t Dritan Dajti: M‘u dukën si grabitës, jo si policë
:: shoqeria
Page 1 sur 1
t Dritan Dajti: M‘u dukën si grabitës, jo si policë
Flet Dritan Dajti: M‘u dukën si grabitës, jo si policë
Dritan Dajti ka rrëfyer për herë të parë "masakrën e Durrësit", ku mbetën të vrarë katër punonjës policie. Në dhomën e takimeve me avokatin, në katin e dytë të Spitalit të Burgut në Tiranë, Dajti ka zhvilluar dje në mesditë një bisedë njëorëshe me avokatin Arben Qeleshi.
I shtrirë në një barelë, nga ato që përdoren për të transportuar të sëmurët në gjendje të rëndë shëndetësore, 38-vjeçari ka diskutuar variantet e mbrojtjes ligjore, gjatë momentit që do të përballet me grupin hetimor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Por biseda, sipas avokatit Qeleshi, është fokusuar më së shumti te gjendja e tij shëndetësore dhe përpjekjeve për të kryer operacionin. Pas varianteve të ndryshme të mbrojtjes, Dajti dhe Qeleshi e kanë shtyrë mbrojtjen pas operacionit. Primare, sipas tyre, është gjendja shëndetësore dhe pas stabilizimit, atëherë do të mund të flitet për t‘u përballur me grupin hetimor. Megjithatë, dy bashkëbiseduesit nuk kanë lënë pa diskutuar edhe ngjarjen e rëndë të 7 gushtit në qytetin e Durrësit. Dëshmia paraprake Me dy plumba në trup, thuajse i paralizuar, Dajti ka qëndruar gjatë gjithë takimit me avokatin i shtrirë.
Megjithatë, gjendja është normalizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve nga Spitali i Burgut, Dajti i ka treguar detaje interesante nga ngjarja, ku mbetën të vrarë pesë persona. "Isha bashkë me shokët dhe befas pashë nga dritaret e automjetit ku udhëtoja disa persona civilë me maska dhe të armatosur. Pandeha se do të më vrisnin, pasi me vete kisha 150 mijë euro". Kështu e ka nisur dëshminë Dajti, duke vazhduar se nuk ka dëgjuar asnjë thirrje "ndal, policia!". Më pas, për t‘u vetëmbrojtur ka përdorur një pistoletë dhe gjithçka ka mbaruar pas disa sekondash.
Dajti ka këmbëngulur në takimin e parë me avokatin, se personat që po afroheshin në drejtim të automjetit të tij ngjasonin me një bandë kriminale, pasi dispononte një shumë të majme me vete dhe nga frika e një grabitjeje apo eliminimi fizik ka reaguar në atë mënyrë. Megjithatë ai nuk e shpjegon mënyrën e vrasjes së katër punonjësve të policisë, nëse ka qëlluar ai apo personat që kanë qenë në automjet. Avokati nuk ka këmbëngulur shumë në këtë pikë, pasi dje ka qenë takimi i njohjes mes palëve. Gjithçka do të sqarohet në dëshmitë pasardhëse, ku hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do t‘i bëjnë një vizitë Dajtit.
150 mijë euro Edhe dje, gjatë takimit me avokatin, Dajti hodhi dyshimin se reagimi i tij ndaj personave që e kishin rrethuar kishte të bënte me faktin se me vete dispononte një shumë prej 150 mijë eurosh, për të cilat ende nuk ka asnjë informacion ku kanë përfunduar. Ai ngre alibinë se kishte pandehur se personat e armatosur dhe civilë që po drejtoheshin në automjetin e tij ishin një bandë kriminale dhe donin të grabisnin paratë e tij. Pretendimet e Dajtit janë hedhur poshtë nga grupi hetimor i çështjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ata kanë deklaruar se Dajtit i është sekuestruar një sasi prej katër mijë eurosh, si edhe disa dokumente që dispononte me vete. Por kurrsesi nuk ishte gjetur sasia prej 150 mijë eurosh, të cilat pretendohen nga 38-vjeçari. Pas arrestimit të Dritan Dajtit, policia i sekuestroi edhe një çantë dore, brenda së cilës u gjendën 30 mijë lekë të reja dhe 4 mijë e 500 euro. Por sipas Dajtit "mungojnë" 150 mijë euro.
Familjarët e Dajtit kërkojnë leje për ndërhyrje kirurgjikale
Familjarët e Dritan Dajtit i kanë kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe spitalit "Nënë Tereza" leje për të zhvilluar ndërhyrjen kirurgjikale dhe për të hequr plumbat që ka në trup. Dy ditë më parë, bashkëshortja e Dajtit, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e katër punonjësve të policisë në qytetin e Durrësit, ka zhvilluar një takim me prokurorët e çështjes. Sipas burimeve nga akuza qendrore, Dorela Dajti i ka dorëzuar një kërkesë prokurorëve të çështjes, që bashkëshorti i saj t‘i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Sipas burimeve nga akuza qendrore, institucioni i prokurorisë nuk mund të vendosë për këtë kërkesë, pasi nuk është spital. Janë organet e shëndetësisë, sipas akuzës, që vendosin nëse Dajti duhet apo jo t‘u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë që një kërkesë e njëjtë është dorëzuar pranë spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë. Drejtoria e këtij spitali u ka kthyer përgjigje familjarëve të Dajtit se duhet të marrë leje më parë tek institucionet e drejtësisë (policia e prokuroria).
Duket se spitali nuk i ofron të gjitha kushtet e sigurisë për të zhvilluar operacionin dhe nga frika e mundshme e një arratisjeje të Dritan Dajtit ka sjellë që asnjë institucion të mos japë leje për ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se bashkëshortja e Dritan Dajtit, Dorela Dajti, i është drejtuar me një letër edhe kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama për këtë problem, i cili duket se do të marrë zgjidhje vetëm pas disa ditës
Sujets similaires
» MesazhTitulli: Re: Dritan Dajti?student i respektuar ne lag
» Serb agents arrested by K.Police, on "organ harvest" propaga
» Dritan Skuraj
» Dritan Skuraj
» Dritan Skutaj dialog Edi Rama flet serbishte
» Serb agents arrested by K.Police, on "organ harvest" propaga
» Dritan Skuraj
» Dritan Skuraj
» Dritan Skutaj dialog Edi Rama flet serbishte
:: shoqeria
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum