Shqiperia ne jugosllavi,plani Demaqi konfederata
:: sport
Page 1 sur 1

LAJME NGA MAQEDONIA
Sa real është formimi i një konfederate ballkanike?
Shkup, 20 shtator - Perëndimi po planifikon të formojë një Jugosllavi të re duke përjashtuar Slloveninë dhe Kroacinë, e duke i zëvendësuar ato me Shqipërinë dhe Kosovën. E gjithë kjo me qëllim që Perëndimi ta përjashtojë Rusinë nga ndikimi i saj në Ballkan.
Kështu shkruajnë disa media serbe duke bërë të ditur iniciativën për formimin e Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor (G6) e cila nënkupton bashkëpunim institucional ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë në kontekst të integrimeve evropiane.
Kjo ide tani për tani ka tërhequr vëmendjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, edhe pse këto shtete janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Ideja për formimin e sërishëm të Jugosllavisë në ndonjë format të ri për shumëkënd është e papranueshme por aktualizimi i kësaj teme e parashtron pyetjen nëse në heshtje po përgatitet diçka e tillë në këtë drejtim.
Sipas medieve serbe perëndimi ka në plan formimin e mini-Jugosllavisë që ta përjashtojë Rusinë nga rajoni, megjithëse raportohet se është Mali i Zi ai që ka ngritur këtë nismë.
Sipas këtyre medieve qysh para tre vitesh është përmendur bashkimi i Ballkanit, që do të fillonte së pari me integrimin ekonomik.
Rreth idesë për formimin e G-6 të Ballkanit perëndimor, ende është herët të thuhet nëse një aleancë e tillë mund të jetë funksionale në kushte kur të gjitha vendet janë të ngarkuara me çështje të hapura, vlerësojnë analistët politik.
Jugosllavia e re, e pamundshme
Politikani Ismet Ramadani thotë se kjo hidhet si ide për të inkurajuar bashkëpunimin midis shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një Jugosllavi e re si ajo e dikurshmja nuk mund të krijohet.
Sipas tij, këtë model përveç Serbisë nuk e pranon askush tjetër.
“Serbisë ndoshta do ti konvenonte ta rikthejë përsëri ndikimin në këtë pjesë të Ballkanit. Shqiptarët s’duhet ta mohojnë bashkëpunimin mirëpo duhet të jenë të vendosur se vetëm në kuadër të BE-së shqiptarët fitojnë më shumë sa i përket bashkëpunimit ndërshqiptar në aspekt politik, ekonomik, kulturor...Shqiptarët janë më të hapur në Ballkan për bashkëpunim, por jo ky bashkëpunim të lidhet me organe, administratë, sepse shtohet burokracia më tepër. Duhet bashkëpunim por jo me administratë, organe dhe institucione të cilat detyrojnë shtetet e pavarura të lidhen në kuadër të ndonjë federate apo konfederate”, thekson Ramadani.
Profesoresha universitare Biljana Vankovska thotë se ky është njëri nga propozimet për ndonjë lidhje të ngushtë të kësaj pjese të Ballkanit.
“Por, shikuar realisht, të gjitha shtetet janë të ngarkuara me çështje të hapura aktualisht, ndërsa posaçërisht nga e kaluara. Është rëndë të mendohet bashkëpunim i ngushtë midis BeH, Serbisë dhe Kosovës kur shërbimet e sigurisë ende përfshijnë njerëz të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në konfliktet ushtarake, si dhe për të tillë që ka dyshime për krime lufte, pikërisht ndaj popullatës nga vendet fqinje ose në shtetin e njëjtë”, thotë Vankovska.
Sipas saj, nisma malazeze më tepër është një hap të cilin Mali i Zi duhet ta prezantojë si bartëse e një fryme të re në rajon edhe atë në sytë e Brukselit, e jo si vizion të menduar mirë e cila do ketë gjasa për realizim.
Analisti politik nga Kosova Adriatik Kelmendi thotë se çdo iniciativë për bashkëpunim midis vendeve në rajon është hap i mirë për përmirësimin e situatës në Ballkan.
Për polici të përbashkët mendoj se ka gjasa, por vështirë është e realizueshme ajo për Parlamentin. Si do të formohej, si do të funksiononte, çka do të arrihej dhe a është në konflikt me diçka që veç më funksionon”, thotë Kelmendi.
Sipas tij, të gjitha vendet e rajonit janë aspirante për në BE dhe puna e përbashkët në disa sfera mund ta përshpejtojë integrimin.
“Ky ndoshta është propozim që duhet patjetër të përpilohet mirë, por unë megjithatë mendoj se më mirë është që të bashkëpunohet se sa të mos bashkëpunohet”, shton Kelmendi. (Bekim Buçi)
Më tepër në “Zhurnal Plus”...
(3841 herë i lexuar) publikuar më 20.09.2013 në 20:00 nga Sh.L.

Re: Shqiperia ne jugosllavi,plani Demaqi konfederata
Shaban Murati - gazetar
Ilir Paço - Zoti Murati përshëndetje dhe mirë se erdhët në edicionin qendror të lajmeve. Së pari a i duhet Ballkanit të sotëm, vendet e të cilit jane drejt integrimit në BE, një union i tillë, pjesë e të cilit do të jenë 4 shtete të ish-Jugosllavisë dhe dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, e cila do të jetë sipas rezolutës 1244?
Shaban Murati – Për të kuptuar nismën, ajo duhet parë në 3 plane. E para është në raportet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ku e kemi një kuadër që është procesi i stabilizim-asociimit dhe ky ka qenë kuadri që kanë ecur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj ky kuadër i BE-së e bën të panevojshme. E dyta nisma imiton temën dhe nismat të tjera në rajon, si procesi i bashkëpunimit i Europës Juglindore, ajo e Detit të Zi, ajo e Adriatikut etj etj. Këto janë disa nisma që kanë si objektiv bashkëpunimin rajonal. Ka një mbingopje nismash, që është më shumë si nevojë e qarqeve diplomatike që kërkojnë t’i gjejnë punë vetes. E treta sa për Kosovën, nisma e Malit të Zi ka një defekt të madh që nuk i jep të njëjtin status Kosovës, e kushtëzon me rezolutën e vdekur tashmë, 1244 dhe është e pamundur që një shtet i kategorisë së dytë të bëhet pjesë e një parlamenti ballkanik. Këto janë më shumë iluzione.
Ilir Paço - Mali i Zi argumenton se ky union do t’i shërbejë integrimit të përbashkët, ndërsa kujtojmë që të 6 shtetet janë në stade të ndryshme në procesin e anëtarësimit në BE. Vetë Brukseli duket se nuk është sponsor i këtij projekti?
Shaban Murati - Këtu mendoj që ka një keqpërdorim të mbështetjes që Brukseli i bën nismave. Në parim Brukseli ka përkrahur të gjithë nismat, qoftë ato që kanë dështuar, sepse Brukseli ka qenë i interesuar gjithmonë të inkurajojë bashkëpunimin në rajon. Në rastin e nismës së Malit të Zi unë mendoj që është e Malit të Zi, pavarësisht se pretendohet që ka edhe miratimin e ekspertëve të Zyrës së Komisionerit për Zgjerimin.
Ilir Paço - A është një nismë e nostaligjikëve të ish-federatës jugosllave, sepse është quajtur me ironi edhe si ëndrra e krijimit të një Jugosllavie të re me Shqipërinë brenda? A ka arkitekte rusë në këtë nismë, sipas jush?
Shaban Murati - Për arkitekt rus nuk ka indikacione deri më tani, por duket qartë një interes konstant i Serbisë për të organizuar këtë duke përjashtuar 2 shtetet e ish-Jugosllavisë, Kroaci dhe Slloveni që janë në BE dhe duke i zëvendësuar me Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo të krijon një shije jo të mirë sepse gjithmonë ka një tërheqje të disa qarqeve në Beograd për të futur Shqipërinë në qarqet sllave.
Ilir Paço - Cili duhet të jetë qëndrimi i Shqipërisë dhe i Kosovës, në mënyrë të veçante i Shqipërisë, që është vendi i vetëm anëtar i NATO-s nga kjo gjashtëshe?
Shaban Murati - Unë mendoj që në gjashtëshen ballkanike, ne në potencial diplomatik, jemi shteti më i rëndësishëm duke qenë që jemi shteti anëtar i NATO-s, por për fat të keq diplomacia jonë ka qenë vagoni i fundit i trenit ballkanit dhe ka lejuar veten të bëhet vagoni i fundit. Shqipëria duhet të mendohet dy herë para se t’i japë ‘ok’, po ashtu edhe Kosova nuk duhet t’i lejojë vetes pas njohjes nga 103 shtete të trajtohet akoma në Ballkan si një shtet i kushtëzuar nga rezoluta e vdekur 1244.

Sujets similaires
» Kush po deshiron qe shqiperia te hyne ne jugosllavi ?
» Konfederata Turko Shqiptare
» Plani i CIAS amerikane ne luften e Kumanoves
» Plani Hapësinor i Kosovës-Dukagjini kopshti i tij
» Konfederata ballkanike e Adem Demaqit me serb
» Konfederata Turko Shqiptare
» Plani i CIAS amerikane ne luften e Kumanoves
» Plani Hapësinor i Kosovës-Dukagjini kopshti i tij
» Konfederata ballkanike e Adem Demaqit me serb
:: sport
Page 1 sur 1
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum