Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Fatmir Limaj mos u mundo me pastrue krimin

 :: sport

Aller en bas

Fatmir Limaj mos u mundo me pastrue krimin Empty Fatmir Limaj mos u mundo me pastrue krimin

Message  Perparimi Dim 15 Mai - 13:30

Published On: 15 Maj, 2016
Debate / Lajmi Kryesor 2 / Lajmi Kryesor 4 / Lajmi Levizes |

[size=36]Ju Fatmir Limaj rrëfeni pse njeriut pa kokë iu gjet komunikata e shkruar me dorë nga SHTABI[/size]
Fatmir Limaj mos u mundo me pastrue krimin Fatlimaj



 

Ju Fatmir Limaj po vazhdoni të rrëfeni për ‘pafajësinë’ tuaj. çdo njeri duhet ta mbrojë veten, por me kaq shumë dyshime për të kaluarën tuaj, ju duhet të largoheni më e pakta nga politika, dhe pas ta spastroni eventualisht ‘fytyrën’ tuaj, ta provoni rikthimin.
Fakti që ju me aq këmbëngultësi rrini në politikë, luftoni për jetë a vdekje, është nga dy motive mbulimi i krimeve të dyshuara dhe pasurimi.
Jeni njeriu që ndoshta më së shumti jeni pasuruar, madje rezulton që edhe gjatë kohës sa ishit në burg të jeni pasuruar, bile marramendshëm.
LEXONI edhe:
http://www.shqiptari.eu/ramadani-ferat-shala-me-urdher-te-kadri-veselit-i-dha-70-mije-marka-per-ta-vrare-familjen-hajra/
Por, janë disa çështje më të ndjeshme për të cilat ju duhet të flisni. Ato janë vrasjet e panumërta politike, disa prej të cilave ju po mundoheni ti fshehni.
Fatmir Limaj, duhet të flasë për vrasjen e komandant Drinit, Ekrem Rexhës, se kush e urdhëroi këtë vrasje makabre, dhe të shkojnë në burg edhe ata.
Por, një vrasje që të ngjethë mishrat është vrasja e Ramiz Hoxhës, biri i të cilit ishte ushtar në luftë.
Pse duhej të vritej një atdhetar si ky Ramiz Hoxha. Ramizi ka qenë në Slloveni në punë, ka ndihmuar tre përqindëshin e Qeverisë së Kosovës. Ai jo vetëm që ka qenë kundër regjimit të Millosheviqit, por ishte kundër tërë ekzistencës së shtetit jugosllav.
Ai së bashku me djemtë e vet ka ndihmuar shumë edhe LDK-në, edhe pastaj luftën, ndërsa djalë i tij që ishte në luftë, Enveri pas vrasjes së babait e braktisi UÇK-në duke e parë se çfarë padrejtësisht dhe krimesh po kryenin.
Ramiz Hoxha, ishte ekzekutuar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 2 tetor 1998, dhe pas vrasjes i ishte prerë koka.
Përgjegjësinë për vrasjen e tij e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me komunikatën numër 4, e shkruar me dorë, dhe nuk ishte komunikatë e Shtabit të “Rognerit”, pasi kjo letër është gjetur në rrobat e viktimës.
Nëpërmjet analizave psikometrike të psikologjisë shkrimore, autori për drejtësinë mund të konsiderohet i zbuluar.
Gazeta SHQIPTARI.EU, ka dijeni të plotë për autorin e letrës, dhe se Fatmir Limaj duhet ta bëjë publike se kush është autor i atij dorëshkrimi që çoi në dy vrasje, dhe prerje koke.
Komunikata numër 4 thotë: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’i pret çdo tradhtar tjetër”.
Po atë ditë ishte pushkatuar nga e njëjta skuadër edhe i riu Selman Binishi. Arsyeja pse ishte vrarë, dyshohet se ishte fakti se ai u kishte thënë ushtarëve të maskuar të UÇK-së, se i njihte se kush janë ushtarët e maskuar, që kshin marrë dhe ekzekutuar Hoxhën.
Kjo skuadër vrastare e kishte futur në bagazh të veturës dhe e kishte dërguar në një mal dhe e kishte pushkatuar.
Pra, vrasja e Binishit ka ndodh pasi ai e ka parë se kush kanë qenë vrasësit e Hoxhës.
Pra, ju Fatmir Lima rrëfeni pse njeriut pa kokë iu gjet komunikata e shkruar me dorë nga SHTABI.
Ju fatmir Limaj duhet të sqaroni se a keni qenë shef i policisë ushtarake, përkatësisht të agjencisë së bulimit. Dihet se shef i ZKZ-së më vonë SHIK-ut, ka qenë Kadri Veseli, por herë si inspektor dhe shef i policisë sekrete, përmenden Sabit Geci dhe herë Fatmir Limaj, që nënkupton edhe detyrën e zbulimit në strukturën ushtarake.
Ekspert dhe burime të EULEX-it, thonë se ju keni qenë zyrtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe shtabit operativ.
Ju duhet të dëshmoni se a ka qenë urdhër i shkruar apo verbal për ekzekutim dhe a kishte urdhër të marrë me faks nga Shtabi i “Rognerit”, hotelit të famshën në Tiranë, selia e Azem Sylës me të tjerët. Por, nga ekzistenca e një dorëshkrimi mund të vërtetoj edhe fajësinë dhe ai e di saktësisht se kush e ka shkruar letrën.
Ju duhet të rrëfeni pse aq shumë ndëshmitar për proceset ndaj jush tashmë nuk jetojnë. A ishin të përndjekur ata dhe nga kush? A vdiqën natyrshëm, aksidentalisht apo u vranë?
Tregoni për rastin e famshëm të “Zogajt”, vetëvrasjen e paimagjinueshme, dhe fare pak të besueshme.
Por, ju e keni borxh tw rrwfeni pwr tw mbijetuarin e atentatit, Fetah Rudit, ku tashmw publikisht jeni njw i dyshuar.
Juve nuk ju takon t’ua kujtoni shqiptarëve torturat e bëra nga Ajvazi –Ajazi, pasi ato i kanë përjetuar shumë shqiptarë, ky trik i juaji po provon aleanca të fshehura me PDK-në, me njerëz të dyshimtë për krime, që kërkojnë aleanca të reja, pas shprishjes së disave më të vjetra.
Për këto mund të flasë, ndërsa për atentatet ndaj Sabri Hamitit dhe Enver Malokut, nuk ka çka rrëfen, por nëse e di se kush e ka urdhëruar vrasjen e tij.
Ndërsa, pasi është i korruptuar aq shumë, askush nuk mund ta besoj se ai nuk gënjen kur rrëfen edhe për krimet, aq më pak për kur është në pyetje fati i tij, dashuriçkat e tij, dhe ëndrrallat.
Ju duhet të dëshmoni për luftën brenda llojit, pse ‘revolucioni po i ha bijtë e vet’ – tani azem Syla në burg, po ashtu shumë të tjerë të cilët u përdorën për hyrë me forcë në kokat e votuesve, por pse më të shumtët tani po shkojnë drejt vdekjes.
Pasurimi marramendës
Ju duhet të flisni edhe për “aksidentin e Vjenës”, pse dëshmitari i hetimeve për tenderin e Ministrisë së dhënë nga ju, humbi jetën.
Se Fatmir Limaj po pasurohej marramendshëm, kishte nxitur kurreshtjen e madhe të Hashim Thaçit, atëherë shef partie dhe qeverie. Kur e kanë bastisur herën e parë Fatmir Limajn, Hashimi Thaçi kishte pyetur: “Se sa para i janë gjetur?”
Rrëfeni sa keni pasuri, nga një banesë që e kanë pasur trashëgimi nga babai, si i bëtë gjithë ato banesa, si i bëtë gjithë ato kompani apo aksione, dhe si u bëtë multimilionera.
Ju duhet ti sqaroni lidhjet me kompanië “Tali” dhe me kompaninë “Devolli”. Restorante, shtëpi, banesa dhe çka jo. Nga ju erdhi tërë kjo pasuri.
Vrasja e atij udhëtarit gjilanas në rrugë për në Vjenë. Edhe “vetëvrasja” e Agim Zogajt, mbesin të pandriquara. Veçmas Zogaj ishte cak i disa atentateve nga njerëz të ndryshëm.SHQIPTARI.EU
LEXONI edhe:

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum