Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Arrestohet Shatri,ne shqiperi, shkak fletë-arresti i Serbisë

 :: sport

Aller en bas

Arrestohet Shatri,ne shqiperi, shkak fletë-arresti i Serbisë Empty Arrestohet Shatri,ne shqiperi, shkak fletë-arresti i Serbisë

Message  Perparimi Ven 15 Juil - 0:39

[color=darkred14.07.2011/21:57 - E EnjteShpërndaje4Naser Shatri
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Naser Shatri është ndaluar nga policia kufitare e Republikës së Shqipërisë, në bazë të fletë-arrestit të Serbisë.

Në një njoftim të kësaj lëvizjeje thuhet se të enjten rreth orës 10:00 në mëngjes, deri sa po kthehej nga një vizitë në Shqipëri, aktivisti i Lëvizjes Vetwvendosje dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Naser Shatri, u ndalua nga policia kufitare e Republikës së Shqipërisë në vendkalimin kufitar Qafë-Prush. Sipas Vetëvendosjes, arsye për këtë ndalesë ishte një fletë-arrest ndaj Naser Shatrit, lëshuar nga organet policore të Serbisë, këtu e më shumë se 20 vjet më parë. U desh urdhër i veçantë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë që ai të lirohej.

“Ne të gjithë e njohim dhe e kemi përjetuar kolektivisht politikën shoviniste të Serbisë ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Andaj është e pakuptimtë që një flet-arrest i tillë akoma të merret për bazë nga organet e rendit në Shqipëri kundër veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare e luftëtarëve çlirimtarë. Na trimëron fakti që megjithatë logjika e shëndoshë triumfoi në fund dhe Naser Shatri u lirua pas 2 orë mbajtjeje”, thuhet nw reagimin e VV-sw.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! tërheq vërejtjen se politika e Serbisë vazhdon të jetë hegjemoniste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve dhe se ajo ka ndërruar vetëm formën. Fletë-arrestimet e tilla ekzistojnë akoma pikërisht si rrjedhojë e kësaj politike. Andaj VETËVENDOSJE! u bën thirrje organeve politike dhe të rendit të Republikës së Shqipërisë, që mos t’i marrin parasysh të tillat në të ardhmen dhe të shpërfillin akuzat e paditë e këtilla kundër ish luftëtarëve të UÇK-së”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! beson që ky incident i pakëndshëm ndaj Naser Shatrit të mbetet vetëm një rast i izoluar me arsyetim teknik e nuk d[/color]o të shndërrohet assesi në praktikë. /Ineksonline/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum