Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Xhafer Shatri vrasjet dhe Murat Jashari

 :: sport

Aller en bas

Xhafer Shatri vrasjet dhe Murat Jashari Empty Xhafer Shatri vrasjet dhe Murat Jashari

Message  Perparimi Mar 8 Déc - 9:59

Në verë të vitit 2012, në një hark kohor prej 5 muajsh, u shpërfaqën në medie letrat pa zarf të Murat Jasharit drejtuar Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Fatmir Limaj, Ali Ahmetit, Musa Xhaferit…

“Isha me kamionin plotë duke u kthye nga Lichtenstein për në banesë Murg/SG, fshat i vogël buzë liqenit të bukur Valense. Në rrugë e sipër m’u lajmërua vëllai im Ismet Jashari, – tani Luftëtarët i Lirisë, (bashkëluftëtarët dhe populli e kishin pagëzuar me pseudonimin “Komandant Kumanova”).“Gaga Murat fol me Zekën (Xhavit Halitin, shën. i autorit) dhe le t´na dërgojë veshmbathje, – dhe ato t’i sigurojë!!!

… Dhe, ti dërgomi dy snajperë të mirë; një për mua dhe një për Flamurin (Gafurr Elshanin).“
– Unë i përgjigjem: -“Po, këto ditë jam te ai, do ti them dhe snajperkat në një magazinë i kam”.
“- Pastaj Ismeti vazhdoi: ‘Na i kanë pru këtu në Kleçkë dy vetë, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes, dhe na kanë thënë se janë spiunë’!…
Unë e pyeta, si i kishin emrat? Behadin Allaqi dhe Shaban Shala.
Unë, fillova ta përdori memorien, – meqenëse isha shumë i lodhur, dhe më erdhi shpejt një mendim, ndoshta edhe jo më i miri, megjithatë, i fola:
‘Nuk e dijë gagës se si është organizimi momental tek ju, por mos zbato asnjë urdhër sa i takon atyre. iu lajmërova Zekës (Xhavit Halitit). Zeka më tha se është i informuar për këtë punë. Kam informuar Abazin (Ali Ahmetin), ky nuk e kishte ditur dhe më tha: ‘Do të interesohem’ – më porositi që mos ta përhapi si lajm.
– Gjatë rrugës m´u desh të ndalojë në Walenstadt te Selim Haliti (vëllai i Xhavitit). Po sa u takova me të, menjëherë, po më tregon për Behajdinin se vëllai im (Ismeti) po e mbante në burg.
– Po, i thashë, sa më tregoj Ismeti.Selim Haliti po më thotë: ‘Behajdini është shoku i Zekës’.
‘Mirë de, Zeka le të intervenoj te Jakup Krasniqi apo te ndonjë udhëheqës i UÇK-së në atë Zonë, në Kleçkë dhe le t´i lirojnë.“

 Më 15 dhjetor `98 aty rreth orës 10.00 paradite u hap dera e dhomës.se burgut.Në vizitë më kishte ardhur bashkëshortja. na kanë lajmëruar, para ca ditëve se Ismetin e kishin vra më 25 Gusht 1998”’.

 Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Azem Syla, Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Emrush Xhemaili, Gafur Elshani, Ibrahim Kelmendi, Jakup Krasniqi, Fazli Veliu, Ramush Haradinaj (urojmë që sa ma shpejt të lirohet si i pafajshëm nga gjyqi i Hagës) dhe Musa Xhaferi (të cilin as kujdestar nëpër demonstrata nuk e kemi lënë)
89. Anëtarët e SHP të UÇK-së a e kanë analizuar si ra në pritë Mujë Krasniqi (KAPUÇI) me bashkëluftëtarët në kufirin Shqipëri-Kosovë, në dhjetor 1998? A bashkëveproi Azem Syla dhe Zeka me ata brenda se nisej kollona dhe a e dinit që përgjoheshit në telefon? Kur e dinit pse flisnit hapur?
114. Në natën e 24/25 Gusht 1998 për çka shkoi Elmi Reçica në Kleçkë?
115. Çfarë misioni kishte Elmi Reçica atë natë?
116. Më 25 Gusht është vrarë Komandant Kumanova, a po jo

289. Behajdin Allaqit e Shaban Shalës natën kush ja çojke qebet, e ditën ia merrke?293. A e ke ditur se Afrim Zhitia në krahë të majtë ka pasur Behajdin Allaqin e Arif Seferin (ky i fundit nga Kumanova) në të djathtin?Abaz Ali,65. Pse pranuat të tërhiqen ushtarët e lirisë e UÇ Kombëtare nga Kalaja e Tetovës?



Me Xhavity Halitin
“Fundi i vitit 1985 dhe fillim viti 1986 bëri një dimër shumë i madhë. Në një prej atyre mbasditeve m’u lajmëru Rrusta (Mustafa Xhemajli) dhe më tha: “Nji shok i Organizatës ka mbërij në Itali dhe duhet të shkosh patjetër me e marrë. Të lutem, gjejë disa pasaporta të moshës 28-35 vjeçarë”, dhe më dha adresën dhe nji numër telefoni fiks.
I telefonova Rashit Rashitit dhe Selim Sejdinit dhe u tregova se sonte na duhet të udhëtonim gjatë, për të kryer një detyrë të Lëvizjes.
Mirëpo, Unë e Rashiti nuk i kishim veturat të përgatitura teknikisht për këtë dimër aq të ashpër, ndërsa Selimi nuk kish fare veturë. Shkuam në Aeroport të Cyhrit e muarëm një veturë Rentakard (me qera). Paguajtëm nja 380 fr zviceriane dhe u nisëm.
Mbërritëm në Chiasso, te pika e fundit e karburantit që është. Pijtëm nga nji kafe. Rashitit i dhashë adresën dhe numrin e telefonit dhe ata të dy u nisën. Unë mbeta aty, jo se nuk kisha pasaportë, por më tha Rrusta të mos rrezikoja. Po prisja të ktheheshin. Mbas 3-4 orëve mbërrinën. Pimë kafe dhe nga nji sendviç dhe u nisëm.
Udhtari i ri, që ata sollën me vete, ishte i moshës time, por nji çik ma i rritur. Kishte nji mantil e nji “shapkë“ të „zhelezniçkëve”, si të atyre që presin trenat dhe u japin lejen me u nisë. Emrin ia mësova rrugës. Më quajnë Zeka, më tha, dhe unë nuk e zgjata më tepër edhe pse e pash që ishte pseudonim.



39. Ti dhashë emrat se tek kushë kanë me mbëritë materialet, kush kish me i shpërnda, a është kështu?
40. Më 19 Prill (e mërkur) 1989 fillonë arrestimi i atyre emrave që unë t’i dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllau i im Xhemal Jashari (Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari (Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi (Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi (Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?

98. Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhë me linjën ajrore Cyhri-Tiranë, vëllau im (Ismet Jashari) me Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku mundem me e taku vëllaun. Dhe Ti më the: “Ismetin nuk ke më për ta parë.“ Doli fjala jote. Bravo! A është kështu?



142. Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin, e…?





189. A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë?
190. A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?
194. A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor të SHIK-ut?
219. A është e vërtetë se në momentin kur populli ikte nga masakrat, ti bëjshe qejf me prostituta? Po Çekut (Agimit) a i regullutë një prostitutë të tillë (infermjere) kur mbriti në Tiranë?O Xhavit Haliti;

294. A e kërcënuan Jashar Salihun në familje?

296. A e helmuat Jashar Salihun në Tiranë?
317. A është e vërtetë se SHIK-u ka financuar me qindra mijë euro për të dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinit?
329. Xhavit Halit, Azem Syle, Kadri Vesel, Hashim Thaçi a keni bërë propagandë gjatë vitit 1997-98, si në Zvicer ashtu edhe me klyshët tuj në Kosovë se Adem Jashari është njeriu i Serbisë, apo jo?
330. A keni shkuar tek arkatari i Levizjes Gafurr Elshani duke i thënë se nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë?
337. Ju keni thënë Behadin Allaçi, kordinatori kryesor i UÇK-së dhe anëtari i Komitetit Drejtues i LPK është spiun i serbëve, apo, jo?

340. Kush është autori i Komunikatës Nr. 61 që është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së, më 31 Tetor 1998?343. Behajdin Allaçin e Shaban Rexhep Shalën, në një mbrëmje të fillim të korrikut 1998, në Kleçkë, i kanë marrë duar lidhur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kështu është, apo jo?

375. Ju u munduat me i kthy Bekimin dhe Lulin kunder Muratit, apo jo?440. Çka tha Bushi?

441. A ju tha s’keni vepruar hiç për lobim?


Letra numër 7, ‚e shenjtë’, e datës 9 gusht 2012, i adresohet Azem Sylës.



17. A ju ka informuar Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti se Shaban Ramë Shala se të gjitha informacionet të cilat i posedonte UDB-ja për ilegalen, ia ka treguar Behajdin Allaqit e ky shokëve tij, apo jo?
23. Komandant Kumanova dhe Flamuri m’i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju po me ata snajperë t’i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?



Letra numër 9, ‘e shenjtë’, a datës 12 nëntor 2012, i drejtohet Hashim Thaçit dhe ajo përmban 1443 pyetje:



2. Në fillim të korrikut 1998 natën duar lidhur vrave Behajdin Allaqin dhe ditën më 30 tetor 1998 në Komunikatën Nr. 61 të SHP të UÇK-së e shpallët dëshmor të kombit, me humbë gjurmë, a është kështu?10. Ku u varrosë Behajdin Allaqi?148. Dinakë si gjyshi i ytë Sinan Idrizi (Thaçi) oficer i OZNA-s e i KOS-it që në kohën e vetë Drenicën e kishte sjellë në gishtë, nipi i tijë Hashim Haxhi Thaçi po e sjellë krejtë Kosovën në gisht

173. Arrestimi masive të 350 anëtareve në gusht 1993, a është organizuar nga ju bashkarisht me serbët?
184. Ti dhe SHIK-u keni lëshuar disa letra, disa fotografi në Kosovë për të diskredituar Adem Demaçin dhe patriota të tjerë apo jo?
186. Ty Hashim SHIK-u (UDB-a) ta ka ndërtuar një reputacion, një famë të rrenjshm për të të ngritur si patriotë të shqipëtarëve, kinse ke luftuar etj, etj…Por faktikisht, je patriotë por i Serbisë e jo të shqiptarëve!!!
245. UDB-ashet dje, SHIK-asit sot kontrollojne firmat, bankat, bizneset, apo jo?
361. Në Kosovë, a është Ilmi Reçica n°2 i SHIK-ut ?
362. Ilmi Reçica, a është shok i ngushtë i shef shërbimit sekret Sasha Mihallkov?
363. Sasha Mihallkov ka kordinuar shitjen e drogës në Çeki me vllaun e Ilmi Reçicës në Prag.
364. Ilmi Reçica me Petrit Amin patën mundësuar arrestimin e Princ Dobroshit për t’ia marrë klientët, apo jo?

483. Pse nuk i vuat kushte Serbise lirimin e Ukshin Hotit njeriu i diplomuar në Universitetin Amerikan të Harvardit për politik dhe baba shpitëror i UÇK-së?



“Në mëngjezin e ditës së premte, të 14 janarit 2000, mbas 15 viteve në mërgim.shkela kosoven,,autobusi na zbriti te hotel ne pz.



 I telefonova Muharrem Dinës (Mixhës). Ai e çoi djalin të na marrë.Ku e keni shokun e ilegales, të madhin Behajdin Allaqin.Pse Mixho dhe ju të tjerët, edhe pas një viti e gjys, nuk ja dini se ku pushojnë eshtrat e tij. Motrat e kishin mësuar se unë me gjithë gruan kemi ardhë në Kosovë.

Mbas tri ditëve më treguan se janë te baca Isak Krasniqi, në Tërpezë.Topi më tha: ‘Ja, ky është varri i Komandant Kumanovës.bana duvat per vellaun.


Shaip Muja!:



o shaip,Prej kur je ba Nënkolonel pa qenë asnjë ditë në luftë, e pa dhënë betimin si ushtar lirie? Prej kur je ba Nënkolonel pa qenë asnjë ditë në luftë, e pa dhënë betimin si ushtar lirie? 

Luli si shef i Shërbimit të Fshehtë. Më 23 Janar 2000 në mbrëmje, Jonuz Musliut ja dhamë një thesë me emblema të UÇPMB. Haxhi Shala -Topi, mua dhe gruan time na përcolli deri në kufi. Përgjegjësi i burgut atë natë i thotë Gjarpërit: ‘Zotri Suprem, këta të dy nuk janë spiunë. Njëri prej tyre është Sekretar i Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës’. Mirëpo Gjarpëri, luftëtarit të lirisë i thotë:

‘Silli, silli këtu se unë e di se çfarë janë e kush janë ata, por m’i sill këtu“.
E luftëtari u detyrua ta zbatonte urdhërin e supremit – të komandantit politiko-ushtarak.
Pas pak, të dy ‘spiunët’ i sjellin duar lidhur dhe ua dorëzojnë Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata i hypin në xhip ngadalë, ashtu të rraskapitur e duar lidhur!
Se ku i çuan atë natë të errët, kush e vrau njërin e kush tjetrin, nuk dihet, por shumë shpejt do të tregojë e shenjta Kohë!“Le ta shajnë e le ta quajnë Murat Jasharin me të gjithë emrat e me të gjithë termat, le t’ia mveshin të gjitha të zezat e kësaj bote, por një gjë nuk do të mund ta ndryshojnë: faktin se, duke denoncuar një krim të tmershëm, që po i kushton me jetë, ai i ka bërë një shërbim të madh Kosovës po edhe Lëvizjes tonë Kombëtare.Xhafer Shatri


Prill 26, 2019
Xhafer Shatri

Prill 26, 2019

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Xhafer Shatri vrasjet dhe Murat Jashari Empty Re: Xhafer Shatri vrasjet dhe Murat Jashari

Message  Perparimi Mer 9 Déc - 13:52


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum