Vous souhaitez réagir à ce message ? Créez un compte en quelques clics ou connectez-vous pour continuer.

Rikolonizimi i Kosovës

 :: sport

Aller en bas

Rikolonizimi i Kosovës Empty Rikolonizimi i Kosovës

Message  Perparimi Jeu 28 Fév - 15:23

Rikolonizimi i Kosovës Kolonizimiky3


]Rikolonizimi i Kosovës
28 Shkurt 2008 @ 12:12 pm · në Kryesore, Opinion · postuar nga Grupi

Jane mbushur plot 10 dite nga shpallja dhe njohja e pavarsise se Kosoves, por akoma nuk kemi nje sqarim te qarte se si eshte orkestruar kjo pavarsi. Me poshte eshte nje artikull nga Vetvendosja, pak i vjeter, ku pershkruen planet Serbe per nje rikolonizim te mirfillte te Kosoves, plane te cilat u pranuan nga grupi negociator i Kosoves dhe UNMIK-u. Nuk e di sa te vlefshme jane kto plane sot, ne shtetin e ri te Kosoves, por jane shume shqetesuese dhe ngjajne me nje fenomen “West Bank” ne brendesi te Kosoves.

A jane kto planet konkrete mbi te cilen u shpall pavarisa, sipas planit Ahtisari?

Levizja Vetvendosje!

Tetor 2006

Zonat e Veçanta në funksion të rikolonizimit të Kosovës
dhe serbizimit të kulturës e historisë sonë

Dy procese nëpërmjet të cilave shteti serb po synon legalizimin e pranisë së strukturave të tij brenda vendit tonë janë decentralizimi dhe krijimi i zonave me status të veçantë për kishat dhe manastiret ortodokse të cilat padrejtësisht dhe me dashakeqësi po quhen serbe. Në rajonet e enklavizuara të Kosovës, shtrirja e kontrollit territorial të Serbisë po realizohet nëpërmjet decentralizimit. Kurse, aty ku serbët janë një pakicë e thjeshtë, Serbia po synon ta arrijë rikolonizimin e Kosovës nëpërmjet planifikimit demografik, duke i keqpërdorur institucionet fetare. Decentralizimi do t’ia mundësojë Serbisë ushtrimin e kontrollit në më shumë se 15% të territorit të Kosovës (prej rajonit të Anamoravës e deri në Graçanicë), plus 18.9% të territorit që shteti serb ka në veriun e Kosovës, ku funksionon çdo strukturë institucionale e këtij shteti. Por, apetitet e Serbisë për shtënien në dorë të më shumë territoreve nuk po përfundojnë me kaq, ashtu siç nuk kanë rreshtur asnjëherë përgjatë historisë. Procesi tjetër plotësues me atë të decentralizimit është krijimi i Zonave të Veçanta përreth objekteve të besimit. Sipas planeve të qeverisë serbe, statusin e zonave të veçanta mbrojtëse do ta fitojnë gjithsej 150 objekte kulti, 21 prej të cilave Serbia i quan të një ‘rëndësie strategjike’ (shih foton Cool. Kjo hapësirë përfshin gjithsej rreth 1.000 km2, apo 9,2% të territorit të Kosovës.

Nëpërmjet krijimit të Zonave të Veçanta Serbia po synon uzurpimin e historisë dhe kulturës sonë. Grupi Negociator i Kosovës ka pranuar që kishat ortodokse në Kosovë të quhen serbe. Pra, ata ia dhuruan Serbisë vlerat kulturore dhe historike të Kosovës dhe tashmë kanë pranuar edhe vendosjen e zonave kinsembrojtëse qindrahektarëshe përreth 39 kishave e manastireve ortodokse që do të serbizohen duke krijuar kështu edhe një mit të ri serb për Kosovën. Uzurpimi i tokës që bëhet nga Zonat e Veçanta paraqet të keqen më të vogël. Të keqen e madhe me pasoja edhe më afatgjate se decentralizimi këto zona e bëjnë meqë uzurpojnë dhe thetërsojnë kulturën dhe historinë e Kosovës me qëllim të delegjitimimit të autoktonisë së shqiptarëve dhe më pas të paraqitjes së tyre si ardhacakë. Pas ‘eksterritorialitetit’ të objekteve kulturore, Serbia do të thotë se xhamitë janë të turqve, kishat e manastiret ortodokse janë të serbëve, ndërkohë që nuk ka objekte fetare e kulturore të shqiptarëve, duke qenë se ata as që ishin në këto troje!


Dernière édition par Perparimi le Jeu 28 Fév - 15:26, édité 2 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rikolonizimi i Kosovës Empty Re: Rikolonizimi i Kosovës

Message  Perparimi Jeu 28 Fév - 15:23

Elita politike dhe intelektuale serbe, qysh në shekullin XIX pat lansuar tezën për shqiptarët si popull i ultë dhe primitiv që s’ka kulturë. Rrjedhimisht, kjo tezë i paraqiste serbët si superiorë që duhet të sundojnë e qeverisin me shqiptarët e paditur e të paaftë. Teza e këtillë atëbotë përputhej me kolonializmin e fuqive të mëdha botërore që shtypnin popujt e Botës së Tretë dhe shfrytëzonin pasuritë e tyre. Sot, meqë kjo tezë është raciste dhe realisht e papërdorshme, establishmenti serb vuri në lëvizje tezën rezervë për shqiptarët e Kosovës si popull mbeturinë e Perandorisë Osmane ose ardhacakë nga Shqipëria, të cilët në rastin më të mirë na paskan ardhur në Kosovë pas të ashtuquajturës dyndje e madhe serbe të vitit 1690, atëherë kur nga Kosova dhe jo vetëm ajo u tërhoq Perandoria Austro-Hungareze për t’ia lënë vendin në këto treva sërish Perandorisë Osmane. Bazuar në këtë tezë, kultura e Kosovës nuk është e shqiptarëve të Kosovës. Natyrisht se në të dy variantet bëhet fjalë për falsifikim të historisë që mëton të justifikojë planet politike të Serbisë për sundimin e Kosovës dhe dëbimin e shqiptarëve. Kanë ndryshuar politikanët, por jo edhe politika serbe. Kanë ndryshuar tezat serbe, por jo edhe motivi e qëllimi i tyre. Do të thonë se, në rastin më të mirë, sipas tyre shqiptarët në Kosovë kanë ardhur pas të ashtuquajturës dyndje të madhe serbe të prirë nga prifti Çarnojeviq në fund të shekullit XVII! Pra, kësisoj ata po e përgatisin motivin edhe për agresionin e ri serb mbi Kosovën që synon t’i dëbojë edhe njëherë dhunshëm shqiptarët në një moment të volitshëm për Serbinë në të ardhmen. Luftërat në Kosovë përgjatë shekullit XX ishin luftëra të popullit të shtypur shqiptar të Kosovës dhe jo vetëm të tij, kundër Serbisë që ushtronte gjenocid e terror. Decentralizimi përfundimisht po e shndërron luftën e tillë në konflikt etnik shqiptaro-serb, ndërkaq ‘ekterritorialiteti’ i trashëgimisë kulturore po e shpien edhe një hap më tutje: po e përgatit fuqishëm terrenin për konflikt fetar i cili asnjëherë s’ishte karakteristikë e kryengritjeve dhe rezistencave të shqiptarëve nëpër shekuj. Në shumë aspekte, kësisoj, Kosova po e përsërit historinë e Irlandës së Veriut. Winston Churchill, sigurisht pa e kursyer cinizmin e tij sa zbavitës aq edhe disi të pështirë, me një rast pat thënë se në qoftë se doni që një konflikt të mos përfundojë kurrë, atëherë, zhvendoseni atë në terrenin fetar. Përderisa decentralizimi e tjetërson

konfliktin, ‘eksterritorialiteti’ e përjetëson atë. Këta negociatorë kosovar,Koshtunicës po ia plotësojnë ëndrrën për Kosovën si ‘Jerusalem serb’, përshndërrimin e Kosovës në fushëbetejë të amshueshme në të cilën, për mëkeq se kaq, kërkesa mitike dhe hegjemoniste serbe fiton legjitimitet. Duke inegociuar vlerat kulturore e historike dhe rregullimin e brendshëmterritorial të Kosovës me armikun e saj Serbinë dhe para se Kosova të jetësovrane, negociatorët kosovar Koshtunicës e Tadiqit po ua realizojnëëndrrën e akademisë famëkeqe të shkencave dhe arteve të Serbisë përserbizimin gradual por të sigurt të Kosovës dhe të historisë së saj. Fotot 9,10, 11 dhe 12 tregojnë shumë qartë që këto objekte të besimit nuk janëserbe, por ortodokse. Në këto objekte janë lutur edhe shqiptarët. Disa prejtyre edhe janë ndërtuar prej shqiptarëve.Ky proces i dëmshëm filloi me Manastirin e Deçanit. Më 1997 qeveria eSlobodan Milosheviqit i dha këtij Manastiri status ‘eksterritorial’ në 23hektarë të hapësirës ku ai ndodhet. Kurse, në vitin 2000, ish PërfaqësuesiSpecial i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Bernard Kouchneri, mevendimin ekzekutiv nr. 2000/3 e liroi Manastirin e Deçanit nga juridiksioni,autoriteti komunal, regjional dhe ai qendror.

Me këtë vendim UNMIK-urilegalizoi vendimin e qeverisë së Milosheviqit të vitit 1997. Ky është edhenjë tjetër fakt qysh UNMIK-u, duke e njohur zyrtarisht sovranitetin nominaltë Serbisë mbi Kosovën, i lejon asaj ndërhyrjen në çështje të ndryshmebrenda vendit tonë, prej rregullimit të pushtetit lokal e deri te krijimi ikëtyre zonave me status të veçantë, të cilat nuk do t’i përgjigjen askujt tjetërpërveç Beogradit.Në janar të vitit 2003, qeveria e Unionit Serbi dhe Mal i Zi ia paraqitiOrganizatës për Edukim, Shkencë dhe Organizim Kulturor (UNESCO)planin e saj për Manastirin e Deçanit. Projekti i Serbisë u pranua. Ndërkaq,vjet, PSSP-ja i atëbotshëm, Soren Jessen-Petersen me vendimin ekzekutiv nr.2005/5, i cili hyri në fuqi më 25 prill të vitit 2005, i jep statusin e Zonës sëVeçantë Mbrojtëse 866 hektarëve përreth vendit ku ndodhet Manastiri.Territori që i është dhënë Manastirit në bazë të vendimit të lartëcekur ështësi vijon: përfshin një gjerësi në të dy anët e kreshtave, që është mbi 7 km (1km përtej ‘Urës së Gjashtëshit’), e që i bjen diku te Rruga për Bjeshkët eBellesë (shih foton 13). Trafiku komercial me kamion të rëndë nuk do tëlejohet pa lejen e KFOR-it, ose të UNMIK-ut.
Po ashtu, të gjitha rrugëtkomunale, regjionale dhe autostradat duhet që të përshtaten më plotësimine kërkesës të dalur nga statusi i veçantë i rajonit në fjalë.75% të tokave brenda kësaj hapësire janë prona private të fshatarëveshqiptar. 200 hektarë janë pronë e ndërmarrjeve publike e shoqërore si ajoe prodhimit të ujit mineral ‘GUSHAVCI’ dhe ajo e gurit të mermerit, pastajndërmarrja bletare ‘APIKO’, ajo hoteliere ‘ILIRIA’, pushimorja e fëmijëve,pushimorja e punëtorëve të ndërmarrjes ‘EMIN DURAKU’, autoriteti pyjor’GJERAVICA’ dhe hidrosistemi ‘BISTRICA’.Vendimit ekzekutiv nr. 2005/5 iparaprin edhe një letër e ish zëvendëskryeadministratorit, Charles Bryshaw,në vitin 2003, të cilën e mori për bazë Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) për të mos privatizuar asnjë nga ndërmarrjet publike që gjenden nëtokën që i është dhënë Manastirit. Kjo është një goditje serioze përekonominë e kësaj komune. Edhe ashtu komuna e Deçanit është njëra prejpjesëve më të pazhvilluara ekonomikisht dhe me shkallën më të lartë tëpapunësisë në Kosovë. Papunësia në këtë komunë arrin shifrën prej 70%.Fshatarëve u është mohuar kategorikisht mundësia e shfrytëzimit tëpronave të tyre, qoftë edhe për nevojat më elemenare. Deri tash trefshatarë janë arrestuar nga KFOR-i italian - njëri duke prerë drunj në pylline tij, tjetri duke marrë zhavor nga toka që është pronë e vetja, ndërkaq, itreti vetëm pse ka prerë trungun e kumbullës në pronën e tij. Në këtë zonëështë bllokuar çdo aktivitet. Bile është ndërprerë edhe ndërtimi i rrugës qëe lidh këtë pjesë me rajonin e Plavës, arterie e rëndësishme qarkullimi përdy vendet. Në pikat që paraqesin kufijtë e tokës që i është dhënë Manastirit,KFOR-i ka vendosur postblloqe.
Para disa muajsh aty ndaloheshin dhemaltretoheshin qytetarët që qarkullonin. Pas protestës dyditore të LëvizjesVETËVENDOSJE!, me ç’rast për dy ditë radhazi u bllokua ndërtesa eUNMIK-ut në Deçan, kalohet lirisht andejpari, ndonëse postblloku endembetet aty.Politika ekspansioniste e shtetit serb përgjatë historisë ka qenë ndërtuarmbi tri shtylla - kisha, ushtria dhe akademia. Kisha ka bekuar, ushtria kapushtuar, politika akademike ka planifikuar kolonizimin. Sot, shteti serb posynon që objektet fetare ortodokse në vendin tonë t’i shndërrojë në mjetepër rikolonizimin e Kosovës. Në ato hapësira ku këtyre kishave dhemanastireve do t’u sigurohet statusi ‘eksterritorial’, qeveria serbe po synonrealizimin e të ashtuquajturit ‘kthim i qëndrueshëm’ i serbëve në Kosovë.Beogradi nuk po dëshiron t’i kthejë serbët aty ku ata kanë qenë, sepsekështu ata do të mbeteshin një pakicë e thjeshtë e shpërndarë në pjesë tëndryshme të Kosovës, pa ndikim fundamental në të ardhmen e Kosovës. Nëmënyrë që ata ta kenë ndikimin e tyre aq sa ta mbajnë Kosovën peng, poduan që të vendosen aty ku veç janë shumicë në krahasim me shqiptarët,aty ku përmes kthimit bëhen shumicë, atje ku ndërlidhin vendbanimet meshumicë serbe, ose atje ku krijojnë vendbanime serbe të përqendruara dheetnikisht të pastra. Kjo e fundit po synohet të realizohet pikërisht nëManastirin e Deçanit. Në hapësirën e tokës përreth Manastirit
Serbia kaplan të ndërtojë një fshat serb. Sipas zyrtarëve nga Ujësjellësi i Deçanit, 1/3e ujit që kalon nëpër këtë ujësjellës është paraparë për këtë Manastir.Kursenë këtë Manastir aktualisht jetojnë vetëm 40 klerikë! Te harta 8 mund tëshihet se
Serbia disa manastire i konsideron si përmendore të kulturës sëSerbisë në Kosovë, e që janë me ‘rëndësi strategjike’. Pra, për Serbinë kakulturë strategjike dhe jostrategjike! Natyrisht, varësisht se sa vendndodhjae këtyre objekteve përputhet me planet e saj politike. Rreziku që përfaqësonky projekt rritet shumëfish kur dihet se vetëm 15 km në veri tëManastirit gjendet Patrikana e Pejës. Nëpërmjet krijimit të këtyre zonaveSebia synon të krijojë lidhje ndërmjet tyre, pra, vazhdimësi territoriale.Prandaj, nëse procesi i decentralizimit luftohet dhe ndalet në radhë të parënë Cernicë, ‘eksterritorialiteti’ duhet të ndalet pikërisht në Manastirin eDeçanit. Këtu konsiston kuptimi i angazhimit tonë posaçërisht në Sernicë eDeçan.Arsyetimet e negociatorëve të Kosovës janë të mjerushme dhe bile fyesepër popullin e varfër të Kosovës.Veton Surroi pat thënë që 860 hektarë përKosovën nuk janë asgjë! Në prill të këtij viti, kur e pat vizituar Manastirin eDeçanit, ai pat deklaruar që zonat përreth manastireve janë të nevojshmenë mënyrë që shqiptarët të mos ndërtojnë qebaptore andejpari dhe asisojtë mbrohet ambienti rreth tyre! Graçanica vlon prej qebaptoreve qëndodhen brenda zonës së veçantë atje. Pse ato nuk u larguan asnjëherë?!Sigurisht se bëhet fjalë për aspiratat nacional-shoviniste të Serbisë,arsyetimet banale për të cilat arrijnë të artikulohen edhe përmes capolitikanëve të Kosovës, siç është rasti i Veton Surroit. Prandaj më e paktaqë i dhamë ne atij dhe Petersenit gjatë njërit prej aksioneve tona të shumtaishte
sana e mbledhur në pronat e shqiptarëve që gjenden brenda Zonës sëVeçantë të Manastirit të Deçanit, e të cilëve nuk po iu lejohet asnjë aktivitettjetër përveç kositjes së barit.Nga hartat dhe aerofotografitë që i kemi siguruar nga një nëpunës teknik iEkipit Negociator të kosovës për 15 nga gjithsej 39 këso zonash vërehetqartë se çfarë është bërë në negociata për trashëgiminë kulturore.Atëherëkur kishat e manastiret ortodokse në Kosovë janë ndodhur në vendbanimetme shumicë serbe, oferta e palës kosovare përputhet me kërkesën eSerbisë, që do të thotë se negociatorët kosovar i kanë dhënë Serbisë aq saajo ka kërkuar! Atëherë kur objektet fetare ortodokse janë ndodhur nëvende malore e kodrinore ose afër tyre, territoret që kanë marrur ato janëshumë më të mëdha, gjithmonë më shumë se 200 hektarë, pasi që
Serbiadon që të kontrollojnë pikat e larta që kanë rëndësi strategjike e ushtarake.Ndërkaq, në fusha e vende të rrafshta, ‘eksterritorialiteti’ është më i vogëlterritorialisht, por në ato raste janë kujdesur që të fusin sa më shumë rrugëdhe udhëkryqe brenda zonës së veçantë në mënyrë që të mund të bllokojnëqarkullimin sa herë duan.Fakti më skandaloz që tregon se krijimi i Zonave të Veçanta është një veprimpolitik i Beogradit që s’ka lidhje, madje, as me trashëgimi kulturore ështëkërkesa e tyre që një hapësirë e tillë e mbrojtur të krijohet edhe përpërmendoren e Betejës së Kosovës në Gazimestan. Kjo përmendorekonsiderohet prej Beogradit si objekt i trashëgimisë kulturore, kurse aiështë ndërtuar në vitin 1953! Kërkesën e Serbisë për krijimin e kësaj zonee pranoi Grupi Negociator i Kosovës. Në foton 14 mund të shihet kjo zonëpër të cilën u morën vesh palët në negociata.Njëjtë sikurse nëpërmjet decentralizimit, këto Zona të Veçanta kanë përqëllim marrjen e pikave kodrinoro-malore me rëndësi të madhe strategjikeushtarake. Jorastësisht aty ku këto zona gjenden në vendet malore, hapësiraqë ato po marrin është shumëfish më e madhe se sa në zonat të cilatgjenden në vende të rrafshëta. Ato zona që gjenden rrëzë ndonjë pikemalore, atyre po iu jepet zakonisht edhe faqja e prapme e malit. Kjo nukshpjegohet ndryshe përpos me terma të strategjisë ushtarake. Në foton 15mund të shihet qartë kjo gjë.Që e keqja të përjetësohet vërtet, po u implementuan Zonat e Veçantapërreth objekteve ortodokse ato do të mund të marrin edhe shumëhapësira përbrenda qyteteve, gjë që do t’i ndajë vendet tona urbane. Një gjëe tillë mund t’i ndodh qytetit të Lypjanit. Manastirit i cili gjendet në qytetjanë pajtuar t’i jepet Zona e Veçantë. Në këtë mënyrë, Lypjani mund të bëhetMitrovica e ardhshme (shih foton 16).
Po ashtu, njërën prej pjesëve më tëbukura të periferisë së qytetit të Prizrenit Grupi Negociator është pajtuart’ia japë zonës së veçantë përreth Manastirit që gjendet atje (shih foton 17).E njëjta gjë i kanoset edhe Pejës (foto 18). Kurse me krijimin e Zonës sëVeçantë të manastirit të Graçanicës do të bllokoheshin të tri udhëkryqet erëndësishme që lidhin rajonin e Anamoravës me Rrafshin e Kosovës (foto19). Zonat e Veçanta, bile, do të mund të shkaktojnë uzurpimin e asaj qëështë trashëgimi kulturore e Kosovës. Manastiri i Sokolicës, p.sh., përfshinpërbrenda Kullën e Isa Boletinit.Në manastiret të cilat ndodhen në vendbanimet me shumicë serbe, ofertae Grupit Negociator të Kosovës përputhet me propozimin e UNOSEC-ut(praktikisht me kompromisin), që do të thotë se përputhet me kërkesën eSerbisë për kufijtë e Zonave të Veçanta.Në fillim Grupi Negociator i Kosovës tha që nuk do të krijonin asnjë Zonëtë Veçantë. Më pas ata u pajtuan që vetëm Manastirit të Deçanit t’i jepetZona e Veçantë. Përgjatë negociatave Grupi Negociator i Kosovës u pajtuaqë numrin e Zonave të Veçanta ta rrisë në 8. Lëshimi pe vazhdoi: në takimine tretë - 13; në të katërtin - 15; kurse në takimin e fundit, pala e Kosovës upajtua që të krijohen 39 të tilla! Ky nuk është, madje, as kompromis, meqë
Serbia kërkonte gjithsej 42 Zona të Veçanta. Shih tabelën 20.Gjithçka e qartë: nëpërmjet Zonave të Veçanta përreth objekteve fetare dhedecentralizimit
Serbia po synon copëtimin e Kosovës. Këto dy projekte tërrezikut kapital po i japin Beogradit forcën e kushtëzimit absolut për tëardhmen e Kosovës. Decentralizimi dhe krijimi i këtyre hapësirave me statustë veçantë e bëjnë Kosovën hapësirë politike jofunksionale. Nëpërmjetkëtyre planeve Beogradi fuqizohet aq sa të bëhet arbitër i pengimit tëfunksionimit politik të vendit tonë. Ato janë investim i qëndrueshëm nëkushtet që çmimi i çfarëdo shkëputjeje nga Serbia të jetë humbja e rreth40% të territorit të vendit.Këto dy projekte duhet të ndalen me çfarëdo çmimi që ato kërkojnë. Kosovësi duhet vetëvendosja. Ajo e parandalon copëtimin dhe rikolonizimin evendit.Planet aktuale serbe për rikolonizimin e Kosovës Serbia synon që në muajt dhe vitet e ardhshme, në kuadër të planeve përcopëtimin dhe gllabërimin e Kosovës, ta realizojë kthimin e organizuar dhemasiv të serbëve në Kosovë. Ky kthim mbështetet në standardin e katërtdhe quhet ‘kthim i qëndrueshëm’.
Serbia ka arritur që UNMIK-ut, IPVQ-vedhe shumë faktorëve ndërkombëtar t’ua imponojë tezën se serbët gjoja nukjanë të sigurtë në Kosovë dhe se ata nuk mund të kthehen në Kosovë ngaseshqiptarët do t’i dëbonin. Së pari, siç ka pohuar edhe përfaqësuesi iUNHCR-së, Ron Redmond, shumica dërrmuese e serbëve të Kosovësshkuan nga Kosova së bashku me forcat policore dhe ushtarake të Serbisënë qershor të vitit 1999.


Dernière édition par Perparimi le Jeu 28 Fév - 15:24, édité 1 fois

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rikolonizimi i Kosovës Empty Re: Rikolonizimi i Kosovës

Message  Perparimi Jeu 28 Fév - 15:24

Së dyti, Serbia nuk do që serbët të kthehen atje kuata i kanë pronat e tyre, meqë gjithandej do të jenë siç ishin - pakicë ethjeshtë. Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, SlavishaPetkoviq, për radion B92, më 5 mars 2005, ka deklaruar: “Për një muaj, 85familje janë kthyer në Kosovë. Kjo është më shumë sesa ajo që ka arritur tëbëjë Nebojsha Çoviq për pesë vjet.” Së treti, Beogradi pohon se në Kosovëjetojnë 132.012 serbë dhe joshqiptarë, ndërsa janë 228.409 refugjatë të ikurnga Kosova pas luftës. Beogradi qëllimisht është i dobët në matematikë. Nëbazë të këtyre të dhënave,
del se ka më shumë refugjatë serbë nga Kosovasesa serbë që kishin jetuar ndonjëherë në Kosovë! Sipas Institutit Statistikortë Republikës së Serbisë ishin rreth 190.000 serbë të cilët jetonin nëKosovë në vitin 1991. Numri i serbëve në Kosovë nuk ka ndryshuar aqpërgjatë viteve të 90-ta. Këtë e vërteton edhe Iniciativa Europiane përStabilitet (ESI), e cila në njërin prej raporteve të veta thekson se në Kosovëjetojnë 130.000 serbë dhe janë 60.000 serbë refugjatë nga Kosova. Serbët embetur në Kosovë nuk do të qëndronin këtu sikur mos ta kishin jetesën mëtë mirë sesa në Serbi.
Serbia i përçmon serbët e Kosovës dhe i lë që tëjetojnë nëpër baraka në mjerim ekonomik e social, në mënyrë që atëherëkur të paraqitet një moment i volitshëm politik për t’i kthyer masivisht nëKosovë, serbët të mos kundërshtojnë ardhjen dhe të jetuarit këtu.Kur kësaji shtohen edhe 140.000 serbë në Serbi të cilët janë refugjatë nga Kroaciadhe Bosnja, e të cilët Serbia pa problem mund t’ua falsifikojë dokumentetdhe t’i paraqesë ata si ish banorë të Kosovës, bëhet e qartë se Serbia nuk ka problem me gjetjen e një numri të madh të serbëve që do t’i sillte nëKosovë. Një anketë e zhvilluar në nëntor të vitit 2004, në kuadër tëhulumtimit të përbashkët të USAID-it, UNDP-së dhe RIINVEST-it, nështator-dhjetor 2004, tregoi se 30% të shqiptarëve të Kosovës dhe vetëm12.3% të serbëve të Kosovës mendojnë të emigrojnë nga Kosova. Pra, janëshqiptarët ata që duan ta lëshojnë Kosovën dhe jo serbët, ngase pikërishtshqiptarët janë në pozitë më të vështirë politike dhe sociale. Sa për ilustrim,ta marrim shembullin e Mitrovicës. Sipas një tjetër raporti të ESI-t, në veritë Mitrovicës dhe Zveçan jetohet me mesatarisht 95 euro në muaj, 60% tëtë cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndërkaq, në jug tëMitrovicës njerëzit jetojnë me 37 euro në muaj, nga të cilat 37% sigurohennga Qeveria e Kosovës dhe 40% nga sektori privat.
Serbia nuk do që t’i kthejë serbët atje ku ata do të ishin pakicë, sepse asisojnuk do të mund të ushtronte ndikimin politik të tillë çfarë do që ta ketë.
Serbia aspiron që serbët t’i kthejë atje ku ata janë shumicë për ta përforcuaredhe më shumë këtë shumicë, atje ku ata do të bëheshin shumicë nëpërmjetkthimit, ose atje ku do të siguronin vazhdimësi territoriale të enklavaveserbe. Shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës në të kaluarën jetoninnëpër qytete, d.m.th. ishin pakicë aty ku banonin. Dhjetëra mijëra serbë tëkthyer në Prishtinë nuk do ta kishin as për së afërmi peshën e disa qindraserbëve të kthyer në pjesë të caktuara që do të mundësonin lidhjen etrevave ekzistuese të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë drejt krijimit tëentitetit autonom territorial të serbëve të Kosovës përbrenda Kosovës.Andaj, përdoret formulimi ‘kthim i qëndrueshëm’ dhe jo vetëm ‘kthim’.Serbisë iu plotësua dëshira që të ketë të drejtë që serbët t’i kthejë edhe atjeku ata s’kanë jetuar më parë; pra, jo te prona e tyre dhe në pronën e tyre,por në vendbanime të reja që do të forconin e zgjeronin enklavat aktualedrejt bashkimit të tyre. ‘Kthimi i qëndrueshëm’ nuk është gjë tjetër veçserikolonizim. Më 18 prill 2006, në Beograd, Kilian Kleinschmidt, drejtor ideritanishëm i zyres për kthim të UNMIK-ut, në një konferencë me gazetarëtha se të zhvendosurit nga Kosova do të mund të kthehen në të ardhmennë vendet ku ata dëshirojnë. 6.500 familje parashihet që të kthehen nëmënyrë të organizuar si dhe 2.000 familje të tjera në mënyrë individuale.Gjithsej bëhet fjalë për rreth 35.000 banorë të cilët Serbia planifikon t’i sjellënë vendet ku serbët tashmë janë shumicë, atje ku ata me këtë kthim do tëbëheshin shumicë, ose atje ku nëpërmjet kthimit do të sigurohej vazhdimësia territoriale e enklavave.Kurse, më 6 qershor 2006, u nënshkrua’Protokoli për Kthimin Vullnetar dhe të Qëndrueshëm’ (’Protocol onVoluntary and Sustainable Return’) ndërmjet IPVQ-ve të përfaqësuara ngaDardan Gashi, Delegacionit të Grupit Punues për Dialog të Drejtpërdrejtëtë udhëhequr prej Milorad Todoroviqit dhe UNMIK-ut të përfaqësuar prejPSSP-së së atëhershëm, Soren Jessen-Petersen. Në nenin II, pika 5, thuhet qëserbët kanë të drejtë të kthehen edhe aty ku ata zgjedhin, e jo vetëm nëvendet ku ata kanë jetuar më parë. Përveç kësaj është e rëndësishme tëthuhet që në krejt dokumentin, ashtu siç edhe në të gjitha dokumentet tjeraqë kanë të bëjnë me kthimin e serbëve që kanë ikur nga Kosova, përdoretshprehja ‘persona të zhvendosur së brendshmi’ (IDP - Internally DisplacedPersons). Sipas fjalorit standard të Komisionerit të Lartë për Refugjatë nëKombet e Bashkuara (UNHCR), kjo shprehje përdoret ekskluzivisht për atapersona, të cilët, për shkak të konflikteve të armatosura apo katastrofavenatyrore detyrohen ta ndërrojnë vendbanimin, por pa e ndërruar shtetin.Pra, ata janë të zhvendosur, përkundër refugjatit, i cili është person, i cili, përshkak të arsyeve të lartpërmendura vendqëndrimin e ndërron prej shtetittë tij, në një shtet tjetër. Serbët e ikur në Serbi, pra trajtohen vetëm sipersona të zhvendosur së brendshmi, ngaqë, Rezoluta 1244 ruansovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.Më 21 shkurt 2006, Qendra Koordinuese e Serbisë për Kosovën (QKSK),publikoi lajmin se udhëheqësja e kësaj Qendre, Sanda Rashkoviq-Iviq dheMinistri për Investime Kapitale, Velimir Iliq, kanë nënshkruar protokolin evlefshëm 115 milionë dinarë për ndihmë personave të zhvendosur ngaKosova. 95 milionë dinarë janë ndarë për ndërtimin e 70 shtëpive ndërmjetBadocit të Ri dhe Graçanicës për serbët e ikur më 17 mars të vitit 2004.Tashmë dy shtëpi veç janë ndërtuar në fshatin Badoc i Ri. Ndërkaq, 20milionë dinarë do të përdoren për infrastrukturën e nevojshme përfurnizimin me ujë të Badocit të Ri.Të gjitha shtëpitë e djegura gjatë 17 e 18marsit të vitit 2004, i ka rindërtuar Qeveria e Kosovës me paratë e buxhetittë Kosovës. Nuk ka arsye që të ndërtohen shtëpi atje. Beogradi po ndërtonshtëpi shtesë, sepse do që ta krijojë një zinxhir të fshatrave serbe ndërmjetArtanës dhe Graçanicës, dhe kësisoj të lidhen fuqishëm territoret nëAnamoravë me fshatrat e banuara me serbë në pjesën qendrore të Kosovës.Nga Artana përmes fshatrave Izvor e Dragoc krijohet lidhja me fshatratHanroc, Shishare, Shashkoc, Okosnicë, Badoc e Graçanicë. Me krijimin ekomunës së Graçanicës, krijohet lidhja me fshatrat e banuara me serbë nëkomunën e Fushë Kosovës, Lypjanit dhe Kastriotit. Graçanica lidhet meUglarin dhe fshatrat tjera të banuara me serbë në Fushë Kosovë përmesfshatrave Llapllasellë, Preoc e Çagllavicë si dhe me fshatrat Livaxhë, Skullan,Lepi e Radevë në komunën e Lypjanit nëpërmjet fshatit Sushicë. Nga fshatiUglar i cili gjendet në komunën e Fushë Kosovës, përmes fshatit Nakaradëdepërtohet në fshatrat e Kastriotit: Krushec, Caravadicë e Leshkoshiq.Në hartën 21, të publikuar kah fundi i vitit të kaluar, me rrathë të zinj qëkanë nga një X në mes janë paraqitur zonat e banimit kolektiv në kuadër tëkthimit të organizuar masiv të serbëve sipas planit të Qendrës Koordinuesetë Serbisë për Kosovën (QKSK). Me ngjyrë të verdhë janë shenjuarvendbanimet ku përkrahet kthimi individual ndërsa me ngjyrë të kuqe atopër kthim të organizuar e masiv të serbëve në Kosovë.Vërehet se një zonëe banimit kolektiv është paraparë në afërsi të Graçanicës. Dihet që serbëtnuk e kanë lëshuar Graçanicën as pas mbarimit të luftimeve. Atëherë, kushpo kthehet aty?! Në emër të ‘kthimit të qëndrueshëm’ po bëhet rikolonizimii Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan,pra jo vetëm te prona e tyre. Në rastin e ndërtimit të banesave kolektivepër kolonët e rinj serbë në Graçanicë, qëllimin e Serbisë po e realizonKuvendi Komunal i Prishtinës me në krye Ismet Beqirin. Kuvendi Komunal iPrishtinës, me datën 21 shkurt të vitit 2006, ka përcaktuar lokacionin prejpërafërsisht 54 ari, për ndërtimin e ‘katër objekteve të tërësisë sëpërbashkët në fshatin Graçanicë’. Kjo është bërë duke u thirrur në nenin3.1b) të Rregullores 2000/45, që ka të bëjë me planifikimin urban dhe tëfshatit dhe shfrytëzimin e tokës. Pra, rregullorja për vetëqeverisjen ekomunave përveç për decentralizim, është treguar e përdorshme edhe përrikolonizimin e Kosovës. Në faksimilin 22 është paraqitur vendimikolaboracionist i Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me këtë.Në anën tjetër, CIMIC raportin javor nr. 1148 të KFOR-it, të datës 8 shkurt2006, thuhet se numri i shtëpive dhe banesave të blera në veri të Mitrovicësbrenda një viti nga QKSK, e tejkalon numrin 150. Muaj më parë dytransakcione kanë ndodhur në Kodrën e Minatorëve - njëra e blerë ngaQKSK dhe tjetra nga Kisha Ortodokse. Pesë banesa të njërit nga tresoliterat i janë shitur QKSK-së që nga tetori i vitit 2005, ndërsa, para disamuajve, një ndërtesë pesëkatëshe ndërmjet soliterëve i është shitur po ashtu QKSK-së për 300.000 euro. Blerjen po e bën
Serbia, jo serbët.Andajbëhet fjalë vetëm edhe për një aspekt tjetër të rikolonizimit.Asnjë zyrtar dhe asnjë kryeadministrator i UNMIK-ut asnjëherë në asnjëmënyrë nuk e kundërshtuan politikën e Beogradit që blen prona tëshqiptarëve për t’i pastruar etnikisht ata prej aty. Madje, kjo është nëkundërshtim edhe me vetë rregulloren e UNMIK-ut 2001/17 e nënshkruarnga Hans Hakkerup më 22 gusht 2001. Kjo rregullore, në seksionin e tretëtë saj në pikën 3.1 a) thotë që administratori komunal i UNMIK-ut mund tërefuzojë të regjistrojë kontratën për shitjen e pronës së banimit nëse kabazë të mjaftueshme për të besuar se transaksioni është bërë osepërkrahur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga ndonjëorganizatë ose strukturë me qëllim që sistematikisht të blejë pronësi tëminoritarëve, në mënyrë që ta ndryshojë përbërjen etnike përbrenda njëtreve të caktuar.

Serbia, nëpërmjet QKSK-së po blen prona të shqiptarëvenë veri të Kosovës të cilët kanë mbetur pakicë atje. UNMIK-u e di shumëmirë dhe e lejon këtë, duke bërë edhe shkelje të rregulloreve të veta.Gazeta ditore e Beogradit ‘Politika’, më 1 shkurt 2006, paralajmëroi se sikomunat nga Serbia dhe Vojvodina, e madje edhe Republika Serbe në Bosnjë,do të ndihmojnë kthimin e serbëve si dhe komunat e reja serbe në Kosovëqë do të krijohen së shpejti, duke bërë ndërtimin e 1.200 shtëpive, secila përdy familje serbe. Nëse supozojmë që një familje ka mesatarisht 4 anëtarë,kjo do të thotë se sipas këtij plani, parashihet që 9.600 persona do tëvendosen nëpër vendbanime kolektive gjatë këtij viti. Në bazë të planit tëQKSK-së të bërë publik tash së voni, kthimi nënkupton kthimin e organizuartë 6.500 familjeve dhe përkrahjen për kthimin individual të 2.000 familjevetjera.Nëpërmjet decentralizimit dhe krijimit të zonave të veçanta mbrojtësepërreth kishave dhe manastireve ortodokse po synohet përcaktimi i kufijvetë brendshëm në Kosovë të cilët përkufizojnë entitetin serb brenda Kosovës. Plani serb parasheh bashkimin e enklavave serbe, duke krijuarenklava tjera të reja përbrenda, por që kësaj radhe janë shqiptare. ‘Kthimi iqëndrueshëm’ në Kosovë lidhet me trashëgiminë kulturore, sepse kthimimendohet që të ngjajë te trashëgimia kulturore pasi që kjo ta ketë fituarstatusin e Zonës së Veçantë. ‘Kthimi i qëndrueshëm’ lidhet edhe me decentralizimin sepse Serbia do që t’i kthejë serbët atje ku mendon tëkrijojë entitetin e veçantë të tyre.Për realizimin e të gjitha këtyre janë ndërmarrur edhe masa të tjerakonkrete.
Para se kryeadministratori Petersen të jep lejen për dy ministritëe reja për Kosovën (Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë tëDrejtësisë), udhëheqësja e QKSK-së, Sanda Rashkoviq-Iviq, me 6 dhjetor2005, u mor vesh në
Beograd me zëvendëskryeadministratorin dhe Shefin eShtyllës së Parë të UNMIK-ut, Jean Dussourd, që në Kosovë të krijohen 14nënstacione të reja policore, prej të cilave 12 në vendet ku shumicë janëserbët. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Neeraj Singh, në konferencën për shtyp tëmbajtur më 12 prill 2006, ka deklaruar se “…gjatë këtij muaji, 13 nënstacionepolicore do të vendosen në nivele të fshatrave, 11 prej të cilave në hapsirate serbëve të Kosovës.” Pra, në muajin prill u materializua marrëveshjasekrete të cilën Sanda Rashkoviq-Iviq e bëri me zëvendëskryeadministratorindhe shefin e shtyllës së parë të UNMIK-ut, JeanDussourd, më 6 dhjetor 2005 në
Beograd.
Pra, Serbia po fiton substancësolide në Kosovë, ndërkaq Kosova - edhe më shumë administratë formaledhe ministri simbolike. Me këto nënstacione policore,
Serbia mëton që tëkrijojë mbrojtje paraprake për rikolonizimin por edhe të etablojë kufijtë eri të brendshëm, së pari si kufij të zonave të operimit të këtyrenënstacioneve. Në Kosovë tashmë janë 33 stacione policore prej të cilave 5sosh e kanë shumicën e stafit serbë. Edhe 12 nënstacione të reja për serbëtqë janë vetëm 6% të popullatës së Kosovës nuk bëhen për sigurinë eserbëve por për sigurimin e Serbisë brenda Kosovës, entitetit të kontrolluarnga ajo që do të legalizohet e zyrtarizohet.
Serbia s’çan kokën për njerëzitdhe gjendjen e tyre, kushdo qofshin ata.Ajo brengoset vetëm për strukturate saj, jo për njerëzit.Ajo i inkurajon serbët e Kosovës që të qarkullojnë mevetura që mbajnë targa të Serbisë, jo vetëm për ta dëshmuar veten e saj sishtet në Kosovë, por duke presupozuar që ata serbë të gjorë asisoj do t’ibëjë shënjestër të shqiptarëve.
Serbia do që t’i rrezikojë serbët ezakonshëm. Ajo do që ata të vriten e lëndohen. E çfarë ruan
Serbia nëKosovë? Ajo i ruan ‘rojet e urës’, sikurse edhe forcat e tjera të ’sigurisë’ qëi ka në Kosovë.Të gjithë ata po i inkuadron si pjesëtarë të SHPK-së, të gjithëata praktikisht po i maskon.
Serbia kujdeset për sigurinë e forcave të saj të’sigurisë’, jo për sigurinë e serbëve civil.Ata mendon t’i kthejë në Kosovë përt’i përdorur e assesi për t’ua përmirësuar jetesën. Dihet se
Serbia financon strukturat e saj në Kosovë. Përkundër kësaj ka shumë serbë të varfër dhemadje në varfëri të thellë në Kosovë, ngase nga Serbia përfitojnë pikërishtvetëm strukturat e saj, jo edhe njerëzit e zakonshëm.Të gjitha këto plane të Serbisë për rikolonizimin e Kosovës i kanë përjetuaredhe të parët tanë.Ato duhet të kundërshtohen me të gjitha mënyrat. Sa mëshpejt, aq më mirë dhe më lehtë do të jetë. Jo vetëm për neve, por edhe përbrezat që vijnë.[/
color]

Perparimi
Admin

Numri i postimeve : 17280
Registration date : 30/04/2006

https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net

Revenir en haut Aller en bas

Rikolonizimi i Kosovës Empty Re: Rikolonizimi i Kosovës

Message  Contenu sponsorisé


Contenu sponsorisé


Revenir en haut Aller en bas

Revenir en haut

- Sujets similaires

 :: sport

 
Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum