Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit

 :: sport

Aller en bas

Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit Empty Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit

Message  Perparimi Ven 20 Mai - 16:09

Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit
Politikë


Prishtinë 12 maj- Famlijet Geci, Imeri, Dajaku, Behrami dhe Kastrati nga Drenica nëpërmjet një komunikate kanë kërkuar nga Azem Syla që t’u dorëzohet organeve të drejtësisë, pak orë pasi që pranoi se kishte dhënë urdhër që të vritej Gani Geci.

“Ne kërkojmë nga EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare që të zbardhen vrasjet e djemve tanë sepse ne familjaret do të kërkojmë pa ndërprerë dorasit e vrasjeve të djemve tonë.Neve familjeve, pos që na janë vrarë djemtë tanë, janë bërë përpjekje nga idinvidë e struktura kriminale që të na etiketojnë si “tradhtarë” e “kriminelë”.

Por punën që nuk e kanë bërë hetuesia, gjyqësia e policia jemi detyruar të bëjmë vetë. Hetimet e tona të vazhdueshme se kush mund të jenë vrasësit e djemve tonë, na kanë quar te Azem Syla me shokët e tij. Dyshimet tona po përputhen me vetë deklarimet e këtij të fundit se ka dhënë urdhër për vrasjen e Gani Gecit.”, thuhet në një njoftim drejtuar medias.

Aty i kërkohet Sylës që të dorëzohet, dhe EULEX-it që të marrë masa, se përndryshe do të veprojnë sipas Kanunit të Lekë Duakgjinit, për të marrë hak.



“A e di ti o Azem Syliqi se ne jemi shqiptarë. Ne do te flasim me Ty edhe ndryshe! Ty o Azem Syliqi do ta varim Kanunin në qafë dhe të gjitha ato veprime tua që i ke bërë ti me argatët tu që prej mbrëmë i ke varur në “baskinë” tënde! Ndoshta ti Azem Syliqi mundesh me ikë prej drejtësisë por Kanuni ka me të ndjek ty, djemtë e ty, nipat e tu e stërnipat e tu! Azem po ta bëjmë me dije se a ke dëgjuar ndonjë herë se te shqiptarët nuk ka mbetur hak pa u kthyer! Na ke sjellë shumë dhimbje, shumë lot, shumë mërzi o Azem Syliqi! Na i ke lënë nënat me duar ne gji,dy nuse të reja na i ke kthye në gjini, Besimi ka pasur vetëm edhe një javë para martesës, Bekimit i kanë mbetur jetime dy vajzat në përkujdesje të nënës së Bekimit.Ne gjithmonë e kemi ditë se kush je ti.”, thuhet m
ë tej, me paralajmërimin se nëse nuk ndërmerren masa ata do të detyrohen të kthehen 600 vjet më pas

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit Empty Re: Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit

Message  Perparimi Ven 20 Mai - 16:22


Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit Empty Re: Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit

Message  Perparimi Ven 20 Mai - 16:28


Geci: Azem Syla deshi të më vriste

Shpërndaje
138
Postuar: 10:00 / 11.05.2011
Komente: 59
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, pretendon se ka dëshmi që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, e ka paguar vrasjen e tij me 200 mijë marka gjermane. Siç thotë ai, kjo ka ndodhur diku në vitin 2001. Me këtë rast, sipas tij, ka kohë që është e njoftuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, mirëpo incizimin e dëshmisë thotë se nuk e ka dorëzuar tek Prokuroria.
Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, Geci thotë se ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk mund të “pastrohet” me familjen Geci vetëm përmes ligjit të shtetit, por edhe përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.

I kërkon atij që t’i mbledhë 48 pleq në Kullën e Rifat Jasharit në Prekaz dhe aty të betohet se nuk ka gisht në atentatin që është bërë ndaj tij, e ku kanë mbetur të vrarë edhe Bekim Kastrati e Besim Dajaku.

Ish-kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tregon se personalisht e ka njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi se Nazim Bllaca do të dilte publikisht për ta pranuar se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe se ka marrë pjesë në vrasje dhe kidnapime. Thotë se Thaçi është pajtuar me publikimin e DVD-së së Bllacës duke thënë “kush çka ka bërë, ka për ta gjetur”. /Telegrafi/





http://www.telegrafi.com/?dergo=3&id=2&a=14510#fund

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit Empty Re: Kërcënohet Azem Syla me Kanun të Lek Dukagjinit

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum