Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Vrasja e Drinit

 :: shoqeria

Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Vrasja e Drinit

Message  Perparimi Dim 3 Sep - 8:15

PRISHTINĖ, 20 gusht 2001 / Rrahman Rexhaj - Bota sot / fq.8

Pse nuk dėshirojmė qė vrasėsi i djalit tonė tė jetė shqiptar?
Pse komandant “Drini” kishte njė parandjenjė se do tė vritej ?
Ēka e kėshillon bashkėshorten e komandant “Drinit” Sali Veseli ditėn e varrimit tė tij ?
Ēka i tha Sali Veseli nėnės sė komandant “Drinit” pėr ngushllime?
Pse nė vendin e ngjarjes policia erdhi me njė orė vonesė?
Ēka thotė zyrtari i UNMIK-ut Kirk Dejvid pėr vonesėn e policisė ?
Pse familja e Ekrem Rexhės nuk ka dyshuar se vrasės i djalit tė tyre mund tė jetė ndonjė pjestar i TMK-sė?
Pse Sami Lushtaku siguron familjen familjen rexha se Sali Veseli nuk ka dorė nė vrasjen e djalit tė tyre?
Pse pas vrasjes sė Ekrem Rexhės, Sali Veseli dhe Azem Syla nga familjarėt e Ekremit kanė kėrkuar tė marrin kompjuterin e tij?

--------------------------------------------------------------------------------

Ekrem Rexha u lind mė 14.8.1961 nė fshatin Lubizhdė tė Prizrenit. Shkollėn fillore e kreu nė Prizren. Mė 1967 regjistrohet nė gjimnazin ushtarak nė Beograd. Akademinė ushtarake-gjinia kėmbėsorisė e mbaron mė 1984 nė Sarajevė. Nė akademinė ushtarake ndalet si ligjėrues i kadetėve ushtarakė. Mė 1988 ka regjistruar studimet e magjistraturės nė shkencat politike-drejtimi i marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nė Sarajevė ka vijuar disa kurse pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja. Ekrem Rexha ka zotėruar mirė 7 gjuhė tė huaja, nė mesin e tyre anglishten, gjermanishten, frėngjishten, italishten etj. Nė vitin 1992 ka marrė urdhėr tė shkojė nė frontet e luftės nė Dalmaci.

Nė mars tė vitit 1993 kthehet nė Prizren, ēmobilizohet dhe nuk kthehet mė nė radhėt e ish-APJ-sė. Nė vitin 1995 punėsohet nė ndėrmarrjen private tė kontabilitetit “Standardi” nė Prizren. Pas fillimit tė luftės, nė shkurt tė vitit 1998, Ekrem Rexha niset pėr tė shkuar nė Sarajevė, pėr t’i rregulluar disa punė private dhe pėr tė rėnė nė kontakt me oficerėt shqiptarė e mė pas pėr tė ardhur nė luftė nė Kosovė. Nė Zvirnik arrestohet nga policia serbe, gjoja se ka qenė i akuzuar pėr armėmbajtje pa leje. Nė uzhicė dėnohet me dy vjet burgim, por lėshohet tė mbrohet nė liri. Pas dy-tri javėve kthehet nė Prizren. Nė muajin maj 1998 bie nė kontakt me njėsitin e UĒK-sė sė Kabashit.

Nė qershor 1998 emėrohet komandant i Shtabit tė Vėrrinit, nė tė cilin bashkėpuntor tė ngushtė gjatė tėrė luftės e ka pasur Selim Krasniqin, kryetar aktual i Asociacionit tė Veteranėve tė UĒK-sė nė Prizren. Mė 7 shtator 1998 shkon nė Shqipėri, ku merr pjesė aktive nė riorganizimin dhe stėrvitjen e ushtarėve tė UĒK-sė. Mė 14 dhjetor 1998 kthehet nė Kosovė dhe me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė emėrohet kmandant i Zonės Operative tė Pashtrikut nė Kasterc e Noshor tė Suharekės. Nė mars tė vititi 1999, po ashtu me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, shkarkohet nga detyra e Komandantit tė ZOP dhe emėrohet drejtor i Shkollės Ushtarake dhe i Doktrinės sė UĒK-sė deri nė ēmobilizim.

Sipas bashkėpunėtorėve tė tij, Ekrem Rexha – Komandant “Drini” nuk ėshtė aktivizuar nė TMK, pėr faktin se nuk ėshtė pajtuar me mėnyrėn e ēmilitarizimit tė UĒK-sė dhe tė shėndrrimit tė UĒK-sė nė njė organizatė civile.


“Birin tim ma vranė vetėm pse luftoi pėr lirnė e Kosovės”, thotė nėna Qamilja

Nė familjen e Ekrem Rexhės – komandant “Drinit” ishim mė 14.8.2001 nė ditėlindjen e 40-tė vjetorit tė lindjes sė tij. Sė pari mė dėshiroi mirėseardhje nėna e komandantit legjendar “Drinit”, lokja Qamile. “Birin tim ma vranė vetėm pse luftoi pėr lirinė e Kosovės dhe pėr ta pėrparuar popullin e vet. Atė ditė tė kobshme pėr herė tė fundit pimė kafe me Ekremin kėtu nė ballkon. Posa doli te vetura pėr tė shkuar nė punė e vranė. Shumė plumba i kishin zbrazur mbi trupin e djalit tė nėnės.

Vrasja e tij e tronditi tėrė Prizrenin dhe Kosovėn. Nuk ka mbetur kush pa ardhur pėr tė na lehtėsuar dhembjet e pėr tė na shprehur ngushllime. Nė ngushėllime ka ardhur edhe Sali Veseli. Njė ditė kur erdhi ai u ul si gjithė tė tjerėt nė kėtė vend. Ma vguri dorėn mbi krahė dhe mė tha: “Ti loke nuk duhet tė mėrzitesh. Tash vetėm “Drinin” nuk e ke, por tė gjitha tė tjerat do t’i kesh. Ne do tė kujdesemi pėr ju. Nuk do t’ju mungojė asgjė”. E unė, me gjithė mėrzinė qė kisha, iu pėrgjigja: Cfarė mė duhet jeta mua pa djalin tim Ekremin, tė cilin ma vranė!”

Pas pak, jo me lot nė sy, nėnė Qamilja edhe njė herė flet me pėrmallim pėr djalin e saj. “Ekremi prej moshės 15 vjeēare ėshtė larguar nga shtėpia. Rreth 20 vjet nuk e kam pasur nė shtėpi, larg syve. Kurrė nuk jam ēmallur e kėnaqur me tė. Atė ditė qė e vranė u nisė pėr tė shkuar nė punė e pastaj nė Pejė. Por nuk arriti as tė shkojė nė punė e as nė Pejė. Ia morėn jetėn pa i pasur askujt hak e as borxh.

Sot nė ditėlindjen e tij tė 40-tė, nė vend tė Ekremit, poēmallem me dy nipat, djemėt e tij Drinin dhe Ekremin e vogėl, i cili lindi dy muaj e gjysmė pas vrasjes sė tij. Nuk po mund tė besoj se Ekremin e vranė ata qė sot po mbahen nė burg si tė dyshimtė. Por ēdo gjė ėshtė e mundur. Si mundėn ta vrasin Ekremin, ai nuk ishte vetėm imi, por i gjithė Kosovės. Mburrėm qė pata njė djalė tė tillė, trim, fisnik dhe bujar dhe tė dashur pėr tė gjithė popullin e Kosovės.


Me ekremin u martuam dhe bėmė kurorė nė flakėn e luftės

Bashkėshortja e Ekrem Rexhės – komandant “Drinit, zonja Hajrie Millaku-Rexha, tregon se me Ekremin ėshtė njohur pesė vjet para se tė martoheshin. Ekremi ka qenė njė njeri i formuar, inteligjent dhe shumė i afėrt. U martuam dhe u kurorėzuam nė flakėt e luftės. Edhe nė luftė jeta jonė vazhdoi, tė bindur se nėse e mbijetojmė luftėn, nė liri do ta gėzojmė jetėn me fėmijėt tanė.

Por ja fati e deshi, Ekremit ia morėn jetėn nė moshėn mė tė mire, kurse unė mbeta nė gjysmė tė rrugės, pa mė tė dashurin tim – shokun e jetės sime. Jam krenare qė pata njė njeri e bashkėshort tė tillė. Edhe pse me zemėr tė thyer pėrsėri jam e kėnaqur se Ekremi m’i la dy djem sokola, Drinin dhe Ekremin, tė cilėt do t’i ruaj, do t’i rris e edukoj ashtu siē dėshironte bashkėshorti im-Ekremi.

Gjatė kohės sė luftės mė 27.7.1998 me kunatin Ruzhdiun e pata vizituar nė Libiēevė, nė terrenin e Vėrrinit, ku ai luftonte. Kurse mė 30.7.1998 jam nisur pėr Sarajevė. Kur mora vesh se Ekremi ėshtė kthyer nga Shqipėria, erdha nė Kosovė pėr tė pritur Vitin e Ri tė parė tė martesės. Jam vendosur nė fshatin Hoēė tė Vogėl tė Rahovecit, nė shtėpinė e Mehmet Krasniqit.

Mehmet Krasniqi shumė e ka ndihmuar UĒK-nė, ka pritur, ka strehuar e shėrbyer shumė – shumė ushtarėt tanė. Mė 14 janar 1999, po nė shtėpinė e mixhės Mehmet, me Ekremin e kemi bėrė kurorėzimin. Ofiqari i Zyrės sė Vendit tė Krushės sė Madhe nga Celina e ka marrė librin e tė kurorėzuarve dhe rreth orės 23.00 tė natės ka ardhur nė Hoēė tė Vogėl pėr tė na kurorėzuar. Nė shenjė nderimi tė kurorėzimit tonė, Mehmet Krasniqi pati ftuar rreth 100 ushtarė e persona tė tjerė civilė dhe pati prerė njė ka tė madh. Tamam u bė dasmė e vėrtet. Ato momente tė lumtura tė jetės sime me Ekremin kurrė nuk do t’i harroj.

Mė vjen keq dhe ndjej dhembje pėr ofiqarin qė na kurorėzoi nė Hoēė tė Vogėl, tė cilin kam dėgjuar se mė pas forcat serbe e kishin vrarė.

Dy ditė pas kurorėzimit pėrsėri jam kthyer nė Sarajevė. Djali i madh Drini mė ka lindur mė 18.6.1999 nė Sarajevė, pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Nė fund tė muajit qershor ’99 nė Sarajevė ka ardhur edhe Ekremi dhe ėshtė kthyer mė 27.7.1999, kurse unė nė Prizren me djalin e vogėl kam ardhur tri javė pas Ekremit. Pas ardhjes sė Misionit tė UNMIK-ut nė Prizren, Ekremi ėshtė emėruar drejtor i Departamentit pėr Mbrojtje tė Ambientit dhe Siguri Civile.


“Kjo ėshtė hera e fundit qė do tė marr pjesė nė tubimet pėrkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fėmijėt e dėshmorėve, zemra po do me mėplas”, tha Drini pak para se ta vrisnin

Siē ėshtė vėrtetuar, Ekremi ka qenė nė pėrcjellje tė pėrhershme, tė vrasėsve tė cilėt kanė pritur momentin mė tė pėrshtatshėm pėr tė likuiduar. Katėr pesė ditė pa e vrarė ia kishin shpuar gomėn e veturės nė qytet derisa ai ishte nė zyrė. Mė 7 maj 2000 Ekremi shkoi nė Aeroportin e Prishtinės pėr tė marrė vėllanė Ruzhdiun. Nė shtėpi arritėn rreth orės 18.00 nė mbrėmje. Pasi pushuan pak hėngrėn darkėn.

Ruzhdiu doli pėr t’i vizituar axhėt e miqtė e tij, kurse Ekremi ishte i lodhur ra pėr tė pushuar. Atė ditė, mė 8 maj 2000, disi isha i shqetėsuar dhe kisha njė parandjenjė se do tė ndodhė diēka e tmerrshme. Nė mėngjes unė dola pėr t’i kryer punėt e mėngjesit, kurse Ekremin e lashė duke lozur me Drinin. Ai orėt e para tė mėngjesit ia kushtonte Drinit, luante me tė, sepse gjatė ditės nuk kishte kohė, ishte i zėnė me punė.

Edhe atė ditė qė e vranė e mori Drinin nė krah dhe duke e pėrqafuar doli nė ballkon. Mė tha thirre Naimin (Naim Malokun) se rreth orės 10.00 duhet tė shkojmė nė Pejė, nė tubimet pėrkujtimore tė dėshmorėve tė fshatit Radavc e Tėrstenik. Duke e shikuar ftesėn me fotografi tė dėshėmorve, si nė kujtim tha: “- kjo ėshtė hera e fundit qė do tė marr pjesė nė tubuimet pėrkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fėmijėt e dėshmorėve, zemra po do tė mė plas.

Pasi pimė kafe, u nis drejt te vetura, por u kthye menjėherė shumė i mėrzitur. Tha pėrsėri ma kanė shpuar gomėn e veturės. Posa doli nga dera e oborrit u dėgjuan rafalet, ndėrkaq njė veturė e kuqe iku me tė shpejtė. Mua mė lėshuan kėmbėt dhe e luta zotin tė mos jetė e vėrtetė ajo qė po mendoj. Ruzhdiu e

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Re: Vrasja e Drinit

Message  Perparimi Dim 3 Sep - 8:22

Me 14 janar martohet Ekremi,a me 15 janar masakra ne Reqak1999?!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Re: Vrasja e Drinit

Message  Perparimi Dim 3 Sep - 8:28

.KËSHILLI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE E TË LIRIVE TË NJERIUT
... ka kurrfarë të dhënash në lidhje me këto pohime dhe se nuk beson se në Shqipëri ka ... Po atë ditë Jalldëzja shkoi në stacionin e ... vrasjen e komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha ...
www.cdhrf.org
3.Rasti Pavkoviq dhe të tjerët (IT-03-70) - Aktakuzë
... Prizren dhe më në fund u detyruan të shkonin në Shqipëri. Më ... të Serbisë në vitin 1986, shkoi në Kosovë. Në takime me udhëheqës ... Ekrem : 32: Mashkull : MULAKU, L. Xhavit : 30: Mashkull : MULI, I
www.un.org

To request such permission and for further enquiries, contact the Secretary of the Publications Board, United Nations, New York, NY, 10017, USA (pubboard@un.org; Telephone: (+1) 212-963-4664; Facsimile: (+1) 212-963-0077).

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Re: Vrasja e Drinit

Message  Perparimi Dim 3 Sep - 8:52

Kujt qyteterimi i perkasin shqiptaret? [Arkiva] - Forumi ShqiptarShume e quajne "edukata familjare" dhe ne Shqiperi ka familje qe i ... Drini , Ekrem Rexha e Sabahete, Sabahete Tolaj a do ish mire te festonin vitin e ri ...
www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-372.html - 182k - En cache - Pages similaires


Rrefim i jashtezakonshem i Rifat Jasharit [Arkiva] - Forumi ShqiptarPse ai pushtet i frikesohej aq shume autooritetit te Shaban Jasharit ne Drenice? ... Ekrem Rexha nuk ish Shpijun. Xhemajl Mustafa nuk ish Shpijun. Malsore. ...
www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-8292.html - 217k - En cache - Pages similaires
[ Autres résultats, domaine www.forumishqiptar.com ]

http://www.geocities.com/adnon17/Adem_Hamez_Jashari.html

http://www.kohaditore.com/ARTA/drenica_ChildrenAndWomen.htm

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Re: Vrasja e Drinit

Message  Perparimi Dim 3 Sep - 9:27

Edhe ne gjyqin e Sali Veselit..ku gjykohej ky bandit Shqiptar pse kishte organizuar vrasjen e Shqiptarit Ekrem Drin Rexhes.. menjiher mafia e Sali Lim Jakupit nuk e kurseu deshmitarin Rasim duke i dhene Gjykates nderkombetare fakte se si Rasimi kish vra Shkije gjat Luftes..

www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-46979.html+site:www.forumishqiptar.com+gruaja+e+ekrem+rexhes+thote&hl=fr&gl=fr&ct=clnk&cd=3&lr=lang_hr|" target="_blank" rel="nofollow">http://66.249.93.104/search?q=cache:q02Hy5zLWAIJ:www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-46979.html+site:www.forumishqiptar.com+gruaja+e+ekrem+rexhes+thote&hl=fr&gl=fr&ct=clnk&cd=3&lr=lang_hr|


[DOC] Tel: ++381 38 500 400 101 Fax: ++ 381 38 248 076 E-mail: kta@eumik.orgFormat de fichier: Microsoft Word - Version HTML
Beqiri, Florije, Haziraj, Sadije, Micini, Zyrafete, Smajli, Advije ... Cakaj, Xhabir, Islami, Habib, Mustafa, Sadije, Ujkani, Skender ...
kta-kosovo.org/ktapub/ser/vushtex-ser.doc - Pages similaires


Gjykata dėnon Sali Veselin pėr vrasjen e Ekrem Rexhės, komandat ...Aktpadia ėshtė ngritur edhe kundėr Habib Hazirit pėr shkak tė dyshimit se mė 8 ... edhe i dyshuari i katėrt (Abit Haziraj), pėr vrasjen e Komandant Drinit, ...
www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=1458 - 159k - En cache - Pages similaires


Dernière édition par le Dim 3 Sep - 10:39, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Re: Vrasja e Drinit

Message  Perparimi Dim 3 Sep - 10:36

Dėshmitarėt qė janė cilėsuar si kyē nė kėtė proces, Remzi Shala, Bashkim Ndrecaj dhe Kadri Shabani (boshnjak) ishin nė sallė, por tė hėnėn dėshmoi Shala, i cili nė dhėnien e dėshmisė ishte konfuz, pėr ēka pati polemika midis prokurorit ndėrkombėtar Hickman, gjyktėses Karpati dhe mbrojtjes sė tė akuzuarve. Vazhdoi gjykimi nė procesin “Drini” nė Prizren

FADIL BYTYĒI

PRIZREN, 24 QERSHOR 2002 / Koha ditore - Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren tė hėnėn me njė rė vonesė vazhdoi procesi gjyqėsor qė tashti njihet me emrin “Drini”, kundėr tė akuzuarve Habit Haziraj, pėr vrasjen e Komandant Drinit, Sali Veselit pėr organizim dhe Halil Ēadrakut e Xhemajl Beqirajt pėr ndihmė. Njė orė tė akuzuarit kanė pritur fillimin me duar lidhur nė bankėn e tė akuzuarve, ndonėse ata ndodheshin nė sallėn e gjyqit tė rrethur me policė.

“Mosmarrėveshjet mes avokatėve dhe administratės sė gjykatės ishin rezultat i vonesės”, u shpreh avokati Fazli Balaj nė vėrejtjen e kryetares sė trupit gjykues Karpati se vonesa sipas saj ishte “pasojė e mosardhjes me kohė e avokatėve”. “Ne kemi ardhur me kohė, por administrata e gjykatės ka thėnė se tė paraburgosurit arrinė nė orėn 10”, tha Balaj.

Pėr tė hėnėn ishte paraparė qė nė procesin gjyqėsor tė rastit “Drini” tė paraqiteshin dėshmitarėt tė cilėt janė cilėsuar si kyē nė kėtė proces: Remzi Shala, Bashkim Ndrecaj dhe Kadri Shabani (boshnjak), tė cilėt ishin nė sallė, por pėr Kadri Shabanin, gjykatėsja ka bėrė urdhėresė qė ai tė dėshmonte mė 1 prill. Para sė tė fillonte procesi, avokati Rexhep Hasani, kėrkoi nga kryetarja e trupit gjykues Karpati qė tė kėrkonte nga mediat korrektėsi pėr shkak se ai kishte vėrejtje se nga ky gjykim dezinformojnė opinionin.

Hasani, pyetjes sė gazetarėve se pėr cilat media kishte fjalėn, ai tha: “Pėr korrespondentin e gazetes “Bota sot”, e cila ka shtrembėruar dėshminė e sė vesė sė Ekrem Rexha, Hajrie Rexha”.


“Pėr herė tė parė kam kuptuar se po pėrgatitej vrasja e Drinit”

“Unė i njoh 4 tė akuzuarit dhe ata e njohin mirė njėri-tjetrin”, deklaron nė fillim tė dėshmisė sė tij dėshmitari Remzi Shala, i cili ka qenė shofer i Sali Veselit, ishkomandant i Zonės II Mbrojtėse tė TMK-sė. Ai mė pas ka thėnė se “pėr herė tė parė kam kuptuar se po pėrgatitej vrasja e Drinit nė zyrėn e Veselit kur Fatosi (nofka e Halil Ēadrakut) ka hyrė nė zyrė tė Veselit dhe i ka thėnė atij se “kėqyr ēka ka shkruar ky qen, (pėr Drinin) nė gazetėn “Ditėt e shpresės”, ndėrsa sipas Shalės, Veseli i ka thėnė se “ti e di urdhrin dhe Fatosi ia ka kthyer se unė do ta gri kėtė dhe do tė hedh nė bėrllok”.

Mė pas, Shala ka rrėfyer se si pas varrimit tė Drinit, kanė festuar nė “Pojata” ku ishin 13 persona, ndėr tė cilėt Sali Veseli, Halil Ēadraku, Sadik Halitjahaj, Alush Shala, Xhemajl Beqiraj, duke pranuar se aty ka qenė edhe vetė. Sipas tij Veseli nė atė drekė nė “Pojata” ka thėnė se “ne e vramė Drinin, ndėrsa tani ėshtė nė radhė Bislim Zyrapi dhe se unė e vras njerin dhe mirė ia lexoj referatin nė varrim”, deklaroi Shala.

Duke folur mė tej, (deklaratėn e tij askund nuk e ndėrpreu gjyqtarja Karpati) tregon se pas kalimit tė Veselit nė Mitrovicė, nė rrugė pėr atje “Veseli mė ka treguar se ‘qyky gjyks vret njerėz’, duke mė bėrė tė ditur se unė e kam ‘Nixhen’, pėr tė cilin mė vonė kam kuptuar se ai ishte Habit Haziraj dhe njėherėsh Sali Veseli mė ka pyet se ‘a e ka marrė vesh populli se unė e kam vra Drinin, pėr ēka unė ia kam kthy se jo ende nuk e ka marrė vesh”, shprehet dėshmitari Shala.

Duke vazhduar mė tej, ai tregon se si shofer i Veselit, 2 javė para se tė vritej Drini ka pasur njė takim mes Veselit, Fatosit, Alush Shalės, Sadik Halitjahės e ku ishte edhe Xhemajl Beqiraj, nė hotelin “Theranda” ku “sipas bindjes sime aty ėshtė bėrė fjalė pėr vrasjen e Drinit”, ka thėnė ai. Pyetjes sė gjyqtares se si e ka ditur ai se nė kėtė takim ėshtė folur pėr organizimin e vrasjes sė Drinit, ai ėshtė pėrgjigjur: “Kam dyshuar nė bazė tė asaj se nė zyrėn e Veselit i kam dėgjuar duke folur pėr kėtė atė dhe Fatosin pėr artikullin e gazetės pėr tė cilėn fola mė parė”.

Nė kėto ēaste gjyqtarja e ka ballafaquar me deklaratėn e tij, dhėnė mė 2 gusht 2001, ku para gjyqtarit hetues tė sė njėjtėn pyetje i ėshtė pėrgjigjur se “kėtė e ka kuptuar mė pas, pasi qė ka dėgjuar nė ‘Pojata’ ēfarė ėshtė folur aty”.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Re: Vrasja e Drinit

Message  Perparimi Dim 3 Sep - 10:37

DRINI
çka lypte gruan me que ne sarajeve?
çka lypte ne shqiperi ne muajit e shtate te vitit1999
Pasi nuk ka pranue ne TMK,ska vye me nderkombetaret,sepse tjereve u ka shtie panik,mos po u tregon e shpiunon per keta se çfare lufte eshte bere,dhe per kete shkak eshte vrare!
............................................................................................
Dreqin bjermna mundem mu marr vesh e me shqiptar,spo muj mi marr vesh a jane njerez,a dreqen me brina diçka ma te keqinje se dreqi,sdi çka ka ma te keq se dreqi.
Shqiptarit i bane mire ja shpeton jeten ta shkerdh....nanen ,te vrete,te shpionon,ta merr edhe gruan,o veq shkaut ja kane pas frigen se vallahi ska shtet qe mundet mi qit ne krye,as ZOTI gjeleshanehu nuk mundt me ba me shqiptar,me rrenca,kurvana shpiuna,shpirtshitesa!Masi une u dola shqiptareve i keq dhe me shpallen shpiun qe kujte te keqe si kam bere gjate jetes time,pos te mira,qe jam shkal si magari per shqiptar e jo per shkije,atehere edhe ZOTI me ardhe e me i pavaresue e me iu dhane pasuri sa tane bota nuk kane me ja rras karin! E po ska as zot e as mut drejtesi ne ket bote te kurvave.
Se çka me kane ba shqiptaret,une lufto per shqiptar e keta kundra meje,qe me i tregue shkive Heeeej ne nuk jemi kundra juve e ky po dhe qe tashti e rrejna kete per me ua plotesue deshirat,TUCA jeni o shqiptar vetem keni qef me llomotit,u pa puna sa luftuat per kosove,u pa puna e shqiptareve ne Maqedoni,per çka luftuan?A me u roberue nere bugar,eedhe po na rreni bre nanen qeni ua qift kemi luftue,a edhe mu roberue po duka me ba nje here lufte e me hye nere sundim!
Per çka luftuan UçMB ne luginen e Presheves ?A per mu roberue nere serbi?A o ,qena kujna pi shit,ni pordha e nanen jav qift qeni dhe qe kjo OKB.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Vrasja e Drinit Empty Re: Vrasja e Drinit

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum