Sali Berisha,Tito ja krijoj Enver HoxhesUQSH
:: sport
Page 1 sur 1

Po flisni për Hoxhën?
Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lëvizjen Çlirimtare të Shqiptarëve me qëllimin më kryesor për të shtypur Lëvizjen Nacionaliste të Shqiptarëve dhe për t’i sjellë brigadat shqiptare, siç i solli, ne Kosovë gjoja për çlirimin por në të vërtetë si pararojë e armatës e divizioneve dhe brigadave serbo- malazeze për pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është gjaku që u derdh për shkak se brigadat shqiptare, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë
https://lapsi.al/2018/08/07/berisha-i-pergjiget-thacit-e-verteta-per-arkanin-bin-ladenin-rugoven-dhe-naften-ne-kosove/

Re: Sali Berisha,Tito ja krijoj Enver HoxhesUQSH
Nisur nga akuzat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi drejtuar Sali Berishës, ky i fundit ka folur për marrëdhënien e tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova, UÇK-në, Bin Laden, Milloshevicin etj.
Berisha mohoi kategorikisht në një intervistë për “RTV Dukagjini” se Adem Jashari është arrestuar në Shqipëri. Ai tha se asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar si pasojë e veprimtarisë së tyre të UÇK-së.
Sali Berisha mohoi gjithashtu kategorikisht akuzat e Thaçit për kontrabandë nafte me Serbinë, të cilës i ishte vendosur embargo, por tha se 96% të naftës e merrte nga Danubi.
Ai u shpreh se Arkani, një nga ushtarakët serbë që akuzohet për qindra vrasje dhe spastrim etnik nuk është strehuar në Shqipëri dhe se nuk e ka takuar kurrë.
Akuzat sipas Berishës, janë gatuar nga Serbia dhe kuzhina e Enver Hoxhës. Këto akuza, sipas tij, po i përdor Thaçi për t’a goditur.
Berisha foli për marrëdhënien me ish-presidentin Ibrahim Rugova, që nga mosmarrëveshjet e deri tek marrëdhënia e mirë pas viteve 2000.
Intervista e plotë:
Përshëndetje miq të RTV Dukagjinit, takohemi në një edicion special, ndodhemi në Tiranë, ndodhemi në zyrën e ish kryeministrit, deputetit z. Sali Berisha. Z. Sali Berisha kënaqësi që na pranuat, faleminderit shumë për gatishmërinë tuaj që të përgjigjeni pozitivisht në këtë intervistë.
Faleminderit ju Ermal dhe televizionin tuaj, shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes ju, ekipin dhe të gjithë teleshikuesit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që do të ndjekin këtë emision.
Z. Berisha njerëzit që ju kanë përcjellë karrierën por edhe në jetën tuaj politike por edhe private, thonë që qysh në vitin 1991 ju i njihnit mirë rrethanat e Kosovës, i njihnit mirë edhe gjeografinë e Kosovës. Sot kur flasim për kufijtë si i percepton Z. Berisha kufijtë e Kosovës.
Tropoja është Malësi e Gjakovës është pjesë e këputur nga trungu i saj Kosovë, kështu që interesi im për Kosovën është më i natyrshmi i të gjithë interesave të tjerë. Sot që diskutohen kufijtë e Kosovës e para gjë që më vjen në mend, këtu të jemi të hapur me ata që na ndjekin)…
Dhe këtë ta kërkoj gjatë krejt intervistës.
Më vijnë faqet më të zeza të historisë tonë kombëtare që i kemi shkruar vet ne shqiptarët, se ne jemi shumë të aftë, të gatshëm për të etiketuar, demoralizuar, fajësuar të tjerët… Jo se s’ kanë faje, kanë faje të rënda dhe krime të shëmtuara ndaj nesh, por ne i kemi bërë vetes atë që s’na kanë bërë të tjerët. Unë do të ndalem vetëm në këto, po them 70 vitet e fundit, s’po shkoj më parë. Pushtimi i Kosovës nga Serbia nga ushtritë e Titos u realizua kryekëput me mbështetjen e fuqishme të vëllezërve tradhtar shqiptar…
Po flisni për Hoxhën?
Po flas Enver Hoxhën sepse Tito arriti të themelojë në Tiranë repartin e tij të Partisë Komuniste Jugosllave.
Po.
Arriti të krijojë, siç thotë vetë Titoja…shih nuk kam më dëshirë të merrem me histori por të injorosh historinë, historia të ndëshkon. Pra, Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lëvizjen Çlirimtare të Shqiptarëve me qëllimin më kryesor për të shtypur Lëvizjen Nacionaliste të Shqiptarëve dhe për t’i sjellë brigadat shqiptare, siç i solli, ne Kosovë gjoja për çlirimin por në të vërtetë si pararojë e armatës e divizioneve dhe brigadave serbo- malazeze për pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është gjaku që u derdh për shkak se brigadat shqiptare, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, që ishte i pranishëm, bënë gjithçka ndaj atyre që i pritën si vëllezër dhe ata u thoshin vëllezër keni serbët. Ata kërkonin bashkim me Shqipërinë, këta predikonin bashkim- vëllazërim me Serbinë dhe faktikisht morën pjesë në çdo masakër që u krye përfshi Masakrën e Tivarit në gjithë trajektoren nga Kukësi gjersa u kalua Buna.
Ka përgjegjësi Enver Hoxha?
Direkte! Direkte pa asnjë diskutim ka dokumente por nuk po hyjmë sonte ne histori. Akti i dytë ne na ka ndjek. Akti i dytë i tradhtisë madhore kombëtare ishte vota e deputetëve të Kosovës në vitet ‘80 një kohë kur rinia e Kosovës mbushi rrugët, sheshet e Prishtinës u përgjak
Po flisni për supremimin e autonomisë?
Sigurisht, po flas sepse ata ju nënshtruan terrorit të Millosheviçit dhe votuan duke dhënë një votë në kundërshtimit flagrant të interesave kombëtare shqiptare.
Kishte në mesin e tyre edhe që nuk votuan. Në mesin e tyre ishte edhe Riza Uka?
Ata që nuk votuan, ata do ju jemi mirënjohës përjetë po aty u votua çka nuk e bënë kroatët, çka nuk e bënë sllovenët, çka nuk e bëri askush tjetër përveç parlamentit të Kosovës.
Sot kush ka faj?
Sot ç’po ndodh? Po ndodh, janë vënë në tepsi kufijtë e Kosovës, në një kohë kur Kosova ishte në pushtimin Serb dhe u miratua në shtator të vitit 1992 dokumenti i samitit të OSBE- së, Kosova u nxor zë i veçantë në dokumentin e samitit ku shkruhej se do të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd me palën e tretë. Çka do të thotë kjo? Cila ishte kjo? Ky ishte ligji i parë ndërkombëtar qe e nxirrte Kosovën, për faktorin ndërkombëtar
Kishte hezitim nga amerikanët deri në momentin kur u sqarua se pala e tretë nuk është Shqipëria por janë amerikanët?
Pa diskutim, ata hezituan por pastaj ata e mbështetën dhe kjo bëri të mundur që ndërmjetësit ndërkombëtarë të zbresin në Kosovë dhe Prishtinë dhe ta trajtojnë në themel çështjen e Prishtinës, çështjen e Kosovës në kufijtë ekzistues aktual. Në vitin 1994 ka një rezolutë të pa përsëritshme në histori, Rezoluta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e votuar nga 137 shtete, e cila pasi dënon me terma më të ashpra regjimin e Millosheviçit, shprehet në mënyrë tekstuale se kjo organizatë i njeh Kosovës, popullit të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes. E drejta e vetëvendosjes në kuptimin e OKB, në kuptimin e kësaj organizate e këtyre parimeve, ishte e drejta që me referendum të përcaktojnë pavarësinë, bashkimin me Shqipërinë, konfederatë me Serbinë, pra çfarëdo që do të dëshironin qytetarët e Kosovës brenda këtyre kufijve.
Pse nuk u shfrytëzua kjo e drejtë?
Prit vijmë më tutje.
Dokumenti i Rambujesë kishte në bazë këtë rezolutë dhe fliste për Kosovën në këta kufij. Marrëveshja e Kumanovës, e kapitullimit të Serbisë, sanksionoi se Serbia jo që s’ka punë me Kosovën në këta kufij por do largohet edhe nja 40 kilometra me ushtri sa është rrezja e gjyleve të topit në mënyrë që mos të mund të kërcënojë. Në asnjë lloj rrethane askërkush përveç Beogradit nuk ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës tani mjerisht po i venë shqiptarët dhe kjo është absolutisht akt dramatik në historinë tonë kombëtare.
Ermal, pra kemi marrëveshjen e Kumanovës kemi gjykatën ndërkombëtare, gjykata ndërkombëtare, ligji ndërkombëtar njohu Kosovën si shtet në kufijtë e saj në përputhje me të drejtën kombëtare, me këta kufij.
Para kësaj kemi dokumentin Ahtisari, mbi bazën e të cilit u themelua shteti aktual i Kosovës, nuk thotë asnjë fjalë për kufijtë, nuk ka asnjë fjalë për kufijtë. Në mënyrë paradoksale dhe pse Serbia… Serbia vetëm këtë kërkonte. Serbia nga viti ‘93 me Dobrica Qosiç deri më sot nuk kërkonte gjë tjetër veçse ndarjen e Kosovës, ndarjen e Kosovës, dhe në fund kur humbi Kosovën, tani mbi Ibër, kufirin mbi Ibër.
Po.
Pra cili ishte kundërshtimi, kjo është shumë e thjeshtë, kjo është një përpjekje për Serbinë e madhe.
Ndërkohë Serbia thotë përpjeke për Shqipërinë e Madhe.
Po sigurisht se ia dhamë ne, ia dhamë ne asaj. Prit ka zhvillime më dramatike që mund të jenë. Serbia e ka ngritur këtë problem me dhjetëra herë që nga viti ‘99 deri sot. Në vitin 2005, nuk kisha as një muaj kryeministër. Në Selanik po pinim një kafe me Vug Drashkoviçin, Kosta Karamalisin dhe të tjerë. Dhe Vugu më thotë, Sali ne duhet të takohemi bashkë, në për 48 ore i zgjidhim problemet.
Domethënë ka pasur përpjekje që çështja e Kosovës të zgjidhej mes Shqipërisë dhe Serbisë?
Të jashtëzakonshme dhe qeveria, unë, qeveria ime duke ditur se kjo dëmton interesin e Kosovës ka refuzuar në mënyrë kategorike, por nuk ka refuzuar vetëm palën serbe, më është kërkuar në momente të caktuara edhe nga miq shumë të çmuar që unë të ndërhyj.
Nga amerikanët?
Miq shumë të çmuar që unë të ndërhyj, unë kam thënë jo nuk ndërhyj, unë mbështes udhëheqjen e Kosovës dhe e kam mbështetur udhëheqjen e Kosovës. Tani del që për arsye, një mijë arsye, Serbia rrëmben paqen Kosovës, Serbia humbi luftën, ne e kthejmë në fitimtare të paqes, dhe me c’ të drejtë, me ç’motiv? Në qoftë se ne, ta zëmë para dy vitesh, Serbisë i thuhej “plaç” nga komuniteti ndërkombëtar kur kërkonte Mitrovicën sepse e ke për Serbinë e madhe, tani i themi ne “jo nuk është Serbia që po kërkon, po kërkojmë ne tani”.
Jo presidenti Thaçi thotë që nuk do të ketë vetëm shkëmbim të territoreve por vetëm korrigjime?
Jo, nuk merrem me lojëra fjalësh, ajo është më e keqe do dalë unë edhe aty. Ajo është akoma më keq, ajo është tregti e pastër. Shiko, Beogradi ka një gjë. Do të lexosh Beogradin, duhet të lexosh edhe Prishtinën. Mediat në Prishtinë, Beogradi i nxjerr tezat në Prishtinë nuk i nxjerr në Beograd. Çfarë thonë tezat që dalin në Prishtinë? Thonë më mirë të marrin Preshevën se sa t’i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën. Ka gjë më anti-shqiptare se kjo?
Dhe kjo nga frika për krijimin e një asociacioni që do ta shndërrojnë në një pushtet të tretë?
Do të dal unë aty…Të marrim pak një herë realitetin, se dalim pak te kjo qepja- shqepja e kufijve, se kjo është pak si rrobaqepëset, po e korrigjoj pak jakën e xhaketës, se kjo është ajo që do bëj.
Po thoni që Thaçi po e luan rolin e rrobaqepësit?
Jo më fal një minutë. Këto vijnë të gjitha të gatshme, këto janë para-fabrikate që vijnë nga ata të cilët, atyre bravo ju qoftë, hoqën akuzën e komunitetit ndërkombëtar për Serbinë e madhe dhe thanë që s’jemi ne por duan këta shqiptarët ata të cilët duan tani….dhe madje duam edhe Preshevën, Bujanovcin por edhe Medvegjën, e cila është dy herë Presheva, është baras Preshevë- Bujanovc të marrë së bashku, por ka 400 shqiptarë, e kupton vet ti se e varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin e Edi Ramës, se kështu i thotë ky Vuçiçit, po të guxojë të japi Medvegjën. Dhe dalim tani me teorinë që çfarë do marrin, çfarë pazari? Pazari është një ose dy fshatra në Medvegjë, që as nuk kemi punë janë serbë, do marrin disa fshatra në Bujanovc që as nuk kemi punë janë serbë. Do marrim Preshevën, Presheva është një territor 261 km, një pjesë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me një rol shumë të madh në historinë tonë kombëtare por fatmirësisht e ruajtur si trevë shqiptare dhe Presheva mund të mbetet, në qoftë se shqiptarët ndjekin një politikë si duhet, mund të mbetet në shekuj shqiptare. Pra hajde tani të vëmë Urën në Ibër dhe të themi që nuk po bëjmë ndarje e nuk po bëjmë as shkëmbim por po bëjë korrigjim, po marrim dhe në një fshat këtu.. e ke ndëgju apo jo, se njëherë thonë Preshevë- Bujanoc dhe Medvegjë….
E thua në shumës z. Berisha, nuk është që po e thonë por po e thotë, është një person.
Nuk është vetëm ai, vetëm fare nuk është të them unë ty…
AKR që ka ekzekutivin, udhëheq me ekzekutivin është deklaruar kundër, NISMA që është pjesë e koalicionit është deklaruar kundër, LDK kundër, VV kundër. Z. Thaqi është i vetmi madje edhe nga ish-partia e tij.
Tani edhe unë kam shumë respekt dhe me dhimbjen më të madhe detyrohem të marr një pozicion të tillë haptas kundër, që e kam marrë në rastet më të jashtëzakonshme. Kam preferuar heshtje edhe durim mund të mos ju kenë pëlqyer por e kam pasur dhe kam vepruar shumë drejtë.
Jemi dëshmitarë
Por në rast të tillë as nuk mund të hesht, as nuk mund të pranojë, por kam vetëm një thirrje për deputetët e Kosovës, të mos lejojnë te luhet më kufijtë e shtetit të tyre se bëhen dmth kjo ështe hbërja e Kosovës, mire u zhbë lufta, u zhbë Kumanova, u zhbë një pjesë, jo plotësisht, edhe Ahtisari që e la në kufi Kosovën, në këta kufij dhe pse? Më fal, a ka interesa Serbia në Kosovë? Po ka. A jam unë që të njihen interesat e Serbisë në Kosovë? Po jam. Cili është interesi i Serbisë, i ligjshëm? Është garancia e serbëve të Kosovës. A ka sot qytetar, minoritar në botë me të drejta më të mëdha se sa serbët e Kosovës. Më thuaj… Po unë le t’i bie të gjitha borive të botës Beogradi, dhe unë marr 100 komisione dhe u them hajde shiheni më gjeni një minoritet në Europë, më gjeni një minoritet në botë që disponon të drejta më shumë se një serb në Kosovë. Ja pra, Serbia s’ka hallin e të drejtave, Serbia ka hallin e Serbisë së madhe. Serbia e di që toka është e përjetshme dhe jo njerëzit. Serbia gjen pastaj shqiptar me të cilët bën pazaret që do.
Z.Berisha më lejoni t’ju lexoj diçka për këto reagime që ju i bëni ka pasur një reagim nga presidenti Thaçi: “Institucioni i Republikës së Kosovës sot më së paku i duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike, veçanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshmëri që rezervuarët e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviçit. Nuk i duam këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duam këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquarsi Fehmi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën janë të njëjtë që presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”.
Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.
Në vitet ‘92-‘97, Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve dhe tjetri Sllobodan Millosheviçi, i cili e pa veten te humbur në çdo forum ndërkombëtar me dokumente dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishin shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkak të besimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej si një strofull…. Në atë kohë kur Milloshevici shtronte këto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumente, nga vendet që luftonte me suksesin më të madh terrorizmin ndërkombëtar, për këtë te sugjeroj të lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune, Los Angelos Times etj etj.
Pra Thaçi po shërbehet me të pavërtetat e Milloshevicit.
Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se çdo vend tjetër ish- komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet e partnerëve tanë më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe është anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përket Bin Ladenit të krijuar në Beograd.
I kanë të ndara të gjitha këto. Vetëm çështja e Embargos me Jugosllavinë.
Së pari është UÇK. Në vitin 1992, kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhjetëra e qindra luftëtarë të UCK, që të gjithë nën kujdesin dhe ombrellën e Qeverisë së Kosovës, presidentit Ibrahim Rugova dhe kryeministrit Bujar Bukoshi, që kishin ministër mbrojte, shef shërbimesh të fshehta. Midis të tjerëve, nga ata që kam takuar, është i dokumentuar, edhe komandanti Adem Jashari në kohë ai nuk ishte një legjendë siç është sot. Pra ata janë armatosur, stërvitur në Shqipëri, gjë e cila përbën një problem. Së dyti, gjatë gjithë atyre viteve, të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprime kundër serbëve në Kosovë janë ndihmuar, janë përcjellë gjer në kufi. Një rast i vetëm ka qenë rasti i Zahir Pajazitit, i cili pa njoftuar kërkënd kishte marrë një thes me armë dhe e kapin rojet e kufirit në Has, e ndalojnë, e arrestojnë dhe sa merret vesh pyetet Qeveria e Kosovës dhe autoritetet thonë që të lirohet dhe u lirua. Asnjë proces gjyqësor nuk ekziston ndaj asnjë luftëtari të UÇK në territorin e Shqipërisë.
Është arrestuar Adem Jashari?
Absolutisht jo kurrë, kurrë ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera.
Është arrestuar Hashim Thaçi?
Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UÇK, për veprimtari çlirimtare të Kosovës, kjo kurrën e kurrës. Për të tjera, n.q.s ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e marr si shembull dhe bën grushte e tjera e tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë.
Zoti Berisha…
Kjo është e kuzhinës së Enver Hoxhes …kjo është një fabrikim i kuzhinës së Enver Hoxhës..
Unë po e kuptoj që nuk dëshironi të lëshoheni në komente, megjithatë në 13 gusht të vitit 2009, atëherë kryeministri Thaçi i ankohej zëvendës ambasadorit amerikan, dokumente të Ëikileaks-it të publikuara, thotë që “Berisha po na përzihet në punët tona të brendshme, pengojeni që të mos na përzihet”.
Po, është e vërtetë që janë, po unë Uikileksin nuk e marr shumë për bazë sepse e vërteta është që ai mblidhte…
Janë dokumente zyrtare.
Tani të them një gjë, unë kam konstatuar që ai ambasadori mblidhte çdo gjë nga gazetat edhe i çonte si lajme të mirëfillta, të jem i sinqertë me ju
Nëse i ankohet drejtpërdrejt, se këtu flitet për Uikileaksin, kështu që i ankohet
Por në qoftë se është ankuar, absolutisht është ankuar për të mbuluar problemet e tij, sepse Sali Berisha… Shiko cilido që e njeh Sali Berishën ka një mënyrë dhe vetëm një veprim, i bëj gjërat publike. Unë shprehem publikisht, kjo është gjithçka, kurrë nuk bëj mbledhje të fshehta, kurrë nuk bëj tentativa të fshehta, unë gjithçka e kam publike dhe për mua kjo ka funksionuar, nuk them prandaj se sa është ankuar në 2009, mund të jetë ankuar 100 herë, s’ka asnjë vlerë kjo për mua. Se më the që s’po të përgjigjem për embargon.. por ka dokumente ndërkombëtare që cilido që nuk do të shpifë për Shqipërinë shkon dhe i lexon… Dokumentet ndërkombëtare thonë se 96 % e naftës Serbisë shkon nga Danubi.
Nga Rumania
Nga Rumania dhe nga dikush tjetër, jo Danubi, jo Rumania e këto jo tjerat. Tani cila ishte embargo, embargo ishte ndëshkimi më i madh për Kosovën, se në Serbi nuk vuanin për naftë ata edhe tanket i kishin plot, edhe traktorët i kishin plot. Kosova s’kishte naftë, gjysma e Kosovës, 2/3 e tokave të Kosovës mbeten djerrë, edhe kanë vazhduar të mbeten djerrë edhe disa vite mbas çlirimit të saj sepse çmimi i naftës shkoi në stratosferë.
Unë publikisht kundërshtoja embargon por në të vërtetë unë zbatoja embargon, pra në qoftë se thosha nuk jam dakord me embargon e naftës edhe në OKB, unë prapë zbatoja se embargoja ishte ligji ndërkombëtar, dhe çfarë mund të ketë pasur? Mund të ketë pasur raste kontrabande, këtë nuk e përjashtoj kurrë sepse çdo shtet mund të ketë…
Keni pasur një takim me Bullatoviçin në vitin 1993, në shtator të vitit 1993.
Po.
Dhe ka kërkuar lehtësira për…
Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht domethënë ata erdhën të trembur, të them të vertetën tashti, erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.
Nuk kërkuan naftë?
Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se s’di ku është Bullatoviçi, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur me Milon, kanë qenë të dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë… dhe nuk kanë kërkuar. Kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabandistëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficencë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës.
A keni dështuar me kontrollin pra edhe ato tanket që kanë hyrë…
Tanket… Jo i kapëm ne.
I kapët?
I kapëm ne, se çfarë të bënë këta? Ngaqë se kalonin dot në pikat e doganave, kishin ndërtuar tanker të mëdhenj edhe i kalonin nën ujë, i tërhiqnin me gomone. I kapëm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake në liqenin e Shkodrës, por gjetëm mundësi i kapëm dhe i asgjësuam.
A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?
S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnjëherë, përveç takimeve ndërkombëtare. Kjo është e vërteta.
A është strehuar Arkani gjatë kohës
Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?
Te komenti Thaçit thuhet që është strehuar edhe Arkani…
Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këtë shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe unë kam ngel.. kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shumë naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri.
Zoti Berisha, si u ndjetë personalisht kur i lexuat të gjitha këto komente të zotit Thaçit. Dua një përgjigje, pa aspak diplomaci, dua ndjenjë personale tuajën.
Absolutisht nuk kam asnjë lloj gjë personale, e vetmja gjë që dua të them është, dy gjëra janë. Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato çka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe unë diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në luginë, diskutuam, i thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqipërisë për luginën, uroj që edhe Kosova ta marri një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro, u këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla.
Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lënat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam.
Do të dëshiroja të ndalesha pak në historinë dhe marrëdhëniet tuaja me Rugovën. Zoti Berisha, Thaçi shkruan se po jap këshilla për të mos pasur korrigjim kufijsh, ju jeni të njëjtët që Rugova në të gjallë nuk ju lejoi që ta shkelnit Kosovën?
Unë besoj se bashkëpunëtorët e afërt të Rugovës i dhanë përgjigjen më të mirë këtij trillimi. Unë kam besimin më të madh se Rugova nuk bashkëpunonte kurrë me ata të cilët nuk lanë gjë pa bërë për ta zhvlerësuar dhe nxjerrë nga skena politike dhe që ishte qeveria socialiste në Shqipëri. Për sa i përket marrëdhënieve të mia me Rugovën, gjatë luftës dhe pas luftës ato kanë qenë më të shkëlqyerat që mund të ishin. Jam takuar me të, në Crans Montana, jam takuar me të dhe kemi koordinuar në takime të tjera ndërkombëtare dhe kam shprehur ato konsiderata qe unë kam për këtë gjeni të politikës shqiptarë, të botës shqiptare. Megjithatë unë e kam arkivuar me kohë atë rast sepse aty urdhërdhënës ishte Bernard Kouchner, i cili, pse unë e kam arkivuar, sepse ai qe një guvernator shumë i mirë për Kosovën dhe për mua pastaj të tjerat ishin të parëndësishme. Unë besoj se Bernard Kouchner i meriton të gjitha nderimet nga shqiptarët. Kjo është e gjithë arsyeja pse unë nuk jam ndalur asnjëherë te ai problem kurrë.
Kush ju pengoj që të vinit në Kosovë deri në vdekjen e Presidentit Rugova?
Jo, nuk është se kam pas pengesa. Nuk mund të them se më ka penguar njeri
Nuk keni pasur?
Jo nuk kam pasur.
A keni pasur ftohje në marrëdhënie me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova?
Kemi pasur një dallim në vitet ‘96 lidhur me faktin se unë kam qenë për një linjë në radikale, sepse nuk shihja një perspektivë zgjidhje me gandizmin e tij, me të cilin ai e çoi çështjen e Kosovës gjer në dhomën ovale. Dhe mendoja që duhej të radikalizohej, kurse Rugova besonte se rruga e tij, në fakt ai i kishte bërë një sfidë totale, kishte krijuar pushtetin paralel ndaj pushtetit serb, kishte vendosur strukturat e pushtetit të tij, por përsëri Kosova ishte nën pushtim. Kjo ka qenë një periudhë e shkurtër…gjatë luftës unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin, pas lufte jam takuar me shumë kënaqësi më të, pra marrëdhëniet mund të them që kanë qenë të shkëlqyera dhe ruaj për të admirimin dhe shkallën e respektit më të thellë.
E përmendët vitin ‘96 po flasim për vitin 1996 a janë ftuar diplomatët shqiptarët nga Tritan Shehu, po flasim pra për vitin ‘96 dhe a u është thënë që të përkrahet Demaçi që ishte linjë me radikale dhe përbënte ndryshim të kursit në politikën e përkrahjes ndaj Rugovës?
Absolutisht jo, kurrë. Adem Demaçi në atë kohë, që e kisha mik, mik e kam pasur atë, mik, mund të kishim dallime por për mua është një ikonë e qëndresës shqiptare. Kam ruajtur me të marrëdhënie shumë të afërta kur unë isha president republike, edhe më vonë kur isha në opozitë e kam takuar, edhe gjatë Rambujesë e kam takuar, ka ardhur, nuk kisha unë ide se ai mund të zëvendësonte LDK-në. Ajo që kisha unë dëshirë ishte që të radikalizohej lëvizja në Kosovë me demonstrata, me protesta, i gjithë ky ishte qëllimi im.
A ju kanë kërkuar amerikanët në vitin 1992 që të influenconit te Rugova dhe shqiptarët e Kosovës që të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në mes të Millosheviçit dhe Paniçit të përkrahej Paniçi?
Më kanë kërkuar të marrin pjesë në zgjedhje por jo të përkrahin, të kuptohemi. Presidenti Rugova…
Sepse Paniçi njihej si amerikan.
Jo nuk ma kanë kërkuar. Ekzaktësisht, për këtë kam shpjeguar edhe disa herë tjera dhe jam shumë i kthjellët. Mua më erdhën në takim Sajrus Vens dhe Lordi Ouen dhe meqenëse Rugova kishte deklaruar se Kosova nuk do marre pjesë në zgjedhje, më kërkuan mua që ta bind Rugovën që Kosova të marrë pjesë ne zgjedhje dhe unë thashë nuk e bëj dhe ua shpjegova. Dhe historia bëri që ata të më jepnin të drejtë mua, dhe çfarë ju thashë unë. Edhe po t’u thotë Rugova qytetarëve të Kosovës në këtë terror dhe pushtim të egër, ata nuk shkojnë në zgjedhje. Por, çfarë do na ndodhi, – i thashë unë, – ju do humbisni një interlokutor në Kosovë. Po në qoftë se e humbet Rugova autoritetin, me kë do bisedoni ju, – i thashë. Dhe u dhashë një këshillë, një sugjerim. U thashë shkoni takoni vetë Rugovën dhe bisedoni prapë, dhe ata e bënë. Ata nga Beogradi morën Paniçin, nuk i thanë të vijë por Paniçi shkoi dhe sapo hyri në Prishtinë i dolën serbët atij, desh e bënë copë Paniçin, dhe këta ngelen të shokuar.
Deshën të shkojnë pa të?
Pa të, po tani edhe keqardhjen për Paniçin e kishin sepse ai u erdhi me ta. Te Rugova ata ngelën jashtëzakonisht të kënaqur, të surprizuar, me një bisedë civile, dhe erdhën më thane mua pas këtyre zhvillimeve “ti kishe të drejtë”.
Keni shkruar në “Facebook” se në vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën?
Janë dokumentet, që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara.
A ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugovës?
Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës dhe natyrisht tregoi menjëherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.
Zoti Berisha kur u takuat për herë të fundit me zotin Rugovën. Cili ishte takimi I fundit me të?
Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë.
Njerëzit që të njohin, e nisa kështu bisedën thonë që dy herë në jetë ju kanë parë me sytë e mbushur me lot. Herën e parë në avion kur erdhët në mortin e Ibrahim Rugovës dhe herën e dytë kur ishit për vizitë, për herë te parë, ishte pikërisht vizita në Gjakovë. Do te ndalesha tek avioni, a keni pasur bisede me atëherë përfaqësuesin e Shqipërisë në Kosovë, zotëri Çekun, Arben Çekun që juve nuk ju informoi mirë për gjendjen reale shëndetësore të Ibrahim Rugovës.
Jo nuk kam pasur bisedë të tillë. Unë e kam ndjekur, e dija qe ishte me…
Sepse kishit një vizitë të paralajmëruar pak ditë më pas.
Po, por unë e ndiqja gjendjen shëndetësore dhe e dija për të. Sigurisht qe do te them një gjë këtu. Në qoftë se bota shqiptare kishte një trim, ishte Ibrahim Rugova. Me thotë njëherë një francez, i cili kishte luftuar në Afganistan, ish-ministër i jashtëm i Francës shkruan një libër “Trimëria në 2 të mëngjesit”, i them se çfarë ke shkruar në këtë libër. Sali më thotë, nuk ka gjë më të vështirë po të rrethuan në 2 të mëngjesit, se nuk e merr veten për të mobilizuar, dhe ky është më trimi. I them, – e di kush është trimi, trimi është Ibrahim Rugova. Po pse? Se ka kaq vite mbeti duke përsëritur katër fjali dhe nuk u mposht nga askush në botë. Është ë vërtetë që ishte pacifist, në fund e kuptuan që ishte pacifist radikal, në fund e kuptuan, nuk lëshonte asgjë. Kur erdhi nga Rambuje u fut në flakë, u fut në flakë, nuk qëndroi në Shqipëri jo, drejt e në Prishtinë. Shkoi sepse ai, edhe se harroj kurrë fytyrën e tij, trishtimin, kur e pa Prishtinën në flakë. Pra në qoftë se kishte një idealist të ideve të tij ai ishte, dhe ndaj fitoi, ai fitoi sepse qëndroi besnik i parimeve dhe vlerave që besoi.
Vizita juaj e parë në Gjakovë?
Tani, Tropoja është Malësi e Gjakovës. Në atë Malësi, kodra e Priftit, Aty ku është shtëpia imë, ajo është një çerek ore, 20 minuta nga fshati i parë Morinë. Pra në një aspekt burrat dhe gratë e familjes sime, sidomos burrat, gjithë botën e tyre kishin Kosovën. Ata nuk flisnin ta zëmë Durrësin apo ndonjë qytet tjetër, ata flisnin për Gjakovën, flisnin për Pejën, Prizrenin, Prishtinën. Këta i kishin vizituar dhe kishin të drejtë, domethënë ndjenin një dhimbje të tmerrshme nga këputja nga trungu më të madhe sesa ata që ishin në pushtim, këta nuk gëzonin lirinë, këta nga mëngjesi gjer në darke flisnin vetëm për Gjakovën, Pejën, Deçanin, Junikun për miqtë, për të vrarët, për te gjallët. Kjo ishte bota e tyre. Në këtë aspekt, ëndrra dhe në mendjen time kryeqyteti im ishte Gjakova, por qe nuk shkonim dot. Kisha qenë një herë me qerre por që s’mbaja mend asgjë dhe pastaj nuk shkoja dot, s’shkoja dot sepse ishte kufiri, dhe çdo gjë në shtëpinë time ishte e tregut të Gjakovës. Unë jam rritur në një kullë ku bashkëjetonin të gjitha kohërat nga luga e drunit tek serviset, nga aluminet te fajanset, të gjitha ishin blerë në Gjakovë… Pra në këtë aspekt shkëputja e Tropojës ishte një dramë e përjetuar nga ata që gjenerata para meje me një trishtim dhe brengë të jashtëzakonshme e ushqyer pastaj tek pasardhësit. Kjo ishte e vërtetë dhe për mua, kështu që unë e thashë qe kam luftuar 60 vjet
Zoti Berisha është përmendur ngritja e një përmendoreje e Fadil Hoxhës në Gjakovë?
E kam dëgjuar dhe më duhet te them që kjo gjë është jashtëzakonisht e rëndë. Më duhet t’u them atyre që unë kam respekt, që e promovojnë një gjë të tille, lexoni pak mbledhjet e vitit 1945 me te cilat Fadil Hoxha anulon Bujanin, anulon atë që kishte firmosur vetë, atë meritë që ai e pati në firmosjen në konferencën e Bujanit, të firmosur edhe nga serbët edhe nga shqiptarët, ku Kosovës i njihej e drejta e plebeshitit, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha e tradhtuan në mënyrën më të pabesë. Ai ishte një akt ndërkombëtar.
Dua të them një gjë, se shqiptarët duhet ta dinë, nuk ishte e përcaktuar çështja e kufijve të Shqipërisë, ishte e hapur, dhe jo në interes të Shqipërisë, e mbante Greqia, por nga ana tjetër në qoftë se shqiptarët do të luftonin absolutisht kurrë Kosovën Tito nuk do e merrte, dhe Fadil Hoxha vendimin e Beogradit qe e mori Partia Komuniste, Rankoviqi, e transferoi dhe e mori në Prizren.
Aty ku u anulua Bujani…
Sali Berisha: Atëherë, a mund t’i ngrihet një tradhtari të tij përmendore? Ai përfundon në koshin e turpit të historisë bashkë me Enver Hoxhën. Unë e kuptoj që ai ka onturazhin e vet dhe njerëzit që e përkrahin por ky është Fadil Hoxha..

Sujets similaires
» Enver Hoxha ,Sali Berisha
» Sali Berisha si hitleri
» S'jam komand.Sali Berisha,por jam Sali Rexhepi
» Sali Berisha dhe Bujar Bukoshi
» Sali Berisha
» Sali Berisha si hitleri
» S'jam komand.Sali Berisha,por jam Sali Rexhepi
» Sali Berisha dhe Bujar Bukoshi
» Sali Berisha
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum