Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhavit Haliti e baton Haxhiu njerez te stankoviqit

 :: sport

Aller en bas

Xhavit Haliti e baton Haxhiu njerez te stankoviqit Empty Xhavit Haliti e baton Haxhiu njerez te stankoviqit

Message  Perparimi Mar 3 Juin - 5:29

Xhavit Haliti e baton Haxhiu njerez te stankoviqit Haliti-1


Haliti: Tribunali mund të përfshijë njerëz të PDK-së dhe AAK-së!
Bota Sot | 07.04.2014 21:22
Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services
6
Haliti: Tribunali mund të përfshijë njerëz të PDK-së dhe AAK-së!
Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se emri i tij është përfolur shumë këto 15 vitet e fundit në lidhje me shumë akuza.
Ai thotë se “duhet të hetohen për pretendimet e Dick Martyt, në mënyrë që të sqarohen akuzat e bëra në të”.
“Ne duhet të hetohemi, sepse një hetim mund ta sqarojë një akuzë kaq të rëndë ndaj UÇK-së. Unë nuk e besoj akoma që kanë bërë diçka të tillë me urdhër të UÇK-së, as sot nuk e besoj”, ka thënë Haliti në emisionin Zona B të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se njerëzit që mund të përfshihen në akuza të kësaj Gjykate janë pjesë e PDK-së dhe AAK-së. Sipas tij, grupi parlamentar në fund vendos nëse do të votojë apo jo për një Gjykatë të tillë.
Ai ka insistuar se nuk ka nevojë të krijohet një trup i tillë.

Xhavit Haliti: Rugova nuk ishte i interesuar të krijojë ushtri, nuk ka fakte që FARK’u ka ekzistuar

“Kuvendi ka bërë shumë mirë që nuk i ka miratuar ato amandamente. Nuk ka asnjë fakt që ka pasur FARK. Ibrahim Rugova nuk ka qenë i interesuar me kriju ushtri. Jam njësoj sikur ata që presidenti i Kosovës të jetë Komandat Suprem, por nëse presidenti është përcaktuar të ketë tjetër rrugë, atëherë nuk është mirë që të themi se ai ka qenë komandant. Bujar Bukoshi ka problem me të vërtetën, ai ka deklarata zyrtare në qershor 98, pas takimit që kemi pasë me të unë, Thaçi e Rexhep Selimi, ai ka lëshuar një deklaratë zyrtare”, ka thënë Haliti.

http://botasot.info/kosova/288073/haliti-tribunali-mund-te-perfshije-njerez-te-pdk-se-dhe-aak-se/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Xhavit Haliti e baton Haxhiu njerez te stankoviqit Empty Hydajet Hyseni i bashkangjitet vetfundosjes

Message  Perparimi Mar 3 Juin - 5:45


Letra lamtumirëse e Hysenit për PDK-në
Bota Sot | 15.05.2014 21:47
Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services
0
Letra lamtumirëse e Hysenit për PDK-në
Njëri nga anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, i cili gjatë ditës së sotme ka shuar veprimtarinë e tij në këtë parti duke aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar edhe një letër lamtumirëse për partinë në të cilën deri sot veproi. Ai në letrën e tij ka dhënë arsyetimet e braktisjes së PDK-së.
Më poshtë po e publikojmë të plotë letrën, të cilën Hydajet Hyseni ia ka adresuar Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Grupit parlamentar të PDK –së, Kryetarit, Hashim Thaçi:
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, drejtues dhe deputetë të PDK-së
I nderuar Kryetar,
Ju përshëndes dhe Ju njoftoj vendimin tim (besoj të pritur) për të mos qenë më pjesë e anëtarësisë dhe efektivit të PDK.
E ndjej të nevojshme të theksoj se arsyet dhe motivet e këtij vendimi janë kryesisht të natyrës parimore dhe në mase të madhe, ato Ju janë të njohura.
Një pjesë të arsyeve të pakënaqësisë së shpërfaqur, me rrjedhat në PDK, në qeverisjen dhe në kursin e saj politik i kam pas theksuar edhe në letrën e dërguar si shpjegim të mospjesëmarrjes sime në punimet e "Konventës" së fundit të PDK-së.

Kam dëshiruar shumë dhe kam pasur një fije shprese se rrjedhat e mëvonshme në PDK do të sjellin ndryshime pozitive që do t' i demantonin disa konstatime e parashikime me dozë dyshimi në perspektivën e konsolidimit të PDK -së, si vazhdimësi e trashëgimisë më të mirë e më të dëshmuar atdhetare, shoqërore, demokratike e progresiste, morale e humaniste.
Ndjehem keq që kjo, jo vetëm nuk ndodhi, por nuk u bënë as përpjekjet e duhura.
Pa mohuar të arriturat e pamohueshme dhe përpjekjet vijuese konstruktive, sidomos në nivelin bazë të partisë, dhe efektet e aty-këtushme pozitive, nuk mund të mohohet dhe as të mbulohet përshtypja se e gjithë politikëbërja e këtyre viteve të fundit ka probleme dhe defekte serioze që në nismë, edhe në motiv, edhe në qasje, edhe në rrjedhë. Anomali serioze dhe procese degraduese shpërfaqen madje edhe lidhur me profilin partiak, përfaqësimin shtetëror, ligjin, moralin e madje edhe me identitetin e shenjtë kombëtar...
Mbështetja e fortë në postulatet themeltare, ruajtja dhe forcimi i frymës së unitetit krijues dhe veprues, ruajtja e shpirtit atdhetar, moralit autentik dhe kodit tonë etik si dhe funksionimi demokratik dhe respektimi strikt i parimeve dhe normave ligjore e statusore, sipas modeleve të mirënjohura demokratike, janë premisa të domosdoshme e të pa anashkalueshme për konsolidim, politik, shoqëror e institucional.

Me qasjen dhe prirjet aktuale që ka, nuk besoj se PDK do ruajë vlerat, frymën dhe shpirtin e saj themeltar dhe të vazhdojë të jetë në nivelin e misionit të shpallur historik.
Përkundrazi...

Megjithatë, dëshiroj shumë dhe uroj nga zemra që koha të më demantojë.
E ndodhur para sfidave dhe sprovave të rënda e të rëndësishme jetike e historike, skena politike kosovare si dhe skena shqiptare përgjithësisht, ka nevojë për kompletim, ristrukturim dhe dislokim përplotësues, konceptual dhe funksional te potencialeve krijuese e vepruese, në përputhje me kërkesat e kohës dhe mbështetur mbi tabanin e trashëgimisë sonë politike e historike. Skuadra sportive që grumbullon gjithë efektivin e saj, (madje edhe lojtarët e saj mëngjarashë) vetëm në krahun e djathtë të fushës, (edhe po të mos jetë e kapur, e instrumentalizuar dhe e shantazhuar), ngulfat që në nismë kapacitetet e saj dhe zvogëlon shumëfish gjasat për lojë dhe rezultat të mirë.
I përcaktuar natyrshëm për një profil atdhetar e demokratik progresist, kam vendosur që veprimtarinë time politike ta vazhdoj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke qenë mirënjohës dhe falënderues për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e deritashëm (edhe aq sa ishte ,edhe ashtu siç ishte), ritheksoj gatishmërinë time për bashkëpunim e koordinim përplotësues, sa herë e kërkon këtë kauza e lirisë, dhe interesi paravajtës kombëtar e shoqëror”, (sic), shkruan Hyseni në letrën e tij.

KomentetKomente (5) | Kthehu
Ky njeri i ka ndrruar 7 parti deri sot. Por ne esence eshte enverist i perbetuar, kriminel. Ky bre e ka shpiunuar te madhin Metush Krasniqin,. Besoni burre e gra te mecme te shqiptarise ; ky njeri i ka sjell dame te medha shqiptareve te Kosaves Ky nuk eshte maravalli bre, ashkali hesapi mundet me qene.

Kuki @ 16/05/2014 10:10
Du tju them nje gje juve lidereve politik te Kosoves 1.A mundet te jete atdhetar nje person i cili ka krijuar pasuri milionshe,shtepi ,banesa ne Kosove e Shqiperi,Njeriu i cili vjedh dhe mashtron nuk mund te jet patriot,ai nuk mundet te punoj per ceshtje kombetare. 2.A munden te punojne per atdhe personat te cilet postet politike i marrin vetem per te perfituar materialisht.. 3. Te gjithe ju qe i ndrroni partite keni vetem nje problem dhe ai eshte posti politik i perfitimit material e jo ceshtjet parimore.

Genc Gerguri @ 15/05/2014 23:35
Pershendetje shoku hydajet nuk e dij a te kujtohet 5 Marsi i 2005 mu pran Permendores se Gjergj Kastriotit me Ftut per nga nji Kafe ne Byfen e Arbnor Morines mu pran Kuvendit ishte ju thash Ju dhe jakup krasniqit se ju ishit bash ejani te shkojm te Baba i Kombit ti pim Kafet dhe te pajtoni se te gjith anti Shqiptar jan ber bash kunder nesh me the Dr Rugova esht i rrethuar nga njerz te kqij e po te mos ishte ashtu ne sod do ishim bash jakupi nuk foli e tash mos edhe thaqi esht i rrethuar me njerz te kqij e neser do thuash edhe per albinin te njajten gje hydajet ma mir kishte me qen te kthehesh ne Folen e Vjeter LDK ti ne VV nuk do besh as gja

ZOGU @ 15/05/2014 23:02
D e m a g o g ! Vafsh ne dreq te mallkuar.

Arian Dardania @ 15/05/2014 22:11
more ti je mesuar mi ndrru partit mas vetvendosjes ku

xhevdet @ 15/05/2014 22:08


Hidajet Hysen kuqka ne fillim ka qen ne udben e serbise,sidomos serbet braqat ja lejuan qe ne vitin 1981 me autoperlante te borhoriste kinse eshte organizator i demostratave.Demostratat e 11 marsit nuk kane lidhje me organizim,pos jane fillue si shkak i qimes qe me ka qellue ne gjellen time dhe i kam nisur nga depresioni ,dhe morren hove.Por pastaj i pervodhen secili sipas epsheve qysh i kishte pergaditur udba e serbise njerezit e vete servilat.Ne vitin 1982 Hysen dallavarja hyri ne LPK,ne vitin 1989 , hyri ne LDK dhe u be zevendes i Rugoves.Hysen dallavergjiu hyri ne aradhat e uçk es nga Tirana pa e shkrpur dhe as nje plume,dhe iu bashkue PDK.Keti nuk i intereson As Rugova as Thaqi,pos ta kullosi popullin e Kosove.Hysenit nuk i intersone Rugova e as Thaqi,por qeshtja e shqiptareve se si ti mashtroje e ti mjeli si lopet.Tani e ka pare qe Thaqin e ka mjel deshiron te kaloje ne vetfundosje qe edhe ketu ne kete levizje jane kyqur njerezit qe e refuzojshin petken e uçkes.Marre

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum