Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhafer Shatri jep deklarata ne Radio

 :: sport

Aller en bas

Xhafer Shatri jep deklarata ne Radio Empty Xhafer Shatri jep deklarata ne Radio

Message  Perparimi Dim 27 Jan - 8:37

Deklarata e Ministrit për Informim të Republikës së Kosovës, Xhafer Shatri, dhënë TVSH-së
----------------------------------------------------------------------
Prishtinë, 4 qershor (QIK)
"Në luftën e pashpallur që sot ndodh në Kosovë është angazhuar elita e ushtrisë dhe policisë kriminele serbe dhe, natyrisht, qëllimi i Serbisë është që nëpërmes spastrimeve etnike ta imponojë copëtimin e Kosovës", u shpreh në intervistën dhënë TVSH-së, ministri i Informimit i Republikës së Kosovës, Xhafer Shatri, duke shtuar se "ekzistojnë informata të sigurta se Milosheviqi ka kontaktuar me persona shqiptarë me të cilët ka biseduar për çështjen e copëtimit të Kosovës".

"Natyrisht, kjo do të ishte vdekjeprurëse për ne dhe nuk ka shqiptar që do të guxonte të ëndërronte që të lejohet diçka e tillë", u shpreh ai.

"Përballë këtij agresioni, përballë kësaj lufte frontale, populli ynë në Kosovë po qëndron heroikisht. Burra, gra, pleq e fëmijë janë zënë në ballë të luftës, në frontin e luftës, dhe po i mbrojnë tokat e tyre, shtëpitë e tyre, dinjitetin dhe nderin e shqiptarëve të nëpërkëmbur", u shpreh Shatri.

"Konsideroj se në këtë situatë, institucionet e Republikës së Kosovës, me një shpejtësi të ngutshme, duhet të marrin një qëndrim të prerë, t'u drejtohen fuqive të mëdha se nëse Serbia brenda një javë dite nuk e ndërpren masakrën dhe agresionin kundër popullit të Kosovës, kundër Republikës së Kosovës, në atë rast udhëheqja e Kosovës është e detyruar ta shpallë gjendjen e luftës në Kosovë, ta bëjë mobilizimin e përgjithshëm të popullit dhe të bëjnë luftë, edhepse personalisht nuk e dëshiroj këtë fare", deklaroi ministri Shatri.

"Në fund të fundit, nuk kemi çfarë të humbim. Ne në këtë luftë nuk kemi rrugë tjetër pos të fitojmë. Sot, më se 30 për qind e territorit të Kosovës është përshirë në luftë..., prandaj është i domosdoshëm prononcimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe duhet t'u bëhet me dije të gjithë shqitparëve se ata që tani janë atje dhe janë në gjendje të mbajnë pushkën në dorë nuk guxojnë ta lëshojnë Kosovën, por duhet t'u bashkohen formacioneve të vetëmbrojtjes në Kosovë dhe të kontribuojnë që forcat e armatosura të Kosovës të zgjerohen, të forcohen dhe të organizohen dhe ta çojnë luftën deri në fitore", u shpreh Xhafer Shatri në Televizionin Shqiptar.

Sa i përket përkrahjes që UÇK-ja e gëzon në popull, Shatri u shpreh se "në situatën e krijuar më tepër kemi të bëjmë me një lëvizje të tërë të armatosur, për një popull të tërë që është ngritur në luftë për liri. Kur bëhet fjalë për UÇK-në, ajo është aktualisht një realitet politik, historik dhe strategjik".

Ndërsa, për prononcimin e Qeverisë së Shqipërisë se UÇK tanimë paraqet një realitet në Kosovë, Shatri tha se "Kosova ka kohë që pret një prononcim të tillë të shtetit shqiptar, të përfaqësuesve të shtetit shqiptar".

"Konsideroj se kjo është shumë me rëndësi për ne, konsideroj se kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë e atyre forcave politike në Kosovë, të cilat çështjen e pavarësisë e kanë kuptuar si domosdoshmëri, si detyrë morale, të çdo shqiptari. Shpresoj se pas këtyre prononcimeve do të kemi veprime konkrete të shtetit shqiptar dhe zyrtarëve të tij", deklaroi Xhafer Shatri në Televizionin Shqiptar.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Xhafer Shatri jep deklarata ne Radio Empty Re: Xhafer Shatri jep deklarata ne Radio

Message  Perparimi Dim 27 Jan - 8:41

Eh more Xjafer vertet nuk patemù çka me humbe shqiptaret e debuan serbin e zevendesuan UNMIKUN,dhe derzan shoket e tu qe shkuan e nenshkruan kete rez.1244 per deshmitar te serbijaqekes.Pse ti nuk erdhe me luftue ?Se vertet eshte me komandue tjeret me luftue nga kodra e trimave

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum