Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
:: politika
Page 1 sur 1

http://www.agimi.com/modules.php?name=News&file=article&sid=222
HAXHIU: KOSUMI ÇDO DITË E MË SHUMË I NGJAN PASTRUESIT TË ZYRËS SË MBRETIT…
Intervistoi : Burim Etemaj
Prishtinë, 17 maj 2005 - Publicisti kosovar Baton Haxhiu, në një intervistë speciale për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se shtëpia e presidencës është Han- bujtinë ku ruhet ditën dhe bëhet krimi natën.
Njerëzit që duhet ta kishin hequr nga kjo situatë Presidentin e këtij vendi, sipas Haxhiut, duhet të ishin Skënder Hyseni dhe Muhamet Hamiti, për të cilët thotë se ka respekt. Haxhiu don të besojë se presidenti Rugova nuk ka ditur asgjë për ndodhitë brenda mureve të tij. Në të kundërtën, nëse ka qenë në dijeni, thotë se ky është fundi i një moraliteti dhe i një funksioni.
“Unë jam ndier sinqerisht i ofenduar për faktin që presidenti im kontrollohet në mesnatë nga policia. Pas kësaj nuk ka pasur kuptim as vota, as institucioni dhe as respekti”, shprehet Haxhiu. Ndërkaq, kryeneqësinë e kryeministrit Kosumi, se me ose pa pajtimin e opozitës decentralizimi duhet të ndodhë, Haxhiu nuk e komenton, por thotë se Kosumi çdo ditë e më shumë i ngjan pastruesit të zyrës së mbretit, që rastësisht për një moment i ka shkuar mendja të ulet në karrigen e tij, derisa ka pasur rastin të fshijë dhomën e tij. “Ai njeri është i gabuar, i vendosur keq në momentin e gabuar dhe i vendosur me numra për të marrë barrën që nuk i takon. Ai është në delirium të pushtetit dhe në imagjinatën e tij e sheh emrin në librat e historisë si nënshkrues i pavarësisë”, thekson Haxhiu.
EPOKA E RE: Si e komentoni idenë e shefit të UNMIK-ut, Petersen, për krijimin e një Forumi gjithëpërfshirës, kur në Kosovë ekzistojnë institucionet e dala nga vota e lirë e popullit?
Baton Haxhiu: E kam të njohur këtë situatë që nga viti 1998, kur nuk kishte as pushtet as institucione. Kur askush nuk kishte fuqi të caktonte njerëz për bisedime me serbët. Është dashur ne nga jashtë të ndërtojmë emra dhe tjerët t’i lexojnë si akt i kryer. Ajo situatë, që në opinion njihet si “Forumi G 15” ka qenë e dhimbshme për të gjithë ne, dhe posaçërisht për mua. Shefi i UNMIK-ut nuk ka njohuri për detajet e së kaluarës, prandaj edhe ka bërë gabime rresht që nga periudha e formimit të qeverisë së Kosovës. Ai ka anashkaluar problemin kryesor – faktin se Kosova nuk është shtet dhe për statusin nuk mund të bisedojnë qeveria dhe presidenca. Gabimet e tij në qasje dhe futja e vendit në konfrontime pozitë – opozitë ka dëmtuar rëndë procesin.
KOSUMI NUK MUND TË UDHËHEQË DELEGACIONIN PËR STATUSIN - ZONA PREJ NGA AI VJEN KA NDARË VOTA MINIMALE PËR TË
EPOKA E RE: Po ku janë gabimet dhe pse Forumi, kur ekzistojnë institucionet?
Baton Haxhiu: E kisha shkruar disa ditë më herët në “Expres” dhe “Korrieri” se situata e Kosovës ka disa veçanti që obligojnë qasje dhe gjuhë tjetër të komunikimit karshi këtij procesi. Për faktin se shteti i Kosovës nuk ekziston dhe nuk është formuar ende. Kosova është në rrethanë specifike dhe çështja e bisedimeve vetëm me institucione do të kishte kuptim sikur Kosova të ishte shtet. Meqë nuk është e tillë dhe zgjedhja e kryeministrit ka qenë dhe është çështje numrash, numra këta që obligojnë për të qeverisur problemet ditore, që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, e jo më çështje të mëdha siç është statusi. Në Kosovë procesi politik ka nisur nga kulmi. Pra së pari është zgjedhur qeveria e pastaj ka filluar të krijohet shteti. Edhe pse e tëra është proces, kjo nuk i jep të drejtë askujt tjetër që çështjen e statusit ta udhëheqë një institucion. Çështja e statusit, pikërisht pse nuk kemi shtet të krijuar, nuk i takon asnjë qeverie dhe asnjë presidenti dhe asnjë kryetari të ndonjë partie. Çështja e statusit nuk është pronë e askujt. Është pronë e secilit prej nesh që kemi dhënë kontribut për lirinë e saj. Vetë fakti se këtu ka gjuhë dhe njerëz që mendojnë se duhet të përfitojnë nga të qenit kryeministër, ose kryetar, ose kryeparlamentar, ose kryetar partie, për të mbetur si i vetëm në histori, për shkak të rrethanave dhe numrit të votave, tregon për afinitete brutale politike dhe shumë primitive. Gjuha dhe mënyra e komunikimit për statusin është shumë-shumë e ndjeshme dhe nuk mund të eksplorohet vetëm dhe as të jetë pronë e askujt. Bisedat për statusin duhet të përfshijnë të gjithë dhe natyrisht që në grup duhet të jenë njerëzit që kanë bërë diçka për këtë vend. Natyrisht, se për këtë vend ka shumë që kanë vdekur dhe ata duhet përfaqësuar në mënyrën e vet. Jo për faktin se nuk i besohet Kosumit apo dikujt tjetër, por përfaqësimi është respekt dhe është nevojë imediate.

Re: Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
EPOKA E RE: Aty ishte edhe Veton Surroi?
Baton Haxhiu: E lexova. Ishte e turpshme të shkruash për Vetonin me atë gjuhë. Sa për kujtesë, e tëra e shkruar në dosje ishte botuar në “Bota sot” dy ditë para zgjedhjeve. Nëse nuk iu kujtohet se çfarë ka shkruar kjo gazetë, lexojeni dhe është shkruar fjalë për fjalë si në dosjen e publikuar. Unë i kuptoj inatet. Kuptoj edhe denoncimet për hir të situatës dhe kontestit politik. Por ka edhe një moral në denoncime. Mund njeriu të ketë mospajtime, por Vetoni i ka dhënë një imazh ndryshe Kosovës nga ajo përditshmëria banale e prezantimit. Nëse për asgjë tjetër, Vetoni ka qenë një ndër zërat e vetëm në mos i vetmi që e ka bërë Kosovën të jetë ndryshe në imazhin ndërkombëtar. Sinqerisht dua të them se kjo shoqëri, edhe pse nuk ka bërë respekt për të, së paku është dashur të heshtë për atë që ka bërë Vetoni. Më vjen keq që askush nuk i doli në mbrojtje. Unë e mbaj peshën e fjalës për atë që ka bërë ai njeri gjatë viteve të fundit. Denjësisht e ka prezantuar Kosovën dhe idenë e lirisë. Nuk duhet të thuhet asgjë për punën e tij. Vetëm lexoni librat që janë shkruar për Kosovën dhe a mund të gjeni një të vetëm ku nuk është konsultuar mendimi i tij. Tek e fundit, jeta e tij është krejt në shesh. E shkruar nëpër kolumne. E kisha lexuar një mendim të Faik Konicës që më duket se i shkon shumë jetës së Vetonit në politikë. I cili thoshte: “Fati im në punërat e Shqipërisë duket se qenka të vë përpara mendime të cilat me bëjnë mijëra kundërshtarë, në mos armiq; Pastaj t'i shoh këta, pak nga pak të ftohen të heshtin e të kthehen te mendimet e mia. Me në fund të nxehen dhe të tërbuar me sy të gjaksuar të më predikojnë ato për të cilat më shanin kur unë predikoja”.
Doja të përfundoja gjithë këtë me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së. Gjatë një takimi në Tiranë tash së fundmi, më tha: “I kam parë të gjithë në bisedime me serbët. I kam parë të ballafaquar, por mendoj se Vetoni është figura qendrore e besimit tek unë për të biseduar për statusin. Vetoni reflekton siguri dhe respekt edhe të ndërkombëtarët edhe të serbët”, thoshte Berisha. E ndaj plotësisht mendimin me Berishën. Vetoni mund të kritikohet, por jo të shahet në mënyrën siç e bënë LDK-ja dhe “Bota sot”.
EPOKA E RE: Vërtet jeni aq antirugovist dhe njeri i rrezikshëm për Rugovën?
Baton Haxhiu: A dukem si i tillë? Unë jetoj nga shkronjat. Për mua çdo udhëheqës është i kritikueshëm. Udhëheqësi nuk është as prift, as hoxhë. Nuk është institucion religjioz që nuk duhet të preket. Ai është institucion publik dhe bën jetë publike. Jeta publike i nënshtrohet kritikës. Shikojeni koherencën e shkrimeve të mia dhe do të shihni se kë kam kritikuar. Proceset apo njerëzit?
KOSUMI NË IMAGJINATËN E TIJ E SHEH EMRIN NË LIBRAT E HISTORISË SI NËNSHKRUES I PAVARËSISË!

Sujets similaires
» Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu udbash i serbise
» LDK-së në lidhje me PDK ndermjetsus Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor udbe
» Skandal seksi ne kuvendin e kosoves Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu udbash i serbise
» LDK-së në lidhje me PDK ndermjetsus Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor udbe
» Skandal seksi ne kuvendin e kosoves Baton Haxhiu
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum