Status special per veriun e Kosoves?Ndarja e kosoves opa uçk
:: sport
Page 1 sur 1
Status special per veriun e Kosoves?Ndarja e kosoves opa uçk
Gjatë 24 orëve, ju do të pranoni vetem një e-mail me 10 lajmet e fundit
07.07.2010
EU Observer ka mësuar se shtetet anëtare të BE-së do të ishin të përgatitura të diskutonin një zgjidhje speciale për pjesën veriore të Kosovës në mënyrë që të arrihet një kompromis përfundimtar në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Bisedimet do të mbaheshin pas publikimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe do të mbaheshin nën kushte precize.
Disa diplomatë i kanë thënë kësaj faqeje se çdo dialog potencial kategorikisht përjashton rihapjen e negociatave për statusin e Kosovës apo edhe për ndarje. Bisedimet do të vareshin nga qasja konstruktive e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas mendimit të GJND-së. Veç kësaj, autoritetet në Beograd do të duhej të tregonin sjellje më konstruktive ndaj Kosovës, por pa obligim për njohje të pavarësisë.
"Më e mira që Serbia mund të përfitonte për veriun e Kosovës me shumicë serbe do të ishte një status special, diçka të ngjashëm me Alto Adige [Tiroli jugor në Itali] apo me Irlandën veriore. Beogradi mund të jetë garantues i një statusi të tillë special, siç është Vjena në rastin e provincës italiane me shumicë austriake, dhe Dublini në rastin e Ulster”, sqaron një burim nga një shtet i madh i BE-së.
Statusi special nuk do të nënkuptonte se rajoni në fjalë, që shtrihet nga veriu i lumit Ibër dhe që përbën 10 për qind të territorit të Kosovës, do të ishte krejtësisht i ndarë, ashtu siç është Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë.
"Beogradi duhet të mendoj për këtë mundësi, sepse nuk do të jetë përgjithmonë mbi tavolinë. Gjithashtu, ne shpresojmë që Serbia ka mësuar diçka nga Kroacia e Bosnja, ku popullsia lokale serbe ka paguar për synimet sureale të Beogradit. Ju kujtohet që i ashtuquajturi plani Z4 i cili ofronte autonomi për serbët në Kroaci ishte refuzuar”? thotë një diplomat perëndimor.
Ndonëse Serbia nuk do të obligohej ta njihte Kosovën, obliguese do të ishte qasja ndaj pjesëmarrjes së Prishtinës në organizata rajonale, në tregti dhe në integrimet evropiane, sqarojnë burimet diplomatike në Bruksel. Si shpërblim, Serbisë do t’i jepej një shtytje e butë drejt anëtarësimit në BE. Në ndërkohë, Kosova, si nxitje, do të përfitonte
perspektivë të qartë formale për t’i nisur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.
Tri shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania, Franca dhe Britania, tashmë kanë paralajmëruar Serbinë se nuk do të mirëprisnin përpjekjet për rihapjen e çështjes së statusit të Kosovës në OKB. Ata i propozuan Beogradit që të shkruajë një draft-rezolutë të përbashkët rreth mendimit këshillëdhënës të GJND-së, i cili do të ishte i pranueshëm si për Beogradin ashtu edhe për kryeqytetet e BE-së. Pala serbe ka refuzuar këtë ofertë dhe kanë vendosur ta shkruajnë draft-rezolutën e vete. Ajo do të paraqitet në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
"Gjatë disa kontakteve, zyrtarëve të lartë serbë u është thënë se çdo fushatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër shteteve anëtare të BE-së rreth çështjes së Kosovës do të perceptohen si sjellje armiqësore të cilat do të kishin pasoja të pashmangshme për fatin e aplikimit të Serbisë për anëtarësim në BE. Është e paimagjinueshme se Këshilli i ministrave të BE-së do të vendos të hapë procedurën për t’i dhënë statusin e kandidatit Serbisë në kohën kur Serbia po avokon në OKB kundër shteteve të BE-së”, u shpreh një diplomat i lartë i BE-së për “WAZ.EUobserver”.
Sipas burimeve të faqes, skenari më i keq për Serbinë do të ishte që rezoluta e Beogradit të kalohej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër dëshirës së shteteve anëtare të BE-së.
"Në atë rast, kush e di se edhe për sa kohë do të mbetet në kuti aplikimi i Serbisë”, shtoi burimi i “WAZ.EUobserver”.
Diplomatët e BE-së besojnë se nëse Serbia mbetet e qetë, i shmanget fushatave nxitëse dhe lobimit agresiv, dhe nëse gjuha e rezolutës së tyre është e pranueshme për shtetet anëtare të BE-së, treshja e madhe, Berlini, Parisi dhe Lisbona , do të jenë të gatshme të hapin procedurën për statusin kandidat të Serbisë në muajin tetor.
Por nëse Serbia insiston në rihapjen e çështjes së statusit apo punon për ndarjen e Kosovës, perspektiva e saj evropiane do të bëhej edhe më e komplikuar. Edhe marrëdhëniet e saj me SHBA-të do të prisheshin. "Janë shtetet anëtare të BE-së e jo Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ato që vendosin për pranimin e një kandidati në BE”, tha një ministër i një shteti të BE-së. (Agon Osmani, zeri)
< -- kthehu | shko lart
K o m e n t e t
3. nga berisha
gjithmon e kemi ditur se kjo evrop asht nje rospi qe ma ne fund do tna le nje ther ne kemb.
gabim shum i madh nese shkohet ma shum se at qe jep plani i ahtisarit edhe pse edhe ajo osht ma shum se shum . ti shofim patriotat e qeveris son se qka dot bojn pershendetje
Shtuar në ora 18:36, 07.07.2010
2. nga rexhep Beqiri-Bujano ...
Prishtina duhet me ja bo medije ndërkombëtarëve së pari pastaj edhe Beogradit se, atë çka marrin serbët në kosovë të marrin edhe shqiptarët në Luginë.
Shtuar në ora 15:26, 07.07.2010
1. nga dervendi
Neqoftese kerkohet status special per serbet e kosoves,ateher perse te mos kerkohet status special per shqiptaret e presheves,dhe bujanovcit,edhe kjo me kembngulje duhet te kerkohet me nderkombetaret.
Shtuar në ora 15:01, 07.07.2010
Re: Status special per veriun e Kosoves?Ndarja e kosoves opa uçk
Maqedonia i frikesohet ndarjes se Kosoves
Gjatë 24 orëve, ju do të pranoni vetem një e-mail me 10 lajmet e fundit
12.07.2010
Maqedonia do ta pësojë më shumë nga ndarja eventuale e Kosovës. Paralajmërimet për shkëmbimin e territoreve në regjion mund lehtë ta dëmtojnë qetësinë edhe ashtu të brishtë dhe t’i zgjojë shpirtrat nga e kaluara ...
... ku grupet radikale e kishin fjalën kryesore, komentojnë ekspertët informacionet të cilat vijnë nga Beogradi se Serbia ka për qëllim t’i ofrojë Kosovës ndërrimin e territoreve.
Sipas tyre, Maqedonia do të ishte humbësi më i madh nga për ndryshimin e kufijve në situatë kur ruajtja e karakterit multietnik i shtetit është faktori kryesor i bllokut mes partive maqedonase dhe shqiptare. Gjithsesi ekspertët përmendin se ka shumë pak gjasa se faktori ndërkombëtar do të lejon ndryshim të kufijve dhe se pas hyrjes të shteteve ballkanike në Unionin Evropian kësi lloj skenari do të jenë të deplasuar.
Analisti ushtarak Blagoja Markovski thotë se historia me kufijtë në Ballkan është e kryer dhe se Serbia nuk mund të pajtohet me atë se ka humbur Kosovën dhe prandaj tash dalin me kësi propozime jo reale.
“Rrezik më serioz për Maqedoninë nuk pres. Nga mençuria e pushtetit do të varet nëse incidentet e izoluara e të përkohshme janë rrezik i mundshëm për shtetin”, thotë Markovski.
Burimet diplomatike në Serbi javën e kaluar shpallën se Beogradi zyrtar do të ofrojë shkëmbim të territorit të Serbisë Jugore, në pjesën e Luginës së Preshevës, në shkëmbim për pjesën veriore të Kosovës.
Ministri serb i punëve të jashtme, Vuk Jermeniq, deklaroi se pozita serbe ne lidhje me Kosovën fiton numër të madh të ithtarëve dhe është e mundshme se do të ketë zgjedhje për negociata të reja rreth statusit.
Vendimi përfundimtar i GJND-së për Kosovën pritet të jetë i shpallur me 22 korrik dhe autoritete në Serbi shpresojnë se gjykata do të vendosë në përfitim të tyre. Optimizmin e bazojnë në faktin se fuqitë botërore kanë qëndrim të ndryshëm në lidhje me Kosovën dhe se ajo nuk është anëtare në asnjë organizatë relevante.
Analisti politik, Albert Musliu, gjithashtu mendon se ndarja e territoreve nuk është punë aq e thjeshtë dhe se ka shumë pak gjasa një gjë e tillë të ndodh.
“Ajo do të kishe komplikime më serioze sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Në lidhje me Kosovën, numër i madh i shteteve të cilat nuk e kanë pranuar presin ta shohin vendimin e Gjykatës ndërkombëtare para se të vendosin në një hap të tillë”, thotë Musliu.
Janko Boçev nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë vlerëson se Maqedonia nuk është e kërcënuar nga turbulencat e reja rreth ndarjes së Kosovës.
“Maqedoni duhet ta ndjek interesin e saj dhe me përgjegjësi t’i ndjek zhvillimet e ardhshme pasi që pas saj qëndron politika e vërtet e SHBA-së si forcë me e fuqishme botërore”, vlerëson Baçev.

kjo ndarje ka nje mbrapashtese qe sherrin do ja shen i tere ballkani e sidomos shqiptaret!Pse;sepse serbija eshte lodhe me shqiptar e tani nese behet ndonje pazar me ndarjen e trojeve shqiptare e siq po flitka ketu shkembim i mitrovices se veriut me luginen e presheves,kjo don me thene se e ka radhen bugari me na shti ne grushte mbane mend kete hipoteze timen.
Re: Status special per veriun e Kosoves?Ndarja e kosoves opa uçk
1. nga haxhi kuçi
Hysen kacageli
Po bani gjygji i Hages dhe e meraton rezuluten 1244 dhe a ke vend ne kosove?Po ti dhe bosat e tu keceni si gjeli here me serb here dhe pa ta vetem me shtype shqiptarine.
Po bani haga dhe e ndane kosoven ,apo shkemben pjesen veriore te kosoves me luginen e presheves dhe vendos qe komunat serbe dhe manastiret dhe kishat serbe i exteritorializon a e dini se çka do u ndodhi juve dhe komandantave te uçkes qe u shiten patriota te serbise!
Jo o Hysen kacageli jo me 22 korrik por me 18 korrik vendos gjygji i Hages dhe shterngoi birat e bythes ti me bosat e tu qe e shtypni shqiptarin ne vend te shkive!

Sujets similaires
» Ndarja e Kosoves
» Edhe ndarja e Kosovës është e mundshme
» Policia e kosoves,urdherohet ta leshoi veriun
» Statusi Kosoves dhe embargoja e serbise ndaj Kosoves
» Grupi negociator i kosoves(dhambpiresat e kosoves)

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum