Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Sheradin Berisha,Ukshini ka qen ne lublane ne 1991,Migjeni

 :: sport

Aller en bas

Sheradin Berisha,Ukshini ka qen ne lublane ne  1991,Migjeni Empty Sheradin Berisha,Ukshini ka qen ne lublane ne 1991,Migjeni

Message  Perparimi Dim 21 Déc - 7:11

Kjo ishte pyetja e parë forumist të nderuar. para se të lexojm përgjigjet e Ukshin hotit dua të them edhe diçka:
Aso kohe përgjigjet e Ukshin Hotit në Pyetjet e Kadares po sa i mirrte ky i dyti edhe botoheshin në "Gazeten Shqiptare" me të vetmin qëllim siç thuhej " të dëgjohej zëri i Ukshin Hotit edhe nga prapa grilave". Në vazhdim të kësaj( pak më vonë) do të shihni se sa herë kanë shkuar gardianët për të bastisur dhomen e Ukshin Hotit, për të mundur t'i
gjejnë pyetjet por eventualisht edhe përgjigjet e tija... Nga vështrimi i asaj kohe, botimi i përgjigjeve të Ukshin Hotit në " gazeten Shqiptare" edhe mund të arsyetohet por duke e rishikuar të tërën nga koha e sotme, kur ai akoma ishte në burgë, më thotë mendja që ishte megjithat një veprim i gabuar dhe i shpejtuar...
...........................................................................
Në qoftë se nuk ka ende strategji shqiptare, dyshohet nderkaq se ka një strategji kundër-shqiptare.


Qyyy Sylë marrja dhe ABE-a shkruajn për Ukshin Hotin ??!!

Po këta në Shoqatën Isa Boletini gënjenin se Ukshin Hoti ka pas fotografin e Titos në dhomën e pritjes edhe pas daljes nga burgu !!

E kur i kundërshtonim "arsyetoheshin" . "gjejeni një rresht ku Ukshin Hoti ka shkrue kunder Titos" !!

E tash kishe po derdhim lot krokodili !!

Kto jan rrena ordinere që veq Sylë PASOSHI i Konsullatës Jugosllave din me i marue në duet me ABE-a !!


Te nderuar lexues,

Rrefimi i mesiperm i z.ny1, eshte krejtesisht i imagjinuar, sepse nje gje e tille nuk ka ndodhur asnjehere dhe afishuesi duket se ka pasur per qellim te fus huti ne mesin tuaj.

Per Mr.Ukshin Hotin ruaj kujtime te shumta .

Me kete figur emblematike te mendimit politik shqiptar jam njohur qysh ne vitin 1990 ne Lubjane te Sllovenise,gjate aktivitetit te tij per te nxjerre gazeten”Republika”, qe filloi te botohet ne kuader te Shoqates”Migjeni” krahas revistes se mirenjohur”Alternativa”. Pas nje pune te palodhur Baca Uke u perqendrua ne botimin e gazetes se pavarur”Demokracia Autentike”(DeA) dhe kete pune e kreu deri ne momentin e ndalimit te gazetes nga pushtuesit serb.

Ne kete kuader, bashke me vellain e Bacit Uke, Afrimin(qe e njihja qysh nga fundviti 1981 ne burg te Prizrenit)dhe shume veprimtare tjere benim transportimin dhe shperndarjen e ketyre gazetave ne shume qytete te Kosoves, te cilat lexoheshin me interesim nga te gjitha shtresat e popullsise.

Me Bacin Uke, personalisht dhe me shume veprimtare te LPRK-se (nga gushti 1993 LPK)jemi takuar disa here per qellime konsultimi rreth ceshtjeve te ndryshme organizative dhe ndihem krenar, shume krenar qe kam mesuar shume gjera nga ky burr i madh i kombit tone.

Baci Uke , gjate aktivitetit te tij ne kuader te pergatitjeve per mbajtjen e Kuvendit per Pajtim dhe Bashkim Kombetar, ne shtator 1991 mori pjese aktive ne nje tryez qe patem organizuar ne fshatin tim te lindjes Billushe(tash Kushtrim) ku moren pjese te gjitha fshatrat e treves se Verrinit.

Ne kete tubim te madh idet e Bacit Uke per krijimin e Ushtrise dhe mekanizmave tjere shteteror te Kosoves , paten jehone te fuqishme ne mesin e popullates dhe keto ide ne Verri e me gjere do te jetesohen gradualisht me formimin e njesive te para te UCK-se nga rinia atdhetare ne krye me patriotin Xhevat Berisha ,tani deshmor i kombit.

(Xhevat Berisha ka pas takime te vecanta edhe me Bacin Uke ne shtepine e tij ne Krushe te Madhe dhe ky fakt eshte pasqyruar ne dokumentarin e petgatitur nga une, e i cili eshte shfaqur para disa ditesh(me 16 qershor 2006) edhe ne RTK)

S´ka dyshim se Idet e Bacit Uke jane perqafuar kudo nga forcat atdhetare shqiptare ne Kosove,Shqiperi dhe ne viset tjera te etnikumit shqiptare dhe si te tilla qene udherrefyese ne rrugetimin clirimtar te UCK-se…

Ata qe nuk e kane njohur per se afermi Bacin Uke, ata qe nuk e kane degjuar fjalen e tij te gjalle, ata e kane rende, shume rende per t´i kuptuar emocionet dhe ndjenjat e atyre qe e kane njohur ate dhe sidomos ne kete kohe kur akoma nuk dihet ploteshit per fatin e tij.

A eshte gialle apo i vdekur!!!

I qofte Lavdi perjetesisht Bacit Uke!

Sheradin Berisha
ABE-a


Ukshin Hoti u lind në vitin 1943 në Krushe të Madhe. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prizren dhe në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi në Zagreb, ndërkaq studimet posdiplomike – drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare politike dhe ekonomike në Beograd.


Specializoi në Universitetin e Çikagos, Harvardit, Bostonit, Uashingtonit dhe të Kembrixhit. Disa vite ka kryer detyrën e sekretarit në Sekretariatin për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe ishte ligjerues në Fakultetin Juridik të UP-së. Më 21.XI.1981(pas një aktiviteti politik legal e ilegal) në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë denohet me 9 (nëntë) vjet burgim në grupin e intelektualëve.
Aktualisht punon në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.


http://www.kosova.de/forum/archive/index.php/t-13745.html

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum