Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën

 :: politika

Aller en bas

Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën Empty Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën

Message  Perparimi Ven 6 Jan - 2:15

Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën
Pejë, (Kosovapress) 31 Dhjetor 2011 11:29

Agjenti i CIA-s nga Peja, Rizë Berisha, në një rrëfim ekskluziv për Kosovapress, tregon se si 62 viteve më parë ishte angazhuar në një mision të CIA-s për ta rrëzuar Partinë Komuniste në Shqipëri dhe për ta vrarë Enver Hoxhën, në mënyrë që siç thotë ai, Shqipëria të jetë e lirë dhe demokratike.

Plaku 95 vjeçar nga Novosella e Pejës, Rizë Berisha e fillon rrëfimin e historisë së tij me momentin e inkuadrimit në forcat nacionaliste gjatë Luftës së Dytë Botërore, si ushtar i Ballit Kombëtar dhe humbja e luftës së tyre në përballje me komunistët jugosllavë në Kosovë, por edhe akuzat për bashkëpunim me pushtuesit, e detyruan atë të arratiset për në Greqi, ku qëndroi për katër vite dhe pastaj e dërguan në Itali dhe nga aty në Rohrabh të Gjermanisë, për ta destinuar si diversant me katër shok të tjerë për në Shqipëri “në luftën kundër komunizmit”.

“Kemi shkuar prej Italisë, ka qenë ai Komiteti atje, ata ishin të lidhur me ata, e ne shkuam atje u veshëm në rroba ushtarake, bëmë trajnime, kemi bërë roje, ne ishim shumë”, ka thënë Berisha.

E para se të nisën për misionin në Shqipëri, ai kujton edhe fjalët e drejtuesve të CIA-s në Gjermani.

“Na thanë ata amerikanët: Nuk kemi mundësi me iu ndihmuar dhe nëse iu kapin do të iu mbysin, 99 % jeni të vrarë, kurse në Jugosllavi, edhe nëse iu kapin, jugosllavët nuk kanë me iu prek askush me dorë”, ka thënë Berisha.

Berisha tregon edhe misionin që kishe ai me shokët e tij, për ta rrëzuar Partinë Komuniste në Shqipëri.

“Me rrëzuar Partinë Komuniste, Enver Hoxhën, amerikanët na dërguan. Ka qenë Mit’hat Frashëri i Shqipërisë i lidhur me ata, edhe Sahit Kryeziu i Gjakovës, edhe ai ka qenë me ta, pastaj Zefi dhe Kaqigoga, kanë qenë me amerikanët dhe që kanë punuar me ne”, tregon ai.

Berisha kujton edhe tradhtinë e drejtuesit rus të shkollës në Gjermani, i cili e informon Rusinë dhe këta të fundit Enver Hoxhën për kohën e lëshimit të agjentëve të CIA-s në malet e Shqipërisë.

“Kemi pas me zbrit me një lendinë, na treguan ata, e kemi pas hartën, por i kish pas lajmëruar ai që ka qenë aty, por fati jonë që piloti nuk guxoi të na lëshojë në atë lendinë dhe na lëshoi më larg në mal dhe shpëtuam”, ka thënë Berisha.

Pas, lëshimit në Malësinë e Tropojës në mes të nëntorit të vitit 1949, Berisha së bashku me Halil Nergutin e Ramadan Cenen nga Kukësi dhe Miftar Malokun nga Prizreni, u ballafaqua me shumë vështirësi gjatë dy viteve të qëndrimit nëpër male, kur edhe organizuan atentatin e parë ndaj Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtoreve të tij, i cili dështoi.

“U munduam po nuk patëm mundësi, shokët u vranë dhe u arrestuan. 65 mijë ushtarë i ka pas Shqipëria, por edhe rusët kanë qenë aty. Shkuam ia minuam shtëpinë, sepse nga gazetat që i binin shokët u njoftuam se Enver Hoxha së bashku me ata të partisë, donte të mbante një fjalim, dhe ne shkuam e minuam, por ai kishte shkuar para kohe dhe kishin mbajtur fjalim dhe pasi largohen Enveri me të tjerët u ndez ajo, por nuk i mbyti ministrat”, ka thënë ai.

Pa cigares e çajit, Berisha rrëfen për vështirësitë e të jetuarit nëpër male të Shqipërisë për më shumë se dy vite, duke thënë se nuk i besonin askujt, sepse lajmëronin siç thotë ai “spiunët” e Enverit dhe vriteshin, kështu që ata vendosën të largohen për në ish-Jugosllavi, ku nxihen dhe futen në burg për më shumë se 13 muaj.

“Mendja donte me më lanë, një herë më kanë mbajt në qeli disa muaj, dikur me kanë dërguar në një dhomë pa asnjë xham dhe u bënte akulli sa dora jote”, kujton vështirësitë që përjetoi sa ishte i ri.

Pas 13 muajve, Berisha thotë se u lirua nga burgu me intervenimin e CIA-s dhe është kthyer te familja e tij, ku e zuri edhe lufta e fundit. Kurse, pesë vite pas përfundimit të luftës, ai e kujton edhe një takim që nuk e harron kurrë.

“E kanë ditë amerikanet që kam shpëtuar, erdhën me Thaçin, e me Xhavitin tonë, pastaj ai Çeku që ka qenë oficeri i ushtrisë dhe ata shtatë, shtatë derisa unë isha në oborr, ka pas edhe të fshatit, ka pas prej Jabllanicës së Madhe, prej Hoqes, fotografonin, më kapnin e qa bënin!”, ka thotë ai.

Gjatë këtij takimi, sipas Berishës, shtatë agjentët e CIA-s, i dhanë edhe një medalje dhe 36 mijë dollarë për ta ndërtuar shtëpinë e djegur nga ushtria dhe policia serbe. “E kam marr veç me kokën në rrezik”, thotë Berisha.

Kurse, në fund tregon edhe për strategjinë e amerikanëve, të cilët thotë se nuk ngutën dhe punët i kryejnë dal nga dal.

“Amerikanet veç duan ta ndezin zjarrin, i qesin pak dru që mos të ndalet. Ata nuk nguten, por punët i kryejnë dal nga dal, se ata kanë gjëra sa të duash”, shpjegon Berisha.

Duke shikuar vetën në kujtimet e së kaluarës si një i ri, i gjatë dhe i pajisur me armatim të përsosur, Berisha kujton edhe të vrarët e shumtë që bashkëpunonin në Shqipëri me të dhe tre shokët e ti
j./Kosovapress/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën Empty Re: Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën

Message  Perparimi Ven 6 Jan - 2:17

Sipas fakteve po del se AMERIKA eshte baba serbise.

Enverin e pruren ne pushtet Milladinat e Dushanat.
Pra konkludimi vjen se shqiptaret dal
in fare e keqe.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën Empty Re: Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën

Message  Perparimi Sam 21 Jan - 23:36

Na thanë ata amerikanët: Nuk kemi mundësi me iu ndihmuar dhe nëse iu kapin do të iu mbysin, 99 % jeni të vrarë, kurse në Jugosllavi, edhe nëse iu kapin, jugosllavët nuk kanë me iu prek askush me dorë”, ka thënë Berisha
;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

Konkludim;Jugosllavet per amerikan po dalin te beses e enveristet ?
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kurse, në fund tregon edhe për strategjinë e amerikanëve, të cilët thotë se nuk ngutën dhe punët i kryejnë dal nga dal.

“Amerikanet veç duan ta ndezin zjarrin, i qesin pak dru që mos të ndalet. Ata nuk nguten, por punët i kryejnë dal nga dal, se ata kanë gjëra sa të duash”, shpjegon Berisha.
;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;Konkludim;amerikanet knaqen kur e dhezin luften me masakrue njerez


Berisha kujton edhe tradhtinë e drejtuesit rus të shkollës në Gjermani, i cili e informon Rusinë dhe këta të fundit Enver Hoxhën për kohën e lëshimit të agjentëve të CIA-s në malet e Shqipërisë.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!konkludim;çka kerkuan amerikanet me shtie rus ne mesin e ketij grupi ?!Ruset,serbet,greket jane besimtar te tradhetareve shqiptar,sepse vete i qiten ne pushtet mi shtyp shqiptaret.

“Kemi pas me zbrit me një lendinë, na treguan ata, e kemi pas hartën, por i kish pas lajmëruar ai që ka qenë aty, por fati jonë që piloti nuk guxoi të na lëshojë në atë lendinë dhe na lëshoi më larg në mal dhe shpëtuam”, ka thënë Berisha.konkludim;Paska qen i informum piloti e skaj tij jeni ne jete

Pas, lëshimit në Malësinë e Tropojës në mes të nëntorit të vitit 1949, Berisha së bashku me Halil Nergutin e Ramadan Cenen nga Kukësi dhe Miftar Malokun nga Prizreni, u ballafaqua me shumë vështirësi gjatë dy viteve të qëndrim
it nëpër male,

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën Empty Re: Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën

Message  Perparimi Sam 21 Jan - 23:55

Pa cigares e çajit, Berisha rrëfen për vështirësitë e të jetuarit nëpër male të Shqipërisë për më shumë se dy vite, duke thënë se nuk i besonin askujt, sepse lajmëronin siç thotë ai “spiunët” e Enverit dhe vriteshin, kështu që ata vendosën të largohen për në ish-Jugosllavi, ku nxihen dhe futen në burg për më shumë se 13 muaj.

“Mendja donte me më lanë, një herë më kanë mbajt në qeli disa muaj, dikur me kanë dërguar në një dhomë pa asnjë xham dhe u bënte akulli sa dora jote”, kujton vështirësitë që përjetoi sa ishte i ri.
konkludim;edhe amerikanet jan miq serb e joi te shqiptareve,edhe nese e kishit vrare qenin enver bash briga per amerikan e serb!Po del se ruset ma miq se amerikanet per shqiptaret!


Shqiptaret kan deshire qe te huajt tua krynin punet madhore,dhe kur tu kryhen ti pervetesoin kinse vet i banen!Nese i ndodhe e keqja fajesoin njeri tjetrin dhe europen,a vetes nuk ia lene fain dot!Pse punoin çka u thone tjeret e njerezit e ditur shqiptar i perbuz
in dhe i fyejn!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën Empty Re: Rizë Berisha rrëfen se si u mundua ta vras Enver Hoxhën

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum