Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

11 marsi i vitit 1981 i Haxhi Latif Kuçit(Krasniqit)

 :: sport

Aller en bas

11 marsi i vitit 1981 i Haxhi Latif Kuçit(Krasniqit) Empty 11 marsi i vitit 1981 i Haxhi Latif Kuçit(Krasniqit)

Message  Perparimi Mar 17 Déc - 13:50

Haxhi Kuçi ;Vellezer e motra me gjen shqiptari ;Protagonisti kryesor i demonstratave te 11 marsit te vitit 1981,jam une vete Haxhi Latif Kuçi(Krasniqi)i lindur ne Suhareke.Demonstrata e kesaj dite nuk ka qen e organizume nga kerkushi.As nga sistemi Serbo Rus,as nga qarqet e shtetit Shqiptar_ Enveristo Marksist.Por nuk kan qen te organizuara  as nga ilegalistet per brenda ne Kosove e as nga diaspora.Ku te gjitha thash e themet te individeve qe thone jo une jo ai i ka organizue keto demonstrata.Te gjitha keto spekulime jane genjeshtra te hajduteve qe nuk pijne uje fare. Pos ka qen depresioni qe e kam pasur nga provimi,ku me rrexoi Kurtesh Saliu me inati.I cili i tregoi kembet e gjarperit ne vitin 1989.Ne kete kohe,kur Milloshi me qeverin serbo qetnike e beri te mundur suspendimin e Kushtetutes se Kosoves,dhe Autonomon e Kosoves. Pra eshte ky Sali Kurteshi qe pate deklarue haptas nepermjet mjeteve te informimit se me humbjen e Kushtetutes se Kosoves,Kosova nuk po humbi asgje.Le ta dine mire populli se kete thenje nuk e ka thene i ndjeri profesor Syria Popovci,pos Kurtesh Saliu nje ish komunist i betuar i serbise!E din shume mire prof dr. Ismet Saliu kur ne salle , ja pata ngjite per fyti dhe deshta tja nxjerri shpirtin Kurteshit.Por,Ismet Saliu me ndau duke mu lute ne perendi qe ta leshoi se eshte njeri frigacak i madhe.Por edhe kete dite qe me rrexoj nga provimi ja kam ngjite dhe e kam hudhur mbi studenta,ku donte te me lajmronte ne polici.Dhe i pata thene ti po bere e i ftove policin jo vetem ty por tere familjen kam me ta farue.E dijne studentet dhe ky batakqi a jam ka e flasi te verteten.Dhe tjeter menjeherit me te dalur nga provimi,ashtu i mllefosur,ju kam drejtue menzes qe te ushqehem.Pasi e kam marur ushqimin dhe jam drejtue ku ta gjeje nje vend  te lire ne tavoline.Ne kete qaste mu ka afrue ishe cimeri i viteve 1976/77 zotri Bajrush Ahmeti.Ku mi nguli syte ne pjate e me thote;O cimo, çka te paskan qite ne gjelle me ngrere?çka bre me kan qite ?A je qorrue bre?Kqyre se çfare qime ta paskan qite?Vertete ishte nje qime sa e kalit!Dhe ja nisi me qesh Bajrushi!!!Po si e kam pare ate qime te madhe,kam bertitur sa kam mundur; o shok,keta komunista po dojne me na helmue dhe kam shajte ne nane e ne çka nuk kam lene.Dhe pjatat qe i kisha ne duare u kam meshuar per toke dhe kam kapur karrika e tavolina ku ja nisa ti theje me tere  forcen qe kisha.Kam thye edhe xhamat e trepezarise e çka kam gjetur para meje.E di ,qe nuk kemi qen shume student ,peraferishte nuk mendoje se ka pasur ma shume se njezete e pese studenta.Por ne anen e poshtme te menzes ka ana e koviketeve ja nisen edhe disa studente me thye çka kane gjetur .Numri i studenteve veq sa vinte e u shtonte duke thye sende.Ashtu i qete kam shkue ne konviktin nr.kater ku isha duke banue ,ne katin perdheses .Ne oret e mbremjes isha duke hecur koridorit duke shkue per ta mbushi nje shishe te plastikes me uje .Dhe ne keto qaste i shoh duke ardhur dy vellezer nga Suhareka,bashk me dy te tjere .Keta vellezer jane;Ruzhdi Kuçi dhe Sami Kuçi ,te cilet me drejtohen ka une dhe me thone;Kusho keta dy studenta te kan lajmrue qe ti i ke nisur demonstratat ne menzen e studenteve.Dhe neser ti bashk me keta dy duhet te lajmroheni tek drejtori i menzes se studenteve tek Shefki Stublla.Une ua prita;Po a nuk kishit tjeter pune per te bere pos te me lajmroni se kush i nisi ato demonstrata?Keta dy vellezer nderhynen duke me thane;Kusho ska problem ,mos ta ndin fare,se ti nuk je fajtor.Tek e fundit ty te ka qellue qimja ne gjellen tende,dhe thuaja te verteten. .Dhe keshtu mbeti qe neser ne ora shtate e mengjezit te lajmrohemi ne zyren e drejtorit te Shefki Stublles.Erdhen keta dy studenta para ores shtete,me ftuan dhe ju drejtuam zyres se drejtorit te menzes.Emrat e ketyre dy studentave edhe sot e asaj dite nuk ja dij .Por as qe ua kam pase kerkue nje gje te tille,qe ti mbaje ne mend se si quhen.Pse?Sepse mu dukeshin sikurse te ishin njerez te sigurimit te serbise!!!!Por ndoshta keta dy vellezer ja dijne emrat, une nuk di me tutje.Kur hyrem brenda ne koridor,u ulem neper karrika secili.Ku pase pakes njerin e ftoj drejtori ne zyren e tij,dhe mbase disa minutave doli dhe u ule ne karrike ,por duke mos fole gje me mua se çka kishin bisedue brenda me drejtorin!!.Hyri edhe i dyti,edhe ky mbase disa minutave doli dhe mua me thote ; Juve nuk po ju ftone drejtori!!!!,.Ndersa neve na premtoj drejtori se do ja permiresojme kushtet e higjienes se gjellerave te ushqimit.Kemi dal perjashta dhe ma me keta dy kurr as qe jemi pare,e as qe i njohe sot po edhe te me dalin perpara.
Por demonstratat me nuk kishte kush qe ti ndali,edhe te nesermen vazhduan ,por edhe diteve tjera me radhe keshtu.Gjere ne luften qe ende nuk na ka perfundue!Ku nje gje e tille mbeti ne niglizhence,pa e bere bashkimine e trojeve shqiptare.E sidomos e  te  trijave lufterave tona,me tradheti.Kete amanet ma la mbi supe babai im qe vdiq me sy hapur pa ja que amanetin ne vend. Si shkaktar qe ma nderprejten aktivitetin tim jan servilet e armiqeve,pra shqipfolesit.Policia serbe dhe sherbetoret e serbise ne keto demonstrata vriteshin e plogoseshin ne kan kan hasur pa patur meshire ne shume shqiptar e shqiptare pa dallim moshe e gjinin e tyre .Beren çka deshten,por me ndihmen e servilave te tyre shqipfolesave.I burgoseshin pseopatriotet,kinse ata ishin atedhetaret e popullit.Mendojne se nuk i dinim edhe keto marifetlleqe ???Pas disa diteve ka ardhur nje polic ne dhomen time .Ku kete polic e kisha shok te shkolles fillore emrin e ka Qemajl, motra e tij punone ne farmaci ne Therande emrin e ka Fatmire Basha .Ky me ftoi qe te dalim perjshata,duke me thene se kam diçka me te thene.Kur dolem perjashta , me qoi ne nje kafiq pertej menzes se studenteve,ne anen tjeter te rruges kur u ulem afer nje tavoline me tha;Haxhi te kam shok te klases,pash zotin qe ik nga Prishtina ,se na kan dhene urdherin qe ty me te likvidue.Keshtu mbas disa diteve e pash te rruges qe te shkoje ne Suhareke.Dhe me nuk kam qendrue ne Prishtine.Pos kam marr pjese ne çdo demonstrate qe zhvillohej ne Suhareke.Nje gabim e kam bere ,ku ne vend qe ta kerkoje Bajrush Ahmetin,ju pata rroke zotriut Bajrush Xhemajlit duke mendue se ky eshte cimeri qe ma kishte pare qimen ne gjellen time.Ku ketij Bajrush Xhemajlit i kerkoj ndjese hapatas e boterishte.
Si e gjeta Bajrush Ahmetin?
Pos me ndihmen e djalit te Gani Kukes dhe Fahri Musliut .Kue zbulova se nuk ishte Bajrush Xhemajli,por eshte Bajrush Ahmeti nga Gjilani .Duke me dhene adresen Fahri Musliu te Bajrush Ahmetit,ne ate qaste e mora letren nga cima Bajrush Ahmeti duke mu pergjigjur..... Fahriu ,edhe ky e lexonte dhe me shkruajti menjeherit,duke me pergezue per mundin tim qe nuk me shkoj huq,dhe e verteta triumfoi si rrezja e drites.

Pra nese deshironi te dini me teper per Bajrush Ahmetin;Ky deshmitar,tani jeton ne Zvicerr .Ku kemi shkembyer shume letra mes vedi.Nese deshironi qe ti lexoni keto letra tona ,mundem qe tju dergoi ,apo ta botojem se bashku nje Roman te vocker qe te jete nje histori e gjeneratave qe do na percjellin me nje te vertete te hidhure.Kjo le tju jete leksion dhe bari sherues per tere popullin shqiptar e me gjere.Si qellim e kam,qe mos te gabojne te tjeret tua vjedhin mundin atyre qe dhane jeten apo shpirtin per popullin e tyre.Knaqesia ime ka qen gjetja e dostit(deshmitarit) Bajrush Ahmetit,qe me fakte ti pergjigjem popullit dhe botes.Tek e fundit edhe Bajrush Ahmeti eshte nje lokomotive e imja dhe e ardhmja e kombit.Por ne mundin,e tjeret samunin.Eu po ju mbete ne fyt hajduteve dhe servilave te serbise,qe i pervetsuan kinse keta i paten nisurur ato demonstrata te atij dimrit e jo te pranveres siq e cekin disa shkrimtar nepermjet poezive te tyre.Dhe sot ne neper rruget e botes e keta neper funksione si para luftes,si ne lufte,dhe si tani.Haxhi Latif Kuçi(Krasniqi)

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum