Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Demostratat e 11 marsit te vitit 1981

 :: politika

Aller en bas

Demostratat e 11 marsit te vitit 1981 Empty Demostratat e 11 marsit te vitit 1981

Message  Perparimi Mar 19 Fév - 16:45

Me 11 mars te vitit 1981,kisha provim nga lenda e se Drejtes Kushtetutuse,tek profesori Kurtesh Saliu.
Qysh ne mengjez isha ne salle duke prite rendin qe te pytna nga kjo lende.Mirepo rendi me erdhi mbas dite.Ne salle ishte Ramadan Beqir Kuqi,dhe shume student qe pritshin edhe ata per tu notue.Kur me erdhi rendi ,i morra pyetjet, ,pytja e pare  ishte 1)Paraqitja e federalizmit ne bote,Llojet e kushtetutes dhe preambula.
Ju pergjigja ne te trija pyetje ,por ma bante fole fole.??çka me fole a nuk me ndegjon profesor?Ma qiti noten dhe mendova se kaluse,dhe thesh me vete ta kqyri noten ,kur e shoh peseshe.çka je ka ban profesor pse peseshe?Ma beri pse po hyne ne provim per tjeret?Dhe kurr ti mu notue prej meje jo.Ja kam ngjite per fyti,por mu luten studentet qe mos tua prishi rendin sepse  jan ka presin mu notue.Ma beri ti thirri policine,kjo me ngacmoj,dhe ja bana ti sh....policet dhe ty ate nane ku e ke bre qen i serbise.Nuk e zgjata ma teper,si shkak i shokeve dhe dola perjashta ,isha i une sepse prej pramit e gjere ne oret e pasdites  isha pa ngrere buke,dhe thash te shkoj ne konvikt ,e kisha do buke dhe tja prishi pakes.Duke u ngjite shkalleve te menzes ,i shoh duke shite bnaa per darke ua beje a ja kan nis kaq heret me dhan darken?Po ma banen ,e bleva nje ban dhe  u ngjita ne menze ne anen e veriut.Edhe pse per çdo dite ma pare fillonte  mu dhene ushqimi ne anen e jugut,ka ana e konvikteve,por kesaj dite ne anen e kundert.Nuk ka pas rend me prite sepse ishte ora 16 e disa minutave nuk ka qen pora 17 .E kam marr nje pjate me pire dhe mish,dhe po kqyri ku mu ule.Ne keto qaste me afrohet cimeri im Bajrush Ahmeti,dhe mi ngul syt ne pjete dhe ma bene;O cimo a je qorrue,?A nuk e sheh se çka te paskan qite me hanger?çka bre me kan qite me hanger?Kqyr çfare qime te kalit midis pjates,dhe po qesh.Vertete ishte nje qime e mbeshtjellur ne formen e rrumbullaket,midis pires.Kam bertit o vellazer keta komunista po dojne me na helmue e nanen mos mbeqa pa ua k....U kam meshue pjatave per toke,dhe ja kam nis mi thye karrikat e tavolinat dhe xhama sa kam mujt duke thye.Ne keto qaste nuk besoj qe ka pas mbi 17 student,por nuk ka zgjate mbi nje minute mbas meje ja kan nis edhe tjeret studenta me thye,e ma vone mbas pese minutave edhe ne pjesen e jugut ja kan nise me thye tjere studenta.Dikush ka bertit a dalim neper qytet,?Hajde  ua kam ba dalim se  me keta komunista  nuk kemi jete.Turma veq sa vinte  e u shtonte,edhe nga qytetaret e rendomt.Kemi shkue gjere tek teatri krahinor,une isha tejet i lodhur dhe me disa shok jemi kethye ne konvikt,por duke bertit edhe neser me dal ne demostrata ,ata qe nuk dalin jan tradhetar.Ne orman e kisha do buke e do qep ,por e morra nje shishe me mbush me uje ne banjot e konviktit nr kater ne katin perdhes isha duke banue,ne anen e djathet te koridorit.Embusha shishen me uje dhe dola ne koridor per me hyre ne dhome,ja drejte meje vjen Sami Adem Kuqi me vellaun e tije Ruzhdi Adem Kuqin dhe dy tjere.Pershendeten me mua,Samiu e Ruzhdiu ma bajn .Kusho keta na veten a e njifni Haxhi Kuqin,qe i ka nis demostratat ne menzen e studentave si shkak i qimes qe te ka qellue ne gjelle.E çka po u intereson ketyre qimja?Keta te kan lajmrue te drejtori i menzes Shefki Stiblla dhe neser ne mengjez ju te tret duhet mu lajmrue ne ora shtate fiks ne zyren e drejtorit te menzes.Po a nuk kan tjeter pune keta por me lajmrue kush çka bane?Ok ne rregulle,por nuk kan vye mu perzie me mua?Ruzhdiu,ma bane o kusho çka pot han palla,ti nuk je fajtor,pse ta kan qite qimen mire ja ke ba,dhe je i drejte mos ta ndin hiq.Jo o kusho nuk po tutna prej kerkujna hajer qofte,oke neser vini me ftoni ne ora shtat dhe shkojm bashk te drejtori i menzes.U pershendetem me naten e mire, ata ne dhomat e tyre e une ne dhomen time;Ku e ngreva do buke me qepe ,e ma teper me uje duke e mbushur stomakun e zbrazur.Ne ora shtate dikush troket ne dere dhe e dijsha qe ata dy njerez jan ,tjeter kush ne kete mengjez nuk kishte si me ardhe.As sot nuk e di se kush ishin ata dy shqiptar.Ndoshta keta dy suharekasit e mi i njohin,pasi mi pruren qe te njoftohen me mua.E hapa deren une isha bere gadi per me shkue tek drejtori,dhe ua bana nisemi.Jemi nise drejte zyres se drejtorit ,ne  nje koridor ishin disa karrika,Ka hyre njeri prej tyre ne zyren e drejtorit,u ule afer meje ,ka hyre tjetri,pasi doli ,une u qova ne kembe me hy ne zyre,ma priti,jo Haxhi ti ske nevoj me hy brenda keshtu ma beri drejtori qe ska nevoj Haxhiu me hy brenda me bisedue,se na premtoj qe kushtet kemi me ua rregullue ma te mira.Diten e trete ne konviktin nr kater ku banojsha edhe une disa studenta kan mbajt mbledhje me kan ftue edhe mua por e pash qe diçka nuk eshte ne rregulle,dhe nuk doja te perzihem .Mbas dy diteve ka ardhe te une nje shok i fillore Qemaili,mbiemri nuk pom kujtohet,Motren e ka pas duke punue ne barnatore ne suhareke ish gruaja e Sokol Bashes.Qemaili ishte polic ne prishtine dhe me ka gjete ku po banoja.Me ka ftue perjashta,dhe ma ka ba Haxhi pash zotin qe nuk rrin ne prishtine se e kemi urdherin met vra.Pse?Qe i ke nis demostratat ne menze e ke kalle jugosllavine.Pash nje zot qe nuk rrine ne prishtine ik dika.Dhe eshte ndare prej meje.I kisha edhe disa provime ,i kam dhene  brenda tri diteve njeren pas tjetres dhe kam shkue ne suhareke.Edhe ne suhareke çdo dite kam qen aktiv ne demostrata.E dijne suharekasit ma se miri.Demostratat e 11 marsit te vitit 1981 nuk kan te bejne me ndonje organizim,apo nxitje nga ana e serbise,apo qarqeve sekrete te Enverizmit.Po pas meje ,serbia i ka nxite sherbetoret e vete me organizue demostrata por ne interes te serbise.Pra per tu denue per demostratat e 11 marsit te vitit 1981 eshte dashur une te denohem,dhe kush nga studentat eshte denue per demostraten e 11 marsit te vitit 1981.Askush nuk eshte denue.Te gjithe ata qe kan shkrue romane kinse i kan orhanizue demostratat e 11 marsit,jan dreqnit e serbise jo atdhetar shqiptar.Ma se pari kur u beja pyetje nga cila ane e menzes jan nis demostratat,?Nuk kan Haber genjejne se tepermi.Pastaj pos qe kemi kerkue kushte ma te mire,doli edhe parolla tjeter;Kushtetut Republike,ja me hater ja me thike.Lironi shoket,e tjera parolla.Pastaj kur u beje pyetje po çka ju nxiti mi nis demostratat?Kushte ma te mira kemi kerkue.Po mbas meje ,ama promotor i kesaj dates jam une Haxhi Kuçi dhe askush tjeter nuk ka haber.Une jo qe kisha prite kaq shume,por deshmitarin kryesor Bajrush Ahmetit nuk ja dijsha mbiemrin.Bile ju kam pas rrokur Bajrush Xhemailit,duke i thene pse o cimo nuk e folish te verteten.
Bajrush Ahmetin e kam gjete permes cimes Gani Kukes,dhe Fahri Musliut.NJe here Bajrush Ahmetit ju kam lajmrue me nje emer e mbiemer tjeter,pastaj ju kam paraqitur si Haxhiu,dhe e kam lute qe ta tregoj realitetin si deshmitar kryesor.Kerkush nuk deshirone me marr ne interviste as deshmitarin e as mua.Pse jan shqiptaret kaq naiva?Pse kan deshire me vjedhe patriotizmin e tjereve dhe me pervetsue per vete?


Vepra tjera atdhetare te mijat;
Ne vitin 1968,mbas Osman Geges neper suhareke une e kam bartur flamurin kuq e zi,si ma i riu prej shqiptareve.
Ne vitin 1971 ne sutjeske e kam mbrjte flamurin kuq e zi nga brigadat serbe dhe ushtria jugosllave qe ne ate kohe inqizohej filmi sutjeska ne sutjeske.Dhe nga kjo date ja kam pare sherrin flamurit kuq e zi jo prej serbeve por prej shqiptareve.Deshmitar mbi 50,disa ende jan gjalle.Sami Kuqi,Brahim Kuqi,Sadik Sylaj,Avdyl Hamez Kryeziu,me vellaun Rexhepin nga suhareka,Ymer Gashi komunisti,Reshit Bytyqi,Muharrem Shaban Kuqka,Dhendrri i Xhavit Mustafes nga Vraniqi,S.Kolgeci,etjere.Ata qe  kan vdek,nuk po ua permendi emrat.
Me 15 janar 1999,nga shtepia ime i kam nxite perfaqesuesit e OSCES me lajmrue masakren e Raqakut.Deshmitar,;Ihasan Aksay,Mehmeti,Jashar Shala,Wollkeri,Solona,dhe familja ime.


Ne vitin 1981 ne komitet te suharekes e kam grushtue ish policin rezervist nga Leshani,apo Terrna  Agim Gashin qe barte rere dhe bageti neper tregjet e kosoves.Ja kam marr automatikun dhe e kam thye deren e komitetit,ne ato qaste e kan rrotullue tavolinen edhe jan strehue mbrapa saj.Aty ishin,;Fadil Hoxha,Mehmet Lumi,Sokol Basha,Ahhmet Hasni,shoferi i Fadil Hoxhes,Ymer Gashi.e tjere.Sokol Basha ka bertit ;o Haxhi mutin ta hanksha mos na mirre ne qafe se na skemi asgja ne dore;çka ke problem na trego ta kryjm punen.
Ju i keni shti policin qe vellaun me dredhi me ma  burgos  Qerim Krushica,mos luni se tanve e kam ndermend me ju pushkatue.Vellau eshte i mitur nuk din çka ka ba.
Fadil Hoxha ma ban;O bir besen e ke  qe kam me ta lirue vellaun ,vetem mos na merr ne qafe.Kur te shkojm ne burg banja me isharete vellaut qe ska ba asgje  dhe e marrim me vete .Me mua ka ardhe Mehmet Lumi dhe shoferi qe sja di emrin.Kemi hyre ne supin e prizrenit ne dhomen ku ipeshin pasaportat.Ja kam ba vellaut a ke ba diçka?A me koke po ja baj thuaj skam ba asgja dhe eja shkojme ne shtepi.Bac mos ma ban me isharete e kam kalle kerrin e policise e me mujt krejte keta  i kisha kalle.Une ja beje mos te kan shti me than mos ma bane me isharete bre nanen ketyne pisave po mire ma rrasen.Se si ka perfundue ma tutje eshte mire vellaun me vete,se nuk me besoni si ja kam ngjite per fyti njerit nga policet civil dhe mbeshtetur per muri,kur ma bani vellau yte eshte bandit.
Edhe ne vitin 1971/1972 per diten e shkolles se normales,ja pata kushtue nje poezi Republikes se Kosoves,pozein ja pata dhene profesorit Nezir Rrezes.Te nesermen ne oret e mesimit te historise qe na ipte prof Mehdi Elezi tre civil me kan marr nga ora dhe me vite me kan malltretue.Shqiptaret jo shkijet.Sot qeta polic i ke ne krye te policise se kosoves.Shume mire.
I nderuari Reshat Sahitaj,nese ka nevoj me kreh ,kete shkrimin time ju lutemi krehne,ose nese e sheh qe ska nevoj me krehe  botoje neper gazeta,nese ke ndikim me shkrue realitetin.

 Haxhi Latif Kuçit

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum