Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

11marsi 1981 i Haxhi Kuçit

 :: sport

Aller en bas

11marsi 1981 i Haxhi Kuçit Empty 11marsi 1981 i Haxhi Kuçit

Message  Perparimi Mer 10 Mar - 4:27


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

11marsi 1981 i Haxhi Kuçit Empty Re: 11marsi 1981 i Haxhi Kuçit

Message  Perparimi Mer 10 Mar - 4:28

Serish vjen marsi....


10.03.2010
nga Bardhyl Mahmuti
Strategjia e humbjes së gjurmëve iliro-shqiptare dhe shkatërrimit të identitetit kombëtar shqiptar në hapësirat e ish Federatës jugosllave mori goditjen e parë vdekjeprurëse në Universitetin e Prishtinës.

Po bëhen gati tri dekada nga marsi i vitit 1981 kur studentët e këtij tempulli të dijes vërshuan rrugët e kryeqytetit të Kosovës për t’ua bërë me dije udhëheqësve komunist në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë se “jemi shqiptar e s’jemi jugosllave”
Kjo moto e afishimit të identitetit kombëtar dhe mobilizimi rreth kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, pra të asaj formës shtetërore të organizimit politik që do ta pamundësonte realizimin e aspiratës asimiluese jugosllave, shënonte fillimin e fundit të politikës antishqiptare në ish Jugosllavinë komuniste.
Të tërbuar nga dështimi i strategjisë së tyre që t’i shesin popullit shqiptarë robërinë e re të diktaturës komuniste si rezultat i Luftës Çlirimtare, regjimi diktatorial aplikoi të gjitha masat e dhunës: vrasje, plagosje, arrestime, tortura, dënime, përjashtime nga puna, ndërrime të Rektorëve të Universitetit, largime të profesorëve nga katedrat e fakulteteve, izolime, diferencime ideo-politike....
Me të vetmin qëllim që të “neutralizonin” reagimin e shteteve demokratike të perëndimit ndaj kësaj dhunë , qarqet antishqiptare në Beograd, Shkup dhe Titogradin e atëhershëm krijuan Teatrin e Kukullave Politike.
Në këtë Teatër Kukullash Politike shfaqej tragjikomedia, ku me rotacion, herë politikanët e llojit të “luftëtarit çlirimtar” Ali Shukriu e herë të llojit të dresuar të Rrahman Morinës aktronin vetëm një rol: aktronin para korit diplomatik realizimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve dhe të ngitnin në qiell sukseset e luftës kundër “ekstremizmit dhe organizatave kriminale shqiptare”.
Qarqeve antishqiptare mbështetën shpresa të mëdha se taktika e ndërsimit të “politikanëve të ndershëm” kundër “politikanëve që nuk përfaqësojnë popullin”; e ndërsimit të “studentëve me librezë partie” kundër “studentëve pa librezë partie”; e ndërsim të “shqiptarëve të ndershëm” kundër “shqiptarëve të pandershëm”, e publikimit të shkrimeve të “përshtatshme” ideopolitike dhe humbjes së gjurmëve të “literaturës reaksionare”.... do t’ju sjellë rezultate në zhbërjen e qenjes sonë kombëtare. Duke ëndërruar se kjo politikë do t’u mundësonte të Kremtonin Meshën e Fitores ndaj popullit shqiptar, vendosën që mbi themelet e Tempullit të Dijes të Kompleksit të Universitetit të Prishtinës të fillojnë ndërtimin e Kishës Ortodokse Sllave...
Por..... Serish erdh marsi!
«Epopeja e Jasharajve» i dha dimension legjendar historisë moderne shqiptare! Kjo Epope që u shndërrua në sinonim të sakrificave kombëtare krijoi kushtet që në skenën politike të dalin përfaqësuesit e vërtetë të popullit. Ata që i dhanë vulën fitores! Teatrit të Kukullave Politike në Kosovë i ra perdja dhe Kisha e Papërfunduar Ortodokse mbetet si fosil në zemër të Kompleksit Universitar...
Gjeneratat e ardhshme do të mësojnë se falë kësaj Epopeje të lavdishme të UÇK-së dhe sakrificave të mëdha projektet antishqiptare mbeten si fosile të një politike të ngordhur.
I lë lexuesit të imagjinojë se çka ndodhi në Kosovë me politikanët e “ndershëm”, redaktorët e gazetave partiake, studentët “me libreza” .....
Populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ballafaqohet me intensitetin e njëjtë të dhunës....
Nuk është faji im nëse analogjia e situatës së rëndë që kalon populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi provokon imagjinatën e lexuesve të shohin ngjashmëri mes Teatrove të Kukullave Politike dhe tragjedisë kombëtare shqiptare në këto shtete....
Unë shpresoj....
Sërish vjen marsi...!

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

11marsi 1981 i Haxhi Kuçit Empty Re: 11marsi 1981 i Haxhi Kuçit

Message  Perparimi Mer 10 Mar - 11:53

Pays: Serbia
Ville: Kosovo
latitude: 42.6394
longitude: 21.0961
Host: 91.187.103.30
IP: 91.187.103.30


https://ipgetinfo.com/index.php?ip=91.187.103.30

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

11marsi 1981 i Haxhi Kuçit Empty Re: 11marsi 1981 i Haxhi Kuçit

Message  Perparimi Mer 10 Mar - 12:18

K o m e n t e t
2. nga jack
Te gjitha keto i dinim por problemi eshte se akoma nuk morrem vesh. I harruam te gjitha apo na bene ti harrojme te gjitha duke na i theksuar problemet qe kishim edhe atehere: ujin e pijshem, rrymen, papunesi, hajni, tratheti, prostitucion etj etj?
Mos jane akoma shoket e Ali Shukriut, Rrahman Morines, Sinan Hasanit, Azem Vllasit etj duke na udhehequr?
Serish vjen Marsi…
Shtuar në ora 22:21, 10.03.2010

1. nga Haxhi Kuçi
Demostratat e 11 marsit ne menzen e studenteve i nisi Haxhi L Kuçi si shkak i qimes ne gjelle.Nuk ka qen demostrate e organizuar nga skushi,pos ne menyren spontane e ka nise duke i meshue pjatave e thye çdo gje e britur se keta komunista dojne me na helmue.Dhe ne mbremja kan ardhe dy student te cilet e ftuan Haxhiun qe neser ne mengjez ne ora shtate duhet te lajmrohemi ne zyren e drejtorit te menzes Shefki Stubla.Por a ja permend dikushi nga shqiptaret kete Haxhiut ?Jo sepse meritat i pervodhen tjeret qe e kishin pasur me porosi dhe te nxejne pozita siq eshte rasti i fundit ku luften e uçk e pervodhen dhe prape ne qeverisjen e kosoves ata komunista i keni sot kembe kryq .
Zoti e befte mire !

Haxhi L Kuçi
Shtuar në ora 18:25, 10.03.2010

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

11marsi 1981 i Haxhi Kuçit Empty Re: 11marsi 1981 i Haxhi Kuçit

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum