Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Inqizimet e Gani Gecit,e Ministri Hyseni ne Hage per kosoven

 :: sport

Aller en bas

Inqizimet e Gani Gecit,e Ministri Hyseni ne Hage per kosoven Empty Inqizimet e Gani Gecit,e Ministri Hyseni ne Hage per kosoven

Message  Perparimi Lun 30 Nov - 5:46

Ministri Hyseni udhëton sot për Hagë
Të hënën GJND-ja për Kosovën,fjalën e hyrjes ministri Hyseni
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni do të udhëtojë sot në Hagë,

ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të

Drejtësisë. Të dielën ministri Hyseni pritet të zhvillojë takime me ekspertët
ligjorë të Republikës së Kosovës në këtë proces. Këto takime do të vazhdojnë edhe
të hënën, me qëllim të harmonizimit përfundimtar dhe finalizimit të deklaratave,
të cilat do të prezantohen para gjykatës.

Të hënën, ministri Hyseni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të
Mbretërisë së Holandës.
Siç kemi njoftuar edhe më herët, radha e paraqitjes së Kosovës para GJND-së në
Hagë është të martën (1 dhjetor) në orën 15.00 dhe do të zgjasë 3 orë.
Fjalën hyrëse në këtë paraqitje do ta ketë përfaqësuesi i Republikës së Kosovës,
ministri Hyseni. Fjala e ministrit Hyseni do të pasohet nga paraqitjet e
ekspertëve dhe këshilltarëve ndërkombëtarë, Sir Michael Wood, Daniel
Müller dhe Sean Murphy.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Rrëfimi i incizuar në DVD i Nazim Bllacës
Në vijim po botojmë transkriptin e DVD-së, deklaratës së dhënë nga Nazim Bllaca, vërtetësinë e së cilës dhe pohimet tha se i mbështeste me përpikëri.
DVD-të janë shpërndarë për media nga deputetët Adem Salihaj dhe Gani Geci, të cilët pavarësisht se thanë se ndihen të kërcënuar nuk mund të ndalojnë që të mos dihet e vërteta, dhe se thanë se këtë e bëjnë me shpresë se EULEX-i do të ndërhyjë. Në vijim është rrëfimi i paprekur i dorasit Bllaca.
“Jam Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, komuna e Lipjnait. Jam i lindur me 1.4.1972. Kam fakulteti e gjeografisë dhe kam punuar në shkollën fillore Emin Duraka para luftë,s pas luftës kam punuar në shkollën e fshatit tim. Kam qenë pjesëtarë i UÇK-së, nga fundi i qershorit 1998 deri më 12 qershor 1999. Kam qenë i plagosur në tetor 1998 në një atentat në fshatin Godanc tek familja e Fatmir Qerimit. Ata e kemi bërë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, me urdhër të Komandantit të Zonës- Fatmir Limës. Pas luftës kam filluar të punoj si arsimtar në shkollën fillore Kadri Deda në fshatin Ribar si arsimtar i gjeografisë. Me të përfunduar lufta jam angazhuar në strukturën e SHIK-ut, dhe prej asaj dite deri në vitin 2007, ku kam punuar afër në strukturën e ekzekutimit që ka qenë shtyllë e veçantë e Azem Sylës, Xhavit Halitit. Që nga qershorit i viti 1999 kur kam filluar të punojë si anëtar i SHIK-ut, unë si Nazim Bllaca kam filluar kontaktet për herë të parë me Ekrem Jasharin. Nuk e kam njohur, mirëpo nëpërmjet një shoku të luftës i cili quhet Bekim Bytyçi nga Prishtina, që punon në Gjenevë, është dhëndër i Sami Demakut. Ai nëpërmjet Ekrem Jasharit është ardhur deri tek lidhja mes meje dhe Ekrem Jasharit dhe anëtarësimi im në SHIK. E kam fjalën për fundin e qershorit 1999. Për herë të parë me një person sikurse Azem Syla kam biseduar me Ekrem Jasharin në Lipjan dhe nga ai moment jam kyçur ne radhët e SHIK-ut, si person i besuar dhe i cili ka kontribuar në UCK. Vrasjen e parë pas luftës e kemi kryer me 15 qershor ora 9.00 në Varigovc komuna e Lipjanit. Viktima është Sali Gashi. Atje kemi shkuar me urdhër të Fatmir Xhelilit. Kam qenë dhe Faruk Gashi nga Shtimja. Quhet Faredin por emri me shkurtesë është Faruk Gashi nga Shtimja. Vrasjen e dytë e kemi bërë rreth 27 dhe 28 qershor në fshatin Kraishtë të komunës së Lipjanit. Viktima është Adem Lahi një kolaboracionist, por jo i nivelit sa që kemi vepruar na. Viktima e tretë ka qenë Ibush Kllokoqi në Prishtinë, nuk jam i sigurt rreth datës por natën kur është bërë ekzekutimi i tij kam biseduar unë me Azem Sylën. Faruk Gashi dhe Shpresim Uka. Shpresim Uka është person i cili ka lidhje miqësore me Azem Sylën. Ai e ka gruan nga fshati Halilaq, komuna e Fushë-Kosovës, ndryshe është mbes e Azem Sylës dhe punon në Radio Kosova e Lirë. Ditën kur është marrë vendimi unë nuk kam qenë aty. Në mbrëmje unë kam kontaktuar tek Viktoria dhe nga xhipi i Azem Sylës unë Nazim Bllaca e kam marrë “shkorpionin” dhe Shpresim Uka, Faredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla ka qenë aty dhe Sadik Abazi nga fshati Davidovc. Vrasje e tretë më takonte mua për arsye se sipas Azem Sylës ishte zinxhiri komandues që të gjithë të implikohen në vrasje. Në Varigovc vrasjeje e ka kryer Fardin Gashi. Në Kraisht vrasje e ka kryer Sadik Abazi, ndërsa në Prishtinë Ibush Kllokoqin unë Nazim Bllaca personalisht kam qenë me tre persona tjerë dhe e kemi bërë ekzekutimi e tij në prani të gruas së tij. Po përshkruaj vrasjen e Ibushit në pika të shkurta. Natën kur kemi shkuar ka qenë fillim i errësirës. Unë e kam ftuar që të dalë jashtë. Ka dalë e shoqja e tij dhe me të dalë kam thënë se duhet të kontaktoj me bacën Ibush për një pasaportë se dua të dal jashtë. Në atë moment ka dalë baci Ibush dhe është bërë vrasja e tij. Vrasja e tij kam dëgjuar se ka bërë jehonë të madhe sa që Sabri Novosella dhe Selatin Novosella kanë bërë pagesa darkash edhe në Tiranë. Vrasje e tij ku e kam zbuluar se prapa saj qëndron Azem Syla ka qenë në prill 2007, kur Azem Syla më ka thënë direk mua se unë Azem Syla kam pasur gisht direk te Ibush Kllokoqi. Sa i përket Selim Broshës, më kanë çuar mua ta shoh në “Dubrovnik”. E kam përcjellë, ka qenë një person i shëndoshë, shtatshkurtër dhe atë e kemi përcjellë deri në momentin në ditën e ekzekutimit. Nuk kam marrë pjesë në ditën e ekzekutimit të tij, por kam marrë pjesë në parapërgatitjen e vrasjes së tij. Selim Brosha e ka pasur banesën prapa “Qafës” dhe aty unë kam qëndruar 1 muaj duke shitur cigare pas orarit të punës kinse po shesim cigare, jemi tregtarë, ndërsa është përcjellë Selim Brosha, i cili në atë kohë ka pasur një Golf 2 të bardhë. Në atë kohë na ka ardhur urdhri që të punojmë në tri drejtime. Struktura e vrasjeve ka qenë të punojmë në tri drejtime. E para ka qenë vrasje e kolaboracionistëve, ashti si i quajtshin këta, është fjalë për Azem Sylën, Xhavit Halitin, Ferat Shalën, Kadri Veselin dhe Fatmir Xhelilin. Të gjithë këta i njoh, kam biseduar, përpos me Kadri Veselin, të cilin nuk e kam parë dhe nuk e njoh. Shifra ime me të cilën kam raportuar në linjën e Ferat Shalës ka qenë me shifrën “SEIKO”. E kam pasur një orë nga Zvicra dhe me atë shifër kam raportuar për terrenin e Lipjanit, Ferizajt, Shtimes dhe një pjesë të Vitisë. Në atë kohë na ka ardhur neve një urdhër i cili kishte të bënte me anëtarët dhe kokat me të njohura, më të fuqishme të LDK-së. Ardhja e Rugovës në Kosovë e ka destabilizuar SHIK-un, kështu që SHIK-u është dashur të forcohej dhe të fillojë strukturën e organizimit dhe vrasjet. Personalisht kam qenë i kyçur në përgatitjen e atentatit ndaj z. Adem Salihajt nga komuna e Ferizaj, i cili në atë kohë ka qenë person me ndikim të madh dhe e kemi ditur se nuk kemi çka dalim në zgjedhje në Ferizaj. Adem Salihajn nuk e kam njohur kurrë, nuk i kam pasur borxh as familjarisht asgjë, mirëpo Adem Salihaj si person me ndikim më ka ardhur urdhri nga Azem Syla dhe Ekrem Jashari se duhet të vritet. E kam përcjellë bashkë me Sadik Abazin nga Davidovci, Farfuk Gashin nga Shtimja, Shpresim Uka dhandër i Azem Sylës dhe Driton Hajdari nga komuna e Prishtinës. E kemi përcjellë pothuaj 1 muaj ditë me një “Omegë” e cila na u ka dhënë shpërblim nga një donator nga Gjeneva. “Omega” ka qenë 3 mijë kubikë, 24 ventila, ngjyrë metalike. Në momentin kur është përgatitur qe atë ditë të ekzekutohet Adem Salihaj ai është përcjell mirë sepse atë kohë ka qenë fushatë dhe në atë kohë ne kemi përcjellë me dy vetura. Në veturën që është dashur ta ekzekutoj kanë qenë Sadik Abazi, Driton Hajdari dhe Shaban Syla. Këta tre kanë qenë perona kyç. Ne kemi qenë në tjetrën veturë duke pritur te dera e hyrjes së oborrit Adem Salihajn. Kjo ka qenë ajo e cila na ka shtyrë që unë të dal të veprojë përkushtimisht si anëtar i SHIK-ut duke marrë parasysh se Adem Salihaj ishte bashkëpunëtorë i UDB-së i sigurimit shtetëror të Serbisë, ashtu thoshte Azem Syla. Në prill të viti 2007 Azem Syla e ka pranuar edhe këtë te Adem Salihaj kinse unë qëndroj prapa përgatitjes së atentatit ndaj tij. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira miqësore në këtë fushë, është fjalë në fushën e vrasjeve me Ekrem Jasharin. Ekrem Jashari dhe Azem Syla janë të lidhur ngushtë mes vete duke përfshirë edhe Xhavit Halitin. Përgatitjen e atentatit ndaj Ismetit i cili ishte nga ish-Devet Jugoviqi dhe jetonte në Prishtinë e ka dhënë urdhër Azem Syla. Përndryshe Azem Syla, Ismetin e ka edhe mik të shpije dhe e ka pasur mik të shpije edhe në atë kohë. Ne në atentat kundër Ismetit kemi qenë unë, Sadik Abazi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla nga fshati Kishnarek. Aty nuk më kanë treguar mua se në atë banesë kanë shkuar edhe më herët dhe kanë tentuar njerëz që të bëjnë atentat kundër Ismetit. Azem Syla në mënyrë direkte në prill 2007 kur kam filluar unë të largohem nga kjo grup kriminale ka thënë që unë e kam mik të shtëpisë dhe ti nuk e njeh më mirë se unë, se ai punon për shërbim shtetëror të UDB-së. Në këtë atentat është plaguar Driton Hajdari, i cili ka qenë personi kyç rreth atentatit të z. Adem Salihaj. Në këtë atentat ditën që është plagosur në mbrëmje e kemi dërguar në QKU, Driton Hajdarin dhe kemi kërkuar ndihmë nga Fatmir Xhelili që ta bëjë organizimin sa më shpejt se ishte plaguar rëndë. Driton Hajdari nuk ka qenë në UÇK, mirëpo pasi që i kishte kanë një dëm i madh Azem Syla ja ka dhënë librezën dhe e ka bërë veteran të UÇK. Ky është zinxhiri komandues i vrasjeve në këtë nivel sa u përket urdhrave tjerë që i ka quar Azem Syla në mënyrë direkte ka qenë edhe Sefer Syla. Sefer Syla është mixha i Azem Sylës, mësues 30 vjeçar në shkollën fillore Bajram Curri në Nekovc. Ai ka punuar bashkë me nëj dajë timin Fehmi Gashin që të dy kanë qenë anëtarë të LDK-së dhe edhe sot janë anëtarë të LDK-së. Azem Syla një mbrëmje ka dërguar Shpresim Ukën dhe janë ardhur më kanë marrë në Ribar të madh. Është fjalë për korrikun 1999 më kanë marrë mu dhe kemi shkuar direkt në shtëpi të Sefer Syles. Sefer Syla ka pas një shtëpi vetëm katin e parë, i dyti i pa ndërtuar dhe ka qenë urdhri të ekzekutohet për arsye se gjithnjë sipas Azem Syles ky person e ka përcjellë nga afër Azem Sylen prej viti 1980-1998. Gjithmonë sipas Azem Sylës i referohem vendimeve të tij. Sefer Syla ka pasur me u vra në mes të fshatit Kishnarek dhe Nekovc. Jemi dalë, e kemi lokalizuar vendin ku t bëhet ekzekutimi dhe pasi që jemi dal aty kam pasur kontakte me dajën tim Fehmi Gashin. Në atë kohë daja im ka thënë që ky person nuk është për ta ekzekutuar dhe është anuluar ky vendim se Seferi një kohë ka jetuar në Prishtinë se ju ka frikuar këtyre. Përpos kësaj në Kishnarekë është rrahur në mënyrë brutale Nezir Gara. Nezir Gara ka qenë anëtar i LDK-së, po foli prapë për korrik 1998. Neziri është rrahur në mënyrë brutale, ditë e shtunë në tregun e kafshëve në Komoran, Bushat tash quhet në një shitore është përcjellë nga Sadik Abazi, por unë nuk kam marr pjesë në këtë rrahje. Kanë marrë pjesë Faruk Gashin, Shpresim Uka dhe t Hajdari, ata kanë marrë pjesë direk. Personi Nezir Gara me të kthyer nga tregu kthehet hynë në një shitore dhe aty e zane dhe e rrahin në mënyrë brutale. Sa i përket Kishnarekës dhe Ferizajit. Ndërsa prapë kanë filluar urdhrat nga ministria e mbrojtjes . Ne nuk kemi punuar në linin e askujt nën drejtimin e askujt përveç të Azem Sylës dhe Fatmir Limës.Azem Syla ka qenë ministër i mbrojtjes , ndërsa Fatmir Limaj zëvendësministër.Në atë kohë ka ardhur një urdhër që të merret Banush Berbatovci, kinse ka qenë kolaboracionist dhe të ekzekutohet. Banush Bërbatovci është nga Dobraja e madhe dhe është fakt që Banush Berbatovci e ka lexuar përmbysjen e Kushtetutës në kohën e Millosheviçit në Beograd dhe jemi shkuar e kemi marrë atë, unë, Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe Driton Hajdari. Pasi që e kemi marrë dhe e kemi qitë në një lokacion përtej minierës së Goleshit, Banush Bërbatovci e nxjerr një letër të thjeshtë dhe thotë: “Unë jam nën mbrojtjen e Fatmir Limës”. Në atë kohë ministria e mbrojtjes ka funksionuar normal në kohën e Qeverisë së Përkohshme. E kemi marrë atë letër dhe të nesërmen kemi shkuar tek Fatmir Limaj, në zyrë pranë Ministrisë Mbrojtjes, ka qenë edhe Azem Syla. Me të hyrë aty e kemi parë veturën e Banush Bërbatovcit i cili kishte shkuar para neve dhe bisedonte me Fatmir Limën , kinse s’ka ndodhur asgjë. Më vonë janë ndeshur Azem Syla dhe Fatmir Lima rreth kësaj çështjeje. Për arsye se Banush Bërbatovci nga Dobraja e madhe kishte shpëtuar nga regjimi i Serbisë vëllain e Fatmir Limës , Demir Limën, në atë kohë kur familjes Limaj iu kërkonte një pushkamitroloz është fjala për vitin 1996”. / Vijon në numrin e nesërm të gazetës
Kthehu | 29.11.2009

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum