Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Reshat Sahitaj e venoj ne vend historin e demostratave te 11

 :: politika

Aller en bas

Reshat Sahitaj e venoj ne vend historin e demostratave te 11 Empty Reshat Sahitaj e venoj ne vend historin e demostratave te 11

Message  Perparimi Lun 8 Juil - 6:53

Reshat Sahitaj est avec Haxhi Kuçi.
1 h · 

JO BAHRIJE BESIMI ,POR HAXHI KUCI E THEU PIATËN NË MENSEN E STUDENTËVE NË VITIN 1981 
PASI QË ASNJË GAZETË NUK PO E BOTON KËTË SHKRIM PO E POSTOJ NE FB 
....tani pas gati katër dekada pyetjet që shtrohen janë: si u ndezë shkëndija e parë ? Pse u ndezë? Kush e ndezi këtë shkëndi që u përhap më shpejtësi të rryfeshme në tërë Kosovën dhe në diasporë. Ekzistojnë një numër i madh individësh të cilët pretendojnë se janë te parët që e thyen piatën në mensën e studentëve.
Shkrimi im bazohet në bazë të deshmive që i kam grumbulluar unë (Reshat Sahitaj) si nga: Bajrush Ahmeti, Sevime Fetiqi etj 
KUSH I PARI THEU PIATËN MË 11 MARS 1981 
Shkruan: Reshat Sahitaj 
Viti 1981, shenon epokën e dytë të dridhjes së themelit të Jugosllavisë pas ngjarjeve të vitit 1968. Janë dy periudha kohore relativisht të afërta njëra më tjetrën, e që secila prej këtyre simbolozojnë zgjimin e vetëdijës kombëtare, por jo fitorën përfundimtare. Efikasiteti i manifestimeve të vitit 1968, ishte më i suksesshëm në arritijën e realizimit të disa kekresave të popullit tonë, ku do të rezultonin më legalizimin e flamurit kombëtar, më hapjën e Universitetit, më Kushtetutën e 1974 e suksese tjera në favor të përmirsimit të gjendjes dhe statutit të Kosovës
Parakushtët e ngrtijës vëtëdijës kombëtare 
Këto ndryshime janë si parakusht i ngritjës së vetëdijës të nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve për çlirimin definitive të Kosovës. Pas demonstratave të 1968, populli shqiptar frymonte më lirshëm, sepse disa kuadro politike që në popull njiheshin si rankoviçistë do të largoheshin nga postet e tyre, që më dekada kishin ushtruar terror dhe dhunë mbi shqiptarët e pafajshëm, e ne të cilat poste do të futeshin kuadro të reja të posadiplomuar kryesisht në Beograd, apo Zagreb e Lubjan. Kuadrot e reja u fuqizuan duke zënë poste të rendësishme , më ç’rast filloi një konkurrencë ne mes gjenratave te reja dhe atyre rankoviçiste , ku tanimë të rinjt dëshironin t’ua kalonin gjenerates se vjetër më sherbimet e tyre lojale ndaj Serbisë. 
Në fakt në Kosovë gjendja ekonomike ishte përmirsuar , por gjendja politike e popullit shqiptar aspak nuk kishte ndryshuar. Grupet dhe organizatat ilegale që vepronin në vendin tone ndiqëshin e të burgosurit politikë terrturoheshin si më parë, ku gjatë këtyre viteve burgoset Adem Demaçi më grupin e tij. Mirëpo gjatë ketyre dy dekadave shprehja e fjalës së lirë ne mes shoqërive të caktuara ishte më e hapur e nuk burgosej një i ri pse kishte biseduar më dy ose tre shokë një temë të ndaluar politike, përderi sa ai nuk vepronte konkretisht. Këto biseda intime ne mes një shoqërie përcillëshin nga Sherbimi Sekret dhe kur konkuronin për një vend pune kërkoheshin letra nga Komiteti që quheshin “Karakteristika morale-politike”. Pavarësisht ketyre karakteristikave , në Komitete të Kosovës kishte zyrtarë që për gjëra të vogëla i mbyllnin , por jo edhe për grupet e organizuara ilegale që ata përcillëshin në vazhdimësi.
Në këto rrethana po shkollohej dhe edukohej një rini kombëtarisht e pastër dhe krenare që i takonim popullit shqiptar, e jo si dukur që shqiptarët trajtoheshin sharraxhinjë e shiftari, siç shkruante Hasan Mekuli e Adem Demaçi. Ishte një kohë e elektrizuar më ndjenjën e krenarisë shqiptare dhe secili grup e shoqëri priste më padurim vdekjën e Titos për të cilin thuhej se ishte gati te vdiste dhe pas vdekjës së tij, Kosova të të çlirohej nga kolonializmi serb. Kudo në popull ishte përhapur idea se posa Tito të vdiste Amerika do e merrte influencen në Kosovë. Në këtë atmosferë politike të gjysëm të zymtë e me idenë se pas vdekjës së Titos, ne do të çliroheshim nga okupimi serb, do të fillojnë demonstratatë e vitit 1981. 
Kush i pari e theu piatën në mense të studentëve ? 
Demonstarat e 1981 të dëmshme apo të dobishme ? 
Lidhur më organizimin e demonstratave të 11 marsit 1981, vite të tëra është shkruar nga autorë të tërë , por, kur të analizohen këto shkrime do të na rezultojnë dy mendime diametralisht në kundërshtim njëra më tjetrën: mendimi parë është se demonstratatë e 1981 i kanë organizuar një grup ose organizatë ilegale të nxitur nga Shqipëria, mendimi i dytë është se demonstratatë 1981 janë organizuar nga Sherbimi Sekeret i Jugosllavisë. 
Grupi i parë të cilët janë pjesëmarrës dhe organizatorë të ngjarjeve të Pranveres ’81, janë më konkret, më preciz në shkrimet e tyre dhe natyrisht që kanë pak një dozë të subjektivizmit por që është normale duke e pare rëndësin dhe rolin që këta kanë luajtur gjatë asaj kohe. Në mesin e këtyre mendimeve më i zëshmi është Hydajet Hyseni i cili as tani nuk e fshehë se është takuar dhe këshilluar më Sokrat Plakun ish ambasadorin e R. Shqipërisë në Beograd. 
Grypi i dytë, që mendojnë krejt ndryshe dhe që përfaqësohet nga Azem Vllasi, deklarojnë në debate televizive dhe në shtypin tone se demonstratatë e 1981 janë të nxitura dhe të manipuluar nga Sherbimi Sekret i Serbisë. Sipas Azem Vllasit dhe militantëve të kesaj teorie, Kosova ka qenë duke u zhvillue dhe demokratizue, por demonstratatë e 1981 e prishën imazhin e shqiptarëve nën Jugosllavi, e si pretekst i tyre forcat policore serbe ushtruan terror dhe dhunë. Sipas terorisë së Azem Vllasit dhe përqafuesit e e tij, Kosova do të kishte fituar statutin e Republikës sikur të mos kishte pasur manifestime. Cdo deklaratë e tyre është kushtëzim që fillon “Sikur most e kishte pasur demonstrate, sikur mos …. etj.
Kush i pari e theu piatën në mense të studentëve ?
Asnjë histori e asnjë populli nuk shkruhet më “Sikur” por vetëm në bazë të fakteve dhe ngjarjeve e jo me paragjykime të kushtëzuara sikur te mos kishte ndodhë kjo do ishte bërë kështu. 
Demonstratatë ndodhën dhe ato duhet analizuar ashtu siç kanë ndodhur e jo më pyetje e përgjigje hipotetike “ sikur “. Mirëpo tani pas gati katër dekada pyetjet që shtrohen janë: si u ndezë shkëndija e parë ? Pse u ndezë? Kush e ndezi këtë shkëndi që u përhap më shpejtësi të rryfeshme në tërë Kosovën dhe në diasporë. Ekzistojnë një numër i madh individësh të cilët pretendojnë se janë te parët që e thyen piatën në mensën e studentëve. Në mesin e këtyre janë dy më të zëshmit: Bahrije Besimi e cila dy vitet e fundit është promovuar nga televizionet tona publike dhe private si dhe ne të gjitha mediet tjera. Në anën tjetër është Haxhi Kuçi i cili me dekada të tëra është duke shkruar se studenti i parë që e theu piatën ishte Haxhi Kuçi e askush tjetër. 
Në bazë të hulumtimeve të mia gjatë bisedave të ndryshme më studentet e gjenratës 1981, rezulton se nuk ishte Bahrije Besimi që e theu pitën , por ishte Haxhi Kuçi. Njëra nga ish studentët e gjeneratës së ’81, është Sëvime Fetiqi nga Vushtërria, student e mjekësisë, e cila e konfirmon se zhurmën që filloi pas piatës së thyerë ishte e dy meshkujve student e jo e ndonjë vajze. 
Eshtë e dëmshme dhe tepër akt i shemtuar që dikush tjetër të marri meritën e dikuj tjetër. Në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët e kemi në gjene që të mburremi për një akt trimërie pasi të qetësohet situata dhe kur më jeta nuk është në rrezik. Këtë po e shkruaj nga përvoja e jo nga thashethemët, se ne jo vetëm qe jemi si popull mosmirënjohës por edhe i përvetësojmë trimëritë, punën , aktivitetet kombëtare të tjerëve sa herë që humbin dëshmitarët, e madje edhe para dëshmitarëve gënjejmë sa që genjeshtres sonë i besojmë edhe vetë. 
Nëse e analizojmë deklaratën e Bahrije Besimit, do të konkludojmë se kjo është konfuze dhe nuk është e saktë për vendin e ngjarjës edhepse ajo ka qenë aty. Rrëfimi i saj se ishte mabjtur 48 orë në polici që ato orë i paska përjetuar sa 48 vite. Pas 48 orëve që i paska perjetuar sa 48 vite, lirohet pa asnjë shenjë në trupin e saj. Qindëra studentë e studente janë burgosur atë vit e vite tjera të mëhershme e mëvonshme, e askush gjermë sot nuk deklaroi si Bahrije Besimi. Sipas Behrije Osmanit, Adem Demaçi duhej të kishte deklaruar që 38 vitet e burgut i ka perjetuar sa 380 vite burg. 
Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve që janë ende gjallë Bajrush Ahmeti student, Sevime Fetiqi, dhe të tjerë që ishin prezentë dhe pjesëmarrës kur u thye piata e parë na rezulton se ishte studenti Haxhi Kuçi ai i cili e hudhë për dysheme piatën më patate të shtrydhura (pire) e më një cope mish. Në gjellën e bardhë dallohet një qime e zezë nga e cila automatikisht ia çonë të vjellurat Haxhiut. E gjuan piatën jo se ishte i organizuar për qëllime kombëtare por thjeshtë i neveritur nga gjella me qime të zezë, pa e ditur se ky gjest dhe kjo date e 11 marsit 1981 do të shenohet në historinë tonë kombëtare. 
Në rrëfimin e tij Haxhi Kuç është më konkret dhe tregon më saktësi vendin orën dhe orarin e ditor të 11 marsit 1981. Gjatë paraditës së 11 marsit 1981, Haxhiu shkon për të dhënë provimin në lendën e Drejta Kushtetute të professor Kurtesh Salihu. Radha për t’u pyetur i vjen vetëm pasdite ku deshton në provim. Haxhiu i nervozuar nga nota e dobët, nga pritija e gjatë nga uria që tërë dita i kishte kalaur pa ngrënë, niset drejt konviktëve. Jemi pak minuta para ores 16:00, ku studenti Haxhi Kuçi i shqetësuar nga nota e dobët dhe i uritur nga tërë dita pa ngrënë asgjë, gjendet para menses, gjersa ngjitej shkallëve e blen kuponin për darkë që shitej më heret se zakonisht. 
Haxhiu më shokët e tij, shohin se ushqimi kishte fillue të shpërndahej këtë më heret se ditëve tjera dhe në anën jugore të menses. Ora 16.15 minuta kur Haxhi Kuçi me piatën në dorë niset për të zënë vend e në nderkohë shikimi i tij ngulitet në qimën zezë e gjatë e të dredhur. Nga ky shikim i zgjohen të vjellurat dhe e hudhë piaten dhe më zë të lartë thotë: “ O, vëllezerë! Këtë gjellë nuk e hanë as qeni e lërë më ne!”. Pas zhurmës së iatës së thyer në dysheme , Haxhiu bertetë më zë dhe u thenë disa karrigë. Pas tij , vazhdojnë studentët tjerë t’i hedhin në dysheme piatat e tyre. 
Kështu dikur u ndezë shkëndia e parë e demonstratve të 11 marsit 1981, e që populli ynë, kurrë nuk pushoi luftën kundër okupuesit dhe burgjet jugosllave kurrë nuk mbetën pa dhjetëra e dhejtëra shqiptarë deri në ditët e çlirimit përfundimtar.


Reshat Sahitaj e venoj ne vend historin e demostratave te 11 66580016_402678287031442_1356002526322753536_n.jpg?_nc_cat=104&_nc_oc=AQmp9EXn_cPR8PLYZNSbjUA0KCS2uUSrJz5YT73nCA8zlxnlxgmDdi9BuMA7yPt24t8&_nc_ht=scontent-cdg2-1https://www.facebook.com/search/top/?
7Vous et 6 autres personnes
2 commentaires


Dernière édition par Perparimi le Lun 8 Juil - 12:40, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17279
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Reshat Sahitaj e venoj ne vend historin e demostratave te 11 Empty Re: Reshat Sahitaj e venoj ne vend historin e demostratave te 11

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum