Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

vajtojn krokodilat per Rugoven

 :: kulture

Aller en bas

vajtojn krokodilat per Rugoven Empty vajtojn krokodilat per Rugoven

Message  Perparimi Mer 27 Aoû - 16:04

color=white]whiteSi intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe parti e grupe të tjera]Mark Krasniqi
Kosova ka humbur burrin më të madh të Kosovës së re, njeriun që e shkroi historinë e Kosovës së Pavarur. Kosova sot humbi njeriun më të madh të kohës së re, personalitetin i cili i ngjalli dhe i ndërtoi shpresat e shqiptarëve të Kosovës, për liri, demokraci e Pavarësi. Dr.Ibrahim Rugova është autor i shkrimit dhe i bërjes së historisë së lavdishme të Kosovës në këto dy decenie të fundit. Presidenti Ibrahim Rugova ishte burrështetasi i parë e më imadhi i Kosovës i cili krijoi miqësi të përhershme me vendet demokratike të Evropës e botës, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr.Ibrahim Rugova është lideri i parë i shqiptarëve u cili vuri themelet e shtetit të Pavarur të Kosovës. Ai është i pari Kryetar i Shtetit të Kosovës, i Kosovës së lirë e demokratike, i Kosovës së Pavarur. Burrat e mëdhenj e shkruajnë vet historinë! Burrat e mëdhenj nuk vdesin kurrë! Presidenti Ibrahim Rugova, ishte një burrë i madh i Pavarësisë së Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi
Presidenti Rugova ishte një kolos i pavarësisë së Kosovës. Do të hetohet zbrazëtia që është mbetur pas tij.

Ismail Kadare
Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në radhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë. Ai qenë kolegu im edhe miku im. Kemi qenë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta. Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar. Mungesa e tij do të ndihet aq shumë ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe prozitive për Kosovën dhe të gjithë Shqiptaret.

Kryetar i BDI-se, Ali Ahmeti
Atehere kur kosova kishte me se shumti nevoje per fjalen e Tij te urte, per qendrimin e Tij te qarte, per rolin e tij te rendesishem ne permbylljen e paralajmeruar te procesit te pavaresimit definitiv te Kosoves, Ai nuk do te jete me ne mesin tone. Lus te beheni te forte dhe dhimbjen ta ktheni ne perkushtim edhe me te vendosur ne percaktimin jetik te kryetarit te ndjere Rugova ; - gjithcka ne sherbim te pavaresise se Kosoves.

Pandeli Majko
Rugova mbetet një nga ata misionarë, të cilët patën guximin të bëjnë aktin e madh të fillimit të atij procesi të jashtëzakonshëm historik që po merr formë dalëngadalë mes vështirësive të panumërta nga të cilat sot në vdekjen e tij ne kemi të drejtë ta kujtojmë këtë misionar me respektin më të thellë. Populli i Kosovës i ka borxh Ibrahim Rugovës jo vetëm thjesht homazhet, por jam i bindur se i kanë borxh edhe amanetin e tij, pavarësinë e Kosovës.Vdekja e zotit Rugova është një nga ato vdekje, të cilat datojnë momente historike të rëndësishme pikërisht për shkak të punës dhe kontributit të njerëzve të tillë si Rugova. Rugova padiskutim mbetet një monument i të kaluarës dhe të ardhmes së Kosovës.

Esat Stavileci
Kam çmuar qëndrimin e tij prej njeriu, kam çmuar në mënyrë të veçantë guximin prej intelektuali, e kam çmuar maturinë prej politikani. Ndoshta vetëm e ardhmja do të dëshmojë se cili ishte dhe cila ishte figura e Ibrahim Rugovës.

Luftetaret e Koshares, të Brigadës 138 "Agim Ramadani"
Kemi pasur bindjen e plotë që me forcen, kurajon dhe qëndrimin burrërorë të Presidentit tonë të dashur do të jemi dëshmitarë të vulosjes së idealit të tij të nisur, trasuar me guxim, mençuri dhe me sfida nga më të ndryshmet, vulosjen bashkarisht të Pavarësisë së Kosovës. Jemi krenar dhe përherë jemi krenuar edhe ne fushëbetejat e luftës, me Emrin e Presidentit Rugova, Politiken e tij, vizionin dhe filozofinë e tij, e cila na ka dhënë moral dhe për ne ka qenë udhërrëfim për suksese në beteja. Qëndrimi burrëror i këtij Burri të Pavdekshëm e të madh të Kombit shqiptar, këtij prijësi të madh, këtij pinjolli të derës së madhe dhe bujare të Rrustë Sadrisë, krahinës kryengritëse të Rugovës, këtij prijetari të Kosovës, të Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, na obligon të gjithë ne që amanetin e tij ta jetësojmë. Ashtu siç ditëm bashkarisht ta bëjmë luftën do t'ia arrijmë edhe finalizimit të punës maratonë dhe të përjetshme të Presidentit, njohjen e shtetit të Pavarur të Kosovës, të ndërtuar në bazë të parimeve dhe principeve të filozofisë institucionaliste të trasuar nga vet President Rugova, Luftëtari më i Madh për ndërtimin e Institucioneve të Kosovës si shtet.

Familja e Heroit, Sali Cekaj
Kosova humbi strategun, vizionarin, prijesin shpirteror dhe historik - simbolin e pavaresise. Ne personalitetin e Tij ngertheheshin bujaria, intelektuali dhe vendosshmeria e nje burreshtetasi te kohes dhe te civilizimit Europian.

Unioni i Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni
Presidenti Rugova me atdhedashurinë, vizionin e tij prej një lideri të mirëfilltë politik, me strategjinë e tij paqësore bëri që në momente më të rëndësishme të historisë, të ndërkomtarozojë çështjen e Kosovës, që edhe pas rrënimit të murit të Berlinit dhe pas shumë ngjarjeve të disfavorshme për çështjen shqiptare në Ballkan, bëri që Kosova të mos mbetet jashtë proceseve të rendit të ri botërorë.

Qytetare te Shkodres, gjate homazheve qe i benin Presidentit
Humbja e Rugoves per mua eshte nje humbje Kombetare, per te gjitha trevat e Shqiperise. Ne humbem kreun e diplomacise Shqiptare. Rugova eshte nje nga figurat e medha historike te popullit Shqiptare. Sikur te ngjallej edhe nje here Rugova, e ta shiqonte se sa shume e ka dashur populli Shqiptar kudo qe eshte.

Futbollisti i ekipit Olimpik të Marsejit, Francë, si dhe përfaqësuesit te Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana
Dr. Rugova ishte dhe do të mbetet sinonim i pavarsisë së Kosovës. Vdekja e tij ndodhi në çastin kur do të realizohej pikësynimi i tij i kahmotshëm dhe i gjithë popullit të Kosovës, përjetësimi formal i pavarsisë së Kosovës. Besoj, që ne të gjithë do të respektojmë dhe ndjekim rrugën e trasuar nga z. Rugova, atë të paqes, mirëkuptimit dhe unitetit ndërmjet shqiptarëve, kudo që të jemi
.


Dernière édition par Perparimi le Mer 27 Aoû - 16:29, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vajtojn krokodilat per Rugoven Empty Re: vajtojn krokodilat per Rugoven

Message  Perparimi Mer 27 Aoû - 16:05

Sabri Hamiti, deputet, mik e bashkëpunëtor shumëvjeçar i Presidentit Rugova
Ai ishte një nga figurat më të mëdha të shekullit XX të shqiptarëve. Kur them figura, them duke i lidhur këto tre aspekte të Ibrahim Rugovës – njeriun, krijuesin dhe prijësin politik. Përmasa e humbjes është e jashtëzakonshme. Ai ka qenë një dhe i papërsëritshëm. I tillë ka qenë për shkak të vetvetes dhe për shkak të rrethanave – këtu as që do të përsëritet vetvetja e tillë dhe as që do të përsëriten rrethanat. Ai ka qenë një pasuri nacionale, do ta quaja unë, ndryshe një monument kulture dhe historie shqiptare. Shkuarja e Rugovës është humbje e madhe për Kosovën, absolutisht është e pamundur që Kosova të jetë njëlloj si me të si pa të. Pa marrë parasysh se është e vërtetë që ka krijuar trashëgimi politike dhe kulturore, por personi ka shkuar dhe nuk do të jetë njësoj Kosova pa Rugovën në mesin tonë, si me Rugovën në mesin tonë.

Kolege nga Instituti Albanologjik i Prishtines
Dr. Rugova ishte njeri me cilesi te vecanta njerezore qe pak njerez i posedojne, dhe kete e deshmuan vleresimet e shumta te personaliteteve boterore, te cilet deklaruan se ishin krenare qe paten mik, Ibrahim Rugoven. Ai hyri burrerisht ne analet kombetare e nderkombetare, se si duhet te jete njeriu i cili vihet ne balle te detyrave te medha. Ne nuk kemi qene te vetedijshem, dhe nuk kemi ditur te cmojme sa duhet, e njeheresh s'kemi qene te vetedijshem me ke kemi pasur te bejme. Mirepo, vetem kur vdesin dhe mungojne njerezit verejme mungesen dhe vyrtytet e tyre te larta njerezore, kombetare dhe intelektuale.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vajtojn krokodilat per Rugoven Empty Re: vajtojn krokodilat per Rugoven

Message  Perparimi Mer 27 Aoû - 16:09

Mungesa që shkëlqen
Vetmia e Princit

Shkruan: Teki Dervishi

Fati i Princit është vetmia! Lumturia e Shenjtorit është vdekja.

Ai jeton për vete vetëm pas saj!

Të dënuam dhe të futëm në burg shtëpiak, kurse Ti na nxore prej Territ të Robërisë dhe na, e fale Lirinë!

Ti e shpalle i Pari: "Kosova de Fakto është e Lirë"! Nuk ke vdekur sot. Jo. Kur ne ngurronim dhe frikoheshim, Ti e sakrifikove jetën tënde për ne! "Ti nuk e jetove jetën Tënde, por e këndove për ne".

Një ditë nuk dole i lirë në rrugë. Të mjaftonte që na bëre ne të ndihemi të Lirë dhe Krenarë! Por mos ke dert për ne.

Nuk të la vetëm populli im. Edhe pas Tej vjen me Ty!

Vetëm Ata që vijnë pas Teje, e meritojnë Lirinë! Gjeneralët i fitojnë luftërat, Ti Njeri dhe poet i ditëve djaloshare, e fitove Paqen për Ne dhe e ngrite lartë Dinjitetin e Popullit tim para gjithë vendeve të botës.

Zoti President! Sot në Prishtinë nuk shoh njerëz rrugës, është mbyllur çdo gjë në qytet, dhe ndonjë njeri që takoj rastësisht, e shoh të përlotur. Asgjë nuk flet sot. Askush. Vetëm një fjalë: ngushëllime!

Ne shokët e Tu të ditëve më ideale djaloshare - të patëm lënë vetëm! Por me Ty erdhi Populli im. Ti e ngrite emrin e shqiptarëve në mbarë botën po aq sa paraardhësit e Ty të Mëdhenj të Historisë Kombëtare.

Pas një gjysmë shekulli robërie komuniste, Ti i Pari i tregove botës të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën. Askujt më shumë se Ty nuk i besuan burrat e mëdhenj të Shteteve të mëdha.

U lidhe miqësi shqiptarëve me kombet më të mëdha të botës, me shtetet më të fuqishme, me ndërtuesit e Demokracisë dhe të Lirisë gjithëbotërore. Kur bisedoje Ti me Ata, Ata e dëgjonin Zërin e Popullit tim.

Është populli Ai që diti ta ndjekë rrugën Tënde, duke të qëndruar besnik deri sot dhe kurrë më nuk do të kthehet pas. Ti u largove! Por ne nuk do të largohemi nga Ti! Përjetë dhe breza të mbetemi mirënjohës dhe të falënderojmë më tërë qenien dhe mendjen Tonë.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vajtojn krokodilat per Rugoven Empty Re: vajtojn krokodilat per Rugoven

Message  Perparimi Mer 27 Aoû - 16:20

Te gjithe te vetmuar jeni

Te gjithe te vetmuar jeni
si fat kete shperblim e doni
mallkimin shperblim gjere ne amshim
dhe asgje tjeter se meritoni!
Sepse ju jetuat per veten e per popull
kurr nuk menduat
a ka buke e drite
per diten e re
qe na vjen ?
Na denove qe te gjitheve
veten e qojshe veres ne det
lurse neve ne lineshe ne ferr
dhe ne vend te se mires
na shperblejshe me dajak
servil i moqem
komunist demokrat !
Ti i pari na genjeve
se lirin e kemi fitu
po ti me shoqerin tende
si ne kohen e Milloshit
dhe ike dredhagji!
Nik te lane vetem
se i ushqeve me gjakun ton
te ndogjen mbrapa
gjeri ne amshim
duk

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

vajtojn krokodilat per Rugoven Empty Re: vajtojn krokodilat per Rugoven

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: kulture

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum