Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Demaqi ne Veqerni list,ngriste Enver Hoxhen para mediave jug

 :: sport

Aller en bas

Demaqi ne Veqerni list,ngriste Enver Hoxhen para mediave jug Empty Demaqi ne Veqerni list,ngriste Enver Hoxhen para mediave jug

Message  Perparimi Sam 29 Nov - 15:38





Mehmedali Jashari Intervistë (1990): ”Enver Hoxha udhëheqës gjenial dhe biri më i madh i popullit shqiptar”, Adem Demaçi Adem Demaçi ishte në vitin e 28 i ngujuar në burgjet e Serbisë, por asnjëherë s’ishte ndalur të deklarohej dhe të jepte intervista për mediat.

Tre muaj para se të lirohej për herë të fundit nga burgu, Adem Demaçi kishte folur për figurën e Enver Hoxhës për gazetën “Večernji list”.

Në këtë intervistë, Demaçi përzgjedh fjalët më të mira për udhëheqësin shqiptar, Enver Hoxha. Pavarësisht se Enver Hoxha kishte mbushur pesë vite nga vdekja, Adem Demaçi i thurte lavde nga burgu.

Sipas vlerësimeve të atëhershme, për Adem Demaçin, Enver Hoxha ishte shqiptari më i madh dhe një udhëheqës gjenial. “Nga vendi më i prapambetur në Evropë, nga një shembull për të keq, për gjithsejtë 40 vjet ai (Enveri) arriti të krijojë një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj, unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar dhe si një udhëheqës gjenial që, natyrisht i ka pasur edhe gabimet e veta, por asnjë gabim strategjik”, kishte thënë ai.

Adem Demaçi i kishte arsyetuar në një formë edhe ”persekutimet” që u bënte Enver Hoxha të burgosurve politikë dhe atyre që s’pajtoheshin me sistemin komunist të Shqipërisë. “Në Shqipëri mund të jenë të pakënaqur vetëm qelepirxhinjtë, kontrabandistët, spekulantët dhe eventualisht ndonjë kundërshtar politik me prirje burokratike. Mirëpo, shtresa e burokratëve është më e holla, sepse Enveri nuk ka lejuar që ajo të zhvillohet. Ka bërë seleksionim pozitiv. Për çdo 5 gjer 10 vjetët ka bërë spastrime, por jo në atë kuptimin që ia mveshin. I ka hequr nga pozita të paaftit dhe i ka vënë në vend të tyre më të aftët, më të shkolluarit”, deklarohej Demaçi për Shqipërinë, ani pse asnjëherë deri në atë kohë s’kishte shkelur në shtetin shqiptar.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të intervistës se Demaçit për pjesën ku flitet për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën.

Vecernji list: Po raporti juaj me Enver Hoxhën?

A. Demaçi: Është e pabesueshme, por në thelbin e vet, edhe pse ka folur gjithnjë mirë për Stalinin, i cili nga ana e vet i pati dhënë një përkrahje të konsiderueshme Shqipërisë, Enveri më së pakuishte stalinist. Nuk iu ka përmbajtur skenave të Stalinit. E pati kuptuar shumë drejt vetëlëvizjen e përmbajtjes shqiptare dhe e pati zhvilluar në mënyrën e vet dialektike. Nga vendi më i prapambetur në Evropë, nga një shembull për të keq, për gjithsejtë 40 vjet ai (Enveri) arriti të krijojë një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj, unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar dhe si një udhëheqës gjenial që, natyrisht i ka pasur edhe gabimet e veta, por asnjë gabim strategjik.

Vecernji list: Kam përshtypjen se, edhe pse jeni intelektual, nuk i shihni ose nuk doni t’i shihni dobësitë e regjimit shqiptar që pati vendosur Enver Hoxha, duke filluar nga prapambeturia e gjithëmbarshme ekonomike, gjer te totalitarizmi nga i cili njerëzit ikin.

A. Demaçi: Nga çdo drithë ka egjër. Nuk gjendet askund një shoqëri sterile që do t’i kënaqte të gjithë. Në Shqipëri mund të jenë të pakënaqur vetëm qelepiringjinjtë, kontrabandistët, spekulantët dhe eventualisht ndonjë kundërshtar politik me prirje burokratike. Mirëpo shtresa e burokratëve është më e holla, sepse Enveri nuk ka lejuar që ajo të zhvillohet. Ka bërë seleksionim pozitiv. Për çdo 5 gjer 10 vjetët ka bërë spastrime, por jo në atë kuptim që ia mveshin. I ka hequr nga pozita të paaftit dhe i ka vënë në vend të tyre më të aftët, më të shkolluarit. Në Shqipëri sundon sistemi njëpartiak, mirëpo ajo parti zhvillon një politikë që i përgjigjet më së miri interesave të njerëzve punonjës dhe të inteligjencies.

Vecernji list: Edhe pse s’keni qenë kurrë në Shqipëri, a mund të na përgjigjeni shkurtazi në pyetjen se a ka në atë vend liri njerëzore dhe demokraci?

A. Demaçi: Ka aq sa lejojnë mundësitë materiale dhe të tjera, dhe në të ardhmen do të ketë përherë më shumë. Projekti i Enverit, vazhdues i të cilit është Ramiz Alia shkon në atë drejtim.

Intervistë e gjatë dhënë gazetës ditore “Večernji list”, të datës 24 shkurt 1990, tre muaj para se të lirohej nga burgu.

”Bota sot”

1 h · J’aime

Haxhi Kuçi Adem Demaqi dhe kompanija e tij ishte lirue nga burgu serbo qetnik me qellim per ti krijuar celulat e para te uçk es nen derigjimin serbo qetnik.Sidomos per ti nxene ata shqiptar qe jane antiserb.E sidomos me pergjue Adem Jasharin bashk me ;Mehe Uken,Avdi Ibrahimi,,Reshat Badallen e Xhavitoviqet.Demaqi,neqoftese nuk ka qen ne shqiperi si i burgosur plitike,ka shkue naten me mercedes ne biron e Enver miut.Sipas Demaqit,Enver Hoxha i paska presekutue antishqiptaret,kontrabandistet,spekulantet.Por kjo thenje e Demaqit duhet kuptuar mbrapeshte,sepse Enveri presekutoi atdhetaret,ata qe kishin ndjenja se si ta shpetonin atedheun e bashkuar.Demaqi ndjen kaqesine ma te madhe kur e sheh kete lloje shqiperie te rrudhosur e te coptuar qe ende nuk iu jane shuar epshet e vellezerve te tij serb.Demaçi: Nga çdo drithë ka egjër,jo Demaq jo,por duhet me ua thye mitologjin e satanatit,por ne mesin e shqiptareve ka satana siq jeni ju.Per masakren e Rahovecit,duhet dhene llogari dikushi !Po tishe vertete antiserb,e me mikrofon ne mesin e prishtinalive ti ftoni qe mos ta leshojne kosoven dhe te kaloni pa as nje therre eshte apsurditet me i madhe.Ju si perfaqesues politike i uçk es,ne vend qe te gjindeni ne mesin e uçk es,shetiteshit shlirshem prane serbo qetnikeve,vetem nje popull fudull i pa mend mundet tju besone sllaganeve te juaja.Kurse zavendes i juaji ishte Albin Kurti i cili me lirimin e tij nga burgu i serbise ,kjo avanture e tije e ngriti ne personalitet politike.Kete ju ma se miri e keni thene permes nje deklarate se fati im qe me burgosen serbet,se sot isha rrugeve si njeri i thjeshte.Pra shumica u burgoset me urdherin e serbise qe te ngriteni si patriota ne mesin e shqiptareve.Kush e formuloi listen per likuidimin e atdhetareve,si te ;Behadin Allaqin,Ismet Jasharin(komandant Kumanoven),Bekim Berishen,Sali Qekun,Ahmet Krasniqin,Harun Aliun e vrau Rafiz Haliti,?Dihen emrat e krimineleve,mos mendoni se i tere kombi shqiptar rrine duar kryq?Ne çdo shtet,presekutohen bashkpuntoret,vetem ne trojet shqiptare presekutohen atdhetaret dhe mbi gjakun e tyre mbahen manifestime perkujtimore nga ana e kriminelave.Ky krim i forcave tradhetare do u jete e fundit,sepse ka zot qe do ti dali krah ketij popullit shume te vuajtur.Nuk kemi nevoje per slloganet e tradhetareve te britmojne ;Rrofte Bashkimi Kombetar,Rrofte Flamuri Kuq e Zi .Na keni mesue e na keni kalle ne shpirt.

8 min · J’aime


Haxhi Kuçi Sipas Adem Demaqit ,NATO paska tjerr leshin e dhijes,UçK e paska debue serbin nga Kosova.Keshtu Noli i shajti ne mbledhjen e Kombeve ne vitin 1924 dhe kur e pa se çka i beri qeshtjes shqiptare ,u detyrue qe vete ne menyren vullnetare te jep dorheqje dhe tja jep qelsat Ahmet Zogut,pa rezistence.Ta jep nje keso deklarate ky njeri,kundra Nderkombetareve eshte sikurse me thene ,nuk ka diell,por terri na shendrit driten.

À l’instant · Modifié · J’aime

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut


 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum