Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

A dihet fare për (pa)fatin e Ukshin Hotit?

 :: sport

Aller en bas

 A dihet fare për (pa)fatin e Ukshin Hotit? Empty A dihet fare për (pa)fatin e Ukshin Hotit?

Message  Perparimi Dim 1 Juin - 8:12

Ismet Hasani: A dihet fare për (pa)fatin e Ukshin Hotit?
19/05/2013 | Filed under: Opinion | Posted by: Redaksia

UKSHIM HOTI
Për fatin e intelektualit shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qe më
më 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).

Prej 16 maj 1999 (qe 14 vjet ) nuk didhet gjë për Ukshin Hotin

“Për Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit të kombit shqiptar është një fatalitet që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të tjerët, po ka histori të shqiptarëve të njohur më në fund nga të tjerët. Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pësuar disa herë disfata gjatë historisë dhe e ka viktimizuar vetveten. Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja. Nga kompleksi i inferioritetit nuk do të ketë asnjëherë kapërcim të Rubikonit në historinë tonë, që është një kapërcim nga ferri në purgatorin e një të ardhme më shpresëndjellëse“
(Moikom Zeqo)
*
“Shqiptarët duhet të jenë subjekt politik dhe jo vetëm objekt i politikës ndërkombëtare!” (Mr. Ukshin Hoti, 1992)
*
“Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit… Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”- ka thënë studiuesi i shquar Moikom Zeqo, në një APEL drejtuar opinionit publik, në qershor 1999.



Motra e Ukshin Hotit,në v. 2008:
“Unë si motër, nga thellësia e shpirtit e them: Ukshin Hoti nuk e ka meritue që të kalojnë 9 vite e të konsiderohet ende i zhdukur. Ai ka udhëheq politiken e ndërgjegjës. Unë tue e kërkue vëllain, vetëm si motra për vëllain me e dijtë vetëm se: nëse asht gjallë ku asht, pse po ma mshefin?! Unë do t’iu thojsha:
Në emër të ndërgjegjës, të Zotit e të humanizmit, lë të lajmërohen, mjaft ma!” (Fjalët e motrës se Ukshin Hotit në emisionin”Njerëz të humbur”)
*
Për fatin e intelektualit shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qe më 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.
Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.
Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!
Për profersor Ukshin Hotin asnjë gjurmë!
Hesht Kryqi i Kuq Ndërkombetar. Hesht Tribunali I Hagës. Hesht UNMIK-u, KFOR-i, EULEXi etj.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

 A dihet fare për (pa)fatin e Ukshin Hotit? Empty Re: A dihet fare për (pa)fatin e Ukshin Hotit?

Message  Perparimi Dim 1 Juin - 8:15


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum