Leter midis Rexhep Kastratit dhe Gani Gecit av av
:: sport
Page 1 sur 1
Leter midis Rexhep Kastratit dhe Gani Gecit av av
Rexhep Kastrati
S’abonner · 1 août 2012
Të nderuar miq, të nderuar mbështetës të vërtetë të filozofisë politike të presidentit Rugova, por edhe ju që rugovizmin e përdroni për përfitime personale, ose jeni bërë pjesë e matrapazëve, dallaveraxhinjve, intrigantëve që e përdorin rugovizmin vetëm si mundësi mashtrimi të njerëzve për përfitime personale, më duhet të ju informoj se mbrëmë kam marrë një mesazh privat nga Gani Geci, ky njeri që po bën harakiri gjithandej dhe që ka vite që bashkë me vëllezërit e tjerë të tij dhe edhe me disa sejmenë të tjerë po e përdorin rugovizmin për të shtuar pasuri dhe për të pushtuar LDK-në. Më poshtë do e lexoni të plotë mesazhin privat të Gani Gecit, si dhe një përgjigje e shkurtër e imja në atë mesazh: "Degjo ti i nderuari Rexhep Kastrati gjo gje qe mendon ti qe ka te vertet pa rrena dhe pa spekulime ti lirisht thuaje se une nuk i frigohem te vertetes por po te lus mos u ba dy ftyresh dhe me spekulu se une jam gjall dhe ti je gjall dhe nese une dhe ti nuk jem shok nuk do te thot qe jemi armiq thirre ti kan te duash dhe kerko qka te duash ama te verteten se e verteta ka me dal ne shesh edhe nese ti ose une jemi rrenca .Ti i nderuar ne se ke mundesi me le mua rahat edhe mos u merr me shpifje e intriga nuk esht kjo hera e par qe po te them .Gjdo gje qe esht e vertet dhe mendon ti qe esht e vertet une kurr nuk i kam ik e as qe do ti ik. Po une mendoj se ti per shkak te averzionit qe ke ndaj Bajrush Morines dhe pershkak se une e kam shok Bajrush dhe pershkak te konkurences qe kishit ne bota sot ti po mundohesh me saju versionin tend.Ti afer nji jav ke qendru ne oden time dhe ke shku me vllezrit e mij ne Skenderai me shkru artikujt tuaj ,Une Gani Geci jam i katshem te perballohem edhe me ty ashty sikur me komunistet e Stalinit apo me komunistet e tites.Po njerzit qe kan qen anti Komunist kur jan perpunuar jan ba shum ma komunist se vet komunistet dhe per kete kam pervoj une dhe familja ime qe 100 vjet e kendej .Qka do qe ke ti qoje ku do qe mundesh me qua qe don me te ndihmua thirrem edhe mua ndersa qe don me u ballafaqua me mua thirrem para kujdoqoft une jam i gatshem ti degjoj argumentet tua dhe ti te kesh durim te me degjosh mua .Me vet faktin qe ke then qe Bekim Kastrati nuk ka mund te shkoj askun pa me pyt mua se paske njoft ti ate . edhe ne telivizione edhe ne gazeta edhe ku te duah jam i gatshem qe ti ballafaqoj argumentet me ty dhe me kedoqoft Por ne qoft se ke marr ndoni rol qe siq po duket e ke une nuk muj me dit se qfar roli ke marr tani por tash se fundi po del se disa nga udhheqesit e UQK-jan UDB-ash dhe deri dje kan trumbetuar se jen patriota Une nuk jam marr me ty as qe kam pas koh mu marr me ty po ti nese merresh me mua me detyron te merrem edhe une me ty ."
Rexhep Kastrati Gani Geci, ti e din se Rexhep Kastrati nuk është personi të cilit mund t'i drejtohesh me shprehje të tilla, pasi që Rexhep Kastrati nuk rren dhe nuk ka frikë nga e vërteta. Ti Gani Geci e di mirë se me rrena me Rexhep Kastratin nuk shkon, ashtu siç nuk shkon as me kërcënime. Prandaj ke bërë gabim që je dretjuar në atë mënyrë. Së dyti, qëndrimi im ka qenë publik dhe në kontekst të një postimi po publik të bërë edhe në facebook dhe edhe reagimi eventual i yti u desh të ishte publik dhe ju nëpërmjet mesazhi privat. Pse ke frikë nga e vërteta Gani Geci? Pse nuk ke guxuar mesazhin e mësipërm ta bësh publik, por, sikurse Fatos Geci, çoni mesazhe private? Apo keni menduar se në këtë mënyrë e ndjej veten të kërcënuar dhe frikësohem? Ti Gani Geci, dhe jo vetëm ti, e dini se Rexhep Kastrati kurrë në jetën e tij nuk i është frikësuar askujt dhe nuk është frikësuar për asgjë. Prandaj, u desh ta dije që më parë se me metoda të këtilla nuk shkon, për më tepër kur e ke provuar vetë, e edhe vëllai yt Fadil Geci e ka provuar vetë edhe me kërcënime, por nuk ju ka dalë gjë e hajrit nga ajo punë. Rexhep Kastrati në emër të Zotit ka marrë përsipër që të angazhohet për të vërtetën, për të mirën, për të drejtën kombëtare, duke parë sesa shumë janë ata që bëjnë gjithçka, bile edhe duke prerë shokë në besë, duke përdorur gjakun e derdhur për Kosovën dhe duke keqpërdorur edhe fëmijët e tyre, vetëm për të realizuar interesa materiale dhe të tjera. Dhe gjithë angazhimi im publik ka konsistuar në këtë drejtim, edhe pse kjo rrugë ka qenë dhe është shumë e vështirë dhe e rrezikshme. Në këtë kuptim dhe në këtë drejtim ka qenë edhe angazhimi im në "Bota sot", në gazetën, që arritëm ta bënim një gazetë me të cilën identifikoheshin njerëzit. Dhe këtë e bëmë ne, gjithë grupi i gazetarëve dhe i bashkëpunëtorëve gjithandej trojeve shqiptare dhe në mërgatë. Shumë u kërcënuam, kurse Xhemail Mustafa dhe Bekim Kastrati e paguan me jetë. Por për fat të keq, sikurse në ambiente të tjera, edhe aty gjetëm njerëz që nuk ishin të interesuar për suksesin e angazhimit publik, por për pengimin e punës tepër të rëndë dhe të rrezikshme, denoncimi i krimit politik dhe i arsyeve të atij krimi. Dhe këta njerëz ishin në krye të redaksisë në Prishtinë: Sylejman Aliu dhe Bajrush Morina, i pari, Sylejman Aliu, me një histori shumë të keqe nga periudha e angazhimit në "Rilindje", në kohën e komunizmit, kurse i dyti, Bajrush Morina, i njohur përveç tjerash si kryeredaktori i parë i dhunshëm në një media të Kosovës, bile shumë kohë para se kjo të ndodhte edhe në RTP. Dhe këta njerëz bënë gjithçka jo vetëm kundër Rexhep Kastratit, por edhe kundër Bekim Kastratit dhe kundër gjithë të tjerëve që vërtet ishin gazetarë të njëmendët, kurse i trajtonin shumë mirë, bile me parapëlqime të mëdha materiale dhe të tjera, gazetarët e dobët, apo ata që nuk kishin lidhje me gazetari. Dhe këta njerëz të përpunuar nga komunizmi, u bënë shokët e tu të ngushtë, me të cilët e përdornit "Bitën sot" si një paçavure, duke e komprometuar edhe punën tonë të mundimshme. Në të vërtetë, Bajrush Morinën veç e ke pasur shokë qysh më herët. Rasti i Abedin Rexhës "Sandokanit", duket se ka qenë shtysa kryesore që ju ka lidhur si mishin për thoi. Dhe ti që guxon dhe ke pafytyrësinë që të më quash mua të përpunuar nga komunistët, kur e di fort mirë se kjo është një rrenë e kulluar dhe një shpifje nga ato që ti i bën zakonisht, ke shokë pikërisht kryeredaktorin e parë të dhunshëm, kryeredaktor i dhunshëm i gazetës së studentëve "Epoka e re" qysh më 1989, në kohën e protestave dhe të grevave të mëdha popullore kundër ndryshimeve kushtetuese. Dhe ti e din mirë se Bajursh Morina është dërguar si kryeredaktor i dhunshëmnë "Epokë të re", në vend të Fadil Malokut qysh më 1989. Dhe mirë që e ke shokë Bajrush Morinën se jeni tamam si mishi për thoi, apo si arrni për thes.
Rexhep Kastrati 2. Rasti G.G. ka qenë një rast i turpit, i faqes së zezë, i cili nuk kishte vend në "Bota sot", pasi që nuk kishte asgjë me të vërtetën, dhe Bardhyl Ajeti është keqpërdorur nga Bajrush Morina dhe ti për arsye që ju i dini mirë. Por një rast banal, një rast që nuk ka pasur fare të bëjë me konotacione politike dhe të dhunimit të organizuar në kontekstin çfarë i dhatë ju nëpërmjet Bardhyl Ajetit. Jo, ai ishte një turp për "Botën sot", sepse nuk ishte misioni i saj, ose misioni i ynë që të shpifnim dhe të njollosnim njerëz pa fakte. Dhe unë, në cilësinë e redaktorit kolumnist i kërkova Bajrush Morinës, shokut tënd që të ndalnim publikimin e këtij fejtoni qysh me rastin ebotimit të vazhdimit të parë, por Bajrush Morina kishte refuzuar, duke marrë gjithë përgjegjësinë mbi vete. Por nuk vonoi shumë, na erdhi me faks një reagim i Sylejman Selimit, i cili atë kohë ishte njeriu i dytë i TMK-së, nëpërmjet të cilit e sqaronte pozicionin e tij lidhur me rastin. Me gjithë këmbënguljen time, ai reagim nuk u botua, me arsytimin se nuk guxonte nga Xhevdeti (nga pronari i "Botës sot"). Dhe kështu vazhdoi edhe botimi i atij fejtoni të turpshëm, e edhe nuk iu dha mundësia Sylejman Selimit të sqaronte pozicionin e tij lidhur me rastin, e që ishte në kundërshtim me çdo normë profesionale dhe ligjore gazetareske. Por pavarësisht nga kjo, ishte ndlrmjetësimi yt që bëri jo vetëm që t'i jepej mundësia Sylejman Selimit që të sqaronte pozicionin e tij lidhur me rastin G. G., por atij iu mundësua edhe një intervistë. Dhe këtu fillon ajo historia tragjike, që Bekim Kastratit, por edhe Besim Dajakut do t'u kushtojë me jetë: në vend se Bardhyl Ajeti të dërgohej për inervistë, ishte caktuar Bekim Kastrati. Dhe Bekim Kastrati ishte caktuar pa pëlqimin tim, përkatësisht pa e ditur fare unë, dhe në kohën kur unë nuk kam qenë në redaksi. Dhe sipas një marrëveshje me pronarin e "Botës sot", përgjegjës për Bekim Kastratin isha unë, dhe se askush nuk mund ta angazhonte atë në asnjë punë, pa pëlqimin tim, dhe kjo kishte ardhur për shkak të trajtimit shumë të keq që ia bënin Sylejman Aliu dhe Bajursh Morina. Siç kam bërë publike edhe më parë, Sylejman Aliu e kishte quajtur Bekim Kastratin tradhtar dhe familjen e tij, familje udbashe, kurse artikujt nuk ia botonin dhe për pasojë e paguanin tmerrësisht pak. Arsyeja e vetme ka qenë: prishu me Rexhepin, do të thotë me mua. Dhe ai nuk kishte pranuar kurrë që të prishej me mua me asnjë çmim. Ishte ndërhyrja ime te pronari i "Botës sot", që bëri të mundur: 1. gjithë përgjegjësia për Bekimin më kalonte mua, dhe ; 2. Bekimit iu caktua një pagë fikse, e jo në bazë të normës, e të cilën nuk po e bëj publike për hir të konfidencës private dhe profesionale me pronarin e "Botës sot". Dhe që atëherë, askush nuk mund të angazhonte Bekim Kastratin pa pëlqimin tim. Prandaj, edhe angazhimi i tij për rastin G.G. ka qenë një angazhim që në fillim i parregullt dhe hileqar. Dhe deri këtu, po del gjithçka lojë e jotja, e Bajrush Morinës dhe Sylejman Aliut. Se ka një hile, ti Gani Geci, shoku i vetëdeklaruar i Bajrush Morinës, të përpunuarit nga komunzmi dhe kryeredaktor i parë i dhunshëm në një media të Kosovës, ke pritur largimin tim nga redfaksia (rreth orës 17.00) dhe ke shkuar në redaksi dhe ke thurë planin me Bajrush Morinën e Sylejman Aliun. Dhe kur ke dalë nga redaksia e "Botës sot", ke parë se xhipi yt ishte marrë nga firma e Sabit Gecit, një kushuri i yti, i njohur tashmë gjithandej. Dhe për ty, kjo nuk ka pasur asnjë kuptim të veçantë. pasi e ke marrë xhipin nga kompania e Sabit Gecit, ti ke vazhduar si pa gjë të keqe rrugën, bile e ke marrë edhe dajën e Besim Dajakut, të cilin e ke dërguar deri te rruga për në Perkaz, dhe je kthyer, në kundërshtim me çdo normë të komunikacionit, mbi një kilometër "rikferc", deri te rrugica e klasit të 10 dhe je futur në errësirë të plotë, ku edhe u vranë Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Pyetje për ty Gani Geci, përse duhej të ktheheshe "rikferc" për më shumë seë një kilometër dhe të futeshe në një rrugicë të errët dhe të keqe, e të mos shkoje nëpër qendër të Skënderajt dhe nëpër rrugën e asfaltuar? Pse ishte e domosdoshme që të futeshe nëpër atë rrugicë të tmerrshme? Dhe këtu ka shumë, por mbase do të ishte një debat televiziv, e ku do të ishte edhe Bajrush Morina, por mbasi që debati do të mund të zgjerohej edhe me tema të tjera, atëherë do të ishte mirë që ta kishe në krah edhe Albstros Rexhajn dhe Naser Rugovën, por edhe të tjerë nuk prish punë.
Rexhep Kastrati 3. Ti Gani Geci, shokë i të përpunuarit nga komunistët dhe kryeredaktor i parë i dhunshëm i një medie të Kosovës, që ke bërë pasuri me paratë e Behxhet Pacollit, pse vallë kurrë nuk ke ndërhyrë te Bajrush Morina dhe te Sylejman Aliu për t'ia përmirësuar trajtimin Bekim Kastratit? Ti e din mirë, e edhe opinioni i gjerë e di, se Bekim Kastrati është kërcënuar vazhdimisht, kurse nga Limon Geci edhe është sulmuar fizkisht në pikë të ditës, kurse redaksia e "Botës sot", asnjë reagim formal nuk e kishte bërë në mbrojtje të tij, por ti Gani Geci nuk ndërhyre te Bajrush Morina dhe Sylejman Aliu për të sqaruar se përse ndodhte kjo. Ty Gani Geci, nuk të pengoi fare se Bekim Kastrati ishte quajtur tradhtar, kurse familja e tij, familje udbashe nga ana e Sylejman Aliut. Jo, asgjë prej gjëje nuk të pengonte. Në fund të fundit, për ty dhe për soj-sorollopin e mbarpshtë si ti, ka rëndësi që të kishe në dorë një gazetë që e përdor për interesa të tua.
Rexhep Kastrati 4. Është e vërtetë se kam qenë në konak te ju në Llaushë, por është po ashtu e vërtetë se Bekim Kastratin e kam prurë në konak tuajin unë, edhe pse në familjen e Bekimit kishte kundështime, për shkak se ju njihnin mirë. Por, Bekimin e solla te ju edhe për t'i ofruar mbrojtje, pasi që kisha iluzionin se me ju, mund të ishte më i sigurt, por ja që e kisha pasur gabim...
Rexhep Kastrati 5. Për dallim nga trajtimi i keq që Bekim kastratit ia bënin për shkak timin sa ishte gjallë, menjëherë filloi keqpërdorimi i rastit të Bekim Kastratit dhe të Besim Dajakut nga ana e Sylejman Aliut dhe Bajrush Morinës, duke e shpallur hero. Ky ishte kulmi i pafytyrësisë. Dhe këtë kërkova ta sqaroja me pronarin e "Botës sot", si mundet që njerëzit që ia kishin nxirë jetën Bekim Kastratit, tash ta keqpërdorinin në mënyrë kaq perfide? Dhe kjo ishte arsyeja se përse unë nuk munda të vazhdoja më në "Bota sot". Por këtij turpi, iu shtua turpi yt i keqpërdorimit të rastit të Bekim Kastratit dhe të Besim Dajakut. Pas idesë për të ngritur një përmendore në vendin ku ishin vrarë Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku më 2004, në lokalin "Punto" ngjitas me lokalet e LDK-së, në prani të Halil Gecit, vëllait tënd, të Ibrahim Ahmetit nga Rezalla dhe të të ndjerit Nazmi Lukaj të pata kërkuar prerë që të mos keqpërdorje emrin e Bekim Kastratit për përfitime personale se nuk do të ta fal këtë. Por ti vazhdove në një intervistë për "Lajm", kur e the rrenën shekullore: Bekim kastrati ishte vrarë për shkak se kishte qenë me ty në makinë. për këtë arsye, më detyrove të reagoj publikisht në blogun tim personal nëpërmjet këtij shkrimi: http://rexhepkastrati.blogspot.com/2006/04/koit-pak-bre-gani-geci.html. Dhe është e vërtet se rasti tragjik i 19 tetorit 2001 është rasti i Bekim Kastratit dhe i Besim Dajakut. Në një debat televiziv, do të t'ia them opnionit edhe asyet se përse po mendoj kështu.
Rexhep Kastrati 6. Dhe këto janë vetëm një pjesë shumë e vogël, e së vërtetës, të cilën kësaj here e thashë për hirë të opinionit të gjerë që kanë qasje në facebook, kurse i qëndroj ftesës për një debat televziv në studion që do të dëshiroje ti me njerëzit e tu dhe me moderator që do tadonit ju. Dhe kjo ftesë për debat nuk ka ardhur se unë merrem me ju; jo Gani Geci, se kur unë të merrem me ju, nuk do të ketë njeri në botë qo do të mund të më ndalë. Dhe ti e din këtë fort mirë. Por te kam ftuar, pas shumë keqpërdorimeve që ia ke bërë edhe rastit të Bekim Kastratit dhe të Besim Dajakut, edhe filozofisë politike të presidentit Rugova, e edhe shumë shqiptarëve që kanë pasur iluzione, ashtu sikurse unë dikur se me ju ka fjalë, ka besë e ka vendosmëri, ejo mashtrim, dallavere e intriga të mbrapshta...
http://rexhepkastrati.blogspot.com/2006/04/koit-pak-bre-gani-geci.html
rexhepkastrati.blogspot.com
1E pëlqej · · Shpërndaje
Rexhep Kastrati Këtë mesazh privat të Gani Gecit dhe përgjigjen time ndaj tij po e risjelli përsëri për shkak se në Kryefaqen e facebook-ut nuk e pashë, ndoshta edhe e kanë fshirë duart e zeza që kujdestarojnë në facebook për të fshirë gjithçka që nuk u pëlqen. Megjithatë, ata mund të kenë vetëm turpin dhe mjerimin, por jo edhe mundësinë që të pengojnë të vërtetën...
J’aime · · Partager
6 personnes aiment ça.
Sujets similaires
» Gani Koci,çka ka thene per Rexhep Selimin Gani Geci e vertet
» Si ju ka kercnue Gani Paqarizi ,Jakup Kastratit
» Canki qe shkrun ne emre te Bahrije Kastratit
» Milaim Zeka ,pas deklarates se Gani Gecit ,kush e ka nensh k
» Inqizimet e Gani Gecit,e Ministri Hyseni ne Hage per kosoven
» Si ju ka kercnue Gani Paqarizi ,Jakup Kastratit
» Canki qe shkrun ne emre te Bahrije Kastratit
» Milaim Zeka ,pas deklarates se Gani Gecit ,kush e ka nensh k
» Inqizimet e Gani Gecit,e Ministri Hyseni ne Hage per kosoven
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum