Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Baton Haxhiu

 :: sport

Aller en bas

Baton Haxhiu Empty Baton Haxhiu

Message  Perparimi Mar 23 Sep - 0:50

Po ç’e do që pas luftës, të poshtrit u bënë të mirë, tradhtarët u bënë patriotë, spiunët u bënë të afërt me pushtetin, njerëzit e nënsqetullave të Serbisë u bënë më të afërtit e pushtetit dhe të institucioneve, të paditurit u bënë doktorë, kurse denoncuesit u bënë të afërmit e dr. Rugovës. Çfarë morali ka kjo shoqëri. Desha të them se asgjë e re nuk ka qenë në ato dosje. Pikë për pikë i ka botuar “Bota sot” në vazhdime që nga viti 1999. Të gjitha. Ama të gjitha. Nuk dua të them asgjë më shumë, pos që Rexhep Gjergji, Anton Kola dhe Skënder Blakaj, duhet të turpërohen se deri ku ka degjeneruar kjo punë e dosjeve. Ata kanë një pjesë të madhe të fajit për gjithë këtë që është shfaqur në opinion. Jo për faktin se ata kanë bërë dosjet, por për faktin se iu kanë dhënë të drejtë të bëjnë një punë të tillë njerëzit e marrë-të çmendurit. Dhe këtu janë përzier vlerat. Kosova pas luftës për disa ka qenë një tmerr, për disa ka qenë një dhimbje dhe është ende dhimbje, kurse për disa të tjerë ka qenë dhe vazhdon të jetë biznes. Duke trajtuar këtë vend dhe këto gjëra, kam vërejtur se për do gjëra duhet të jesh oportunist, lojal, i pafytyrë, i poshtër, injorant dhe bythlëpirës. E kam parë zhvillimin e situatave dhe njerëzve. E vërteta është se për një vend që kurrë nuk ka jetuar në një rend demokratik, në një rend qytetërimi, në një rregull demokracie, është e natyrshme të gjesh këso strukture fituese. Është e natyrshme që njerëzit që nuk prodhojnë asnjëherë ide dhe akuzojnë, bëhen fitues. Vetëm shikoni TV dhe e sheh se sa turp do duhej t’iu vinte për atë që kanë folur dikur dhe çka thonë tash. Sa keq.Baton Haxhiu: E lexova. Ishte e turpshme të shkruash për Vetonin me atë gjuhë. Sa për kujtesë, e tëra e shkruar në dosje ishte botuar në “Bota sot” dy ditë para zgjedhjeveVetoni ka qenë një ndër zërat e vetëm në mos i vetmi që e ka bërë Kosovën të jetë ndryshe në imazhin ndërkombëtar. Sinqerisht dua të them se kjo shoqëri, edhe pse nuk ka bërë respekt për të, së paku është dashur të heshtë për atë që ka bërë Vetoni. Më vjen keq që askush nuk i doli në mbrojtje....

një mendim të Faik Konicës që më duket se i shkon shumë jetës së Vetonit në politikë. I cili thoshte: “Fati im në punërat e Shqipërisë duket se qenka të vë përpara mendime të cilat me bëjnë mijëra kundërshtarë, në mos armiq;

Sali Berisha per Veton surrin
............................................
Doja të përfundoja gjithë këtë me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së. Gjatë një takimi në Tiranë tash së fundmi, më tha: “I kam parë të gjithë në bisedime me serbët. I kam parë të ballafaquar, por mendoj se Vetoni është figura qendrore e besimit tek unë për të biseduar për statusin. Vetoni reflekton siguri dhe respekt edhe të ndërkombëtarët edhe të serbët”, thoshte Berisha. E ndaj plotësisht mendimin me Berishën. Vetoni mund të kritikohet, por jo të shahet në mënyrën siç e bënë LDK-ja dhe “Bota sot”.
Dinakria eshte qeshtje instikti,qe e ka dhelperai menqemi i nxite tjeret ne humnere
http://209.85.129.104/search?q=cache:http://www.agimi.com/modules.php%3Fname%3DNews%26file%3Darticle%26sid%3D222

http://www.agimi.com/modules.php?name=News&file=article&sid=222
Ai qe shkollohet i ik burgut,dituri fito duke mesue e shfletue libra e ndegjue te diturit..Mos iu frigo te diturit dhe te pa shkolluarit por ai qe thote di e nuk ka mesue por me te ndegjume..Ai qe nuk di e thote di eshte armiku i drejtesise..Kush mundohet me zhvillue diturin ne te gjitha drejtimet mbetet gjysm njeriu...
Nji njeri qe thote mos e shiko te kaluaren por te ardhmen ai eshte spiun i te hauajve...Ai popull i bashkuar eshte vete perendia.

Mbi trimin e vdekur peshurrin edhe qyrranat.Pse shqiptaret kikirisin kur nji patriot e bene nji veper madheshtore dhe thone mbas keti edhe ne i kemi ndihmue se aty kem !
Haxhi Latif K
uçi(krasniqi)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum