Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor udbe
:: politika
Page 1 sur 1
Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor udbe
Historiani Llalla: Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ...
www.shqiptari.eu/historiani-llalla-baton-haxhiu-ka-qene-bashkpun...[list="margin-right: 0px; margin-left: 0px; padding-right: 0px; padding-left: 0px; border: 0px;"]
[*]www.shqiptari.eu/historiani-llalla-baton-haxhiu-ka-qene-bashkpunetor-i-ngushte-i-udb-se-ne-ish-jugosllavi/+&cd=3&hl=fr&ct=clnk&gl=fr" target="_blank" rel="nofollow">
[/list]
[size]
Traduire cette page
“Baton Haxhiu që njihet si një nga spiunët e UDB. Tradicionalisht si familje ka marrë detyrë të hedhi baltë mbi çështjen çame. Kjo fytyrë e poshtër i krijuar si ...[/size]
Published On: 11 Shkurt, 2016
Debate / Lajmi Kryesor 3 |
[size=36]Historiani Llalla: Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i UDB-së në ish-Jugosllavi[/size]
Historiani Arben Llalla e zbërthen personalitetin e drejtorit të Klan Kosovës, gazetarin, publicistin… e me shumë tituj e profesione të tjera Baton Haxhiun. Historiani i dalluar Arben Llalla po flet me dëshmi tronditëse për familjen Haxhiu nga Kosova, për të cilën ai thotë se ka qenë bashkpunëtore e ngushtë e UDB-së së vjetër Jugosllave.
Analistë vendorë po ashtu shprehin pezëm dhe kundërshti ndaj tentimeve të reja të dyshimta të Baton Haxhiut që të fus hundët në skenën mediatike dhe politike në Maqedoni.
Historiani Lalla ka bërë komente të rrepta ndaj personalitetit të dyshimtë të B. Haxhiut i ka bërë kohë më parë pas një debati në lidhje me popullatën çame dhe kryetarin e Partisë çame, Shpëtim Idrizi.
“Baton Haxhiu që njihet si një nga spiunët e UDB. Tradicionalisht si familje ka marrë detyrë të hedhi baltë mbi çështjen çame. Kjo fytyrë e poshtër i krijuar si gazetar nga guzhina serbo-greke po flet si papagall pa doganë nëpër mediat shqipe kundër Çamërisë dhe çamëve. I themi këtij, opinionisti jugosllav që paguhet nga agjentura e UDB-së së vjetër, që ka ngritur biznese në Tiranë, mos të merret shumë me çamët, por të ruaj “bithët e pëlyera”. Millosheviçi dikur ka deklaruar se e ka mik Baton Haxhiun”, pat deklaruar Llalla.
“Që të shkruaj më shumë nuk ia vlen sepse ka me qindra shkrime për rolin anti-shqiptar të Baton Haxhiut”, ka shkruar historiani Llalla, duke shtuar se babai i Baton Haxhiut qëndron pas vrasjeve dhe prerjeve të mijëra shqiptarëve të Kosovës.
“Baton Haxhiu është djali i Fazli Haxhiut, spiunit të UDB-së famëkeqe serbe, që me qindra dhe mijëra shqiptarë ka prerë e vrarë. Sa për dijeni, Fazli Haxhiu në Kosovë njihet si ‘Fazli Spiuni’,” thotë historiani Lalla.
“Djali i këtij spiuni të UDB-së dhe OZNA-s famëkeqe serbo-çetnike, Batoni eci udhës të atit. Tinëzisht takohet me kriminelin Jovica Stanishiç, antishqiptar, gjak i kasapit Aleksandër Rankoviq, emri përkëdhelës Leka, ministër i Brendshëm i asaj kohe, në fundvitin 1955 dhe fillimi i vitit 1956”, ka shkruar kohë më parë historiani i dalluar në Maqedoni, profesori Arben Llalla.
Nga ana tjetër, analisti Artin Spahiu, konsideron se publicisti kosovarë Baton Haxhiu, me vite është duke punuar në favor të interesave serbe dhe në dëm të interesit të shqiptarëve të Kosovës. Spahiu po ashtu thotë se Baton Haxhiu po fut hundët edhe në Maqedoni ne mënyrë të paskrupultë me agjenda të dyshimta duke u marrë edhe me kritika the tentime denigruese ndaj figurës më emblematike të shqiptarëve të Maqedonisë, ish Komandantin e UÇK-së, Ali Ahmeti.
“Në vazhdën e perpjekjeve të shërbimeve antishqiptare serbo -maqedone, për të denigruar figurën e Ali Ahmetit, sot ndodhet në Maqedoni një ndër zërat më të besueshëm të Beogradit, një klon i ritur dhe zhvilluar nga to: Baton Haxhiu. Nuk e di se pse mu në këtë kohë ai vjen në Maqedoni dhe me çfarë qellimi, kur dihet se ai per 20 vite si gazetar kurrë nuk ka pasur në agjendë shqiptarët e Maqedonisë. Si ish-bashkepuntor i Stanishicit, ai para disa muajve, menjëherë pas rastit te Kumanovës, rast që tanimë dalngadalë po dekonspirohet dhe që kishte për qëllim rrëzimin e Ali Ahmetit, u paraqit me një deklaratë fyese, ofenduese, më mirë me thënë allabeogradase, kundër Ali Ahmetit”, ka deklaruar për Zhurnal, Spahiu duke shtuar se Baton Haxhiu ka ardhur sot në Shkup si dorë e zgjatur e Beogradit për ti realizuar planet serbe për të vazhduar propagandë të dëmshme dhe ngritur tensionet midis shqiptarëve të Maqedonisë.
“Zoteriu një fjalë njihet si kumbar i veprimeve antishqiptare dhe mbi të gjitha sot në Maqedoni nuk besoj se do të kishte qëllim tjetër, përpos futjes së halmullis brenda shqiptarëve dhe realizimit të agjendës Beogradase. Nuk e di se kush do të kishte të njejtën agjendë në Maqedoni që ka fruar Baton Haxhiun?, Dalengadalë po dalin me pah edhe në Maqedoni duart e zgjatura të Beogradit përmes disa forcave dhe institucioneve që së fundmi janë krijuar për të dekoncetruar masën shqiptare”, ka deklaruar për Zhurnal, mes tjerash Artin Spahiu.
Ndryshe Baton Haxhiu, sot pasdite qëndron në Shkup në debatin e organizuar Qendra për Zhivillim dhe Demokraci në Hotelin Bushi. Ardhja e Haxhiut në Shkup, ka ngritur reagime të shumta tek lexuesit tanë. Disa prej tyre thonë se Haxhiu i cili njihet si spiun i Kosovës është mirë që teoritë e tij të korespodojnë me vepra konkrete për të mirën e popullit shqiptarë në Kosovë.
Ndryshe Baton Haxhiu njihet në Kosovë si një “dallaverxhi”, që nëpërkëmb profesionin e gazetarisë, madje edhe shantazhon elitat politike në Kosovë, dhe në këtë mënyrë ai luan rrolin e reket-gazetarisë. Publicisti Haxhiu ka një përvojë të madhe me mikun e tij serb, Stanishiç, ish-shefin e shërbimit sekret të Serbisë. Para shumë vitesh Haxhiu madje pat përfituar nga disa media në Kosovë një shumë prej 6000 markave gjermane, për të bërë publike një pjesë të përvojave të bashkëpunimit me ish shefin e shërbimit sekret të Serbisë, Stanishiç. E kaluara e Baton Haxhiut është me plotë dëshmi për afrinë e tij me sherbimet sekrete serbe.
Nga ana tjetër Baton Haxhiu luan dhe ka luajtur edhe rrolin e këshilltarit të politikanëve të ndryshëm në Kosovë dhe Shqipëri. Kohëve të fundit ai tenton edhe t’ia mvesh vehtes rrolin e analistit, opinionbërësit apo edhe njeriut me ndikim në skenën politike shqiptare.
Ndërsa, krejt së fundi ai ka filluar që të tentoë të fut hundët edhe në skenën mediatike dhe politike né Maqedoni duke tentuar që veprimet e tija përçarëse dhe të dyshimta t’i realizojë edhe tek politikanët shqiptarë në Maqedoni. Si duket publicisti Haxhiu involvohet në terrenin e Maqedonisë përmes skenarëve të errëta ndaj shqiptarëve të Maqedonisé, që shkojnë në të mirë të shërbimeve sekrete të huaja.
Maqedonia është vendi i fundit ku Baton Haxhiu do të duhej të fus hundët e tij të dyshimta dhe të dëmshme për shqiptarët e këtushëm”.
Sujets similaires
» Skandal seksi ne kuvendin e kosoves Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu
» LDK-së në lidhje me PDK ndermjetsus Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu udbash i serbise
» Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
» Baton Haxhiu
» LDK-së në lidhje me PDK ndermjetsus Baton Haxhiu
» Baton Haxhiu udbash i serbise
» Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
:: politika
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum