Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Plani Hapësinor i Kosovës-Dukagjini kopshti i tij

 :: shoqeria

Aller en bas

Plani Hapësinor i Kosovës-Dukagjini kopshti i tij Empty Plani Hapësinor i Kosovës-Dukagjini kopshti i tij

Message  Gega Lun 23 Mar - 15:21

> Plani Hapësinor i Kosovës-Dukagjini kopshti i tij
>
> Shkruan: Ethem Çeku
>
> Zhvillimi ekonomik i vendit tonë paraqet njërën nga sfidat më të mëdha
> me të cilën përballen institucionet dhe shoqëria kosovare.
> Për t?u tejkaluar kjo sfidë, kërkohet vizion dhe përkushtim i
> lidershipit institucional. Nga përvoja e kombeve të tjera mund të
> mësojmë se kur njerëzit i përkushtohen një qëllimi mund të arrijnë të
> bëjnë ndryshime të mëdha për vendin e vet.
> Lufta e Dytë Botërore për shumë kombe ishte fatkeqësi, shkatërrimet e
> mëdha të shteteve të tyre, humbjet e mëdha të resurseve humane. Pas
> vitit 1945, izolimet politike të vendeve të tyre ishin karakteristike
> për disa kombe. Por, vizioni i qartë dhe përkushtimi i liderëve të
> tyre bënë që ato kombe të tejkalojnë vështirësitë që në fazën e parë
> të rindërtimit. Shteti dhe kombi gjerman është shembulli më i mirë që
> ne duhet ta kemi parasysh si model për ndërtimin e vendit tonë. Është
> e kuptueshme se kultura gjermane kishte mbetur e qëndrueshme edhe në
> rrethanat që ajo i kaloi pas vitit 1945.
> Në këtë rrugëtim që po e bënë shteti i Kosovës, e i cili nuk është pa
> sfida, shtrohet pyetja se a kemi strukturë politike të përgatitur për
> të drejtuar Kosovën drejt familjeve të mëdha evropiane? Cili është
> vizioni i klasës sonë politike për të ardhmen e vendit tonë. Athua
> politikbërësit institucional të tanishëm e dinë se si do të zhvillohet
> Kosova në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, apo Kosova është shndërruar në
> një makineri votë-prodhuese për nevojat e mbajtjes së pushtetit për
> një kaste të politikanëve. A ka humbur politika në Kosove shpirtin
> etik dhe qytetar?
> Qeverisja e vendit pa vizion dhe jashtë konceptit të shtet-ndërtimit
> do të mbajë qytetarin tonë gjithmonë në një shkallë shumë të ulët
> ekonomike, kulturore e arsimore. Prandaj, është koha e duhur që të
> ndërtojmë vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës dhe kombit tonë.
> Shtetet moderne kanë vizione të qarta se si do të duhet të dukej e
> ardhmja e vendeve të tyre. Ato kanë vizione pesëdhjetë a njëqind
> vjeçare e më shumë për zhvillimin e tyre të përgjithshëm. Vizionet e
> tilla nuk kanë të bëjnë me koncepte ideologjike planifikuese të
> shoqërive komuniste si dëgjohet nga qeveritarët tanë, por si
> domosdoshmëri e shoqërive të organizuara për t?u përballur me sfidat
> zhvillimore.
> Franca, Gjermania, Holanda, Japonia, Anglia, Turqia e shumë vende të
> tjera kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në shfrytëzimin e
> hapësirës së tyre për nevojat e zhvillimit ekonomik .
> Vizione të tilla për Kosovën janë të sublimuara në një dokument i
> cili, fatkeqësisht, ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës. Fjala
> është për Planin Hapësinor të Kosovës. Ky plan shërben si udhëzues për
> t?i identifikuar zonat me potencial të zhvillimit ekonomik, promovon
> baraspeshën e zhvillimit ekonomik dhe social dhe vendosë një kornizë
> për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Qëllimet kryesore
> të zhvillimit të shprehura përmes vizionit ?Kosova?Shtëpia Jonë?
> fokusohen në përmirësimin e kualitetit të jetës dhe zhvillimin e
> barabartë të të gjitha pjesëve të Kosovës si dhe hapjen e rrugëve për
> integrimet rajonale dhe evropiane.
> Me këtë vizion janë identifikuar zonat me interes të veçantë për
> Kosovën të cilat duhet të kenë përkujdesjen e plotë të shtetit. Duke
> i analizuar këto udhëzime të cilat i parasheh plani, Zona e Kopshteve
> dhe urave në perëndim ? Dukagjini do të duhej të jetë një nga zonat më
> të rëndësishme për zhvillim e turizmit, bujqësisë, blegtorisë dhe
> pemëtarisë, e bazuar në resurset natyrore si toka bujqësore
> kualitative, vlerat natyrore të Bjeshkëve të Nemuna, resurset e pasura
> ujore si dhe trashëgimia e pasur kulturore. Është koha e fundit që
> Bjeshkët e Nemuna të shpallen park nacional, duke përfshirë pjesët nga
> Istogu e deri te Prizreni, që do t?u mundësonte banorëve të këtyre
> trevave shfrytëzimin e të mirave natyrore në harmoni me interesat e
> përgjithshme si zona të veçanta. Qeveria duhet ti mbështes banoret e
> përhershëm të këtyre zonave malore që ata të krijojnë mundësi për të
> zhvilluar turizmin malor dhe produktet natyrore autoktone ushqimore
> dhe të artizanateve të cilat janë veçori e këtyre trevave.
>
> Në këtë mënyrë Dukagjini do të merrte edhe rolin e urës për një
> bashkëpunim më intensiv me Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe do të
> krijoheshin mundësi të zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar në mes
> të zonave fqinje. Prizreni, Gjakova, Deçani, Peja dhe Istogu do të
> fitonin pozita të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të turizmit.
> Lumenjtë e rrafshit të Dukagjinit: Drini i Bardhë, Lumëbardhi i Pejës,
> Bistrica e Deçanit, Ereniku i Gjakovës, Bistrica e Prizrenit janë
> lumenjtë të cilët do të kenë rolin e vet të madh në sistemin e ujitjes
> dhe në furnizim me ujë të pijes. Ruajtja e tokës bujqësore, në këtë
> pjesë të vendit tonë do të bënte të mundur të shndërronte këtë zone në
> kopsht të Kosovës. Qeveria aktuale shumë pak ka bërë që kjo zonë të
> jetë një hambar për nevojat e tregut te vendit tonë, dhe fshatari ynë
> te arrijë të eksportojë prodhimet e tij në vendet fqinje me Kosovën.
> Dikur prodhimet bujqësore të bujqve të kësaj zone plasoheshin në
> tregjet e Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë kurse bujqit tanë arritën
> të përfitojnë ekonomikisht nga shfrytëzimi i këtyre tregjeve.
> Plani Hapësinor parasheh edhe atributet e zhvillimit të zonave tjera.
> Një zonë tjetër me interes të veçantë është Prishtina si Port i
> Kosovës, zonë administrative dhe diplomatike, e hapur për investimet e
> kompanive ndërkombëtare, qendër arsimore dhe shkencore, qendër e
> infrastrukturës rrugore, hekurudhore, ajrore, telekomunikimeve,
> energjisë dhe e industrisë. Mitrovica, së bashku me qytezat përreth do
> të shndërrohej në një zonë të zhvillimeve industriale dhe tregtare.
> Kjo zonë do të duhej të merr rolin e një zone të fuqishme në
> industrinë e përpunimit të mineraleve dhe zonë e edukimit të kuadrove
> për sektorin minerar. Me zhvillimin e saj ajo duhet t?i kontribuoj
> ndryshimit të gjendjes aktuale politike dhe të shndërrohet në një zonë
> paqeje. Ferizaj dhe Gjilani me qytezat e tyre do të ishin zona
> shërbyese, tregtare, agro-industriale dhe porte të rëndësishme të
> komunikimit me Maqedoninë dhe Serbinë.
> Plani hapësinor i Kosovës i mundëson qeverisë ta ketë një vizion të
> qartë se si duhet të shfrytëzohet hapësira e Kosovës, resurset
> natyrore dhe ato të krijuara për një zhvillim të barabartë ekonomik
> për të gjitha rajonet e saja. Është e domosdoshme që udhëheqja e
> vendit ta ketë të qartë se si do të mund të dukej vendi ynë së paku
> në dhjetë vitet e ardhshme.
> Ky dokument do të jetë një udhëzues për Qeverinë për të zbatuar një
> zhvillim të integruar të sektorëve dhe zvogëlimin e konflikteve
> zhvillimore në mes të sektorëve të ndryshëm të qeverisë, konflikteve
> zhvillimore në mes të rajoneve të vendit, zvogëlimit të konflikteve në
> mes të zhvillimeve të nivelit qendror dhe lokal të cilat gjithnjë e më
> shumë po reflektohen tek qytetarët.
>
> Andaj, ftoj Kuvendin e Kosovës që edhe një herë ta shqyrtojë
> dokumentin e Planit Hapësinor të Kosovës, ta përshtatë atë me
> rrethanat e reja të krijuara dhe këtë dokument të rëndësishëm i cili
> shpesh konsiderohet i rëndësishëm sa edhe vet Kushtetuta e një vendi,
> ta sjellë sa më shpejt për aprovim nga deputetët e Kuvendit të
> Kosovës.
>
> -FUND-
>
> (Autori është ish-Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe
> i Energjisë dhe Minierave të Kosovës. Aktualisht deputet i Kuvendit të
> Kosovës nga AAK)

Zgjodhi per lexuesit: Drita Lulaj Berisha

Gega

Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: shoqeria

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum