Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Thaqi e Fatmir at milionera

 :: sport

Aller en bas

Thaqi e Fatmir at milionera Empty Thaqi e Fatmir at milionera

Message  Perparimi Sam 17 Déc - 1:28

Për tri vite Hashim Thaqi bëhët milioner, kurse Fatmir Sejdiu ka me pak pasuri
Nga Gazeta Lajm Madhesia e germave:
03 June, 2010 10:32:54
Sipas formularve te deklarimit të pasurisë te publikuar nga Agjencionin Kundër Korrupsionit Hshim Thaqi ka deklaruar milona euro pasui kurse Fatmir sejdiu ka deklaruar pasuri me pak se para tri viteve.

Shpërndaje në: Facebook | Google | del


................................................................


Presidenti Sejdiu del më i pasuri
15.09.2010, ora 11:03

Fatmir Sejdiu

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dalë të jetë më i pasur se ç’është deklaruar katër muaj më herët në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Siç shkruan sot “Koha Ditore”, kjo gjë vërtetohet në formularin e ri mbi deklarimin e pasurisë, të cilin e ka plotësuar në gjysmën e dytë muajit korrik.
Derisa në formularin e parë kreu i shtetit ka deklaruar vetëm “shtëpinë e bashkallëkut”, të ardhurat personale dhe llogaritë në bankat komerciale, në këtë të dytin ai ka futur edhe të hyrat e djemve të tij.
Dy djemtë e presidentit, Bardhyli dhe Shqipo, kanë pranuar se janë aksionarë në tri kompani. I pari ka deklaruar se merr pjesë me 50% të aksioneve në “Empire” Sh.P.K që nga viti 2008. Vlera e këtyre e aksioneve është llogaritur 4,851.09 euro. Kurse djali tjetër, Shqipo, ka konfirmuar pjesëmarrjen me nga 25 % të aksioneve në “London taxi servise” dhe në “Elm Group”. Në të dyja kompanitë, Shqipo ka thënë se vlera e aksioneve të tij është nga 250 euro. Bardhyli figuron si djali që sjell më së shumti të ardhura në shtëpinë e presidentit. Paga e tij mujore në PTK është regjistruar të jetë 2,900 euro apo rreth 30 ero më e lartë se ajo e vetë presidentit. I pari i shtetit aktualisht ka një pagë prej 2,873 eurosh, pa i llogaritur edhe shtesat e tjera për reprezentacion. Nga kursimet prej të ardhurave që i ka bërë nga viti 1999 e këndej, Bardhyli ka arritur t’i grumbullojë në Bankën NLB 23,916 euro. As Shqipo nuk ka dalë keq me të ardhura mujore, edhe pse merr rreth 700 euro më pak se vëllai i tij më i madh. Paga e tij mujore, që po ashtu vjen nga PTK-ja, është llogaritur të jetë 2,220 euro. Shqipo qëndron më keq edhe më kursime. Aktualisht ai ka në NLB 9,096 euro. Për dallim nga Bardhyli, Shqipo ka regjistruar si kapital edhe një veturë të tipit “Peugeot 2006”, të prodhuar në vitin 2007, në vlerë prej 3,500 eurosh. Djali tjetër, Ylli, ka regjistruar si të hyrë mujore pagën prej 1,650 eurosh, por nuk e ka specifikuar vendin e tij të punës. Ylli duket se është më i pasionuar pas veturave sesa vëllezërit. Në emër të tij figuron një “Audi A6” e vitit 2009, në vlerë prej 15 mijë eurosh, si dhe një “Golf IV”, i vitit 2006, në vlerë prej 5 mijë euro. Por, ai nuk mund të krahasohet me dy vëllezërit e tjerë sa i përket nivelit të kursimeve, megjithëse edhe ai mund të krenohet se ka “diçka” brenda në bankë. Aktualisht në konton e tij Ylli ka thënë se i ka të kursyera 1,571 euro. Më kursimtari, prapë ka mbetur i ati i tyre, presidenti.
Si në formularin e parë të plotësuar më 31 mars, ashtu edhe të dytin të plotësuar më 19 korrik, presidenti ka regjistruar rreth 100 mijë euro kursime. Në NLB ai i ka deklaruar 78,210 euro kursime dhe në RBKO 20 mijë euro. Për katër muaj, gjendja e tij në këto dy banka nuk ka lëvizur për asnjë cent. Kështu së paku është deklaruar kreu i shtetit.
Familja e njeriut të parë të Kosovës duket se nuk e ka problem për të hyrë në kredi të mëdha dhe ato në periudha afatshkurtra. Të tre djemtë e tij kanë nga një kredi në NLB, të cilat duhet larë për dy vjet.
Bardhyli dhe Ylli kanë nga 20 mijë euro, kurse Shqipo 15 mijë euro kredi. Gjithsej, të tretë kanë një kredi në vlerë prej 75 mijë eurosh. E vetmja që nuk sjell të ardhura në familjen e presidentit është zonja e parë e shtetit, Nezafetja.
Plotësimi i formularit të pasurisë është bërë me kërkesën e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, ka konfirmuar se presidenti bashkë me 46 zyrtarë të lartë nuk i kanë plotësuar si duhet formularët gjatë deklarimit të parë.
“Presidenti Sejdiu e ka plotësuar formularin mbi deklarimin e pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor, mirëpo ne si agjenci kemi ardhur në përfundim se ai formular nuk është plotësuar në tërësi dhe si i tillë ka qenë i mangët”, ka deklaruar Preteni përmes një bisede telefonike.
Ai nuk e ka cilësuar si ndonjë shkelje ligjore mosplotësimin korrekt të formularit gjatë deklarimit të parë të presidentit.
“Me Ligjin për deklarimin e pasurisë parashihen katër lloje të deklarimeve: deklarimi i rregullt vjetor; ai me rastin e marrjes së detyrës së zyrtarit të lartë publik; deklarimi sipas kërkesës së agjencisë, si dhe deklarimi pas largimit nga funksioni. Në rastin e presidentit, plotësimi i formularit është bërë sipas kërkesës së agjencisë, dhe rrjedhimisht nuk bëhet fjalë për ndonjë shkelje”, ka bërë të ditur Preteni. Sipas tij, formular valid mbi deklarimin e pasurisë është vetëm formulari i dytë, që tashmë është postuar në faqen zyrtare të agjencisë. Preteni ka rikujtuar se presidenti ka mundur t’u nënshtrohet sanksioneve ndëshkuese në rast se nuk do t’i përgjigjej ftesës së AKK-së për plotësim të formularit të ri. Në raste të tilla, ligji e përcakton që zyrtari i lartë të gjobitet për kundërvajtje me gjobë prej 500 deri në 1500 euro.
Këshilltari i presidentit, Xhavit Beqiri, ka deklaruar se kreu i shtetit i është përgjigjur me kohë çdo thirrjeje që i është bërë nga AKK-ja.
“Presidenti Sejdiu e ka deklaruar me kohë pasurinë, mirëpo nëse AKK-ka i ka kërkuar plotësim të formularit, ai përsëri i është përgjigjur. Presidenti e respekton punën e AKK-së, ashtu siç e respekton punën e secilës agjenci të pavarur në vend”, ka shtuar Beqiri.
Presidenti i shtetit është njohës i mirë i fushës juridike, por çuditërisht në herën e parë i është shmangur deklarimit të pasurisë së djemve të tij, edhe pse në ligj kjo gjë është e specifikuar shumë qartë.
Neni 4 i Ligjit mbi deklarimin e pasurisë e përcakton që zyrtari i lartë shtetëror është i obliguar që ta bëjë publike gjendjen e pasurisë së vet dhe të familjarëve. Deklarimi parashihet të përmbajë informacione rreth pasurisë dhe të të ardhurave të tyre, siç janë: palujtshmëria, pasuria e luajtshme në vlerë të madhe, zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri komerciale, letrat me vlerë, paratë e gatshme të mbajtura në bankë dhe institucione të tjera kursimi apo kreditore, borxhet, garancitë e ndërmarra dhe detyrimet e tjera, si dhe të hyrat vjetore që shërbejnë si bazë e tatueshme. Presidenti nuk i është përmbajtur kësaj dispozite, dhe në formularin e parë ka shënuar vetëm të hyrat nga të ardhurat e tij mujore, si dhe një shtëpi të përbashkët me vëllezër, që ka filluar të ndërtohet në vitin 1972 e që është bërë e banueshme në vitin 1987. Sejdiu, në deklarimin që kishte bërë në mars, kishte dalë më i “varfër” sesa tre vjet më parë. Krahasuar me formularët e deklarimit të pasurisë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2007 dhe formularit të deklarimit të pasurisë në vitin 2010, presidenti Sejdiu kishte regjistruar 21 mijë e 600 euro më pak para të gatshme.
Në procesin e deklarimit të pasurisë, të organizuar nga OSBE-ja para tre vjetësh, Sejdiu kishte deklaruar 119, 827 euro para të gatshme, të shpërndara në tri banka komerciale, ndërsa në mars dhe në korrik ai ka deklaruar vetëm 98, 200, 10 euro. I pari i vendit sivjet nuk e ka deklaruar edhe një shtëpi 250 metra katrorë, të cilën e kishte deklaruar
në vitin 2007.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum