Agim Qeku i frigohet Dik Martit
:: sport
Page 1 sur 1
Agim Qeku i frigohet Dik Martit
Çeku: Serbia do të njollosë luftën e UÇK-së
18.12.2010, ora 21:15
Të fundit nga kjo kategori
Fillon rinumërimi i votave në 40 për qind të vendvotimeve

Tërmet i lehtë godet Gjilanin
Thaçi dhe Pacolli bisedojnë për formimin e koalicionit
Vekariç: Serbia s'do ta akuzojë Thaçin
Koalicioni për Kosovë të Re ka reaguar ashpër ndaj raportit të Dik Marti, duke thënë se Serbia po mundohet që të njollosë luftën e UÇK-së dhe te luajë rolin e viktimës. Në një konferencë për media ditën e sotme, kryetari i PSD-së Agim Çeku, raportin e Dik Martit e ka quajtur skandaloz dhe si përpjekje e Serbisë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga krimet që i ka bërë në Kosovë dhe vendet të tjera.
"Për ne ky raport është një raport monstruoz, një raport skandaloz, i cili fare nuk mbështetet në asnjë fakt, por është riciklim i tezave dhe shpifjeve shumëvjeçare të Serbisë që është munduar t′i imponohet opinionit ndërkombëtar. Ky raport ka nxitur një reagim të natyrshëm të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjitha institucioneve të Kosovës, sepse prek në vlerat më të shenjta të popullit tonë, në vlerat e luftës, në ushtrinë tonë çlirimtare", ka thënë Çeku.
Çeku ka shtuar me tej se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe të pastër, në mbrojtje të popullit nga një agresor i paskrupullt. Edhe Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë (PD), raportin e Dik Martit, e ka cilësuar si një përpjekje për të denigruar luftën çlirimtare.
"Ne jemi të bindur se kjo përpjekje e dështuar e individëve të caktuar që janë në bashkëpunim të qartë me qeverinë e Serbisë, do të jetë shumë shpejt e demaskuar dhe se tentimet për përfitime afatshkurtër në skenën politike vendore ose rajonale, duke pasur parasysh bisedime të shpejta që do të fillojnë me Serbinë do të jenë me siguri përfitime me të cilat nuk janë në nivelin dhe masën e akuzave që janë ngritur në mënyrë të padrejtë ndaj shtetit dhe kombit tonë", ka thënë Agani.

Sujets similaires
» Agim Qeku
» Agim Qeku ka masakrue ushtaret e Farkut
» Agim Qeku s kuku Butka çka ka shkrue
» Avdi Ibrahimi Agim Qeku rena
» Agim Qeku na mashtron me genjeshtren e rradhes
» Agim Qeku ka masakrue ushtaret e Farkut
» Agim Qeku s kuku Butka çka ka shkrue
» Avdi Ibrahimi Agim Qeku rena
» Agim Qeku na mashtron me genjeshtren e rradhes
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum