Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Thaqi.Ne veri ne rregull,serbet bllokoin dhe kercnoin

 :: sport

Aller en bas

Thaqi.Ne veri ne  rregull,serbet bllokoin dhe kercnoin Empty Thaqi.Ne veri ne rregull,serbet bllokoin dhe kercnoin

Message  Perparimi Jeu 22 Sep - 7:42


EULEX-Thaçi: Në veri u vendosën doganierët kosovarë




PRSIHTINE- Ashtu siç ishte parashikuar edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, në orët e para të ditës së sotme ka nisur plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri. KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje, ndërsa vendosjen e doganierëve kosovarë në veri e konfirmoi edhe EULEX.

Nga ana tjetër serbët e mbledhur në veri, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje me kamionë pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela e me gjemba. Serbët kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës, - raporton "Telegraf".

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, kanë mbërritur në Kosovë për të mbështetur serbët lokalë në përpjekjet e tyre për të penguar forcat e autoriteteve kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri.

Por, në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’iu qëllojmë”. Për këtë veprim KFOR-i e mbështetet edhe nga Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cilI tha të enjten në Prishtinë se forca paqeruajtëse do të reagojNë nëse rrezikohet paqja në veri të Kosovës.

EULEX: EDHE POLICET SHQIPTARE NE DOGANAT E VERIUT
Ora 17:05- Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, pas deklaratës së parë ku ai nuk mundi të konfirmonte se kush është vendosur në pikat 1 dhe 31, tani ka konfirmuar prezencën e doganierëve e policëve shqiptarë e serbë në pikat kufitare në veri.
“Zyrtarë lokalë, serbë e shqiptarë, janë në pikat kufitare me policinë e EULEX-it, por vetëm anëtarët e EULEX-it janë operacionalë”, - ka thënë Hawton.

RADIKALET FUTEN ILEGALISHT NE KOSOVË
Ora 14:35 Deputetët e Partisë Radikale Serbe, të cilët sot në mëngjes u nisën drejt Mitrovicës për të mbështetur serbët në veri të Kosovës, kanë hyrë ilegalisht në në territorin kosovar përmes “rrugëve alternative”, - raporton "B92".

QEVERIA E KOSOVES MBLEDHJE URGJENTE
Ora 12: 11 Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mbledhur mesditën e sotme qeverinë e Kosovës në një mbledhje urgjente mbi situatën e krijuar në veri, në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum