Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Rrustem Must

 :: politika

Aller en bas

Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Rrustem Must Empty Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Rrustem Must

Message  Perparimi Mar 23 Déc - 12:36

http://botasot.info/lajme/298743/studentet-kujtojne-ukshin-hotin/

Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Rrustem Mustafa -Remi është “dezertor” i LDK-së

October 4, 2014 Ballina, Intervista

hasan-zeneli-1-1
Kush janë bashkëluftëtarët e tjerë që kërkojnë poashtu zbardhjen e vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës? Pse Hasan Zeneli e quan dezertor politik Rrustem Mustafën – Remin? Cilat dojse duhet të hapen që të zbardhet e vëreta e vrasjes së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit? A janë deklratatat e dhëna në prokuri nën presion e dhunë të burgosurve Nahit Hasani e Bislim Zogaj dëshmi për zbardhjen e vrasjes së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit? Cila është përgjegjësia e Azem Sylës për këtë vrasje?

Botapress: Ju nuk je i vetmi që kërkoni zbardhjen e vrasjes së Zahirit, Edmondit e Hakifit?

H.Zeneli: Jo nuk jam i vetmi unë .Llogari për vrasjen e tij kam kërkuar unë duke u bazuar në argumentet dhe në deklaratat e hetuesisë që sot i kam në dispozicion. Këto deklarata i kam shpërnda nëpër të gjithë shokët dhe farefisin e Zahirit dhe tani të gjithë e dinë.

Bota press: Kush janë shokët tjerë që po kërkojnë zbardhjen?

H.Zeneli: Për vrasjen e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit kërkon llogari Ismet Avdullahu që me të drejtë kërkon , sepse Ismeti ishte njëri nga njerëzit mund të them kryesor që unë dhe Zahiri e patëm obliguar pasi që ai qëndronte në Zvicër dhe na ndihmonte financiarisht guerilen e patëm obliguar që ai të marrë përgjegjësinë për veprimtarinë tonë që bënim ne këtu. Pastaj Avni Ajeti edhe ai është pjesë e jona , Avniu pra është bashkëluftëtar i yni , pastaj ka kërkuar Nazmi Ajeti. Pra të gjithë në mënyrë indirekte jo direket kërkojnë sqarim rreth kësaj Vrasje . Kam biseduar me të gjithë shokët , duke përjashtuar dezertorin e si ta quaj Rrustem Mustafen , do të thotë i vetmi shoku i ynë është Rrustem Mustafa i cili nuk ka dashur të bisedojmë me të rreth kësaj vrasje.

Botapress: Pse po e quani dezertor Rrustem Mustafën Remin?

H.Zeneli: Po e quaj dezertor në kuptimin politik se e dezertoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, thjesht , sepse ai ka qenë militant i LDK-së dhe pastaj për qëllime të tijsh koi në PDK .

Botapress: Ai ka dezertuar politikisht?

H.Zeneli Ai ka dezertuar politikisht ,ai sikur të kishte dezertuar luftarakisht , nuk do te ishte duke shkelur me këmbët e veta në Prishtinë, sepse unë do ta kisha vrarë.

Botapress: Një akuzë e rëndë kjo?

H.Zeneli Do ta kisha vrarë , sepse në luftë nuk guxon të dezertohet, sepse në legale nuk ka guxuar të dezertoj asnjë njeri, këtë e dinë shumë mirë shokët tonë që janë betuar. Nuk jam i vetmi unë që jam betuar , është betuar Isak Shabani, Avniu, Ajeti është betuar Ismet Avdullahu është betuar Nazmi Ajeti, janë betuar shumë e shumë djem . Dezertim nga lufta nuk ka dhe nuk ka dhe nuk ka asnjë arsyetim që mund ta lirojmë ndonjërin nga ky veprim

Bota press:Z. Hasan t’i kthehemi edhe njëherë vrasjes së Zahirit, Edmondit e Hakifit. A mendoni se për zbardhjen e vrasjeve duhet të hapen dosjet e sigurimit serb apo dëshmitë e Nait Hasanit dhe të tjerëve të dhëna në prokurori gjatë procesit hetimorë?

H.Zeneli: Po unë mendoj se kjo vrasje e këtyre tre djemve ka qenë tragjedia më e madhe që ka përjetuar ndonjëherë UÇK-ja . Them këtë sepse Zahiri ishte personi numër një i cili organizonte lëvizjet brenda Kosovës po ashtu edhe jashtë. Them lirisht se organizonte luftën edhe në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë edhe Iliridë edhe pse atje ishte edhe Ali Ahmeti dhe djemtë e tij në luftë , Zahiri prap nga këtu organizonte dhe dërgonte forca atje.

Botapress: A shpresobi se do të zbardhet vrasja e Zahirit, Edmondit e Hakifit ?

H.Zanali: Këtu nuk ka dilemë. Duhet të mblidhemi . Nëse nuk duan, dhe ne po shohim se ata nuk po duan ta pranojnë fajin . Sipas meje nuk është ky faj i Nait Hasanit , as nuk është faj i Bislim Zogajt , sepse tortura çnjerëzore e bënë të vetën dhe Nait Hasani është vetëm një viktimë dhe asgjë tjetër,. Bislim Zogaj është asgjë tjetër vetëm një viktimë e dikujt të cilin nuk po e ceki. Unë e kam akuzuar Azem Sylën për këtë rast vazhdimisht .

Botapress: Mendoni se Azem Syla qëndron prapa kësaj vrasje?

H.Zeneli: Nëse ai e quan vetën shef të Shtabit , megjithëse nga ana jonë nuk ka pasur asnjë autorizim , por e quan vetën shef të Shtabit të UCK-së, atëherë ai e din se si erdhi deri te rënia e Nait Hasanit në burg .

Botapress: Ju po i arsyetoni në një farë mënyre deklaratat e Nahit Hasanit në burg të dhëna nën dhunë të inspektorëve serbë?

H.Zeneli: Gjithsesi janë dhënë me dhunë , sepse me siguri Nait Hasani nuk do të kishte pranuar që ta dekonspirojë Zahirin kurrë sikur mos të ishte torturuar. Tortura e ka bërë të vetën , mirëpo ia shohë shumë për të madhe Naitit që nuk i mbledhë shokët e tij. Prapë po i bëjë thirrje publike Naitit që ti fton shokët e Zahirit duke filluar nga Unë , Ismet Avdullahu, Avni Ajeti Nazmi Ajeti, të fton familjen Zejnullahu dhe Pajaziti e familjen Hoxha dhe të ulen në një odë të burrave dhe ta sqarojnë këtë problem. Ky problem nuk do koment , nuk do fare mund , vetëm se Naiti duhet të ulet dhe ta pranojë se tortura e bëri të vetën dhe më në fund e dekonspirova Zahirin dhe grupin e tij , po ashtu edhe Grupin e Drenicës. Naiti ka dekonspiruar Rexhep Selimin, Sylejman Selimin , Xheladin Gashin e të tjerë , të gjithë çka i ka njofto. Rexhepi këtë e dinë, asnjë herë nuk kam biseduar me Rexhepin rreth këtij problemi , por Rexhepi këtë e din , skam çka të bisedoj.
Botapress:A mendoni se ka ardhur koha që kjo vrasje misterioze e trefishtë të zbardhet?
H.Zeneli: Kjo duhet medoemos të bëhet, sepse këtu nuk janë vrarë tre gjela të pulave . Dikujt me ju vra tre gjela e bënë panik 3 0 vjet se i ka vrarë dikush tre gjela. Por këtu janë vrarë tre njerëz, njëri ndër ta kryesori i UQK-së. Me këtë njeri kam vepruar shumë, kamë hangar bukë e kripë.

Botapress: Më në fund ju po e merrni në mbrojtje familjen e Hakif Zejnullahit , Zahitit dhe të tjerëve?

H.Zeneli: Po si jo dhe më të drejtë babai i tyre bëri këtë reagim. Prandaj them se ka plotë të drejtë që të kërkojë llogari për djalin e tij i cili është vrarë në mënyrë, rrethana të pa sqaruara.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum