Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Mergimtaret ne kufirin serb Edita e Mimoza kurverohen

 :: sport

Aller en bas

Mergimtaret ne kufirin serb  Edita e Mimoza  kurverohen Empty Mergimtaret ne kufirin serb Edita e Mimoza kurverohen

Message  Perparimi Dim 22 Jan - 0:35

Serbia nuk lejon kalimin e kufirit me dokumente të Kosovës
Podujevë, (Kosovapress) 09 Janar 2012 16:37
12345Mërgimtarë të shumtë, të cilët kishin ardhur në Kosovë për të pritur festat e fundvitit, po vazhdojnë të përballen me maltretime të shumta në pikat kufitare me Serbinë. Tani kolonat e gjata të pritjes janë pakësuar, por autoritetet serbe nuk kanë lejuar kalimin kufitar për personat që janë të pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.
Autoritetet doganore dhe ato të sigurisë së Serbisë, kanë vazhduar edhe sot t’u shkaktojnë probleme qytetarëve kosovarë në pikat e kalimit kufitar, sidomos në atë të Merdares.

Qysh nga ora 3.00 e mëngjesit të sotëm nuk është lejuar asnjë qytetar me letërnjoftim të Republikës së Kosovës të kaloj pikën kufitare të Merdares. Kjo ka bërë që shumica e tyre të kthehen në shtëpi ose që të shkojnë në vendet e Evropës përmes Malit të Zi.

Tefik Xhemajli është mjaft i mllefosur në zyrtarët e institucioneve që dalin dhe deklarojnë se qarkullimi mundësohet, ndërsa në realitet është krejt ndryshe. Familjarët e Xhemajlit kanë pritur rreth 12 orë dhe nuk kanë mundur të kalojnë kufirin.

“Qe 12 orë janë duke i pritur, prej mëngjesit e këndej. Dje kanë lajmëruar se është rruga e kaluar ka kolon të gjatë, kur erdhëm këtu thanë me dokument të Kosovës nuk ka dalje edhe njerëzit janë mbet me fëmijë e me gra. Kjo është një marri shumë e madhe dhe po e them pa kurrfarë frike. Le të thonë mos të dalin fëmijë, gra e pleq. Ka njerëz që u ka humbur puna, u ka humbur nxënësve shkolla, ju kanë humbur të gjitha, ky është një turp shumë i madh”, ka thënë Xhemajli.

Kurse Ismet Zebica, i cili kishte ardhur në pikën kufitare qysh para orës 5 të mëngjesit, tregon se gjatë pasdites i është thënë se nuk mund të kalonte kufirin me dokumente të Republikës së Kosovës.

“U kthyem se thanë me letërnjoftime të Kosovës nuk mundeni me dal andej se ju ka rënë sistemi. Jemi duke pritur prej 4.40 të mëngjesit me fëmijë. Po e shihni edhe vet duhet të kthehem në shtëpi ose kah Mali i Zi ose ka Gjilani po edhe andej po thonë që është njëjtë”, ka thënë Zebica.

Gjatë ditë se djeshme kolonat ishin me kilometra, ndërsa disa mërgimtarë kishin lënë që sot të kalojnë kufirin, sepse kishte më pak në radhë. Por, Ganimete Bajraktari edhe pse e kishte lënë që sot të kaloj kufirin asaj iu është dashur të pres me orë të tëra.

“Dje kam ardhur dhe jam kthyer prapë, se e kam parë se kolona shumë e madhe, sot po pres. E pash që kolona nuk kish s’kej dhe u ktheva prapë. Jam me krejt dokumente të Austrisë me nënshtetësi, sot fëmijëve ju kam humbur shkollën e nesër nuk mundem me ditë a e zënë”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu ka thënë pasdite për Kosovapress nëpërmjet telefonit, se në të dy pikat kufitare tashmë janë duke qarkulluar qytetarët edhe me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.

“Kanë filluar me lëviz me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, pas orës15.00 dhe nuk ka kolona të gjata në pikat kufitare”, ka thënë Sadriu.

Marrëveshja për lëvizje të lirë ka filluar të zbatohet qysh nga 26 dhjetorit i vitit 2011. Por menjëherë pas fluksit të madh të mërgimtarëve autoritetet serbe nuk kanë kryer punën si duhet me arsyetimin se kanë probleme teknike.

Pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare me Serbinë ka bërë që Prishtina zyrtare të ankohet në Bruksel, në mënyrë që të i bëhet presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë
./Kosovapress/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum