Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Demostratat e 11 marsit 1981Inter.me gazetarin Bajram Kabas

 :: politika

Aller en bas

Demostratat e 11 marsit 1981Inter.me  gazetarin Bajram Kabas Empty Demostratat e 11 marsit 1981Inter.me gazetarin Bajram Kabas

Message  Perparimi Lun 9 Mar - 14:55

Sv: Demostratat e 11 marsit te vitet 1981
Vous y avez répondu le Lun 09/03/2020 17:57


bajram kabashi <puhiza@hotmail.com>

Dim 08/03/2020 13:13


  • Haxhi Kuçi;

  •  bajram kabashi


Përshëndetje, Haxhi Kuçi ! 
Kërkoj falje që pyetjet rreth protestave të 11 marsit 1981 po i nisi me kaq vonë. Isha shumë i zënë dhe nuk arrita që të të drejtohem me kohë. 

Pyetjet:

[*]Rreth protesateve të 11 marsit të vitit 1981 kemi shumë shpjegime dhe rreth tyre janë thurur histori e rrëfime të ndryshme. Janë rrëfyer edhe në libra të autorëve që pretendojnë se ishin organizatorët e tyre. Njerëzit që rrëfyen se ishin organizatot të tyre, tregojnojnë në vazhdimësi se ata i nisën ato, ndërsa ti Haxhi Kuçi e thua të kundërtën ka vite e vite. Ti sikur je në një kryengritje të vazhdueshme për të vërtetën e njëmendt, duke u përpjekur tu tregosh të tjerëve, Kosovës dhe mbarë opinionit shqiptar përgjithësisht se Ishe Ti dhe jo Ata që u bënë shkas të fillimit të atyre protestave, tashmë historike. 39 vite pas atyre ngjarjeve studentore aq të bujshme në vijim, cka e sheh të arsyeshme të rrëfej Haxhi Kuçi?

2. Kush është Haxhi Kuçi që mbeti kaq "anonim" për të thuash 40 vite përderisa të tjerët thonë se viuajtën, u burgosën e ndërtuan karriera politike pastaj në emër të asaj lavdie që ti ua rikujton se nuk ishte vepër e tyre, por vepra yte...Cka ndodhi me ty pas asaj ngjarjeje studentore?

3. Të gjithë thonë se protestat e 11 marsit 1911 Ishin të Organizuara, ndërsa vetëm ti thua që ishin krejtësisht Spontane, por që u shndërruan në një lëvizje politike për cështjen Shqiptare në ish-Jugosllavi pastaj. A mund ta përshkruash e sqarosh shpjegimin e tillë si protagonisti kryesor që i nxiti protestat e 11 marsit 1991?

4. A ishe i burgosur menjëherë pas atyre ngjarjeve dhe nëse po ku e ke kaluar periudhën e arrestimit, atë pas dënimit etj?

5. Kur pate vendosur ta braktisje Kosovën dhe ku erdhe së pari? Qe sa vite je i mërguar në Francë?

6. Nga këndvështrimi i gazetarisë hulumtuese, ti ke bërë një investigim të vërtetë duke arritur ti merrje në pyetje me një metodë të paramenduar mashtruese ata që thoshin e thojnë se ishin organizatorë të protestave, duke arritur që të thuash të gjithëve tua nxjerrësh në shesh deklaratën e tyre për ngjarjen, duke i konfrontuar me ato që i thonë e me njëri tjetrin. Kur të shkoj mendja se duhej ta perdorje një metodë të tillë dhe a je i kënaqur me një metodë të tillë intervistimi?

7. Cka studjoje në atë kohë dhe cka të preokuponte më shumë si student, si një djal i ri nga Theranda?

8. Si je me shëndet dhe a kishe pasoja nga vuajtjet aq të mëdha gjatë gjithë kësaj kohe, për shkak të mospajtimit tënd heroik që mos t'ua lësh të tjerëve me ti marrë meritat e angazhimit tënd për fillimin e protestave të vitit 1981?

9. Me cka merresh tash? Je ende në marrëdhënje pune apo i pensionuar?

10. Cili është qëllimi dhe porosia kryesore e përpjekjes tënde për ta treguar të vërtetën, që mos t'i lesh të tjerët të shpifin histori të pa qena apo për të mos lejuar që të tjerët të thirren në veprën që s'është e tyre?!
_________
ps
Mund të rrëfesh gjerë e gjatë për ckado që dëshiron. Përgjigjet e hollësishme mi dërgi deri më 10 mars 2020, në ora 16:00. Pastaj une e redaktoj intervistën dhe e botoj më 11 mars 2020, në 39 vjetorin e fillimit të tyre.


Me respekt:
Bajram Kabashi, udhëheqës i Revista Drini

[*][/size][/size][/size][/size]



[size][size][size][size]
Fra: Haxhi Kuçi <perparimi@hotmail.fr>
Sendt: torsdag 6. februar 2020 19:41
Til: puhiza@hotmail.com <puhiza@hotmail.com>
Emne: RE: Demostratat e 11 marsit te vitet 1981

 
[/size][/size][/size]


Pergjigjet
1.I nderuar Zotri Bajram Kabashi,vertete eshte per tu habitur me kete popullin tone si kan guxim me ja vjedhe meritat e tjereve dhe ti pervetsojne sikurse vertete ata i kan bere pa i bere fare.Te gjithe ata qe kan shkrue romane kinse i kan organizue  demostratat e 11 marsit jan genjeshtra te kulluara sepse demostrata e 11 marsit ne menzen e studentave nuk ka te beje fare me ndonje organizim te tille,pos si shkak ka qen qimja ne gjellen time.Po mbas meje  kan thye,une kur kam bertit o vellazen keta komunista po dojne me na helmue,dhe ma nuk ka pas te ndalur demostrata.Saiperket  qe deklarojne se para meje i ka meshue dikush pjatave eshte genjeshter e kulluar.
Ju betohem se nuk e kam bere kete edhe pa paramendim qe do te jehon ne mbare kosoven,siq e kam mbrojte edhe flamurin rastesishte nga mijera serb ne sutjesje ne vitin 1971,dhe qe e kam bartur flamurin kuq e zi neper qendren e suharekes ne vititn 1968 mbas Osman Geges,qe ja kendon kengen Dervish Shaqa.E  din kete gjest timin Osman Gega.Kurr nuk jam shtjerr kinse jam dikushi,kam veprue per kombin shqiptar?Pse amaneti i babes ma ka nxite ta dua kombin tim,por kote kishte qen veprimtaria ime per kombin tim.


2.Siq dihet çdo dite kam marr pjese neper demostrata ,kam pas kercnime me vdekje,eshte deshmitari qe me ka tregue qe policia e jugosllavise e ne veqanti nga policet shqiptar  te me likvidojne,per kete me ka lute nje ish shok i shkolles fillore polic duke me thene  qe te largohem se e kan urdherin me me likvidue.
Isha ne gjermani dhe ka korriku dojsha me fejue vajzen time,erdhen miqet,e nder ta  Haki Gashi nga Bradashi me kemishe te kuqe me shqiponjen e zez, duke bisedue ma bani un jam organizator i demostratave  ne prishtine!U habita,dhe kurr me besoni nuk i kam then dikujt qe une jam ai student qe i kam nis demostratat ne menzen e studentave.O mik çka je ka thue bre,si i ke nis demostratat ne menzen e studentave?Keto demostrata ne menzen e studentave i kam nis une pa  organizue fare pos si shkak i qimes qe me ka qellue ne gjelle.Jo ma bani ne prishtine jo por ne podujeve.A per ne Podujeve nuk kam haber se kush i ka organizue,nese je ti hajrin ua pafsh,veq ata qe kan organizue pa marr leje nga policia  e mu paisur me sherita te kuq  diçka  jo mire,po nejse.


3.Jo jo i nderuar gazetar,fare nuk kan te bejne me ndonje organizim,ata qe deklarojne keso gjerash ,e qe kan organizue po mbas kesaj dates,sepse kam bisedue me te gjithe ata qe po genjene kinse i kan organizue te 11 marsit.E ceka edhe ma larte se ata qe kan organizue demostrata ma se pari kan marr leje nga policia e pastaj kan organizue demostrata por duke e rregullue rendin dhe cakun gjere ku  me demostrue.Diten e 11 marsit ne mbremje  prape une kam bertit edhe neser  me dal ne protesta kush nuk del  nuk eshte shqiptar.Pastaj a ka pas student qe se ka perdorue kete sllogan?


4.Shume me vend ma keni qite kete pyetje a keni qen i burgosur?
Nuk kan pas fakte qe te me denojne,sepse deshmitar e kisha qimen.Dhe mu per kete nuk kan pas  mundesi si te me burgosin,apo edhe tjetra ne pyetje;Serbet me kan propozue  te punsohem ne komitet,por nuk kam pranue sipas marveshjes se fjale.Ndersa policia serbe  me kan then;Pa na dhan besen qe ti nuk ke me luftue kundra  neve ne nuk e kemi ndermend me ju burgos,sepse kur te lirohesh nga burgu ti behesh  i njohur ndere shqiptar dhe  pasanik e edhe udheheqes.Nese na jep besen qe  bahesh i yni ne  per ju organizojm gjygj te posaqem,e gazetar me shkrue e me fole  ne RTP e ate jugosllave qe ty me te bere te njohur kinse si iredentist e si nacionalist shqiptar.Ma kan thene edhe kete ;A e din ti se tan ish te burgosurit politike jan shpiuna tona.Nuk ja kam besue,por qe sot po dalin fjalet e serbeve.Ma mire te me kishin burgos 40 vjete se sa çdo dite me kan malltretue e rreh si kalin ne stacionin policor.
Ne vitin 1972 ne shkollen Normale  per diten e shkolles profesor Nezir Rrezja na kerkoj kush ka shkrue poezi mundemi me ja dorezue per me na i botue ne  fletushken javore apo mujore nuk me kujtohet  "Fjala Jone",dhe ja pata dorezue nje poezi me titill"Republika e Kosoves".Te nesermen kan ardhe tre polic civil ne oren e mesimit te profesor Mehdi Elezi dhe me kan que ne sekretariatin e policise ne prizren..Me kan rrahur policet shqiptar e serbet qeshnin duke me thene ti per shqiptar e shqiptaret po te rrehin.


5.Kosoven e kam braktisur me 16 janar te vitit 1999.
Me 15 janar ishte masakra e Raqakut.Rajonin e Nerodimes e kishin nen pergjim perfaqesuesit e Turqise Ihsan Aksay dhe Mehmet mbiemri nuk me kujtohet.Kur erdhen ne oret e vona te mbremjes ka ora 23h duke dal nga kerri i blinduar ja nisen me qajte.I pyeta çka ju ka ndodhe ?Jo neve asgje.Po ne shtepi a i keni te gjithe mire?Po me banen por serbet kan masakrue ne Raqak civil.Ishte muaji i Ramazanit,buken ua kishim shtrue ,jan ule as tri kater kashore si kan shti  ne goje,ma bani te uçk es nuk po guxojne me luftue me serb,po i provokojne e pastaj serbet po shfryhen ne civil.E po çka me ba lufta han njerez nuk zgjedh ushtar apo civil,dhe me kallasha nuk luftohet kundra tanksave,dhe fshajsha cigaret njera mbas tjetres  i dhizesha.Dikuri Ihasani ma bene ;A ke deshire me hek serbine nga kosova?Jam que ne kembe dhe e kam perqafue me dy duar,si nuk kam deshire me largue a mundesh?Ma ka ba shko te fqiu Jashar Avdullah Shala kerkoja telefonin qe sa ma pare ta lajmro masakren qe te ndermarrin   nje veprim kunder serbise.Me shpejtesi kam dal perjashta,dhe i kam trokit ne portat e medhaja,dhe dikuri doli e hapi porten dhe ma ban he kujshi çka  ke ne kete vakt?O Jashar serbet kan masakrue ne Raqak shqiptar,a ke mundesi me ua dhan telefonin mi lajmrue ne amerike qe te ndermarrin ndonje sulem ndaj serbeve se e kemi shancen  bash ne keto qaste.Kujshi pom vjen keq po telefonin nuk ua japi as qe pom intereson a po e bombardojne serbine apo jo.Jam kethye ne shtepi dhe ua bera telefonin ja kishin kepute,nuk i bejke.Ka hyre ne nje koridor te vogel ne shtepine time dhe e ka sjell radiolidhjen dhe e ka kape duke ua tregue rastin e masakres ne Raqak.Dhe kur hyri brenda me ka perqafue duke me thene ta plotsova deshiren .Por me tha se duhet me leshue kosoven se ju qe keni perfaqesues te OSCE se kan me ju masakrue me femi.Naten kam shkue me gruan te Aziz Shala,por per fate te keq nuk e kapte as nje agjencion turistik.Kam shkue te Zenel Shala ,e kam lute si e kam punen dhe ma ka ba  se e di punen tende Haxhi duhet vertete me leshue kosoven sa nuk eshte bere vone.Ma ka dhan telefonin dhe me te paren e kam rrok Liman Elshanin nje ish shofer i autobusave te kosovatransit ne prizren,dhe jami marr vesh edhe per pagesen per me me qite gjere ne gjermani.Dhe jemi marr vesh qe neser ne  mengjez me prite te ura e Zhivkut siqe e quanim suharekasit.
Ne kete  egzod e kam pare vdekjen  time dhe te femive te mi me sy,por edhe 41 shqiptareve te tjere qe une ua kam shpetue jeten,ne kamion friz.


6.Hulumtimin e kam bere shume lehte,sepse ajo dite e 11 marsit te vitit 1981 ,ka qen nje dite tejete e veqant per mua qe ti mposhti te gjithe genjeshtaret.Se pari ushqimi kete dite kishte nise te jepet shume kohe para ores 19h pra ushqimi kishte nis te ipet ka ora 16 e 50 minutave nuk besoj qe ka qen ma voneas nje minuti.Se dyti ,dhenja e ushqimit per çdo dite eshte nisur te ipet ne anen e jugut e kete dite kishin nis me shperndare ne veri ne anen e kunderte te konvikteve.Se treti ne menze nuk kan qen ma se shumti se 15 apo 17 studenta,ska pas rend fare.Keta qe kan shkrue romane,nuk e dijne  oren  kur ka fillue dhenja e ushqimit.Nuk e dijne ne cilen ane  ja kan nis me shperndare darken.Nuk dijne as sa studenta kishte ne keto qaste.


7.Ne kete kohe studjoja Juridikun.Kete dite kisha provim te  Kurtesh Saliu ne Kushtetute ,edhe pse e kisha pergaditur shume mire me rrexoj,ku  u pata kacafyte por hatri shokeve qe me luten qe mos tua prishi provimet dola perjashta dhe drejte  ne konvikt qe te pushoj,sepse isha une dhe i lodhur duke prite qe nga mengjezi qe te hy ne provim.Kurtesh Saliun kur e pyeta pse peseshe?Ma bani hyn prape per tjeret ne provim.Por kjo nuk ka qen e vertete por ka qen  shkaku qe e kam mbrojt flamurin kuq e zi ne sutjeske nga mijera serb e edhe nga ushtria e jugosllavise qe kete vit inqizonin filmin sutjeska.E edhe Nikolla Lubiqiqi e ka pas hanger prej meje ,une nuk e di por shoket me kan then se edhe ketij i kam sjell me dru.
Preokopimi qe me ka kaplue ka qen amaneti i babes tim kur ne vogjeli ma la amanet bashkimin kombetar por e kote kishte qen i ter mundi im.Ja  nje ngjarje e vertete;
Ka vitet e 1963,na lindi nje vella,dhe pas disa muajve ishte nje feste jugosllave,ku te gjithe fqinjet i kishin qite flamujt jugosllave e serb mbi porta dhe mua disa mocanik ma bajn ju jeni familje fukarash  qe nuk e qitni flamurin per festa.Nuk bera za fare ,pos nenerisja ndere vedi pse na mos me pas nje flamur,dhe ndere kohe vjen baba rruges dhe ja nisi me qajte duke e lutur qe ta blen nje asi flamuri dhe ne ta venojna mbi porta si fqinjet tan.Pas disa lutjeve qe ja ban babas,baba me kapi dhe me perqafoj duke me then .O bir ky flamur nuk eshte i joni,dhe nuk e qesi pasi qe  nuk kemi te drejte me qite edhe te tonin.Une o biri im te kish tregue diçka por ti me ma dhan besen se nuk i tregon kerkujt.Po pasha perendine o baba kerkujt nuk kam mi tregue,çka eshte ne pyetje?O biro a ke deshire me pa flamurin ton,ama me ba mi tregue shokeve ma babe nuk ke kan me me mbyte policia.Pasha Zotin babe kerkujt nuk kam mi tregue.I ka marr shkallet i ka qite ne  qati dhe kemi hype nalte ,e baba ja nisi mi hek disa qerpiqa dheu e nga brendia e nxjerr nje pelhure te bardhe  kur e shpaloi e nxjer nje flamur me ngjyre te kuqe si buzhuri e ne mes shqiponja dy krenare.Ju ka perkulur dhe puthe,duke me thene ja biri im ky eshte flamuri yn.O biri im mos me dalt shpirti pa ti pa qizmet e ushtarit shqiptar duke kercite neper qendren e suharekes.Bashkimin nuk me lejuan me ba sorrat qe u sorokateshin me serb.


8.E din vujtjen time komandiri i suharekes Idriz Gega,Ramadan Ndrecaj dhe shume polic qe disa e meritojne me ju then se jan shqiptar e disave  nuk e meritojne me jetue ne kosove,por per fat te zi mu ata qe na kan rreh per dy germa KR i ke ne qeverin e Kosoves.Kam pas kater here sulem ne zemer,por fal imunitetit te forte jetoj.Sipas nje operatorit  te serbise,me ka then se ne fillim sulem kam pas nga nje  ish shoku im me ka qite helem dy here ne oden e tij ja kam permndur disa here emrin e mbiemrin.
Veshtire eshte i nderuar me ti vjedhe meritat atdhetare sherbetoret e serbise.Po shume  besoj seserbia i ka shti qe keta mi marr si te tyre keto demostrata.Nje gje qeshifet nuk do kallauz.Veprat e mija atdhetare nuk do ua lej horave qe  ata te arrijn majen e mua te me ngulin ne maje te tyren.Nuk ka lind njeri qe mundet te me frigon,sepse as serbeve sja kam frikue atehere kur me kan qite ne pushkatim.


9.Disa here ja kam nise me shkrue autobiografin time,po ja nisi deri diku,po lodhem dhe po e lej ne gjysme.Kam botue edhe nje veper me poezi me titull"Leter Popullit Tim"ne vitin 1997.Jam ne penzion,ma mire nuk po e them sesa penzion marr,as kater dite cigare nuk dalin,por i kam djemt qe punojne e meritoj te me mbajne.


10.Qellimi im ka qen dhe mbetet qe amanetin e babes me ja que ne vend me ba bashkimin kombetar,por veshtire ish me ba kete pune,jo  shkak i serbeve,por shkak i  tradhetareve .Kam pas oferta nga nderkombetaret,por ne shtabin e Uke Bytyqit me refuzuan,per ti bashkue te gjitha trojet shqiptare per tete miliarde dollar.Nuk jan serbet qe e ndalin bashkimin kombetar,por llaskucat qe po na qeverisine e qe po na shpifen me tuli fare lloje te shpifjeve ma te ndyra.


Jam ne gjendje te ballafaqohem se secilin genjeshtar qe ta mbroj aktivitetin tim atdhetar i nderuari Bajram Kabashi.


Me nderime te sinqerta  Haxhi Latif Kuçi
09.03.2020[/size]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum