Rexhepi as nje polic shqiptar ne veri,pastaj pergenjeshtron
:: sport
Page 1 sur 1

Ekskluzive: Veriu jashtë kontrolli, asnjë polic në JarinjeJarinje, 09.03.2012 17:21
Në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinje të Leposaviqit, të premten nuk ka pasur asnjë polic dhe doganier shqiptarë ka bërë të ditur bashkëpuntori i portalit “Lajmeshqip” i cili ka qenë në këtë pikalim kufitar.
Në Jarinje të premten silleshin lart e poshtë policë ndërkombëtarë të EULEX-it, turq dhe bullgarë të cilët nuk kryenin asnjë detyrë ndërsa kontrollin rutinë të makinave që futeshin nga Serbia në Kosovë e kryenin ushtarët e KFOR-it të kontigjentit amerikan.
I njëjti burim saktëson se ushtarët e KFOR-it kanë lejuar hyrjen e makinave me udhëtarë në territorin e Kosovës ndërsa nuk janë lejuar të futen mallrat me akcizë. Anëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë pikëkalim kufitare G1 kanë theksuar se ka me jave që policët dhe doganierët shqiptare të Kosovës, nuk kanë ardhur.
“Nuk kanë se si të vijnë dhe ne nuk mund të transportojmë ata gjithmonë me helikopterë”-ka thënë një ndërkombëtar në pikëkalimin kufitarë në Jarinje. Veriu i Kosovës ka mbetur kështu në duart e grupeve kriminale serbe të cilat në atë pjesë të Kosovës janë duke hedhuar valle të pa trazuar nga askush.
Që nga lagjja e boshnjakëve e deri në Jarinje diku rreth 60 km apo 18 përqind e teritorit të Kosovës nuk shihet asnjë shenjë e shtetësisë së Kosovës. Në dy anët e rrugës ka vetëm pankarta, njoftime e tabela të komunikacionit të cilat njoftojnë vetën në gjuhën serbe e në shumicën e rasteve në alfabetin cirilik.
Askund në 60 km rrugë nuk ke mundësi të takosh një element më të voglin të shtetësisë së Kosovës, as polic serb që punon me uniformën e policisë së Kosovës në atë pjesë përkatësisht në magjistralen e Ibrit nuk shihen asgjëkundi. Në dy barrikadat në veriun e Mitrovicës të premten janë tubuar një numër më i madh i rojtarëve të urës, ndërsa ka patur shtim të rojtarëve edhe në Rudare si dhe në hyrje të Leposaviqit ku Mbrojtja teritoriale serbe kontrollon dhe legjitimon automjetet që mësyjnë Leposaviqin dhe pikën kufitare.
Në anën tjetër të premten pjestarë të EULEX-it kanë shpërndarë fletushka nga ajri dhe toka në të cilat u bëhet thirrje serbëve të veriut të Kosovës që ti paisin makinat me targa, të paisen me leternjoftime të Kosovës etj etj. Në anën tjetër është anuluar takimi i paralajmëruar për të premten në Zveçan mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe serbëve, takim ky që pritej të arrinte një marrëveshje afatgjatë për lëvizjen e lirë të automjeteve të EULEX-it në veri.
Përfaqësuesit e KFOR-it kanë qenë prezent në Zveçan, por nuk kanë dashur të marrin pjesë në këtë takim për shkak të mosmarrëveshjeve që në fillim të këtij takimi me përfaqësuesit serbë rreth temës së diskutimit. Përfaqësuesit serbë nuk kanë pranuar fare të diskutojnë rreth lëvizjes së pjesëtarëve të EULEX-it dhe automjeteve të tyre në veri, për shkak të qëndrimit të njëanshëm të këtij misioni, por vetëm rreth modaliteteve, mënyrës dhe orarit të lëvizjes së KFOR-it nëpër rrugët e veriut

Sujets similaires
» Bajram Rexhepi,nuk kemi bythe me nderyre ne veri as ne jug,m
» Klubi shqiptar,kush u ndihmoj civileve shqiptar
» A ka shqiptar qe nuk frigohet mi thene vetes jam shqiptar
» Gjendjeje lufte ne veri te kosoves
» kallja e pikave doganore ne veri te Mitrovices

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum