Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Pyetje nga Ismail Kadare,Ukshin hotit ne burg

 :: sport

Aller en bas

Pyetje nga Ismail Kadare,Ukshin hotit ne burg Empty Pyetje nga Ismail Kadare,Ukshin hotit ne burg

Message  Perparimi Dim 21 Déc - 7:07

tarasi01.06.2006, 19:07:00
Pyetjet e Ismail Kadaresë

Pyetja e parë

Ç bashkëbisedim midis njerëzve që nuk janë takuar kurrë, që ndodhën tepër lartg njëri - tjetrit e në kushte tejet të ndryshme është padyshim i vështirë. Nuk dua të shtoj hekurat që ngrihen midis nesh, sepse nuk jam i sigurt nëse ato krijojnë pengesë. Sado paradoksale të duket, besoj përkundrazi se ato bëjnë të qarta shumë gjëra. Dua të shtoj se informacioni që unë kam për ju është jo i plotë. Vite me radhë është folur për Ju në mënyrë të paqartë. Emri juaj është përmendur shpesh, por së shumti pa zjarmi dhe ndoshta pa sinçeritet. Sepse s'ka si të quhen ndryshe deklaratat e atyre politikianëve që gjer më sot nuk kanë bërë asnjë përpjekje për lirimin tuaj nga burgu.

Nderkaq ju jeni padyshim i burgosuri politik numër një i Evropës.Në burgjet e Evropës ka mjaftëtë dënuar të shpallur ose të vetshpallur. me të drejtë, me gjysmë të drejtë, ose patë drejtë, si të burgosur politikë. Por une s'di ndonjë rast tjeter, kur dikush të jetë dënuar kaq mizorisht, thjesht për idetë e tij politike, e vetëm për to, siç jeni denuar Ju.
...... Në vetminë tuaj në burg Ju i mendoni padyshim të gjitha këto, ju nervozoheni, me siguri zemeroheni dhe keni të drejtë të zemeroheni me shumëkëndë. Qëndrimi i juaji në burg është humbje, është edekurajim për shqiptarët, dalja juaj nga burgu do të ishte e kunderta. Do të doja të dija që për këtë qëndrimin tuaj të gjatë në pranga, a mendoni se ¨shtë fajtore në radhë të parë harresa shqiptare, squllja, madje dëshira e fshehtë e rretheve të caktuara që ju të mbeteni atje ku jeni, apo shurdhimi i Evropës, zyrat e larta të së cilës, ministritë e jashtme, organizmat e shumta si Amnesty International etj. keqkuptimet e rënda, tragjike do të thosha, që Evropa e sotme, bashkë me SHBA-në kanë disa herë për zgjidhjen e krejt dramës së përbashkët të këtij gadishulli, i cili bashkë me emrin e rëndë " Ballkan" mbart edhe një fat e një nam të keq.

P.S.

Kjo ishte pyetja e parë forumist të nderuar. para se të lexojm përgjigjet e Ukshin hotit dua të them edhe diçka:
Aso kohe përgjigjet e Ukshin Hotit në Pyetjet e Kadares po sa i mirrte ky i dyti edhe botoheshin në "Gazeten Shqiptare" me të vetmin qëllim siç thuhej " të dëgjohej zëri i Ukshin Hotit edhe nga prapa grilave". Në vazhdim të kësaj( pak më vonë) do të shihni se sa herë kanë shkuar gardianët për të bastisur dhomen e Ukshin Hotit, për të mundur t'i
gjejnë pyetjet por eventualisht edhe përgjigjet e tija... Nga vështrimi i asaj kohe, botimi i përgjigjeve të Ukshin Hotit në " gazeten Shqiptare" edhe mund të arsyetohet por duke e rishikuar të tërën nga koha e sotme, kur ai akoma ishte në burgë, më thotë mendja që ishte megjithat një veprim i gabuar dhe i shpejtuar...
...........................................................................
Në qoftë se nuk ka ende strategji shqiptare, dyshohet nderkaq se ka një strategji kundër-shqiptare.


Qyyy Sylë marrja dhe ABE-a shkruajn për Ukshin Hotin ??!!

Po këta në Shoqatën Isa Boletini gënjenin se Ukshin Hoti ka pas fotografin e Titos në dhomën e pritjes edhe pas daljes nga burgu !!

E kur i kundërshtonim "arsyetoheshin" . "gjejeni një rresht ku Ukshin Hoti ka shkrue kunder Titos" !!

E tash kishe po derdhim lot krokodili !!

Kto jan rrena ordinere që veq Sylë PASOSHI i Konsullatës Jugosllave din me i marue në duet me ABE-a !!


Te nderuar lexues,

Rrefimi i mesiperm i z.ny1, eshte krejtesisht i imagjinuar, sepse nje gje e tille nuk ka ndodhur asnjehere dhe afishuesi duket se ka pasur per qellim te fus huti ne mesin tuaj.

Per Mr.Ukshin Hotin ruaj kujtime te shumta .

Me kete figur emblematike te mendimit politik shqiptar jam njohur qysh ne vitin 1990 ne Lubjane te Sllovenise,gjate aktivitetit te tij per te nxjerre gazeten”Republika”, qe filloi te botohet ne kuader te Shoqates”Migjeni” krahas revistes se mirenjohur”Alternativa”. Pas nje pune te palodhur Baca Uke u perqendrua ne botimin e gazetes se pavarur”Demokracia Autentike”(DeA) dhe kete pune e kreu deri ne momentin e ndalimit te gazetes nga pushtuesit serb.

Ne kete kuader, bashke me vellain e Bacit Uke, Afrimin(qe e njihja qysh nga fundviti 1981 ne burg te Prizrenit)dhe shume veprimtare tjere benim transportimin dhe shperndarjen e ketyre gazetave ne shume qytete te Kosoves, te cilat lexoheshin me interesim nga te gjitha shtresat e popullsise.

Me Bacin Uke, personalisht dhe me shume veprimtare te LPRK-se (nga gushti 1993 LPK)jemi takuar disa here per qellime konsultimi rreth ceshtjeve te ndryshme organizative dhe ndihem krenar, shume krenar qe kam mesuar shume gjera nga ky burr i madh i kombit tone.

Baci Uke , gjate aktivitetit te tij ne kuader te pergatitjeve per mbajtjen e Kuvendit per Pajtim dhe Bashkim Kombetar, ne shtator 1991 mori pjese aktive ne nje tryez qe patem organizuar ne fshatin tim te lindjes Billushe(tash Kushtrim) ku moren pjese te gjitha fshatrat e treves se Verrinit.

Ne kete tubim te madh idet e Bacit Uke per krijimin e Ushtrise dhe mekanizmave tjere shteteror te Kosoves , paten jehone te fuqishme ne mesin e popullates dhe keto ide ne Verri e me gjere do te jetesohen gradualisht me formimin e njesive te para te UCK-se nga rinia atdhetare ne krye me patriotin Xhevat Berisha ,tani deshmor i kombit.

(Xhevat Berisha ka pas takime te vecanta edhe me Bacin Uke ne shtepine e tij ne Krushe te Madhe dhe ky fakt eshte pasqyruar ne dokumentarin e petgatitur nga une, e i cili eshte shfaqur para disa ditesh(me 16 qershor 2006) edhe ne RTK)

S´ka dyshim se Idet e Bacit Uke jane perqafuar kudo nga forcat atdhetare shqiptare ne Kosove,Shqiperi dhe ne viset tjera te etnikumit shqiptare dhe si te tilla qene udherrefyese ne rrugetimin clirimtar te UCK-se…

Ata qe nuk e kane njohur per se afermi Bacin Uke, ata qe nuk e kane degjuar fjalen e tij te gjalle, ata e kane rende, shume rende per t´i kuptuar emocionet dhe ndjenjat e atyre qe e kane njohur ate dhe sidomos ne kete kohe kur akoma nuk dihet ploteshit per fatin e tij.

A eshte gialle apo i vdekur!!!

I qofte Lavdi perjetesisht Bacit Uke!

Sheradin Berisha
ABE-a

--------------------------------------------------------------------------------


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum