Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Sinan Kastrati per demostratat e 11 marsit 1981

 :: politika

Aller en bas

Sinan Kastrati per demostratat e 11 marsit 1981 Empty Sinan Kastrati per demostratat e 11 marsit 1981

Message  Perparimi Ven 25 Sep - 2:08

Pikërisht në ditën e mërkurerë më 11 Mars 1981, pasi e kreva punën, ku punoja si
mësues letërise në fshatin Lubizhdë komuna e Rahovecit, udhëtova për në Prishtine.
Fjetë te Izedin Krasniqi në Konviktin nr. 3, ku ai banonte, (Izedini është vëllau i vogël
i Milazim Krasniqit, shok e mik imi që nga fillimet e studimeve, 1975, tash profesor
fakulteti dhe shkrimtar. Është autor i disa librave nga fusha e letërsisë, gazetarisë dhe
… publicistikës).
Në mbrëmje, pasi hëngrëm darkë në mensën e studentëve, kur po dilnim jashte,
dëgjuam zhurmë të një grupi të studenteve, brenda në mensë. Ata kishin gjuajtur pjatat
e ushqimit për tokë, me ankesën se gjella dhe përgjithësisht ushqimi ishte i dobët e
pritjet për me marr ushqimin ishin të gjata
Bindja ime (atëherë e sot), është se, ushqimi në mensën e studentëve në Prishtine ishte
i mirë dhe i shijshëm. Kishte më tepër se dy, tri lloje të gjellës dhe studentët mund të
zgjidhnin, si pasul, lakra, patate, oriz … me mish, bukë, sallatë, kompot … që
servoheshin nga një personel i vyeshëm, shumë profesionistë, njerëz të ndershëm e
shumë të sjellshëm me studentë …
Grup i vogël i studentëve të pakënaqur, shpejt u rrit, filluan t’i bashkëngjiten edhe
studentë të tjerë, të rinj, qytetarë të rastit dhe banorët rretherrotull mensës së
studentëve. Në udhëkryqin që lidhte rrugët kryesore në drejtimet Spital- Qendra
Sudentëve- SHLP-ja, Fakult. Juridiko- Ekonomik…. dhe rruga tjetër që lidhte Bregun e
Diellit -QS- Fakultetin Filozifik, Institutin Albanalpgjik, drejtimi i F. Kosovës, para
Mensës së Studentëve, diku, rreth orës 19.00 të mbrëmjes së Mërkurë, më 11 Mars,
numri i të pakënaqurve u rrit dhe tubimi mori kahjen e një proteste të mirëfilltë.
5
A ishin demostratat të organizuara dhe kush ishin organizatorët?
Shpesh është shtruar pyetja: a ishin demostratat e 11 dhe 26 Marsit (dhe 1 e 2 Prillit)
1981 të organizuara dhe kush ishin organizatoret? (për demostr. e 1 e 2 Prillit 1981,
unë nuk mund të flas, pasi që nuk kam marr pjesë në to, kam qenë në burg.)
Unë mendoj se demostratat e 11 dhe 26 Marsit 1981 nuk kanë qenë të organizuara nga
individë, as nga grupe, organizata e parti politike nga brenda as nga jashtë.
Demostratat e 11 dhe 26 Marsit 1981, nuk kanë pas organizatorë.
Nuk njoh asnjë njeri që në ato qaste ka funksionuar mirëfillit si organizator, perveç
individëve që (janë) kanë dalur në ”foltore”, duke qenë me afinitetet për të folur më
bukur, që për atë kohë nuk ishte edhe aq e lehtë. Pra, folësit kanë dalur spontanisht, të
nxitur nga rrethana aktuale dhe, normalisht nga dëshira që të solidarizohen me
gjendjen që, domosdo që të gjithë kemi pasur dëshirë që të jetë sa më e mirë,
meqenëse, mundësitë për më mirë kanë qenë gjithmonë normalitet srtudentor. Pra,
është filluar spontanisht.
Me të gjithë shokët e shoqet studentë edhe më vonë, kur kemi biseduar, asnjëri prej
nesh nuk ka pasur ndonjë dëshmi se ndonjë njeri, grup, organizatë apo parti … kishte
qenë organizatore. Një fakt mjaft domethënës është edhe se, askush nuk ka qenë i
paralajmëruar se do të kishte ndonjë protestë, demostratë kur, ku, pse…(? !)
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Më 11 Mars 1981 kam pas edhe një revolver të kalibrit 6, 35 që ma kishte dhënë një
shok dhe vendas i Ibrahim Nikqit e Ahmet Kelmendit. Ai është Bajram Muriqi nga
Kushutani i Rugovës (tash jeton në SHBA). 

 më 12
Mars 1981 kishte shume patrulla policore nga qendra e studentëve deri te stacioni i
autobuseve në Prishtinë.



Demostratat e dyta, E enjte, 26 Mars 1981
Pas dy javësh, të mërkuerën më 25 Mars 1981, përsëri erdha, në Prishtinë. Posa e
kreva punën u nisa në këmbë prej Lubizhde deri në Malishevë, 6 km. rrugë dhe me
autobus të mbrëmjes, që shkonte rregullisht nga Malisheva, erdha në Prishtinë. Të
nesërmen, më 26 Mars, nëna ime -Naza kishte një termin kontrollimi mjeksor te Dr.
Avni Mati, pas operacionit të syve që e kishte pasur më parë, prandaj, unë shkova që ta
dorëzoja librezën e shëndetësisë në orët e hershme të mëngjesit në spital, ndërsa nëna
vinte më vonë me Ademin, vëllain tim më të madh që gjithashtu, punonte si mësues në
fshatin Panorc, 5 kilometra në perëndim të fshatit Turjakë. Panorci është fshat afër
Ujvareve të Mirushës 

Nata e mërkurë e datës 25 Mars 1981, ishte një natë e zakonshme. Askush nuk “fliste”
për protestën apo demostratën e 11 Marsit … dhe dukej se 11 Marsi kishte ndodh jo
para dy javëve por para dy vjetëve.Edhe unë, pasi u ktheva nga spitali, iu

bashkangjita turmës që tashmë ishte mjaft e madhe dhe studentët kishin filluar
fjalimet, në mes të oborrit të Qendrës së Studentëve (QS).
Azem Vllasi dhe Sanije Hyseni
Perveç Azem Vllasit ish kryetar i rinisë së Jugoslavisë dhe Sanije Hysenit, kryetare e
rinisë së Kosovës (LRS të KSAK) të cilët kanë fol dhe na kanë lutur që të
shprëndahemi, ndërsa kërkesat tona ti shtrojmë në shkolla, nëpër fakultete dhe në
vendet ku punojmë, nuk më kujtohet që ka qenë ndonjë politikan tjetër i Kosovës në
demostrata. Kërkesa e studentëve ka qenë që të vinte edhe Mahmut Bakalli, kryetar i
komunistëve të Kosovës (Mahmut Bakalli ishte kryetar i KK të LK-së për Kosovë).
Rektori i UP-së, Gazmend Zajmi.Ky rrinte me neve deri sa intervenoi policia.Dita e Enjte e 26 Marsit, ishte një ditë e mirë, me diell të ngrohtë. Ngapak fryente një
fllad i lehte nga Jugu dhe nga Jug-Lindja.hahaaaaa hajgare pakes me ju freskue lexues.


Është thënë se Xhavit Haliti kishte nxitur një ”grup të vetin” që të marshote në drejtim
të policisë at pasdreke dhe kjo ka qenë arësyeja që Ibrahimi e ka konsideruar se i ka
dhënë shkas policisë që të na sulmonte.
Xhavit Haliti në një emision, në Interaktiv, në pyetjen e gazetarit se kush të ka ra,
thotë: e kishte qëlluar Xun Çetta. Pra, fajin ia ka emërtuar Xun Çettajt, nga fshati
Trubuhoc, komuna e Istogut,Por dru i ka meshue Xhavit Halitit Biseda që është zhvilluar në mes të Ibrahim Nikqit dhe Xhavit Halitit ka qenë shkas që

Ibrahimi i ka ra Xhavit Halitit me një dajak (dru) në krye dhe e ka përgjakur. Ibrahimi
me Xhavitin njiheshin edhe më heret, si vendas.
Xhavit Haliti me ”njerëzit” e tij, që është hakmarr kundër
Ibrahim Nikqit për shkak të rrahjes më 26 Mars 1981, në demostratën studentore, para
masës së protestuesve në Prishtinë.

Takimi i Ibrahim Nikqit me Kolonel Ahmet Krasniqin, Tiranë 1998, si u njohën
ata?

Ibrahimi i tregon
se ka qenë në burg, në Dubravë të Istogut, tash Burimi me të vëllain e tij, Behxhet
Krasniqin. Koloneli në shenjë nderimi, ia fal një palë dylbi Ibrahimit, pastaj bisedojnë
dhe pijnë kafe së bashku, si dy miq të vjetër 



Ibrahim Nikqi nuk ka pas raporte të mira me Ibrahim Kelmendin e Xhavit Halitin dhe
nuk i ka takua asnjë organizate politike e ushtarake e as një krahu” ushtarak, FARK-ut
as uçk-së. Ka ardhur nga Zvicrra dhe ka luftuar si ushtar i thejeshtë dhe si shqiptar i
ndershëm dhe kjo mund të jetë shkasi (tjetër, sipas asaj që flitet) që Ibrahim Nikqi
pushkatohet. Sipas të tjerëve, Ibrahimi është torturua deri në vdekje. vrasja e Ibrahimit ishte një vrasje e porositur.Pas vrasjes së Kolonel Ahmetit Krasniqit, Behxheti, vëllai i vetëm, më i vogël i

Ahmetit e hap të pamen në Gjermani. Përveç të tjerëve për ngushllime e kanë thirrur
edhe Azem Syla (e pastaj) e Xhavit Haliti.
Pasi i shpreh ngushllime Behxhetit, Xhavit Haliti i thot: ”Unë Behxhet jam në gjendje
me të bë be, jo me 24 por me 48 pleq, që nuk kam dorë në vrasjen e vëllait tuaj, Ahmet
Krasniqit”!Sadik Bllakaj me ka lajmrue ne pomici me 1981
Vesel Krasniqi, nga Vll. Drenofci, i Malishevës, sekretar i sekretariatit të
SPB-së në Prizren. As Veseli nuk më ka rreh por Ramqe nga Prizreni i ka thënë: Vesel
ty duhet ma ta ngreh veshin që e ke lshue Sinanin nga burgu (Më 1974 kur isha në
burgun e Prizrenit, Ramqe, si inspektot i SHSSH-së, edhe atherë më ka marr në pyetje
ndërsa Veseli ka pas një pozitë të lartë në polici….)

Sadik Bllakaj me tha ne burg se po lirohet,ja bana shko ne turjak e thuaju te mive ti largojne do libra,por ma bani ma mire shkruma nje leter 
 i besoja Sadikut se kishte të drejtë:
duhet pasur kujdes, por unë, pikërisht unë u tregova i pakujdeshëm. E shkrova
letrën për Xhevatin, duke dhënë informacion rreth meje dhe emrat e axhentëve me
shumë porosi për familjen dhe shokët qe ishin jashtë burgut.
Sadikut ia përshkruajta eksakt rrugën, fshatin dhe shtëpinë e Xhevatit, që ai s`kishte
nevojë me e pyet askënd. I thash: Shtëpia e Mustafë Majancit, babai i Xhevatit, ndjesë
pastë, është në mes të fshatit, te Xhamia me Minare dhe një shitore, shitorja e Ramizit.
Dyert i ka të hekurta e muri i oborrit është i rrethuar me blloka të betonit
Sadik Blakaj e kishte qua letrën më së pari në SHSSH, ku ata e kishin kopjua e pastaj
ky e merr letrën dhe ia kishte dhënë në dorë Xhevatit, në odën e tij, në Stanovc të Ulët.
Familja Majanci e kishin prit Sadikun, siq është adeti i shqiptarëve, si mikun më të
mirë dhe i kishin bërë muhabet, me qehre, me duhan, kafe e qaj. E kishin lutur që të
ndalet edhe për drekë e darkë, të pushonte, “ta merrte vehten” e të shlodhej pakëz.
Sadiku ishte arsyetuar se nuk mundet me ndejt më shumë por vetëm e kishte kryer një
porosine time, amanetin tim e kishte shkuar. Sigurisht se Sadik Blakaj ka pas edhe
ndonjë “amanet tjetër” të ndonjë të burgosuri tjetër.Kur ai kishte shkuar, Xhevati e kishte djegur letrën që ia kisha dërgua unë e ia kishte

dhënë Sadiku duke menduar se me kaq humbën gjurmët e u krye puna. Xhevati ditën e
nesërme kishte shkua në Turjakë, te babi im, Uka dhe iu kishte treguar se çka duhet
bërë ata. Edhe Xhevati, vete i kishte ndihmua, vëllezërit e mi Ademin e Zeqën, ndjesë
pastë dhe e kishin “mëshef” pjesën më të madhe të materjaleve të mia por i kishin
harrua fotografitë, ditarët (disa fletore), 4 bobina me këngë që i kisha mbledhur te
Shahirat e Drenofcit dhe sende të tjera me vlerë për mua…. sepse isha caktuar nga
profesori Anton Çetta që të shkruaj një monografi për Salih e Feriz Krasniqin, bashkë
me Bahtir Shehollin, muzikolog, punë të cilën kurrë s`e kam kryer.
Xhevati ka qenë i ndjekur këmba këmbës nga “nuhatësit” e policisë sikur hija që i
shkon psa njeriut.


Sadik Blakaj 


ka qenë bashkëpuntor i UDB-së. Është nga komuna e Istgut. Tash jeton
në Francë, “pa ani therr` n`ka`”.
Sipas disa dëshmive, Sadikun m UDB-në jugosllave e ka lidh Ibrahim Kelmendi
“Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në
Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe
Kadri Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij”.
“Sadik Blakaj, “BLAKAJ SADIK, – Sadik Blakaj, agjent i UDB-së nga komuna e
Burimit (ish Istogu). Sipas shokut të tij Ibrahim Kelmendi, një ndër agjentët më të
pastër se loti që ka pasur UDB-ja ndonjëherë”.





 tradhtia e jote ndaj Hysen Gegës;
dyshimet për ndihmesën e UDB-ës në organizimin e atentatit kundër vëllazërve Jusuf
e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për çka dëshmon më së miri ish-bashkëpunëtori
yt Sadik Blakaj, i cili jeton në Francë dhe me shkrim në mediet elektronike ka
deklarua se Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në
Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri
Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij.”
“Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin
lulen e ballit”

”burg”. Për këtë, Sadiku kishte shumë respekt nga të burgosurit (dhe disa gardianë
shqiptarë).
Atë e nderonin të gjithë të burgosurit sepse, thonin ata: është qe 5 vite në burg. Sadiku
ishte i vetmi që kishte libra, laps e fletore e ndonjë gjësend që ne të tjerët nuk e kishim.
Të burgosurit e tjerë, nuk iu interesonte politika e as nuk dinin kush është kryetar i
komunës,por nuk kishin libra e as laps e fletor.



 Sadiku. Ai më afroi afër vetes dhe mua mu duk sikur ndjeva një lehtësi,u “interesua” me dijt çka ka ndodhur “jashtë” burgut gjatë kohës sa ai ishte

brenda.
 Edhe ai më tregoi si si ishte burgos në Pejë.
Punoja si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Pejës dhe para nxënësve në orën e
mësimit thash se veprat e Sinan Hasanit nuk vlejnë asgjë, janë rrena, filloj rrëfimin e
tij Sadiku. Ai mu ”hap” por edhe unë perveç që u gzova, fillova me i tregua çka kishte
ndodh më 11 e 26 mars të vitit 1981, gjerësisht. Kishim kohë të mjaftueshme prandaj
fillova me ia tregua Sadik Blakajt ”historine” time, që nga koha kur isha nxënës i
gjimnazit … kur isha burgos, si nxënës, maturant për herë të parë, më 1974 … pse isha
përjashtuar nga shkolla, kur isha në Shqipëri, për herë të dytë, më 1979, ngjarje e
ndodhi që mua më kishin ndodhur e që mendoja se Sadik Blajt do ti pëlqejnë e ai do të
më besoj më shumë. Demostratat ia përshkruajta si është më së miri, krejt ngjarjen që
e kisha parë dhe ia tregova emrat e të gjithë shokëve, studentëve, njerëzve që i kisha
njohur dhe takuar më 11 dhe 26 Mars dhe më herët. Nuk e besoja që ai ishte puntor i
sigurimit shteteror.Por Sadiku nuk kishte qenë ai që unë e kam mendua dhe i kam besua. Ai kishte qenë

puntor i msheft i SHSSH të Jugosllavisë për Kosovë i cili mua më ka sjellur shumë
probleme, që edhe ashtu nuk i kisha të pakta.


Të dielën më 28 Qershor 1981, u martova me Nexhën, një muaji që u lirova nga burgu,
ndërsa më 4 korrik 1981 duhej të shkoja ushtar në Doboj, qytet në Bosnjë e
Hercegovinë. Thirrjen nga “Vojni Oseki” i Rahavecit e kisha marr 3 javë para kohe,
sapo kisha dalur nga burgu, pasi që unë kam pasur me shkua ushtar më parë, në prill
por pasi u burgosa, u shty edhe afati. Në thirrje thuhej se duhej të shkoj ushtar në
qytetin e Dobojit,po sa te paskan denue ore djalosh???Iha

Kolonel
Ahmet Krasniqi, ishte nipi i Azizit. Kjo ishte një barre tjetër që rëndonte mbi mua, mbi
supet e mia, pas demostratave.



https://revistadrini.info/sinan-kastrati-demonstratat-e-vitit-1981-apo-si-i-pava-une-ato-sot-38-vite-me-pare/?fbclid=IwAR0PHjRLBqi68m1TaUPq-5YPw_X_Q2XO91i355rTKG3ayHgDKz1HQ3QTHWE

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum