Azem Syla e Fatmir Lima nxisnin me vra shqiptar
:: politika
Page 1 sur 1

[size=34]Vrasjet politike të pasluftës[/size]
Nga Tema
Dëshmia e plotë e Nazim Bllacës, që pretendon se ka qenë pjesë e organizimeve sekrete për eliminim të kundërshtarëve politikë në Kosovë. Akuzat, të cilat rëndojnë ndjeshëm njerëz afër partisë së zotit Thaçi, kanë shkaktuar tërmet në Kosovë
Unë quhem Nazim Bllaca. Lindur më 01.04.1972. Me profesion jam në Fakultetin e Gjeografisë. Kam punuar në shkollën fillore në Prishtinë. Pas lufte kam punuar në fshatin tim të lindjes. Kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga fundi i qershorit të vitit ‘98, deri më 12 qershor të vitit 1999. Kam qenë i plagosur në tetor të vitit 1998, në një atentat në fshatin Katënc, te familja e Fatmir Qerimit. Kam qenë i lënduar rëndë.
Pas luftës kam përfunduar dhe kam vazhduar si arsimtar, në fushën e gjeografisë, në shkollën fillore “Kadri Deda”. Me të përfunduar lufta jam angazhuar në strukturën e SHIK dhe prej asaj dite, deri në vitin 2007, kam punuar në strukturën e ekzekutimit, që ka qenë shtyllë e veçantë, nën drejtimin e Azem Sylës dhe Xhavit Halitit.
Që nga viti 1999, në qershor, kur kam filluar të punoj si anëtar i SHIK, kam takuar Ekrem Jasharin. Nuk e kam njohur, mirëpo nëpërmjet një shoku të luftës, i cili quhet Bekim Bytyçi, nga Prishtina, punon në Gjenevë, është dhëndër i Sami Demokut, është ardhur tek lidhja mes meje, Ekrem Jasharit dhe anëtarësimit në SHIK. E kam fjalën për fundin e qershorit të vitit 1999. Për herë të parë një person, sikurse Azem Syla, ka biseduar me Ekrem Jasharin në Lipjan dhe nga ai moment jam bërë anëtar i SHIK, si person i besuar dhe që kam kontribuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Vrasjen e parë e kemi kryer më 15 qershor në komunën e Lipjanit. Pas luftës bëhet fjala. Aty kemi shkuar me urdhër të Fatmir Xhelilit. Unë kam qenë me Faruk Gashin nga Shtimja. Vrasjen e dytë e kemi kryer diku mes datës 27 apo 28 qershor, në fshatin Krish, komuna e Lipjanit. Viktima është Adem Lahi, një kolaboracionist, mirëpo jo i nivelit sa ç’kemi vepruar ne. Viktima e parë ishte Sali Gashi. Viktima e tretë ka qenë Ibush Llokoqi, në Prishtinë, nuk jam i sigurt rreth datës, mirëpo di që ditën kur është bërë ekzekutimi i Ibush Llokoqit kam biseduar unë me Azem Sylën, Faruk Gashin dhe Shpresim Ukën. Shpresim Uka është person, i cili ka lidhje miqësore më Azem Sylën. Shpresim Uka e ka gruan nga fshati Hajaç i komunës së Fushë-Kosovës, e cila është mbesë e Azem Sylës dhe punon në Radio Kosova. Ditën kur është marrë vendimi unë nuk kam qenë aty. Në mbrëmje kemi kontaktuar tek Viktoria. Aty kam qenë unë, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Dritan Hajdari, Bekim Syla. Ka qenë aty edhe Sadik Abazi nga fshati Davidaf. Këta, sipas Azem Sylës, kanë qenë të gjithë të implikuar në vrasjen e tretë. Vrasjen e ka kryer Faruk Gashi, në Kraishtë vrasjen e ka kryer Sadik Abazi, ndërsa në Prishtinë, Ibush Llokoqin, unë personalisht, Nazim Bllaca, kam qenë me tre persona atje dhe kemi kryer ekzekutimin, në praninë e gruas së tij.
Po përshkruaj rastin e Ibushit. Kur kemi shkuar, ka qenë veç fillimi i errësirës. Unë e kam ftuar që të dalë jashtë. Ka dalë jashtë e shoqja e tij në fillim. Me të dalë jashtë ajo, unë i kam thënë që dua të kontaktoj për një pasaportë me Ibushin, se dua të dal jashtë shtetit. Në atë moment ka dalë jashtë Ibushi dhe është bërë vrasja. Vrasja e tij kam dëgjuar që është bërë në një dhunë të madhe. Në vrasjen e saj ka gisht Azem Syla. Në prill të 2007 Azem Syla më ka thënë mua që, unë Azem Syla kam pasur gisht direkt te vrasja e Ibush Llokoqit.
Për sa i përket Selim Brushës, unë e kam qit për herë të parë në Dubrovnik, ka qenë një person shtatshkurtër, i shëndoshë. Selim Brushën e kemi përcjellë deri në ditën e ekzekutimit. Nuk kam marrë pjesë në ditën e ekzekutimit të tij, mirëpo kam marrë pjesë në parapërgatitjen e vrasjes së tij. Selim Brusha ka pasur banesën tek Qafa, prapa Qafës dhe unë kam qëndruar një muaj duke shitur cigare, pas orarit të punës, duke bërë kinse sikur isha tregtar cigaresh, por kam qenë duke përcjellë Selim Brushën. Në këtë kohë ne na ka ardhur urdhri që të punojmë në tri drejtime. E para ka qenë vrasja e kolaboracionistëve, ashtu si i quanin këta, Azem Syla, Ferat Shala, Xhavit Haliti, Kadri Veseli dhe Fatmir Xhelili. Të gjithë këta i njoh, kam qëndruar me ta, përveç Kadri Veselit, të cilin nuk e njoh. Shifra që unë kam raportuar rregullisht në lidhjen e Ferat Shalës, ka qenë me shifrën Seico, për terrenin e Shtimjes, Lipjanit dhe një pjesë të Vitisë. Në atë kohë na ka ardhur një urdhër neve, i cili kishte të bënte me anëtarët, me kokrrat më të njohura dhe të fuqishme të LDK. Ardhja e Rugovës në Kosovë e ka destabilizuar SHIK dhe kështu SHIK i është dashur të forcohet dhe të organizojë strukturën dhe të fillojë vrasjet.
Personalisht kam qenë këqyrës në përgatitjen e atentatit ndaj zotit Adem Salihaj nga komuna e Ferizajt, i cili në ato ka qenë një person me një ndikim shumë të madh dhe që ka dalë në zgjedhjet lokale në Ferizaj. Adem Salihajn nuk e kam njohur kurrë. Mirëpo, për Adem Salihajn, si një person me ndikim, urdhri ka ardhur nga Azem Syla dhe Ekrem Jashari, sipas të cilëve Adem Salihaj duhej të vritej. E kam përcjellë bashkë me Sadik Abazin, Faruk Gashin, Shpresim Ukën dhe Dritan Hajdarin një muaj ditë dhe kemi marrë shpërblim nga një donator nga Gjeneva. Në kohën, në momentin që është përgatitë të ekzekutohet Adem Salihaj, është përcjellë mirë, sepse atë kohë ka qenë fushatë dhe ne atë e kemi përcjellë me dy vetura. Në një veturë ishin këta persona, Sadik Abazi, Dritan Hajdari dhe Shaban Syla. Këta tre kanë qenë persona kryesorë. Ne kemi qenë në tjetër veturë, duke e pritur te dera e oborrit Adem Salihajn. Kjo ka qenë ajo që më ka shtyrë që unë të dal, të veproj si anëtar i SHIK, duke qenë se Adem Salihaj ishte bashkëpunëtor i DBI, i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, ashtu siç më thoshte Azem Syla. Në prill të vitit 2007, Azem Syla e ka pranuar edhe këtë, që qëndronte prapa atentatit të Adem Salihajt. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira, miqësore, në këtë fushë, me Ekrem Jasharin. Përgatitjen e atentatit ndaj Ismetit, i cili jetonte Prishtinë, e ka dhënë urdhër Azem Syla. Përndryshe Azem Syla e ka Ismetin mik shtëpie dhe ka pasë miqësi edhe atë kohë. Në atentat ndaj Ismetit kemi qenë unë, Sadik Abazi, Shpresim Uka, Dritan Hajdari dhe Bekim Syla. Ata nuk më kanë treguar që në atë banesë kanë qenë edhe njëherë dhe kanë tentuar t’i bëjnë atentat Ismetit. Azem Syla, në prill të vitit 2007, kur kam filluar të largohem nga ky grup kriminal, më ka thënë se unë e kam mik shtëpie Ismetin dhe ti nuk e njeh më mirë se unë, se ai punon për Shërbimin Sekret të Serbisë, DBI. Në këtë atentat është plagosur Dritan Hajdari, i cili ka qenë personi kyç në vrasjen e Adem Salihajt. Në mbrëmje Dritan Hajdarin e kemi çuar në spital dhe kemi kërkuar ndihmë nga Fatmir Xhelili, të vijë nga Shtimja. Dritan Hajdari nuk ka qenë pjesëtar i UÇK, por Azem Syla i ka dhënë një certifikatë sikur ka qenë pjesë e saj. Ky është zinxhiri i vrasjeve.
Sa i përket urdhrave të drejtpërdrejtë të Azem Sylës, ka për Sefer Sylën. Sefer Syla ka qenë mixhë i Azem Sylës, mësues 30-vjeçar në shkollën fillore “Bajram Curri”. Ai, bashkë me një dajën tim, Fehmi Gashin, kanë qenë anëtar të LDK. Azem Syla më ka dërguar Shpresim Ukën dhe më ka marrë mua dhe më ka dërguar në shtëpinë e Sefer Sylës. Sefer Syla ka pasur shtëpi vetëm katin e parë, kati i dytë ka qenë i pandërtuar. Edhe ka qenë urdhër që ky person të ekzekutohet, pasi e ka përcjellë nga afër Azem Sylën, nga viti ‘80 deri në vitin ’98, sipas Azem Sylës, gjithmonë i referohem mendimeve të tij. E kemi lokalizuar atë në vendin e vrasjes dhe pasi kemi dalë nga fshati kam takuar dajën tim, Fehmi Gashi. Në atë kohë daja im ka thënë që ky person nuk është për ta ekzekutuar. Edhe është anuluar ky vendim, se Seferi ka jetuar një kohë në Prishtinë dhe iu ka friguar atyre.
Përpos kësaj është rrahur në mënyrë brutale Nezir Gara. Nezir Gara ka qenë anëtar i LDK. Ai është rrahur në mënyrë brutale në tregun e kafshëve në Komaran. Në këtë rrahje unë nuk kam marrë pjesë, kanë marrë pjesë Sadik Abazi, Shpresim Uka, Dritan Hajdari. Personi ka dalë nga shëtitorja dhe aty është rrahur në mënyrë brutale. Kjo për sa i përket Ferizajt.
Ndërsa më pas kanë ardhur urdhrat prapë nga Ministria e Mbrojtjes. Ne kemi punuar për Azem Sylën dhe Fatmir Limajn. Azem Syla ka qenë ministër i Mbrojtjes, ndërsa Fatmir Limaj ka qenë zëvendësministër. Në këtë kohë ka ardhur një urdhër që të vritet Banush Berbatuski, se ka qenë kolaboracionist. Kemi shkuar, e kemi marrë Banush Berbatuskin, unë, Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe Dritan Hajdari. Pasi e kemi marrë dhe e kemi qitë në një lokal, Banush Berbatuski nxjerr një letër të thjeshtë dhe thotë se “unë jam nën mbrojtjen e Fatmir Limajt”. Në atë kohë Ministria e Mbrojtjes ka funksionuar normal. E kemi marrë atë letër dhe të nesërmen kemi shkuar te zyra e Fatmir Limajt, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku ka qenë edhe Azem Syla. Aty e kemi parë Banush Barbatuskin, i cili kishte shkuar para nesh dhe po bisedonte me Fatmir Limajn, a thua s’kishte ndodhur asgjë. Më vonë jemi ndeshur, Azem Syla dhe Fatmir Limaj për këtë çështje, për arsye se Banush Berbatuski nga Dobruja e Madhe kishte shpëtuar nga regjimi i Serbisë.
Sa i përket vrasjes së Agim Veilut dhe Evis Rukës, Shpresim Uka më ka thënë në mënyrë direkte që nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Agim Veliut. Në vrasjen e Agim Veliut dhe Evis Rukës kanë marrë pjesë Shpresim Uka dhe Dritan Hajdari dhe më kanë kërkuar ndihmë edhe mua. Sa i përket urdhrave, unë, Nezim Bllaca, kam kuptuar se nuk kam marrë urdhër nga Xhavit Haliti, nuk kam marrë urdhër nga Fatmir Limaj, por kam marrë urdhër direkt nga Azem Syla.
Po flasim pak rreth strukturës organizative të vrasjes. Ne, menjëherë pas luftës, kur jam radhitur në SHIK, kemi qenë tre persona që kemi marrë paga, Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe unë, Nazim Bllaca. Përndryshe paga më është dorëzuar në shtëpi. Shpeshherë më kanë thënë se paga më vinte nga SHIK dhe më kanë pyetur si është e mundur që të vijnë këto mjete. Kam menduar, kam besuar se jam në një liri, duke punuar në rrafshin kombëtar si duhet dhe në një pozicion që do të na çonte përpara, jo vetëm familjen time, por edhe Kosovën. Mirëpo kishte qenë e kundërta. Në vitin ‘99, kur na ka ardhur struktura, skema dhe shtrirja e sektorit të vrasjeve, kemi qenë unë, Shpresim Uka, Faruk Gashi, Sadik Abazi në ekzekutim dhe Dritan Hajdari. Në tri fusha kemi punuar. E përmenda, kemi pasur objekt kokat e LDK, në Besiana dhe Ferizaj. Në Ferizaj kokë e LDK ka qenë Adem Salihu dhe në Besiana Agim Veliu dhe Evis Ruka. Këta tre persona, sipas Azem Sylës, duhet të ekzekutoheshin, se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit të Serbisë. Drejtimi i dytë, fusha e dytë e drejtimit të vrasjeve, ka qenë rreth dëshmitarëve të Hagës. Unë mik të shtëpisë kam pasur Sajmir Berbatovskin, i vrarë gjatë luftës, mik nga shtëpia e dajës tonë dhe është ekzekutuar në rrethinën e Kleçkës. Për dëshmitarët e Hagës Azem Syla na ka çuar të vrasim një bashkëpunëtor kundër Fatmir Limajt dhe kemi çuar kërcënime direkte për Daut Gashin. Në mënyrë indirekte ne e kemi kërcënuar fort që të mos bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës. Ndërsa pika që kanë manipuluar ka qenë e kolaboracionistëve, që ka qenë Ibush Llokoqi, Banush Berbatovski, Ajet Istogu, pastaj Sali Gashin nga fshati Bajgas, pastaj Adem Lahin nga fshati Kraisht. Pastaj kemi pasur një listë nga Shtimja. Nuk kemi mundur ta ekzekutojmë atë listë. Ka qenë Izet Syla, arsimtar në matematikë në shkollën fillore “Emin Duraku” dhe kështu shumë të tjerë kanë qenë në listën e ekzekutimit.
Ne kemi punuar në tri drejtime, që i përmenda edhe më sipër. Si rezultat i këtyre që janë bërë, në vitin 2005 filluan disa plasaritje, filluan disa burgosje dhe në njëfarë mënyre kam menduar që këta janë munduar t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit për vrasjen. Në vitin 2006 jam acaruar dhe kam prishur marrëdhëniet direkte me Azem Sylën dhe Ferat Shalën. Ferat Shala ka qenë në SHIK bashkë me Fatmir Xhelilin. I prisha marrëdhëniet në vitin 2006 dhe në prill të 2006 kam kërkuar takim me Azem Sylën. E kam takuar atë dhe kam numëruar 17 vrasje dhe tentativa. Këtë Azem Syla e ka pranuar direkt. Më ka kontrolluar, nëse kam pasur telefona. Kam hyrë në një zyrë të veçantë, kam zënë vend dhe kam biseduar në mënyrë direkte. Më ka thënë çka duhej bërë në nivelin komunal, në nivelin qendror, për vrasjen e anëtarëve të LDK, Ibush Llokoqin, Ismetin. Këta më kanë pas një obligim prej 220 mijë eurosh.
Në vitin 2007 kam paraqitur një kërkesë se Faruk Gashi më ka 220 mijë euro. Ka dëgjuar Azem Syla dhe më ka kërkuar që të takohem. Më ka takuar në maj të vitit 2007 dhe ka thënë kështu, po citoj: “Unë jam Azem Syla dhe do ta kthej obligimin kundrejt teje”. Mirëpo këta nuk e kanë kthyer obligimin dhe kanë filluar parapërgatitjen për atentatin ndaj meje.
Në vitin 2007, në maj, kam filluar kontaktet me UMNIK dhe një hetues të Tribunalit të Hagës, i cili ka qenë i angazhuar në procesin Haradinaj. Kam biseduar me atë dhe në atë kohë nuk dihej cili ishte mandati, cili ishte fuqia e UNMIK në atë kohë. Kështu që jam interesuar dhe kam shkuar në stacionin e policisë dhe kam paraqitur vrasjen e parë. Në stacionin e policisë atë kohë ka qenë Emin Beqiri nga Babushi, anëtar i SHIK, i cili sot është 2-shi në policinë e Kosovës. Atë e kam angazhuar unë në SHIK, sepse Emin Beqiri nuk ka qenë i angazhuar as në UÇK dhe as në SHIK. Mbi Emin Beqirin ka qenë Destan Thaçi dhe këta e kanë mbyllur lëndën. Rasti ka qenë vrasja e Adem Lahit. Në të dalë të stacionit policor më ka thirrur Sabit Geci dhe më ka se “nuk do vazhdosh ti, Nazim Bllaci, të hysh në këto sende, se këto i takojnë luftës.” I kam thënë Sabit Gecit se vrasja nuk ka të bëjë me luftën, por ka të bëjë me qershorin e vitit 1999. Nga atëherë kam rënë në kontakt me dy policë amerikanë që kanë punuar, njëri ka qenë në proces kundër Grockës dhe njëri ka qenë në një proces tjetër, që nuk e di, nuk më kujtohet. Përndryshe kam pasur kontakte dhe telefonata të rregullta me këta. Në shtator të vitit 2007 më është përgatit vrasja dhe janë çu mjetet nga Azem Syla, Shaban Syla dhe Faruk Gashi. Përveç mjeteve, 100 mijë euro ia kanë dhënë Hysni Ramës, ish-polic. Me të marrë paratë, Hysni Rama më ka thënë: “Nazim Bllaca duhet të largohesh nga Kosova, sepse Azem Syla nuk do të lejojë ty të jetosh në Kosovë.” Do të thotë në tetor të vitit 2007 jam larguar nga Kosova në drejtim të Kroacisë, me anëtarët e familjes, si rezultat i kërcënimeve direkte që kam pasur nga Azem Syla dhe Faruk Gashi, i cili është donatori kryesor i SHIK dhe Azem Sylës.
Ndërsa, sa i përket asaj të Azem Sylës, cila është lidhja mes meje dhe Azem Sylës atë ditë edhe sot. Kam ardhur më 13 maj në Kosovë. Kur kam ardhur, kam kuptuar në mënyrë direkte, edhe nëpërmjet Kanunit të Lekës, kam hyrë dhe e kam zbuluar rastin kush i ka lëshuar mjetet ndaj meje. Me të dëgjuar këtë kam marrë vllazninë, prindërit dhe kam shkuar kam kapë personin. Biseda është bërë në odën e Hysni Ramës. Më datën 26 apo 27 maj, nuk e mbaj mend mirë, i kam shkruar për herë të parë një sms Azem Sylës, me telefonin tim, 004 1008 104 dhe ia kam shkruar një sms dhe ia kam përmendur këto vrasje, Ibush Llokoqin, Selim Grushën, Adem Lahin, Sali Gashin, Evis Rukën, Adem Saliajn, Agim Veliun, Ajet Istogun dhe Ismetin. Këto të gjitha. Pastaj rrahjet brutale që ia kam përmend të gjitha, ia kam shkruar në sms në fund të majit të vitit 2009. Në momentin kur e kam nis sms, sot e kësaj dite ai telefon nuk funksionon.
3 Dhjetor 2009 | Kategoria: Artikuj
https://fjala.info/arkiv/fjala1/vrasjet-politike-te-pasluftes/

Sujets similaires
» Fatmir Lima e Fadil Vokrin,Rahovecit edhe Lima ja paska rras
» AZEM SYLA S’I PËRGJIGJET GECIT
» Azem Syla i kercnon deshmitaret me vdekje
» Muhamet K;Azem syla pagoi Milaim Z me ba film per Adem

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum