Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Vrasja e Zahir Pajazitit ,Redmond H dhe

 :: politika

Aller en bas

Vrasja e Zahir Pajazitit ,Redmond H dhe Empty Vrasja e Zahir Pajazitit ,Redmond H dhe

Message  Perparimi Mer 2 Nov - 17:10

Në rrjetin social facebook, është zhvilluar një debat i ashpër mes ish bashkëluftëtarit të Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli dhe njërit ndër themeluesit të LPK-së, Ibrahim Kelmendi.

Kelemndi, duke komentuar një deklaratë të Zenelit, ka shkruar se mbledhja konsultative në Zajaz nuk ka ndonjë lidhje me vrasjen e Zahirit, Hakifit e Edmondit.

“Asnjëherë Ali Ahmeti nuk i ka fol këto fjalë dhe nuk i ka bërë ato veprime që i paske publikuar këtu.

Ibrahim Kelmendi;Të lutëm, Hasan, mos u shpërdoro e viktimizo nga inatet e thash e thënat.
Hasani Zenelit, i cili ka shkruar se Nait Hasani, përmes Ali Ahmetit dhe me nofkë të tij ka ardhur te ekipi i tij gueril.
Ibrahim Kelmendi. Me detyrove qe t’ju kthej përgjigjen ;Ali Ahmeti sma ka prek megjen.
Ju e dini se neper mes Ali Ahmetit, te ne ne guerile erdhi Nait Hasani dhe qka me e rëndësishmja erdhi me nofkën e Ali Ahmetit. 2). guerila as njefar nevoje nuk kishte për Nait Hasanin. Them ketë , sepse 3 grupet ekzistuese kishin komanduesit e vet dhe njiheshin ne mes vete. Zahiri njihej me Rexhep Selimin. Jo vetëm Zahiri por njihesha edhe un. Zahiri njihej me Luan Gharadinajn dhe me Lahi Ibrahimajn te dy këta te përmendur ishin komanduesit e grupit te Dukagjinit. Sipas nesh, Nait Hasani(VICTIMS),erdhi ne mesin ton si nje BOMB e kurdisur dhe pik”, ka shkruar Zeneli.

Më tej, ai ka pyetur Kelemndin se pse u vra Zahir Pajaziti bash pas takimit me Azem Sylën më 14 janar, pse u kap Nait Hasani bash pas fjalosjes me Azem Sylën.

“Ju i nderuam e dini se Zahiri kerkoj te takohej me njerëzit qe flisnin ne emër tonin ne diasporë. Zahiri, dënoj këto sjellje te Azem Syles, Ali Ahmetit dhe Xhavit Halitit(Sektori i vecant)! Ne i nderuam , e dimë se Zahiri me Azem Sylen , u takua nëpërmes vëllait tuaj Qerimit, ish Gueril dhe shok i yni.Paj …për ju i nderuam kam edhe këta pytje: Pse nuk u vra Zahir Pajaziti ne gjitha ato aksione? Pse nuk u vra ne vitin 1993?Po pse nuk u vra ne vitin 1994-95-96? E din bota se u vra ne vitin 1997,ket e di edhe ti i nderuem
Aliu e gjuan topin te Xhaviti…Xhaviti te Aliu…Disa te tjerë te Qerimi…Te ju them te drejtën: UN kam shumë respekt per Kelmendet por jo per shoket e tyre sic jan Ali Ahmeti—Xhavit Haliti dhe Azem Syla. A janë këta qe shume her te kan keq perdor ,z Ibrahim Kelmendi?Jam shumë i mllefosur ne këta tre njerëz. Përfundimi i vjen: Vrite Zahirin_Merr pushtetin”, ka shkruar Zeneli.

Por Ibrahim Kelmendi, në lidhje me ketë deklaratë të Zeneli thotë së për atë për atë vrasje të trefishtë Lëvizja kishte formuar komision hetimor, sepse Hashim Thaçi e pat akuzuar Aliun dhe disa anëtarë të kryesisë se atëhershme.
Dyshimet e komisionit ishin se burgosja e naitit e ka dekonspiruar Zahirin. Nuk i mbaj mend rezultatet hetimore të Komisionit, por di që Naiti ishte i dekonspiruar dhe atë ditë të kobshme Zahiri dhe Zogaj (ia harrova emrin), janë takuar në stacion të autobusave në Prishtinë. Duke dalë nga stacioni policia e ka arrestuar Zogajn dhe ju ka vardis lëvizjeve të Zahirit.
Tani është mirë ta dekonspirosh, cili bashkëpunëtor i Aliut të ka rrëfyer, meqë më nuk ka lezet pa emra, për gjera tejet serioze. Pritën dhe vrasjen ua ka bërë Serbia, sepse disa orë para vrasjes e ka bllokuar lëvizjen e makinave në atë rrugë, për ta prit vetëm makinë e Zahirit. Besoj, po merrem me dyshimet për variantet e mundshme të dekonspirimit të lëvizjeve të Zahirit ditën e kobshme, nuk po spekulojmë për pritë dhe vrasje, kush duhet ta ketë bërë, sepse dihet sa forca kishte angazhuar Serbia për atë pritë”, ka shkruar Kelmendi.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Zahir Pajazitit ,Redmond H dhe Empty Re: Vrasja e Zahir Pajazitit ,Redmond H dhe

Message  Perparimi Lun 26 Déc - 17:33


LAJME, LAJMI KRYESOR
Kush e tradhtoi Zahir Pajazitin?!
Hasan Zeneli, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çdo ditë e më shumë po i shton akuzat kundër bashkëluftëtarëve, për vrasjen e Komandantit Zahir Pajaziti. Në një shkrim për përkujtimin e dëshmorëve Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Zeneli ka shkruar se të njëjtit që tradhtuan Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, tradhtuan dhe vranë pas 10 viteve, Zahirin, Hakifin dhe Edmondin

“Të njëjtit njerëz që tradhtuan Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, tradhtuan dhe vranë pas 10 viteve, Zahirin, Hakifin dhe Edmondin. Po të njëjtit njerëz vranë Harun Aliun. Po ashtu 2 vjet më vonë, tradhtuan “Grupin e Kumanovës”. Këta njerëz”Bisha”, ende mblidhen nëpër qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Kjo është një analize e imja. Ju analizojeni , si te doni. Nderim për dëshmorët, vdekje për këta njerëz që tradhëtuan bijtë e kombit tonë”, ka shkruar Zeneli. Në një postim tjetër, Zeneli përmend edhe emrin e deputetit Nait Hasani lidhur me këtë rast. Mirëpo, i pyetur nga “Bota sot”, deputeti Hasani nuk ka pranuar të përgjigjet.

Analisti Skënder Zogaj, ka thënë për “Bota sot”, se, gjithë këto raste janë të zgjedhura dhe përfundohen lehtë por nuk ka vullnet politik të zbardhen pasi shumë ”super heronj”, e lider të luftës pas luftës por edhe të para luftës do të dilnin dele të zeza të kombit tonë. “Zahiri e shumë të tjerë si Zahiri, Ademi, Salihu, Toni, Muja. Kanë rënë në prita të tradhtisë për këta jam i bindur 100%. Vrasja e komandantit Zahir Pajaziti është tepër sinjifikative, sepse rrethanat në të cilat ka ndodhur, lënë shumë për t’u dyshuar, duke qenë se janë paraqitur edhe publikisht, bashkëluftëtar të Zahirit të cilët, ofrojnë dëshmi që i përafrohen mundësisë së vrasjes me tradhti. Ka pasur mjaft opinione dhe deklarata publike, të cilat mendoj se duhet të hetohen nga drejtësia, në mënyrë që, heroi i popullit të mos mbetet temë e kuluareve dhe thashethemeve të matrapazëve, por të zbardhet dhe të fiksohet e vërteta”, ka thënë Zogaj.

Në këtë drejtim, sipas Zogajt, sidomos do të duhej të mos mungonte guxim i shokëve të grupit të Zahirit, i të gjithë atyre me të cilët ka qenë aktivisht i ndërlidhur në çastet e fundit të jetës së tij, duke qenë se, është vrarë në kuadër të një aksioni konkret, për të cilin të gjitha faktet flasin se e ka ditur një rreth më i gjerë i shokëve të tij. “Në kohë luftë gjithçka është e mundshme, prandaj arsyetimi është gjithmonë i pranueshëm, mirëpo, vetëm kur thuhet e vërteta e plotë, atëherë mund të sqarohet edhe “tradhtia” që mund të jetë e paevitueshme. Akuzat e kohëve të fundit janë shumë domethënëse dhe, nuk duhet të heshtën, por të zbardhen sepse, ngjarjet dhe figurat madhore të lirisë nuk duhet t’i lëm nën hipoteka. Më e mirë është e vërteta e hidhur, se sa rrena e ëmbël!”, ka thënë Zogaj.

Ndërkaq, Naim Miftari ish luftëtar i UÇK-së, thotë se Zahir Pajziti llogaritet njëri ndër komandantët kryesor të ish UÇK-së. Ai ka potencuar se vrasja e tij ishte nder goditjet më të rënda dhënë UÇK-së nga ana e sigurimit dhe shtetit serb kundër luftërave të lirisë. “Strategjia e tij guerile ishte vdekjeprurëse për okupatorin serb dhe rrëzimin e mitit se Serbia kinse është e pa mundur ushtarakisht. Vrasja e tij ishte nder goditjet më të rënda dhënë UÇK-së nga ana e sigurimit dhe shtetit serb kundër luftërave të lirisë. Zahiri këto veti ushtarake i kishte të lindura dhe disa i përvetësojnë në Shqipëri kur ishte dërguar më 1991 me qindra djem tjerë të merrnin njohurit bazë të luftës guerile kundër pushtuesit serb. Dihet se këto grupe ishin dërguar me ndihmën e qeverisë së Kosovës, me dijen e Ibrahim Rugovës dhe sidomos aktiv ishte Fehmi Agani i cili mbante lidhje direkte me këto njësi guerile, por më vonë këto njësi u lan në harresë dhe pa mbështetje materiale nga qeveria e Bujar Bukoshit. Por, ndihma e ndërsjellë e këtyre luftërave vazhdoi edhe pa ndihmën e askujt duhet cekur se pos kryetrimit Adem Jasharit në këto grupe ishte shumë aktiv heronj Salih Çeku”, ka thënë Miftari.

Edhe sipas Miftarit, Zahir Pajaziti është tradhtuar. Ai potencon se edhe Zahir Pajaziti por edhe grupi i Nait Hasanit u tradhtuan nga i njëjti burim. “Sipas njohurive tona lidhur me vrasjen e Zahir Pajazit del se Zahiri me shokë është tradhtuar. Dalin shumë teori ku disa raste akuzohet pa të drejt edhe Nait Hasani por faktikisht si grupi i Nait Hasanit si njësiti i Zahirit edhe disa njësi në Drenicë dhe dukagjin kanë rënë pre e së njëjtës tradhti dhe burimin e kanë në të njëjtin vend. Nëse Nait Hasani bie në burg dhe pas tri ditësh vritet Zahiri bëhet pyetja kush e tradhtoi grupin e Naitit? Sipas gjitha gjasash edhe të konfirmuar”, ka thënë Miftari.

Miftari ka theksuar se njerëz të etur për pushtet qëndrojnë prapa këtij konspiracionit dhe pyetja se kush i tradhtoi duhet ti bëhet byrosë politike të ”UÇK-së”. ”Njerëz të etur për pushtet qëndrojnë prapa këtij konspiracionit dhe këtë pyetje duhet ti bëhet byrosë politike të ”UÇK-së”, në krye me Hashim Thaçin i cili duhet të kishte shprehur interes si shih lider ”politik” edhe sa ishte kryeministër t`i zbardhte këtë rast e shumë raste tjerë p.sh, si u arrestuar Besim Rama bashkëpunëtori i Adem Jasharit mu në mes Drenicës u kap në pik të ditës në Galicë, pastaj gripi i Nait Hasanit si ra në burg, pastaj si tentuan UDB-ja ta arrestonin në prit edhe Syeljman Selimin (Sulltanin) në opracionin (Pejxher). Pastaj si u ”arrestua”, vëllai i Hashim Thaçit dhe u lirua pas disa javësh pa therë në këmbë dhe shumë raste tjera”, është shprehur ai.

Në këtë drejtim Miftari ka thënë se është me rëndësi të dihet si filluan këto arrestime kush u dobësua dhe kush doli i fort përfitoi nga këto ngjarje përpos Serbisë. “Dhe nuk ka rëndësi aspak se çka kanë pranuar të burgosurit shqiptar në hetuesit serbe nga dhuna fizike ku shumë u masakruan për jetë mbeten invalid dhe disa edhe u vranë vdiqën nga turturat e UDB, e cila në atë kohë kishte sjellë dhunues torturues special nga Beogradi (Gorani, Gralle sidomos njeri i quajtur Buzpremi) të ndihmuar edhe nga shqiptarët e UDB-së Ajazi Peiqi. Në këto storie të dhimbshme të popullit tonë me rëndësi të veçantë është të dihet si filluan këto arrestime kush u dobësua dhe kush doli i fort përfitoi nga këto ngjarje pos Serbisë dhe sidomos ku dhe nga kush rrodhen informacionet pran UDB-së?”, ka pyetur Miftari.

Ndryshe, ish luftëtari Hasan Zeneli, ka thënë se do t`i sqaroj një nga një rrethanat e vrasjes së heroit Zahir Pajaziti gjatë ditëve në vazhdim.
LAJM CO04/11/2016, 01:33 0 41

LAJME, LAJMI KRYESOR
Fjala e ushtarit të UÇK-së: Kush i tradhtoi dhe si u vranë luftëtarët në Kumanovë
Ende e ka të freskët plagën nga plumbi që mori më 9 maj në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Po të freskëta i ka edhe kujtimet për atë të shtune ku humbi shokët në përleshjen që zgjati afro 48 orë

Njëri nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pjesë edhe e strukturave udhëheqëse, që ishte pjesëmarrës në luftimet e Kumanovës rrëfen ekskluzivisht për Gazetën Fjala në detaje se çfarë ndodhi.

Ai tregon për organizimin e UÇK-së, shtrirjen e saj, financimin e strukturën komanduese. Ushtari që dëshiron të mbetet anonim, shpjegon se kush mori para nga Qeveria maqedonase për të përgatitur skenarin e sulmit në Kumanovë.
Ai rrëfen për Gazetën Fjala se kush i tradhtoi e si u vranë bashkëluftëtarët e tij.

Gazeta Fjala: Kush jeni ju dhe kënd e përfaqësoni?

Ushtari: Ne jemi Ushtria Çlirimtare Kombëtare, përfaqësojmë popullin, civilët të cilët janë të maltretuar që nga viti 2001 e deri në vitin 2015.

Gazeta Fjala: A ekziston UÇK-ja?

Ushtari: Po ekziston.

Gazeta Fjala: Sipas jush ekziston UÇK-ja edhe pse nuk e kemi parë asnjëherë, mirëpo vetëm kemi dëgjuar për të. A ka strukturë organizative?

Ushtari: Ka strukturë organizative, janë të gjitha sektorët e përcaktuar.

Gazeta Fjala: Do të thotë e ka një hierarki?

Ushtari: Të gjitha i ka, deri te Gjykata e UÇK-së.

Gazeta Fjala: Prej kur ekziston kjo?

Ushtari: Kjo ekziston, ka ekzistuar, por është riaktivizuar në vitin 2013, kur ka filluar riorganizimi.

Gazeta Fjala: Pse?

Ushtari: Për arsye që Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar asnjëherë. As dy përqindëshi i asaj marrëveshje nuk është realizuar, por ka qenë gjithmonë një kufomë të cilën është munduar që Qeveria ta ngjallë dhe populli ia ka dhënë besimin 2-3 herë që atë kufomë ta ngjallë. Por, e panë që ajo kufomë nuk ngjallet dhe e kemi parë të arsyeshme që ne të dalim sërish përpara dhe t’i mbrojmë.

Gazeta Fjala: Deri tash nuk kemi parë konkretisht një ushtar të UÇK-së…?

Ushtari: Edhe në vitet e ’90-ta kur ka dalë, kur ka qenë për herë të parë UÇK-ja, edhe ata nuk kanë dalë. Prandaj, edhe këtu duhet… janë hapat të cilat paraqiten.

Gazeta Fjala: Kush janë këta ushtarë, kush është komandanti i tyre?

Ushtari: Janë djem që i ka lind nana shqiptare, që kanë gjak të nënës shqiptare.

Gazeta Fjala: A janë vetëm nga Kosova, Maqedonia…?

Ushtari: Jo, janë nga të gjitha trojet. Sepse ajo tokë nuk është vetëm e atyre që jetojnë në Maqedoni, në Iliridë. Por, janë troje të të gjithë shqiptarëve që ne e kemi obligim. Qysh shqiptarët e Maqedonisë më ’90 e deri në 99 kanë ardhur tek ne, ashtu edhe ne e shohim si detyrë, si obligim moral për t’ju shkuar në ndihmë.

Gazeta Fjala: A paguhen prej dikujt këta ushtar, kush i financon?

Ushtari: Këta paguhen vetëm prej mobilizimi, kurse paga e këto të tjera as nuk fliten. Ato janë vetëm gënjeshtra të Aliut (Ali Ahmeti), Menduhit (Menduh Thaçi), Sashos (Sasho Mijallkov – ish shef i shërbimit sekret të Maqedonisë) e të tjerëve.

Gazeta Fjala: Aksioni i fundit është Kumanova, ku Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka marrë përsipër aksionin që ka ndodhur atje. Përse është zgjedhur pikërisht Kumanova, përse “Lagja e Trimave”?

Ushtari: Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk e ka zgjedhur vetëm Kumanovën. UÇK nuk është nisur për në Kumanovë. UÇK është nisur për institucionet. UÇK nuk ka punë me civilë, por ka punë me institucione të cilat dita-ditës do të vijnë parasysh dhe do të shihen.

Gazeta Fjala: A mund të na sqarosh më tepër?

Ushtari: Mbesin gjërat ende jo të qarta mirë për arsye tonat.

Gazeta Fjala: …Është folur shumë për sulmin në Kumanovë. Thonë se është organizuar prej kosovarëve..?

Ushtari: Kosovarët nuk e kanë organizuar. Aksionin e kanë organizuar vet qytetarët e pakënaqur të iliridës, e jo kosovarët.

Gazeta Fjala: Në qoftë se mundesh të na sqarosh Iliridën. UÇK Iliridën e sheh në të gjitha trojet shqiptare?

Ushtari: Ilirida është pjesa ku është caktuar, është zaptuar nga sllavo-maqedonët.

Gazeta Fjala: Sa ushtarë kanë marrë pjesë në rastin e Kumanovës?

Ushtari: Nuk është një numër ende i përcaktuar dhe i saktë, sepse kemi pasur aty edhe ndërhyrje nga vetë qytetarët që kanë dalë në ndihmë. Prandaj nuk mund të jepet një numër shumë i saktë i tyre. Por, aty kosovarët kanë qenë pjesë; shqiptarët e Kosovës, sepse këta me këtë term kosovarë dëshirojnë ta ndajnë si popull. Por, shqiptarët nga Kosova kanë qenë së paku diku 5 për qind apo 10 për qind, dhe shteti maqedon kur e ka bërë krimin nuk ka shikuar me bo arrestime tek populli maqedon, por është orientuar më shumë tek shqiptarët e Kosovës, për arsye që me e gjuajt një arsye të tyre qysh e kanë traditë me bo një fitore të mundshme ndaj Kosovës gjoja se ju jeni ata. Na nuk jemi ata që kërkojmë luftë, por kur imponohet lufta nuk kemi ku shkojmë. Ne jemi aty ku na thërrasin vëllezërit tanë.

Gazeta Fjala: Nëse mund të mbesim ende tek kjo pjesa e numrit të ushtarëve që kanë marrë pjesë. Ju thatë se keni një strukturë organizative…?

Ushtari: Shtabet ekzistojnë në secilin qytet ku ka Maqedoni. Në çdo qytet ka shtabe të ndryshme. Janë strukturat dhe janë udhëheqësit pikërisht nga vet shqiptarët e Maqedonisë.

Gazeta Fjala: Do të thotë ditën kur ka ndodhur rasti në “Lagjen e Trimave”, nuk ka qenë cak kjo lagje?

Ushtari: Jo, cak ka qenë Qeveria maqedone. Nuk ka qenë cak i UÇK-së. UÇK qysh në vitin 2001 ka tregu që nuk ka punë me civilë, por ka punë me shtetin maqedon.

Gazeta Fjala: Por, pse ndodhi pikërisht aty?

Ushtari: Po, pikërisht sepse ka qenë skenar i përgatitur nga Qeveria Gruevski.

Gazeta Fjala: A janë dhënë para nga Qeveria Gruevski? Flitet për dy milion euro që janë dhënë. Tash akuzohet UÇK se i ka marrë paratë?

Ushtari: Flitet, edhe do të vazhdojë të flitet. Por, ata luftëtarë të cilët ishin aty, drejtpërdrejtë nuk kanë marrë para. Parja e tyre ishte ideali dhe asgjë tjetër. Por, këtu personi i cili e ka organizuar ka qenë një strukturë e lidhur ngushtë nga Sasho. Ai ka marrë urdhër nga Gruevski dhe Sasho, bashkë me Jankullovën dhe me ministrin e Financave, që të përgaditin shumën prej dy milionë eurove, siç po flitet, edhe pse ne nuk kemi dëshmi për atë. Dhe, këto para janë dërguar tek shqiptari, i cili punon në Shërbimin Sekret Maqedon. Ai shqiptar, në thonjëza, ia dërgon shumën vëllait të vet, shokut të vet, i cili është zbuluar nga ana jonë, mirëpo i cili mbetet ende identitet i mbyllur dhe kjo shumë me siguri i është dorëzua atij. Dhe, këta persona, ky personi i fundit i cili ka pranuar shumën nga ish bashkëpunëtori i Sashos, e ka dërguaar…

Gazeta Fjala: Ky personi a është në mesin tuaj? A ka qenë në mesin tuaj?

Ushtari: Jo, ky person nuk ka qenë në luftë. Ky person është zhdukur disa orë para se të ndodhë aksioni. Gjithçka ka qenë e përgatitur nga ky shqiptar, në thonjëza.

Gazeta Fjala: Para se të ndodhete aksioni, ai ka qenë pjesë e UÇK-së që ju e njihini, por nuk doni ta përmendni emrin e tij?

Ushtari: Po, ne e njohim dhe nuk do ta bëjmë publike, për arsyet tona të cilat i kemi urdhër nga Gjykata jonë, që ato do të mbesin edhe për disa kohë informata vetëm për ne. Në ndërkohë do të dalim të gjithë me emra dhe me mbiemra dhe të do japin përgjegjësi para popullit, Gjykatës të cilën e ka UÇK-ja, sepse ai që e tradhton UÇK-në, ai qysh kur ka hyrë e ka ditë që tradhtia nuk duhet të ekzistojë dhe dezertorët e tillë duhet ta paguajnë.

Gazeta Fjala: Ju e përmendët që pak kohë para se të ndodhte sulmi ai është larguar nga aty. A mund të na përshkruani më detajisht se si ndodhi kjo tradhtia?

Ushtari: Personi i cili ka organizuar dhe i cili ka marrë përsipër organizimin vjen pikërisht nga Maqedonia. Dhe, ai person ka qenë i lidhur me disa prej shqiptarëve, të cilët e kanë idealin mbi të gjitha dhe i ka ngreh me atë që Maqedonia është në krizë. Atje do të ketë luftë dhe do të ketë probleme edhe populli civil. Dhe përveçse e kanë organizuar dhe i kanë ngrehë personat e afërt afer vetes, aty ka ardhur edhe ka mbledhur edhe shokët e ish 2001-tës, të luftës çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të gjitha strukturave, vetëm e vetëm ta bëjë një numër. Por, këta të cilët luftuan heroikisht afër 40 orë, këta kishin vetëm një qëllim: mbrojtjen e qytetarit pa marrë parasysh a është shqiptar apo maqedon. Ata e kishin mbrojtjen e popullatës civile. UÇK çdoherë ka tregu me kënd ka punë.

Gazeta Fjala: A e keni parë krejt këtë skenar ju? A keni qenë pjesë e aksionit të Kumanovës? A keni qenë brenda në “Lagjen e Trimave”?

Ushtari: Po, aty kemi qenë së bashku. Kemi luftuar dhe ju kemi treguar të gjithëve që ata luftëtarë të vitit 2001 janë ripërtri. Jo ripëtri, por tri herë më shumë janë forcuar, saqë po të ishte skenar i joni i përgatitur me kohë, aty me siguri do të dilnin prej anës maqedone mbi 200 të vrarë e mbi 500 të plagosur. Por, ka qenë një skenar, një kurth, një tradhti ndaj neve dhe erdhëm aty ku jemi edhe sot, që shumë prej nesh shokët i kemi humbur, ndër ta edhe na janë burgosur.
Por, me kaq nuk është mbyllur, se gjithçka aty ka qenë fillimi. Me datën 9 është varrosë Marrëveshja e Ohrit, ajo marrëveshje e cila ishte për 14 vite vetëm një kufomë e pavarrosur. Asaj kufome shtegtarët e lirisë ia kanë dhënë ceremoninë. Ajo më nuk egziston. Politikë më me shtetin maqedon nuk ka.

Gazeta Fjala: Sado që duket që është krijuar një paqe në mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe vet maqedonëve që i kemi parë në protestën e fundit…?

Ushtari: Jo, ata nuk janë shqiptarë të cilët… sepse, ata të cilët kanë dalë aty, ata kanë marrë nga 1000 euro, 2000 euro, 5000 euro. Ne mund të flasim si ushtarë pikërisht për ata të cilët po flasin për ne. Ata janë mashtruar nga iluzioni i euforisë, por ndërkohë ata do të jenë me ne, sepse Zevezi (Zaevi) mbetet Zavez. Zavezi (Zaevi) është i Sopotit, është i të njëjtit rast dhe të gjithë e njohim se kush është ai dhe kush është Gruevski. Të dytë janë një trup i përbashkët, ashtu siç është një trup i përbashkët Alia dhe Thaçi. Njëjtë është.

Gazeta Fjala: Pse u dorëzuan ushtarët e UÇK-së?

Ushtari: Janë dorëzuar në momentin kur e kanë kuptuar se janë të tradhtuar. Dhe, njëri ndër ata më të vjetrit që ishte, Sokoli, ka vendosur që mos të humbë jetëra në një tradhti. Në tradhti është turp të humbet një luftëtar. Nuk është turp me humb në betejë përballë me armikun, por është turp të humbësh i tradhtuar nga ana e brendshme. Prandaj, edhe Sokoli ka luajtur një veprim të heroit, i cili do të mbetet gjithmonë në histori.

Gazeta Fjala: Atë ditë në Kumanovë kanë humbur jetët edhe bashkëluftëtarët e juaj. Kush janë ata, sepse ende nuk kemi të dhëna të sakta prej asnjërës palë?

Ushtari: Ende nuk mund të flasim konkretisht, sepse shumë prej tyre të dorëzuar janë vrarë, janë pushkatuar pasi janë dorëzuar. Prandaj, nuk duhet të ngutemi dhe nuk duhet të ngutemi që t’i shqetësojmë familjet e tyre. Të presim deri në momentin të cilën ata do t’i kenë certifikatat e tyre të vdekjes dhe atëherë mund të kemi një numër të saktë. Por, njëherë mund të themi që në mesin e tyre ka civilë shqiptarë të vrarë. Nuk dua ta humbasë këtë, sepse ky është një realitet i hidhur. Ka edhe të plagosur, të vrarë, të torturuar e të gjitha më të këqijat që kanë mundur t’i ndodhin.

Gazeta Fjala: Është folur shumë se krejt ky skenar është përgatit nga Qeveria maqedonase, madje është dyshuar edhe për kufomat që janë gjetur në vendin e sulmit në Kumanovë. Është thënë që ata janë trupat e emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët janë shkelë nga një tren në një aksident të mëhershëm në Maqedoni. Sa ka të vërtetë këtu?

Ushtari: Jo. Gjithçka është aty, ata të cilët kanë rënë heroikisht dhe të cilët janë bërë kurbanë të tradhtisë së radhës, sepse i njëjti person i cili e ka bërë këtë tradhti është i njëjti person i Gërdecit, i Sopotit, Kondovës, Harun Aliut, Komandant Kushtrimit, i Monstrës, e po i njëjti është edhe i Kumanovës.

Gazeta Fjala: A dyshoni se ka trupa të emigrantëve?

Ushtari: Jo, nuk ka. E sqarova që nuk ka trupa të emigrantëve. Ka vetëm ushtarë dhe civilë. Ushtarët kanë humbur jetën pasi janë dorëzuar, jo duke luftuar. Por, pasi janë dorëzuar ata janë pushkatuar.

Gazeta Fjala: Ju, jeni të sigurt që…

Ushtari: Po, të gjithë janë vrarë të dorëzuar.

Gazeta Fjala: Nuk na treguat në fillim me sa ushtarë keni qenë?

Ushtari: Nuk mundemi të caktojmë numër të saktë, sepse aty kanë pasur edhe njerëz, vëllezër tanë të Kumanovës të cilët janë bashkëngjitur. Ata të cilët kemi qenë ne nuk mundemi me dhënë një numër të përafërt, sepse është turp t’ju humbim edhe mundin e tyre. Prandaj, aty kanë luftuar djem të cilët ishin tamam të nënave shqiptare.

Gazeta Fjala: Ju keni arritur të depërtoni, të tërhiqeni. Më intereson a ka dal edhe dikush tjetër prej bashkëluftëtarëve tuaj? Sa persona? Prej çfarë kohe deri në çfarë kohe keni qenë ju aty?

Ushtari: Me një numër bajagi të madh jemi tërhequr. Të thash që vetëm tek ne kanë qenë mbi 18 persona qytetarë të cilët kanë kapur pushkën dhe na ka dalë në ndihmë.

Gazeta Fjala: Nuk keni qenë të gjithë bashkë?

Ushtari: Jo nuk kemi qenë të gjithë bashkë. Aty na janë ofruar edhe vetë qytetarët të cilët e kanë kapur pushkën. Ne kur kemi shkuar, kemi shkuar për ndihmë, sepse i kemi pasur nga dy pushkë, në mënyrë që t’i furnizojmë edhe të tjerët. Prandaj, aty është një numër për të cilin nuk mund të flasim saktësisht. Por, vetëm tek grupi jonë kanë qenë mbi 38.

Gazeta Fjala: Kur thuhet tek grupi juaj, ti ke qenë me 37 ushtarë tjerë. Ku kanë qenë të tjerët: Sokoli, Begu, Mirsadi… Ku kanë qenë këta?

Ushtari: Secili ka qenë në pikat e tyre. Begu me Mirsadin kanë pasur pikën e tyre. Sokoli e ka pasë pikën e tij. Këto s’kanë qenë pika, por janë zanë tradhtisht dhe ata janë pozicionu në ato vende ku kanë qenë. Malisheva ka qenë në pikën e tyre edhe grupi jonë po ashtu në pikën tonë përballë tyre. Prandaj, është bërë një depërtim të cilën duhet të mbetet sekret, sepse në momentet në të cilën tregohen sekretet tona atëherë ne si Ushtri dështojmë.

Gazeta Fjala: A mund ta dimë sa ushtarë keni arritur të tërhiqeni?

Ushtari: Kemi arritur të tërhiqemi 19. Sepse 18 prej tyre kanë qenë qytetarë të Maqedonisë.

Gazeta Fjala: Çka tash, e thatë më herët që nuk ka përfunduar gjithçka?

Ushtari: Lufta nuk ka përfunduar. Edhe ne dëshiromë që të përfundojë lufta, por me imponimet e tyre nuk duam ta përfundojmë deri në realizimin tonë që jemi nisur, për të cilën e kemi marrur atë rrugëtim që shqiptarët ta kenë shtetin e tyre edhe në Maqedoni. Ose, që shqiptarët e Maqedonisë t’i bashkohen edhe shtetit shqiptar. Ka qenë shumë më e mirë edhe e udhës t’i bashkohet shtetit të Kosovës, mirëpo shteti i Kosovës ende nuk i ka plotësu kushtet. Prandaj, shteti i Shqipërisë i plotëson kushtet që t’i bashkohet. Por, nëse edhe shteti shqiptar i Edi Ramës, në krye me të, nuk e pranon as sikur atëherë që nuk e pranoi edhe Kosovën, që e dimë të gjithë, atëherë duhet ta shpallim Republikën e Iliridës, që të jetë edhe një shtet tjetër i ri i Shqiptarëve.

Gazeta Fjala: A mund ta dimë sa ushtarë i ka UÇK-ja?

Ushtari: Për momentin kemi mbi 2500 ushtarë vetëm në Iliridë, në trojet shqiptare të Maqedonisë.

Gazeta Fjala: UÇK shtrihet edhe në pjesët tjera, jo vetëm në Maqedoni?

Ushtari: Për momentin jemi të shtrirë vetëm në Maqedoni. Ndërkohë do të shtrihemi edhe pozicionohemi edhe më tutje, mirëpo qëllimi kryesor dhe fillimi ka qenë në Maqedoni, pastaj vazhdojmë edhe me Malsinë ku kemi edhe atje shumë të pakënaqur të cilët thuajse humbën të gjithë ata shqiptarë i kemi atje, thuajse janë të harruar. Ashtu siç u harruan edhe të gjithë të Çamërisë e edhe shqiptarët në Mal të Zi. Edhe për ata duhet të vazhdojmë. Kaq.

Gazeta Fjala: A qëndron prapa UÇK-së ish struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është folur shpesh për politikanët siç është Ramush Haradinaj, përfaqësues të PDK-së apo të Maqedonisë, Ali Ahmeti apo dikush tjetër. A ka prapa UÇK-së politikanë të Kosovës që e financojnë ose e ndihmojnë?

Ushtari: Jo, nuk ka. Tri luftat e fundit shqiptare janë qe 15 vite, këtë e di edhe një fëmijë sapo i lindur që mund të përgjigjet. Kur ata janë njerëz tanë, njerëz shqiptarë të cilët kanë luftuar në luftën e Kosovës, dhe kanë bërë fotografi me bashkëluftëtarët e tyre – që në mesin e tyre kanë qenë bashkëluftëtarë edhe Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi, Azem Syla e të gjithë këta. Në mesin e tyre kanë qenë bashkluftëtarë edhe në Preshevë, ku disa prej tyre janë sot edhe politikanë, por aty kanë bërë edhe foto. Ato foto janë kanë foto të bashkluftëtarëve e nuk kanë qenë foto politike. Në mesin e tyre i ki edhe në Maqedoni. Ato foto janë të bashkluftëtarit e nuk janë foto të politikanit. Prandaj, të gjithë këta politikanë janë të ardhur nga UÇK dhe nuk duhet të dyshojmë në këto paragjykimet e kota.

Gazeta Fjala: Në rastin e Maqedonisë, Ali Ahmeti doli se është njëfarë forme kundërshtar i juaj, ose bashkëorganizator i skenarit, siç e thatë edhe më herët. A ndiheni të tradhtuar që këta bashkëluftëtarë në një moment i janë shkëputur një ideali dhe nuk e vazhdojnë rrugën…?

Ushtari: Po e mbyllim me dy fjalë këtë pyetje. Ne kemi qenë të tradhtuar qysh në vitin 2001 kur është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit. Pikë.
LAJM CO09/05/2016, 13:09 0 108

LAJME
BDI tradhtoi diasporën shqiptare
Bashkimi Demokratik për Integrim tradhtoi rëndë diasporën shqiptare me listat zgjedhore. Kështu mendojnë rreth 70 për qind e shqiptarëve në Maqedoni, thuhet në anketën e realizuar

Në pyetjen: Kush është fajtor për tradhtinë që i’u bë diasporës shqiptare në listat zgjedhore?, rreth 70 për qind janë deklaruar për BDI-në, 22 për qind për katër partitë më të mëdha, 5 për qind për VMRO-DMPNE, 3 për qind për PDSH-në, dhe 2 për qind për LSDM-në.

Anketa është realizuar me 1500 lexues. Kujdes: ky “sondazh” nuk ka një bazë shkencore pasi nuk kryhet mbi një kampion të seleksionuar votuesish, për këtë arsye duhet të vlejë vetëm si një tregues i përgjithshëm.(INA)

ANKETE

Kush është fajtor për tradhtinë që i’u bë diasporës shqiptare në listat zgjedhore?

LSDM (2%, 36 vota)

PDSH (3%, 50 vota)

VMRO-DPMNE (5%, 71 vota)

Katër partitë bashkë janë fajtore (22%, 334 vota)

BDI (68%, 1,058 vota)
Gjithsej Votues: 1,549
LAJM CO30/08/2016, 18:20 0 47

LAJME
Hashim Thaçi e tradhtoi “Dajen” Azem Sylën, Nazim Bllaca –njeri i Thaçit!
Presidenti Hashim Thaçi është njeriu i parë që reagoi për bastisjet në kërkim të arrestimit të deputetit të PDK-së Azem Sylës dhe grupit të tij kriminal. Derisa ishte heshtje e tmerrshme në PDK, dhe të gjithë nuk po dinin nga t’ia mbathnin për të gjetur çare për veti, nga frika se mund të arrestohet kushdo, president Thaçi përgëzoi të gjitha institucionet e përfshira në këtë operacion

Hashim Thaçi këtyre ditëve ka pasur takime të ngjeshura me krerë të sigurisë dhe korrupsionit, si kryeprokurorin e shtetit, shefin e Antikoorupsionit dhe me udhëheqës të tjerë, për të dëshmuar se si president do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por, asgjë nga kjo nuk është e papritur, ky është misioni i tij, atë që e kemi pagëzuar si luftë e tij për të ruajtur me çdo kusht pozitat e tij, dhe për të evituar sa të jetë e mundur arrestimin e tij.

Por, arrestimi i komandant “Dajes”, Azem Sylës, po e zbulon përfundimisht luftën e brendshme në PDK, dhe se tashmë për momentin humbësi është Syla.
Përveç tjerash kjo situatë po e zbulon edhe një të vërtetë tjetër të madhe, se Nazim Bllaca, po del të jetë njeriu apo bashkëpunëtori i Hashim Thaçit, i cili u mnroj prej tij, dhe që tani po jep rezultatet e para përfundimisht në këtë luftë brenda llojit.
Hashim Thaçi nëpërmjet Nazim Bllacës po e përmbyr kupollën e brendshme të PDK-së, dhe kupollën e krimit të organizuar në Kosovës. Por, Azem Syla edhe në këto orë të funda para arrestimit të tij, po përpiqet të sigurojë ndihmë nga miq të tij, fatkeqësisht pa vlera shqiptare, që të trajtohet më mirë.

Azem Syla, po ashtu tashmë është një kërcënim për Thaçin, pasi ai ka fuqinë dhe mundësinë të zbardh shumë nga krimet e kryera nga kupolla e krimit të PDK-së, ku Hashim Thaçi nuk mund të amnistohet. Ky kërcënim mund të bëhet tepër i rrezikshëm pasi, nëse Syla ia arrin të nxjerrë më shumë nga bashkëpunimi i tij, në mënyrë që të gjejë falje për një pjesë të krimeve, ai do të dëshmojë në Gjykatën speciale kundër Thaçit.
Pavarësisht se Thaçi tashmë po ndjehet si fitues dhe mund të krenohet për këtë, e ardhmja mund të jetë shumë e trishtë! Ende pa përfunduar kjo betejë po lindin luftra të reja në horizont!
SHQIPTARI.EU
LAJM CO27/04/2016, 14:02 0 428

OPINION
Xhavit Haliti i sëmurë nga Zoti, apo Gjykata speciale!
Kohëve të fundit nënkryetari i Kuvendit është ankuar se është i sëmurë, ndërsa ‘zemërgjerësia’ e ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veselit, pasi nuk janë ngopur me paratë e Fondit “Vendlindja thërret” dhe të 3% (si u dëshmua së fundi, se merrte para edhe nga Bukoshi), i ka ndarë para nga buxheti i Kuvendit për ta ndihmuar të shërohet jashtë vendit

Por, cila është e vërteta është sëmurë nga Zoti, apo ka hyrë në një situatë hiperstresuese, ku nuk po gjen shteg si të dal nga rreziku i drejtpërdrejt për arrestim nga Gjykata special, e cila do ta fillojë punën së shpejti.

Por, se kush është Xhavit Haliti, deri tani duket më shumti ka zbuluar argumente Murat Jashari, vëllai i komandant “Kumanovës” nëpërmjet një serie letrash publike.
Në këtë letër të gjatë publike Murat Jashari ia parashtronte 510 pyetje, shumica prej të cilave dëshmi dhe argumente për jetën e tij. SHQIPTARI.eu

Për Xhavit Halitin dhe mediave të shkruara dhe ato elektronike në gjuhën shqipe.
Letra Nr.5
Le ta quajmë edhe këtë: Letër e shenjtë!
“Shkrime-kujtime-testament“

Fundi i vitit 1985 dhe fillim viti 1986 bëri një dimër shumë i madhë. Në një prej atyre mbasditeve m’u lajmëru Rrusta (Mustafa Xhemajli) dhe më tha: “Nji shok i Organizatës ka mbërrij në Itali dhe duhet të shkosh patjetër me e marrë. Të lutem, gjejë disa pasaporta të moshës 28-35 vjeçarë”, dhe më dha adresën dhe nji numër telefoni fiks.
I telefonova Rashit Rashitit dhe Selim Sejdinit dhe u tregova se sonte na duhet të udhëtonim gjatë, për të kryer një detyrë të Lëvizjes.
Mirëpo, Unë e Rashiti nuk i kishim veturat të përgatitura teknikisht për këtë dimër aq të ashpër, ndërsa Selimi nuk kish fare veturë. Shkuam në Aeroport të Cyhrit e muarëm një veturë Rentakard (me qera). Paguajtëm nja 380 fr zviceriane dhe u nisëm.

Mbërritëm në Chiasso, te pika e fundit e karburantit që është. Pijtëm nga nji kafe. Rashitit i dhashë adresën dhe numrin e telefonit dhe ata të dy u nisën. Unë mbeta aty, jo se nuk kisha pasaportë, por më tha Rrusta të mos rrezikoja. Po prisja të ktheheshin. Mbas 3-4 orëve mbërrinën. Pimë kafe dhe nga nji sendviç dhe u nisëm.
Udhëtari i ri, që ata sollën me vete, ishte i moshës time, por nji çik ma i rritur. Kishte nji mantil e nji “shapkë“ të „zhelezniçkëve”, si të atyre që presin trenat dhe u japin lejen me u nisë. Emrin ia mësova rrugës. Më quajnë Zeka, më tha, dhe unë nuk e zgjata më tepër edhe pse e pash që ishte pseudonim.
Aty afër mëngjezit mbëritëm në Richtersëil, kantoni i Cyhrit, kurse Rashiti shkoi me e çue veturën aty ku e morëm, kurse Selimi ka qen me banim afër meje. Me një fjalë, ata shkuan të dytë, ndërsa Zeka ndejtë me mue.

Unë kisha një dhomë e nji Sallon. Gruaja u zgjua nga gjumi dhe na bëri mëngjesin dhe, pasi e konsumuam atë, ramë për gjumë. Ramë që të dy në sallonë.
Qëndruma në shtëpinë time nja katër ditë dhe në ditën e pestë e çova te Rrusta e Muhameti, (Mustafë Xhemajli e Emrush Xhemajli), në Biel/Bienne.
Në Celulën e OMLK-së kisha dy shokë, Jonuz Musliu dhe Hajrush Ramabaja. Ata në fund viti shkuan për në vendlindje dhe nuk u kthyen më. Jonuzin në fillim të shkurtit 1986 e arrestuan.
Më ra në hise që në Celulë të jem me Ismetin, (Gafur Elshani), dhe Zekën, (Xhavit Haliti).
Ndoshta dikush mund të na thotë se është vonë me ba këto pyetje, por populli thotë: Ma mirë vonë, se kurrë.
Meqenëse na ka pas bashkuar Programi i LPK-së, (për popull, çlirim e Atdhe), po fillojë me pyet z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Parlamentit të Kosovo*1244:

Si munde të arratiseshe nga burgu i sigurisë së lartë pa të hy as nji gjamb në kambë, si askush deri atëherë?

Kush të paralajmëroi se kanë filluar arrestimet?

Arrestimi filloj më 3 Nëntor 1985, apo…?

Ku ishe më 3 Nëntor 1985 ?

A e din se si erdhi deri te dekonspirimi i radhëve të organizuara të OMLK-së dhe nga kush ka filluar ai?

Kush ka qenë ai person në udhëheqje të OMLK-së, që mbante pseudonimin “Baca”?

Po personi me pseudonimin “Elezi”, kush ka qenë?

Tashmë është bërë e ditun se Sabri Novosella pat marrë prej shtetit shqiptar të Enver Hoxhës gjithsejt 2’ 000.000.- Dollarë, që sot bëjnë 20. 000.000 Dollarë. A e ke ditë më herët këtë fakt?

Elezi, vjen në Zvicër në fund të gushtit 1985 për të bërë koordinimin me degën e OMLK-së, apo jo?
A ke qenë në dijeni për këtë lëvizje të Elezit (Elmi Reçica)?

Në këtë periudhë që vjen Elezi, Sabri Novosella a e kish ndërprerë aktivitetin e Organizatës? Po këtë a e dije?

Dokumentet e Organizatës ruheshin te nji punëtor në Bulle, kanton të Fribourgut, a po jo?
Unë kam qenë ai që luaja rolin e shoferit, a po jo?

Rrusta, Muhameti, I.Kelmendi e… , duke e mësuar të vërtetën se shteti shqiptar po jipka dollarë, atëherë i japin Elezit listën me emrat e shokëve të organizuar, a po jo?

Më 9 Shtator 1985, ora 18.00, Elezi niset me trenin Cyhri-Vjenë, a po jo?

Se me cilin punonjës të Ambasadës së Shqipërisë është takuar Elezi në Vjenë, besoj se e din, a po jo?

Këta të gjorë kishin, duke kujtuar se Enver Hoxha nuk ishte më në mesin e të gjallëve, menduan se pushtetit në Shqipëri po i hyjnë shërbimet antikombëtare edhe nëpër ambasada. A është kështu?

Njësoj si te Qeveria e Kosovës dhe në bashkëqeverisje në IRJM, a është kështu?

A ju ka raportuar Elezi, (Elmi Reçica), në Bazë për këtë?

Anëtarësinë CHF 100.- si anëtar që isha i OMLK-së, ta dorzojsha për çdo muaj, a po jo?

Sa anëtarë të OMLK-së ka pasur celula jonë?

Sa CHF i grumbulloje gjithsej në një muaj?

Po në vit?

Në një emision të KTV, kur të pyetën për kapitalin e bërë mbas lufte, pate thënë se ke kursyer gjatë qëndrimit në Zvicër. Si munde me bë pare në Zvicër, ndërkohë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu?

Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për anëtarësinë që grumbullojshe?

Mbledhja e Përgjithshme e OMLK-së u mbajt në Dorf str.53, Richtersëil kanton Cyrih, në banesën time, a po jo ?

Kjo qe Mbledhja e fundit e OMLK-së, e cila solli shuarjen e aktivitetit të Organizatës, a po jo?

Synimi i yt, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të shprehesh sinqerisht, nëse e ke atë?

Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim?

A ke bashkëpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkëpunuar me ato shërbime inteligjente?

Po me shërbime inteligjente sllave a bashkëpunon?

Flitet se ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në kontakt me KGB?
Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i Shërbimit DBK të IRJM, a po jo?

Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron?

A mund të na tregosh se çfarë grade ke?

Kush të vuri në kontakt me DBK-në?

Më 16 Dhjetor (e premte) 1988, në Manedorf të Kantonit të Cyhrit, ishe pacient në Klinikën Neuropsichihatrike, a është kështu?

Si shef që të kisha në Celulë të OMLK-së, të raportova se dje një bashkëvendës e kam nisur për Kumanovë me nji koferë libra, gazeta Zëri i Kosovës dhe kaseta me incizime të emisionit të Radios që u emitohej në çdo të diel në Cyhri, që emrin e kishte emisioni Radio Zëri i Kosovës. A është kështu?

Ti dhashë emrat se tek kush kanë me mbërrit materialet, kush kish me i shpërnda, a është kështu?

Më 19 Prill (e mërkur) 1989 fillon arrestimi i atyre emrave që unë t’i dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllau i im Xhemal Jashari (Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari (Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi (Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi (Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?

Kush na i dekonspiroi këta emna që unë t’i tregova në mirëbesim si kryetar që të kishim, në datën 16 dhjetor 1988, në Manedorf?

Pse duhej të arrestoheshin, apo ngaqë e dojshin Kosovën ma shumë se veten?

Cilin person e dojshe dhe e don ti?

A e ke ditur se Hajdin Sejdiu së bashku me Tahir Zemaj kanë qenë në Kosovë në burg për drogë?

A e ke ditur se Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviçit) ka intervenu me i liru ng burgu ?

Pse atëhere Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe shoqëri?

Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdinë e takove me presidentin Ramiz Alia?

Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?

Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhinjtë e Kosovës?

Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pasë shok dhe ç’u lidhte?

Ky Shaipi i LDK-ja ka dërgu 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën (PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?

A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe ti në këtë projekt?

E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, a është kështu dhe a e dijshë këtë?

Në fillim të prillit 1994 Kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të sajë t’i caktojë të infiltrojnë në radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkëpunëtorë të saj, për të marrë informacionin në kohë dhe për t’i paraprirë së keqes, a është kështu?

Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë ?

Po ti, cilët persona i propozove?

Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në?

Sa ton informata i keni dhënë UDB-s?

Me çka të shpërblejshin?

Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në?

Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së?

Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit?

Po në Europë në cilët shtete e qytete u takojshit?

Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumente për këto raportime?

Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?

Çfarë të lidh me Fatos Nanon?

Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?

Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?

Përveç që je në shërbim të UDB, KGB, shërbimit francez, atij italiane dhe atij maqedon, edhe cilave

Shërbimeve të tjera u shërben?

A ke ndonji komandant që është mik i shqiptarëve?

A ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i takon?

Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?

Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?

Anëtarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i ke njohur. A është kështu?

Ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?

Për me i njoh ata anëtarë të shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e shfrytëzove naivitetin e Naitit?

A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit Telefona Paeger, a është kështu?

Dhe Naiti ua shpërndajti anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta Telefona Paeger, apo jo?

UDB i përcjellke se ku po lipen numrat dhe shumica e Anëtarëve ranë në burg dhe disa u vranë, a është kështu?

Kush ta dha këtë ide?

Sa kushtuan gjithë Telefonat Paeger?

Ku i blejte Telefonat Paeger?

Kush i kodoi Telefonat Paeger?

A e di këtë kurth Nait Hasani dhe të tjerët çka kanë mbetur gjallë?

Qëllimi i yt dhe i komandantit tënd ka qenë që të likuidohen anëtarët e Shtabit Qendror, a është kështu?
PSE?

Për arsye se nuk mundeshit ndryshe me e marrë nën kontroll lëvizjen e armatosur në Kosovë, a është kështu?

Ju dojshit t’i likuidonit ose të paktën ta shmangnit Shtabin e vërtetë Qendror në Kosovë ngaqë ata ishin atdhetarë, idealistë shqiptarë që dojshin bashkimin me shtetin amë, a është kështu?

I vetmi që mbeti gjallë ishte Ilir Konushevci, Shefi i Logjistikës, a është kështu? Të tjerët që nuk mundët me i vra i manipuluat deri këto vite, apo jo?

Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgatite vrasjen e Mërgimit, a është kështu?

Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vrasje?

Rexhep Selimi doli ma inteligjent se ju e padronat tuaj, a është kështu?

A të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, pse nuk reagove që t’i lirojnë?

A mos është edhe për këta të dy realizimi vendimeve të Marrëveshjes së Crans Montanës?

Së paku, sa për fillim, tregonju familjarëve ku i kanë eshtrat Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala?

Mos vallë edhe trupat e tyre janë djegur në Furrë të Kleçkës?

Një gjë duhet ta dini mirë ju të ish-Drejtorisë Politike, tani Kryesia e PDK-së, një ditë do të vijë momenti kur KRIMI juaj do të bëhet i njohtun. Nuk do të jetë e largët ajo ditë që kjo Faturë ka me ju trokitun te dera! A po më ndini?

Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhë me linjën ajrore Cyhri-Tiranë, vëllau im (Ismet Jashari) me Fatmir Limajn dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku mundem me e taku vëllaun. Dhe Ti më the : Ismetin nuk ke më për ta parë. Doli fjala jote. Bravo! A është kështu?

Të pyeta se pse nuk kanë shku shokët me i ndihmu Adem Jasharit. U përgjigje shkurt: Ne i kemi thënë me u
largu, por ai ka dashtë me pijë çaj. A është kështu ?

Mbasi u likuidue Shtabi Qendror, kush u dha urdhër të formonit Shtab të Përgjithshëm?

Sa vetë ishit në Mbledhjen Konstituive?

Ku u mbajt kjo Mbledhje dhe kur?

Në atë Mbledhje a ishin Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?

Po Sulejman Selimi e Sami Lushtaku a ishin në atë Mbledhje?

Po prej Zonës Operative të Llapit a ftuat ndokënd?

A e ftuat Ramush Haradinaj?

Kush propozoi dhe cilin propozoi secili nga ata që propozuan?

Bëhet fjalë sipas Marrëveshjes në Crans Montana të Zvicrës, që e mbajtët më 28 Qershor 1998, besoj se më kupton drejt?

Këtë takim a e organizojë Fatos Nano, apo kush tjetër?

Në atë takim ishin edhe Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Bilall Sherifi, a po jo?

Richard Hollbruk ofroi Dokumentin me 5 kërkesa, a po jo?

A janë këto 5 kërkesat (për mos me thanë urdhrat) që u paraqiti Hollbruk: 1.Të njihet I. Rugova si lider i Kosovës. 2. Të hiqen Zonat Operative. 3. LPK-ja mos të jetë krah politik i UÇK-së. 4. Në terren, në Shtabe lokale të Zonave, atje ku ka kuadro drejtuese të LPK-së, të largohen në një mënyrë ose në një tjetër dhe 5. Të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht etiketoheshin enveristë, ndaj duhej që të largohen nga radhët e UÇK-së, pasi do na prishin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A është kështu? Dhe ju nuk e kundërshtuat asnjeni, apo jo?

Platforma politiko-ushtarake e Shtabit Qendror UÇK-së kishte 5 Zona Operative, a po jo?

Zona Operative Nr.1 Kosova, ZO Nr.2 IRJM, ZO Nr.3 Kosova Lindore, ZO Nr.4 Malësia e Madhe (në Mal të Zi) dhe ZO Nr.5 Korshumlia, a është kështu?

Shtabi Qendror kishte në program bashkimin e gjithë popullit shqiptar të të 5 Zonave Operative të mësipërme dhe gjithë subjektet politike e ushtarake të tyre me bë luftë popullore çlirimtare, nën një udhëheqje të vetme, a është kështu?

Mirëpo, në Mbledhje të Përgjithshme të LPK, pas kësaj nuk flitej më për gjithë trojet e mësipërme. A është kështu?

A e dinit se LPK e pat formuar mekanizmin çlirimtar, pra UÇK-në?

A e dinit se LPK pat formuar edhe Fondin e shenjtë „Vendlindja Thërret“ për UÇK për të 5 Zonat Operative?

Pse ja muarët këtë të drejtë nënës biologjike LPK-së për ta rritur e forcuar UÇK, duke e larguar nga udhëheqja politike e asaj lufte dhe e asaj ushtrie? Cili ishte qëllimi juaj?

Pse nuk e bashkuat popullin, subjektet politike e ushtarake të të gjithë atyre trevave të mësipërme, por filluat ndasitë?

Ke qenë i gjithëçkafit, edhe i Logjistikës, a po?

A e din se sa ushtarë lirie janë vrarë për mungesë municionit, i cili faktikisht nuk mungonte pasi paret u ishin dhanë?

Ke qenë në Shqipëri edhe kryetar i Fondit «Vendlindja Thërret», a po jo?

Kryesia e LPK-së pat emëruar për këtë përgjegjësi Halil Selimin e Ramiz Lladrovcin, a është kështu?

Ndërkohë që ishin caktuar Halili dhe Ramizi, çka dojshe ti që i pranojshe çantat me Dollarë, DM, CHF etj?

Kush i adresonte këta korrierët me këso çanta të vijshin veç te ju, kur dihej se ku duhej me u paraqit në Tiranë?

A i ke dhënë raport ndokujt institucioni të LPK apo të UÇK për ato çanta me pare?

Nëse jo, Pse jo?

Në Qershor të vitit 1986 jemi pas përbetuar ti e unë te Kampi i Aarauit, a është kështu?

A jemi betuar se do punojmë veç për popull e Atdhe, dhe aspak për interesa individuale, a është kështu?

Në çfarë gjendje sociale është populli dhe në çfarë gjendje sociale je ti? A ke dallim ti dhe Drejtoria Politike me popullin dhe në mënyrë të veçantë me ish luftëtarët e thjeshtë të UÇK për sa i përket mirëqenies ekonomike? Dhe sa i thellë është ky dallim?

Pse pra na ke gënjyer neve, shokëve të Lëvizjes dhe pse ia ke pas me hile gjithë popullit? Kush është tradhtari në këtë mes: Ti dhe Drejtoria Politike apo anëtarët e thjeshtë të LPK e LKÇK dhe ushtarët e thjeshtë të UÇK?

Edhe Muamar Ell Gadafi kështu si ti me kompaninë tënde (udhëheqja aktuale e PDK) ishte pasuruar, a është kështu?

A e ke parë se si e pat Gadafi fundin e jetës?

Kështu përfundojnë të gjitha mafitë e diktatorët, a është kështu?

Programin e LPK-së e hodhët si pa vlerë, a po jo?

Po Betimin e ushtarëve të UÇK-së pse e shkelët?

Pse i vratë për së dyti herë dëshmorët me shkeljen e betimit?

Ju anëtarët e Drejtorisë Politike, të identifikuar edhe anëtarë të SHP të UÇK-së, që e shporrët Adem Demaçin në momentin më kritik të Kosovës, çfarë ndjenjash kombëtare kini, përderisa nuk ngjasoni me luftëtarët e thjeshtë të UÇK-së?

Ju anëtarët e Drejtorisë Politike keni bërë analizat e ADN-së?

Cilit popull i takoni?

Shqiptar jo, a është kështu?

Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin, e…?

Për Marrëveshjen e Crans Montana të Zvicrës a e keni informuar, kur e kini informuar dhe çfarë i keni thënë secilit veç e veç: Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt, Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Gani

Krasniqit, Remit, Shukri Bujës, Zafir Berishës, Haxhi Shalës, nëse i keni informuar?

Në janar 2000, isha me vëllaun Xhemal dhe u takuam me ty Zekë, para Hotel Grandit në Prishtinë, a po jo?

Më the të rrijë në Kosovë dhe po ma siguron një dhomë në Hotel Grand, a ishte kështu?
Unë të thashë, kamë familjen time dhe të Ismetit në Zvicër dhe nuk kemi pasur kohë ti krijojmë kushtet me u kthye, nuk kemi asnjë dhomë banimi, a është kështu?

Të thashë se puna na ka mbetur në gjysmë, me ndërprerjen e luftës çlirimtare, a është kështu?

Të thashë se unë jam betuar e përbetuar dhe nuk e tradhtoi betimin për asnjë çmim, a po jo?

Të thashë se nuk mund me i ra hasha betimit, ngaqë jam i fjalës e i besës, a është kështu?

Të thashë se, neve shokëve të LPK-së na ka bashkuar Programi i saj Politik, e ai Program akoma nuk është realizuar, a ka qenë kështu?

Ti e Bilall Sherifi rrini e bëni qejf në Hotel Grand, të thashë, se kjo paska qenë andrra e juaj, a ka qenë kështu?

Në Zonën Operative Nr.2 dhe në Zonën Operative Nr.3 pati luftë çlirimtare, a është kështu?
Kush u pengoi që asnjë gotë ujë mos me ju dërgu ushtarëve të lirisë në ato dy zona gjatë viteve 2000-2001? Kush u urdhnoi me kriju atë Këshillin Politik për UÇPMB-në me në krye Jonuz Mysliun? Sa herë shkurt dhe kush shkoi prej juve të ish Drejtorisë Politikë të UÇK me bisedu me komandantët e zonave të UÇPMB për me i bind të ndalnin luftën?

Sa bodigarda i ke ti Zekë dhe nga sa kanë anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike?
Prej kujt frikoheni dhe pse frikoheni nëse e ndjeni veten të ndershëm, sikundër mburreni nëpër televizione?

Për derisa mbani badigarda, do të thotë se nuk e jetoni jetën të lirë? Do të thotë se krimet dhe tradhtitë që i kini ba këtij populli u dalin e u frikojnë edhe në gjumë, apo jo?
Ke vizituar ndonjëherë familjet e Jusuf e Bardhosh Gërvallës?
Po të Kadri Zekës?

Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë me mendje, shpirt e zemër për popull e atdhe, a është kështu?
Po ti a ke qenë me idetë dhe për idetë e tyne?
Apo për pushtet e pasuri personale?
Në Zvicër a ke jetu me ndihma sociale, apo jo?
Sa hektarë tokë i ke ble tash në Kosovë?

Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shpiat që ke ble dhe që ende i ke në Tiranë?
Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasurina, apo me ndihmën sociale që merrshe në Zvicër?
A është e saktë Xhavit, që në kohën studentore ke bërë disa dhunime në femra?
A është e saktë Xhavit, që ke shitur armë, revole, shqiptarëve në rrethin e Pejës?
A është e saktë Xhavit, që armët i ke shitun në bashkëpunim me zyrtarë të policisë dhe më pas i ke denoncuar?

A është e saktë që ato armët e shitura janë konfiskuar dhe u janë marrë paret nga policia serbe ?
A është e saktë se, pasi arma dhe paret janë konfiskuar, shqiptari është maltretuar?
A është e saktë që policia e ka ditur edhe numrin e secilës arme të shitur?
A është e saktë që ishe në kontakt të vazhdueshëm me Mehmet Hasku, shefi i UDB-s në Pejë?
A është e saktë që ishe në kontakt me Shefin e KOS-it në Kosovë?
A është e saktë se Serbia ka patur gjithë herë pretendime për të kontrolluar Shërbimin e Shqipërisë?

Ti Xhavit a ke qenë i dërguar në Shqipëri për këtë punë nga UDB-ja qysh në vitet ’80-të?
Ti si njeri i besueshëm, a hyre edhe në SIGURIMIN e shtetit shqiptarë?
Kur ra sistemi komunist në Shqipëri, çfarë raportesh të fshehta ke patur me Sali Berishën, kur dihet se ishe me krahun kundërshtar të Ramiz Aliut?
Kur u shkatërrua shteti Shqiptarë, a është e vërtet se kanë ardhur zyrtarë të lartë të shërbimit serb në Tiranë?

Kur është vendosur të bëhet Shërbimi i ri në Shqipëri, SHIK-u, kush vendosi për personat që do ta drejtonin? Cili është kontributi yt në këtë rast?
A është e vërtetë se është vendosur nga Stanishiqi dhe Simatoviqi?
A është e vërtetë se SHIK-u është bërë me 02/07/1991 me Bashkim Gazideden në krye?
A është e vërtetë se Bashkim Gazideda ka qen daja i Petrit Amit nga Dibra, shoku ma i ngushtë i Arkanit?
A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-s?

A është e vërtetë se duke kontrolluar shtetin amë Serbia ka vëzhguar një pjesë të madhe të lëvizjeve ilegale shqiptare?
A është e vërtetë se janë konfirmuar shumë takime sekrete të Bashkim Gazidedes me Arkanin dhe me të tjerë?
A është e vërtetë se në krijimin e piramidave fiskalë në Shqipëri ka gisht Shërbimi sekret Serb dhe ai Grek për të shkatërruar dhe dëmtuar edhe një herë Shqipërinë dhe se ti e Sali Berisha kishit dijeni për këtë punë?
A është e vërtetë se ke patur takime me Apostolos Vavilisin?
Çfarë roli ka patur Arkani dhe Apostolos Vavilisi në piramidat fiskale?
A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë?

A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?
A është e vërtetë se SHIK-u e mbylli këtë punë me një gjykatë qesharake?
A është e vërtetë se Adem Jashari është arrestuar disa herë në Shqipëri me intervenimin e SHIK-ut dhe dijeninë tënde?
A është e vërtetë se Ramë Mara është punësuar në SHIK në vitin 1992, bashkë me Raif Gashin (Gollopeni)?
A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor të SHIK-ut?
Do të thotë që Ramë Mara ( shefi i Sigurimit i atdheut SIA i LDK) dhe Kadri Veseli (shef i SHIK-ut i UÇK dhe i PDK-së) ishin koleg pune, a është kështu?

Kur filloj lufta, a u bënë përpjekje për të krijuar luftë civile në mesin e shqiptarëve dhe a mund të na thuash se nga kush?
Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?
Kush e organizonte këtë urrejtje ndërshqiptare?
A mund të jetë SHIK-u ose më mirë të themë UDB, promotor i vëllavrasjes?
Si po shihet UDB ose SHIK-u ishte edhe në LDK edhe në UÇK, apo jo?
Ti Xhavit Haliti a ishe numri 1 në Shqipëri për UÇK-në?
Ti si njeriu i fortë në Shqipëri, pse nuk kërkove të hapeshin pa pare të gjitha depot e armatimit për UÇK-ën?
A e ke patur atë fuqi? Madje armët në Shqipëri i ke marrë pa pare dhe në bashkëpunim me do komandantë të ushtrisë shqiptare ke ndarë paret e Fondit tonë për luftën? VIJON
LAJM CO2 DAYS AGO 0 20

LAJME, LAJMI KRYESOR
Rrëfimi interesant i 75 vjeçarit që kaloi jetën në burgjet e Serbisë e Shqipërisë komuniste
Nuk është lodhur asnjëherë duke e dashur vendin e tij, edhe pse kjo i kishte kushtuar me shumë probleme në jetë. Quhet Fazli Deliu, 75 vjeçar nga Çabra e Zubin Potokut. Për 30 vjet ai ka qëndruar i izoluar nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë komuniste

Kushtet e vështira, këtë njeri nuk e kishin lënë që të kryente më tepër se katër vjet shkollë, mirëpo falë gjyshit të tij Zenunit, ai qysh në odat e atëhershme kur këndoheshin këngë për Hasan Prishtinën, Azem Bejtën, e shumë trima të tjerë, e frymëzonin Deliun e vogël që të kishte shumë guxim dhe atdhedashuri. Deliu në një rrëfim për Telegrafin thotë se ka qenë një djalë që nuk i duronte fyerjet e serbëve në kohën e rinisë së tij në Kosovë, që udhëhiqej nga komunistë serbë. “Të rinjtë serbë kishin privilegje që kishin nga pushteti i tyre. Ata ishin mësuar që të dominonin çdoherë ndaj të rinjve shqiptarë, t’i shanin, rrahin e t’i fyenin”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk ndodhte kur ai ishte prezent, pasi nuk lejonte diçka të tillë. “Shumë herë jam kacafytur me serbë që fyenin shqiptarët. Dhe kjo më kishte shndërruar si halë në sy të pushtetarëve, të cilët kanë ushtruar dhunë dhe torturë ndaj meje”, tha ky njeri sypatrembur për Telegrafin.

Në moshën 16 vjeçare, Deliut i shtohen ndjekjet, rrahjet e burgosjet për të mos pushuar me vite. “Më kanë mbajtur me biseda me net të tëra pa ngrënë e pa pirë, pa më vizituar as familja. Në moshën 23 vjeçare më dënuan me dy vjet burg. I mbajta në burgun e Nishit, i torturuar në mënyrat më brutale nga udb-ashët”, tregoi ky njeri i lodhur nga mundimet e jetës. Pas daljes nga burgu i Nishit, rrethanat që udb-ashët krijonin për Deliun, kanë bërë që ai pas një kohe shumë të shkurtër të bie në kontakt me njerëz që i kishin sugjeruar të kalonte në Shqipëri, për të cilën kishte dashuri të flaktë. “E kalova ilegalisht kufirin përmes Gjakovës. Vendosem në qytetin e Bajram Currit. Ishte shumë e vështirë ndarja nga vendlindja, familja, nga nëna që e doja aq shumë, por ky ishte vendimi që duhej të merrja për t’i shpëtuar likuidimit nga UDB-ja”, tha Deliu, ku loti e tradhtoi gjatë rrëfimit të tij.

Mësynë Shqipërinë, në mënyrë që të shpëtonte kokën nga regjimi serb, mirëpo në vend të shpëtimit, ai kishte hasur në një pushtet të egër që s’kishte asgjë të përbashkët me njerëzoren. “Burgosem më 23 tetor të vitit 1966, e kam shënuar si tatuazh në dorën time. Gjashtë muaj më kanë mbajtur në hetuesi në Bajram Curr, mandej pasi kam thënë se këtu qenka më keq sesa në Kosovë, më kanë dënuar me 10 vjet burg, që i kam mbajtur në burgun e Shijakut e të Rubikut në Mirditë”, ka thënë Deliu.

44-1

Pas kësaj periudhe kohore që kishte mbajtur në burg, ai kishte shpresuar se do të dilte dhe të fillonte një jetë të re, por komunistët i kishin përgatitur një kurth tjetër. “Kishin dëgjuar se unë nuk jepem përpara dhunës dhe torturës dhe përpara askujt. E kishin sjellë aty një njeri nga i cili dridheshin të gjithë, i cili erdhi tek vendi ku ishim të vendosur rreth 40 të burgosur kosovarë të ndarë me tel nga pjesa tjetër e të burgosurve dhe thirri emrin tim në mënyrë që të më njihte. Filloi të më shante të gjithë familjen. Unë e prita derisa e kreu dhe në fund e luta të më lejonte t’i thosha vetëm një fjalë. Pasi më dha leje, ia shava Enver Hoxhën dhe të gjithë komunistët. Në atë moment i ka rënë bilbilit dhe më kanë dërguar në qeli, por tani në burgun e Rrëshenit pa pasur kontakt me askënd. Aty kam qëndruar gjatë”, tha ai, duke shtuar se gjatë kohës së mbajtjes së burgut, ai punonte në minierën e Spaçit. Ai tregon se punonte punët më të rënda fizike 16 orë në ditë, kurse 8 orët e tjera i kalonte në qeli natën.

‘Shoqërohej’ me një mi dhe hardhucë.

“Në qelinë e burgut, nga një vrimë, një ditë del një mi me të cilin shoqërohem, madje arrita të zbus miun. Më pas del edhe një hardhucë, të cilën duke i ofruar insekte të ndryshme, po ashtu arrita ta zbus. Kështu jetën e kalova me një mi dhe hardhucë, duke komunikuar me ta”, rrëfen Deliu për kushte jonjerëzore në burgun e Rrëshenit. Pas Rrëshenit, 10 vjet me vuajtje pothuajse të njëjta i kalon në burgun e Elbasanit. Ai rrëfen edhe për mizoritë e përjetuara në burgun e Zejnenit të Lezhës. “Aty më ndodhë katastrofa më e rëndë. Para 2500 të burgosurve më rrahën për vdekje, duke më alivanosur, eprori Agron Kapo (nipi i Hysni Kapos), duke m’i shtuar rrahjet dhe duke më lagë me ujë në ditët e ftohta të janarit dhe kështu gati çdo javë”, tregon vuajtjet e tij rrëqethëse, Fazli Deliu.

Nga këto të rrahura, Fazliu ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore. Gjatë gjithë natës ai mund të bëjë gjumë vetëm 30 minuta, nuk ka forcë dhe është i traumatizuar tërësisht. Por, vuajtjet e Fazliut nuk mbarojnë me kaq. Ato i vazhdohen duke e izoluar në burgun famëkeq të Burrelit, ku qëndron 4 vjet së bashku me tre shokë nga Kosova, Nazmi Berishën nga Prishtina, Idriz Zeqirin nga Peja dhe Hysen Bukoshin nga Theranda. Dhimbja më e madhe për të ishte se për këto 27 vjet qëndrimi në burgjet e regjimit jonjerëzor të Enver Hoxhës, kurrë nuk ka pasur informata për familjen e tij në Kosovë, e as ata për Fazliun.

Deliu vuri në pah se pas lirimit në vitin 1993, ai kishte ardhur në Kosovë. Rrëfen në detaje për rrugën deri në Mitrovicë dhe thotë se iu ka dukur sikur autobusi nuk po lëvizte nga vendi. Mandej ai përshkruan momentet e para në Mitrovicë, ku nuk e kishte njohur qytetin që kishte ndryshuar. Nuk i kishte njohur as vëllezërit. Babën e kishte gjetur të gjallë, ndërsa nëna i kishte vdekur dy vite para se të lirohej nga burgu. Historia e tij nuk kishte përfunduar këtu. Regjimi serb që kishte intensifikuar dhunën ndaj shqiptarëve në atë kohë, i kishte rënë në fije se Deliu ishte kthyer në Kosovë. E kishin marrë dhe torturuar prapë, por kishte mbijetuar.

Sipas tij, në kohën e luftës në Kosovë, ai edhe një herë detyrohet të mësynte Shqipërinë, mirëpo kësaj radhe ishte mirëpritur. Pas përfundimit të luftës ishte kthyer në Mitrovicë ku kishte filluar jetën e re, por në kushte të rënda dhe pa përkujdesje. Deliu tregon se vitet e pasluftës ka jetuar në tendë, mandej në strehimore dhe më shumë ka ngrënë bukë thatë. “Jetoj i vetëm, me një pension. Kush ka mundur po më ndihmon, ndryshe nuk kisha qëndruar deri tani”, u shpreh mes tjerash ai. Ai jetoi në një strehimorë kolektive në Mitrovicë për gjashtë vite me radhë. Për një jetë më të mirë në shkurt të vitit 2009, zyrtarët komunalë të Mitrovicës dhe ata të Skenderajt, ia mundësuan që të vendosej në Shtëpinë e Pleqve në Skenderaj. “Aty njëmend nisa një jetë që ka kuptim, ku dikush përkujdesej për ushqimin tim, për rrobat dhe për gjërat tjera të nevojshme për një të moshuar, dhe për një njeri që ka vuajtur më shumë se që mund të tregohet”, shprehet Deliu.

Mirëpo, pas 14 muaj qëndrimi në Skenderaj, ai braktis shtëpinë e pleqve dhe kthehet sërish në strehimoren e mëparshme në Mitrovicë për të vazhduar jetën e tij. “Kam pasur tretman të veçantë dhe përkujdesje të posaçme në shtëpinë e pleqve në Skenderaj, për çka falënderoj nga zemra gjithë personelin atje, por një jetë të tërë kam ëndërruar Çabrën dhe Mitrovicën, andaj dua që këtë ëndërr ta jetoj sa më afër”, tha ai. Deliu sot jeton në strehimoren në Mitrovicë, mirëpo vazhdon të ketë jetë të rëndë. Ai tregon se shpesh mbetet pa ngrënë dhe nga vuajtjet në jetë ai shpesh nuk e kontrollon veten, duke bërë gjëra të pamenduara.

“Shumë shpesh kam dashur ta vras veten. Kam mbetur me ditë të tëra pa bukë. Shpesh kërkoj edhe nëpër kontejner të bërllokut që të ushqehem. Dhe nga kjo krizë që më ka kapluar kam djegur banesën në të cilën jetoj. Nga flakët janë shkatërruar edhe tubat e ujit dhe rryma elektrike. Nuk kanë ardhur të ma ndreqin”, përfundoi rrëfimin plaku nga Mitrovica, Fazli Deliu. /Telegrafi/
LAJM CO05/12/2016, 13:28 0 25

LAJME, LAJMI KRYESOR
Azem Syla, Xhavit Haliti e Ali Ahmeti fajtorë për vrasjen e Zahir Pajazitit
ALI AHMETI, QË PO MA MBRON BACI IBRAHIM KELMENDI, SIKUR TË ISHTE ME KOKË TË SHËNDOSHË NUK DO TA DËRGONTE NAITIN, E SAPO DAL NGA BURGU TEK NE. ALI AHMETI ËSHTË NJERIU I PARË PËRGJEGJËS PËR VRASJEN E ZAHIRIT, EDMONDIT DHE HAKIFIT . PO ASHTU EDHE PËR SHKATËRRIMIN E TËRË PIRAMIDËS SË NDËRTUAR GJATË 6 VITEVE. PRA SHKATËRROI TËRË SISTEMIN KOMANDUES TË GUERILES. VRAU 6 PERSONA DHE BURGOSI 21 TË TJERË

hasan-zeneli

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Hasan Zeneli, ndërsa ka hedhur dritë, mbi vrasjen e Zahir Pajazitit, ka folur dhe mbi rolet që kanë luajtur në lidhje me UÇK –në, Azem Syla, Xhavit Haliti, Nait Hasani dhe Ali Ahmeti.

“Mendoj dhe është kështu siç po ju them unë sepse :Azem Syla, ishte bosi i Xhavit Halitit e Ali Ahmetit dhe i të gjithë tjerëve që bënin pjesë në këtë të ashtuquajtur “Sektori i veçantë”. Pas mbledhjes që mbajtëm në fshatin Ballaban vendosëm që këtyre njerëzve t’ua stopojmë rrugën drejt celulave tona të Gueriles. Me arsyen se nuk njiheshim me ta dhe as që do të duhej të njihemi. Kur flas këtë, e argumentojë me faktin se ne, në vitin 1995, në Tiranë i dhamë autoritet Ismet Avdullahut, që të merrte përgjegjësitë për sulmet tona Guerile”, thotë Zeneli.

Bota Sot: Kohët e fundit, në qendër të vëmendjes janë rikthyer vrasjet para, gjatë dhe pas luftës. A mendoni se ky debat është hapur qëllimshëm?

Zeneli: Sigurisht se po. T’ju them të drejtën, këtu është mbështjellë aq shumë lëmshi dhe në fund është katranosur, sa nuk ka kush që i gjen më fillin. Duhet të hetohen të gjitha vrasjet e kryera, sepse këtu janë shumë vrasje të ndodhura në luftë, brenda luftës dhe pas luftës. Kurse sa i përket asaj, se a është bërë me qëllim ky debat, unë nuk mendoj se ky debat është hapur me diçka qëllimshëm, sepse ky debat ka qenë i hapur qysh moti. Pra ka qenë i hapur edhe gjatë luftës dhe pas luftës.

Bota Sot: Në lidhje me disa prej këtyre krimeve ende të supozuara janë lakuar edhe emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Xhavit Haliti. A keni

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum