenët e hysni milloshët!!
[/size]
Lexuesit tanë tanimë e dinë se rryma kombëtare është vija politike Dr. Rugova-Dr. Berisha, kurse rryma tadhtare është vija politike Dr. Rexhep Qosja-Dr. Rexhep Meidani dhe i ligu e dindushmani; e tha me gojë të vet dhe e nënshkroi- Kadri Mani.
Hysni Milloshi:"PKSH për Çështjen Kombëtare", Kongresi i Vlorës 23 Nëntor 2002.
Ku morën pjesë: i riu kosovar me banim në Nju Jork të Amerikës, Arben Shefki Mexxhani, kosovari me banim në Zvocër Ramadan Vokshi, profesori kosovar Ali Aliu, ish i burgosur politik, atdhetari kosovar Sabit Ratkoceri, ish i burgoasur politik, luftëtari 70-vjeçar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës, Liman Maloku, që i dha kësaj lufte gjakun e vajzës 19 vjeçare, gjaakun e dy djemve të vëllait, 27 dëshmorë gjithsej në fisin e tij, shkrimtari kosovar Bajram Kurti, publicisti kosovar Rakip Mexhani, historiani Sefer Duka (..) Gafurr Adili.
Pokëtë punë bëjnë sot: Shoqata e të Burgosurve Politikë në Prishtinë, Klubi Politik "Afrim Zhitia"- manifestuesit e 100-vjetorit të diktarotir Enver Hoxha!!
Baca Sami Repishti kishte qenë në zgripc thyerje nervash: si ka mundësi që vëllezërit kosovarë të shkelin mbi gjakun tonë!?!
[size]
Muhamed Memishi
[ Monday, 26.12.2011, 11:37 PM ]

Zaavenci Marksizmitë ne trojete Shqiperis etnike nr 2 Rexhep Qosja ose ma mirë me than Qosovici
[/size]
te lumëtë dora ore Gani Memhmetaj e di se stanilisti nr 2 ahtë R.Qosja
po kombi Shqiptarë gradualishtë e Kuptojë trathtin e Komunistave te PKSH PKJ ku Qosja ¨u ka sherbejë dhe vazhdon te Sherbeje partive vlazrive te PKSH dhe PKJ ka 2 libreza ne te gjathtë librezen e PKSH sotë të PSSH
dhe ne arivë e run librezen e PKJ Markzizmi nr 2 nukë e di se kumunistat duhen te bojnë vet vrasje si R.Qosja

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo Empty Re: Te burgosurit politik,servila te jugosllavise,apo

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum