Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

AZEM SYLA S’I PËRGJIGJET GECIT

 :: sport

Aller en bas

AZEM SYLA S’I PËRGJIGJET GECIT Empty AZEM SYLA S’I PËRGJIGJET GECIT

Message  Perparimi Mer 12 Juin - 4:28

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,114005








AZEM SYLA S’I PËRGJIGJET GECIT
AZEM SYLA S’I PËRGJIGJET GECIT Foto.php_774965
Nga Leonora Aliu 10 Qershor 2013 15:04
Madhësia e tekstit:


Ish- Komandanti i Përgjithshëm i UÇK’së, Azem Syla nuk ka dashur të flas lidhur me thirrjet që ia ka bërë ish- deputeti Gani Geci për të marrë përgjegjësi për akuzat që EULEX po ia ngarkon ish- luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me të përmendur deklaratat e Gecit, Syla e ka mbyllur telefonin.

“Hej, hej... Azem Syla veç mundet me ju përshëndet juve si media lidhur me këto”, ka thënë ai, ndërsa ka mbyllur telefonin menjëherë.

Në një intervistë për Express Geci kërkoi nga ish-udhëheqësit e UÇK'së që të marrin përgjegjësi për të mirat dhe për të këqijat që kanë ndodhur në luftë.

Sipas Gecit, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Azem Syla duhet të jap përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, ish-deputeti Geci tha se tash askush s'po guxon të dal dhe të thotë se "unë jam baba i luftës së fundit".

"Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm ose ish-Ministri i Mbrojtjes duhet me dal edhe me thanë unë jam komandanti. Në qoftë se këta djem kanë bërë të këqija, unë jam Komandanti. Nëse kanë bërë të mira prapë duhet me dal edhe me thanë unë jam Komandanti", ka thënë Geci




.

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum