Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Hasan Zeneli bashkë. i Zahir Pajazitit Rrustem Mustafes dez

 :: politika

Aller en bas

Hasan Zeneli bashkë. i Zahir Pajazitit Rrustem Mustafes dez Empty Hasan Zeneli bashkë. i Zahir Pajazitit Rrustem Mustafes dez

Message  Perparimi Lun 22 Déc - 15:32

http://rugova-namungon.com/sq/?p=1054&fb_action_ids=354525971373603&fb_action_types=og.likes&fb_ref=below-post&fb_source=other_multiline&action_object_map=%5B570149756418707%5D&action_type_map=%5B%22og.likes%22%5D&action_ref_map=%5B%22below-post%22%5D

Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Rrustem Mustafa -Remi është “dezertor” i LDK-së

October 4, 2014   Ballina, Intervista

hasan-zeneli-1-1
Kush janë bashkëluftëtarët e tjerë që kërkojnë poashtu zbardhjen e vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës? Pse Hasan Zeneli e quan dezertor politik Rrustem Mustafën – Remin? Cilat dojse duhet të hapen që të zbardhet e vëreta e vrasjes së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit? A janë deklratatat e dhëna në prokuri nën presion e dhunë të burgosurve Nahit Hasani e Bislim Zogaj dëshmi për zbardhjen e vrasjes së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit?  Cila është përgjegjësia e Azem Sylës për këtë vrasje?


Botapress: Ju nuk je i vetmi që kërkoni zbardhjen e vrasjes së Zahirit, Edmondit e Hakifit?

H.Zeneli:  Jo nuk jam i vetmi unë .Llogari për vrasjen e tij kam kërkuar  unë  duke u bazuar në argumentet dhe  në deklaratat e hetuesisë që sot i kam  në dispozicion. Këto deklarata i kam shpërnda nëpër  të gjithë shokët dhe farefisin e Zahirit dhe tani të gjithë e dinë.

Bota press:  Kush janë shokët  tjerë  që po kërkojnë zbardhjen?

H.Zeneli: Për vrasjen e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit  kërkon llogari  Ismet Avdullahu  që  me të  drejtë kërkon , sepse Ismeti ishte njëri  nga njerëzit mund të them kryesor që  unë dhe Zahiri e patëm  obliguar pasi që ai qëndronte në Zvicër dhe na ndihmonte financiarisht  guerilen e patëm  obliguar që ai të marrë përgjegjësinë  për veprimtarinë tonë që bënim ne këtu. Pastaj  Avni  Ajeti  edhe ai është pjesë e jona , Avniu pra është bashkëluftëtar i yni , pastaj ka kërkuar Nazmi Ajeti. Pra të gjithë në mënyrë indirekte  jo direket  kërkojnë sqarim rreth kësaj  Vrasje . Kam biseduar me të gjithë shokët , duke përjashtuar  dezertorin e  si ta  quaj Rrustem Mustafen , do të thotë  i vetmi shoku i ynë  është Rrustem Mustafa i cili nuk ka dashur  të bisedojmë me të rreth kësaj vrasje.

Botapress:  Pse po e quani dezertor Rrustem Mustafën Remin?

H.Zeneli: Po e quaj dezertor në kuptimin politik se e dezertoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, thjesht , sepse ai ka qenë militant i LDK-së dhe pastaj  për qëllime të tijsh koi në PDK .

Botapress: Ai ka dezertuar politikisht?

H.Zeneli Ai ka dezertuar politikisht ,ai sikur  të kishte  dezertuar luftarakisht , nuk do te  ishte  duke shkelur me këmbët e veta  në Prishtinë, sepse  unë do ta kisha vrarë.

Botapress: Një akuzë e rëndë kjo?

H.Zeneli Do ta kisha vrarë , sepse  në luftë nuk guxon të dezertohet, sepse  në legale  nuk ka guxuar të dezertoj asnjë njeri, këtë e dinë shumë mirë   shokët tonë  që janë betuar. Nuk jam i vetmi unë që  jam betuar , është  betuar  Isak  Shabani, Avniu, Ajeti  është  betuar Ismet Avdullahu është betuar  Nazmi Ajeti, janë betuar shumë e shumë djem . Dezertim  nga lufta nuk ka dhe  nuk ka dhe nuk ka asnjë arsyetim  që mund ta lirojmë ndonjërin nga  ky veprim

Bota press:Z. Hasan t’i kthehemi edhe njëherë vrasjes së Zahirit, Edmondit e Hakifit. A  mendoni  se për zbardhjen e vrasjeve duhet  të hapen dosjet e sigurimit serb apo dëshmitë e Nait Hasanit dhe të tjerëve të dhëna në prokurori  gjatë  procesit hetimorë?

H.Zeneli: Po unë mendoj se  kjo vrasje  e këtyre tre djemve ka qenë tragjedia më e madhe  që ka  përjetuar ndonjëherë UÇK-ja . Them këtë sepse Zahiri ishte personi numër një  i cili organizonte lëvizjet  brenda Kosovës po ashtu edhe jashtë. Them lirisht se organizonte luftën edhe në  Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë edhe Iliridë edhe pse atje ishte edhe Ali Ahmeti  dhe djemtë e tij  në luftë , Zahiri prap nga këtu organizonte dhe dërgonte forca  atje.

Botapress:  A shpresobi se do të zbardhet vrasja e Zahirit, Edmondit e Hakifit ?

H.Zanali: Këtu nuk ka dilemë. Duhet të mblidhemi . Nëse nuk duan, dhe ne po shohim se ata nuk po duan ta pranojnë fajin . Sipas meje  nuk është ky  faj i Nait Hasanit ,  as nuk është faj i Bislim Zogajt , sepse tortura çnjerëzore e bënë të vetën dhe  Nait Hasani  është vetëm një viktimë dhe asgjë tjetër,. Bislim Zogaj është  asgjë tjetër vetëm një viktimë e  dikujt të cilin nuk po e ceki. Unë e kam akuzuar  Azem Sylën për këtë rast vazhdimisht .

Botapress: Mendoni se Azem Syla qëndron prapa kësaj vrasje?

H.Zeneli:  Nëse ai e quan vetën shef të Shtabit , megjithëse  nga ana jonë nuk ka pasur asnjë autorizim , por  e quan vetën shef të Shtabit të UCK-së, atëherë  ai e din se  si erdhi deri te rënia e Nait Hasanit në burg .

Botapress: Ju po i arsyetoni në një farë mënyre deklaratat e Nahit Hasanit në burg të dhëna nën dhunë të inspektorëve serbë?
H.Zeneli: Gjithsesi  janë dhënë me dhunë , sepse me siguri Nait Hasani  nuk do të kishte pranuar  që ta dekonspirojë Zahirin kurrë  sikur mos të ishte torturuar. Tortura e ka bërë të vetën , mirëpo  ia shohë shumë për të madhe Naitit që nuk i mbledhë shokët  e tij. Prapë po i bëjë thirrje publike Naitit që ti fton  shokët e Zahirit   duke filluar nga Unë , Ismet  Avdullahu, Avni Ajeti  Nazmi Ajeti, të fton familjen Zejnullahu dhe Pajaziti  e  familjen Hoxha  dhe të ulen  në një  odë të burrave dhe ta sqarojnë këtë problem.  Ky problem nuk do koment , nuk do fare  mund , vetëm  se Naiti duhet të ulet dhe ta pranojë se tortura e bëri të vetën  dhe  më në fund e dekonspirova  Zahirin dhe grupin e  tij  , po ashtu  edhe Grupin e Drenicës. Naiti ka dekonspiruar  Rexhep Selimin, Sylejman Selimin , Xheladin Gashin  e të tjerë , të  gjithë  çka i ka njofto. Rexhepi këtë e dinë, asnjë herë nuk kam biseduar me Rexhepin rreth këtij problemi , por  Rexhepi këtë e din , skam çka të  bisedoj.

Botapress:A mendoni se ka ardhur koha që kjo vrasje misterioze e trefishtë të zbardhet?

H.Zeneli: Kjo duhet  medoemos  të  bëhet, sepse  këtu nuk janë vrarë tre gjela të pulave . Dikujt me ju vra tre gjela e bënë  panik  3 0 vjet se  i ka vrarë dikush tre gjela.  Por këtu janë vrarë tre njerëz, njëri ndër ta kryesori i UQK-së. Me këtë njeri kam vepruar shumë, kamë hangar bukë e kripë.

Botapress: Më në fund ju po e merrni në mbrojtje familjen e  Hakif  Zejnullahit , Zahitit dhe të tjerëve?

H.Zeneli: Po si jo dhe më të drejtë babai i tyre bëri këtë reagim. Prandaj  them se ka plotë të drejtë që  të kërkojë llogari për djalin e tij i cili është vrarë  në mënyrë, rrethana  të pa sqaruara.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum