Sali Berisha si hitleri
:: sport
Page 1 sur 1
Sali Berisha si hitleri
Nuk është e para herë në këto 20 vjet që Sali Berisha u rikthehet akuzave histerike kundër një lideri të opozitës. Shkak është një tension i madh, por jo se e kanë lënë nervat. Gjithë ai lumë akuzash me nënë e me motër, me kriminelë, me mafiozë dhe me të korruptuar, është një kalkulim i hollë, një taktikë shantazhiste që synon ta terrorizojë psikologjikisht kundërshtarin. Një katarakt të tillë të tërbuar akuzash ka lëshuar Berisha edhe më parë kundër liderit të opozitës, Fatos Nano. E ka akuzuar edhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Por më vonë i ka përgënjeshtruar vetë këto akuza monstruoze, duke bërë edhe pakte dhe duke shtrënguar duart me Fatos Nanon, pikërisht me atë që para pak muajsh e akuzonte si "padrino". Për Berishën nuk ka rëndësi e vërteta. Fjala si akuzë, si shpifje dhe shantazh, mbetet për të një armë e rëndësishme politike për të mposhtur kundërshtarin, për ta shtypur, për ta bërë të zbythet. Berisha është një shantazhist i shkallës së lartë. Me egërsinë që i shpërthen kohë pas kohe si një vullkan, Berisha tenton të shantazhojë jo vetëm kundërshtarët e tij politikë, por edhe "ndërkombëtarët". Këta të fundit, me atë që qysh nga marsi i vitit '97 i tmerron me shumë se çdo gjë tjetër, i shantazhon me destabilizimin e Shqipërisë. Është një taktikë politike tipike për Adolf Hitlerin. Prandaj themi se Berisha është Hitleri i kohës sonë.
***
Berisha duhet ta ketë studiuar me shumë vëmendje Mein Kampf-in. Nuk mund të jetë një rastësi që në taktikat politike të Berishës lexohet shumë qartë zbatimi i asaj përvoje që Hitleri e akumuloi qysh në vitet e rinisë së tij nga vëzhgimi që i bënte lëvizjes së majtë social demokrate dhe sukseseve të saj. Përse e shohim Berishën kohë pas kohe të akuzojë me kaq nerv dhe forcë edhe kundërshtarë me të cilët sapo ka përfunduar një konsensus? Pse i rikthehet pafundësisht dhunës verbale dhe oratorisë së urrejtjes? Sepse e kanë lënë nervat? Jo, por sepse sikundër Hitleri, ai beson se "psikologjia e masave nuk mirëpret asgjë që shfaqet e dobët dhe me gjysmë zemre... sepse sikundër një grua psikika e së cilës përcaktohet më pak nga llumi i arsyetimit abstrakt sesa nga një përgjërim i papërcaktueshëm emocional ndaj një force që duhet të kompensojë natyrën e saj dhe që, për rrjedhojë, do të parapëlqente t'i nënshtrohej një burri të fortë, sesa të sundonte mbi një ngordhalaq, po ashtu masat duan më shumë një komandant, sesa një hartues peticionesh..." (Mein Kampf). Berisha nis të çirret dhe të ulërasë pikërisht në atë moment kur ndjen se po humbet monopolin e sundimit mbi turmën, kur ndjen se po humbet ekskluzivitetin e politikanit, liderit të fortë, të komandantit të cilit i nënshtrohet turma. Mitingu madhështor i opozitës solli një moment të tillë ndaj dhe shpjegon reagimin e tij histerik si dhe orvatjen e dëshpëruar, por edhe shumë konfliktuale dhe të rrezikshme, për organizimin e një antimitingu nën maskën e festimit të 8 dhjetorit. Antimitingu është më shumë një shantazh edhe për "ndërkombëtarët", të cilëve do t'ju tregojë se ka ende shumë mbështetje në "popull" dhe se cenimi i pushtetit të tij nuk mund të jetë pa kosto për "stabilitetin".
***
Përse Berisha lëshoi një lumë akuzash kundër Edi Ramës, duke e sharë "me nënë e babë", përse ka nxjerrë befas dosje skandalesh të pluhurosura, përse e akuzon për lidhje me grupe kriminale tamam si dikur liderin e opozitës Fatos Nano? Sepse ai ka mësuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit të një terrorizimi të poshtër psikik mbi një kundërshtar që nuk është në gjendje as morale dhe as mendore (në këtë rast pandehen si të tillë Rama dhe PS) të përballojë sulme të tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur mendon se e kërkon momenti politik, "vjell një rrjetë zjarri gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm, derisa nervat e personave të sulmuar rrënohen...". (Mein Kampf). Këtë shpreson Berisha kur i turret sot Ramës, ashtu sikundër i turrej dje Nanos dhe jo pak të tjerëve. Tamam sikundër Hitleri edhe Kryeministri shqiptar, natyra e pandreqshme autoritariste dhe e rrezikshme për demokracinë e të cilit mund të jetë e panjohur vetëm për të verbrit, beson se kjo taktikë shantazhi dhe dhune psikike, e bazuar në një vlerësim të saktë të dobësive njerëzore, ka një siguri matematike për sukses. Dhe, ç'është e vërteta, i ka funksionuar me sukses në rastin e liderit të mëparshëm socialist, Fatos Nano. Prandaj Berisha duket i vendosur ta zbatojë deri në fund taktikën hitleriane të terrorit psikik mbi kundërshtarin si individ apo si masë. Dhe është e dhimbshme të shohësh se, në një kohë që ky lider po shtrëngon në grushtin e tij gjithë pushtetet, e djathta europiane i imponon Parlamentit Europian një rezolutë në të cilën i kërkohet opozitës të ulë kokën para këtij tirani dhe, duke shkelur mbi parimin demokratik të transparencës, duke toleruar dhunimin e ligjit zgjedhor, t'i nënshtrohet shantazhit dhe të hyjë në Parlament! Duket se për disa parlamentarë europianë parimet e lirisë janë të shenjta vetëm në Europë, por jo në Shqipërinë e varfër. Opozita ka rast të demonstrojë botërisht se nuk është fare kështu, se parimet e lirisë janë edhe më të shenjta dhe duhen mbrojtur edhe në Shqipëri, këtu ku liria dhe demokracia janë më të kërcënuara! Opozita duhet t'i qëndrojë taktikës së bojkotit demokratik derisa pushteti i Berishës t'i nënshtrohet jo presionit të opozitës, por të drejtës dhe ligjit, derisa të zbatojë nenin e Kodit Zgjedhor që detyron hapjen e kutive, atë nen që vetë e miratoi me konsensus me opozitën, por që po vetë e dhunoi tiranikisht pa konsensus me të.
***
Ndërkaq europianët duket se i kanë harruar bëmat e dikurshme të Sali Berishës, që jo rastësisht e bëjnë atë një "Fyhrer" shqiptar. Duket se ashtu sikundër jo pak politikanë të Europës ranë në grackën e fjalëve të Hitlerit që betohej për "paqe", edhe ca diplomatë dhe politikanë të sotëm të Europës kanë rënë në grackën e fjalëve të Berishës që stërbetohet për "demokraci" dhe "ligj". Por sikundër ka treguar Erich Fromm, duhet që të jemi të aftë të depërtojmë pas formulimeve racionale, pa i vënë veshin asaj që lideri thotë, por duke bërë kujdes se si e thotë, duke parë fytyrën, gjestet, personin në tërësi. Vetëm atëherë zbulohet karakteri i tij. Vetëm atëherë mund të kuptojmë kur Fromm thotë "se udhëheqësi në fjalë është nekrofil... me të nuk ke çfarë të bësh, nuk mund të jesh kurrë mik", sepse ndryshe nga një lider biofil që angazhohet me të gjitha forcat për të mbrojtur jetën, dinjitetin njerëzor dhe lirinë, një lider nekrofil "të gjitha energjitë i ka drejtuar drejt shkatërrimit, përvetësimit dhe pushtetit absolut". Nuk do ndalem se çfarë të sugjerojnë mimika, gjestet dhe egërsimet e Berishës. Por po t'u kthehesh bëmave, a nuk gjejmë në tërë karrierën e stërgjatë të Berishës, gjakimin dhe shkatërrimin për hir të pushtetit absolut? Sa herë do lejohet të rrënohet shteti dhe Shqipëria për hir të pushtetit personal të këtij njeriu? A nuk ishte e mjaftë viti 1997? Po shtatori i vitit 1998? Po vrasja dhe rrënimi i jetëve në Gërdec për shkak të babëzisë së përvetësimit? Po rrënimi i buxhetit me anë të një korrupsioni dhe papërgjegjshmërie që epshin për pushtet dhe fitime të paligjshme e maskon me patriotizëm? Po shkatërrimi i pavarësisë së institucioneve, opozitës, medias? Po shkatërrimi fizik i Zogut të Zi vetëm si një kapriçio shumëmilionëshe e luftës për pushtet? Janë edhe shumë e shumë të tjera. Berisha është një politikan që gjen forcë te shkatërrimi.
***
.................
__________________
AlbaFriends.com
AlbTelevision.com
AlbUsa.com
Re: Sali Berisha si hitleri
Ka vend krahasimi Berisha - Hitler?
REZART PALLUQI | 21/12/2009 | ARTI I TE JETUARIT | 14 KOMENTE | SHARE | - +
Kohët e fundit shumë analistë politikë e kanë krahasuar Berishën me Hitlerin. Çdo tiran i madh apo i vogël reflekton veti të njëjta, pasi në thelb ata të gjithë kanë si qëllim të shtypin çdo opozicion dhe zë kritik për të sunduar sa të kenë jetë. Kur nuk ia arrijnë këtë, shpesh tiranët u vënë zjarrin vendeve të tyre.
S'është e çuditshme kur vërejmë disa ngjashmëri në sjelljen e tiranëve.
Sidoqoftë, personalisht unë besoj se ngjashmëritë midis Berishës dhe Hitlerit janë shumë më të vogla sesa anët e tyre të kundërta. Po i rendis anët e ngjashme dhe të kundërta të tyre si më poshtë:
Ngjashmëritë në aspektin politik:
1) Berisha dhe Hitleri erdhën në fuqi duke bërë shantazh, nxjerrë jasht loje njerëzit e aftë, inteligjentë.
2) Berisha dhe Hitleri kanë bërë puçe politike. Fronin e politikës ata e konsideruan si burim pushteti të përjetshëm.
Ndryshimet:
1) Hitleri zhvilloi një vizion universal politik, duke ëndërruar të pushtojë botën dhe përshtasë atë sipas normave të kulturës ariane.
Berisha s'ka vizion politik ose politika e tij përçarëse s'i kapërxen kufijtë shqiptarë, shpesh ajo përkufizohet në kufij provincialë.
Ngjashmëri në aspektin nacionalist s'ka.
Ndryshimet: Hitleri pushtoi 2/3 e botës. ëndrra e tij ishte të zmadhonte Gjermaninë në përmasat e Perandorisë Romake.
Berisha: Ai është Anti-nacionalist. Ai jo vetëm që s'ëndërron të zmadhojë Shqipërinë,
por po e shet atë tek fqinjtë tanë në këmbim përkrahje politike.
Edhe në aspektin fetar s'egzistojnë ngjashmëri.
Ndryshimet: Hitleri, ashtu si edhe grekët e lashtë, krijoi hyjninë e tij. Një lloj legjende "a la hitleriane".
Berisha s'e ka deklaruar besimin e tij. Pretendon të na bindë se është ateist, por kjo s'është e vërtetë.
Feja e tij është ai simbol që atij i dhuron pushtet të paprekshëm. S'është e rastit që ai i puthi duart prifit grek,
Janullatos dhe kafshoi duart kishes se panvarur ortodokse shqiptare.
Ngjashmëritë në rrafshin e oratorisë
E vetmja ngjashmëri është se si Hitleri edhe Berisha flasin vrazhdë, me tone të ngarkuar me urrejtje, emocione të sëmura.
Ndryshimi: Hitleri ishte oratori i rrallë, sidomos në aspektin letrar, ai dinte të thurte tekste të pasura, me fjalor të zgjedhur.
Berisha, edhe pse udhëheq po aq gjatë sa Hitleri, s'ka mësuar ende shqipen zyrtare, pa përmendur këtu fjalimet e tij të varfëra, artikulimet e gabuara gjuhësore, apo banalitetin e tij fatal.
Ngjashmëri në fushën letrare s'egzistojnë.
Hitleri shkroi një vepër të tërë, Mein Kampf, edhe pse rraciste, diskriminuese ndaj rracave të tjera.
Berisha besoj se s'ka as agjendë personale.
S'dihet nëse ai ka një idhull letrar, shkrimtar, poet shqiptar apo universal.
Ngjashmëri në muzikë
Hitleri ishte pasionant i Wagnerit,
Berisha: S'i njohim preferencat e tij muzikore. S'e kemi parë të kërcejë apo flasë për artin e muzikës.
Në rrafshin ekonomik ngjashmëri s'ka.
Brënda njëzet vite udhëheqje Hitleri e shndërroi Gjermaninë në superfuqi ekonomike.
Ekonomia është arti më i dobët i Berishës. Si në vitet 1997 edhe tani apo po bie në të njëjtin kurth: katastrofën e ekonomisë shqiptare.
Në rrafshin familjar ngjashmëri s'ka.
Ndryshime po. Hitleri s'pati fëmijë.
Berisha po. Ai ka grua, fëmijë, të cilët i sheh si trashëgimënuesit e çifligut të tij, Shqipërisë.
Në rrafshin shoqëror ngjashmëri s'ka, por vetëm ndryshime.
Hitleri vërtetë e dërgoi Gjermaninë në buzë të humnerës, por këtë e bëri për të pushtuar botën. Pra qëllimi e justifikonte dështimin e tij.
Berisha mbjell hakmarrje në shoqërinë e tij, që mund të shkaktojë edhe luftë civile.
Ashtu si mbreti Zog, edhe Ai mbështet dhe mbron pushtetin nëpërmjet fisit ose besnikët e tij veriorë.
Në rrafshin moral, edhe këtu s'ka ngjashmëri.
Hitleri, kur pa se humbi luftën botërore u tregua burrë dhe vrau vehten. Ai e pranoi humbjen edhe pse në orët e fundit.
Berisha s'e ka pranuar kurrë humbjen në politikë edhe sikur qeverisë dhe vendit të tij dhjetë herë t'i dalë tymi.
Në fushën e popullaritetit, s'egzistojnë ngjashmëri por ndryshime ekstreme.
Hitleri, ashtu si psikopatët e klasit të tij të lartë, zotërojnë talent mbinatyror për të magjepsur turma qindra milionëshe.
Berisha s'i zotëron këto dhunti përshkak të inteligjencës së tij të ulët, natyrës primitive.
Shkurt: Si Hitleri edhe Berisha janë psikopatë.
Vetëm se Hitleri është një psikopat shumë më inteligjent dhe i sinqertë se sa Berisha.
Hitleri ishte psikopat me ëndërr universale, por që në fund e pranoi dështimin e ëndrrës së tij, gjest ky heroik, që s'i shkon për shtat psikopatëve.
Berisha është një psikopat kaotik, primitiv, me nivel të ulët inteligjence, i natyrës ballkanike,
me ndryshimin e vetëm, se ai s'ushqen ëndrra ekspasioniste(ashtu si diktatorët ballkanas, Metaksas, Milosheviçi,-
ëndrra karakteristike tek ballkanasit.
Shkencërisht psikopatët njihen si zogj grabitqarë që çdo ditë gjuajnë gjah të ri.
Gjahu i Berishës në këtë rast sipërfaqësisht janë premtimet e tij të përditshme politike që kurrë s'realizohen.
Parë në prizëm më të thellë, gjahu i tij janë shqiptarët.
Në mbyllje, Berisha është një psikopat i cili s'përshtatet me gadishullin ballkanik për një arsye themelore:
Në Ballkan pjesa më e madhe e udhëheqësve psikopatë janë nacionalistë, pushtues.
Berisha jo e jo që s'është pushtues, por ai e shet vendin e tij.
Ky, për mendimin tim është elementi më tragjik, kombshkatrërrues tek ai. "Kontinenti" i tij është Afrika.

Sujets similaires
» Sali Berisha dhe Bujar Bukoshi
» S'jam komand.Sali Berisha,por jam Sali Rexhepi
» Enver Hoxha ,Sali Berisha
» Sali Berisha ne deti
» I nderuati zotri Kryeminister Sali Berisha
» S'jam komand.Sali Berisha,por jam Sali Rexhepi
» Enver Hoxha ,Sali Berisha
» Sali Berisha ne deti
» I nderuati zotri Kryeminister Sali Berisha
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum