Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kush tha do e vrasi Ahmet Krasniqin dhe cili Ibrahim Rugoven

 :: politika

Aller en bas

Kush tha do e vrasi Ahmet Krasniqin dhe cili Ibrahim Rugoven Empty Kush tha do e vrasi Ahmet Krasniqin dhe cili Ibrahim Rugoven

Message  Perparimi Ven 14 Nov - 4:33


Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!


”Serbët vrasin e ”UÇK-ja” flasin”, i shkruante Mer Baze, Milaim Zekës dhe ”Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, më 1998!



S Kastrati Suedi

Një tog me ushtarë, “elitare” të UÇK-së ushtronin në fushat e arat e fshatit Turjakë, Komuna e Malishevës në pranverën e viti 1998.

Oda e Liman Avdi Hamitit ishte caktuar si “shtab” kurse Habib Zogaj, gazetar i “Kosovës së lirë” ishte “zabit” i tyre.

Nuk dihej nga kush. As ai nuk e dinte pse ishte bash ai!

Kur policia dhe ushtria serbe filluan fushatën për pastrimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve, edhe nga kjo ”zonë e lirë”, që tashme ishte bërë e njohur me Kleçkën, Betejën e Llapushnikut, Kijevën…. i gjithë fshati Turjake ishte larguar dhe strehuar në malet e Zatriqit.

Para tyre ishin ecnin krenarë “trimat e qetës së vogël”. Ky ishte “misioni” i tyre. Aziz e Imer Amrushi e Shukri Ahmeti…. ishin disa nga ushtarët.

Habibi do të krenohej që kishte shkruar një libër ku i kishte mbledhur disa foto, për të bërë një “epos” me viktima, fotografi të të vrarëve e të masakruarve…



limaj thaqi

“Mos e prek gjarprin në bisht, se kthehet e të han në gisht”!



Pas mospajtimeve e mosmarrëveshjeve që kishin pas Gani Krasniqi me Hashim Tha[in (“gjarprin”), se kush, ku duhet me sundu, Hashimi e “emëron” Isni Kilajn kryetar të PDK-së dhe më vonë, kryetar i Komunës së Malishevës, me “ferman” edhe për dy mandate aq sa kishte pas edhe Gani Krasniqi, para tij. Gani Krasniqi i kishte thënë Hashimit: ”Deri në Arllat, mundesh me ardhë, këndej, sundoj unë….”!

Përçarje tjetër edhe me të madhe, e luftës për pushtet pas asaj të Gani Krasniqit dhe Hashimit, ishte beteja e “re”, ajo në mes të Fatmir Limës dhe Hashimit.

Pas “betejave” me armikun kishte filluar lufta për pushtet.

(Digersion kohor) Isni Kilaj, për ish ”shokun” e luftës, Fatmir Limajn belbëzonte:”Ne në Malishevë na u ndalua t’ia përmendnim pasurinë e zotit Limaj, t’ia përmendnim skandalet në politikë e jetë, t’ia përmendnim qyqarllëkun në gjykimet për krime lufte në Hagë e në Kosovë nga të cilat doli jo “Komandant çelik” por “komandant pambuku!”. Ai doli fitues sepse Ju nuk lejuat z. Thaçi të i thuhet e vërteta, ai u bë “heroi im”!. Limaj vjen nga vendlindja ime dhe njihemi nga qytetarët e Malishevës! Ai u “rrit” në zyret tuaja dhe jo në Malishevë. Unë bashkë me bashkëpartiakët e mi kemi bërë fushatë në zgjedhjet e kaluara pasi ai ishte i deleguari i PDK-së, por unë nuk isha servil i tij dhe të dirigjohesha nga ai, sepse unë luftoj për parime dhe jo për teke dhe karriera të individëve si ato të Limajt. Përfitimet e Limajt dhe të Krasniqit qoftë politike, karriere apo materiale i njeh populli i Kosovës. Ata është dashur të largohen nga PDK-ja edhe pa dëshirën e tyre për dëmet që i kanë shkaktuar asaj dhe popullit…” do të shprhet Isni Kilaj pr Fatmir Limajn gjatë fushatës së fundit elektorale për kryetar të komunës së Malishevës.

haliti

Në Tiranë, më 13, 14 qershor të vitit 1999 Xhavit Haliti planifikonte ta pushtonte Kosovën me “ushtrinë”, që ai e kishte “rezervë” në Shqipëri!



Ne një bisede telefonike, më 13 qershor 1999, Xhavit Haliti me gojën plot gaz, e sytë durdulluq, ”themeluesi” i UÇK-së do të fliste për ”fitoret” e njëpasnjëshme. Xhaviti Haliti do të krekosej me këto fjalë: “Po ushtarët tanë kanë fjet në hotel. Ata janë ushqyer shijshëm e janë veshur me rroba të reja ndërsa ushtaret e tyre janë mbet si qenë (fjalën e kishte për ushtarët e Brigadës “Mergimi”)!

Ne një bisedë të Kristofer Hill dhe të një delegacionit me të madh ushtarak, që u takua me ”udhëheqjen e UÇK-së Mehmet Hajrizi nga Srofci i Vushtrisë, në pyetjen ambasadorit Hill se çka po kërkoni, pse po luftoni, ai do të përgjigjej: ”Me rrëxu Ibrahim Rugoven.,….” (Nga libri, në shqipi i Kr. Hill, ish ambasad. në Maqedoni).

H Abazi
zharku

Grumbullimi i fondeve të luftës në Skandinavi



Ndërkaq Xhabir Zharku në Malmö, Nasim Hardinaj në Helsinborg … dhe Hajdin Abazi në Halmstad qytete të mëdha të Jugut të Suedisë bënin “luftë” tjetër nga ajo e Xhavit Halitit. Ata donin t’i grabitnin paratë që grumbulloheshin për nevojat e popullatës së shpërngulur shqiptare në Drenice dhe Kosovë.

Në Skandinavi bënim përpjekje të jashtëzakonshme për grumbullimin e mjeteve financiare dhe ndihmave të tjera… për nevojat që kishte Atdheu, bashkimin e shqiptarëve, ndërsa këta i ndanin luftëtarët në “krah” të luftës e “paqes” e paratë, në fonde, “Vendlinja thrret” e “3%-shi”.

Pas masakrave që ndodhen në Drenice erdhi në Halmstad Hajdin Abazi, në mars të vitit 1998. në tubimin ku morën pjesë mbi 300 veta. Ai iu drejtua shqiptareve me këto fjalë: “Unë me dorën time do ta vras Rugovën, duke aktruar si ushtar në gjendje gatishmërie, me “mashinke në dore!”

Aëtherë u ngrit Nezir Ademi në këmbë i tha: -“Nëse ti do me e vra Rugovën, paret tona nuk ke me i marrë kurrë!”

Ndërsa Bardyl Mahmuti, me 21 shtator 1998, në “Liria” të Malmös”, thoshte: Do ta vrasim edhe Kol. Ahmet Krasniqin!

Për lexuesit e portalit BottaPress, po ua dërgoj disa dëshmi që brenda një mbrëmje, në Halmstad i kemi tubuar afro 100.000 korona suedeze, përveç obligimeve që kishim për fondet e 3% shit, të “Vendlindja thërret” dhamë shumica edhe nga 500 korona për anëtar të familjes (disa dhjetëra mijëra korona suedeze….)



Për fund!

Nuk e kisha të lehte të shkruaj edhe tash e kam të vështirë ta kuptoj se si është e mundshme që një (nxënës imi) dhe i Jakup Kastratit, Gani Paçarizi ..e një “shok” tjetër i klasës , Gani Krasniqi, një ushtarak, si Bislim Zyrapi e një…. shumë ”politikaj”, kryetarë komunash, qeveritarë e të tjerë, të jenë ushqyer me aq shumë urrejtje kundër mësuesve, bashkëfshatarëve, kundër institucione të veta dhe presidentit Ibrahim Rugova, përkrahësve e simpatizuesve të tij në emër të “atdhetarizmit”, në emër të “partisë”…. ” të fjalës së lirë” duke iu mohuar të tjerëve lirinë edhe për të jetuar.

http://botapress.info/hajdin-abazi-e-bardhyl-mahmuti-u-betuan-ne-mars-e-shtator-te-vitit-1998-se-do-ta-vrasin-ibrahim-rugoven-e-kolonel-ahmet-krasniqin/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum