Baton Haxhiu udbash i serbise
:: politika
Page 1 sur 1
Baton Haxhiu udbash i serbise
http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/udbja-e-largoi-baton-haxhiun-nga-kosova-ne-kohen-e-bombardimeve
UDB-ja e largoi Baton Haxhiun nga Kosova në kohën e bombardimeve
Publikuar: E marte 28 Tetor 2014, 9:42 0 Komente 6 Rekomandime
Dëshmia e Shefqet Ismajlit dhe akuzat për spiunazh
Për përfshirjen e tij në shërbimet sekrete serbe më herët ka folur dhe ish-ministri serb, Sllavisha Petkoviq
Në vitin 2000, në Vjenë, Baton Haxhiu, ndërsa është deklaruar rreth fatit të Kosovës nën sundimin serb, është përpjekur të rikthejë në vëmendje historinë që, për hir të së vërtetës, shqiptarët e kanë shkruar me gjak. Sipas tij, fushata e terrorit serb ndaj kosovarëve nuk ka filluar më 24 mars 1999, në kohën kur NATO-ja filloi bombardimin e Serbisë dhe as më 28 shkurt 1998, kur ndodhi masakra e Drenicës, as në vitet 1989 dhe as në vitin 1981. Sipas Haxhiut, përgjatë këtyre viteve është kultivuar urrejtja, nazizmi dhe është nxitur ideja e rreme se serbët janë superiorë ndaj shqiptarëve. Mirëpo, këto deklarata të tij të mëhershme, por edhe ato aktuale, duket se janë thjesht mediatike, pasi qytetarët, ata që e njohin të kaluarën e tij dhe kanë dëshmi për këtë gjë, kanë një tjetër opinion. Agronomi Shefqet Ismajli sjell dëshmi për përfshirjen e Baton Haxhiut me shërbimin sekret jugosllav në kohën që Kosova po digjej dhe dhunohej barbarisht nga Serbia.
E vërteta e kalimit në Maqedoni
Shefqet Ismajli është drejtuar pranë redaksisë së gazetës ‘Kosova Sot”, pasi mendon se sot nuk ka përse të frikësohet për të folur hapur kundër të gjithë atyre që kanë punuar kundër Kosovës. “Më mundon një gjë. Kohët e fundit po flitet shumë për Baton Haxhiun. Edhe unë dua të them ato që di. Në kohën e bombardimeve unë kam qenë refugjat në Maqedoni, së bashku me gruan, dy djemtë dhe vajzën. Më 28 prill 1999 kemi dalë në Maqedoni. Atje kam shkuar te disa shokë të Tetovës. Më 3 maj kam shkuar në Shkup dhe jam takuar me një gazetar që quhet Alush Kamberi, i cili kishte qëndruar non-stop në kufi, në Bllacë. Ai ka treguar se Baton Haxhiu dhe një person tjetër, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, se edhe ai gazetar është, në atë kohë, (në kohën e bombardimeve), e kanë kaluar kufirin Kosovë -Maqedoni të shoqëruar nga një eskortë e automjeteve të policisë. Ai (Alush Kamberi) tregoi se Baton Haxhiu ka dalë i shoqëruar nga UDB-ja serbe në muajin prill të vitit 1999”, ka dëshmuar Shefqet Ismajli. Duke iu referuar edhe ngjarjeve të fundit pas ndeshjes Shqipëri -Serbi, Ismajlit i përforcohen deklaratat që i ka dëgjuar në Shkup në vitin 1999. “Tashmë jam bindur se Baton Haxhiu është spiun i UDB-së, edhe pse më herët gazetarët që janë më të vjetër se unë e kanë konfirmuar këtë gjë, kur ka depërtuar në Maqedoni i shoqëruar nga policia serbe, pasi gazetari që ka thënë e ka njohur edhe makinën me të cilën udhëtonte”, shton më tej Ismajli.
Sokol Balla: Haxhiu spiunoi për vëllain e kryeministrit Rama
Listës që e quajnë spiun të UDB-së Baton Haxhiun i është shtuar së fundmi edhe gazetari Sokol Balla. Reagimi i Ballës i ka shtuar më shumë dyshimet dhe ka ngritur pikëpyetje në opinionin e gjerë publik. “Çfarë donte ai atje, pasi ai është drejtor televizioni dhe jo një gazetar apo redaktor sportiv. Por, ai ka qenë për të tjera qëllime”, ka thënë Shefqet Ismajli, duke iu referuar akuzave të gazetarit Sokol Balla. Ky i fundit, pak ditë më parë, ka bërë një akuzë për spiunazh ndaj shqiptarëve që udhëtuan drejt Beogradit, për të ndjekur ndeshjen Shqipëri–Serbi. Balla ka aluduar se gazetari Baton Haxhiu e ka spiunuar për vëllain e kryeministrit te policia serbe.“Një gazete pro serbe dhe e kontrolluar nga një udbash ka marrë përsipër të më sulmojë. Por, unë thjesht po qesh me xhuxhin e vogël që gjoja është kryeredaktor dhe shefin e tij të madh, i cili ditën e ndeshjes në Beograd shkoi te policët dhe spiunoi se në cilën lozhë ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë më herët Balla. I kontaktuar nga gazeta “Kosova Sot”, Balla ka thënë se nuk ka asgjë më tej për të folur për këtë çështje, në një kohë që Baton Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj tij, duke e quajtur shpifës dhe duke i thënë se ka vdekur si njeri, sepse gatuan shkronja të papërgjegjshme.
Petroviq: Batoni, bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë
Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq, në vitin 2006 ka deklaruar për mediat vendase se Baton Haxhiu nuk është asgjë më shumë se një bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë."E kush është Baton Haxhiu? Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë”, është shprehur Petkoviq në atë kohë. Ai ka shkuar më tej kur ka deklaruar se ai ka gënjyer qëllimisht se është vrarë, vetëm e vetëm për të shpëtuar se mos vritej nga shqiptarët, të cilët kishin informacione për angazhimet e tij në shërbimet sekrete serbe. "Dhe, është një detaj shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm? Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe për këtë mund ta vrasin. Andaj, e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet", ka pohuar Petkoviq në vitin 2006, duke shtuar se, përveç këtyre që ka thënë, ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme. Petkoviq në atë kohë është shprehur i gatshëm të ballafaqohet publikisht me vetë z. Haxhiun, gjë që s’ka ndodhur deri më sot.“Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun”, ka thënë ish- ministri Petkoviq. (KOSOVA SOT)
XEHRI • 17 days ago
EU EU SA PO JETON NJERI QKA SPO NIEN, NIME MET EKSPLODUE TRURI O ZOT O ZOT QKA SKISH PAS NKIT KOSOV PO TEPER MIER INA QA KISH PAS NKIT KOSOV BESOMNI MA SHUM SHPIHUNA SE POPULL,, PO TEPER PASNUM MUJT ME BA BALL ME NJI SHTET SIQ ISHTE SERBIJA QI MA SHUM KISH PAS QETNIKA UN KOSOV SE UN SERBI TEPER SNA PASKA ZHDUK KREJTVE SERBIJA ISH DUFT ME NA HUMB KREJT RRENJEN KUKU E KUKU QKA SPO NIEN NIERI MU TRANUE......
3 △ ▽
•17.11.201417.11.2014Avatar
ibrahim • 19 days ago
e paskan harru dhe veton surroin e Shkelzen maliqin te birin e Mehmet maliqit qe vrau demonstruesit ne vitin 1981.batoni jo vetem i serbise pore edhe i komunisteve te negjmijes rama meta.
3 △ ▽
•Avatar
marinci • 20 days ago
Ne ate koh shum leht esht ber identifikimi I spiuneve qe vinin nga Kosova.Aktivistet e PDSh ne krye me Menduh Thaqin ne kufi benin pranim dorzimin e spiuneve nga oficeret e UDB se.Ne kufi kam percjell sjelljet e policise Maqedonase dhe kam patur rastin te jem deshmitar i pranim dorzimit te shum figurave publike qe kan kalue kufirin pa as je ther ne kembe.Si rasti I Baton haxhiut ka patur shum ajo qe me ka Len pershtypje kur e sollen drejtorin e medreses Muftiun e pasluftes z.Naim Ternaven.
3 △ ▽
•
Avatar
Qami • 21 days ago
Shërbimet e caktuara të shtetit duhët të merrën urgjentisht me të. Për tradhtinë duhët të përdorën të gjitha mjetët që posedon shteti.
2 △ ▽
•
<Reply

Sujets similaires
» Baton Haxhiu
» LDK-së në lidhje me PDK ndermjetsus Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor udbe
» Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
» Këngëtari Hajredin Kuçi dhe ndihmësi Baton Haxhiu
» LDK-së në lidhje me PDK ndermjetsus Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor udbe
» Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
» Këngëtari Hajredin Kuçi dhe ndihmësi Baton Haxhiu
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum