Serbet kallin pikat kufitare!Ku jane mbrojtesit trimat shqip
:: bota
Page 1 sur 1
Re: Serbet kallin pikat kufitare!Ku jane mbrojtesit trimat shqip
Lajme....E enjte....21 Shkurt 2008
--------------------------------------------------------------------------------
Lajme....E enjte....21 Shkurt 2008
Do të përqendrohemi për një stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati meministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Franz Josef Jung, tha se jemi zotuar që të zbatojmë planin e Ahtisarrit, ndërsa ministri Jung premtoi se do ta ndihmojnë Kosovën që të ketë stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik.
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Franz Josef Jung, të enjten po qëndron në një vizitë në Kosovë.
Emocione të përziera, thirrje për gjetjen e të zhdukurve
Në fshatin Krushë e Vogël
“Është festuar vetëm në gjirin familjar. Zemrat tona kanë dashtë me festu, por pa i gjet të zhdukurit e kemi të pamundur”, ka rrëfyer Shpresa Shehu
Rezervistët ushtarakë serbë protestojnë në zonën neutrale mes Kosovës dhe Serbisë , ora 15:21
Një masë prej 200 deri 300 rezervistëve të uniformuar të ushtrisë serbe dhe qytetarë serbë, kanë kaluar pikën kufitare të Serbisë dhe janë duke protestuar në zonën neutrale në kufirin Kosovë-Serbi, në Merdare.
Masa serbe e revoltuar ka sulmuar me gurë pjesëtarët e policisë dhe kanë ndezur goma të automjeteve.
Italia njohu zyrtarisht Kosovën
Italia ka njohur pavarësisë e Kosovës, ka njoftuar të enjten qeveria italiane, sipas të cilës vendimi është marrë gjatë një takimi të kabinetit në Romë, të drejtuar nga kryeministri Romano Prodi.
“Italia e rendit veten në mesin e shumicës së vendeve evropiane në këtë çështje delikate politike”, tha Prodi, duke komunikuar vendimin.
Estonia njeh pavarësinë e Kosoves
AI u bën thirrje autoriteteve serbe të mbrohen veprimtarët e të drejtave të njeriut
Organizata Amnesty International (AI) u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe në veçanti kryeministrit, Vojisllav Koshtunica dhe presidentit, Boris Tadiç, të dënojnë menjëherë sulmet ndaj veprimtarëve të të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike në vend.
“Nëse autoritetet nuk veprojnë tani, mund të vihen në rrezik jetë njerëzish, pasi janë planifikuar protesta të tjera kundër pavarësisë së Kosovës,” paralajmëroi Nicola Duckworth, Drejtor i Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën Amnesty International.
“Misioni evropian qëndron deri në anëtarësimin e Kosovës në B
Papa bën thirrje për pajtim
Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje që të mbizotërojë fryma e "pajtimit" pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kjo është deklarata e para që vjen nga Selia e Shenjtë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt.
Në veri të Mitrovicës sulmohet Jeton Sopa, kameraman i TV “Top Chanel” ,ora 15:00
Kameramani i televizionit “Top Chanel”, Jeton Sopa të enjten është sulmuar nga protestuesit serbë në veri të Mitrovicës dhe ia kanë thyer kamerën derisa po filmonte protestën e serbëve që mbahej kundër pavarësisë së Kosovës.
Pas këtij incidenti, Alma Lama, gazetare e këtij televizioni shqiptar, sqaroi se si ndodhi incidenti. “Derisa po filmonte në afërsi të turmës është afruar një person me maskë të zezë dhe një tjetër pa maskë dhe e kanë goditur kameramanin si dhe kanë thyer kamerën,” rrëfeu Lama.
Institucionet shtetërore në veri duhet të mbrohen
Përfaqësues të strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë, vlerësuan të enjten se gjendja e sigurisë është e qetë, por edhe e ndjeshme për shkak të incidenteve të vazhdueshme në veri.
Kryetari i komunës, Bajram Rexhepi tha pas takimit, se në vendbanimet e shqiptarëve në veri janë marrë masa të shtuara nga strukturat e sigurisë dhe nuk ka nevojë për shqetësim.Rexhepi shtroi nevojën e domosdoshme për mbrojtjen e institucioneve shtetërore në veri, pasi sipas tij shihet nga veprimet që janë duke u bërë në veri dhe cak i atakut janë institucionet e Republikës së Kosovës në këtë pjesë të vendit, të cilat duhet të mbrohen.
Ai tha se popullata duhet të jetë e qetë dhe t’u besojë udhëheqësve të institucioneve legjitime.
Mbështetja e Gjermanisë ka qenë kruciale për lirinë e Kosovës
Ombudspersoni duhet të jetë një institucion i pavarur
Autoritetet greke transferojnë një kosovar të arrestuar në Serbi
Më datën 20.02.2008, Rrustem (Avdi) Hodaj, i lindur më 1978, nga Gjonaj i Hasit të Prizrenit është dërguar në njërin nga burgjet hetuese të Serbisë, pasi që për kalim ilegal për rreth dy muaj është mbajtur në njërin nga burgjet hetuese në Greqi, tha të enjten koordinatori i QR të KMDNJ-së në Prizren, Bashkim Kajdomqaj.
Punëtorët e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës nuk u paraqiten në punë
Punonjësit e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, e cila gjendet në pjesën veriore, të enjten nuk kane dalë në vendin e tyre të punës si pasojë e mungesës së sigurisë.
Zëdhënësi i shërbimit policor të rajonit të Mitrovicës, Besim Hoti ka konfirmuar për Kosovapress, se kryetari i gjykatës sot ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e Kuvendit komunal në Mitrovicë, Bajram Rexhepi dhe pas kësaj bisede është marrë vendim që për çështje sigurie sot të mos dilet në vendin e punës.
Rezervistët ushtarakë të Serbisë protestojnë kundër shtetit të Kosovës
Qindra rezervistë ushtarakë të Serbisë, të uniformuar janë nisur drejt vendkalimit kufitar Merdare, që ndanë Kosovën me Serbinë në, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Rezervistët ushtarakë paraprakisht mbajtën një miting në qendrën e Kurshumlisë, nga i cili u dha porosia se rezervistët ushtarakë dhe qytetarët që jetojnë në jug të Serbisë do ta mbrojnë Kosovën me mjete diplomatike dhe mjete tjera.
Protesta në Kurshumli, ku kanë marr pjesë mijëra veta, ka kaluar pa incidente

Sujets similaires
» Dialog jeta ne kosove Hajredin Kuqi me gazetarin Bekimin
» Serbet festojne Vidovdanin me thirrje per shfarosjen e shqip
» Serbet e pranojne se jane te ardhur ne tokat shqiptare
» Mirsad Ndrecaj e Begu jane gjalle ,nuk jane dorezue
» Përplasen prokurorët dhe mbrojtësit për rastin Limaj

Permission de ce forum:
Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum