Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Azem Syla i kercnon deshmitaret me vdekje

 :: politika

Aller en bas

Azem Syla i kercnon deshmitaret me vdekje Empty Azem Syla i kercnon deshmitaret me vdekje

Message  Perparimi Ven 13 Jan - 6:34

Prokuroria dhe Gjykata kanë ardhur në përfundim se dy dëshmitarë kundër Azem Sylës dhe grupit të tij janë të rrezikuar më jetë.
Për këtë arsye ka caktuar disa seanca për të marrë dëshmitë e tyre, ende pa u ngritur aktakuza. Njëri prej dëshmitarëve tashmë i është nënshtruar programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ai pritet të largohet nga Kosova përfundimisht.
KOSOVË-SHQIPËRI
Gjykata: Dëshmitarët kundër Azem Sylës janë në rrezik të madh


Prokuroria dhe Gjykata kanë ardhur në përfundim se dy dëshmitarë kundër Azem Sylës dhe grupit të tij janë të rrezikuar më jetë.
Për këtë arsye ka caktuar disa seanca për të marrë dëshmitë e tyre, ende pa u ngritur aktakuza. Njëri prej dëshmitarëve tashmë i është nënshtruar programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ai pritet të largohet nga Kosova përfundimisht.

Njëzetenjë seanca të mbyllura hetimore janë caktuar nga Gjykata për të intervistuar dy dëshmitarët kryesorë kundër Azem Sylës dhe 50 të dyshuarve të tjerë.
Seanca e parë në kuadër të hetuesisë së veçantë pritet të mbahet nesër në Pallatin e Drejtësisë. Gjyqtarja e procedurës paraprake, prokurori, mbrojtja dhe të pandehurit do të ballafaqohen me dëshmitarët.
Në vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorit për hetuesi të veçantë që ka siguruar Insajderi, përmenden arsyet se pse duhet të merren dëshmitë e këtyre dëshmitarëve tash, duke mos e pritur nisjen e procesit gjyqësor.
Gjyqtarja thotë se rreziku për këta dëshmitarë është në nivelin më të lartë. Pos kësaj, njëri prej këtyre dy dëshmitarëve pritet të largohet nga Kosova për shkak se siç thuhet është futur në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Vendimi saktëson arsyet se pse prej nesër do të mbahen kësi seancash të veçanta hetimore, të rralla në drejtësinë kosovare.
“Miratohet kërkesa e prokurorit… për mundësinë e hetuesisë së veçantë; Miratohet pjesërisht kërkesa e prokurorit për masa mbrojtëse”, thuhet në vendim.
Ish-deputeti Azem Syla është nën hetime për krim të organizuar e shpëlarje parash. Ai ndodhet në paraburgim prej një muaji. Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal.
Syla, së bashku me Fahredin Gashin, dyshohet se kanë fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë mbi 30 milion euro.
Grupi pretendohet se ka nisur veprimtarinë që nga viti 2006.
Prokuroria pretendon se ngastrat e tokës të përvetësuara në mënyrë të paligjshme, dekada më parë ishin shpronësuar nga prona private dhe ishin bërë të shtetit. KBI Kosova Export, menaxhonte me to.
Pas luftës, këto prona në mënyrë të paligjshme – me vendime gjyqësore të paligjshme dhe me dokumente fals, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër. Mirëpo, ata pronarë nuk kanë ditur fare për këtë. Në këtë mënyrë, pronat janë shitur pronarëve të rinj shqiptarë.
Në vendimin për hetuesi të veçantë që ka siguruar Insajderi, thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake do të marrë dëshmitë e dy dëshmitarëve gjatë seancave që do të zhvillohen më 31 maj, 9, 10, 16, 17, 22, 27, 28, 29 qershor, 1, 6, 7, 8, 12, 13, 14, 15, 22, 26, 26, 29 korrik dhe datat pasuese do të vendosen.
Vendimi këtë lloj hetimi është marrë pasi prokurori kërkoi që gjyqtarja e procedurës paraprake të shfrytëzojë mundësinë e hetimit të veçantë që t’i marrë dëshmitë nga dëshmitarët me qëllim të ruajtjes së provave.
Prokuroria pretendon se dëshmitarët janë tepër të rrezikuar.
“Dëshmitari 1 ishte shpallur dëshmitar bashkëpunues në nëntor të vitit 2015. Prokurori potencon se deri më tani ky dëshmitar ka dhënë gjashtë intervista dhe se dëshmia e dhënë nga ky dëshmitar gjatë bashkëpunimit të tij është absolutisht vendimtare”, thuhet në vendim.
Sipas prokurorit statusi i rrezikut për dëshmitarin bashkëpunues formalisht është vlerësuar të jetë në nivelin më të lartë dhe kjo përbën një rrezik të madh se dëshmia e tij nuk do të mund të jetë në dispozicion në shqyrtimin gjyqësor.
http://lajmpress.com/gjykata-deshmitaret-kunder-azem-syles-jane-ne-rrezik-te-madh/

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Azem Syla i kercnon deshmitaret me vdekje Empty Re: Azem Syla i kercnon deshmitaret me vdekje

Message  Perparimi Ven 13 Jan - 8:11

Ky lajm nuk nuk ka te beje fare me nje realitet,pos nje shpifje sepse qe sa fola me ambasaden  ne france.Ambadasorin e pyta ;A eshte e vertet se Ramush Haradinaj eshte ambasador i kosoves ne  france?Me tha nuk çka po te intereson ty kjo pune?Po i thash po na intereson,se ndoshta per kete shkak e kane burgosur Ramushin dhe i duhet njeriut ndihma.Me tha ,nese ke ndonje problem me trego se ishte teper i nxanur me palet,dhe ma mbylli telefonin .Deshiroja ta pyesi ma tutje,por nuk ma qonte telefonin.Pastaj e morra keshilltaren E pyta a eshte Muhamedin Kullashi ambasador ne france ?Jo ma beri!E pyta;a vete ka dhene dorheqje,apo e kane shkarkue te qeverise poshte?Jo me tha i ka skadue afati dhe eshte zgjedhur tjetri!Po zonje ja bana kam lexue ne gazeta se Ramush Haradinaj eshte i zgjedhur ambasador i kosoves ne france ,a jane te verteta keto shkrime?Jo more qe nje vjete,jo qe gjashte muaj eshte i zgjedhur ; Qendrim Gashi e jo Ramush Haradinaj.
Ja numri i kesaj keshilltares dhe beni pyetje,se tane Kelmendet e paskan marr ne dore kosoven.0033698551112
Ambasadori;0033145000206

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: politika

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum