Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

A ka shqiptar qe nuk frigohet mi thene vetes jam shqiptar

 :: sport

Aller en bas

A ka shqiptar qe nuk frigohet mi thene vetes jam shqiptar Empty A ka shqiptar qe nuk frigohet mi thene vetes jam shqiptar

Message  Perparimi Ven 11 Juil - 0:53

kanë frikë të jenë shqiptarë…

Është pohim i frikshëm, por është i vërtetë. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuci ka frikë të jetë shqiptar!. Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramë Manaj ka frikë të jetë shqiptar! Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka frikë të jetë shqiptar!. Ministri i Kosovës Arsim Bajrami ka frikë të jetë shqiptar!. Nënkryetari i LDK Ekrem Kryeziu ka frikë të jetë shqiptar!. Dhe që të mos e vazhdojmë listën se është e gjatë, po e përfundojmë me.. Blerim Shala ka frikë të jetë shqiptar..!!!

Dhe që të mos e lëmë lexuesin në pritje po i japim përgjigje titullit të mësipërm. Emrat e sipërpërmendur janë ndër hartuesit kryesorë të ProjektKushtetutës së Kosovës. Projekti i saj tashmë është në qarkullim. Por në asnjë faqe të saj nuk përmendet fjala shqiptar. Pra me Kushtetutë në Kosovë nuk ka shqiptarë. Ka pakica serbe, boshnjake, turke etj, por jo shumicë shqiptare. Dhe me Projekt-Kushtetuten, kur ajo të miratohet nesër, mund të denohesh penalisht po të quhesh shqiptar!

Teksti i Projekt Kushtetutës është bërë i njohur. Por as Hashim Thaci, as Fatmir Sejdiu dhe askush nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ka folur, nuk kanë thënë asnjë fjalë. Që do të thotë se edhe ata kanë frikë të jenë shqiptarë! (Për gati një shekull, me dhunë dhe masakra shovinizmi serb nuk arriti dot tua mohojë identitetin kombëtar shqiptar. Por për një ditë, qeveritarët aktualë të Kosovës pranuan vetë të mos jenë shqiptarë!!)

Pra ata pranojnë të jenë pa identitet kombëtar, boll të qeverisin një vend pa emër, pa komb shumicë, por me pakica konkrete.

Para disa ditësh në Tiranë qeveritarë dhe politikanë nga Prishtina dhe Tirana folën për dy shtete shqiptare, folën për integrime ndërshqiptare, folën për bashkëpunime midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por askush nuk tha se Kushtetuta e Kosovës e ka të ndaluar fjalen «shqiptar». Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj nuk thanë se kanë dhënë urdhër të mos perdoret flamuri kombëtar shqiptar ne institucionet e Kosovës.

Ata nuk thanë se as 17 shkurti dhe as 28 Nëntori nuk do të jenë festa të shqiptarëve, as kombëtare dhe as shtetërore. Për tu bindur lexuesi se sa frikë ka nga fjala shqiptar po sjellim një shembull nga vetë Projekti i Kushtetutes. Ja shembulli. Pasi ta lexoni gjejeni sa herë permendet fjala «shqiptar»:
-«.....Neni 64 [Struktura e Kuvendit]
1. Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.
2. Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon:
(1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb, do të kenë numrin e ulëseve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) ulëse të garantuara, në rast se numri i

ulëseve të fituara është më i vogël se dhjetë (10);

(2) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e ulëseve të fituara në

zgjedhjet e hapura me minimumin e ulëseve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) ulëse; komuniteti Ashkali një (1) ulëse; komuniteti Egjiptian një (1) ulëse; dhe një (1) ulëse shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, apo Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) ulëse, komuniteti Turk dy (2) ulëse dhe komuniteti Goran një (1) ulëse, nëse numri i ulëseve të fituara nga secili komunitet eshtë më i vogël se numri i ulëseve të garantuara..... »

Është ndoshta situata më paradoksale pas pavarsisë së Kosovës. Të pranosh të mbetesh pa emër kombëtar për hir të qeverisjes!! Ata që kanë hartuar ProjektKushtetutën e kanë pranuar një gjë të tillë. Kanë pranuar të mos jenë shqiptarë. Përse? Ju kanë thënë? Duan një identitet të ri kombëtar? Kanë frikë të jenë shqiptarë? Pranojnë më mirë qeveritarë se sa shqiptarë? Por më të rëndësishme janë dy pyetjet e mëposhtme: Po deputetët e Kuvendit të Kosovës, a do ta pranojnë të mos jenë shqiptarë?

Po populli i Kosovës a do pranojë të mos jetë shqiptar?

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum