Pse frigohet Blerim Kuqi
:: sport
Page 1 sur 1
Pse frigohet Blerim Kuqi
O Blerim Kuqi;a te kujtohet ne Pagarush kur isha duke dhene nje delklarat pran BBC e ti me kallash dojshe ti thua botes se une jam ka e mbroi popullaten e rrethuar !
A ta bera hajde shkojna i dalim per balli shkive e mos rri neper gra ik nga ketu se keta mendoin qe na mbron dhe ajo Sanija perkthysja a tha ky po thote skeni pse frigoheni se pasket kete uçk!
Uçk ne midi grave!
Ata qe kan luftue sjan ma ne kete jete;disa bredhin rrugeve si qen per nje kafshat e ju me dhune i frigoni!
Ishalla ka zot dhe i denon rrencat.
O Blerim ti ja tregojshe rrugen ka me ik populli!
A s ti as Lima nuk i ka mbrojte shqiptaret civil;sepse 4000 femra shqiptare jan dhunue 11000 shqiptar jan masakrue e sa shtepi jan djeg e debue tere populli i kosoves!
Pse genjeni dhe mundoheni me rrejt popullin e juaj,dhe shiteni si çlirimtar?
Ata qe e nxiten NATON me bombardue shkinin e etiketuat shpiun !!
Ata qe deshten ta luftoin shkaun nuk e lejuat me dal ball per bal me shkaun se u friguat mos po i vrasin shpiunet.
Haram jeni mbush dhe do e hane i mjeri i pafajshem!
A ta bera hajde shkojna i dalim per balli shkive e mos rri neper gra ik nga ketu se keta mendoin qe na mbron dhe ajo Sanija perkthysja a tha ky po thote skeni pse frigoheni se pasket kete uçk!
Uçk ne midi grave!
Ata qe kan luftue sjan ma ne kete jete;disa bredhin rrugeve si qen per nje kafshat e ju me dhune i frigoni!
Ishalla ka zot dhe i denon rrencat.
O Blerim ti ja tregojshe rrugen ka me ik populli!
A s ti as Lima nuk i ka mbrojte shqiptaret civil;sepse 4000 femra shqiptare jan dhunue 11000 shqiptar jan masakrue e sa shtepi jan djeg e debue tere populli i kosoves!
Pse genjeni dhe mundoheni me rrejt popullin e juaj,dhe shiteni si çlirimtar?
Ata qe e nxiten NATON me bombardue shkinin e etiketuat shpiun !!
Ata qe deshten ta luftoin shkaun nuk e lejuat me dal ball per bal me shkaun se u friguat mos po i vrasin shpiunet.
Haram jeni mbush dhe do e hane i mjeri i pafajshem!
Re: Pse frigohet Blerim Kuqi
05-04-2011, 05:45 #1
Silverwings
Anno Domini
Anëtarësuar: 18-02-2010
Postime: 162
Arrestohet Blerim Kuçi.
Prishtinë, 5 mars - (E plotësuar) Me dyshime për korrupsion, policia e EULEX-it ka arrestuar sot Blerim Kuçin, kryetar i Komunës së Suharekës. Burime të Koha.net pohojnë se ai dyshohet për korrupsion, që lidhet me vreshtarinë në komunën që e drejton.
Blerim Kuçi ishte në strukturat udhëheqëse të LDK-së, prej nga kaloi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku ushtron funksionin e sekretarit organizativ.
EULEX-i nuk e ka konfirmuar arrestimin e tij, por burimet e Koha. net bëjnë të ditur se ai në këto momente ndodhet para hetuesit në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Sipas “Expressit” Blerim Kuçi po merret në pyetje nga prokurorë të EULEX-it, në lidhje me dyshime për krime lufte dhe mosdhënie të dëshmive.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,54525
EULEX-i arreston Blerim Kuçin
Nga Jeton Musliu më 05 prill 2011 në ora 11:22
(E plotësuar) Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Blerim Kuçin, kryetar i Komunës së Suharekës.
Ai është marrë në pyetje nga prokurorë të EULEX-it, në lidhje me dyshime për krime lufte dhe mosdhënie të dëshmive, ka thënë për Express një burim i afërt me Kuçin.
Rreth orës 11:50, Kuçi është sjellë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i shoqëruar nga policë në rroba civile. Ai nuk i kishte duart e lidhura, raporton gazetari i Express, nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, media të tjera raportojnë se Kuçi dyshohet për korrupsion, që lidhet me vreshtarinë në komunën që drejton.
Kuçi mban postin e Sekretarit Organizitiv në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,16,51038
Sponsorizuesit e Forumit
Forumi Shqiptar
Reklama
05-04-2011, 05:54 #2
Silverwings
Anno Domini
Anëtarësuar: 18-02-2010
Postime: 162
Arrestohet Blerim Kuçi, refuzoi të dëshmonte për krime lufte
Prishtinë, 5 prill – (E plotësuar) Burime brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konfirmuan për portalin Koha.net se Blerim Kuçi nuk është arrestuar për korrupsion, por pse ka refuauzar të dëshmojë për krime lufte. Sipas këtyre burimeve, ai nuk ka dashur të dëshmojë në rastin Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka ngritur dyshime për krime lufte. Blerim Kuçi përmendej si një nga viktimat, që ishte mbajtur në Kleçkë. Ai, pohohet se ka kundërshtuar të dëshmojë rreth këtij rasti. Për pasojë, policia e EULEX-it e ka arrestuar dhe aktualisht ende po merret në pyetje në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
EULEX nuk e ka konfirmuar arrestimin.
Blerim Kuçi aktualisht është kryetar i Komunës së Suharekës. Ishte për shumë vite zyrtar i lartë i LDK-së, prej nga kaloi në AAK, ku është sekretar organizativ.
Koha Ditore
05-04-2011, 12:05 #3
Silverwings
Anno Domini
Anëtarësuar: 18-02-2010
Postime: 162
Ndaj burgosjes së Kuçit reagon Komuna e Suharekës
Suharekë, 5 prill - Sot ka reaguar edhe Komuna e Suharekës nda burgosjes së Blerim Kuçit Në reagim thuhet: “Ne Komuna dhe qytetarët e Suharekës jemi informuar se kryetari i komunës Blerim Kuqi është burgosur sot nga EULEX, pas një takimi, ku ishte thirrur nga EULEX për marrje në pyetje.
Blerim Kuqi ishte kontribues i madh i Kosovës, që nga udhëheqja e Këshillit të Financimit, udhëheqës shumë parimor dhe i ndershëm i luftës, kontribues i gjithanshëm i Kosovës dhe i Suharekës dhe sot është kryetar i të gjithë qytetarëve të Suharekës. Blerim Kuqi njihet për ndershmëri, parime dhe luftëtar i madh i çlirimit të Kosovës.
Ne jemi të bindur që kryetari ynë është i pafajshëm dhe ftojmë EULEX-in që të përgjigjet ndaj veprimeve të veta që i bën në njollosje të personalitetit të dëshmuar dhe të përzgjedhur nga populli. EULEX-i me këtë veprim ka cenuar nderin dhe dinjitetin e personalitetit të pakontestueshëm të Blerim Kuçit dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Therandës.
Komuna e mbështetë fuqishëm aktin moral të kryetarit Blerim Kuqi, i cili ka dalë në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së, duke mos pranuar assesi njollosjen e luftëtarëve të lirisë.
Kërkojmë që qytetari i parë t’i kthehet Komunës dhe të vazhdojë angazhimin dhe realizimin e punës dhe të projekteve për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit komunës sonë”.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,54603
05-04-2011, 13:01 #4
Kosovelli
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 26-10-2009
Postime: 2,307
Kan me dal edhe te tjer deshmitar si ky Blerim Kuci, te marruar qe do ti bien pishmane. Keto jane produkte te komisjoneve për ”HULUMTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS” te ngritura menjeher pas lufte nga LDK-ja.
Skedarët e Bashkëngjitur
komisioni_ldk_kunder_uck[1].zip (54.6 KB, 27 lexime)
05-04-2011, 15:45 #5
G-2
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 30-12-2009
Postime: 986
blerim kuci mund te kete 'perfituar' materialisht nga limaj e te tjeret qe te mos deshmoi ne hetuesine e euleksit pse ishte burgosur ne burgun e kleckes!
blerim kuci duhet te tregoi pse ishte i burgosur ne klecke dhe pse ish denuar me vdekje ne klecke dhe nga kush! keshtu i ndihmohet kosoves te behet shtet i mirfillt ligjor!
fshehja e krimeve qe i jane ber shqiptarve nga individ te caktuar ne emrin e uck-se kesaj te fundit i prish imazhin prandaj edhe keta individ duhet te sillen ne banken e zeze!
keto jane vepra kriminale dhe nuk duhet te jete peng kosova nga element kriminal imazhi i uckse duhet pastrohet nga element kriminal qe me akte te tilla e kriminalizuan gjithe luften e saj dhe po mundohen ta kriminalizojne edhe paqen!
kosova do ecen perpara vetem kur imazhi i saj nuk eshte peng e krimeve te atyre qe gojen e kane 'clirim' por ne fakt sjelljet i kishin dhe i kane mjerim!
05-04-2011, 16:14 #6
Hard
SkinHead
Anëtarësuar: 15-12-2010
Vendndodhja: F*cking Europe.
Postime: 972
....a si t'ja nisin me arrestu te LDK-ja asnjo ska me mbet aty.....e sa krimineli osht aty qe kan vra shqiptar... ahuuuu...
__________________
Vetvendosje = VetSerbia.
05-04-2011, 16:28 #7
ximi_abedini
ROBIALLAHUT
Anëtarësuar: 27-02-2010
Vendndodhja: nga KOSOVA e SHQIPERIS
Postime: 2,101
Citim:
Postuar më parë nga G-2
blerim kuci mund te kete 'perfituar' materialisht nga limaj e te tjeret qe te mos deshmoi ne hetuesine e euleksit pse ishte burgosur ne burgun e kleckes!
blerim kuci duhet te tregoi pse ishte i burgosur ne klecke dhe pse ish denuar me vdekje ne klecke dhe nga kush! keshtu i ndihmohet kosoves te behet shtet i mirfillt ligjor!
fshehja e krimeve qe i jane ber shqiptarve nga individ te caktuar ne emrin e uck-se kesaj te fundit i prish imazhin prandaj edhe keta individ duhet te sillen ne banken e zeze!
keto jane vepra kriminale dhe nuk duhet te jete peng kosova nga element kriminal imazhi i uckse duhet pastrohet nga element kriminal qe me akte te tilla e kriminalizuan gjithe luften e saj dhe po mundohen ta kriminalizojne edhe paqen!
kosova do ecen perpara vetem kur imazhi i saj nuk eshte peng e krimeve te atyre qe gojen e kane 'clirim' por ne fakt sjelljet i kishin dhe i kane mjerim!
kete sebesoj sepse ky njeri ka boll saqe nuk ka len njeri ne therand para gjat dhe pas luftes pa ndihmu ,ka heq dor nga paga dhe nga gjitha shpenzimet si kryetar komune vetem e vetem qe tju mundesoj studentevete te shkollohen
__________________
Ruajeni,respektoni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor.
05-04-2011, 17:26 #8
G-2
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 30-12-2009
Postime: 986
Citim:
Postuar më parë nga ximi_abedini
kete sebesoj sepse ky njeri ka boll saqe nuk ka len njeri ne therand para gjat dhe pas luftes pa ndihmu ,ka heq dor nga paga dhe nga gjitha shpenzimet si kryetar komune vetem e vetem qe tju mundesoj studentevete te shkollohen
ky njeri ka marr tendera ne shkembim me mbyll gojen per torturat qe ia kane ber ketij ne burgun e kleckes!
dhe shtrohet pytja pse po heziton dhe nuk e tregon te verteten s'cka i ka ndodh ketij ne klecke dhe pse e kane arrestuar dhe kush e ka arrestuar ?!
ky vet po e fsheh krimin qe i eshte ber dhe keshtu po njolloset e tere uck-ja ku persona te caktuar kriminal po personifikohen me ushtrine clirimtare te kosoves dhe kjo sjell dobi veq dik martave dhe te tjereve!
pse nuk tregon per torturat qe ia jane ber dhe per denimin me vdekje qe i eshte shqiptuar nga kush dhe pse nese ky ka qene kolaboracionist athere ja paft hajrin !
05-04-2011, 18:05 #9
PLAKU
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 19-05-2002
Postime: 1,145
AAK reagon ndaj burgosjes së Kuçit
05-04-2011 16:13 CET
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka shprehur shqetësimin e saj për burgosjen prej 30 ditësh të Blerim Kuçit, sekretar organizativ i AAK-së dhe kryetar i Komunës së Suharekës, për shkak të - siç thuhet – “refuzimit të dëshmisë për të njollosur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“AAK fton EULEX-in që t’i përmbahet prioriteteve të veta për sundimin e ligjit në Kosovë dhe që të mos prek në luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi”, thuhet në reagimin e AAK-së.
EULEX-i, siç theksohet në komunikatë, ka për detyrë të ndihmojë institucionet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative, që po vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Në reagimin e AAK-së po ashtu thuhet se, shqiptarët e Kosovës kanë qenë pre e politikave fashiste të Serbisë së Millosheviqit, ndërsa lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bërë plotësisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve të vendit.
“AAK mbështet dhe respekton qëndrimin e z. Blerim Kuçi në mbrojtje të vlerës së luftës çlirimtare në Kosovë. AAK vlerëson lartë rolin e z. Blerim Kuçi në të gjitha fazat e lëvizjes për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, si gjatë protestave studentore, lëvizjes paqësore, luftës çlirimtare dhe ndërtimit të institucioneve dhe demokracisë në vend”, vijon komunikata e AAK-së.
AAK, siç thuhet në fund të komunikatës, pret lirimin e shpejtë të Blerim Kuçit dhe kthimin e tij të fuqishëm në krye të detyrave në parti dhe në Komunën e Suharekës. /Zëri/
__________________
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
06-04-2011, 08:29 #10
vesa2005
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 12-10-2010
Postime: 2
tenderi nuk ka lidhje me patriotizmin e tij
Blerim Kuqi po i mbron vlerat e UQK-se sepse nuk don me njollos gjakun qe eshte derdh nga bijte me te devotshme te Kosoves. Ketu nuk ka te beje asgje me tenderat qe ai i ka fitu sepse sa per informacion nga qeveria e Kosoves po as nga komuna te cilen ai e udheheq nuk e ka marre as edhe nje minitender. Ai te gjitha tenderat i fiton nga Bashkesia Europjane sepse i ploteson standardet e punes te cilat i kerkon EU-ja. Dhe ju lutem komentet mos i beni me hamendje sepse po dilni shume amator. Duhet te krenohemi qe kemi bije si Blerim Kuqi
06-04-2011, 08:33 #11
vesa2005
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 12-10-2010
Postime: 2
Bile sa per informacion ky njeri ndoshta rrezikon me humb tenderin 33.000.000 nese nuk deshmon sepse euleksi dhe eu-ja jane nje. po hajt bre amator njeri shko e informohu me shumme rreth kesaj qeshtje dhe rreth personalitetit te B.Kuqit.
06-04-2011, 09:58 #12
G-2
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 30-12-2009
Postime: 986
Citim:
Postuar më parë nga vesa2005
Bile sa per informacion ky njeri ndoshta rrezikon me humb tenderin 33.000.000 nese nuk deshmon sepse euleksi dhe eu-ja jane nje. po hajt bre amator njeri shko e informohu me shumme rreth kesaj qeshtje dhe rreth personalitetit te B.Kuqit.
ku i merrka tenderat blerim kuci ne europen perendimore a ne kosove?
pse blerim kuci nuk rrefen se kush e ka arrestuar dhe kush e ka mbajte dhe kush e ka denuar me vdekje ne burgun e kleckes???!!!
'profesionalke' na thuaj pse ishte i arrestuar blerim kuci nga fatmir limaj?
pse qendroi ne burg-kampin e kleckes dhe pse iu shqiptua denimi me vdekje?
d'vete bislim zyrapin pse eshte arrestuar dhe kush ka nenshkruar denimin me vdekje te blerim kucit nese nuk e di ti!
06-04-2011, 10:14 #13
Silverwings
Anno Domini
Anëtarësuar: 18-02-2010
Postime: 162
Kuçi: EULEX-i më shantazhoi, dhe po vepron si në kohën e Rankoviqit
Prizren, 6 prill - Kryetari i Suharekës, pasi i është shqiptuar masa e burgimit prej një muaji, të martën rreth orës 20:00 është sjellë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dhe është futur në një qeli me 3 persona.
Ndërsa, të mërkurën në mëngjes, KMLDNJ-ja e ka vizituar. Kuçi u ka thënë zyrtarëve të KMLDNJ-së se nuk ka pas asnjë vërejtje në sjelljet e stafit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, dhe zyrtarëve të EULEX-it.
Gazeta ka siguruar deklaratën që kryetari Kuçi ja ka dhënë zyrtarëve të KMLDNJ-së. Ai u ka bërë të ditur atyre se EULEX-i e kanë kontaktuar përmes telefonit fillimisht, ndërsa është shpreh se nuk dinë a është dënuar apo paraburgosur. ”Nuk e di a jam i dënuar apo jam në paraburgim, kjo është një dilemë për mua. Ky është proces politik. Kanë filluar të merren me mua qysh kur Ramush Haradinaj është dërguar sërish në Hagë. Konsideroj se nuk kam çka të them dhe do ta mbroj veten në heshtje. Ka pas edhe shantazhe të tipit si: ‘po e humb karrierën politike’, por këto nuk kanë rëndësi për mua. Nuk dua të merrem me çështje që në një të ardhme mund të shqetësojnë njerëzit pa asnjë lloj faji. Nuk mund as nuk dua që ta bartë kohën e kaluar në ditët e sotme. Nuk dua ta shqetësoj askënd”, i ka thënë Kuçi KMLDNJ-së. Për më tepër këtë proces, Kuçi e ka quajtur si në kohën e Rankoviqit. “Kjo i ngjanë kohës së Rankoviqit, për çka ka pësuar edhe familja ime në atë kohë. Do ta kundërshtoj këtë kohë të Rankoviqit, që të mos përsëritet”, ka thënë Kuçi.
Bashkim Kajdomqaj, zyrtar rajonal i KMLDNJ-së, kanë se Kuçi u ka thënë se është trajtuar korrekt nga ana e njësisë së paraburgimit në Prizren, dhe nga zyrtarët e EULEX-it që nga ndalja e tij.
koha ditore
Sujets similaires
» Blerim Kuqi e Fatmir Lima kan vra komndanta te shkive
» Publikohet Projekt Kushtetuta =Genjeshtar i mirefillte je ti
» Agim Qeku i frigohet Dik Martit
» Kadri Ismaili,frigohet shume
» Bashkpuntori i Ballistit Molos Parthini ,frigohet me dhene d
» Publikohet Projekt Kushtetuta =Genjeshtar i mirefillte je ti
» Agim Qeku i frigohet Dik Martit
» Kadri Ismaili,frigohet shume
» Bashkpuntori i Ballistit Molos Parthini ,frigohet me dhene d
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum